PDA

View Full Version : I L U Z I O N I


4peace
24-04-05, 19:13
...




ILUZIONI




«Problemi i iluzionit qėndron nė faktin se ai ėshtė veprim i shpirtit dhe rezultat i aspektit mental tė tė gjitha shpirtėrave nė...Shpirti ėshtė ai qė ėshtė i rrėnjosur nė iluzion dhe, shpirti ėshtė ai qė nuk sheh qartė deri sa tė mėsojė ta derdhė dritėn e vet nė mendje e tru.»





Kjo pėr ju do tė mund tė kishte qenė njė zbulim i ri. Ndoshta nuk do tė kishit menduar kurrė qė shpirti tė ketė qėnė i pėrkufizuar nė ēfarėdoqoftė mėnyre. Ndoshta keni menduar se pėrkufizimi ėshtė ēėshtje qė ka tė bėjė gjithmonė me materien, karakterin, mospėrshtatjen e aparatit, fizik... ose mental, pėr t'i mundėsuar shpirtit vetėdije tė njėmendtė mbi botėn e jashtme ku jetojmė...

Murgesha
24-04-05, 19:29
Pėrshėndetje i nderuar 4peace.

Nuk po e kuptoj sa duhet kėtė temėn tuaj.
Nė njė anė paraqet njė pėrkufizim pėr iluzionin, pastaj bėnė njė koment tė pa kjartė qė nuk dihet se kujt po i drejtohet.
Nėse do tė kishit mirėsinė tė jeni pak mė i kjartė nė kėtė temėn tuaj.

4peace
24-04-05, 19:53
Pėrshėndetje i nderuar 4peace.

Nuk po e kuptoj sa duhet kėtė temėn tuaj.
Nė njė anė paraqet njė pėrkufizim pėr iluzionin, pastaj bėnė njė koment tė pa kjartė qė nuk dihet se kujt po i drejtohet.
Nėse do tė kishit mirėsinė tė jeni pak mė i kjartė nė kėtė temėn tuaj.

Pershendetje e nderuar

Fjala eshte per iluzionin si te tille. Nese nuk e ke te kjarte tani, mbase do ta kuptosh me vone. Se pakut shpresoj keshtu.

Thua se kujt i drejtohet. Askujt ne vecanti. Kryesisht atyre qe jane te interesuar.



Cdo te mire!

4peace
25-04-05, 10:51
...









Ne jemi ata qė i mundėsojmė shpirtit dalje nė botė dhe, nėse s'kemi aparat, shpirti nuk mund tė shohė. Theksi mė i madh nė mėsim i ėshtė dhėnė asaj qė aparati ėshtė i papėrshtatshėm, ēka edhe ėshtė. Inercioni i vet materies ia vėshtirėson, nganjėherė madje edhe ia pamundėson shpirtit pėrdorimin e pėrshtatshėm tė aparatit tė cilin e ofron karakteri nė lindjen e dhėnė. Rezultatin e kėsaj nė sferėn mentale e quajmė iluzion. Mendja dhe truri e interpretojnė gabimisht tė vėrtetėn dhe atė qė e sheh shpirti. Mu ky interpretim i gabueshėm shkakton iluzionin.






E shikojmė botėn, nė mendjen tonė fusim ide, trajta tė tė menduarit, ideologji e pikėpamje pastaj provojmė qė tė gjitha kėto tė kenė njė kuptim. Nėse ato ide e ideologji na janė tėrheqėse, atėherė lidhemi me to. I bashkohemi kėsaj apo asaj grupe a organizate dhe nė kėtė mėnyrė e mbushim mendjen me iluzion. I pamundėsojmė shpirtit pėr ta parė qartė e pa pengesa botėn ashtu ēfarė nė tė vertetė ėshtė.Ia tregojmė shpirtit atė botė ashtu siē mendojmė se ėshtė. Pasi tė kemi tregtuar me tė gjitha idetė, ideologjitė, partitė politike, mėnyrave tė tė jetuarit e tė menduarit, besimeve tė ndryshme, doktrinave e dogmave tė ndryshme, mbesin nė mjegull, nėn mungesėn e dritės,e kėtė e quajmė iluzion dhe nė kėtė mėnyrė e mendjen e karakterit e mbyllim pėr depėrtimin e dritės sė shpirtit.

4peace
26-04-05, 08:29
...









Shpirti provon ta nxjerrė dritėn e vet pėrmes trupit mental. Pėrderisa iluzioni ėshtė nė sferėn astrale, e quajmė verbėrim (apo mashtrim, anglisht Glamour). Bota ėshtė e mbushur me verbėrime. Disa nga ju i njohin disa nga verbėrimet e tyre. Pėrveē mjeshtėrve dhe teologėve mė tė lartė, tė gjithė tė tjerėt vuajnė nga verbėrimi apo iluzioni. Nuk e shohim botėn ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė. Jetojmė nė iluzion. Shumica e njerėzve qė fillojnė tė mendojnė (ky ėshtė dallimi ndėrmjet verbėrimit e iluzionit) mendimet dhe interpretimet i pėrdorė sikur tė ishin tė vėrtetė, pastaj zgjedhin ndėrmjet tyre. Iu pėlqen ndjenja e diēkaje meqė janė, pėr shembull, sentimentalė, kėshtuqė gjejnė mėnyrė sentimentale nė tė shprehurit e vetes. Nėse janė tip i personit tė ashpėr, mund tė gjejnė qė tė vepruarit e ashpėr ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr shijen e tyre. Lidhemi pėr atė qė dijmė ta shpjegojmė e mendojmė se ajo ėshtė e njėmendtė.






«Iluzioni ėshtė para sė gjithash mental dhe ėshtė karakteristike pėr qėndrimin e mendjes sė atyre njerėzve qė janė mė tepėr intelektual se sa tė ndjeshėm. Janė shtuar verbėritė e tilla pėr tė cilat flasim rėndom. Faji i tyre qėndron nė tė kuptuarit e gabuar tė ideve e trajtave mendore si dhe interpretimeve tė gabuara."





«Iluzioni sot ėshtė aq i fuqishėm ashtuqė vetėm disa njerėz, mendja e tė cilėve ėshtė e zhvilluar nė ēfarėdoqoftė mėnyre, zotėron me ato trajta tė fuqishme tė tė menduarit tė pėrlyer me iluzion, rrėnjėt e tė cilit ndodhen nė jetėn e karakterit tė ulėt dhe natyrės sė dėshiruar tė masės sė njerėzve dhe nga kjo nxjerrin energjinė e tyre jetėsore.»








.

Reana
28-04-05, 06:31
4Peace,

Gezohem qe ke shkruar ne kuader te nenforumit Filozofi/Psikologji, ne lidhje me kete teme!!!!
Me sa shoh une keto jane pikepamjet e Islamit ne lidhje me Shpirtin!!!!
teme e qelluar, ne vend te duhur dhe e jo e sterngarkuar me shprehje e idiome te huaja!

sukses

(shoh disa inkoherenca, por me siguri keto jane bere nga perkthyesi i kesaj teme)

4peace
28-04-05, 15:33
...









Jetojmė nė botėn qė ėshtė e mbushur pėrplot iluzione. Ēdo shtet nė botė i ka iluzionet e veta. Nėse shteti ėshtė i madh si Rusia apo Amerika, njerėzit rėndom kanė iluzionin e madhėshtisė. Pėrpiqen pėr tė dominuar, pėr t'u zgjėruar. Sa mė i madh tė jeni, aq mė tepėr dėshironi tė zgjėroheni. Kjo ėshtė gjė pėr t'u habitur. Njeriu do tė kishte menduar se shteti qė ėshtė i madh si Rusia apo Amerika veēmė ėshtė aq i madh, sa qė njerėzit janė tė lodhur nga ajo qė kanė shtet aq tė madh, shtet qė ėshtė truprėndė pėr ta udhėhequr si dhe e paharmonizueshme. Por jo. Ata me gjithė dėshirė do tė kishin qenė edhe mė tė mėdhenj.





Njeriu do tė kishte menduar se regjioni qė quhet Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, me gjėrėsi prej 5000 kilometrash e disa mija kilometra prej veriut nė jug, ėshtė mjaft e madhe pėr ta kėnaqur shumicėn e njrėzve. Por jo. Prej nga kanė ardhur Texasi, New Mexico e gjysma e Kalifornisė. SHBA-tė ia kanė vjedhur Meksikos. Dėshira e tillė pėr t'u bėrė mė i madhi e mė i miri, dėshira pėr pėrhapjen dhe krijimin e trajtės sė vlerės mė tė madhe tė tė menduarit ėshtė iluzion i madh i njerėzve nė Shtetet e Bashkuara. Sot, nėn pushtetin e Republikanėve, duket se SHBA-tė dėshirojnė tė krijojnė sistem botėror politik e ekonomik me tė cilin do tė mbisundojė Amerika.








.

Reana
28-04-05, 15:36
Me vjen keq, por ke devijuar nga tema plotesisht!!!!

4peace
28-04-05, 15:56
Shum po don me dit' moj! Tregom pra ku paskam dale nga tema?!


...

Auberoni
28-04-05, 17:01
Ēdo shtet nė botė i ka iluzionet e veta.








Edhe kete e ndegjova. Daaaaa!!!!

Iluzioni eshte koncept, fjale qe perdoret vetem per individ; jo per shtet.

4peace
28-04-05, 17:16
Edhe kete e ndegjova. Daaaaa!!!!

Iluzioni eshte koncept, fjale qe perdoret vetem per individ; jo per shtet.

Nuk e paskam ditur qe rrushat e Gjakoves po i njihkan gjerat me mire se te gjithe filozofet me te medhenj te botes.


Edhe kete e ndegjova upsssssssssss! Rrushi i Gjakoves :roll:




***

Auberoni
28-04-05, 17:30
Edhe kete e ndegjova. Daaaaa!!!!

Iluzioni eshte koncept, fjale qe perdoret vetem per individ; jo per shtet.

Nuk e paskam ditur qe rrushat e Gjakoves po i njihkan gjerat me mire se te gjithe filozofet me te medhenj te botes.


Edhe kete e ndegjova upsssssssssss! Rrushi i Gjakoves :roll:



Barcoletat; anash. Tregom cili filozof merret me iluzione apo cili ka thene kete qe po pohon ti. Emrin, Mbiemrin dhe vepren ku e ke marre kete.




***

4peace
28-04-05, 17:44
O rrush!
Ne daē te mesosh dicka - urdhero! Eshte per te miren tende!


Ne mos daē - rri para kijeve. Nuk e kam te ta fus me zor ne tru!!!

E gjithe kjo eshte gje fare e thjeshte.


Qashtu pra, rrushi i... :oops:

Auberoni
28-04-05, 18:13
Prape: Barcoletat; anash. Tregom cili filozof merret me iluzione apo cili ka thene kete qe po pohon ti. Emrin, Mbiemrin dhe vepren ku e ke marre kete.


Tash po luan Mabetexi-Dukagjini...ndegjohemi pas 2 oreve.

4peace
28-04-05, 21:09
*





Prape: Barcoletat; anash. Tregom cili filozof merret me iluzione apo cili ka thene kete qe po pohon ti. Emrin, Mbiemrin dhe vepren ku e ke marre kete.


Tash po luan Mabetexi-Dukagjini...ndegjohemi pas 2 oreve.


Ndėgjoni kėtu ju vajza e djem

Kam pėrshtypjen se ēdo temė e hapur nga unė konsiderohet si e dyshimtė, kėshtuqė menjėherė pas postimit tė parė m’u shtrua pyetja se kujt i ėshtė dedikuar kjo temė. Sikur tė ishte ashtu qė ēdo gjė qė shkruaj unė kėtu, e shkruaj pėr inati tė dikujt, nga urrejtja kundėr dikujt… Pėr t’u vėrtetuar kjo edhe mė mirė lexoni reagimin e dytė, tė tretin e kėshtu me radhė. Sa shpejt u erdh nė pėrfundim se gjoja paskam dalur nga tema. Mė nė fund u fillua me tė pėrqeshur, nėnēmim e marrėzi tjera nga mė tė ultat. Nuk ėshtė ēudi nėse tani disa, qofshin moderatorė, forumistė tė thjeshtė apo njerėz „me pozitė tė lartė“ kėtu janė duke menduar edhe mė larg – si tė pengohet e mė nė fund edhe tė mbyllet kjo temė. Kėto gjėra, ashtu siē janė duke shkuar punėt kėtu, nuk ėshtė ēudi edhe tė ndodhin. Pėr kėtė jam mė se i bindur. Sidoqoftė… po e lėmė mėnjanė kėtė gjė pėr njė ēast e t’i kthehemi temės.


Auberoni mendon se iluzioni mund tė jetė vetėmse iluzion individual e kurrsesi edhe kolektiv.

Ne e dijmė nga e kaluara, si nga ajo e largėt ashtu edhe e kaluara e afėrt se krahas individuales kemi; faj kolektiv, mėkat kolektiv, dėnim kolektiv, fitore kolektive, disfatė kolektive, mallkim kolektiv…ashtu edhe ILUZION KOLEKTIV Nėn shprehjen „kolektiv“ nėnkuptojmė njė grup njerėzish, klan, fis, organizatė, ekip (sporti si „Dukagjini“, „Mabetex“-i…) krahinė, popull, komb, shtet…

Shembuj:
Mėkati dhe ndėshkimi kolektiv. Lexo pėr kėtė librin me titull „Popujt e zhdukur“ apo temėn me titull „Ngritja dhe rėnia e popujve“ tek „Feja e Shqiptarit“. Mendo pak tek „Procesi i Nürnberg“-ut…


[u]Mallkimi kolektiv[/b]: Shih gjendjen e shqiptarėve. Le ta dėshmojė ndonjėri nga ju tė kundėrtėn e asaj qė ne si popull nuk jemi tė mallkuar.


Tė mos shkoj edhe mė larg me shembuj, duke u nisur nga ajo se ēdonjėri me dy kokkra mend nė kokė mund tė paraamendojė me qinda shembuj tė njėjtė, e tė pėrfundojmė se e njėjta gjė qėndron edhe me ILUZIONIN.


Ēdo tė mirė (vetėm pėr tė drejtit, tė sinqertit dhe shpirtmirėt)!





***

turisti
29-04-05, 13:25
Pershendetje 4 peace i nderuar.

"Semundja me e rende e njeriut eshte PADIJA dhe PANJOHURIA e pavdekshmerise se shpirit i cili eshte ne te."
SATNYA SAI BABA

Realiteti eshte ILUZIONI i perhapur.Rruga e iluzioneve eshte e gjane.Iluzioni,oqeani,shkretetira,dashuria e vertete,iluzioni ose e verteta,iluzioni-Hitleri,iluzioni i mendimeve te prishura.Ēka ka nga ana e mbrapme te iluzionit?Mos jemi ne -ajo- ana tjeter e shendrruar ne iluzion?Iluzioni i fatit?Iluzioni i reinkarnimit?Jeta si ender ose iluzioni?A eshte koha vetem iluzion?Shkuarja (vdekja) e prinderve: kan qene realitet,tash jane ILUZION. Per ti mundesuar shpirit vetedije te vertete mbi boten e jashtme ku jetojme,duhet mu lirue se psri prejegos,e pastaj me e zhvilluedhe perdore telepatine..."Knaqesia" te cilen e perjetojne narkomanet,a nuk eshte iluzion?Nen depresion me iluzion,pa iluzion - pa depresion.Iluzion- te gjithat dhe asgje.
Iluzion eshte ti kesh te gjitha grat ne momentin e njejte,te jetosh pergjithmone pa vdek- iluzionet jane keto sepse permbajne iluzionet.Nuk ka yjet as planet ku nuk mundet te arrije iluzioni.ILUZIONI eshte DEKORIMI I BOTES - ZGJUARSI eshte BOTE. Iluzioni eshte eresire pas shuarjes se qirit,iluzioni eshte qe fluskat e dimrit te lodhur te qenrojne pa u shkrire....Une prap do te shkruaj dhe do te mendoj se si ne iluzionin te pushoj.Iluzioni vjen nga thellesia e shpirtit pertej marimanges te vetdijes,ose eshte shkelqim pertej marimanges qe quhet -TE KUPTUARIT?Mos jemi ne valle reflektim i iluzionit i cili vjen,krijohet dhe kthehet ne gjendjen e meparshme-ILUZIONIT?Ndoshta -iluzioni- nuk egziston sepse kenaqemi ne te?Ndoshta ne -iluzion- besojne vetem te lodhurit dhe te vjetrit?Ndonjehere kam bindje se ne ēdo zgjatje te shiqimit dhe hijes se tij qe bebzat i ngjyros me heshtje,une shof iluzionin,ashtu si ne buzeqeshjen kur vehten e zbulojme ne detin e vuajtjeve ku noton imagjinata jone.As une e askushi nuk mundet me kuptue pse YJET egzistojne,pse i shiqojme dhe provojme t'i numrojme....
Fakt qe iluzioni mund te jet ēvaredo,por jet vetem ILUZION,ēoft ai i vogel ja i madh,natyral ja nga diplomacia e deshtuer e deri tek lufta.Ne rastin e iluzionit inbdividual,njeriu genjen,ne rend te pare e nashtron vehten,kenaqet duke fantazuar ne diēka qe eshte -vizioni i ardhmerise-,jetes se mire,deshires,pamundesise qe te realizohet diēka,ose iluzioni i enderave feminore te parealizuara.E koha?A eshte koha ILUZION?Fizicienti Julian Babour pohon:"Koha eshte vetem iluzion". Simbas Isak Njutnit,ne boten klasike,koha eshte si lumi i cili kalon njesoj per te gjithe. Nuk egziston e tashmja univerzale,koha kalon ndryshe per vezhguesit te ndryshem.
Mbas te gjitha ketyre pyetjeve,prap e pyes veten:Mos eshte njeriu maqina e iluzioneve?Ose eshte njeriu ushqim me te cilin sherbehet iluzioni?Ose eshte iluzioni vetem ender? Te gjith ne jemi kombinim mashkullor/femror,njerzor dhe shtazor dhe kemi ne veti prej te gjithave nga pak,por mjaft sa per iluzion. Iluzioni na shatit prej realitetit ne iluzion dhe prej iluzionit ne realitet.
Ndoshta jemi askushi ja te gjithat,por me fillimin e jetes,lind dhe fillon deshira,me te dhe iluzioni dhe ēdo hap e ka cakun e vet.Perdorni zemren,behuni krejt dhe asgje.Mos eshte iluzion ne formen e njerzve dhe shiqimeve te zbrazeta qe bredhojne ne te thate....Une asgje nuk mendoj.Kam bindje se koha ndonjehere po ndalet.Prap mendoj se si jan krejt qka dua dhe prap ne anen tjeter-asgje.Iluzioni na percjell tere jeten,prej vogjlimit deri tek pleqeria,njesoj rigon shiu dhe bjen bora,rezaton dielli dhe nderrohen dita me naten dhe

Dua te deshiroj qe iluzioni ėshtė iluzion. Me qellim nuk e bera radhitjen e fjalive dhe mendimeve ne tekstin e postuar,vetem per tu krijuar bindja se po endemi andej-kendej,ashtu siq ban iluzioni me njeriun.iluzioni esht i njejte i cilu kurre nuk do te kaloje.Iluzione ka shume.Ndoshta edhe pas vdekjes jeta eshte iluzion ashtu siq tash eshte imagjinata e jone per vdekjen,jeten dhe pavdekshmeri.
A eshte iluzioni i pavdekshem?JO,ME VDEKJĖN TONĖ,VDES EDHE I-L-U-Z-I-O-N-I.


Ju pershendes nga iluzioni,
TURISTI. :P

4peace
29-04-05, 15:43
...




Pėrshėndetje i nderuari Turisti
Mė vie mirė qė je kyēur nė temė duke e rrumbullakėsuar kėtė, duke dhėnė kontribut dhe shembull tė mirė. Janė tė mirėseardhura edhe kontributet tjera qofshin nga ti apo dikush tjetėr.


Me tė mira!




Tė vazhdojmė tutje:
Britanezėt pėr afro 200 vite kanė sunduar pjesė tė mėdha tė botės, deri kah mesi i shekullit 20. Kudo qė tė kesh shikuar nė hartėn e botės ke parė ngjyrė rozė. Kudo qė ke parė ngjyrė roze, aty ka qenė Britania, dominioni britanez dhe kolonitė britaneze, tė gjithat nėn pushtetin e sundimin e Britanisė, tė mirė a tė keqe. Kjo Britanisė ia ka dhėnė iluzionin e madh tė megafuqisė. Pėr njė kohė tė shkurtėr edhe ka qenė megafuqi.





Kur kanė ardhur Spanjollėt, okupuar pjesėn mė tė madhe tė Amerikės Jugore e marrur gjithė arin e argjendin qė kanė mundur t'i gjejnė, Spanja ishte bėrė shteti mė i pasur i botės. Ishin ndier tė fuqishėm e dominant nė Europė por, vetėmse pėr njė kohė. Kjo pėrsėritet gjithmonė.







Ardhja e Napoleonit nė skenėn botėrore e nė Europė ka filluar procesin, me tė cilin «nami i Francės» ėshtė bėrė iluzion i fortė dhe trajtė e fortė e tė tė menduarit. Pėrpjekja franēeze pėr ndryshimin e korrupcionit, civilizimin e fryer tė mberėrve Luigji, ishte bėrė fushatė luftarake pėr tė pushtuar tė tėrė Europėn dhe pjesė tė Rusisė e Afrikės. Ky ėshtė iluzioni i madhėshtisė. Kolonizimi qė ėshtė bėrė nė shekullin e 16-tė, 17-tė, 18-tė e 19-tė ka qenė pasojė e iluzionit tė madhėshtisė.









***

turisti
29-04-05, 17:00
:P Faleminderit i nderuari -4 peace-

Me respekt,
TURISTI.

Auberoni
29-04-05, 17:28
faj kolektiv, mėkat kolektiv, dėnim kolektiv, fitore kolektive, disfatė kolektive, mallkim kolektiv…ashtu edhe ILUZION KOLEKTIV Nėn shprehjen „kolektiv“ nėnkuptojmė njė grup njerėzish, klan, fis, organizatė, ekip (sporti si „Dukagjini“, „Mabetex“-i…) krahinė, popull, komb, shtet…

Atehere pse thua

Ēdo shtet nė botė i ka iluzionet e veta

Jane dy nocione te kunderta.

Kur thuash iluzione kolektive; mund te kesh te drejte. Por, nuk mund te thuash shteti ka iluzione. Shteti eshte fenomen me kompleks, me i gjere dhe nuk nuk mund te quhet kolektiv; dhe kete per shume arsye.

Kjo ishte verejtja ime. D.m.th. kete nuk e ka shkruar asnje filozof (sepse filozofet nuk flasin per shtete) por, e ke shkruar vete, ne avazin e vjeter propagandues kunder Amerikes.


Pastaj

„Procesi i Nürnberg“-ut…

Aty nuk ka pase ndeshkim kolektiv. Nese jane gjykuar dhe denuar me shume se 20 persona, prape, ai nuk quhet ndeshkim kolektiv.
E drejta Nderkombtare, (burim, Zejnullah Gruda, profesor ne fakultetin e drejtesise ne Prishtine,) thote se nuk ekziston ne te Dr. Nderkombtare nje gje e tille si pergjegjsia kolektive nuk ekziston.

Per ta ilustruar me mire, Haga po i fton vetem udheheqsat e kolektivit; jo te gjithe kolektivin.

Pra, per tu quajtur ndeshkim kolektiv, duhet te ndeshkohet i gjithe apo shumica e kolektivit, pra, nje ideologji.

E zgjata pak vetem per ti arsyetuar dyshimet e mija se kete cka po thua ti ne kete teme; nuk e ka shkruar ndonje filozof i mirefillte.

4peace
29-04-05, 18:05
Ti more djal...
...me keto pohimet e tua po i bie sikur t'i kishe lexuar, hulumtuar e studjuar te gjithe filozofet e filozofite e botes pasi qe po e ditke aq sakte qe kjo s'po ekzistoaka ne filozofi.

Apo ndoshta te trulloi permendja e Amerikes? Ketu nuk flitet per Ameriken por per iluzionin kurse, nese Amerika eshte shembull per iluzion s'kam c'te bej une... Fundja keto fjale jane thene ne Amerike (USA, California, Los Angelos...) Ndaj mos u huto e mos dil prej teme.



...

4peace
01-05-05, 10:41
...







Sot Shtetet e Bashkuara janė lėshuar nė diē tė ngjashme, programi i zmadhimit nėn parollėn e «luftės kundėr terrorizmit» dhe krijimin e Pax Americana nė tė gjithė botėn. Mė tepėr se 2000 baza qė kanė tash amerikanėt jashtė vendit tė tyre ua mundėsojnė fuqinė e duhur ushtarake pėr tė qenė «polic i botės», siē do tė ishin shprehur ata. Tė jesh policist i gjithė botės, siē e kanė parė kėtė Britanezėt e siē po e shohin sot edhe amerikanėt, ėshtė iluzion i madh. Kjo ėshtė e pandalshme, qesharake e sot edhe tejet e rrezikshme pėr paqen botėrore. Ky ėshtė iluzioni i pėrmasave tė gjėra.





...

4peace
02-05-05, 09:21
...







Njerėzit, ata qė mėsojnė gjat gjithė jetės sė tyre, para sė gjithash, duhet tė kenė kurajo. Njerėzimi nuk do tė mund tė lirohet kurrė nga iluzioni po qe se nuk do tė jemi tė guximshėm. Njė nga detyrat e kėtyre njerėzve (nxėnės) tė vėrtetė ėshtė qė tė flasin hapur kundėr cilitdoqoftė autoritet tė botės, qoftė shkencor, religjioz, politik apo tjetėr, me tė cilin (autoritet) nuk pajtohet dhe tė shohė mė larg e mė qartė se ai.






Nėse mendon se gabojnė, atėherė i takon qė kėtė edhe ta thojė. Po qe se vetėm e ulė kokėn e bėhet ashtu sikur tė mos kishte pikėpamje vetjake lidhje me temėn dhe se nuk mund tė ofrojė asgjė mė tė mirė, mė tė qartė e mė tė njėmendtė, ky njeri (nxėnės) vetėmse quhet si i tillė. Njeriu i vėrtetė ėshtė i pakrikshėm. Kjo ėshtė ēėshtja e parė dhe ēelės pėr tė gjithė. Mėnyra e vetme e kapėrcimit tė verbėrisė (iluzioni nė sferėn emocionale; shembujt e thjeshtė janė xhelozia, varėsia, mėria, ndjenjat e vlerės sė ultė e tė lartė, materializmi i ekzagjeruar, ndjenja pėr tė pasur gjithmonė tė drejtė etj.) ėshtė me ndihmėn e (tė ashtuquajturit) trupit mental, ashtuqė shpirti ta zbulojė verbėrinė pėrmes trupit mental. Prandaj ėshtė thėnė: „ Gjė me rėndėsi tė madhe ėshtė tė hetohet ekzistimi i verbėrisė (glamour) dhe iluzioneve. Shumica e njerėzve nuk ėshtė e vetėdijshme pėr prezencėn e tyre“. Me shumicėn e njerėzve mjafton vetėm tė bisedoni e do tė konstatoni qė kjo ėshtė e saktė. Shumica e njerėzve s'ėshtė fare e vetėdijshme qė jetojnė nė verbėri e iluzione.






„Shumė njerėz tė mirė sot nuk e kuptojnė kėtė; verbėritė e veta i shpallin zot.“ I konsiderojnė zot! Mendojnė se janė tė ēuditshme. „Gjėnė mė tė mirė qė kam ėshtė kjo verbėri,“ pa marrė parasysh se pėr ēka ėshtė fjala. „ Nė iluzionet e veta shikojnė sikur nė pasuri tė ēmuar e tė arritur me mund tė madh.“






...

4peace
03-05-05, 10:25
[quote="4peace"]...







Njerėzit i bashkangjiten partive dhe organizatave politike. Apo i bashkangjiten ndonjė grupacioni qė nuk ėshtė organizatė dhe kėtė e transformojnė nė organizatė ashtuqė ata vet tė kenė pozitė tė lartė (pushteti). Kjo ua jep iluzionin e madhėshtisė (tė qenėt i madh), rėndėsisė(tė qenėt i rėndėsishėm). Kjo ėshtė mėnyrė e fshehur e kontrollit. Ky ėshtė njėri ndėr iluzionet kryesorė qė dominojnė nė tė gjitha shoqėritė.







Tė gjitha partitė politike, tė gjitha grupet e ashtuquajtura shpirtėrore, tė gjitha grupacionet nė pėrgjithėsi pėrpiqen tė jenė nė gjendje nė tė cilėn do tė mund tė udhėhiqnin. Ndoshta kėtė nuk e bėn grupacioni si i tillė por individė tė caktuar nga grupacionet e bėjnė kėtė. Kontrolli i tillė ua jep ndjenjėn e fuqisė (pushtetare). Nė fakt dėshirojnė pushtet e jo shėrbesė politike, religjioze apo shpirtėrore pėr tė cilat mendojnė se i ofrojnė. Me vetėdije apo pa vetėdije pėrpiqen pėr fuqi pushteti. Kjo ėshtė verbėri e madhe dhe iluzion vigan i jetės sė tyre.






Mund tė kalojnė shumė vite nė luftė pėr pozita e mbrojtje pozitash nga tė tjerėt nga grupacioni i vet – religjioz, politik, shoqėror, shkencor apo akademik. Sot ballafaqohet ēdo institucion e grupacion me kėtė problem.







...

4peace
05-05-05, 08:25
...







Prandaj ėshtė thėnė: „ Iluzioni sot ėshtė aq i fortė sa qė vetėm disa njerėz, mendja e tė cilėve ėshtė e zhvilluar nė ēfarėdoqoftė mėnyrė, mund tė zotėrojnė me ato trajta tė forta mendore tė pėrthekuara nga iluzioni, rrėnjėt e tė cilave janė nė jetėn e vetive tė ulėta dhe natyrės dėshiruese tė masave njerėzore si dhe nga kjo thithin energjinė e tyre jetėsore.“





„Iluzioni ėshtė mėnyrė me ndihmėn e sė cilės tė kuptuarit e kufizuar dhe dituria materiale e interpreton tė vėrtetėn, duke e mbuluar e fshehur prapa reve tė trajtave mendore. Me kėtė rast, kėto trajta mendore bėhen mė tė njėmendta se e vėrteta tė cilėn e fshehin dhe nė bazė tė kėsaj manipulojnė me njerėzit e thjeshtė.“






Nė botė ka vėshtirėsi tė shumta. Mirėpo problemi i vetėdijes qėndron mu aty qė sa mė i arsimuar tė jeni, sa mė pėrparues tė jeni nė profesionin tuaj, atėherė ka gjasa pėr tė qenė edhe mė shumė nė iluzione, meqenėse kjo ia ofron strukturėn dėshirės pėr tė kontrolluar. Institucioni, qoftė ai religjioz, politik apo akademik, ofron strukturėn ku mashkulli apo femra pėrparojnė gjithnjė e mė shumė nė pozitėn gjithnjė nė rritje tė fuqisė e kontrollit.






...

4peace
06-05-05, 12:17
...







Nė profesionin e vet pėrparojnė nė pozitė pushteti ku mund t'i kontrollojnė ngjarjet, tė hollat dhe njerėzit nė institucionin e vet. Kjo ėshtė verbėria (glamour) kryesore e cila i ngarkon tė gjithė, duke filluar prej Pentagonit e deri te bursat botėrore. Qėndrimi se kjo ėshtė vėrtetė me rėndėsi ėshtė gjithashtu verbėri, iluzion. Ideja se fitimi i tė hollave shkakton kėnaqėsi apo fitimi i sa mė shumė tė hollave shkakton kėnaqėsi edhe mė tė madhe dhe e lehtėson jetėn ėshtė sajim ideor. Nėse jetoni nė kushte tė vėshtira ku mezi keni mjaft pėr tė ngrėnė, pėr veshmbathje e shkollim tė fėmijėve tuaj, atėherė ėshtė e qartė se trysnia do tė ishte mė e vogėl nėse do tė kishit fituar mė shumė tė holla. Megjithatė, ideja se duhet (doemos) tė bėheni milioner, se duhet (doemos) tė bėheni miliarder dhe se mėnyra me tė cilėn duhet ta bėni kėtė ėshtė investimi nė bursa, ėshtė iluzion.





„Pasurimi nė tregun e bursave shoqėrisė nuk i sjell asgjė. Kjo ėshtė njė trajtė iluzore e madhe e tė menduarit dhe miliona njerėz nė sejcilin shtet e kanė pranuar si realitet.“





Njerėzit janė tė inkuadruar nė kėtė pėr ēdo ditė, pėr ēdo ēast; lexojnė revista ekonomike tė specializuara mbi atė se si mund tė fitojnė, si tė fitojnė edhe mė shumė tė holla nga ajo qė kanė investuar. Kjo ėshtė jetė (fitim) nė shpinė tė botės (tjerėve) dhe mosdhėnie e asgjėsė pėr t'ua kthyer. Kjo ėshtė thjesht lojė fati, investim i tė hollave, dyfishim, trefishim, shumėfishim. Tė pasuaruarit me anė tė bursave nuk i sjell dobi asnjė shoqėrie. Kjo ėshtė trajtė e madhe iluzore e tė menduarit kurse kėtė e kanė pėrqafuar me miliona njerėz tė ēdo vendi si realitet.







...

4peace
08-05-05, 22:09
...








Pėr kėtė dhe me tė drejtė bursat quhen „kasino botėrore“. Nuk i kanė borxh asgjė shoqėrisė; nuk i ofrojnė shoqėrisė asgjė. Disa njerėzve me tepricė parashė ua mundėsojnė fitimin edhe mė tė madh, duke mos bėrė asgjė, pa punuar pėr tė por thjesht fitojnė tė hollat qė janė nė disponim, kurse kamatat e marra nga to mundėsojnė jetė komode.





Kėto trajta mendore errėsojnė dhe mbushin jetėrat tona. Kjo s'ėshtė kalimtare. Ēdo gjė qė u tha mbi iluzionin vazhdon edhe tash dhe, pjesėn mė tė madhe tė kohės, krijon jetėn e shumicės sė njerėzve.





Sa shpesh shohim apo ndėgjojmė pėr grupacione qė i udhėheq ndonjė individ, i cili gjat njė kohe tė shkurtėr, mbrenda njė sezone, njė apo dy vite, ka ardhur nė pozitė udhėheqėse? Tė tilla grupacione mund tė shihen plot apo kan mundur tė shihen nė tė kaluarėn kėtu nė SHBA. Ēdo herė qė kam ardhur kėtu qė nga viti 1980 e deri mė sot, kam ndėgjuar pėr ndonjė „guru“ apo „mėsues“ nė krye tė njė grupacioni tė madh, ca nga ta edhe i kam njohur. Ata (mė me dėshirė) do tė kishin jetuar nė ndonjė vend larg njerėzve diku nė Tokė, nė male, vende tė bukura e ēuditshme.








...

4peace
10-05-05, 10:07
...









Nėse m'u ka dhėnė rasti tė njoftohem me ndonjėrin nga kėta, zakonisht kam hetuar se ėshtė i verbėruar deri nė atė shkallė qė ėshtė vėrtet e dhembshme. Natyrisht qė jam pėrpjekur pėr tė mos ia bėrė me dije kėtė gjė dhe duket se asnjėherė nuk kemi shkuar mė larg se kjo. Gjashtė muaj apo njė vit mė vonė nuk ėshtė dėgjuar mė asgjė pėr atė grupacion apo (tė kemi dėgjuar) tė kenė rėnė nė vėshtirėsi finaciare pasiqė bėmirėsi t'i ketė marrė tė hollat e dhėna pėr ndėrtesat qė i ka paguar. Gjithmonė ka pasur tė bėhet me punė tė dyshimta, rėndom lidhje me tė holla.





Kjo ka ndodhur meqė esenca e grupacionit nuk ka qenė e drejtė. Ka qenė e bazuar nė supozime. Me gjasė, personi qė ka themeluar grupin, ka pasur ndjenjėn se duhet tė shėrbejė apo ka pasur „pėrvojė“. Ndoshta ka qenė senzitiv...Nga kjo shkallė ka marrė mendime e ide tė bukura e tė formėsuara mirė. Kjo e bėn tėrheqės pėr masat e thjeshta tė njerėzve. Megjithatė, nė kėtė mes nuk mund tė hasen njerėz qė kėrkojnė qartėsi mė tė madhe, lidhje mė tė shumta me botėn e jashtme, botėn e pėrnjėmendshme dhe, nė kėtė mėnyrė grupacioni shpėrbėhet me vetdėshirė, kėshtuqė nuk ndėgjohet mė asgjė pėr tė. Kjo gjė pėrsėritet gjithmonė. Pasojat mund tė jenė edhe mė dramatike e ndoshta marrim vesh qė janė mbytur tė gjithė, kanė marrė mjete helmuese apo e kanė pushkatuar njėri-tjetrin. Historia ėshtė pėrplot rrėfime rrėnqethėse mbi grupacionet e pazakonshme „shpirtėrore“. Megjithatė, ajo „shpirtėrsi“ nė 99% tė rasteve ka qenė e bazuar nė iluzionin e madh – iluzionin e themeluesit dhe iluzionin e atyre qė themeluesit i kanė pasuar deri nė zjarr, vdekje, male apo kudoqoftė.










...

LABI
21-05-05, 12:31
Mendohet te perceptuarit e jetes ne menyre reale eshte i rendesishem per shendetin mendor te njeriut ., mirepo gjate procesist te njohjes dhe ballafaqimin me realitetin njeriu aplikon shume mekanizma mbrojtes qe shpesh jane ILUZIONE .

Mirepo , eshte shume me rendesi te mos ngatrrohen dy koncepte qe jane shume te ngjashme ndermjet veti !!

IMAGJINATA dhe ILUZIONI - .... :roll:

Reana
23-05-05, 07:03
Ti more djal...
...me keto pohimet e tua po i bie sikur t'i kishe lexuar, hulumtuar e studjuar te gjithe filozofet e filozofite e botes pasi qe po e ditke aq sakte qe kjo s'po ekzistoaka ne filozofi.

Apo ndoshta te trulloi permendja e Amerikes?


...

Jo besa DJALI ka te drejte, po fatekeqesisht qe ty te ka "trulluar" URREJTJA, dhe nuk te len te shohesh me gjuhen e arsyes dhe te fakteve!!!

Nuk ke nevoje ti studjosh mbare FILOZOFET e Botes per te ditur rregullat e Shkences se Filozofise :lol: (ja po te tregoj qe te te ndriqoj pak boten tende te erret, se po me vjen "gjynah" prej teje, der ky far bukuroshi :lol: )

E ku e din ore ti se cka flitet ne Los Angeles apo gjetiu....ti veten tende si duket nuk e kupton se cka shkruan, mendon se je ne gjendje te kuptosh se cka flitet ne Californi??? :lol:

Hajt shko ankohu dikund si e ke zakon, ndoshta e meshiron dikush mos-dijen dhe injorancen tende :wink:

GURI SYLAJ
23-05-05, 20:50
UNE KISHA PAS DESHIRE QE DIKUSH QE DIN TE ME SPJEGOJ - SHQIP FJALEN ILUZIJON E NESE KA MUNDESI EDHE TJETREN -ILUZJONIZEM.
Qysh ne filozofine e lashte greke kemi rastin te lexojm se ne nje lume nuk mund te lahemi dy here ose - pante-rea ( gjithecka rrjedh).
Nese dikush mendon se pushtimet , kolonite, shtetet e pushtetet mundet aq lehte me i spjegu ose me i fute ne thesin e iluzjoneve , e ka shume gabim.
Te gjitha keto ishin dhe mbesin jo iluzjone po veprime praktike me qellime praktike. T e ndertuara ne fillim , ndoshta edhe mbi iluzjon por te shendrruara ne nje realitet te prekshem dhe shpesh edhe te dhimbshem. Ne formen se si ketu po kuptohet dhe spjegohet iluzjoni po del se realja nuk egziston sepse nese gjithecka eshte iluzion atehere per realen nuk ka vend.
Per te vertetu se realja egziston mjafton te dalesh para pasqyres por duhet pas kujdese se ketu mund te ndodhe DEZILUZJONIZMI dhe per dikend mund te jete shume domethenes!!!!!

Me nderime Guri Sylaj

Auberoni
23-05-05, 21:06
Nese dikush mendon se pushtimet , kolonite, shtetet e pushtetet mundet aq lehte me i spjegu ose me i fute ne thesin e iluzjoneve , e ka shume gabim.Te gjitha keto ishin dhe mbesin jo iluzjone po veprime praktike me qellime praktike. T e ndertuara ne fillim , ndoshta edhe mbi iluzjon por te shendrruara ne nje realitet te prekshem dhe shpesh edhe te dhimbshem.



Shume bukur dhe shume sakte e artikuluar.

Odise
23-05-05, 22:50
Ne nje bisede, me nje plak kur ishte ne pyetje fjala - iluzion, ai tha 'u ket po e marr vesh' - iluzion = i lulzum, dicka qe s'osht e lulzume si psh. shkretine e lulzume, sane e lulzume, shati i lulzumė (kur e shkel n'maje:) e t'bje bishti krese, e t'bahen gjithkah lula, lulzime hahaaa

4peace
27-05-05, 09:16
...



[b] „Kemi frikė tė ndryshohemi dhe pėr kėtė arsye nuk e shohim domosdoshmėrinė pėr ndryshim.“






Shohim idenė. Pėr shkak tė gjuhės sonė tė gabuar, formimit (arsimimit) tė gabuar, mosditurisė sonė dhe mangėsisė sė tė kuptuarit (kėtė ide) e komentojmė nė pėrputhshmėri me „normėn“, me mėnyrėn akademike, tė kuptuarit e (gjithė)pranuar, qoftė ai politik, religjioz apo akademik.





Me fjalė tjera pranojmė STATUS QUO-nė. Kjo ėshtė kėshtu sepse kemi frikė tė ndryshohemi. I frigohemi ndryshimeve dhe pėr kėtė rasye nuk shohim nevojė pėr ndryshim. E mbulojmė nevojėn pėr ndryshim, tė vėrtetėn qė ėshtė rreth nesh, situatėn e njėmendtė tė botės, dhimbjen, vuajtjen, pasigurinė e botės. Nuk mendoj (me kėtė) vetėm nė terrorizėm por nė pasigurinė e jetės, gjė qė, natyrisht, sot pėrfshinė edhe terrorizmin – nuk duam ta shohim kėtė. Kėto na shqetėsojnė shumė, tmerrojnė dhe nė kėtė mėnyrė i mbulojmė me iluzion. Ēdo pjesėz sė jetės e pėrmbushim me iluzion.






Kėtė e bėjmė si grupacion, nė partitė politike, sikur qeveritė. Tė gjithė kanė mėnyrat e veta tė veprimit si ta mbulojnė tė vėrtetėn me kėtė truk. Cila ėshtė zgjidhja? Si mund tė dalim nga kjo?













...

Odise
27-05-05, 11:08
Nese dikush mendon se pushtimet , kolonite, shtetet e pushtetet mundet aq lehte me i spjegu ose me i fute ne thesin e iluzjoneve , e ka shume gabim.Te gjitha keto ishin dhe mbesin jo iluzjone po veprime praktike me qellime praktike. T e ndertuara ne fillim , ndoshta edhe mbi iluzjon por te shendrruara ne nje realitet te prekshem dhe shpesh edhe te dhimbshem.



Shume bukur dhe shume sakte e artikuluar.

*******

jo edhe bash gabim e bash bukur, sepse edhe sotekesajdite nje pjese e populli mbane ILUZION si nerv iluzionar, qe mendon se e mbane gjalle traditen me dokrra, duke mos e kuptuar - si pasoje te roberise! Mbase ishin me qellime praktike - pse edhe sot nje pjese po iluzojme?

Nuk jane veprime praktike - por thjeshte ENDE iluzione, duke endrruar se ata qe dje sollen roberine tok me fe, do ta siellin edhe lirine, SHTETET E REJA SHQIPTARE edhe ribashkimin e kombit!

PLOT Nje thes iluzion i kulluar, pa asnje veprim praktik, se nuk e kerkojme ma ate ēorbe!

As nuk kemi nevoje TE NDRYSHOHEMI (siē shkruan 4peace perfundi) - por te VETEDIJESOHEMI KOMBETARISHT!

GURI SYLAJ
27-05-05, 16:30
I NDERUARI ODISE PAJTOHEM PLOZESISHT ME ATE QE KE SHKRUAR ME LART.
JO ILUZJONE POR VEPRIM PRAKTIK NE ANGAZHIM DHE VETEDIJSIM KOMBETAR PER TE ARRIJT TEK AJO QE NE E QUAJM IDEAL E JO ILUZJON.
************************************************** ***********

Kurse sa ju perkete ndryshimeve ato ndodhin gjat gjithe kohes her me vetedijen tone e her edhe pa vetedijen dhe pa deshiren tone dhe shkurt Terrorizmin qe ju ne njefar menyre mundoheni t'a mbuloni me iluzjone - jo zotri i nderuar terrorizmi as nuk ndodh nga iluzjonet e as nuk luftohet me iluzjone sepse nga iluzjonet nuk ka vdek deri sot askush- jan veprime te qellimshme me cak dhe arsye te caktuar si njera ashtu edhe tjetra . Dhe ndoshta nje dite kur ne ose do jemi plakur shum ose do te kemi ndryshuar vendbanim e destinacion do te dali sheshit se terrorizmi dhe lufta kunder tij jo rrall edhe bashkeveprojn.

Me nderime G. Sylaj

Odise
27-05-05, 22:51
NUK TE ĒLIRON FEJA PO BETEJA


- Te mencurit flasin te ndigjon e perfiton kombi, I nderuari Guri Sylaj!

- Pak ma thelle! PA VETEDIJESIM KOMBETAR, NUK KA VERPIM PRAKTIK AS ANGAZHIM PER TE ARRIJTE TEK IDEALI, per ate edhe mbeti deritash iluzion Bashkimi i Kombit. Kur pajtohem plotesisht me dicka, nuk ka vend aty fjala lidhez - (por). Vetedijesimi kombetar prine. Per ate themi - kombi mbi te gjitha. Prej iluzioneve, jo se ''nuk ka vdeke askush'', por jane shkrire, asimiluar e zhdukur popuj e popuj, duke menduar gabimisht se te ēliron feja e jo beteja. Ruanazo, te mbetet E Vetmja e Mire Jona - vetem pse flasim Shqip! Iluzionet na kane prua ne kete gjendje te tashme, cfare jemi! Edhe iluzionet jane thika ne mes popullit ende, perderisa nuk eshte ne piedestal - vetedijesimi kombetar, si veprim praktik e jo iluzion! Pikerisht, terrorizmi ndodhe nga iluzionet, gjoja po lufton ne emer te nje feje, duke u munduar t'i zhdukish tjerat!

Ku me marre te kemi: Nje Zot, nje bote, nje fe, nje gjuhe e nje atdhe te njerezimit, pa kufij shteteror e pa pasaporta! Gjithmone ka fituar Shpirti i Terur, e jo shpirti i lagshte! Rakia ta turbullon mendjen, sado e mprehte te jete! Duhet shume maturi, t'i bijsh iluzionit ne koke, e ta clirosh shpirtin kombetar! Iluzioni eshte dehje me zor - pije edhe nje gote per mua, e shoqerine! (Keshtu eshte nganjehere zakoni yne shqiptar)!




Nuk te ēliron feja, po beteja

Nga gjith Ky Ballkani illirik -
Detem'det Kaspik e Adriatik
Vetem Na sot flasim shqip
E armiqet prore hipezhdrip! (vetem ''fale'' iluzionit)

O Vetedije, o Drite e Kombit!
Gjithēka tjeter te len ne terr!


Mirėmbeē edhe -
Te Mire Mbetshim!


Odise

LABI
31-05-05, 20:00
Duhet te perpiqemi te jemi Real ( te ballafaqohemi me realitetin ) edhe pse idealja cdo here eshte mbi realen pasi qe idealja nuk ekziston eshte vetem nje perjetim iluzionativ ...keshtu qe duhet te perpiqemi te jetojm realitetin ., dhe te ballafaqohemi me problematiken..

Realizmi ne kuptimin e njohur , u zhvillua si kunderpergjigjje ndaj tradites liberale te cilen realistet e quanin idealizem .

Qysh prej Luftes se Dyte Boterore , realistet i kane akuzuar idealistet si njerez qe jane perqendruar me shume ne idene se si duhet te jete bota (pra nga aspekti iluzionativ), sesa ne ate se si ajo eshte ne te vertete … :!:

4peace
16-06-05, 10:23
.







...Pėr fat tė keq, njerėzit nga grupacionet e caktuara mendojnė se, pėr arsye se janė nė ato grupacione , janė mė tė menēur nė atė me ē'merret ai grupacion. Megjithatė, edhe nė rast se ky grupacion do t'i pėrkiste ndonjė elite tė caktuar, kėta mund tė jenė madje edhe mė tė verbėruar, shpeshherė edhe janė, se tė tjerėt qė nuk dijnė asgjė nga kjo qė kanė mėsuar kėta. Janė tė shtypur nga iluzionet.





Nėse dikush ėshtė nė pozitė autoritative apo ka arritur diēka nė botėn e jashtme e njėkohėsisht ėshtė (aktiv) edhe nė njė grupacion tjetėr, tashmė tė ri pėr tė,pėrpiqet t'i bashkojė tė dyjat e mendon se duhet tė ketė mbikqyerje e fuqi sikur nė fushėn akademike, religjioze apo shkencore(atje ku ka qenė dhe ka „arritur“ diēka). Nė disa grupacione nuk shkon ashtu. Nė grupacion tė njėmendtė nuk ka pozitė tė fortė.






Kjo ėshtė pyetje e madhe, pėr tė cilėn kam folur mė parė, problemi i organizimit karshi formės organike tė organizimit. Ekzistojnė, pėr shembull, njerėz qė hynė nė njė grupacion tė tillė dhe organizojnė, organizojnė e organizojnė. Mendojnė se janė tė mirė nė organizim. Ndoshta janė e ndoshta nuk janė por kjo s'ka kurrfarė lidhje me natyrėn ezoterike tė grupacionit...




***

4peace
21-06-05, 09:35
.



...Duhet ta keni tė qartė. Ēdonjėri nė grupacion duhet ta shikojė veten e tė zbulojė se ku ėshtė i verbėruar dhe ku ėshtė i pėrmbushur me iluzione. Ajo qė sipas mendimit tuaj ėshtė epėrsia mė e mirė juaja – epėrsia mė e mirė qė i sillni grupacionit – me gjasė janė iluzionet mė tė mėdha tuajat. Kjo thuajse ėshtė rregull. Pėr kėtė dhe thuhet „pasuria e tyre mė e shtrenjtė“. Ajo pėr ē'kanė punuar me mund tė madh dhe kanė zhvilluar nė jetėn e tyre, kur tė vijmė tek e vėrteta, kur tė vijmė te tė qenėt nxėnės (nė ēfarėdoqoftė lėmie tė re), ka vlerė jashtėzakonisht tė ulėt. Kjo ėshtė fushė e minuar. Duhet t'i lejoni shpirtit pėr ta parė botėn ashtu siē ėshtė, meqė (nė kėtė mėnyrė) ju e shihni botėn ashtu siē ėshtė. Nėse s'mund ta shihni botėn ashtu siē ėshtė (nė realitet), atėherė kėtė s'do tė mund t'ia prezantoni botės.





Tė gjitha pėrvojat i prezantojmė pėrmes interpretimeve tona tė gabuara, ku qė tė gjithat janė tė lidhura pėr karakter, pėr „Unė“. Me dihmėn e tyre „uni“ ndjehet i sigurtė. Mund tė kenė tė bėjnė me idenė e patriotizmit. „Unė jam Amerikan“, „Unė jam Britanez“ apo „Unė jam Franēez, meqė jam mė i madhi, pėr arsye se ēdokush e din se Franēezi ėshtė person shumė i rėndėsishėm.“ Megjithatė, sejcili e din se kjo s'ėshtė e vėrtetė, se Britanezėt janė mė pėrparimtarė se popujt tjerė, se kėshtu kanė qenė e do tė mbesin pėrgjithmonė. Kjo ėshtė e qartė vetvetiu!





Ndoshta jam duke e ekzagjeruar pak por nuk jam duke u tallur. Kėto janė trajta mendore qė i kushtėzojnė jetėrat e njerėzve. Sejcili britanez ėshtė atdhedashės. Tė gjithė britanezėt mendojnė se futbollistėt britanezė janė mė tė mirėt nė botė, ēka ėshtė nonsens. Askush tjetėr nė botė nuk mendon se futbolli britanik ėshtė mė i miri nė botė. Njė herė ka qenė mė i miri por jo pėrgjithmonė. Pėrse janė, nėse futbollistėt britanezė janė mė tė mirėt nė botė, klubet mė tė mira britanike pėrplot tė huaj – italijanė, holandezė, suedezė...? I blejmė nga tė gjitha anėt e botės dhe kėshtu i mbushim me tė tillė klubet tona tė futbollit. Ėshtė kėshtu pėr shkak se britanezėt nuk janė mė tė mirėt, por kėta e dijnė se janė. E gjithė kjo ėshtė iluzion, me ndihmėn e sė cilės ndikon e tėra.




***

Estella
20-06-08, 14:40
Derisa te mos rrezikojme qe te ndikohet me jeten tone...duhet te kemi kujdes, s'mund te jetojme pa endrra, por iluzionet jane kaq te fuqishme saqe ndonjehere na bejne te harrojme jeten e vertet dhe krijojme nje realitet paralel dhe iluzionues ne te cilin shkon ashtu sic duam ne....?????
Mendoj Iluzionet duhet te egzistojne vetem atehere kur nuk i bejne dem egzistences sone... Ndonjehere fiksohemi aq shume tek iluzionet, sa ngaterrojme boten reale me enderrat, por vjen nje moment qe zgjohesh...