PDA

View Full Version : POEZI NGA GURI SYLAJ


Faqet : 1 [2]

GURI SYLAJ
13-04-09, 21:52
Haj medet po ban Mileti
na u smu qeveria
e ka rroke nje dergje e keqe
Tenderomania!!

GURI SYLAJ
15-04-09, 08:19
Haj medet po ban Mileti
na u smu qeveria
e ka rroke nje dergje e keqe
Tenderomania!!

Jan que specialistat
per me i gjete hiletin ,
thone eshe dergje e shtire
s'e kursen as "mretin" !

Kan bere gati sallat
gershere e skalpell,
mbas cdo "operimi"
dergja shkon me thelle......!

GURI SYLAJ
25-04-09, 06:39
...ne kete kohe i kaluroj kujtimet,
jan rrallu hapat neper keto ecje ..!
edhe atehere ishte pranvere.
Sa here vije ketu me munde heshtja,
cdo fjale do te ishte tepri!
Ju nuk ishit fjale shume.
...sa here vije ketu ndodhem ne mes
Jush e maskave qe nderrohen...,
kameleon qe paturpesisht flasin!
..sa here vije ketu -turprohem,
keni mbete nen hijen e harreses,
vetem pse e deshtet Atdheun !!
Emrin ua ndegjoj
" Ne kafen e mengjesit"!!
Me cfar mburrje ju kujtojne
shoket!!!

GURI SYLAJ
27-04-09, 11:47
E eee sa embelsisht tingellon vargu kur del nga thellesia e shpirtit,kur me vete barte tere mallin dhe dashurine ,kur niset drejt beharit te pranveres .....qe nuk dij...po e pres me ardhe apo ju ka leshu vendin stineve tjera!??
Sido qe te jete ky varg ,kjo shije e edhe ky shpirt, pse jo, jan dhe trkasin vetem ne nje porte...aty ku dua te hyj bashk me amshimin....!Dua te ike nga kjo vetmi ne mes njerezve te panjohur ,dua te vdes ne prehrin tand....!?
Eshte fjale qe peshon sa Toka!!
Rralle e ndiej dhe atyre qe e thone rralle ua kam lakmi!
Eshte fjale qe nuk peshohet me asgje !
Eshte fjale qe mbi vete barte tere qenjen time,qe me detyron te heshte edhe ateher kur kam cfar te them -thjeshte eshte e tera qe kam deshir t'a them dhe t'a ndiej!
Fjale qe vjen bashk me hjeshine dhe dashurin per Ty ...........Atdhe!!
Qetesine e ketij dimri nuk po e prishe dielli po luleboret!Ato qe nuk kan frige as te ftohtit as bardhesine qe ka mbulu cdo gje.Ato dolen dhe than se hieshin ia kemi borgj pranveres, neve jemi lajmtare se ajo po vjen !
Do te vijne edhe shume lule tjera ...ne kete Pranvere!
Fluskat e bores me sollen ne mendje ato koherat pa brenga! Sa e bukur ishte bora atebote, tani eshte disi e frikshme! Humba ne mendime teksa shiqoja jashte dritares... ...ato vinin ngadal ,zbritnin si nuse me duvak dhe sikur donin t'i marr ngryk!
Njera me binte ne faqe ,tjetra ne flok ,ndonje tjeter hubte rrugen e perplasej ne xhamin e dreitares ... po qetesisht ,pa zhurme !!Ato vinin me nje paqeje te perhereshme!
Nje dritherim qe nuk dije vinte nga mendimet apo te ftohtit me solli ne vete .U ktheva pran oxhakut por ,nuk dije pse ,dritaren nuk e mbylla.Thjeshte ,deshiroja qe fluskave te bores mos tua kethej shpinen!!!

Vetem nje enderr! Ku une ne mes zjarrit e fjollave te bores ece neper dhomen me pak drite dhe mendoj per diten e re!
..... vetem nje enderr. Ku une po e pres mengjesin bashk me Diellin , bashk me nje Lule qe sjell shenjen e Pranveres. Nisem drejt dritares te shoh "hjeshine" e nates.Ne lindje horizonti kishte nise te marr ngjyren e agut.
Fjollat e bores tash dukeshin si hije te imta kurse ne oxhak flaka ishte me e vogel-prush kishte me shume...!
...vetem nje enderr, ku oxhak eshte zemra ime e mbeshtjelle me fjolla bore....??
.....dhe ne dritaren gjysme te hapur shohe se si zbardhe agimi por tash jo nga bora por nga lindja e Diellit !Nje ngjyre ari ne te kuqerremt vjen e dhomen e bene me te ndriteshme ,me terheqese ! Ngatrrohet pak me ngjyren e zjarrit por quditrisht e plotesojn njera tjetren .Dhoma behet me e ngrohte e edhe ecjet e mija marrin ritem tjeter..
...ritmin e nje dite te re qe po lind ! Plot shprese ,plot ngrohtesi dhe plot drite! Po pres edhe pak te shohe Diellin ne plotnine e tij e mandej te zgjas doren e te marr hisen time...! Nuk e marr vetem per vete -do e ndaj me Ty- sepse vetem bashk , Ti e Dielli , me ndihmoni te dal nga kjo dhome qofte kjo edhe vetem nje enderr...!!
...enderr qe here here e trazojn zera te cjerrur e here here e hjeshiojn lule te zgjedhura nga Kopshtet e varuara te Misirit!
Ece neper nje Ale ku here pes here mbas drunjeve shkullor qesin krye dicka si njerez por gjuhea me te cilen flasin nuk eshte gjuhe njeriu .Jan rralle por prap e trazojn endrren!
Une do te ece deri ne fund ,do te ece sepse kjo eshte enderra ime...!
...do te ece ,kesaj rruge ,deri ne fun !As lehje te herepashereshme e as hije qe nuk guxojne te qfaqen me plotnine e tyre nuk e ndalin kete rruge drejt Teje!
Ky diell pranvere dhe keta lisa qe po gjelbrohen serish me bejne me te forte me shtojn besimin dhe me japin force te ece drejt .Te vij drejt Teje dhe do te piqemi aty ku piqen dy Drinat ...!Pjesn tjeter do e bejme bashk ...Dy trupa por me nje hije sikur Dy Drinat ne nje shtrat
...dhe rrjedha e ...Drinit vazhdon tutje.Me e fuqishme ,me e madhe me e zhurmeshme dhe ...ktheht ne drite! Edhe rrugtimi jon eshte sikurse Drini .I shpejte .i rrembyeshem dhe ne funde paqesisht bie ne shtratin e qetesise ku mund te trazohet vetem nga dallget e detit !
Dallge qe gjasojne me dallget e jetes ,me dallget e endrrave ....!!
Te pata premtu njimi here se rruga ime nuk do te ishte e gjate ! Mos mendo se te mashtrova por siq po e sheh edhe vet kjo rruge -nje jete e tere. Gjithmone me mendje e shpirt tek Ti!
Me paten thene se dashurine e vret largesia .Jo ,nuk e vret ,veq e mbush me mall e lot .Po duhet me e pranu, eshte dashuri e rende!Eshte dashuri qe as nuk din me u lige e as nuk plaket kurr.Edhe ato pak dite kur jemi bashk gezimin m'a vjedh mendimi i ndarjes.Ne fytyrat qe qeshen , vetem une e Ti i shohim lotet .......... mos harro se krejt kete rruge mundohem me t'a fale Ty!!!
.... Ty qe te deshta edhe me shume se veteveten e kurr nuk mujtem me u cmalle! Ty qe te kendova ne cdo varg vetem e vetem qe te jam bashk me Ty ,se paku ,ne vargje!Ty qe , edhe atehere kur me than se me ke harru , te deshta edhe me shume.
Te dua sepse je oaza e vetme e dashurise sime...!
...vetem me Ty, kur jam ,me kendohet .Vajin e beje kur jam vet dhe larg...!Ditet me Ty jan shume me te shkurta se kur jam larg teje...sikur koha po na e bene me hile ,po na e vjedhe gezimin e po na i shkurton kenget...!

************************************************** ***************************

P.S
E solla keshtu te pa lektoruar dhe kerkoj falje nese ka dal jo mire!!
__________________

GURI SYLAJ
09-05-09, 16:32
U takuan njehere njeriu me parane
dhe vendosen me u ba miq e jarana ,
paraja kishte nevoje t'a mbante dikush
e njeriu tha mu po ma kana!

Paraja ecte e qante perpara
hynte e dilte skute me skute
edhe kur binte ne pleh e lanin
e njeru mbetej deri ne fyt ne ...M !!

Paraja nuk ndiente shume per miqesi
shkonte dore me dore
njeriu ziu mashtrohej ,humbej
behej cka nuk behej dhe ne fund edhe hore!...............

GURI SYLAJ
10-05-09, 08:08
ecte paraja nga xhepi ne shitore
neper bordele e hynte edhe ne gjak,
njeriu ziu vrap mbas saje
deri sa binte ne lak !

Po edhe laku ndryshonte-
ne dore e mbante "drejtesia"
dikush denohej e dikush shpetonte
krejt mvarej nga miqesia .

Dikush kishte krahun
e dikujt i mbushej fyti,
dikush per nje kerr dru ne burg
e tjetri per miliona
fillonte" vrapin " per se dyti!!!

Ecin paraja e njeriu
si dy miq-armiq ne mes veti
populli shkruan e kqyr seri
se kete loje e luan hyqymeti!!

GURI SYLAJ
10-05-09, 08:33
....ky vargu i im eshte paksa i rende
ndodhe qe edhe te mos kuptohet dot,
eshte varg mergimi ,vjen nga dhe i huaj
cdo shkronje ne vete ka nga nje pike lot!!

..eshte gjuhe shpirti- thelle nga zemra del
qe ike nga vetevetja per tek ti me ardhe.
Qe tere melodin e vare ne nje tel
ne rrugen e kthimit per tek Ti me ardhe.

...do te vije bashk me mallin qe e barte me vete,
me prite para portes ku u ndame atehere,
Lotet si kristale n'a rane permbi bore ,
imazh qe nga une nuk ike asnjehere!

Me prite ne rrugicat qe n'a donin shume
ku vdekjen me sy e shihnim cdo dite ,
nga ketu ,per Ty, do te sjelle nje lule
qe me Ere Kosove per Ty e kam rrite!

Me prite para kulles dua t'a shoh ballin
si dielli mengjeseve kur del permbi mal
me prit tek oxhaku ku do t'a djege mallin,
gjithecka qe me ka mbete Ty due me t'i fale!!

Guri Sylaj 09 -Gjermani

Jana
10-05-09, 14:06
Nga cila fjal ke frik me shum ?
TE DUA apo TE URREJ ?
Cilit veprim i frikesohesh ?
Nga cila ane ke droj ?
Cilen do qe te them ?
Pasi per mua e njejta gje ndodhne te dy rastet
Ne te njejten koh te dua dhe te urrej
Malli per ty shpirtin ma kaplon
E urrejtja per ty syt mu verbon
O zot si mundet te mbaj nje shpirt kaq shum ndjenjave
E si mund te bej ball kaq shum mundimeve
Pse kaq shum t`dashuroj
Kur parajsen n`ferr ma shnderrove
E si mund te urrej
Kur dashurin e pasjonin ma mesove...

GURI SYLAJ
11-05-09, 07:55
Nene hijen e fjales rri edhe pushoj
qe lojes ne enderr t'i uroj rrugetimin,
peshen e te pa thenes sa here e takoj
si gurgullime kroni -peshe e qon kujtimin!!

Marre vargun per dore e ne heshtje ecim
filloj te qendisi si ne gjergjef per paje,
zgjedhim rruge e fjale me kusht te mos ngecim,
te marrim hjeshine e lulekuqeve ne grunaje!

Te bredhim arave tona bukatore
ne freskin e mbremjeve te diteve ne vere,
me gaz t'i mbylle rrudhat qe jan qendise moti
doren tende mbi floke t'a ndiej dhe nje here!!

Me gjuhen e shpirtit te flas dhe nje here,
melodi e zemres te hyj ne kengen tone,
t'a njoha buzeqeshjen kur dole ne dere,
shume vite i humbem ,kjo eshte dita e jone!

Shume vera kaluan qe lule nuk pashe
dimrat mi ngrinin edhe fjalet ne varg
i mblodha kujtimet e trup ,trup ju rash
te shihnja veq ne enderr se ishe shume larg!

Ne kete madheshti me plot bereqete
qe e solli vera e motit ne vazhdim
ne gryken e bjeshkes -melodi e fyellit
mi trazon kujtimet me mbushe permallim!

Do te ngjitemi Sybregut e t'a shohim fushen
Ti shohim shtepit e bera me gure,
nje pergdhelje syri ,nje lot mallengjimi
edhe pse shumecka nuk eshte si dikure!!

Te zbresim posht grykes per t'a fresku ballin
me ujein e bjeshkes te ftofet sikur bore,
te trokasim dere me dere per me e hjeke mallin
si dikure te shetisim kapun dore per dore!!
__________________

GURI SYLAJ
16-05-09, 08:56
shtrydhe fjaen
me i nxjerre helmin,
edhe nese mbetet
vetem sa nje pike loti!!

Fjalen e mire
beje plis,
te ruan e nderon
ne kuven
e ne fis !

GURI SYLAJ
27-05-09, 06:17
...iku edhe nje dite me shi
ne pritje te diellit ne pranvere,
rri i mbushur plot merzi
nuk dij ,mos gabova kete here!

as fjalen e shpirtit as lotin
nuk t'i fala kote se koti ,
pushonin ,preheshin ne prehrin tand-
nje buzeqeshje dhe ndryshonte moti!

nje buzeqeshje mjafton
qe thesari i shpirtit te dal,
ne vargun si ne kenge bilbili
te shetis ne fushe e mal!

Me vete sjell flladin
sikur pika e shiut freskine,
nen hijen e saje kthjellem
pushoj e gjeje qetesine...!

...mjafton fjala e kesaj gjuhe-
qe te fluturoj bashk me eren ,
kopshteve ku pushojn vargjet
ju fale hjeshine ,ju sjell pranveren!!

..ne nje vallezim vargjesh
kur fjalet nga zemra dalin,
zbresin rreze drite-
miresi e buzeqeshje falin!

Ritmi i kesaj valleje
te pushton ,te bene per vete
jan sikur tinguj hyjnor
te mbushur me ngjyra jete...


ne kete gjuhe s'ka gjame
as nate ,as erresire,
ka vetem prehje malli
ka shprese per dite me te mire!!

ka gjuhe tjera qe mllef nxjerrin
qe vargun e fjalen ua merr era,
qe zemer e shpirt i kan te ngrire
gjuhe qe nuk njeh pranvera!!

kur fjalet nga shpirti dalin
jan si fushe me lule plot,
kur zemra zemres buzeqeshur i flet
edhe atehere kur syte kan lot!!

Ignis
27-05-09, 07:13
E vertete.....Kur shpirti flet gjithcka eshte mrekulli, pikerisht si keto vargje!!!!
Pergezimet e mia te sinqerta!!!

Dani11
27-05-09, 22:12
Shume vargje te bukura o Guri Sylaj je ba si Ismail Kadare ne te gjitha aspektet.

Idila
27-05-09, 22:16
:rolleyes: :cool:

Ignis
27-05-09, 22:28
Nxirrni edhe gjuhėn............traditė shqiptare lėpirja....

Idila
28-05-09, 10:42
Nxirrni edhe gjuhėn............traditė shqiptare lėpirja....
Hė?!!!



Ps. Dani11, rrofsh....!

GURI SYLAJ
14-06-09, 20:48
Per cdo nate te thrras ,
ne vetmin time te pres
o fjale e dal nga shpirti
o gjuhe me tinguj zemre ,
keshtu me zene cdo mengjes!
cdo here kur vjen me agun
dhe ne heshtje e kalon pragun ,
gezohem qe te kam prite
se shpirti mbushet plot drite.
Kur vjen bashk me diellin
e terrin e bejme harrese,
fjalet plot tinguj magjik
me bekojne e me falin shprese!
O bekim i fjales se dlire
qe vije me rreze ne kete ore,
me buzeqeshjen plot miresi
me fjalet si buqete lulesh ne dore.
Me ritmin e valles -shqip
ne rrafshin e fjales me peshe
si breg lumi ne pranvere
me lulebore veshe!
Me gurgullimen e vales mbi gure
me freskin qe uji i bores sjell,
me cicerimen e zogut ne flutrim
me plot dashuri ,ne kete varg ,i mbjell!
__________________

GURI SYLAJ
27-06-09, 18:45
O fjale qe del nga shpirti
behu flakadane mbi porte,
nene driten tande gjeje rrugen,
kur ecim bashk jam me i forte!

O gjuhe e shpirtit mekatar
e gdhendur ngadal ne varg,
po beme rruge- te pa ndare
pak vone por do te mbrrijme larg!

... ndoshta ke prite te te them me shume
Por nuk gjeja shprehje tjeter -vertete,
Te dua .te thash ,nuk ika
aty ,bashk edhe sot, kemi mbete!

Ka mbete shumecka pa u thene
edhe pse ecim me nje hije,
jo pse nuk dija ,thjeshte, nuk doja
ne fjalen lart eshte e tera -dije!!
__________________

GURI SYLAJ
01-07-09, 06:16
Hajde dalim ne shesh
se po shkepshin perrshesh,
perrshesh muhabeti
secili per veti!
Fajet i kan Ramavit
per kete qe po zihet
kush po hin ne Xherdek
as sot nuk po dihet!
Veq nja po e shoh
peshe u qu Tirana
le te bahet qysh te bahet
"nusen " vetum se lana!!
Salon edhe Edin
po i pres te "Arberia"
eni pa truproje
te dyve ju don Shqipnia!!

GURI SYLAJ
13-07-09, 06:31
Nje dite vere -me shi
grindem me heshtjen ,
pse e mban mbyllur fjalen
a mos ke frige reshjen!?

Behem gati te nisem
dua te dal -jashte saje
me kete kostum -nuk bene
e shohe se e gjora s'ka ka faj!

Te nderroj kostumin ne vere
nuk mundem -pse nuk dij
vera e ka veshjen e vet
ashtu sikur fjala ne -LIRI !

GURI SYLAJ
27-07-09, 19:27
Do te vij,
- me eren e luleve te ngihem,
me buken nore ne sofren plot,
nene hijen e manit te clodhem e shkrihem
e dij ,
-kesaj here ,do te kete edhe lot!

do te vij,
-t'i marr ngryk, lisat per rreth prronit
ku per cdo mengjes zogjet kengen nisin
t'i laje sy e faqe me uje te ftoft te kronit
per ti mesheh lotet qe i kam borgj Plisit!

do te vij,
t'a mbys mallin qe eshte mbledhe si gure,
per hater te Nanelokes qe me pret ne dere,
te njeje lumturine ashtu si dikure...
Pushime do te kete ,por kurr me Pranvere!!

do te vije
Ti bejme bashk ca dite e ca nete,
jeta s'qenka tjeter veq Peshore e Mallit,
ka kohe qe na mori e per cdo dite na vret,
Ky dhe i huaj ,ky gurbet i Djallit!!!

GURI SYLAJ
03-08-09, 11:39
Zezone nate
qe fluturon me krah terri,
ne trojet e mia ka diell
ka drite.
Vazhdo te jetosh pa sy,
por jo ketu ,
shko atje ku jan
duke te prite!
Ti ,qe nuk i njeh lulet-
as shkronjat ,
nuk njehe as ngjyra.
Ike, ike-
mbeshtillu me naten ,
sketerren beje paje,
Ti, qe nuk din
cka eshte Pasqyra!

Jana
13-08-09, 00:37
Te Pata Thene !

Te pata thene dikur
se rruget nje dite do ndahen
do ndahesh dhe Ti nga Un

Do ndahet gjithcka
qe eshte reale ne kete bote
do ndahet gjithcka
qe se fshehim dot

Si mund ta fshehim dhimbjen
nga nje cast gezimi?
si mund ta kuptoj un
qe ti je i imi???

SI mund ta fal heshtjen
kur pas saj fshihet nje gabim
dhe nje dite te me thuash
nuk ishim per njeri-tjetrin shpirti im!!!

Jana
13-08-09, 00:38
Ti hyre nė zemren time ku
askush s'ka mundur dot.
Ma realizove ėndrrėn mė
tė bukur ne botė.
Tė krahasoj me yjet
por me njė ndryshim,
ata jan tė qjellit e ti je ylli im.

Jana
31-08-09, 00:32
UDHEKRYQI


Jame ne udhekryq
e nuk di se nga te shkoj,
Majtas apo Djathtas
S'arrij te kuptoj.

Nese beje udhe majtas
kame frike se gaboj...
po edhe djathtas
me thane se nuk duhet te shkoj...!!!
Veq nje zgjedheje mbetet
e Zoti te me ndihmoj
Dhe une do te nisem
ku Ai te me tregoje......

GURI SYLAJ
03-09-09, 18:28
Per Ty me lidhin shume kujtime,
atje ku me mbet Djepi e Plisi,
Nene -Shqiperia Ime
une jam dege e Ti je Lisi!
Te fale nje pike loti prej se largu,
po t'u dasht edhe nje pike gjaku,
kah shkruaj dridhet zeri e vargu
Une te dua shume,por Ti, mos me harro,
se paku!
Te pershendes- Atdhe
me shprese tek nje dite e re,
kur Shqiponja qe fluturon vetem per Ty
do te kthehet ne Fole!

GURI SYLAJ
13-09-09, 10:50
Kush po na prishe "rahatine"??


Kenkan vesh paria
e jan ba tebdil,
asnjeri s'ka gajle
qe jan ba rezil.

Tere diten e dites
e qojne neper kafe
kurrgja nuk punojne
veq knaqen me llafe.

Arat mbetun djerre
burrat rrine nene hije
miell e tamel taze
n'a vjen prej serbije.

S'dihet a eshte tamel
mund te jet edhe uje
keshtu e ka puna
me lope lidhe ne grazhd te huje.


Nuk e kan hiq gajle
eshte tamel a shurre
kryesorja -ne kafe
me i thene vetit burre.

Me ketefare biznisi
dikush edhe mburret
bani e ia prishe
sikur qeni turret.

Bizniset me shkaun
fundin e kan te lige,
kur ty te mbushet mendja
ai nuk te leshon me ike.

Arat mbetun djerre
e burrat rrine nere hije,
gojen plot atdhe
e barkun buke serbije....

GURI SYLAJ
24-09-09, 09:26
Kush po na prishe "rahatine"??


Kenkan vesh paria
e jan ba tebdil,
asnjeri s'ka gajle
qe jan ba rezil.

Tere diten e dites
e qojne neper kafe
kurrgja nuk punojne
veq knaqen me llafe.

Arat mbetun djerre
burrat rrine nene hije
miell e tamel taze
n'a vjen prej serbije.

S'dihet a eshte tamel
mund te jet edhe uje
keshtu e ka puna
me lope lidhe ne grazhd te huje.


Nuk e kan hiq gajle
eshte tamel a shurre
kryesorja -ne kafe
me i thene vetit burre.

Me ketefare biznisi
dikush edhe mburret
bani e ia prishe
sikur qeni turret.

Bizniset me shkaun
fundin e kan te lige,
kur ty te mbushet mendja
ai nuk te leshon me ike.

Arat mbetun djerre
e burrat rrine nere hije,
gojen plot atdhe
e barkun buke serbije....

.........nisin muhabetet
fjalet i bejne varg
s'shohin para hundes,
mendojne me shku larg.

Njani flet per fe
tjetri flet per kerr
i ndegjon se koti
se kurr vesh si merr.

njeri i krishter
tjetri musliman
edhe dyte se bashku
prap nuk jan taman.

Njerit i mungon patvalla
tjetrit do mertek
mos provo me ju hy ne mes
se mund te hash qytek.

E kan gjete Forumin
per me fole me gishta
nuk pritojn me ngjite
e as me hjeke-bishta.

Flasin e perflasin
por vetem per te tjere
por bishtat e vet- te gjate
s'i shohin kta te mjere...............

GURI SYLAJ
08-11-09, 17:08
Me pelqejne ditet
ku ,rrefimin per Ty ,
e mesoj nga lulet ne livadh.
Me pelqejne netet
ku,fanare rrugesh jan yjet,
ne pritje te Henes!
Me pelqejne vargjet
ku,nxen vend rrefimi
per gezimin e madh.
Me pelqen momenti
ku,shpirti pushon
ne prehrin e Nenes!!
Mbushem me gezim
ku, degjoj kengen e zogut,
te Trollit Tim!

GURI SYLAJ
08-11-09, 20:39
U shtrova ne Fushen e Pajtimit
qe gezimin e enderrave t'a hedhe si fare,
mbeshtjelle vetem me nje Flamure
vetem me nje gjhue ,vetem me nje Emer-
Shqiptar!!
U ngjita ne Majen e Tomorrit
qe te shoh ,ne cdo ane ,Muranat,
Kullat e djepat ku rriten trimat,
shtigjet ku kendojn zanat!
U ngjita ne maje te Fjales
qe te theme fjalen e mbytur ne mote,
pajtohu ,mesohu e gezohu o Shqiptar
kjo eshte Fusha ,Mali ,Murana ,Djepi
Kjo eshte Toka Jote!!

Jana
11-11-09, 17:15
Nuk ka fare! Dua tė shoqėrohem mė njerėz Perfekt Dua tė rri me njerėz Pa mėkate Dua tė mėsohem nga njerėz Pa gabime Nuk ka! Kjo edhe ėshtė natyra njerėzore Duhet pranuar njeriun ashtu siē ėshtė Njeriu ka: Identitet Emėr Mbiemėr Dashuri Urrejtje Pra, dhuro ēfarė dėshiron tė marrėsh Nga tė gjitha kėto ke mundėsinė pėr tė zgjedhur

GURI SYLAJ
09-12-09, 09:57
Kendova
per TY,
edhe si qyqe ,edhe si bilbil.
Kendova,
ne dimer e vere ,
here me gaz
e here me lote
por kengen
nuk e ndala asnjehere!
Kengen nuk e ndal
as sot .
Do te kendoj jete e mot.
Edhe ne gezimet tua
edhe kur ne sy ke lote!
Ne shpirtin tim,
vetem djep kengesh kam,
per Ty,
edhe kure jam larg ,
edhe kure te shohe me sy!

GURI SYLAJ
23-12-09, 10:17
Kthehem me Pranveren ,tha ,kur u nis!

Te pashe,
te ndieva
e cka tash?
Te mos flas ?
Te pelcas?
Jo ,veten time
nuk e fale,
as per peshqeshe
as per fjale.
Nderin tim nuk e humbe
as pere pare ,
as per plumb!

Me the -shko.
Po une do te rri
te jem deshmi
per krimet tua
o shka i zi.
Do te deshmoj
per DARADANI !

Do te rri
si Njeri .
Apo si kufome e djegur
e e mbytur ne lum
por do te rri
se kam deshmi
SHUME !

Do te rri
ne DARDANI -
te tregoj HISTORI !!

Urata
23-12-09, 21:26
Kthehem me Pranveren ,tha ,kur u nis!

Te pashe,
te ndieva
e cka tash?
Te mos flas ?
Te pelcas?
Jo ,veten time
nuk e fale,
as per peshqeshe
as per fjale.
Nderin tim nuk e humbe
as pere pare ,
as per plumb!

Me the -shko.
Po une do te rri
te jem deshmi
per krimet tua
o shka i zi.
Do te deshmoj
per DARADANI !

Do te rri
si Njeri .
Apo si kufome e djegur
e e mbytur ne lum
por do te rri
se kam deshmi
SHUME !

Do te rri
ne DARDANI -
te tregoj HISTORI !!

cdo germe e jote pikon drejtesi/ngrohtesi/bukuri dhe ne lexuesve na e veshin kenaqesin...!

GURI SYLAJ
10-01-10, 17:49
Si pranvere e vone erdhe pran meje
me pak rreze dashurie e pak fjale,
sikur nuk kishe pune tjeter
apo nuk kishte ndonje tjeter djal!

Edhe kur takoheshim-akull ishe
bora,si ne maje bjeshke ,ne ty rrinte,
as ngrohtesia ime djaloshare
kete akull dot nuk e shkrinte!

Ne fillim nuk te kuptoja fare
pse rrije keshtu e ftoft- si bore,
von e mora vesh se te duhej ndihem ,
se ti e kishe nje tjeter dashnor!

Te lutem ,largohu nga jeta ime-
ashtu sikur erdhe ,ngadal,
zemrat tona nuk kuptohen dot
as me pergedhelje as me fjale!!

( atehere kur bota ishte ndryshe)
'85

GURI SYLAJ
18-01-10, 18:00
As qerdhe as zogje
veq neneqati gjysme bosh,
ka shku larg -thone pleqet ,
ishalla kethehet shendosh!

Pranveren e mora me vete
ne trasten e mbushur kujtime,
shpesh deshiroj t'a shoh edhe nje here ,
por kjo s'eshte me pranvera ime!

Here me del si vjeshte e here si dimer
mbi shpatulla nje mal me bore,
trishtueshem dal para pasqyres
me kete traste qe me mbeti ne dore!

Edhe kur shihemi sy me sy
me fjale nuk takohemi dot,
shume kohe bredhem -larg
Une e Pranvera ime -kot!

Cdo mengjes me zgjojne enderrat
se po kthehem edhe nje here,
kjo mund te ndodhe edhe zgjuar
por kurr ,kurr me ne Pranvere!!

Guri Sylaj

Jana
25-01-10, 20:17
Jeta eshte si dallge
qe hidhet ne breg,
Jeta eshte si loder
qe gjithkush e prek,
Jeta eshte nje enderr
nje shpres e larget,
Jeta eshte dashuria
nje bote e zdrazet

GURI SYLAJ
25-01-10, 22:41
Jeta eshte nje loje
ku luan vet -pa arbiter.
Mates te kohes i ka
Shengjergj e Shenmiter!
Jeta eshte nje rruge
pa shenja ,pa semafor.
Here kalohet mire
e here ,here me zor!
Eshte nje barke ne det
lundertar neper vale
edhe ne nisje ,edhe ne fund
je Vet!

GURI SYLAJ
31-01-10, 16:09
Kosova Ime!

Kaltersine e qiellit t'a vodhen
e t'a bene ngjyre flamuri.
Jo ,kete,kurrkush nuke e ka prite.
Per cdo dite po te luhet guri
athua, sa do te zgjate kjo nate
qe dikush po i thot dite!

Shume yje varg
ne qiellin tande te vogel,
plot re.
Kurrkush nuk e din
cka jan ,
Jan kombe ,jan gjuhe
apo jan fe!?

Pse po luajn me Ty,
Kosova ime e vogel.
ne duart e Botes shume e madhe
e ne harten e saje sa nje gogel!

Idila
31-01-10, 16:59
Kosova Ime!

Kaltersine e qiellit t'a vodhen
e t'a bene ngjyre flamuri.
Jo ,kete,kurrkush nuke e ka prite.
Per cdo dite po te luhet guri
athua, sa do te zgjate kjo nate
qe dikush po i thot dite!

Shume yje varg
ne qiellin tande te vogel,
plot re.
Kurrkush nuk e din
cka jan ,
Jan kombe ,jan gjuhe
apo jan fe!?

Pse po luajn me Ty,
Kosova ime e vogel.
ne duart e Botes shume e madhe
e ne harten e saje sa nje gogel!
E vogėl je
por e pa lėkundur pėrjetė
nuk lejojmė dot
"tė huajt" tė lozin me ty
qielli pėrsėri do tė kaltėrojė
yjet nė paqe
do tė hedhin vallen
si dikur
tė mbroj unė Kosovė
tė mbrojmė Ne
tė mbron
gjaku qė tė falėm
nė zemrėn tonė ke ndėrtuar fole
aty do tė ruajmė
si njė ve qė tė mos thyhet
si njė pasqyrė qė tė mos gėrvishtet
sa tė jemi gjallė
pėr ty Kosovė
gjaku im tė qoftė falė.

Jeni pėr ēdo lėvdatė bac, komplimente!

GURI SYLAJ
03-02-10, 09:26
Humoristike

Dy fjale per Estrade neper Autostrade !

Djeme e qika tona si yje Holivudi,
mos ua lyp akranat se nuk ua gjen kundi.
Djemet si sokola e cucat si shqiponja
secili me i zoti ,secila me e zonja.
Neper tere Europen kendojne e bejne hajgare
thone po e bejme per qef ,s'kem nevoje per pare.
Hyjn e dalin neper shtete hiq pa pasaporta
dikush e ka shpinen e dikush kembet e forta.
Kur e kan ndonje dite te lire ia thone muhabetit
ketu ne Gjermani si ne midis te Xhenetit.
Flejme neper hotele,rralle ne autobusa
lahemi neper banjo sikur neper pusa.
Pash neren ,kta po thone ,keshtu s'jemi mesu
neper keto banjo mundesh me notu.
Vllezer edhe motra me mia e miliona
edhe ndonje vit e Zvicra eshte e jona.
Ne ,sa per koncerte ,s'kemi problem fare
veq na duhen salla edhe ngapak pare.
Kur eshte kohe e mire kendojme edhe ne livadhe
se cka thot mileti nuk eshte pune e madhe.
Kemi ardhe per qef e me i pa vllaznine
cka thot Allamani veshi nuk na e ndien.
Kur ia nisim kenges salla kallet flake
nuk nine asgje tjeter veq fishkellime -shuplake.
Me shume kendon publika se kendon estrada
kur dalin ne valle ,thu se jan ne parada.
Ndizet atmosfera ,salla behet vale
njezete marka me hy brenda e katerdhjete me dale!
Nje bertet si viq ,nje tjeter si kali
nuk e din se a je ne salle apo ne mjedis mali.
Rralle ndojhere kendojme edhe per Marigonen
se veq kenege te Ceces -po na ia grahim ne tonen.
Dikush e ka zanin si prej Arabije
fjalet ia dathe shqip e te tjerat prej Turqie.
Veshun ne tirq galana e ne dore nje tarabuk
prej dokes shqiptar po prej kenges maxhup.
Aman amannnn kuku per muuuu
Lopa na ka cofen e nana u tranu.
Lopa na ka cofun e koka tranu nana
na qishtu po knojna se juve pe jav kana aman amannnn...!

GURI SYLAJ
04-03-10, 22:08
O Toke -
qe lulet i ujit me lote,
ne djepat e gdhendur me lisa,
kush jan keta bredhes sot
neper rruget tua pa plisa!!

Aty ku rrinin shqiponja-
fluturojne fjale pa peshe
Te thone Nene ,betohen ne flamur
e me njeri tjetrin nuk mirren vesh.

Jo vetem Ty -Toka ime ,
edhe Zotin e kan bere cope ,cope
Jan grykes -duken si njerez
jan soj qe nuk dijne me u "ngope".

GURI SYLAJ
08-03-10, 08:58
Fluturim ike nga ktu
e ulem ne shkembin mbi fshat -
si kala.
Te gjitheve ju shohe,
ju kam ngat ,
sikur keta lote qe biejn pa nda!

Dua te ju ndjeje,te ju preke.
Dua qe me ju te flas.
A mjafton kjo enderr ne pike dite ,
a mjafton qe zemra te mos pelcas!!?

Dua te ece rrugiceve tua
por jan larg ,tmerresisht te ngushta,
nuk me nxene.
Po ike nga ky shkemb,nga kjo enderr
edhe pse ka mbete shume pa u thene!!

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
14-03-10, 18:30
E dije fjalen me te madhe ne bote,
disa here e kam thene sot!
Ajo ka peshe ,
ajo ka ngjyre ,
ajo ka kuptim ,
ajo ka fytyre!
Ajo eshte diell qe shendrite ,
ajo eshte shi qe rrite!
Ajo eshte qe sheron ,
ajo eshte qe bekon .
Eshte plot -perplot miresi
fjala DASHURI !

GURI SYLAJ
21-03-10, 11:33
Diogjeni bertet rrugicave te...!?


" Ky nuk eshte Mret,
ke mendjen o njeri !
Ky eshte veqse nje gomar
i ngarkuar me flori!!

Ti , pa mendu ,ecen-
mbas floriri apo mbas gomari!??
Po ani ece ,ece o i mjeri njeri
as nuk je i fundit e as nuk je i pari!"

GURI SYLAJ
28-03-10, 22:30
Ne vallen tende luajn hije ,
as nuk dijne as s'preken.
I rende hapi
qe pengohet nga Hijet!

Vargun tende po e presin teheve ,
ne vend te lisave veq Murana!
I varfer ky varg-
po ia vjedhin shkronjat!

Ylber me ngjyra tjera
mbi varret tua te thata.
Jo mbi pika shiu Pranvere -
ylber mbi pika lotesh!

Izbice e keti moti !!


Guri Sylaj

GURI SYLAJ
02-04-10, 17:23
Ne nje leter te mbuluar nga pluhuri
por jo edhe nga harresa -shkruante:
"ai eshte sabotator ,eshte tradhtar"
dhe vazhdonte per veteveten
si ushtar,si clirimtar!!

Ne nje leter te re ,te ujdisur per sy
qe e mban ne dore si kapister
hiq pa fije turpi ,pa pike marrje lexon ;
"te njejtin po e beje minister"!!

Ju qe dje shaheshi e vraheshi ,
kur shkau n'a rrinte mbi koke,
Keni krise ju apo ka krise ky milet
qe sot i hiqeni si miq ,si shoke!!?

asgje te keqe ne kete mes-Urime
perqafohuni edhe puthuni ne mes vedi,
por mos harroni blejeni nje Kurore
shkoni ne Tirane ,PERULUNI, te AHMETI

GURI SYLAJ
12-04-10, 11:31
28 Nentore 2012 !!

Njeqind vjete po e ruaj gurin,
pesqind vjete po e ruaj Flamurin!
Njeqind vjet me nate mbi krye,
njeqind vjete s'kan mujt me me thye!
Njeqind vjete me djepa plot,
njeqind vjet po e pres kete mot!
Njeqind vjet se humba shpresen ,
njeqind vjete e mbajta besen!
Njeqind vjete me zjarr ne oxhak ,
njeqind vjete s'muj mora hak!
Njeqind vjete po e rriti trimin ,
njeqind vjete po e prese bashkimin!
Njeqind vjet po u therras me loder,
njeqind vjete po u pres ne kete voter!
Njeqind vjete po e pres kete Mot,
marrue kjofte kush nuk vjen sot!!

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
13-06-10, 11:07
Dikund ne nje liber
lexoja per Mykun tenede
KOSOVE!
Miqet Tu nderroheshin
e myku yt rritej,
dhimbjet te beheshin shume -
shtoheshin.
Shpresa behej me e vogel-
Vritej!!

Edhe atehere kur zgjoheshe
nga "ederrat" e llahtareshme-
EGZODE.
Myku yt me "miqet Tu"
te mbanin per gryke,
E tera shendrrohej -
veq ne EPIZODE !

Mykun tand e rriten "miqet "tu,
me shurren e tyre e ujiten.
E Ti as s'u gezove ,
as s'u ndieve e lire.
Hallet ,dhimbjet veq sa u rriten!

Mbaj mende e Imja Kosove,
Mykun kurr mos e merr per Lis.
As mikun ,qofte edhe mik i vertete,
kurr mos e merr per PLIS !

Secili ne vendin e vet
e Ti ne trollin tand
Mbretereshe,
Prit e percill miqe -
ashtu sikur duhet.
Por me MYK-
kurr mos prano me u veshe!!

E Imja Kosove !!
10.06.2010

GURI SYLAJ
05-07-10, 21:25
Pse heshtjen nuk po e vrasin?

Mbas dites vije nata -tha Plaku,
edhe pranvera ka fund.
Vraje heshtjen me kohe
qe te mos humbe tere ai mund!

T'i vran agimet -pa dal dielli,
t'a vrane ne buze buzeqeshjen,
t'i shkelen lulet e t'i thyen pipat,
se vet ,vet nuk e vrave heshtjen!!

....................

GURI SYLAJ
09-08-10, 10:10
...ne nje kohe te pa kohe
rrinim nene nje qati .
Pikonte me shume Lote
se Shi !

Ne nje kohe te pa kohe
rrethu me hije.
N'a linin pa gjume -
ishin shume!

Ne nje kohe te pa kohe
mbaheshim fort.
E kishim edhe Besen
per te mos na e vjedhe
Shpresen!

Sot !? Me shi por pa lote.
Shprese por pa bese.
Ikim ....nga kush??
U beme hore...
Jo ,jo me nga hijet -por...!?

Idila
09-08-10, 11:12
" Oh, sa larg mė duket paqja
Si, o Zot, s`na skuqet faqja?"

( i huazova nga njė mik)

GURI SYLAJ
09-08-10, 20:50
" Oh, sa larg mė duket paqja
Si, o Zot, s`na skuqet faqja?"

( i huazova nga njė mik)

Ka huqe ,nuk ka cka me u skuqe!

Fshatari
10-08-10, 13:22
...ne nje kohe te pa kohe
rrinim nene nje qati .
Pikonte me shume Lote
se Shi !

Ne nje kohe te pa kohe
rrethu me hije.
N'a linin pa gjume -
ishin shume!

Ne nje kohe te pa kohe
mbaheshim fort.
E kishim edhe Besen
per te mos na e vjedhe
Shpresen!

Sot !? Me shi por pa lote.
Shprese por pa bese.
Ikim ....nga kush??
U beme hore...
Jo ,jo me nga hijet -por...!?

Ne nje kohe: mund t'a datojme me saktesi.Qe nga periudha ilire, shqiptaret e kane pasur problem te madh besen; ne mes te principatave mejestare, edhe aty, ka patur pabesi. Edhe ne shekullin e Skenderbeut, prap ka pasur pabesi. Ne pabesi(tratheti) jane vrare shume patriote shqiptare(me i shquari eshte vrasja e Bajram Currit nga nje i pabese).
Edhe ketu ne forum e kemi nje liste te gjate te individeve te pabese(po i cilesojne si utbashe...)!

Ne nje kohe te pa kohe(e thene mire kjo:kurre)
e kishim edhe Besen.
Edhe antropologu me i ngathet do te verente se sa obecion e kemi ne besen, sa shume flasim e betohemi ne bese...ndoshta nuk i besojme shume njeri tjetrit.Megjithate, i besojme shume, me naivitetin e madh qe na karakterizon, nje te huaji.Kjo eshte e keqja me e madhe, dhe keron korrigjim serioz nga vete ne.
Pra Nuk u beme hore, se te tille kemi qene gjithemone.

GURI SYLAJ
10-08-10, 21:39
Ne nje kohe: mund t'a datojme me saktesi.Qe nga periudha ilire, shqiptaret e kane pasur problem te madh besen; ne mes te principatave mejestare, edhe aty, ka patur pabesi. Edhe ne shekullin e Skenderbeut, prap ka pasur pabesi. Ne pabesi(tratheti) jane vrare shume patriote shqiptare(me i shquari eshte vrasja e Bajram Currit nga nje i pabese).
Edhe ketu ne forum e kemi nje liste te gjate te individeve te pabese(po i cilesojne si utbashe...)!

Ne nje kohe te pa kohe(e thene mire kjo:kurre)
e kishim edhe Besen.
Edhe antropologu me i ngathet do te verente se sa obecion e kemi ne besen, sa shume flasim e betohemi ne bese...ndoshta nuk i besojme shume njeri tjetrit.Megjithate, i besojme shume, me naivitetin e madh qe na karakterizon, nje te huaji.Kjo eshte e keqja me e madhe, dhe keron korrigjim serioz nga vete ne.
Pra Nuk u beme hore, se te tille kemi qene gjithemone.

Tu rrite nera Fshatar !!Edhe pse nuk po e dij qellimin e keti postimi ketu ne faqen e Poezise .Historine nuk e njoh mire...!!??
Kurse " listen e gjate" qe e ke- mbaje .Une nuk e njoh asnje te tille ketu sepse nuk i njoh as kush jan .Mbas secilit Nik eshte nje emer e ate emer une nuk e dij kush eshte prandaj kam kujdese ne vlersime te tilla jasht cdo kanari!!

"Tradhtare" e "Atdhetare" po te rrine bashk ne Lapidar!!
Jo per hater te luftes e te gjakut por per hater te biznisit e kryetarllakut!!

Fshatari
11-08-10, 08:32
Tu rrite nera Fshatar !!Edhe pse nuk po e dij qellimin e keti postimi ketu ne faqen e Poezise .Historine nuk e njoh mire...!!??
Kurse " listen e gjate" qe e ke- mbaje .Une nuk e njoh asnje te tille ketu sepse nuk i njoh as kush jan .Mbas secilit Nik eshte nje emer e ate emer une nuk e dij kush eshte prandaj kam kujdese ne vlersime te tilla jasht cdo kanari!!

"Tradhtare" e "Atdhetare" po te rrine bashk ne Lapidar!!
Jo per hater te luftes e te gjakut por per hater te biznisit e kryetarllakut!!
Ndoshta jam shpreh keq por nuk e kisha fjalen per antaret e forumit.JO, mendova te nje teme e veēante qe ka per titull, perafersisht, Utbashet e Kosoves me emer e mbiemer(keshtu diēka).

Urata
14-08-10, 06:20
...ne nje kohe te pa kohe
rrinim nene nje qati .
Pikonte me shume Lote
se Shi !

Ne nje kohe te pa kohe
rrethu me hije.
N'a linin pa gjume -
ishin shume!

Ne nje kohe te pa kohe
mbaheshim fort.
E kishim edhe Besen
per te mos na e vjedhe
Shpresen!

Sot !? Me shi por pa lote.
Shprese por pa bese.
Ikim ....nga kush??
U beme hore...
Jo ,jo me nga hijet -por...!?


viktima t'kohes e vendit jemi....!

GURI SYLAJ
09-11-10, 08:50
O Mendje e Ndritur,
te lus!
Zbrit ne Token e te pareve.
Lutu per kete Toke ,
per keta njerez.
Lutu per te miren e shqiptareve.

Kiblen tande mos e drejto
as nga Vashingtoni ,
as nga Brukseli,
as nga Stambolli.
Kibla e jote ,o mendje e ndritur ,
eshte Gjuha ,
eshte Gjaku ,
eshte Trolli!!

Kjo Toke ,keta njerez
shpresojn dhe presin
vetem nje Dite.
Te behen bashk ,
te ecin drejt ,
te mos tekurren keto troje
por te vijn duke u rrite!!

O Mendje e Ndritur
e Kombit tim.
Te lutem !
Mos ma humbe kete deshire ,
mos ma vraje kete shprese .
Mashtrimi le te vdes ketu.
AMIN !

GURI SYLAJ
17-11-10, 21:12
Me peshen e Muranave
po i ben ditet varg,
nete t'u bafshin
po nuk t'i kthyne eshtrat!

Me fjalen e pa peshe -
rrene -per hi syve
po i njehe qeverite.
Kurban t'u bafsha
po nuk ua shkeve maskat!!

Me hije qe nuk jan te ksaj toke
t'i kan mbushe rruget.
Kurr kjo fare
mos te raft ne are!

Neper vajin e Nanave,
qe kerkojne pjeset e zemres,
perzihen tam-tame e dum -dume
per nje grusht vota!
me rrene e premtime te kota.

Oooo sa poshte keni ra
Zoti mos e lasht pa ju vra!!

GURI SYLAJ
24-11-10, 11:05
NE PERENDIM TE DIELLIT !

Nje qen iken ,
nga hija qe rritet,
ndien friken!
Iken qe te hyj ne nate ,
hija zgjatet,zgjatet
e ndjek si me inat!!

Nje njeri
vrapon mbas tij.
Sa pa shije
dy vet me nje hije!

Ikin per te hy ne terr
jan plot sherr!

Ikin me vrap
por Dielli lind prap!!

Izraeliti
25-11-10, 22:30
Komplimente GURI SYLAJ. I lexova disa nga poezitė tuaja edhe mė pėlqyen shumė. Shpresoj ta kesh botuar ndonjė libėr me poezi, nėse jo, botoje burr se keto poezi meritojn botim, sepse kanė tė shtjelluara tema ineteresante.

Nja dy kėshilla shoqėrore do ti shkruaj, mbase do tė hyjnė nė punė:


Mos e ndjek rimen, sepse poezia moderne nuk duron rimat
Mos e perzi gjuhen. Ose shqipen standarde, ose gegnishten. Pėr mendimin tim, gegnishtja ėshtė gjuhė shumė mė e pershtatshme pėr poezi dhe prozė.


I bėra keto komente kėtu si dashamir i librit dhe poezisė
Tung, Izraeliti

GURI SYLAJ
26-11-10, 10:25
Ju falemnderit shume.
Gjithesesi do i keme parasyshe keshillat.

GURI SYLAJ
10-12-10, 08:04
Une jam Jeta!!

Une jam Jeta ,
jam shume e forte.
Dimer e vere i beje bashk ,
hape e mbylle cdo porte!

Gezohu kur me sheh
por me mua mos u mat,
gezimin e vajin i lidhe nyje
edhe vdekjen e mbaje ngat!

Kur une ike -kurseje lotin
nuk bene pune ,as sikur ujvarje.
Kur une vije -kurseje kengen.
Me lote e kenge,
mbushe boshllekun,
prej lindjes deri ne ndarje!!

GURI SYLAJ
01-01-11, 10:21
Ky fund viti -i embel
si ky fund gote ,
i kesaj vene te vjeter!
Dua te mbushe goten prap
por me duhet te marr
nje shishe tjeter!!

Gezuar !

GURI SYLAJ
10-01-11, 20:01
Shume te nderuar miqe te vargut te shkruar!
Me nje falenderim vllezrore po ju drejtohem sot, per perkrahjen dhe ndihmen qe me keni dhene , qe te jemi bashk ketu ne kete faqe!
Me rastin e 20.000 leximeve ,qe per mua personalisht eshte njera prej dhuratave me te cmuara,ju falenderoj dhe uroj qe te jemi bashk edhe shume kohe!!

Me nderime e rrespekt
G.Sylaj

GURI SYLAJ
21-01-11, 15:10
BOTA SI KOLEKSION!

Bota eshte nje KOLEKSION
ku asgje nuk mungon!
Sikur lypesar a sikur mbret*
secili ne vendin e vet.
Vendet nderrohen nganjehere
...por *te gjithe *hyne e dalin
neper te njejjten dere!
Si lustragjiut *sikur ministrit
te dyve ju vije era.
Njerit nga ngjyre e kepuceve
e tjetrit nga tendera.
Dilema ketu eshte.
Cili eshte me i fist
e cila ere eshte me e pist!

Janna
27-01-11, 13:43
FATI ...

Fati eshte i shkruar
Askush s’e paraprin
Por hapi rrugen fatit
Ndoshta gjen dashurine
Dashurine qe do gjesh
Mos e merr si loje
Nise me ndjenja
Qe me ndjenja te perfundoje…

GURI SYLAJ
29-01-11, 22:43
FAT -KEQESIA !

Vjen kur nuk e therret *
e gjene ku nuk e pret!
Kur vjen
te keqia bjen!
Askush nuk e don .
Por* ne jete*
ajo vjen vet!!
Nuk eshte edhe e pa vlere *
nga kjo mesojme shumehere!

GURI SYLAJ
13-03-11, 19:19
" SOFRA BALLKANIKE "

Sa e sa here u shtrua,
pa luge e piruna.
Sa e sa here kjo Sofer plot,
thika ,gjak e lote!!
Kur shtrohej ,
per rreth plote hasmeri.
Kur ngritej
mbeteshin varre e tragjedi!!
Mbeteshin legjenda e kenge,
nje histori e vjeter!
Por ,vinin plane te reja ,
se si te shtrohet heren tjeter!!
Cfar emrash!?
BALLKAN ,EUROPE !??
Ball -Kan, por pa mende.
Eu (i) Ropa
varg ,rend me rend!!

GURI SYLAJ
27-03-11, 21:42
Politike mori Virane!

Politike mori virane ,
a po e sheh ti cka na bane!
Do i bane milioner,
deputet disa te tjere.
Po ma shume ju ke dhan malin
i more ne qafe keta te mjere!
Nisin flasin edhe shkruajn
per Atdhe sikur po vuajn.
Fjalet i kan me kilometra ,
asnje te re ,
krejt me do te vjetra.
Flasin ,shahen e pershahen.
Bash nuk dijne hiq me u ndal.
Por me e pa veten ne pasqyre
s'kan guxim njehere me dale!
Se po dolen ju shkon ftyra
thu se i ka fajet pasqyra!!!

GURI SYLAJ
31-03-11, 07:45
DUA TE JEM UNE !
Dua te ngjitem ne maje te Tomorrit ,
Mont Blan e Monteverest nuk i dua!
E dij, ata jan me lart ,
po, Maje e Tomorrit, eshte per mua!!
Dua te mbjelle arat ne Myzeqe
me grunaje ,ashtu sikur une dije.
Ndoshta me pak bereqete se Arizona,
por me buke te embel nga e imja
Shqiperi!
Ne Kosove, dua te matem me trimerine.
Prane Varrit te Ademit te flej.
Dua gjum te rehatshem ne kete Toke.
E dij ,trimeri ka edhe gjitheandej !

GURI SYLAJ
05-04-11, 20:58
Kosova po e kerkon nje pasha!!


Nje dite, dikush deshti te beje nje shaka ,
Kosova ,tha ,po kerkon nje pasha!
Dhe ,mileti si mileti, nisen me u shty nder veti !
Pasha po e bejme Hasan Qullen !
Jo more ,ate jo ,po Tefuik Tullen.
Kush more e bene pashe atefar morri ?
Jo more ,mos deshte ti, atefar qorri!
Njeri dangall ,tjetri tapall ,i treti hamall!
Puna vinte duke u trashe
e Kosova mbetej pa pashe!
Erdhe puna deri te Davleti
per llafet qe po i ban mileti.
Ai e shkroj nje Ferman ,
tanve, tha, ka me ju ra taman.
Masi nuk po mun e zgidhni vet
qe ,jau qon , Baba Mret!
Kush nuk i perkulet ,do te ngulet!
Kush temena nuk i ban ,do t'a han!
Ju jeni komb multietnik ,
mua me keni mret e mik .
Nuk kem cka me ba
pasha munet me kan edhe shka!
Kur e pa mileti , cka i bani veti,
i nisi tre dasllare per te mreti!
Kur i shkun te shpija ,
aty nuk ish kane Naltmnadhnija.
Kish pa dale ne Brezovice
me e hanger nej Pleqkavice
me nja dy tri Go(c)ta shlivovice!
Hajde milet hajde ,
ha kos e gjeje kajde.
Qata qe i ke ne ball
e kan sose me te ba prralle .
Po nuk te doli gjumi ,
Kosoven e mori lumi!!

GURI SYLAJ
17-04-11, 16:25
Rruge vetem me Diellin !

Ne Agim-
dicka me percillte
si hije .
...Me rrinte larg.
Dielli ishte ne Lindje!!

Ne Mesedite u afru.
Ngjante me hijen time.
Por ,sikur me bezdiste ,
sikur me vriste!

Dhe, kur deshti
te hyje ne mes Meje e Diellit ,
e Vrava!
Nuk ishte vetem hije ,
i vinte ere Tradhtie !!
Rruge vetem me Diellin!

GURI SYLAJ
15-05-11, 03:53
Pasha ato Dy Varre!!
Pasha ato dy varre
e ferkeme gjaku
neper Trollin e te pareve.
Nga thellesia e shpirtit
po te flas.
Guret e kulles
do i shtrydhe ,
do i beje lote ,
ne dhimbjet tua !
Ujin e Drinit
do e ndeze ne flakadane
ne gezimet e festat tua !
E imja ,
e shtrenjeta ,
e madheja ,
KOSOVE !!!

GURI SYLAJ
05-06-11, 09:29
Nene

Sa fjale e madhe , me peshen e Tokes.
Mrekullia vet , me ngrohtesine e gjakut.
E ftohet me duket kjo fjale pa Ty,
sikur zjarri kur i mungon oxhakut!

Dicka qe po me nxjerre lotin,
porta qe mbyllur ka mbete.
Kur kethehesha me pritje krah hapur
e tash ,kete porte, me duhet me e hape vet!

Harrim nuk ka,
as moshe nuk njoh.
Per cdo dite "rrijme " bashk,
per cdo nate ,ne enderr ,te shoh.

Jana
05-06-11, 19:50
Nene

Sa fjale e madhe , me peshen e Tokes.
Mrekullia vet , me ngrohtesine e gjakut.
E ftohet me duket kjo fjale pa Ty,
sikur zjarri kur i mungon oxhakut!

Dicka qe po me nxjerre lotin,
porta qe mbyllur ka mbete.
Kur kethehesha me pritje krah hapur
e tash ,kete porte, me duhet me e hape vet!

Harrim nuk ka,
as moshe nuk njoh.
Per cdo dite "rrijme " bashk,
per cdo nate ,ne enderr ,te shoh.

... gjitha Poezit e tua kan kuptim shum t'mir dhe jan shum te mira por duke lexu kete mu mbushen syt me lot ...
... faleminderit qe na ushqen me keto vargje shum shum t'bukra ...

GURI SYLAJ
25-06-11, 22:44
Ne nje qetesi Vjeshte !!

Ne qetesine e Vjeshtes qe e prishe gjethi -tek bije,
teholloj mendimin per Veren qe shkoj-ne pakthim.
Mungesat e bera ne plazhin e shpreses,
i veje ,nje nga nje, ne vargim.
Gjethi vazhdon te bije ,me nje shpejtesi tjeter,
e, gjithe, kesaj mundohem me i dhane nje kuptim.

Tehollohet mendimi , bashk me mua.
Ne kete heshtje, jasht apo brenda meje.
Une vazhdoj te ngrohem ne kete plazhe.
Rreth meje nderrohen ngjyra e fytyra,
sa kisha dasht te jete nje kolazh!

Ngjyrat zbehen e fytyrat nderrohen,
varsisht nga thellesia e xhepave qe kan.
Po hyne ngadal brenda kesaj porte,
Vjeshta shumengjreshe , me te korra pak.
Nje re mbulon plazhin ,nje dallge mi lage faqet,
Per Dimrin qe presim po behem merak.

Kto fytyra kameleonesh,
lisat i prene veren qe shkoj.
I kan shitur drute qe duheshin per prush.
Kokat i kan futur ne xhepat e thelle.
Ikin nga gjithecka e edhe nga pasqyra.
Kan frige,kan siklet.Jan bere si Makush!

GURI SYLAJ
31-07-11, 14:34
Muranat!

Me thone e me kan thene -
Mitrovice.
Edhe sot e edhe dje me Bacen Ise!
...Dikure ,edhe ne mes te furtunes,
ecnja drejt si Lis .
E sot, me kan nda per mjedis !
Po e lat kete Ure me u ba Mur,
do te ju cortojne femijet ,
do te ju nemin nenat.
O sot okurr, duhet vene ne vendin e tyre,
atje ku ishin e duhet te jene,
M U R A N A T !!

GURI SYLAJ
03-10-11, 17:31
E luta Korbin ne Korab
e Qyqen ne Qyqavice,
te ma falin zerin,
te ma falin "Kengen"
e te vajtoj per Mitrovice.

S'po muj dal matan Ibrit,
s'po muj shkoj te Baca Ise !

GURI SYLAJ
28-10-11, 10:44
Fjalet qe kurr nuk t'i thash

Nndoshta ke prite te te them me shume
por nuk gjeja shprehje tjeter -vertete,
TE DUA , te thash ,nuk ika
aty ,bashk edhe sot, kemi mbete!

Ka mbete shumecka pa u thene
edhe pse ecim me nje hije,
jo pse nuk dija ,thjeshte, nuk doja
ne fjalen lart eshte e tera -dije!!

Falenderimi na takon te dyve ,
tash kur ne "bjeshke ka rene bore"-
kishte dicka hyjnore ne mes nesh
kur, edhe sot, ecim dore per dore!!

Per shumecka qe nuk folem
nuk pendohem as tash ,
per hire te nje fjale magjike
te pa thena edhe i lash!!

Antika
28-10-11, 11:32
Fjalet qe kurr nuk t'i thash

Nndoshta ke prite te te them me shume
por nuk gjeja shprehje tjeter -vertete,
TE DUA , te thash ,nuk ika
aty ,bashk edhe sot, kemi mbete!

Ka mbete shumecka pa u thene
edhe pse ecim me nje hije,
jo pse nuk dija ,thjeshte, nuk doja
ne fjalen lart eshte e tera -dije!!

Falenderimi na takon te dyve ,
tash kur ne "bjeshke ka rene bore"-
kishte dicka hyjnore ne mes nesh
kur, edhe sot, ecim dore per dore!!

Per shumecka qe nuk folem
nuk pendohem as tash ,
per hire te nje fjale magjike
te pa thena edhe i lash!!

Shume e bukur kjo poezi,komplimente (nese eshte e juja,kuptohet!)

GURI SYLAJ
05-01-12, 21:27
Hyna ne Dardani me pa cka po bahet
a jan tuj pi kafe apo hala fjete
a ka krise dashnia -ndoshta edhe shahen
po as per fare kosi,nja s'munesh me e gjete!

Do qe po i zateti krejt tebdil jan ba
kan vesh rroba te reja -deri ne qorapa
me ndejt veq palut - s'mundesh me i njofte
po kur po livritin po i njoh ne hapa!

Njeri shlap a shllup tjetri hapa te ime
i bijne Dardanise kryq edhe terthure
njeri ece ngadal tjetri si vetim
njani ne brez nje shoke tjetri nje uqkur!!

Nreqnu e ujdisnu qysh t'ua kana qefi
por kete Sofer te Madhe kurr mos e harroni
le te bije qiftelia e le te kercas defi
ndeje e nje fjale te mire ketu t'a dhuroni!

Per kete far pshtjellimi nuk e pata dert
po e kam sikletin -po me pshtillet Dashnija
ajo shetit shehrit me naj mercedes
e une rri pres kot- ketu te Dardania!

Apo ndoshta ne koke e ka qitun plisin
e vjen e me sillet ketu si naj fare trimi
le qe me korit mu po e korite fisin
mandej shpies tone ma mire me i dal timi!

GURI SYLAJ
25-01-12, 22:11
Shume te nderuar miqe te vargut te shkruar!
Me nje falenderim vllezrore po ju drejtohem sot, per perkrahjen dhe ndihmen qe me keni dhene , qe te jemi bashk ketu ne kete faqe!
Me rastin e 30.000 leximeve ,qe per mua personalisht, eshte njera prej dhuratave me te cmuara.
Ju falenderoj dhe uroj qe te jemi bashk edhe shume kohe!!

Me nderime e rrespekt
G.Sylaj

GURI SYLAJ
06-02-12, 07:20
VARGJE MALLI !

Nen hijen e fjales rri edhe pushoj
qe lojes ne enderr t'i uroj rrugetimin,
peshen e te pa thenes sa here e takoj
si gurgullime kroni -peshe e qon kujtimin!!

Marre vargun per dore e ne heshtje ecim
filloj te qendisi, si ne gjergjef per paje,
zgjedhim rruge e fjale me kusht te mos ngecim,
te marrim hjeshine e lulekuqeve ne grunaje!

Ky vargu i im eshte paksa i rende
ndodhe qe edhe te mos kuptohet dot,
eshte varg mergimi ,vjen nga dhe i huaj;
cdo shkronje ne vete ka nga nje pike lot!!

Eshte gjuhe shpirti- thelle nga zemra del,
qe ike nga vetevetja ne nje dite te bardhe,
dhe tere melodin e vare ne nje tel ,
ne rrugen e kthimit, per tek Ti me ardhe.

Do te vije bashk me mallin qe e barte me vete,
me prite para portes ku u ndame atehere,
Lotet si kristale n'a rane permbi bore ,
imazh qe nga une nuk ike asnjehere!

Me prite ne rrugicat qe n'a donin shume
ku vdekjen me sy e shihnim cdo dite ,
nga ketu ,per Ty, do te sjelle nje lule
qe me Ere Kosove per Ty e kam rrite!

Me prite para kulles dua t'a shoh ballin
si dielli mengjeseve kur del permbi mal
me prit tek oxhaku ku do t'a djege mallin,
gjithecka qe me ka mbete Ty due me t'i fale!!

Te bredhim arave tona bukatore
ne freskin e mbrejeve te diteve ne vere,
me gaz t'i mbylle rrudhat qe jan qendise moti
doren tende mbi floke t'a ndiej dhe nje here!!

Me kete gjuhen e shpirtit qe te flas cdohere,
melodi e zemres te hyj ne kengen tone.
T'a njoha buzeqeshjen kur dole ne dere
shume vite i humbem ,kjo eshte dita e jone!

Shume vera kaluan qe lule nuk pashe,
dimrat mi ngrinin edhe fjalet ne varg .
I mblodha kujtimet , trup e trup ju rashe,
te shihnja veq ne enderr se ishe shume larg!

Ne kete madheshti me plot bereqete
qe e solli vera e motit ne vazhdim
ne gryken e bjeshkes -melodi e fyellit
mi trazon kujtimet me mbushe permallim!

Do te ngjitemi Sybregut e t'a shohim fushen
Ti shohim shtepit e bera me gure,
nje pergdhelje syri ,nje lot mallengjimi
edhe pse shumecka nuk eshte si dikure!!

Te zbresim posht grykes per t'a fresku ballin
me ujein e bjeshkes te ftofet sikur bore,
te trokasim dere me dere per me e hjeke mallin
si dikure te shetisim kapun dore per dore!!

GURI SYLAJ
12-02-12, 19:17
Kenge per Mentor Morinen

Te Guri i Gradines
gjemon istikami,
bini djem heu ju lumte pushka
therret Tahir Sinani!

Une jam Mentor Morina ,
pushken e kam mike.
Kenge e krisma i kemi bashk
per Shqipnine Etnike.

Pushka ime Pushke Lirie,
gjithmone plot per hasem,
Njemi lplumba i kam per lufte,
dy i ruaj per dasem.

N'bjeshke te Berishes i kem do djepa,
kam dale me u ba roje ,
sa te ndegjohet kenga ime ,
shkau nuk shkele ne keto troje.


Te Guri i Gradines
gjemon istikami,
bini djem heu ju lumte pushka
therret Tahir Sinani!

GURI SYLAJ
12-03-12, 09:48
"Gjuha Ime"


Harroni ato Burime,
tani,do flasim ,gjuhen time!
Harroni Krojet,
do te flasim si flasin Prrojet!

As Nane e as Hane
nuk ka ne keto ane.
Nene e Hene ,
Partia na ka thene!

Ti, rri pak me larg ,
te vije ere Maloku.
E ti! Ti ,eja me afer, Shoku!

E , more MIDHAT,
pune qe me nxore sot.
Emrin nuk po t'a shkruaj dot!

BARI ,more fatzi,
cfar te beje me ty or i gjore?
As nuk te han ,
as nuk te ndegjon
Delja me Kembore !!


... nester (me falni) NESE..me shume!!

GURI SYLAJ
12-03-12, 09:50
Plage Fjalesh !

Plage fjalesh
nga kafshim i qakejeve,
as te ike,as te ndalem!
I ligu behet mbret,
ne kete mbreteri hajdutesh,
as Zotit nuk po mund t'i falem.

Athua pse po ndodhe keshtu?
Zoti ,te gjithe ,na meson per mire!
Ndoshta, pak i fale pernjemende,
e shume ,fort shume ,me pahire!

O Zot !
Dje e pardje nuk pata faj.
Po ,pse,pse edhe Sot ?
Pse nuk po mi thane keta lot?
Nuk i kam per vete!
As per ne !!
Vaji eshte per femijte tane ,
lotet jan per tonin Atdhe!

GURI SYLAJ
14-03-12, 22:10
Urime KOSOVE

Si Agimet Pranverore,
permbi Trojet tona Etnike.
Agim Gashi me sharki,
bashk me Kengen Heroike.

Si Shqiponje qe fluturon,
cep me cep Trojeve te veta.
Agim Gashi -ze bilbili,
i thot Shqipnise mire se te gjeta.

Zanin Pushke e telin plumb,
ner beteja e neper gezime.
Fale me shendet ke nga Kosova,
nga keto Troje shume Urime!

GURI SYLAJ
23-03-12, 19:20
SOT DHE KETU !

Are pa gardh e pa hulli,
plot bar te keq e kuaj llaqmi.
Zabel pa lisa ,aty ketu ndonje shkurre,
kulla te hieshme po brenda asnje burr!
Kuvende plot me fjale qyqare,
Kuvendare qe shiten per nje grusht pare..
Makina te shtrenjeta qe ikin me yrysh,
brenda gomare qene a ndonje klysh.
Nuk kan race ,as ngjyre ,as emer,
gjitmone, me vete, ndonje femer.
Eshte kjo enderr qe nuk e kape dot,
apo realja ketu dhe sot.
Ne daq qesh,ne daq qaje me lot!

GURI SYLAJ
08-04-12, 16:03
Epopejae Koshares!

C'jan keta krushq qe e kalojn Drinin,
c'jan keta djem qe e thejn kufinin.
c'jan keta burra qe e luajn gurin,
c'jan keta trima qe e mbajn flamurin.

C'jan keto pushke qe biejn ne Koshare,
Rrasa e Zogut pse gjemon
eshte Ushteria Clirimtare
per Kosove ajo lufton.

A s'me thua moj Zane e Malit
ne ball te luftes kush ka dale
Sali Ceku burr Kosove
me Agimin lule djal.

Qe nga Shala e gjere ne Koshare

eshte nje za, nje pushke lirije,
eshte Ushteria Clirimtare

eshte KOSOVA Djep Trimerije.


**
Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku
ne ball te luftes komandanti
trimi Sali Ceku.
Sali Ceku paska thene
pasha Diell e pasha Hene
pasha Shqipen ne Flamur
nuk e le pa i hjeke keta gure.
S'duroj gure ne troje te mija
amanet e kam nga te paret
s'duroj ndarje as s'duroj mure
s'duroj gure qe i ndajne shqiptaret.
Bini djeme pas meje
armikut ne llogore
keta gure qe na i vune per ndarje
t'ua bejme gure per vorre.
Kerset pushka ne koshare
si me u shemb orteku
ne balle te luftes komandanti
trimi Sal Ceku.

Nje plumb i mallkuar
e ka marr ne ball
bini djem dushmanit
nuk vdes une jam gjalle.

Ka dal Zana e Malit
tek koka i qendron
i merr nje grusht rreze Diellit
ballin ia rrezon,
i merr nje gjethe Lisit
plagen ia mbulon,
e merr nje grusht dhe Kosove
te buzet ia ofron.
Nga gjoksi i trimit
e merr nje grusht trimeri
qe t'a hedhe permbi Kosove
si fare pere liri.

Amanet Kosoven
deri ne clirim
ishte fjala e fundit
e Komandantit Trim.

Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku
ne ball te luftes ra deshmor
Komandant Sali Ceku.

**

E kam hape nje Toke te Re,
per fare- plot me lapidare
eshte ky vend lavdie
me emrin Koshare.

I kam mbjelle do lisa
qe ne maje mbajn plisa.
Ata nuk priten,
cdo dite me te mdhenje rriten.
Bejne hije
ne kete Toke Lavdie.

Ketu kishte gure
qe benin mur
m'a ndanin sofren
dasmen m'a ndanin,
m'a ndanin Shqipen ne Flamur.

Faren qe ketu e hodha
neper te gjitha
Trojet Etnike e mblodha.
Esolla ketu ne Koshare
jo per grada e per kapuq
as per pare.
E solla per Kosoven-
per Shqiperine
per te gjitha
Trojet tona KOMBETARE
****

GURI SYLAJ
09-04-12, 10:52
DIJE !!

Do te ju rrefej dicka
qe e keni ndegju njemije here!
Por,jo ne kete menyre.
Ne politike mund te hysh edhe si engjull
por, me dale,del i pafytyre!
Politika eshte plot sherr.
Po nuk pate fytyre ,te bene shok.
E,po pate ,t'a merr !
Dilema linde;
Si te ia bejme me politike!?
Ua leme te pasureve,
tha Baca Adem.
Na ashtu ,keshtu, fike se fike!!
Po mire ,popajtohemi.
E,kah, kjo pasuri?
Me pune,
me gjak
apo me hajni???
Qe te triat ,politikes, i kan hije!
Por ,kur behen bashk,
medet !
As nuk ke komb ,
as nuk ke shtet,
as nuk ke LIRI-
D I J E !!!

GURI SYLAJ
20-05-12, 19:03
Kam ba be moj Qike Tropoje !

Nga Kalaja ne Prizren,
flas me Hanen mbi Shkelzen.
Sa ia kam lakmi kesaj Hane ,
ka hijeshin e fytyres tane.

Kam ba be moj Qike Tropoje,
nuk marr nuse ne tjera troje.
Je me e bukura ne Trojet tona ,
ta ka fresku me uje Valbona!

Pritem qike se jam tuj ardhe ,
permbi vale te Drinit te Bardhe.
Ne kaskade te Drinit behemi drite,
ka shume kohe qe e pres kete dite.

Per kete Gezim ne Trojet Etnike,
kam ba ftese me loder.
E kam thirre Janinen ,
Shkupin me gjithe Shkoder.

Kenga e vallja Tropojane
jan gezu per Dasmen Tane!

GURI SYLAJ
30-06-12, 06:49
Nuk dua!

Lulen ,si pushke te mbushur,
nuk dua t'a shoh!
As Diellin si zjarr qe pervelon.
As Lirine ,si vrasese tinzare!

Por rruget plot anketh ,plot frige.
Mbushin perditshmerine tone,
ne te sotmen e brisht e bizare!

GURI SYLAJ
14-07-12, 21:57
PAMVARESIA!!

Nje Shekull te prita,me kenge e me vaj,
nje Shekull enderrova,po Ti s'vije dot.
Nuk dij a Ti s'doje ,a Une kishna faj.
Por mbas Njeqinde Vjeteve do te festojme, BASHK, SOT !!

GURI SYLAJ
14-07-12, 21:58
PAMVARESIA!!

Nje Shekull te prita,me kenge e me vaj,
nje Shekull enderrova,po Ti s'vije dot.
Nuk dij a Ti s'doje ,a Une kishna faj.
Por mbas Njeqinde Vjeteve do te festojme, BASHK, SOT !!

GURI SYLAJ
26-07-12, 20:34
Ali Podrimes

U ngjite Bregut te Vargut,
deri ne maje.
Mbete Bajrak!
E vargu gjugj -pa TY.
Sikur kto copa gjugje te Atdheut.
Sikur kjo harte harrnash,
qe nuk po e kepim dot,
as me laps e as me gjak ...e as me Lote!!!

GURI SYLAJ
10-12-12, 11:39
Dymbedhjete vjete pa ty Sharki !!


Cka ka ,vella, Sharkija sot,
qe s'po bije por po nxjerre lote.
E qele drita e e errre nata,
dymbedhjete vjete vjerrun e ngrata.

Bvete per Mujen e bvete per Beqen ,
bvete per kanget qe kurr nuk vyshken.
Dymbedhjete vjet varun pran pushkes ,
asht merzite ,telat po i ndryshken.

Dymbedhjete vjete pa Mujen e Beqen,
dymbedhjete vjete pa ty Sharki !
Me ka marre malli per Za te juajin ,
pa kange te tyne s'muj po rri .

Moj Sharki sot falma vajin ,
t'a ndiej zanin sikur atehera!
Ne Ode te burrave ,ne mes te ushtareve,
eeeuuuu Dimni ike se vjen Pranvera!

Kange per Shoten e per Azemin ,
"Therret Prizreni mori Shkoder".
Bjere Sharki e hiqma mallin ,
per kta trima e per ate Voter!

Zani i Mujes e zani i Beqes,
pushon ne telat e tu Sharki.
Lavdi trimave per jete te jeteve ,
per Kosove rane ,per Shqipni!

Kalimero
10-12-12, 12:02
Fjalet qe kurr nuk t'i thash

Nndoshta ke prite te te them me shume
por nuk gjeja shprehje tjeter -vertete,
TE DUA , te thash ,nuk ika
aty ,bashk edhe sot, kemi mbete!

Ka mbete shumecka pa u thene
edhe pse ecim me nje hije,
jo pse nuk dija ,thjeshte, nuk doja
ne fjalen lart eshte e tera -dije!!

Falenderimi na takon te dyve ,
tash kur ne "bjeshke ka rene bore"-
kishte dicka hyjnore ne mes nesh
kur, edhe sot, ecim dore per dore!!

Per shumecka qe nuk folem
nuk pendohem as tash ,
per hire te nje fjale magjike
te pa thena edhe i lash!!

pasha qikit kapuq , qijo pizi pum pilqen be shumee
ere ti o sil, qkruj qisishnepizi ma qpesh

ere ti o sil t dishiroj viq shnet ere pare :biggrin:

GURI SYLAJ
07-02-13, 11:35
Enderr per Ikje !!

Nate e gjate ,
e zeze -Terr,
me vete me merr !
Nuk dij ,
je engjull apo dajall,
per Ty ndjeje mall!!
Me vete ,me merr!
Nuk ka rendesi ,
... ne Parajs apo ne Ferr!!
Ikim, me agimin e pare ,
atje ku ka fare e are!!
Atje ku ka Shqiperi,
atje ku ka shqipetare !!

GURI SYLAJ
07-02-13, 11:36
Rrjedhe !!

Ne cdo flete,
mbushur me shkronja malli,
palohen dite ,vite
e , edhe me shume !!
Kohe e vlere ,dhurate!
Plot miresi ,edhe te tjera !
Qe rrjedhe, pandalshem ,
si lum!!

GURI SYLAJ
20-03-13, 17:43
Varre Gurbeti!

Ka kohe ,jam bere dallendyshe!
Kethehem, vetem here pas here ,fluturim.
Kaloj shtigje ,brigje ,shtete ,kontinente,
por , kurrkund, nuk ka si Atdhe i IM !!

Kujtimi ka mbete ai ,si dikur!
Gjithecka ketu tash eshte ndryshe ,
veq varreve e edhe keta gure!

Per vendelindjen, edhe sot, ndjeje mall!
Kur, me shume njoh varre,
se sa njerez qe jan gjalle!!

Guri Sylaj

natyra
21-03-13, 03:02
Varre Gurbeti!

Ka kohe ,jam bere dallendyshe!
Kethehem, vetem here pas here ,fluturim.
Kaloj shtigje ,brigje ,shtete ,kontinente,
por , kurrkund, nuk ka si Atdhe i IM !!

Kujtimi ka mbete ai ,si dikur!
Gjithecka ketu tash eshte ndryshe ,
veq varreve e edhe keta gure!

Per vendelindjen, edhe sot, ndjeje mall!
Kur, me shume njoh varre,
se sa njerez qe jan gjalle!!

Guri Sylaj

Keshtu vetem dikur kan kjen burrat,me vler!,,E te rralle ne fjale.
te lumt per Poezin i nderuari Sylaj.

Edhe se,kam frige,per Ata/o qe aqe pak kan mbetur/te gjallet,jan kthye ne varre,Valle!

Pershendes.

GURI SYLAJ
09-03-14, 18:06
UNE DHE MILINGONJA

Njė dite shkela mbi njė milingone,
Neper labirintin e kėpucės shpėtoi!
Kur ndėrrova hapin e Dielli ra mbi te ,
Kthej kokėn dhe me qortoi !

Ore ti, mamut apo njeri ,ē’fare je?
Mos me preje rrugėn herėn tjetėr.
,lazdrak si nuk sheh pėr toke ,
e din ,unė jam kėtu Zonje e Vjetėr !?

U mvrenjeta ,desha edhe ta shaje
Por ,nga brenda ,diēka me tha ndal!
Gati e mbyte ,pa te bere asnjė faj
e,tash ,donė me e bė mut edhe me fjale !!

GURI SYLAJ
09-03-14, 18:07
SHQIPTAR !!

Hija jote tejzgjatur shekujve,
e larte ,e kėrrusur, e shtrire !
Ne lufta ,ne paqe ,i pėrgjakur
Por kurrė i vrare,kurrė i pėshtire.
Ne trollin tan si dje edhe sot ,
Hije po - por kurrė zot!
Luftėrat i Pate , te pėrditshme .
Me armiq plote lavdi ,
E me vetveten te neveritshme .
Moti ,sikur ti, fliste edhe Zoti.
Te mashtruan ,te tradhtuan
Te vodhėn shumėēka qe pate
Edhe Zotin ta ndėrruan.
Moti ,Zot e Fe ,
E kishe Trollin ,e kishe gjakun
E kishe Gjuhen ,e kishe ketė Atdhe !
Neper shekuj ruajte ēka mujte .
Bijtė e Ademit NE jemi !
Urrejtjen ndaj njeri tjetrit e ruajtėm,
Si name te pėrēarjeve, edhe sot, e kemi .
I provove edhe njėqind zota tjerė
Nuk te sollėn asgjė te mire
Te lan hije ne Trollin tėnd
Te gjeten e te lan –te mjere !
Ngritu ,kthjellu ,fol e falu te Zoti ,
Me gjuhen ,nėne te gjuhėve ,si moti !!

GURI SYLAJ
21-03-14, 20:33
NE KETE SHETITORE ......!!

Turpin ,te veshur me para ,
E shoh ,pėr ēdo dite, ne qytet !
Ka shume shoke ,shume miq.
Kurrė ,ama hiq kurrė,nuk ėshtė vet!!

Edhe dje , edhe sot.Per nesėr nuk e dijė.
Kryelartė ece ne balle.
Tash ,mbrapa e ka njė qytet ,
Jo si dje ,njė mėhalle!

A je ,si je ,Burrė! I tha dikush.
E pa ,qeshi ,dhe treti !
Unė jam TURPI ,mos me fyej ,
Burrėrinė mbaje pėr veti !

Kur del ,ne shėtitore ,festave,
Plote kėnge ,valle e hare!
Kot ,kote flasim .Fjalėt i merr era .
Ne ” shėtitoren” e turpit valėzojmė ne !

GURI SYLAJ
07-12-14, 20:21
UNE DHE LOJA ME ZJARRIN
E preka ,me dogji !
Por me ike nuk ika .
as me e fike nuk e fika .
Behemi miqe
me tha nje dite .
Ti me jepe shpirt ,
une te ngrohe -te jape drite !
U tha ,u be !
Edhe kur me te perpiqem
as nuk fiket ,as nuk digjem !

GURI SYLAJ
13-12-14, 19:25
MARJONETE !
Nese nuk ke guxim
vallen tande me e luajt deri ne fund
s'ka gje
Luaj vallen e te tjereve
Edhe ashtu ,ke thene ,kemi vetem nje jete
Prap do te ngelesh njeri
Por ,jo ai qe deshte
jo ai qe enderroje
Do te behesh Njeri
MARJONETE
s.b
----------------------
KAMELEON !
Nese nuk mundesh
me e ndryshu Boten
ndrysho veteveten
Sa here qe qeifi ta don
Prap do te mbetesh Njeri
Por, me garderobe
KAMELEON
s.b
---------------------------
KOHE PABESISHE
E fus doren ne xhep
dhe, fillova te dyshoj
T'i besesoj
a mos t'i besoj!
Ato qe mbrenda i lash
nuk ishin !
As nuk i mora per vete
as ,dikujt tjeter, nuk ia dhash
Mendova se kam veshe
Pallto tjeter!
Jo ,eshte Pallto e Re
Ato i kishte marre
Dora Tjeter
s.b

GURI SYLAJ
15-09-16, 10:24
AUTOPORTRET

Ti, Det i trazuar nga valet,
si fytyre plaku plote rrudha,
ku meshifen gezime e lote.

Qetesohu, qe Dielli e Hana te behen sy.
paqetoj valet te mos ndiqen,
mos te behen, si ky shpirti im sot.

Mos u perplas me bregun
kure nuk te ka faj.
Behu pasqyre e yjeve ne qiell,
te shohin edhe ata shkelqimin qe kan.

Mos ngjaso ,me shpirtin tim sot
shprendane buzeqeshje per rreth
e brenda zien si vullkan.

Ne konakun e shpreses nguju
qe nje dite te behet me mire .

Sikur Ti, Det, qe sot je trazu
Njeqinde vjet ky shpirt
ne nje rrugetim te veshtire .

GURI SYLAJ
16-09-16, 21:00
ATY KU TOKA E DETI PERPLASEN NE MES VETI

Per nje Hark Ylberi u bene miq.
Atehere kur bota nuk ishte vetem se nje hiq.

Kur nisen, njeri me e gerry e tjetri me i nxane prite,
u pa se sherri do te plase nje dite.

Harruan betimin ,harruan edhe fjalen e nderit.
Nisen me u kacafyte per ngjyrat e ylberit.

Ti! Ti pa mua nuk ke ku te mbahesh!
Edhe ti pa mua ,do te teresh,do te thahesh.

Une dua ngjyren e kuqe,kurse une, te zeze, nje ngjyre.
Perlaheshin e nuk ndaheshin,qiellin e kishin pasqyre.

Toka e deti u shane e pershane,u lagen e u thane
por ,veq u bene hore se me u nda nuk u ndane.

power8
20-04-17, 06:33
I paska ik frymezimi gurit qe nga 16/09/2016 ! lol!

GURI SYLAJ
05-01-20, 11:31
Nama e Shqypnise

Pran Keshtjelles, gjysme rrenue

rrin nje Zane ulun mbi gure

Gjama e vaji i shkundin lisat,

i fshine lotet me Flamur

Kam dale ketu, me ka qu Shqypnia

me djeme te saje dy fjale me i nderrue

Po su kethyne ne rruge per se mari

kam me i neme , kam me i mallkue.

Vend per varr s'keni me pase,

as varg kenge e as Murane.

Nama e jem ka me u shitue,

si ne Prishtine e si ne Tirane

Varre e gjame kam me i ba bashk,

ne gote te tradhtise keni me i pi

Emni i juaj qofte mallkue,

jo vec sot po ne shtate brezni

U bafshi truq ne Saraje te Mretit,

Ne Dere te Shkaut ju nxafte pleqnia.

Po s'ju bate krah njani tjetrit,

Po s'mi shnoshet plaget e mia!

Ne oxhak te kulles ju rafte rrufeja

gur mbi guri mos me mbete

Po s'ia quet zanin Shqypnis,

atje lart ku vallezojn e rete

s.b

GURI SYLAJ
05-01-20, 11:35
KUR VJEN KJO STINE

Po rrefehen te heshturit e asaj nate,
ne vargun e fjaleve arome e harreses.
Kambana, te turpit, mbas fjaleve fshihen,
pergjerohen, n'perkulje, tek Guri i Pendeses.

Dhe,Guri ne trollin e vet, Murane perjetesie,
ndien ritmin e hapave,por jo si dikure.
Dhe ,hapetaret e gjore,dot nuk marrin vesh,
se varri s'eshte poshte por siper keta gure!

Vijne e ikin, ne perditesimin e motit,
te maten me stinen qe me lule eshte veshe
Kethehn te zgjebosur, me turpin e tyre,
se stina,si Stina,i nxjerre te pa peshe.

Mbajne fjale e fjalime,perjargen mbi leter
Te bemat e tyre i qesin ne kandar.
Harruar, moti, ne sirtaret e marrezive,
dhe krejt cfar kan, ne dore,e nxjerrin ne pazar.

Sa here vjen kjo Stine e ne dere ju troket,
keta pis-pillosen si krushqe te vonuar.
Cakorduar telash e trazojn ameshimin,
e kesaje Murane ne kete Vend te Bekuar.

Ne kete vend ku Zoti i ka zbritur zanat.
Ku gryka e pushkes i ban nder Atdheut.
Ne kete vend ku djepat i perkundin nanat.
Ne kete vend ku prehet Vellau i Skenderbeut.

s.b