PDA

View Full Version : FJALĖ TE ODAVE SHQIPTARE


Faqet : 1 [2]

krijuesiii
16-02-09, 14:27
...ndahen vllaznillaku dhe njani qe ishte si ma i urtit ja lane nje are te keq edhe nje grebuj, ai po shkone menjeher me grebuj me mbledhe barin, kur po i afrohet gruaj ngate pi thote o ti njeri a me te ndihmue najsen ai po thote qa edhe ti hise me ke ra? e la grebujen menjeher tha une kame menu qe veq grebuja edhe ara me ka ra hise...



tungiii

GURI SYLAJ
16-02-09, 14:58
Po hane darke e kur e kryn po i thot i zoti shpise mysafirit!
Qysh bre as nuk bane Bismilah kur ia nisem e as kur e krytem nuk thae Elhamdulilah!??
Jo kam than, bilahin ,tha musafiri edhe sikur u nxu ngusht pak !
Jo valla nuk the se une nuk te kam nie ,po ithot i zoti i konakut!
Kur e pa musafiri "sa eshte sahati" po i thot:
O mik, ishalla nuk asht Zoti shurdhan si ti, se krej lutjet me paskan shku posh !!

e_martumja
16-02-09, 15:02
Ja do fjal ne oden shqiptare si ktyniher qe kalojshin burrat me tymin e duhanit dhe qiftelin e sharkia....

http://www.youtube.com/watch?v=Q4ojCGK9iOY

luckyman
16-02-09, 20:55
Ish kon rrxu Nasrtadini prej dardhe (e lendu kogja rrast),
nin kojshillaku e dojn me shku me e pa Nasradinin(me ni sahon me petlla,qysh osht kon adet )!!

Nasradini merr vesh se ka vin dashamirt me e pa , ; i thot djalit vet :
djal del e rri te dera , e veti musafirt -kush osht rrxu prej dardhe le mrena (me ardh mem pa)!!

djali quditet ,e vet PSE babe?!
Nasradini i thot:veq ata se jan rrxu vet prej dardhe ma din mu se qfar dhimtsh kome un,?! se ata tjert nuk em besojn?!

hajde more gzuar.

Pupi
16-02-09, 21:48
Njifar Rexha, kengetar dhe hokatar, kendonte neper dasma kenge trimnie, si per Azem Bejten, Qorr Ilazin, Bec Sinanin, por ne mbyllje e kendonte edhe kengen;
"Marshall Tita n'kali te bardhe". Ne menyre qe ta kishte si mbules, nese ndonje hafi e denonconte te hyqymeti i Serbise.

Nje dite e therrasin ne stacion te milicis dhe i thone: Rexhe, ti po kendon do kenge jo te mira. Per kete duhet te paguani tatim (porez). Ky edhe u habit. Si more me pague, per gojen teme? Po me dasht ja fus gishtat dhe e shkyej!
Njeri nga inspektoret e humbi durimin dhe i tha: Rexhe ti po ha m... e po kendon per dasma kenge per; Azem Bejten Qorr Ilazi e Bec Sinanin. Pra kenge kunder Serbise.

Kadal tha Rexha, ne cdo fund dasme e ha edhe nga nje m... te madh duke kenduar kengen Marshall Tites.:biggrin: Kete po e harron z. inspektor, deshi te arsyetohej Rexha, por krisi dajaku.



hahahahahahahahaha......
Kjo ka qen e fort !

Pupi
16-02-09, 22:19
Na ishte nji kohė, e vshtir qebesa. Njė Babė qė kishte tre djem ia kishte dalur disi tė mbijetonte shumė mirė at far vakti.
Nji ditė prej dite u vdes Baba.
Djemt qė tė tre vendosėn qė tė ndanin pasunin, edhe ashtu nuk kishin shumė e pėr ta shitur tė nesermen nė pazar pėr tė bler ca gjėra ushqimore.
E gjith pasunia, pra Kali, samari dhe freri.
I madhi mori Kalin, i dyti Samarin, ndersa i treti frerin.

Tė nesermen ja bėnė i madhi me kalin nė pazarė pėr ta shitur. I gjori nuk e kishte ditur qė asokohe hyrja pėr nė pazar paguhej me mesele, apo edhe pėrrallė prej rrene.
Qė nė tė hyrė e ndalon zaptia i asaj kohe dhe i thotė kushtin.
Ke 10 min. kohė qė tė na tregosh nji prrallė prej rrene e tė hysh ose do e humbėsh kalin kėtu.
U kujtua i gjori u mendua, dhe po ta linin edhe 24 orė si binte nmenje nji prralė e tillė.

Erdhi i dyti tė nesermen kishte sjellur Samarin.Edhe pėr atė tė njėjtat kushte, edhe ai e humbi Samarin.

Diten e tretė ja bėhu i vogli me frerin nė dyer tė pazarit. Tek sheh Kalin me Samarin qė i njihte u qudit pak por eh.

Ndal jaran ja bėra zaptia, si ēdo njeri kėtu qė shetė duhet tė paguaj tatimin. E tatimi paguhet duke treguar mesele, apo pėrralla prej rrene.
ėėhhhm! I shkrepi djaloshit. nėse nuk dijė. d.mth. mė gjenė si vėllezrit e mijė apo. ?
Po valla, ja pritėn ata. E nėse dijė? (s'ua merrte mendja dot kujt ky aq i ri) Nėse dinė i merr Kalin me gjithė Samar dhe fre.
Mirė ja shkrepi djaloshi.

Pa kaluar as 10 seconda veq u gadit pėr tja nisur.

Kur kam qen n'dasem t'babės. mė patėn lajmruar se nėna tė ėshtė sėmurė nė shtėpi.
Lash dasmen dhe shkova tė shihja nėnėn, mu lut pėr pak lėngė bostani.
Brofa nė kėmbė dhe ja bėna bahqes, tak tak bostanit dolen dy magjup t'vogjel. Aaaa myzhde me na dhan se t'ka le baba.
Tim e tė shpia nėna mbante babėn nė duar sapo kishte lindur.
Shiqo biri imė, babes i pihet pak lang lepuri. Shpejt e nė pyll. mora tre pushk me vete dy pa ēark e njė pa dyfek.
Me atė pa dyfek qėllova lepujt. dy i mbyta e njė e lash pa shpirt. Mora atė tė pashpirt dhe e ziera me nji enė qė nuk kishte fund.
Por edhe pse mishin e lėshoi , yndyrėn e mbajti. shpejt e shepjt tė mos ftohej baba i mora ca bujashka dhe i marova djepin.
Shkova te shpia , provo pėr dere se nxė djepin. shvup e pėr dritare.
Kur hu mbrenda mirė ētė shohėsh.
BABA ULUR KĖMBĖKRYQ TE OXHAKU MUSTAQET VESH E M'VESH.

...............................
..............................
...............................

Dallandyshja_718
17-02-09, 15:42
Na ishte nji kohė, e vshtir qebesa. Njė Babė qė kishte tre djem ia kishte dalur disi tė mbijetonte shumė mirė at far vakti.
Nji ditė prej dite u vdes Baba.
Djemt qė tė tre vendosėn qė tė ndanin pasunin, edhe ashtu nuk kishin shumė e pėr ta shitur tė nesermen nė pazar pėr tė bler ca gjėra ushqimore.
E gjith pasunia, pra Kali, samari dhe freri.
I madhi mori Kalin, i dyti Samarin, ndersa i treti frerin.

Tė nesermen ja bėnė i madhi me kalin nė pazarė pėr ta shitur. I gjori nuk e kishte ditur qė asokohe hyrja pėr nė pazar paguhej me mesele, apo edhe pėrrallė prej rrene.
Qė nė tė hyrė e ndalon zaptia i asaj kohe dhe i thotė kushtin.
Ke 10 min. kohė qė tė na tregosh nji prrallė prej rrene e tė hysh ose do e humbėsh kalin kėtu.
U kujtua i gjori u mendua, dhe po ta linin edhe 24 orė si binte nmenje nji prralė e tillė.

Erdhi i dyti tė nesermen kishte sjellur Samarin.Edhe pėr atė tė njėjtat kushte, edhe ai e humbi Samarin.

Diten e tretė ja bėhu i vogli me frerin nė dyer tė pazarit. Tek sheh Kalin me Samarin qė i njihte u qudit pak por eh.

Ndal jaran ja bėra zaptia, si ēdo njeri kėtu qė shetė duhet tė paguaj tatimin. E tatimi paguhet duke treguar mesele, apo pėrralla prej rrene.
ėėhhhm! I shkrepi djaloshit. nėse nuk dijė. d.mth. mė gjenė si vėllezrit e mijė apo. ?
Po valla, ja pritėn ata. E nėse dijė? (s'ua merrte mendja dot kujt ky aq i ri) Nėse dinė i merr Kalin me gjithė Samar dhe fre.
Mirė ja shkrepi djaloshi.

Pa kaluar as 10 seconda veq u gadit pėr tja nisur.

Kur kam qen n'dasem t'babės. mė patėn lajmruar se nėna tė ėshtė sėmurė nė shtėpi.
Lash dasmen dhe shkova tė shihja nėnėn, mu lut pėr pak lėngė bostani.
Brofa nė kėmbė dhe ja bėna bahqes, tak tak bostanit dolen dy magjup t'vogjel. Aaaa myzhde me na dhan se t'ka le baba.
Tim e tė shpia nėna mbante babėn nė duar sapo kishte lindur.
Shiqo biri imė, babes i pihet pak lang lepuri. Shpejt e nė pyll. mora tre pushk me vete dy pa ēark e njė pa dyfek.
Me atė pa dyfek qėllova lepujt. dy i mbyta e njė e lash pa shpirt. Mora atė tė pashpirt dhe e ziera me nji enė qė nuk kishte fund.
Por edhe pse mishin e lėshoi , yndyrėn e mbajti. shpejt e shepjt tė mos ftohej baba i mora ca bujashka dhe i marova djepin.
Shkova te shpia , provo pėr dere se nxė djepin. shvup e pėr dritare.
Kur hu mbrenda mirė ētė shohėsh.
BABA ULUR KĖMBĖKRYQ TE OXHAKU MUSTAQET VESH E M'VESH.

...............................
..............................
...............................


ahhahahhahahah PUPI, kjo qenka per t'garua nder me t'bukurat, rrezik fiton edhe pse perrallaxhi e rrenca ka sa han ujku...:biggrin: :wink: :biggrin:

uliksi31
17-02-09, 18:15
Po e pyet njani shokun e vet: allahile qysh i kemi punet ne politike?
Punet, a? Si puna e kusherires sime.
Po si eshte puna e kusherires sate? Kusherira ime, u martue dhe kur erdhi se pari te shpija, po e pyesin shoqet: Allahile qysh e kalove naten e pare me burrin?
Cka t'ju them, tha ajo. Pasi u bera gati me ra, po e beje mend se qysh me ra. Me u kthye kah burri, thash se do t'mendoj se jame kurve. Me ja kthye shpinen, do t'mendoj se jame budallice! At'her rash en kokerr t'shpines dhe thash t'behet cka t'behet!
Si duket edhe na ketu ne Kosove jemi ne kokerr t'shpines si ajo kusherira ime, po i thot ai...:biggrin:

uliksi31
17-02-09, 21:10
Nje plak i urte, po bisedonte mbi gjendjen tone ne pergjithesi dhe mbi mundesite e zgjedhjes se ceshtjes kombetare. Mirpo njeri ende pa i analizue fjalet e plakut, bente pyetje dhe e kundershtonte ate vetem e vetem per ta hedhur posht mundesin e zgjedhjes se ceshtjes kombetare.
Plaku dikur u merzit dhe po i thot atij burri: Une e di se si merr vesh ti e disa si ti. Juve duhet tere naten me ju zhdep dajak e tere diten me ju tregue se Serbin e kemi pushtues.

PS. kuptohet kjo ishte para luftes 99-tes

vjeshta
23-02-09, 22:30
Ish shku njoni tek Zoti dhe e kish lut me ja tregu xhenetin dhe xhehnemin .Zoti i thote ;po more dhe e qon ne xhenhnem ,dhe qka te shohesh ! !! Ishin tubu disa njerz te ligesht (pa honger)te zhveshur ,te mjere rreth nje zjarri dhe mbi ate zjarr nje kazan i madh me nje luge me nje bishte te gjate !

Mbasandej shkojn ne xhenet dhe aty po e njejta gje, vetem qe njerzit qe ishin rreth zjarrit dhe atij kazani me ate lugen me bisht te gjate ishin te shendosh ,te gezueshem ...dhe ky njeri quditet dhe e pyet ; si eshte e mundur kjo,ku e gjitha ishte e njejt perveq njerzve... ?!!

Zoti ja ktheu : po ,a i pave ate te xhehnemit ,ata qe jan aty mundohen secili me honger per veti dhe ajo luga me bishtin e gjate nuk jau mundeson ,ndersa keta te xhenetit kan mesuar me i dhan njeri tjetrit me honger .

Pupi
25-02-09, 17:26
Tek mbillnin ne arėn e tyre burrė e grua, ja bėhen nji udhėtarė atypari.

Punė e mbarė o burrė e grue, po ēka jeni ka mbillni ore tė bekum (vėrehej qart tek mbillnin misrin).
Gruaja e prek nė brryl tė shoqin dhe i thotė, thuaj pasuul, pasuul.

O pasuul, pasuul jemi kah mbjellim. ja kthen Burri.

Pasuul ? Oooo... ta paqa nguul... ja ktheu udhėtari !

O ja ngulsh qesaj qė mė msoi, e jo mua.
me tė shpejt ja kthen "pasulgjia".

GURI SYLAJ
02-03-09, 08:49
Nje musafire foli e foli e foli dhe dikur kah gjysa e nates po i drejtohet te zotit te konakut e po i thot:
Allahile mik a thash najsene??
Bilahin bre mik sen nuk ke lan pa thane bile po ma merr menja qi s'kem ma shka thojm ma ,veq po i bajm pale bitevi e po i rrasim ner jargan!
Demek po ia rrasim gjum se na e hupe naten!!

Pupi
03-03-09, 22:03
Duke qenė dėshmitar tė asaj qė Gjuha jonė ėshtė njė gjuhė sa e vjetėr por edhe e modernizuar, e duke patur gjithashtu mundėsin qė ēdo fjalė komunikimi ta shpalosėsh nė shqipe tė pastėr, pa e Anglizuar, Amerikanizuar,Turqizuar e Arabizuar. Nuk ėshtė sjellje "pėrverziteti-lavirllėku" tė pėrdorėsh gjatė komunikim, si nė tė folur, e si nė tė shkruar fjalė qė tingėllojnė bukur pėr veshin e bashkėbiseduesit.

Por ka tė tillė njerėz qė kėrkojn "QIME N'VOE", Duke harruar qėllimishtė qė njė Gjuhė autoktone e bėnė edhe mė origjinale dialekti, dialektet e saja.
Nuk mundėsh dhe nuk do ti binte drejtė sikur gjithmonė tė gjithėn ta LETRARIZONIM, sepse nė kėtė rast tė shprehurit do tė dukej shumė "artificial" e qė nė fakt gjuhėt e popujve nuk e kanė "atė detyrė".

vjeshta
05-03-09, 16:53
Ish kan njani e si shpesh e kish pas vjedh Tyrben ,dhe nje dite i thote ; e moj tyrbe po shume te vjedha e se hetove ! Kur ne ato momente e ndin nje ze ; po shume e ta theva qafen e se hetove !

krijuesiii
05-03-09, 22:25
...njani kish pas shkue me pi uje ne lume edhe lumi i bukur edhe i thelle kur afrohet te lumi e sheh veten dhe aq shume dashurohet nev eten e tij sa bije per te qafur dhe lumi e merre me vete thelle...


tungiii

krijuesiii
05-03-09, 22:30
...Ibish Broja kish pas dale ne konak te Fusha e Kosoves, I zoti i shtepis kishte vetem nje djale te vogel 10 vjeqar po shume te edukuar erdhi e mbush o gjakune pastronte kaffet e mysafireve, edhe dikur babai i thot shko ike te flesh, ne ate moment Ibish Broja nxjerre nja kaqak per ta ndezure edhe ia kerkone gacen qunit te vogel, ai e mbushe doren e djathte me hi dhe mbi hine e vendos nje gace dhe me dore ne zemer ia ofrone pleqnarit qe ta ndez cigaren...

...Ibish Broj: ky eshte Burri i vertet une i kam 60 vite mbi supe veq nje nder te till sma ka bere njeri, per ata lereni djalin ne ode...


tungiii

GURI SYLAJ
10-03-09, 13:26
krijuesi :
E para tregohet per Erosin ne lit e lashte greke e e dyta per Sokratin -nga ketu edhe lind ajo thenja e madhe e tij
"E dije se nuk dije!"

Orfe@
13-03-09, 05:28
...Ibish Broja kish pas dale ne konak te Fusha e Kosoves, I zoti i shtepis kishte vetem nje djale te vogel 10 vjeqar po shume te edukuar erdhi e mbush o gjakune pastronte kaffet e mysafireve, edhe dikur babai i thot shko ike te flesh, ne ate moment Ibish Broja nxjerre nja kaqak per ta ndezure edhe ia kerkone gacen qunit te vogel, ai e mbushe doren e djathte me hi dhe mbi hine e vendos nje gace dhe me dore ne zemer ia ofrone pleqnarit qe ta ndez cigaren...

...Ibish Broj: ky eshte Burri i vertet une i kam 60 vite mbi supe veq nje nder te till sma ka bere njeri, per ata lereni djalin ne ode...


tungiii


kjo ka ndodh para erosave e rosave lit greke e Sokratit ne trojet tona, atehere kur nuk ka pase as eros as grek e Sokrat! Bukur trimo e the!

***

Po ecin dreqnit n'fillim t'dynjasė, kur nuk kish njeri t'gjallė dhe po e shohin nji shqiptar udhės tu ecė. E p'veti njoni dreq tjetrin:
- kush osht more ky njeri? Ai i madhi iu tha:
- nuk e dimė, veē kur jemi ardhė na - kėtu e kemi gjetė!

GURI SYLAJ
13-03-09, 07:26
kjo ka ndodh para erosave e rosave lit greke e Sokratit ne trojet tona, atehere kur nuk ka pase as eros as grek e Sokrat! Bukur trimo e the!

***

Po ecin dreqnit n'fillim t'dynjasė, kur nuk kish njeri t'gjallė dhe po e shohin nji shqiptar udhės tu ecė. E p'veti njoni dreq tjetrin:
- kush osht more ky njeri? Ai i madhi iu tha:
- nuk e dimė, veē kur jemi ardhė na - kėtu e kemi gjetė!

Jo Orfe kete "mesele "mundesh me e qu ne daq edhe para pesedhjet milion vjeteve por e verteta eshte se:
Kur Tahir Berisha ishte kryetar Komune ne Komoran vijne disa profesor nga Beogradi dhe nder te tjera e pyesin se
A jeni moti ne kto Troje ( per shqiptaret eshte pytja)??
Tahiri ju thot:
Kur ka zhdryp Dreqi pej qelle neve na ka gjete ksajde tuj punu !

Une e kuptoj deshiren per te qen ME I MIRI DHE I VETMI por ma mire eshte me Katun!!!
........
E bveten njanin pse po ja mban hapt?
Hapt ia maje e edhe hapt ma qet ,u gjegje erifi!! Edhe ky ish kane shyptare!!!

vjeshta
15-03-09, 14:30
Dervishleri e kish pas nxan lepurin me kerri te kalit !

GURI SYLAJ
16-03-09, 10:24
Me pishmangjine ,jo pazar ,po as perrshesh mos ha!!

uliksi31
16-03-09, 18:07
Njani kishte shkue ne mal per dru. Sa e ngarkoi qerren, pushoi pak dhe u nis per ne shpi. Mirpo, kali kishte kjen me huqe, dhe se terhiqte qe se terhiqte qerrren. Fshatari i gjore ishte la en djese tue me shty qerren me krah, por kot.
Dikur u lodh e u merzit e po i thot kalit: Qe besa ma shume nuk kisha dasht vec t'ishe kane i kojshise, e met hyp dajak.:biggrin:

shfletuesi_
16-03-09, 18:31
Paj qaq myshteri ( borgjlij ) te mire qe te kam, mos me pas kan ti e kisha mshel mullinin moti .....

GURI SYLAJ
16-03-09, 19:06
Rahovecjant qe kan qu rrush me shite neper qytetet tjera dhe kur ka desht me i nxane nata ne rruge i kan ndrru qezet !!

hasanmehmeti
16-03-09, 21:26
I kishin pas shkue ne konak njonit nja 2 msit ( te ndryshem) me ia lyp qiken. E nikoqiri i pret mire , e muhabet deri ne fyt, nder tjera i kish pas qit edhe mish me hanger.

Ktynehere ka pas njefar shtroje ner sofer (dikund mbi) dhe njeri nga msitet kishte pas qene kogja"dreq", se kur kish pas hanger mishin , eshnat ia kish gjujten msitit tjeter ner sofer qe mos me mendu miku se une qenkena Llaskucan.

Keshtu qe vjen koha me e qu sofren edhe e shef miku se njani paska pas plot eshna para vetes e tjeteri kurgja hiq edhe pse maroj tu hanger mish.Keshtu qe e kupton dredhin e ketij te funit.

Vije momenti edhe me vendos kujt me ia jap qiken prej tyre edhe ai miku vendos qysh ne sofer duke i thene msiteve: Ti msiti qe i paske bon krejt keta eshna te qofte perhajr qika jeme , se e paske sojin e zotnis ,mishin po e hajshe e eshnat jo, ndersa per sojin e qenit (qe han mish e eshna) nuk kam qka me jap!!!

GURI SYLAJ
16-03-09, 21:50
Qeni i kojshise e myte kojshin dhe tash ky e lypke nje gjak borgj!
Mlidhet islihati po kurrqyshe nuk mujshin me e qite punen ne rend!
I zoti i konakut qohet nga oda dhe shkon ne shtepi per far pune!
Nje nuse po e bvete;
He babe a po muni me i afru hiq?
Jo bre bi bilahin hiq!As nuk po e fal gjakun e as nuk po i merr lirat!(Nje gjak =60 lira!)
Kollaj asht kjo pune o babe po i thot nusja!
Fol bia ime qysh po menon ti!
Merrne qenin edhe varnja ne qafe qemerin me lira e thoni erifit qe dorasin qe lirat zgidh e merr!
E ai me e ndrru mashkullin me qen nuk munet po edhe me i marr lirat prej qafes se qenit nuk munet edhe nuk ka rruge tjeter po e fale gjakun!
U ba qysh tha nusja dhe u fal gjaku!!!

Orfe@
17-03-09, 02:54
besa ta ka marr vargun e lirave prej qafe, e me ia falė hiē, po fol drejtė

GURI SYLAJ
17-03-09, 07:01
Trojet Shqiptare jan hapt ndoshta dikund ka ba vaki edhe ashtu ????
Ndoshta edhe ke te drejte por kur te kafshon qeni ( edhe nese ai qen eshte si guri e ti don me e qit jasht) nuk duhet me u kthy edhe ti me e kafshu se hak suj merr( Prandaj nuk t'u pergjegja ne te njeten mase atje)!Kjo eshte sikur me te rreh gruja ,ti mundesh edhe me e mbyte po hak me marre kurr .
Prandaj thot populli:
Prite punen pa u ba se kur te bahet mos ban za!!!!

Makresh
18-03-09, 13:45
Na ishte njė herė njė mal i lartė dhe rrėzė tij njė fshat i vogėl.
Fshatin e vogėl nė rrėzė tė malit rrezet e diellit e rrihnin vetėm pak orė nė ditė dhe kėshtu fshati i ngryste ditėt e tij nėn hijen e pėrjetshme tė malit. Mungesa e rrezeve tė diellit bėnte qė fėmijėt e fshatit tė rriteshin rakitikė dhe tė gjithė ndiheshin tė pafuqishėm pėrballė fatit tė tyre… deri sa njė ditė, njė mėngjes herėt, panė mė plakun e fshatit qė me njė lugė nė dorė po nisej drejt malit.

- “Ku po shkon o Plak i urtė me atė lugė nė dorė?” e pyetėn banorėt e fshatit
- “Skam forcė qė tė mbaj kazmėn, por edhe me lugė do tė nisem qė tė sheshoj malin” u pėrgjigj Plaku, duke vazhduar mė pas ” e di, ėshtė ēmėnduri dhe e pamundur, por tė paktėn tė tregojmė qė duhet tė ndryshojmė diēka dhe dikush duhet qė tė fillojė pėr tė bėrė ndryshimet”.

Pupi
18-03-09, 19:08
U shtrua Sofra nė njė konak n'malsi diku, dhe kish qėllue pėr dark njė musafir i rėndė.

Pasi kishin ngritur ca gota rakije me nga pak djath, bylmet i kohės ky. edhe Darkės i kishte ardhur radha.
U ofruan rreth e pėrqark sofrės burrat e shpis, dhe mysafiri si e do zakoni nė krye, me shpin drejt oxhakut.
I zoti i shtėpis sipas zakonit duhej tė ishte ngjeshur nė radh me mysafirin nga e djathta.
Mysafiri i rėndė dhe i privilegjuar nga tė tjerat miqasira gjithkah kah shkonte. Nuk u besonte syve tė vetė tek shihte si i zoti i shtėpis ndante mishin nga tepsia e stėrmbushur.
Na ti qė sot ishe nė arė, njė cop kogja tė madhe dhe plot tul. Na edhe ti qė solle drut nga mali, poashtu mish i mirė me plot tul. Dhe kėshtu me radhė derisa e kishte shkepur pothuajse tė gjithė mishin e mirė nėpėr meshkujt e shtėpis sė vetė.

Pėr vete kishte ndalur pak dhe atė me eshtra, ngjashėm i takonte edhe mysafirit.

"Burri i rėndė" su durua pa folė:
Kjo ēfar pash unė sot kėtu tek ju s'mė ka ndodhur kurrė nė jetėn time o filan fisteki. Ishin fjalėt me thumba nga mysafiri barkdreq.

Paj edhe mua s'mė ka ndodhur deri mė sot tė mė mėsoj kush si do e ndaj drejtėsin nė shtėpin time, O lum miku.
Por ja ta tregoj pse unė veprova/ veproj kėshtu "Mik jarani".

Pėr vete dhe pėr tya ndava mė pak mish, sepse neve pėrveq qė pim nga ca gota raki me djath e kos, unė jam i mendimit qė nuk do mund tė hanim mė tepėr, fundja neve edhe ashtu nuk punojm gjė, e do tė na mundonte mishi me dhjam.
Ndėrsa robt e shtėpis kanė bėrė nga ato punėt mė tė rėnda gjatė ditės, e do ti bėjnė prap tė nesermen, derisa ti qė nė mjes do ja mbathėsh.
Me njė fjalė, ti do thyejsh qafen e do shkosh, e unė e kam gjallnin me po kėta rob !

GURI SYLAJ
18-03-09, 19:16
Merr mik e mos u ngut se buka nuk ka marre -po i thot i zoti i konakur mikut qe e kishte mysafir!!
Boll mora e bereqet Zoti te dhashte !
Se, me te vertete buka nuk ka marre po burri duhet me e pas ni trohe !!!

Fshatari
20-03-09, 11:03
Dervishleri e kish pas nxan lepurin me kerri te kalit !
Une as me traktor s'po muj me i zan!

GURI SYLAJ
23-03-09, 09:07
Ne nje ode ra biseda se per cka hjek njeriu me se shumti !??
Dikush tha per pare (pasuri)
Dikush tha ,jo per miqe
Dikush tha jo force...e keshtu vazhdoj biseda deri sa nje plak tha:
Jo,jo s'jeni kurrkun hiq sepse tana kto qe i permendet edhe kur i ka njeri mendon qe nuk i mjaftojn dhe kerkon edhe me shume.
Njeri ma se shumti hjek per MENE sepse bash kur mendon se ka boll ai nuk e ka asnje ....!

shfletuesi_
23-03-09, 10:04
Agjo Ogjakun e paske te mire por qenka pak i shtremt... ...

GURI SYLAJ
23-03-09, 10:42
Ktyne here oxhakun e kena pas veq per mu nxe e tash po i bajn edhe per dekor !
Nashta asht shtremt pak po timin e qet dej mi kulum!!

shfletuesi_
23-03-09, 10:44
A po nxeheni me bung a me Qarr....

GURI SYLAJ
23-03-09, 10:51
Dyat !
Kur me vyen prush per kafe me qarr e kur me vyen me e mbajt me gjat zjermin me bung!

shfletuesi_
23-03-09, 10:56
A keni me ngjit naj qka sivjet per lavra... a me te kojshis

GURI SYLAJ
23-03-09, 11:07
Jo i kemi lan batall se po na vjen hazer pej (kojshise)serbise!!

Dallandyshja_718
23-03-09, 16:34
Mos e leni djerr mor se edhe ma hajr ka me e l'vrue, se lene sa i shihet hajri bereqetit!:smile:

GURI SYLAJ
23-03-09, 16:41
Ne nuk patem me i lan djerre po nuk po ka kush me u marr me politike e edhe me nejt ner hije!!

Dallandyshja_718
23-03-09, 16:45
Hiqnju politiket por kapni shatin e "capanin" (trrnokopi) se buka ēi t'a fitojme me djerse n'a mban gint, njajo e politikes n'a del per hun'sh!:smile:

GURI SYLAJ
23-03-09, 16:56
O tybe oj malsore mire e ke po na jena msu me prite!
Tash po presim edhe nja 100 vjet e me maru edhe ni shtet!!

DEA
23-03-09, 17:40
Kjo dynje , si pela pa fre...

Orfe@
24-03-09, 21:00
Ndiqe e ndiqe e mos e nxa, se m'i nxanė nuk t'vyen gja!

shfletuesi_
24-03-09, 21:17
Ne nuk patem me i lan djerre po nuk po ka kush me u marr me politike e edhe me nejt ner hije!!

Qesaj i thon me rreh veten ...

shfletuesi_
24-03-09, 21:20
Mka qu baba a e ki 1 meter..i kujt ke bre djal a po rritesh.... haj mashallah krejt i paske ga babes...

vjeshta
06-04-09, 15:02
Im Atė kur unė i kisha ...


4 vjeq: im atė dinė tė bėjė gjithėqka .
5 vjeq: im atė dinė shumė gjėra.
6 vjeq: im atė ėshtė mė i miri nga tė gjithė.
8 vjeq: im atė nuk dinė bash gjithėqka.
10 vjeq:nė atė kohėn qė ėshtė rritė im atė gjėrat ishin sigurishtė ndryshe.
12 vjeq:Oh , natyrishtė im ate nuk din asgje pėr kėtė .Ė shte shumė i vjeter pėr ta kujtuar fėmijėrinė .
14 vjeq: mos i kushto kujdes im atė .Ėshtė keshtu antik.
21 vjeq:Ai? Urrej ,ėshte njė antik i papėrmirėsueshem.
25 vjeq: Baba dinė diqka ,patjeter,ėshtė qė moti nė kėtė botė .
30 vjeq:Ndoshta duhet ta pyesim babain se qka mendon .Mbas tė gjithash ,ka shumė eksperiencė .
35 vjeq: Nuk bėjė asgjė para se mė pyet babain .
40 vjeq:Kush e di se si do te sillej babai .Kishte aq urtesi dhe nje eksperienz tė madhe.
50 vjeq: Kisha dhėne gjithėqka qė babai tė ishte kėtu dhe tė flisja mė tė .Sa mėkat qe nuk e kisha kuptu se sa ishte i zoti .Kisha mujt mė mėsu shumė gjėra nga ai .

GURI SYLAJ
06-04-09, 15:12
....hajde babe t'i kallxoj megjet e arave...!

vjeshta
07-04-09, 11:21
Nuk dinė ti babė se qka ėshtė evladi .

Tinky-Winky
07-04-09, 11:33
Kalleni ka ni duhon ,,,,

lovely
07-04-09, 20:25
Ep Zo men ku s`ka!!!

>>{SpOnGeBoB}<<
08-04-09, 13:53
Hec pe shko mushna ka nji qaj qitu ti lovelje sa pu cillesh ne ode :tongue:

luckyman
10-04-09, 20:15
Rrumull baco rrumull,. e tanat t`zezet grumull!

A osht kana lyp kush buken?!

luckyman
06-09-09, 11:47
A ini shterngu per ket Dimer hiq?

shfletuesi_
06-09-09, 14:43
Ju dikun e pat...

Tomori
06-09-09, 21:23
Njani mbante ne krye nji plis te ēkyer tan shenja-shenja dhe nji mik i tij nji dite e veti: Pse bre burre po e mbane kete plis te ckyer kshtu, a hic nuk kij bile me ble nji plis a?

- Paj kam m'i ble, po ket e mbaj per shėj, se ky plis kallxon dicka!

- Po pse tu ka shkyer plisi kaq shume bre? - ja priti miku.

- Tue fole drejte, mu ka ēkye plisi. sa here fola drejte, me rrehen shtage krese e ma ckyen plisin.

----------------

- Pse tu ka ckyer plisi?
- Tu fol drejte!

GURI SYLAJ
18-10-09, 07:24
Njani u livdojke dhe sa here qe i ipej rasti thojke ;dje e rreha njanin dej e ngaela!
Para nja dy javeve i shtina nja pese vet me kry ne pus!!!!

Po kur ju dashke me dale naten per nevoje u detyrohke me e percjelle gruja se vet u tutke me dal ne oborr .
Nje nate kish dal te plehu ,kuptohet bashk me gruan!
A cka koka nata e mire me vjedhe sonte ,koka hana veq me kan dite!
Geuas i kishte ardhe shpirti ne fyt nga keto"trimni" te te shojt e po i thot;
Bane m.... , m... se tybe n'kofsh ti i hajnive .Ti nuk po guxon me dale vete per nevoje e ktu me shet trimni, ani kujna se!!!

GURI SYLAJ
07-11-09, 01:19
E ki pas vete me nje ode njani .qe u shitke per i ditun ,Mulla Sherifin.
Hoxhe.A eshte gjynah me hanger buke ne nevojtore???
Jo bre djal i mire nuk asht gjynah - i ki pas thane ky!
Veq, ru e mos dil tuj u mertype. Se me te pa hallku thone ckamos se ata nuk e dijn.... cka ke pase per sille!!!

GURI SYLAJ
24-11-09, 22:20
Tregojn per nje vaki me nje vakt!!
Nje azgan djal i ngucke pazargjite diten e pazarit.
Edhe , ne mes tjereve, po e shan nje plak .Plaku qeshi edhe e nxor nje lire e i dha!
E ky erifi ,tuj menu qe tan japin lira per te shame, afrohet e e shan njanin tuj shite lakna .Ai ,laknagjia,pa nja pa dy te hjek boqen e kanarit e t'i nalet ne lule te ballit .Taksirati i msheft e azganin e lshoj shpirti!
U hap fjala ne pazar qe laknagjija e mbyti azganin .
Kur nje plaku tha:
Jo tybe, nuk e ka myte laknagjia po qajo Lira e jeme!!!

GURI SYLAJ
16-12-09, 16:41
Vakija e qobanit


Nje qoban qe i ruante dhite cdohere ,ne mramje kur i binte ne shtepi ,enderronte se i ka krushqi ne dasem .Kishte deshire i ngrati me u martu!
Her e pritke njeren e here tjetren ,me i ba varg, po ato ose dilnin prej renit ,ose i mshonin njana tjetres me bri ,o beheshin nja mbi naj po rresht asnjeher.
Dhe kur qobani e shihte se nuk po e ngojn i jepke gajret vetit e thojke

Po ku bahet darsem me dreqen more!
Edhe politika e jone shqiptare ,bilem edhe ketu ne Forum ,eshte ba si dhite e qobanit( nuk jan ato te Rafetit)!

shfletuesi_
16-12-09, 18:01
Ju a po kallxoni prralla apo fjale burrash.

teutaA
16-12-09, 18:31
Ju a po kallxoni prralla apo fjale burrash.

hahahaahhahahah:wink:

" ha buk e long e met ne amerik"

shfletuesi_
16-12-09, 18:33
hahahaahhahahah:wink:

" ha buk e long e met ne amerik"


As te feta as te hata midis drinit ndeg te thata.

teutaA
16-12-09, 18:35
As te feta as te hata midis drinit ndeg te thata.

"zoti nuk eshte mac me te grrith, shuplaka e zotit baces eshte e madhe "

shfletuesi_
16-12-09, 18:36
"zoti nuk eshte mac me te grrith, shuplaka e zotit baces eshte e madhe "


boll mire je ka e din kerkand deri me sot ska dal me llavaqk me vra ai nuk te vret me plum po me taxirate.

teutaA
21-12-09, 02:32
a kishin pas fol grat naj her ne keto oda a veq burrat :rolleyes:

GURI SYLAJ
21-12-09, 08:00
a kishin pas fol grat naj her ne keto oda a veq burrat :rolleyes:

Besa jo veq me fole po edhe kan vendose ...po jo shpesh!!

teutaA
27-12-09, 21:19
Besa jo veq me fole po edhe kan vendose ...po jo shpesh!!

ani a bon me shkru ketu edhe fjal te grave apo vetem te burrave hahahah edhe grat i kan priqat e veta :smile:

GURI SYLAJ
21-01-10, 09:33
Ky shkrim e ka vendin dikun tjeter por me qellim po e le ketu!!

Njani shpi e madhe e shume mashkuj.
Nifar Murati i kishin pa than edhe kogja shume djem bile!!
Nje nate vjen nje mik dhe ne bisede e siper po tregon se nje jaranit te tij i ka vdeke gruaja ne lindje !Shkaku i binqeve dhe lindjes se parakohshme.
Djali i madh i Muratit ,pa nja pa dy tha,
Kuku ,kudra jem ma e forte ,pese i ka ba edhe shnosh si molla !
Plasi gazi .Nje e qeshur qe vetem miku nuk e dinte arsyen ne fillim .
Kur pushun pak ju drejtu te zotit shpise ,Murtait, e po i thot ,
Perhajr o mik e u rritshin se tybe nuk pasna ni qe jeni shtu edhe per shtat rob!!
Prap e qeshur me fun te barkut.
Miku e mori vesh .
Nuk kan faj djemt e Muratit po NIVELI i debatit!!!!

vjeshta
30-01-10, 01:44
E kish pas njoni pervjetorin e marteses dhe kish pas bo feste .Edhe shkojne te ftuarit edhe ia urojn : urime urime 20 vjetori i marteses e priteshi edhe shume tjera s ebashku .

Ehh thote ai : me e pas mbyt kur jam martu tash e kisha perfundu burgun edhe isha n'liri .:tongue:

GURI SYLAJ
30-01-10, 06:01
E kish pas njoni pervjetorin e marteses dhe kish pas bo feste .Edhe shkojne te ftuarit edhe ia urojn : urime urime 20 vjetori i marteses e priteshi edhe shume tjera s ebashku .

Ehh thote ai : me e pas mbyt kur jam martu tash e kisha perfundu burgun edhe isha n'liri .:tongue:

E i ngrati po shume paska hjeke !Po cka me ba hjeka per burra asht!???

luckyman
04-02-10, 20:23
........

Kalimtare
06-02-10, 13:59
...Khėė Khėė!

Antika
01-02-11, 20:40
Kur asht mjaft e kemi dijtė
Shkon musafir njani. Kur hin mrena n’odė* masi bisedojnė* p’e sheh ni llahutė virė n’stenė. Po e vet mysafiri t’zotin e shpisė:
-A i bjen kush ksaj llahute ?
-Kapak* - i tha plaku.
Dikur e dveti plaku mysafirin:
-Po ti a mos dite me i ra ?
-Po* i bij bajagi mirė* - ja kthen musafiri.
-Po bjeri pak e na ban zijaret* - i tha i mashkulli i shpisė.
E mur llahuten mysafiri e ja nisi mi ra. Po s’ja kish pas zanat hiē e s’diti me nalė deri sa i mėrziti t’anė. I zoti i shpisė* priti s’e pe nalė* dikur s’ju durue e i tha:
-He more miku i mirė* ksaj virone nuk kena ditė me i ra mirė* por kur asht boll e kena ditė !

Antika
01-02-11, 20:53
....e lexova ket artikullin e juaj po une mendoj se nuk ka than *ziaret *po ziafet


ziaret do me than vizit *ziafet do me than muzik ose dikush i tho gjymysh

ndoshta e kam gabim po prej neve kshtu e kuptojna ju pershendes
(ishte kjo pyetje )



Te pershendes gjithashtu. Ndoshta jam gabim *por une mendoj se ziaret eshte ndere (i ben ndere me ndonje vizite ose ne rastin konkret te luaje me ate vegel)

Ziafet=eshte dreke gosti.

Mendimi im eshte ky.

vjeshta
12-02-11, 20:23
TRE VJET TĖ KAM LAVDUE
E kish pas marrė ni plak ni grue pėr djalė t'vet.Reja i kish pa bā hyzmet shumė plakut rrafshe tre vjet.Plaku tre vjet e kish pa livdue renė n'ka ish zatetė,kur kish pas shkue nėpėr miq:"Ni re qi e kam marrė une,kush se ka n'ket rrethinė".
Mas tri vjete reja s'po i ban hyzmet e as s'po e ngon.Plaku ni ditė po i thotė:
-Hej moj bi,shum n'zor jam ra une tash.Tri vjet t'kum livdue e , tash tri vjet m'duhet me t'kesh pėr me jau mush menen hallkut qi s'asht qashtu qysh kam thanė.

GURI SYLAJ
17-02-11, 10:53
Njani shpi a madhe e mashkuj shume ,si sot skena politike e Kosoves!!
I vjen ni musafir ,per here te pare ,dhe hala pa u tubu mashkujt ne kulle po i ,thot i zoti shpise, musafirit.
Ty ,mire se te ka pru Zoti .Po e kam ni lutje!?
Fol burr ,po i thot musafiri .
Na jem kallaballak po e keqja eshte se e kemi nje mashkull pak avdall (demek i krisun) e edhe nese flet shume e te ranon najsen mos ia shih per te madhe.
Jo more sa gajle !
Kur erdhen mashkujt e ia nisi muhabeti folke njani e musafiri ia bajke me kry te zotit shpise (demek a asht qiky )?
Ai ia kthejek (me kry)ncuk(demek jo)
Kur njani nime e teproj e musafiri nuk u duru e po i thot plakut:
Bilahin veq qiky duhet me kan !?
Plaku tha .
Jo tybe treqin tybe ky paska lu sot se as ky nuk eshte .
Musafiri nuk muj e bajti ma e po i thot .
Vallahin ,ty o mik ,Zoti bereqet te dhashte veq ktu nuk koka reni me kan veq nja i krist .Me sa po doket kallabllak koki!!!

Antika
27-04-11, 17:01
Ish kanė nisė njani me shkue tu ni mik me kali. Del pej shpije me kalė pėr dore e shkon kamė koxha larg. Dikur mrrin tu ni ujė e don m’i hip kalit me kapėrcye ujin. Ēepon n’zingji, kapet pėr shalė e thotė:
- Nimom, o Zot!
Kur bani me hip n’kali, merr hezė t’madh e bije n’at anė. Aty qilloj ni guri e ky i ngrati u sakatue n’at guri. Dikur u que kadal e po thot:
- Aman more Zot, a thue unė nuk dita me t’u lutė, apo Ti nuk e more vesh !

vjeshta
09-11-11, 01:11
Shlirohuni burra .

Daglasi
09-11-11, 13:04
Ndiqe e ndiqe e mos e nxa, se m'i nxanė nuk t'vyen gja!

Hahaha,mire qe me tregove:biggrin:

luckyman
12-11-11, 20:00
Vra ora ,e metė gjallė!

emine
12-11-11, 20:03
Vra ora ,e metė gjallė!

Malsor ti,apo ke dajte:rolleyes:

emine
12-11-11, 20:07
Ish kan hy ni Plak ne ode Burrav edhe kajke,pe vesin qka ki bre baci filan fisteki,tha mka kalu mini naper musteqe,po hajte se paska shku ajo pune qka po kan,,,e bre burra qaj ra e ja qel tash tjereve udhen

natyra
13-11-11, 03:58
Oj Emine moj ik se na mbyte me keto pleqni :)
Pershendes...me nje mesele dhe une,e mora hua diku

Moti kishin pas than se pleqnia ka ardh prej femres,por me fanatizem te disave meshkujve..u mbetet burrave dhe qe atehere thuhet Oda e Burrave.dhe per mos me mbet krejt nami tek burrat,po ua sjell dhe nje pleqni te femres..lol

Njėherė kishte kėrkuar ni burr qė tė takohej me sherrin e femrės dhe i tha tė atit tė vetė:

-O babė, dua ta njoh sherrin e femrės, se mė kanė thėnė se ai ėshtė i fortė.
-Le ore bir i tha i ati - rri nė shtėpi e mos shko me largė, sepse pleqnia ka dalur prej femrave dhe jo prej mashkujve , mirėpo ai i gjori nuk e n'dėgjoj tė atin dhe vajti nė kerkes tė sherrit te femrave.

Duke kaluar disa fshatėra e pa njė grua e cila nxirrte ujė nga bunari.
Iu afrua mė ngadalė dhe e pyeti:
- Mė fal, a bėnė tė mė tregosh se ku mund ta takoj sherrin e femrave, tek cila grua - tha ai.

Gruaja vetėm qeshi dhe tha:- Po ē'tė duhet ty sherri i gruas, shko rrugės tėnde dhe nėse do ujė ja, te jap.
Jo - tha ai, vetėm mė trego se me cilen grua tė ndeshem dhe ta vėrtetoj se kush ėshtė me i fortė,... trimėria ime apo sherri i gruas!!

Kukuuuuuuuu-bėrtiti gruaja.

Burrat qė po punonin afėr arės vrapuan me shati e kosa nė dorė dhe i thanė.
Ēka u ba bre , qka u ba???!!!.... dhe i drejtuan te gjithė vegėlat e punes nga ky burri.
Asgjė - tha gruaja, vetėm i mbeti uji nė fyt nga po pinte dhe mendova mos po pėlset me ujė ne fytė.
Burrat u larguan dhe shkuan tė punojn prapė.
O zotri-i tha gruja, a e takove sherrin e gruas, po sikur te ju thoja burrave qė mė ke prek me dorė, do te benin copė e grime, pra shko nga ke ardhur e mos kėrko sherr tė gruas, sepse nga gruja kan dalur fjal (http://kafeneja.roomforum.com/t82-fjale-te-odave-shqiptare#)ėt dhe pleqėnia e burrave, shko pra tash.

Ai u kthye me kokė ulur nga kishte ardhur.

s'kan than kote,gruja e ka meshel(dreqin n'gote)lol

Ps,por jo te gjitha,nja ka qillua e tash ju ka met faji,tanave

kalofshit bukur,me temen ne vazhdim

Natyra!

Zero Cool
13-11-11, 19:03
Mos kqyrė gunėn por kqyrė punėn !

Dali!Keq!ch
03-03-12, 01:51
Te nderuar :


E hapi ketė temė ku ndoshta mundemi te flasim sikur dikur neper oda burrash sepse aty ka qenė dija nderi dhe burrnija e shqiptaris.

Ju kisha lutur qe mundesishte ti permbahemi temes e te mos kalojm ne tema tjera, nese ka mundesi.

Tė gjithė janė te mirė se ardhur pa dallim gjinije.

Ramadan Shabani , plak i meqem ka thanė:

Oda te vesh dhe te zhvesh,te ftofė e te nxenė , andej ata qe hynė nė odė burrash le ti lan hujet ne oborrė.

Por pleqnija ka dalė prej grave -thojshin burrat.

Nderime.

Psikologu , RESPEKT te madhe per temen, te Pershendes shume..

Un nuk po du me prish ket atmosfer kaq te mire ketu, veq nese ka mundesi me bisedu te gjithe Gegnisht, qe tma kujtoni 100% Oden e Kosoves.
Kjo gjuha moderne, gjuha letrare ketu ne Oden e Burrave nuk po tingllon Burrnisht kjo ke ajo qka dashta me shtu ketu.
Me shume knaqesi po ju lexoje, vazhdim te mbar.

vjeshta
20-05-12, 22:08
Njani se kish pas javen qe ish martu edhe ish nis n'ara me e mjell kollomoqin .Dhe kur del nga dera i thote nanes qe buken me ia sjell djali ! Nana ,ndrydhu e shtrydhu se qysh me ia ba ksaj pune .

Nusja e muar vesh punen se qka ndodhi edhe i thote vjehrres se ia qon ajo .Kur niset kjo,jo vetem qe e merr buken por edhe draperin ,Kur mbrrine n'ara e lshjon buken edhe e pyet burrin se ku me ia nis me korr .

Burri e kqyr edhe i thote ;po une kam ardh me e mbjell e ti po don veq me korr !

Nusja ia kthen ; po edhe ti njeri para nje jave je martu e the me ta sjell djali buken .