PDA

View Full Version : Etika dhe Morali


Psikologu
02-06-05, 14:15
Etika dhe Morali

Etika ėshtė shkenca mbi moralin ose etosin. Fjala moral rrjedh prej fjalėve mos-moris dhe ka domethėnien e fjalėve zakon dhe karakter ose natyrė.
Termi etikė dhe pavarėsimi i etikės si disiplinė e veqantė filozofike janė tė lidhura me Aristotelin.
Si kategori tė etikės janė: e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, virtyti, e mira mė e lartė, vullneti i mirė, liria etj. Meqė pikėpamjet e moralit janė tė shumta ato ndahen nė: heteronome dhe autonome.
Sipas pikėpamjes heteronome burimi i moralit gjendet diku jashtė njeriut. Njė etikė e kėtillė heteronome ėshtė etika religjioze. Etika autonome thekson se burimi i moralit dhe i veprimit moral gjendet nė vetė njeriun.
Sipas mėnyrės sė pėrcaktimit tė qėllimit tė moralit dhe tė sjelljeve morale dallohet: etika hedonista, etika eidaimoniste dhe etika utilitariste.
Nėn ndikimin e Epikurit u formua rryma filozofike e quajtur epikurizėm, e cila ishte rryma filozofike mė e rėndėsishme e periudhės heleniste.


Epikurianėt

Epikuri jetoi nė fund tė shekkullit IV dhe shekullit III p.e.s. Poeti latin Lukreci, qė jetoi nė Romė nė shekullin e I p.e.s, e ka zhvilluar doktrinėn e tij nė njė poemė tė gjatė dhe tė njohur “De rerum natura” (Mbi natyrėn).
Doktrina epikuriane ndahet nė tre pjesė:
E para ėshtė kanuni ose logjika e cila pėrmbante tėrėsinė e normave dhe tė rregullave tė domosdoshme pėr kėrkimin e sė vėrtetės.
E dyta ėshtl fizika, domethėnė teoria mbi tė cilėn janė vėnė nė zbatim normat dhe rregullat e pjesės sė parė.
E treta, mė e rėndėsishmja dhe arsyeja e ekzistencės sė dy tė tjerave ėshtė morali, qė pėrcakton qėllimet qė duhen ndjekur nė jetėn dhe qė na jep mjetet pėr ti arritur.
Qėllimi i filozofisė sipas epikurianėve- i moralit tė ndriquar nga kanonika dhe fizika- ėshtė qė tė ndihmojė njerėzit pėr tė gjetur lumturinė.




Doktrinėn etike tė Epikurit mund ta radhisim nė hedonizėm, ngase edhe Epikuri e gjen vlerėn mė tė lartė nė njėlloj tė kėnaqėsisė, d.m.th nė lumturinė qė vjen si pasojė e gjendjes sė qetėsisė, patrazimit, jodhimbjes nė shpirt (ataraksioni). Ataraksi ishte e kundėrta e mospėrfilljes, apo e njė qėndrimi mos kokėqarės. Ajo mbėshtetej te njė pavarėsi rrėnjėsore e brendshme qė mund tė paraqitej si dhe ndaj gjithė burimeve tė kėnaqėsive.


Kushtet shoqėroro-historike tė
lindjes sė etikės epikuriane dhe stoike


Nė zhvillimin e shoqėrisė dhe tė kulturės helene dallojmė dy periudha themelore: periudha helene dhe periudha helenistike. Periudha helene pėrfshin kohėn e lulėzimit dhe tė zhvillimit tė fuqisė politike-ekonomike dhe tė mėvetėsisė tė shteteve tė vogla helene (polise).
Periudha helenistike-pėrfshin fazėn e dobėsimit dhe tė varėsisė sė kėtyre shteteve tė vogla, sė pari nė sundimin e imperatorisė maqedonase dhe mė vonė tė Romės.
Nė fazėn e parė, qytetari i lirė helen mori pjesė aktive nė jetėn politike, nė tė gjitha aktivitetet publike tė polisit tė vet dhe kėtė pjesėmarje e konsideronte moment tė qenėsishėm tė veprimtarisė sė vet nė pėrgjithėsi.
Kjo gjendje shpreh edhe nė doktrinat etiko-filozofike helene qė shprehen mė mirė gjendjen shoqėrore-politike tė Heladės sė periudhės helene dhe kėto janė doktrina e Platonit dhe Aristotelit. Platoni e vėshtronte problemin etik si formė ose moment tė problemit politik, pėrkatėsisht moralitetin individual e vėshtronte lidhur me pozitėn dhe veprimtarinė e individėve, pėrkatėsisht tė shtresave shoqėrore nė shtet. Gjithashtu edhe Aristoteli, duke e konsideruar njeriun kafshė politike e trajton problemin moral si pjesė tė shkencėsi mbi shtetin mė tė fuqishėm dhe me gjithėpėrfshirės.
Meqė ajo pėrdor dituritė e tjera praktike dhe ligjėrisht pėrcakton qka duhet bėrė dhe qka duhet tė abstenojmė, qėllimi i saj do tė pėrfshinte qėllimet e veprimtarive tė tjera dhe si i tillė do tė perfaqėsonte tė mirėn e pėrgjithshme njerėzore.
Por edhe pse ajo ėshtė e njejtė pėr individin dhe pėr shtetin, e mira e shtetit ėshtė qėllimi mė i rėndėsishėm dhe mė i pėrsosur, qoftė kur edhe ėshtė fjala pėr realizimin e tij ose ekzistimin: kėnaqėsi ėshtė kur ralizohet ajo edhe pėr tė vetmen krijesė, por ėshtė edhe mė bukur kur kjo arrihet pėr gjithė popullin ose pėr shtetin. Nė fazėn e dobėsimit dhe tė shkatėrimit tė fuqisė politike tė shteteve tė vogla helene si dhe tė jostabilitetit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė helene (sidomos duke filluar nga shekulli II para erės sonė) ėshtė e kuptueshme edhe refleksioni etik bėhet tjetėr, se nga shumė aspekte e ndryshon orientimin e vet dhe disa qėndrime. Ky refleksion u drejtohet disa problemeve tė jetės individuale dhe tė brendshme. Nė qoftė se mė parė qytetari helen e konsideronte pjesėmarrjen nė jetėn politike, nė jetėn e polisit detyrė dhe prej kėsaj mund tė priste edhe zgjidhjen e problemeve tė veta personale, tani, forca e shtetit ėshtė shkallmuar dhe individit i mbetet tė tėrhiqet nė vete, kurse etikanėve tė meditojnė se si ky individ i mbėshtetur nė vetvete, tė ndėrtoj njė jetė tė durueshme.
Kėtė gjendje dhe pėrcaktimin objektiv tė refleksionit etik tė kėsaj kohe Eduard Celeri e paraqet me kėto fjalė, qė gjetėn mirėnjohje te tė gjithė historianėt e filozofisė sė kėsaj periudhe:”Nėse,thotė ai,pyesim mė afėrsisht qfarė drejtimi i synimit moral nė rrethanat e dhėna ka qenė i mundshėm dhe i domosdoshėm, atėherė tregohet se kėtu kemi tė bėjmė mė pak me veprat krijuese sesa me ligjėrimin e vazhdueshėm, mė pak pėr veprimtarinė nė drejtimin e jashtėm sesa pėr disponimin e brendshėm, mė shumė pėr jetėn publike sesa private”.
Rrethanat publike nė Heladė ishin tė pashpresė dhe ishte i vogėl numri i atyre qė pėrpiqeshin akoma ti shėrojnė. Sipas asaj si qėndronin qėshtjet, as mė tė mirit nuk i dukej se ka mbetur diqka tjetėr veq se tė tėrhiqet nė vetvete ti kundėrvihet fatkeqėsive tė jashtme, qė kėnaqėsinė e vetė ta bėjnė tė varur vetėm nga gjendja e brendisė sė vet. Ngjajshėm por nė mėnyrė frymėzuese, e pasqyron kėtė kohė dhe gjendje tė shpirtrave nė tė helenisti Millosh Gjuriq kur thotė:”Njeriut i duket se fryma etike, nė kundėrshtim me forėn pasionuese dhe quditėrisht krijuese qė shpėrtheu dhe u pėrhap gjatė pushtimit tė Lindjes dhe nė luftėrat diadogjike, u tėrhoq nė qetėsinė fisnike si nė pushimoren e fundit, ku secili obligim konsiderohet si vėshtirėsi, barrė dhe tronditje, kurse jetohet vetėm pėr kėnaqėsinė intime”.
Etika e periudhės helenistike bėhet kryesisht individualiste, pasive dhe kuietiste. Epikuri pėr shembull, jepte kėshillė se duhet ” jetuar fshehurazi (i tėrhequr)”.
Nė qoftė se i shtojmė edhe orientimin e saj kozmopolit qė shprehet sidomos te stoikėt, atėherė me kėtė i kemi paraqitur karakteristikat e saj tė veqanta.

Vazhdon....

Qka eshtė Ksenocentrizmi.

Psikologu
03-06-05, 04:40
Qka eshtė Ksenocentrizmi?

Ksenocentrizmi nenkupton parapelqimin e kulturave tė huja ne krahasim me kulturen vetjake.Duke qenė nė thelb i kunderti i etnocentrizmit,ksenocentrizmi perfaqeson mentalitetin,bindjen se kultura,menyra e jetesės,produktet e ndryshme dhe idete e krijuara nė vend janė inferiore ndaj atyre tė krijuara ne vende te tjera. Ksenocentrizmi perfaqeson edhe bindjen se e rralla,e huaja,e largeta,e panjohura krijojne magjepsje tė veqanta qe nuk e krijojnė dukuritė e komunitetit. Pothuajse tė gjithė individet nė mendime apo nė qendrimet e tyre janė etnocentrikė e ksenocentrikė nė masa tė caktuara.Keshtu per shembull.pergjithesisht amerikanet jane te bindur per perparesine e pothuajse gjithėqka amerikane dhe ato shpesh duket sikur neglizhojnė alternativa tė ndryshme tė kulturave te tjera.Por nė jeten e perditshme mjaft amerikan paguajnė mė shumė pėr mallra tė importuara si veshje tė modes franceze,birra gjermane,paisje elektronike japoneze etj,tė cilat mendohet se jane me te mira se ato vendase. Te qoroditur e tė neveritur nga prapaganda thellesisht etnocentrike e strukturave partiake e shteterore tė regjimit totalitar,te tjetersuar nga varferia ekonomike mjaft shqiptar emigruan drejt vendeve te huaja.Muajt e parė te koheqendrimit ne vend tė huaj,shumica e emigrantėve shqiptarė ishin tė prirur tė nenvleftesonin,tė shperfillnin deri edhe te mohonin kulturen kombetare,se paku mjaft elemente kryesor tė saj.Emigrantet shqiptar flisnin me admirim per arritjet teknologjike me te perparuara,ne Evropė,sidomos ato qe kishin tė benin me zgjidhjen e problemeve praktike kryesore tė jetes sė perditshme;me organizimin ne te mire te sherbimit te transportit urban,te nderlidhjes telefonike,ne mobilim te mjediseve shtepiake,me orendite shtepiake te kompletuara me paraqitje estetike terheqese,me shijen e holle, ne menyren e veshjes etj.. Keta emigrantet shqiptarė e qmonin si shume pozitive dhe arrinin te mohonin kulturen e tyre,qka ne fakt edhe sot ka tė tillė. Duke e mohuar kulturen e tyre njerezit e nxinin realitetin e kulturen shqiptare,ose te “shesė” krenari kombėtare me tepri. Pas kesaj me veshtiresite e shumellojshme i nxitnin emigrantet te shihnin ne menyre me kritike realitetin ekonomik,politik e socialkulturor Evropjan. Mosmarreveshjet e kontradiktat socialkulturore qe tensionojne marredheniet ndermjet shtresave e grupimeve sociale.Tashme ato nisin te vetedijesohen serisht pėr origjinen e tyre. Shpirterisht janė nje pjese e botes shqiptare duke kaluar ne njė tranzicion tė tillė dhe duke mohuar shumė kulturen e tyre kombtare .Shumica e emigranteve shqiptare,tė arriturat ne boten Perendimore, ose atė jashtė saj ne shtetet e zhvilluara, nuk i shihnin me me “syze” ksenocentrike, por me “syze” etnocentrike.


Vazhdon.....

Qka eshtė Etnocentrizmi?

Psikologu
06-06-05, 11:48
QKA ĖSHTĖ ETNOCENTRIZMI?

Ne studimet sociologjike eshte i mirepranuar percaktimi se etnocentrizmi Ėshtė vleresimi dhe gjykimi i kulturave tė tjera sipas kritereve,standarteve tė kulturave vetjake. Etnocentrizmi ėshtė njė dukuri e pashmangshme e fazes konfrontuese tė modeleve kulturore tė shoqerive tė ndryshme.Psikozat e prirjet etnocentrike e shnderrojnė kulturen vetjake nė kriter krahasimor pėr tė vlerėsuar e gjykuar tė gjitha kulturat e tjera si tė mira ose tė kqija, tė larta ose tė ulta,si tė verteta ose tė dyshimta duke u nisur nga shkalla e ngjashmėrisė sė tyre me kulturen vetjake. Pėr tė karakterizuar popullin dhe kulturen e tyre njerėzit me psikoza etnocentrike pėrdorin pohime tė tilla: “Populli i zgjedhur”,”populli i qyteteruar”,Besimtar te vertete etj. Ndėrsa pėr popujt e tjerė pėrdorin karakterizimet: “Turma pa identitet”,”Race inferiore”,“Popull i prapambetur”etj. Psh: Sociologu Muriel Herbert ka shkruar se ekziston njė fis eskimez ,mjaft i izoluar nga rrjedhat e zhvillimit tė kulturave boterore me shtrirje tė gjėrė qė e quan veten “inuit”,dmth njerez te vertetė. Etnocentrizmi ėshtė njė reagim njerėzor universal,i pranishem dhe i zbuluar nė mentalitetet e veprimtaritė e tė gjitha shoqerive,tė gjitha grupeve sociale dhe praktikisht te tė gjithė individeve. Tė gjitha grupimet sociale kultivojnė nė forma tė ndryshme prirjet etnocentrike,por jo tė gjithė antaret e tyre nuk janė nė tė njejten masė.Nė vepren “Personaliteti autoritar”,mendimtari i shquar T.Adormo ka argumentuar se mė tė prekur nga psikoza etnocentrike janė pergjithesisht njerėzit me pak tė arsimuar,socialisht me tė izoluar dhe nga pikpamja fetare me besimtarė.Etnocentrizmi eshte njė dukuri komplekse me rrjedhoja tė shumėanshme,shpesh kontradiktore nė zhvillimet socialkulturore dh sidomos ne dinamiken e difuzimit tė kulturave tė ndryshme.Etnocentrizmi frenon nė masa tė caktuara procesin e difuzimit tė kulturave ,ndryshimet e tyre. Ne rradhė tė parė etnocentrizmi kultivon besnikėrinė e antareve ndaj vlerave kulturore,morale te grupimit social qe i perkasin, perforcon unitetin ne rradhet e tyre.pervoja tregon se grupimet sociale me etnocentrike pergjithesisht mbijetojne mė gjatė se grupimet e tjera.Etnocentrizmi nxit e justifikon sakrificat ,dhe shenjteron martirizmin nė emerė tė interesave apo te bindjeve,tė vlerave tė caktuara tė grupit social.Mendėsitė etnocentrike shprehen nė menyrė lakonike nė sentencen:“Une parapelqej vlerat e mia,traditat e mia kulturore megjithese e di qe ato mund te mos jene me te mira se tė tjereve.”Psh.: Nė mjaft shtete ku pesha specifike e njerezve me ngjyrė ėshtė me e madhe se ajo e tė bardhve,organizatat e ndryshme qeveritare e joqeveritare perpiqen tė lartesojnė krenarinė raciale, vetėnderimin pėr grupimin etnik sipas parimit “E zeza eshte e mrekullueshme”.Mendesite e praktikat etnocentrike ndikojnė nė perforcimin e frymes sė atdhedashurise,tė nacionalizmit. Mjaft sociologe mendojnė se ėshtė e pamundur tė kultivohet njė vetėdije e fuqishme,e konsoliduar kombetare pa praninė e dozave tė theksuara tė etnocentrizmit.Psikozat etnocetrike kultivohen nga diktaturat totalitare pėr tė perligjuar politikat ekspansioniste ose rruget e veqanta tė zhvillimit brenda vendit. psh. nė historine e Evropes tė shek.tė 20 ndoshta dymijevjeqareve tė fundit, njė nga diktaturat mė totalitare ėshtė ajo e instaluar nė Gjermani nga nazistet Hitlerian. Pėrpjekjet e shumėanshme,intensive pėr tė justifikuar njė regjim e politikė tė brendshme ultra totalitare dhe, sidomos pėr tė pėrligjuar njė politikė ekspansioniste ne shkallė tė gjėrė tė imponuar me luftė nga mė tė pergjakshmet kunder shumė vendeve tė tjera europiane,afrikane etj. Pėrvoja historike dėshmon se psikozat etnocentrike marrin trajta tė skajshme nė raportet ndėrmjet kultures sė imponuar nga pushtuesit dhe kultures se popujve tė pushtuar,psh: Gjate periudhes se pushtimit turk deri nė vitin 1912,ideologet dhe perfaqesuesit e kultures sė pushtuesve i konsidėronin shqiptaret ”arnaut te eger,” , "popull parakulturor",barbar qe nuk lidhen,me popullė me patologji akulturative,popull kunderkulturor etj.Keto etiketime tė kultures shqiptare pėrcaktoheshin nga rrugėt e ndryshme dhe,nė mjaft aspekte,nga kahja e kundėrt e zhvillimit tė kultures shqiptare nė raport me proceset e kultures sė pushtuesve turq.Shqiptaret qė jetonin nė zonat e pushtuara dhe sidomos ata qė braktisen qytetet e fushat e pushtuara dhe u ngujuan nė mallet e zeza tė panenshtruara ose nė mergim ,jo vetem qė i perqmonin nė forma tė ndryshme shumė elemente kulturore tė imponuara nė struktura pėrkatėse tė regjimit te pushtimit turk,por dhe zhvillonin mjaft elemente tė kultures shqiptare sikuder kulturė nė raport me elemente tė tilla,duke e ruajtur edhe vleren e besimit fetar, kombtar dhe etnologjik.


Vazhdon....

Qka ėshtė Idealizmi?

Psikologu
07-06-05, 16:21
Qka ėshtė Idealizmi?


Tendenca filozofike e cila konsiston pėr tė risjellur qdo ekzistencė tek mendimi, nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės mendim. Idealizmi i kundėrvihet realizmit ontologjik, ose me njė fjalė ontologjisė (studim i qenies si qenie, i qenies nė pėrgjithėsi), e cila pranon njė ekzistencė tė pavarur nga mendimi.

Dallojmė dy forma :
1 Ajo qė pėrpiqet pėr ta risjellur ekzistencėn tek mendimi individual (subjektivizmi).
2° Ajo qė pėrpiqet pėr ta reduktuar ekzistencėn tek mendimi, nė pėrgjithėsi.
Kuptime tė veqanta :
1. Nė kuptimin formalizėm, (Platoni dhe Aristoteli), qė e shohin thelbin e gjėrave nė formėn.
2. Berkeley pėrdor termin imaterializėm.
3. Kant quan idealizėm empirik doktrinėn qė e deklaron ekzistencėn e objekteve nė hapėsirė, jashtė nesh, ose tė dyshimtė dhe tė pavėrtetueshme, ose tė rremė dhe tė pamundshme. Forma e parė kėtu ėshtė idealizmi problematik i Descartes, i cili pranon pėr tė pamohueshme vetėm njė pohim empirik, "unė jam". Forma e dytė ėshtė idealizmi dogmatik i Berkeley "i cili e sheh hapėsirėn, me gjithqka ku ajo ėshtė kushti, si diqka tė pamundshme, dhe qė, pėr rrjedhojė, hedhė poshtė ekzistencėn e gjėrave materiale qė janė aty tė pėrmbajtura".
Kant kundėrvė ndaj "idealizmit empirik" doktrinėn e tij tė vet nėn emrin idealizėm transhendantal tė fenomeneve. Kant shkruan : "Quaj idealizėm transhendantal tė tė gjitha fenomeneve doktrinėn sipas sė cilės ne i konsiderojmė ato si pėrfytyrime tė thjeshta, dhe jo si gjėra nė vete; dhe sipas sė cilės kohė dhe hapėsirė janė veqse forma tė ndjeshme tė intuitės sonė, dhe jo pėrcaktime tė dhėna nė vetvete apo kushte tė objekteve tė tilla si gjėra nė vete."
E kundėrta e kėsaj ėshtė realizmi transhendantal, sipas tė cilit koha, hapėsira dhe objektet materiale nė to, do tė ishin gjėra nė vete. Dhe Kant thotė :qė ky realizėm transhendantal pjell idealizmin empirik, ndėrsa idealizmi transhendantal lejon njė realizėm empirik, pra njėfarė shkalle dualiteti ndėrmjet lėndės dhe vetes sonė si qenie menduese. Kėto dy forma tė fundit quhen zakonisht idealizėm material.
4. Kemi gjithashtu idealizmin subjektiv (Fichte), idealizmin objektiv (Schelling), idealizmin absolut (Hegel).
Disa pėrkufizime :
A). Idealizmi kritik; Imazhet janė vetėm tė paraqitura ndaj subjektit, por jo tė krijuara nga ai. Mbi shkakun e kėtyre imazheve, njeriu nuk di asgjė. Ky ėshtė konceptimi kantian.
B). Idealizmi dogmatik; Bota e jashtme ėshtė e krijuar nga subjekti i konsideruar ose i vetėdijshėm, ose nė pėrzgjatjen e tij tė pavetėdijshme.
a- Idealizmi psikologjik; Bota e imazheve ėshtė e krijuar nga aktiviteti i subjekteve individuale, njerėzore apo tjetėr, apo i natyrės, e parė si njė subjekt unik dhe universal. (Schopenhauer, Taine, Bergson).
b- Idealizmi racional. Bota e jashtme rezulton nga zhvillimi ose i subjekteve menduese, i arsyeve individuale, ose i njė arsye tė ndėrgjegjshme universale, ose i njė sistemi Iidesh tė pavarur nga ndėrgjegjet, i pavetėdijshėm sidoqoftė pėr ndėrgjegjet njerėzore, dhe qė ėshtė si njė objekt nė raport me kėto ndėrgjegje. (Fichte, Schelling, Hegel)

Vazhdon....
Qka ėshtė Pesimizmi!?

Psikologu
08-06-05, 09:18
Qka ėshtė Pesimizmi?


Jo tė gjithė njerėzit e shohin tė ardhmen dhe jeten nė tė njejten mėnyrė.?!

Ekzistojnė p.sh,pėrsona qė kanė tendencė tė shohin jeten me ankth dhe shqetėsim,duke u pėrqendruar mė shumė tė veshtiresitė qė ndeshin gjatė dites,mė shumė se sa tė gezimet qė duhet tė shijohen dhe sukseset e arritura.
Anasjelltas ka njerėz qė marrin jeten me qetėsi dhe entuziasem dhe dinė tė pėrballojnė vėshtirėsitė me shpirt "luftarak" , si qaste rritje dhe mundėsie dhe jo si pengesa tė pakalueshme.
Kėta te fundit nė veqanti, dinė tė jenė kostant, tė ndjekin objektivat, pavarėsisht nga pengesat qė hasin ose nga gabimet qė bejnė,dhe udhehiqen mė shumė nga shpresa pėr sukses se sa nga frika e falimentimit.
Zakonisht personat e parė quhen Pesimistė ndersa te fundit Optimiste.
Studime tė ndryshme kan vėnė nė dukje se pesimistet dorėzohen mė shpejt para veshtirėsive, kan mė pak sukses nė punė,bien nė depresion mė shpejt,dhe sėmurėn mė shpejt.
Sipas Martin Seligman, i cili i ka dedikuar shumė kohė studimit tė ketyre qeshtjeve,nė mėnyren se si gjithkush shikon jeten ka dy elemente : nga njėra anė ndjesia qe ngjarjet mund tė kontrollohen,
nga ana tjeter eshtė shpjegimi qė i japim atyre qė na ndodhin.
Nė kėtė mėnyrė njerėzit qė jetojnė si tė paaftė,ose personat qė janė tė bindur se qfarėdo qė tė bėjnė nuk do tė arrijnė atė qė duan,janė mė me shumė probabilitet me pesimistė se personat qė nė tė kundertė, kanė besim se mund tė modifikojne rrėthanat dhe ngjarjet nė mėnyrė qė tė arrijnė objektivat dhe sukseset e paramenduara.
Megjithatė, ndjesia e tė ndjerit si i paafte ose jo pėr tė kontrolluar atė se qka na ndodhė, nuk del nga hiqi,por ndertohet me anė te menyrės qe secili i shpjegon vetes ngjarjet negative apo pozitive me tė cilat ka tė bėjė nė jetė.
Seligman, i permbahet tezes sipas tė ciles,qdo njeri ka njė stil sqarues,d.m.th njė mėnyrė tė veten pėr tė interpretuar arsyet e ngjarjeve.kjo mėnyrė,sipas tij, vjen nga njė vizion qė njeriu ka pėr vendin e vetė ne botė, apo per veten e vetė si njeri i aftė dhe me merita apo i paaftė dhe i pavlerė.
Nė rastin e parė do tė kishim njė optimist, nė te dytin nje pesimist.

Vazhdon...

Qka ėshtė Optimizmi?!

Psikologu
12-06-05, 01:30
Qka ėshtė Optimizmi?!

Optimistet janė ata te cilet kanė rendiment mė tė lartė nė studime,nė punė dhe nė sport.Gjithashtu,mė sa duket optimistet janė mė tė aftė nė testet pėr aftesitė dhe janė mė tė zgjedhur sesa pesimistet nė pozicione politike ose drejtuese.Personat optimistė gjithashtu gėzojnė shendet shume tė mirė,mesa ėshtė vėnė re sistemi i tyre imunitar ėshtė mė efikas prandaj sėmuren mė pak, plaken mė mirė,sepse nuk paraqesin semundjet e moshes sė thyer dhe jetojnė rrjedhimisht mė shumė.Nga tė gjitha kėto duket sikur ėshtė mė mirė tė jesh optimist,pėr prezencen e avantazheve qė sjellė.
Pse athua shume njerez jane pesimiste?dhe akoma mė teper:
Optimistet kanė besim se mund tė modifikojnė rrėthanat dhe ngjarjet nė mėnyrė qė tė arrijnė objektivat dhe sukseset e paramenduara.
Megjithatė, ndjesia e tė ndjerit i paaftė ose jo pėr tė kontrolluar atė qka na ndodhė, nuk del nga hiqi,por ndertohet me anė tė mėnyres qe secili i shpjegon vetes ngjarjet negative apo pozitive me tė cilat ka tė bėjė nė jetė.
Stili sqarues ka tre dimensione tė rėndesishme:
Qendrueshmeria,
Thellesia dhe Personalizimi
Qendrueshmeria pėrfshin kohen dhe mėnyrėn pėr tė shpjeguar ngjarjet sipas tė ciles shkaqet e suksesit ose deshtimit zgjasin nė kohė dhe nuk janė tė ndryshueshme.
Thellesia ka tė bėjė me hapėsiren,shpjegimi e njė ngjarjeje nė mėnyrė specifike.
Personat optimistė dinė tė japin shpjegime specifike,megjithė se mund tė bėhėn tė paaftė pėr fushen ku deshtojnė,dinė tė jenė aktivė nė aspektet e tjera tė jetes.
Vazhdon.....

Qka eshtė Personalizimi?!

Psikologu
13-06-05, 21:06
Personalizimi
Nga ana negative, nė kėtė rast,kur pėsojnė njė zhgenjim,mund tė akuzojmė veten ose faktorė tė jashtem qė kane ndikuar.
Personat qė akuzojnė veten kur deshtojnė, kanė nje rėnie tė vetėvlerėsimit mendojnė se janė pavlerė,pa talent dhe tė pakendshme;mė shumė lehtėsi bien nė pesimizem.Anasjelltas personat qė u japin ngjarjeve negative shpjegim duke perfshirė faktorė tė jashtem mjafton tė kenė koshencen e pergjegjesive tė veta, nuk humbasin vetėvlerėsimin dhe janė mė optimistė.
Nese qendrueshmėria dhe thellėsia kanė tė bėjnė me ēfarė bėhėt, personalizimi ka tė bėjė me atė se si ajo qė bėhėt perceptohet.
Duke u nisur nga kjo optimizmi dhe pesimizmi janė tė shpjegueshme me menyren e interpretimit tė ngjarjeve; optimistėt i interpretojnė deshtimet si tė rastėsishme,tė ralla dhe tė panjohura pėr veten ndėrsa sukseset si personale,dmth falė aftesive tė tyre,tė pergjithshme dhe tė qendrueshme.
Prandaj Optimistė apo Pesimistė nuk lind por bėhėsh.Optimizmi mund tė "mėsohet",prandaj dhe pesimistet mund tė shpresojnė qė mund tė kthehen nė optimistė,duke mėsuar disa gjėra.Kjo lidhet mė aftėsi qė i lejojne pėrsonit tė kalojė nga njė stil sqarues pesimist nė njė optimist nepėrmjet dialogut me veten,kur duhet tė pėrballojė njė dėshtim.
Si bėhėt e mundur kjo?
Ka shumė strategji qė mund tė pėrdoren.Nė fillim i duhet pranuar vetes qė po pėrdor mėnyrė pesimiste pėr tė spjeguar njė ngjarje negative.Pasi njeriu bėhėt koshent pėr kėtė mund tė pėrdorė dy menyra pėr tė kuruar besimin ose spjegimin pesimist.
E para ėshtė e thjeshtė:Duhet tė pėrqendrojė vėmendjen nė mendime tė ndryshme nga ato tė lidhura me besimin e vetė,duke kėrkuar tė ndėrpresė mendimet negative.Mund psh,sa here qė ka mendime pesimiste,tė imagjinoje njė STOP tė kuq qė kundėrshton mendimet negative.
Sė dyti;
Megjithėse rrugė mė e gjatė dhe mė e vėshtirė,por mė efikase ėshtė ajo qė tė tė kėrkoj tė vėjė nė diskutim besimin e vetė pesimist.Nė kėtė rast,e para gjė qė duhet bėrė ėshtė mbajtja distance e besimit,duke e klasifikuar thjesht si "mendim" dmth si pohim qė mund tė jetė i vėrtetė ose jo.
P.sh; Nese dikush mendon qė s'ėshtė i aftė pėr njė punė tė caktuar,s'ėshtė e thėnė qė kjo ėshtė e vertetė.Ndaj duhet distancuar nga ky mėndim dhe mė pas ky tė vihet nė diskutim ėshtė apo jo i vėrtėtė.
Metodat mė tė mira pėr ketė munden tė rėnditen kėshtu;
1.Duke mbledhur prova pėr bazen e kėtij mendimi ose pėr tė kundėrten.
2.Duke mbledhur shpjegime alternative.
P.sh; Njė dėshtim mund tė shpjegohet nė shumė mėnyra tė tjera,dhe jo mė patjeter me paaftėsi,apo me atė qė na ėshtė fiksuar.
3.Duke evituar tė mbjellėsh katastrofen si mendim.
Edhe sikur tė vėmė re qė faktet nuk janė gjithnjė nė anėn tonė ėshtė gjithnjė mirė tė mos pėrgjithėsojmė dhe tė izolojmė njė "fiksim" vetem nė atė rast.
4.Tė mėsojmė nga gabimet.
Njeriu mėsohet nga gabimet e veta dhe kjo ėshtė e rėndėsishme tė mėsohet nga eksperienca dhe tė vihen nė perdorim gabimet si sugjerime qė mund tė na ndihmojnė nė permiresimin e sjelljes tonė nė tė ardhmen.
Gjykimi i vetėvetes dėrgon nė ankth , ku mė vonė sjellė edhe tek destabilizimi i njeriut nė tė ardhmen.
Njeriu nuk bėhėt i tillė me kėndė rrinė , por vetem qka meson , lexon dhe nė jeten e tij ka njė pikė tė qėllimit dhe asaj duhet ti pėrmbahet, pra tė jetė optimist se qdo fund e ka njė fillim dhe qdo fillim e ka njė fund.

Vazhdon....

Qka ėshtė Fantazia?!

Psikologu
16-06-05, 17:53
Qka eshtė Fantazia?!

Njeriu pa fantazi nuk jeton dhe nuk mundet tė paramendoj jeten pa atė , por ne cilen shkallė tė fantazisė?
Fantazia e njeriut pėr njė jetė , dashuri , pasuri dhe shumė nevoja dhe deshira tė tjera njerzore dhe personale , rritet shpesh tek njerezit.
Femijet e vegjel nga mosha ne moshė e ndryshojn mendimin e tyre nė fasntazi, do tė thotė ne bazė tė moshes sė tyre.
Edhe fėmijet dhe tė rrituri kan deshirė tė jenė heronj , tė fortė , tė shpejt , por ne fantazin e mburrjes fėmijet i permbahen prinderve si mė tė vlefshimit pėr ardhemrin e tyre.
Femijet e moshes 6 vjec shembullė e llogarisin babin e tyre si njė hero , njeriu mė i forti ne botė , mė i menquri etj etj.
Kur realiteti nuk mirret ne doren e parė , atehere fantzaia eshtė si njė kulminacion i grades sė parė ne koken e njeriut.Kufizimi i fantazisė nuk mund tė behet.
Rreziku nga izolimi total ne boten e fantzisė eshtė i rrezikshem dhe dergon deri ne fund edhe ne njė problem serioz psiqik.
Shumė kan shkruar dhe komentuar pėr fantazinė , por askush nuk ka mundur tė sjellė perfundimishtė njė perfundim se qka dhe perse fanyazia lunderon ne jeten e njeriut, duke llogaritur ketu edhe pozitivitetin e fantazisė , por duke u mos fundosurė nė boten e fantazisė.
Realiteti eshtė qelsi kryesorė i jetes.
Fantazia shpesh fillon nga brenesia e njererzve tė rritur , kur ata mbajnė fshehtesi tė vetat dhe qe ato fshehtesi i rrisin , aq sa edhe rritet fantazia ne brendesin e tyre.
Nese mungesa e fantazis do tė ishte si mungesa e vitamines C , shumė njerez do tė ishin pa dhembet e tyre. ( Stig Johansson)
Nese dallimi ne mes tė fantazis dhe realitetit nuk do tė kishte dallim tė madhė , une do tė isha futbollisti mė i madhė i kesaj bote.
Braktise tė verteten dhe vendos pėr njė fantazi tė mirė, ndegjohet shpesh kjo fjalė nder disas njerez.
Bota e imagjinates nuk i njef kufinjet e vetė sepse imagjinata e mbanė shpirtin gajllė dhe se kjo jep nganjehere edhe sherim tė shpitrave tė njerezve , mvaresishtė nga rrethanat e kerkesat e tyre shpirterore.
Ne dallim nga realiteti , fantazia eshtė e kufizuar ne mendimet tona dhe shkathtesin e tonė tė mendimit.Natyrisht se nė matematikė gjindet fantazia, por kur provohet me fantazi , atehere qdo gjė behet keq.
Ata qe kan fantazi por nuk kan dije , janė sikur njė shpezė qe ka krih por nuk ka kembė.Nuk egziston asnjė kufi, se qka njerezit munden tė paramendojnė kur nuk kan fantazi.
Fantazia ndoshta edhe eshtė inteligjenc qe e kenaq vetveten., mirpo fantazia ėshtė njė artė i tillė qė akoma nuk gjindet, sepse askush nuk mundet tė jetoj vetem nė ajrė nė lartesi., sepse keshtjellat e qiellit janė tė shtrenjeta pėr tu ndertuar , por tė lira pėr ti rrenuar.
Njeriu e mori fantazin si shkembim ne mes tė humorit dhe realitetit qė ta qetesoj vetveten nga pika se ku gjindet, sepse me ndihmen e fantazis pushon edhe shpirti i plagosur.


Vazhdon....

Qka ėshtė Realiteti?!

Psikologu
19-06-05, 14:04
Qka ėshtė Raliteti?!

Kur ne mendojm nė jeten , vlerat e botes dhe vetėdijen e tersishme, kuptojmė qe egzistenca e jonė nuk eshtė e pėrkryer.Duke llogaritur tė gjitha komponentet e Uneverzit , mund tė jetė ashtu qė aty mund tė gjindet edhe njė pikė perfundimi, por edhe pas kesoj njeriu mendon se jeta e jonė varet vetem si nė njė fije tė hollė tė pėnit.
Qė jeta nė tokė tė egzistoj , duhet planetet tė jenė nė aq largėsi nga dielli i cili ndriqon me rreze tė forta.Planeti duhet tė ketė njė rrethėqarku rrethė diellit, e pastaj duhet tė sillet rrethė boshtit tė vetė jo aq shpejt e jo aq ngadale, e terė kjo qė vetem e vetem qė temperatura tė jetė ajo e njejta dhe qė rrufetė tė mos ndodhin ne njė forcė tė pa pershkruar, por duhet qė kjo atmoster tė permban njė mburojė qė e mbron jeten nga dridhjet ultra violet tė diellit.Duhet tė egzistojė ujė dhe gjashtė lendet kryesore qė ne tė mbijetojmė, si ajri, gaznat, fosfori thartesia, etj etj,. e ne mund tė pyesim veten tonė, se perse ne egzistojmė ne ketė formė siq jemi sot, mos vallė tė gjitha keto mutatcione tė arritura janė vetem tė derguara si rastesi e njė planeti, edhe pse ne nuk e dijm se a egziston ndoj jetė tjeter ne brendesi tė planeteve tjera.

Pėr atė arsye kur njeriu e benė njė veshtrim tė kesaj bote, pyet vetveten shpesh se ku eshtė vetdija e jonė, egzistenca dhe qellimi dhe qka janė ato, cka eshtė ajo qe ne trurin tonė e quajm njė tru normal qė funksionon, edhe pse ai permban lendė si substancat transmitore si dopamin ,serontin,melatonin,kortisol, adrenalinacetolcolin etj etj qe e kan kompletuar trurin tonė.
Nė trurin tonė gjinden si p.sh. endrofin dhe andrenalin qė simbas nevojes ne edhe e prodhojmė, e nese ne do tė kishim adrenalin me shumė se sa kerkohet nga menyra normale , atehere ne do tė silleshim ne menyrė tjeter., e ne rast se ne kemi mė teper dopamin ,atehere njeriu perfiton symptome psiqike , e nese kemi pak serontonin atehere njeriu eshtė depresiv.
Njeriu duket tė jetė i mirėkuptuar se cka eshtė normale dhe cka nuk ėshtė, por kjo ndryshon nga kultura nė kulturė.Tė i pershtatemi natyres ne menyrat me tė mira tė ndoj rrethi tjeter jo tė ngjajshem me atė tonin ose tė ndoj kulture tė tjeter, do tė thotė qė nė njė perqindje ne tė behemi si objekt kimik, sepse ne vendet e nxehta kemikaljet e trupit funksionojn me ndryshe se ne ato tė ftohta, e pėr atė arsye njeriu mundet tė thotė edhe pėr shkak tė kaosit rrethė nesh ne disa raste , psiqika e jonė i ngjanė njė vije balansuese qė ne duhet ti permbahemi , sepse cka eshtė apo nuk eshtė normale eshtė shoqeria dhe rrethi qė e vendosė, sepse shoqeria dhe funksioni i shoqeris eshtė njė fenomen i kuptimit tė perzier, do tė thotė ka prioritetin e vetė qe e quan tė kuptimt dhe e don si normal.

Nė bazė tė statistikes, njė perqindje e popullates janė shizofren, pastaj tre perqind tė popullates kaplohen nga menyrat e ndryshme tė psikozes ne jeten e tyre, e pastaj gjnden persona qė nuk i tregojnė ose i fshehin shenjat e psikozes por prapė se prapė mund tė kenė njė segment tė vogel tė mirėqenjes duke ikur nga realiteti personal, si shembullė kur njeriu e ndjen veten si tė ardhur nga ndoj planet tjeter, nuk ėshtė i pershtatshem tek rrethi , asgjė nuk perfundon mirė etj etj.Tek njerezit e vjeter me degjim tė ulet janė reagimet e tyre aq te quditeshme sa qė mendojnė qe cdo fjalė perdoret kunder tyre , sepse ne kur flasim duhet me doemos ta shikojm ne sy njeriun si shenjė realiteti e kjo ndikon negaticisht tek pleqet me shqisat e tė ndegjumit tė vogel, por eshtė edhe e perditeshme se njerezit e vjeter tė cilet kan humbur psiqiken e tė mbajturit ne mend, e perjetojnė rastin sikur njerezit nga ata i fshehin gjerat tė cilat ata i kan vendosur dikund, dhe se kjo u duket atyre se ata e mbajnė ne mend se ku i kan vendosur por te tjeret nuk deshirojn tė ua japin.

Nė ketė grup munden tė hyjn edhe keqperdoruesit e menyrave tė ndryshme , tė ndara nga realiteti, siq janė; alkoholistet, tabletomanet, narkomanet, lotomanet etj etj , tė cilet e jetojn jeten e tyre nė njė realitet tė ndarė nga bota e njerezve real , sepse realiteti i tyre eshtė vetem pjesė e endrres , por njeriu nuk duhet harruar se ketu janė tė llogaritura edhe simptomet e depresionit, ankthit, neuroankthit, hystericiteti, e pėr ketė ata mendojnė qė njerezit e kesaj toke janė aq tė pa drejtė dhe nuk janė normal e as real ne krahasim me keta, sepse edhe vetė Freudi ka thenė se tė gjithė njerezit janė pak ose shumė neurotik, cka do tė thotė se zgenjimi nga realiteti eshtė prezent tek shumė njerez ne ketė botė,pra , nese njeriu i llogarit tė gjithė keta njerez , atehere mundemi tė konkludojmė qė majoriteti i njerezve normal dhe real dhe atyre mekatar gjinden thuja ne njė linje tė perbashket , sepse ne tė shumten e rasteve shumė e fshehin realitetin dhe ikin nga ai, dhe se kjo eshtė pak a shumė relative, sepse qdo njeri e kan nga njė tė keqe ne vetveten , ban fshehtesi ne vetveten, por qė me fjalė tė mira ata behen edhe iluzionist tė aftė duke e futur ketu si mbrojtje ose parim pjesen e humorit,dashurisė, qka ne menyren subjektive keta nuk e ndajnė ketė me njė, pra cka ėshtė me te vertet realiteti i cili sillet rrethė nesh ne ditet tona tė perditeshme.

Tė gjithė njerezit e transmetojnė boten e tyre te jashtme me perjetimet e veta subjektive.Ne asocionojmė mekate dhe gjera tė ndryshme cdo ditė nė koken tonė, cka do tė thotė se ne fakt ne njerezit e keqkuptojmė njeri-tjetrin gjithė kohen , duke besuar se e kemi kuptuar.
Atė perjetim ose atė imagjinat qe ne e kemi nė koken tonė ne situata tė ndryshme nuk ėshtė e njejt ndoshta sikur mendimi i ndoj personi tjeter, sepse nė bazė tė disa filozofeve ėshtė edhe e pamundur qe ne njerezit tė kuptojmė njeri tjetrin, sepse edhe pse imagjinata e jonė mundet tė perputhet me ndokend , prapė se prapė janė disa detale tė cilat na dallojnė nga perjetimet e tė tjerve, e keto detale munden tė jenė perjetimet e mė parshme tė tonat personale, si shembullė mund ta marrime njė qen qė ngrit dhe ul ndjenjat nga personi nė person, sepse njeri mundet tė ketė ndodhur se ka qenė i kafshuar nga qeni e tjetri as qė ka ardhur ne kontakt ndoj here me qenin, e kjo e sqaron gjithashtu njė dallim ne mes tė realitetit dhe iluzionit, e prapė se prapė ne flasim se ne e kuptojm njeri tjetrin , pra a e kupton perjetuesi spjeguesin ose degjuesin, cka ne fakt janė largė gjerave reale ne boten e vertet,sepse edhe gjerat e vogla munden tė perjetohen ne menyra tė ndryshme , dhe pėr ketė mundemi te themi se ne njerezit jetojm nė botera te ndara, sepse ne mundemi te behemi se ne e kuptojmė perjetimin e dikuj tjeter, por shtrohet pyetja se si , sepse realiteti eshtė largė nga kuptimi i plotė i joni.Pra a do tė thotė kjo se ne e kemi marrė njė pjesė nga njerezit me pervojė duke e mos shijuar asnjehere realitetin qė ai/ajo na e sqaron.
Njerezit i shikojn gjerat dhe boten nga kendi i ndryshem , pėr disa eshtė mirė e pėr disa eshtė me keq.
Pastaj Jung foli pėr vetdijen kolektive, qka do tė thotė se ne njerezit e kemi njė simbol tė njejtė dhe pershtypje.A eshtė pra ashtu qė ne njerezit e kuptojmė njeri-tjetrin dhe se ne jemi ne tė njejtin nivel, neØatė rast a do tė ishte pra ndjenja dhe telepatia ne mes nesh qė e bėri tė mundur qė ne te jemi tė njejt vetem qe vijm nga planeti i njejtė.
Pra perfundimishtė realiteti eshtė dicka qė gjithmonė e mbanė nje sekret me vete e ky sekret lirishtė mund tė quhet si pjesė e fshehtesis sė njeriut nė ketė botė.

Vazhdon.....


Qka ėshtė Falja?!

Psikologu
22-06-05, 02:21
Qka ėshtė Falja?!
Jankelevitch mendon se falja duhet tė ndodhė gjithmonė midis dy vetėsh : ai qė kėrkon falje dhe ai qė jep falje. Sepse, pėr tė, pa njė bashkėbisedues pėrballė, nuk mund tė ketė falje. Falja do tė ishte atėherė njė koncept abstrakt. Dhe ai madje mendon se falja ėshtė praktikisht e pamundur sepse nė qastin kur xhelati i kėrkon falje viktimės, xhelati nuk ėshtė ai qė ka kryer aktin kundėr viktimės, por dikush tjetėr, qė mendon ndryshe. Pra xhelati ka ndryshuar, nuk ėshtė i njėjti njeri. Por, mendon ai, pėr qė tė ketė njė "gjoja" falje, duhet qė xhelati t'ia kėrkojė atė viktimės. E nqs viktima nuk ndodhet aty (psh ėshtė vrarė) atėherė asnjė nuk ka tė drejtė pėr tė dhėnė falje nė vend tė saj. Falja mbetet e pakryer.
Friedrich Schiller ka thėnė:" Fitorja mė hyjnore ėshtė falja".
Tė falėsh don tė thotė tė fitosh luftėn me veten,luftėn e :"Sy pėr sy,dhėmb pėr dhėmb".Njė thėnie tjetėr shkon:" E njerėzishme ėshtė tė gabosh,por hyjnore tė falish".Ka njė studim tė mirė mbi kėtė problem,studim i njė psikologu gjerman Reinhard Tausch i cili ėshtė marrur njė kohė tė gjatė me keto studime rrethė faljes, ai ne te shumten e rasteve e ka verejtur se falja nganjehere nuk behet edhe totale por vetem, e pjeserishme.Nė anketėn tė cilėn ai ka bė janė thirrur 200 persona nga tė cilėt 130 kanė refuzuar tė anketohen me pretekstin se anketa ėshtė tepėr e rėndė.Nė ketė anket kishte pytejet rrethė faljes nė menyra tė ndryshme filluar qė nga ajo mė e thjeshta dhe deri tek mė e rėnda.
Tė falesh do tė thotė tė jesh mirė me veten tende.
I fortė ėshtė ai qe fal dhe e ruan fjalen e dhenė.
Vazhdon....

Qka ėshtė Drejtesia?!

Psikologu
01-09-05, 09:15
Qka ėshtė Drejtesia ?!


Termi "e drejta" ka disa kuptime :

A : ajo cka ėshtė nė pėrputhje me njė rregullė tė pėrcaktuar, dhe tė cilėn pėr pasojė ėshtė legjitime pėr ta kėrkuar.
1) E kėrkueshme sepse ligjet apo rregulloret e parashikojnė atė, ose sepse kjo rezulton nga kontrata tė vendosura nė pėrputhje me kėto ligje.
2) E kėrkueshme sepse kjo ėshtė nė pėrputhje me opinionin nė cėshtje morale.

B : ajo qė ėshtė e lejuar.
1) E lejuar nga ligje tė shkruara apo rregulla nė lidhje me aktet e konsideruara, qoftė nga njė deklarate tė posaēme, qoftė nga principi qė ajo qė nuk ėshtė e ndaluar ėshtė e lejuar.
2) E lejuar moralisht, akti nė fjalė duke qenė, ose i mirė, ose moralisht indiferent.

Shkurt, e drejta ėshtė tėrėsia e tė Drejtave qė rregullojnė raportet e njerėzve ndėrmjet tyre.

Kur flitet pėr njerėzit, tė jesh i drejtė do tė thotė tė gjykosh raportet e veta me tjetrin njėlloj siq do tė gjykohej mbi raportin e dy personave tė huaj ; dhe qė, kur gjykohet ndėr shumė tė tjerė, tė mos lihet pėr tu udhėhequar nga asnjė favor as ndonjė urrejtje paraekzistuese. Tė jesh i drejtė, nė kėtė kuptim, ėshtė pra njė cilėsi thelbėsisht formale, qė konsiston pėr tė hequr dorė nga veprime egoiste dhe gjykime tė anshme.
Gjithashtu, tė jesh i drejtė, kjo ėshtė tė jesh i aftė pėr tė pranuar deri nė cilen pikė ėshtė legjitime pėr tė bėrė, respektuar tjetrin nė idetė, ndjenjat, lirinė, pronėn, tė vlerėsosh mirė masat e pėrgjithshme, psh ligjet, tė cilat shtrihen pėr tė lejuar apo ndaluar disa akte, pėr tė kthyer pak a shumė tė favorshme situatėn e disa personave ; sė fundi tė caktosh mirė, avantazhet apo dėnimet qė zotėrojmė.

Drejtėsia ėshtė pushteti gjyqėsor, i cili zbaton tė drejtėn e vendosur nė ligje dhe rregulla.

(Vocabulaire technique et critique de la philosophie, André Lalande)

Cilesia e njeriut tė urtė konsiston ne tri gjėra:
E para: Ta besh vetė atė qė u kėshillon te tjerve;
E dyta; Asnjehere te mos veprosh kunder drejtesis;
E treta: Tė pranosh me durim dobesin e njerezve qe tė rrethojn.
( Tolstoi)


Vazhdon....

Tė menduarit dhe Mendimi?!

Psikologu
05-09-05, 11:26
Tė Menduarit dhe Mendimi !!!!


Pėr logjiken ndonjehere thuhet se ėshtė shkencė e tė menduarit valid.
Pse eshtė e definuar kjo form e mendimit valid?
Shprehja " tė menduarit" pėrdoret shpesh nė tė folurit e pėrditshem , po jo gjithmonė me tė njejtin kuptim .Ndonjėhere perdoret mė gjersisht ,madje edhe si emertim i pėrbashket pėr tė gjitha proceset psiqike njohese,emocionale dhe volitative.Nė kuptim , diqka mė tė ngushtė "tė menduarit " e perdorim pėr tė gjitha proceset njohese psiqike, prej perceprimeve, paraftyrimeve, kujtese deri tek tė kuptuarit , gjykimit dhe konkludimit.
Shembullė: Kur vajza e pyet djalin : "Qka mendon pėr mua" ajo pra ka deshirė tė nxjerr nga ky , jo vetem atė se qka ai mendon pėr tė , por edhe qka ndjen ndaj saj, dhe si do tė veproj me tė, pra ajo ketė fjalė e perdor nė kuptimin e gjerė , me thenje tė shkurter.
Kur shkrimtari thotė se protogonisti i tij " mendon etėshem" , ndersa atė tė menduar e pėrshkruan si riprodhim kaotik dhe tė shpejtė, ne kujtesen e tij , tė paraftyrimeve tė ruajtura, ketė term ai e perdor tjeterfare, pra ne kuptimin diqka mė tėngushtė.
Nė kuptimin tjeter ende mė tė ngushtė "tė menduarit" identifikohet me "tė menduarit abstrak" do tė thotė tėrsi e proceseve njohese, elemente tė tė cilit nuk janė perftyrimet por janė nocionet.Keto janė pra , tė gjykuarit , tė kuptuarit dhe tė konkluduarit.
Nė ketė kuptim tė tretė tė fjales , mė se shpeshti pėrdoret nė jeten e perditeshme dhe ne Psikologji.Mirpo nė tė folurit e perditshem , pėrdoret edhe ne kuptimin e katert, qė njekohsisht nuk ėshtė me i ngushtė se kuptimi i tret, por thelbsisht ndryshe qendron nė prizmen e tjeter.
Me tė menduarit , me fjalė tė tjera , nuk e kemi ndermend vetė procesin e tė menduarit , por por atė qe e mendojm duke menduar.
Kur ankohemi se" tė menduarit dhembė me shumė se cdo gjė" , atehere me tė menduarit kuptojm njė proces real psiqik ose njė aktivitet.
Por kur levderohemi se " kurrfarė presionesh nuk do tė na detyrojnė qė ta nderrojm mendimin" , atehere shifet kjart se ketu nuk ėshtė fjala pėr te menduarit si dukuri reale psiqike , por pėr atė gjė pėr tė cilen mendojmė dhe e konsiderojm si tė vertet.
Derisa tė menduarit , ne kuptimine tretė i intereson Psikologjis, ne kuptimin e kater i intereson teoris sė njohjes sė logjikes.
Tė menduarit nė kuptimin e kater , ndonjehere quhet edhe mendim.Tė mos shkaktojm ngatrrim nė perdorimin e dykuptimshem tė fjales "tė menduarit " nė tė ardhmen do ta perdorim vetem ne kuptimin e tretė (ne kuptimin e procesit tė te menduarit) , ndersa nė atė kuptim tė ketert pėr tė menduarit do ta perdorim fjalėn " mendim"
Pra lirisht mund te themi se Psikologji studion tė menduarit , ndersa Logjika e studion Mednimin.Me thjesht pėr te tė berė nje ndryshim ne mes tė menduarit dhe mendimit , mundemi tė marrim vetem njė shembullė tė thjesht:
E pyesim njė mik tonin kur tė pershendetemi me tė dhe e shofim tė merzitur e i themi "Qka po mendohesh" , ndersa i na pergjigjet - " Jeta ėshtė e hidhur" , pra ne ketė rast , mendimi se jeta ėshtė e hidhur ėshtė shprehur haptazi , pasi edhe me mendojm vetė nganjehere se Jeta ėshtė e hidhur , pra kemi tė bejm me dy mendime tė perputhura njera me tjeteren.
Sikur qe egzistojn forma tė ndryshme tė tė menduarit,egzistojnė edhe forma tė ndryshme mendimesh, pra :
Te kuptuarit i pergjigjet nacionit
Te gjykuarti i pergjigjet gjykimit
Tė argumentuarit i pergjigjet argumenti
Me njė fjalė , tė kuptuarit , tė gjykuarit , tė konkuduarit , tė argumentuarit janė forma tė tė menduarit.
Nacioni , gjykimi , konkludimi , argumenti , janė lloje dhe forma mendimesh.


Vazhdon....

Qka ėshtė Nocioni?!

Psikologu
08-09-05, 10:18
Cka ėshtė Nocioni?!

Nė jeten e perditshme shpeshhere e pėrdorim fjalėn "nocion" sidomos kur polemizojmė mė dikė,pohojm se ai i ngaterron nocionet , ose nuk ka ide mbi atė pėr tė cilen flitet,ndersa kur pėr dikė kemi mendim tė keq , themi se ka "ide tė qmendura" pėr jeten.
Nė libarat dhe studimet e Psikologjise i gjejm pėr shembullė disa tituj mbi nocionin si ato -"Nocioni mbi motivet " -Nocioni mbi personalitetin"-"Nocioni mbi burimin e frustacioneve" etj etj.
Pra shtrohet pyetja nė vazhdim se cka me tė vertet ėshtė Nocioni pėr tė cilin flasim aq shpeshė?
Pėr ketė nuk ka ndoj mendim unik ne mesin e logjicienteve, por para se tė parashtrojmė teorin tė cilen e konsiderojmė relativisht si me tė miren , do tiparaqesim shkrutimisht pesė teori karakteristike logjike , tė cilat i konsiderojmė tė pamjaftueshme siq janė ; formalistike,psikologjistike,nominalistike,vulgare materialistike dhe realistike.

Teoria formalistike e nocionit.
Disa logjicientė e percaktojnė nocionin si element tė gjykimit ,ku nė vazhdim tė parė kjo na duket si e pranueshme si pėr shembullė ; " Qeni ėshtė kafshė" , pra ky ėshtė njė gjykim.
Elementi i ketij gjykimi "qeni" dhe "kafsha" janė nocione, ndersa si shembullė tjeter " Ari ėshtė metal" -ky gjithashtu ėshtė gjykim.
Elementet e ketij gjykimi "ari" dhe "metal" janė gjithashtu nocione.
Pohimit se nocioni ėshtė element i gjykimit mund ti bėhet njė verejtje.
Por a ėshtė ky pohim njėkohsishtė edhe definicion i mjaftueshem pėr "nocionin"?
Ata tė cilet e definojnė nocionin si element tė gjykimit , shpeshėhere e definojnė gjykimin si lidhje tė nocioneve.Nese themi se nocioni ėshtė element i gjykimit , ndersa gjykimi lidhje e nocioneve ,atehere gjithėsesi diqka njohim nga kjo ,pra kuptojm me njė fjalė se qfarė raporti janė nocioni dhe gjykimi .Nderkaq , ende nuk e dijmė se qka ėshtė nocioni , e as qka ėshtė gjykimi.Nuk ėshtė xgjidhje nese themi se nocioni ėshtė element i gjykimit , gjykimi element i konkludimit , kurse konkludimi tersi ose lidhje e gjykimeve, Øpor nė ketė ne prapė sillemi pėrseri nė rrethė , ndoshta nė njė rrethė diqka mė tė gjerė.
Nocioni mund tė ndahet nė karakteristika si pėr shembullė nga kjo thenje ; Rakia e fortė , ėshtė raki e zier dy here.
Qė te dallojm keto karakteristika ne vijm nė konkludim se nocioni raki e fortė mund tė ndahet nė arakteristiken raki ,dhe nė karakteristiken e zier dy here.Mėqe nacioni mund tė ndahet nė karakteristika ,disa mendojnė se me mirė do tė ishte sikur tė ndahet nė tėrsi tė karakteristikave, mirpo , nese karakteristika definohet si element i nocionit , ne pėrseri sillemi nė rrethė dhe nuk dijm se qka ėshtė nocioni, as qka eshtė karakteristika e tij, madje edhe nese i lidhim tė kater nocionet e pėrmendura mė lartė (konkludimi,gjykimi , nocioni dhe karakteristika) dhe e caktojmė raportin e tyre reciprok , verejm se nuk kemi definuar asnjė nga keto kater nocione.Pėrcaktimi reciprok i kėtyre nocioneve mund tė kontriboj nė tė kuptuarit mė tė mirė tė tyre, por se a do tė definohet ndonjėri nga ato keshtu , mvaret nga ajo se a do tė definohet dhe sqarohet sė paku njė nga ata nė ndoje mėnyrė tjeter.

Vazhdon...

Teoria psikologjistike e nocionit.

Psikologu
04-10-05, 14:58
Teoria Psikologjike e nocionit!

Disa logjicientė tė cilet do ti quajmė psikologjistė , konsiderojnė se nocioni logjik "nocion" mund tė definohet me anen e nocionit psikologjik si pėr shembullė "paraftyrimi" , por sipas ketij koncepti tė cilen e gjejmė edhe neper disa kritika jokonsekuente tė psikologjisė siq ishte I.Kant , nocioni ėshtė vetem "pėrfytyrim i pėrgjitheshem" , pra perfytyrim mbi atė qė ėshtė e pėrbashket pėr njė numer tė madhė objektesh.
Nderkqa, nuk ėshtė veshtirė tė verehet , se atė qė psikologet e quajnė perfytyrim tė pergjithėshem ende kjo nuk ėshtė nocion,sepse perfytyrimi i pėrgjitheshem sikurse cdo pėrfytyrim , ėshtė perjetimi real psiqik ,sė kendejmi , me ketė dallohet totalishtė nga nocioni si prodhim logjik-ideal.
Ndryshe pėr nga pėfytyrimi i perveteshem ose konkret, pėrfytyrimi i pėrgjitheshem i perket njė numri tė madhė dukurishė dhe objektesh tė ngajshme si ajo e ; cilesisė individuale tė ketyre objekteve nė perfyterimin e pergjthėshem keto zbehen , kurse ato tė pėrbashketa shprehen nė menyrė mė tė fortė.
Ne faktė edhe pėrfyterimi i pėrgjitheshem mbanė ne vete edhe karakter konkret senzitivo-fytyrorė , prandaj , pėrfytyrimi mbi diqka , ėshtė perjetim senzitiv i mgjajshem me perceptimin, pra
pefytyrimi i pėrgjithėshem ende nuk ėshtė mendim mbi thelbin e objektit madje as nė rastet kur pėr diqka kemi edhe pėrfytyrim tė pergjitheshem por edhe nocion se keto nuk janė identike.
Pėrfytyrimi i pėrgjitheshem i njeriut ėshtė fytyrim i marrė ne mendė si ajo e njė qenje me dy kembė , dy duar, trup , kokė , ecje tė drejtė , i levizshem etj , pra , paramendimi, nė tė cilin disa karakteristika dhe cilesi nuk paramendohen krejtesishtė tė caktuara si arsye sepse nocioni njeri ėshte mendim jofigurativ mbi atė qė njeriun e benė njeri, por nga ana tjeter , pėr shumė gjera pėr tė cilat nuk mund tė kemi perfytyrim tė pergjitheshem , mund tė kemi nocion, dhe keshtu nuk kemi kurrfarė "perfytyrimi tė pergjitheshem" mbi drejtesinė (nese ne tė nuk do tė kishim menduar pėrfytyrimin mbi sjelljet e drejta) ose mbi rrėnjen katerore prej minus njė (nese me tė nuk do tė mendonim) "V-1" , nderkaq , mund tė kemi nocion shumė tė qartė dhe tė caktuar edhe pėr njeren , por edhe pėr tjetren.

Vazhdon....
Teoria nominalistike e nocionit