PDA

View Full Version : Lajme Nga Kultura


Naki
04-06-05, 21:41
Nderim

Kadare triumfon ne Londer mbi nobelistet


Mes 18 kandidatesh u vleresua dje(2 Qershor 2005) me cmimin "Man Booker International Prize"

Nga Londra
Muhamed Veliu
Gazeta Shqiptare



Ismail Kadare eshte vleresuar dje pasdite me cmimin prestigjoz "Man Booker International Prize 2005". Mes 18 shkrimatreve me ne ze te botes, si Gabriel Garcia marquez, Milan Kundera, Gunter Grass, etj, shkrimtari shqiptar eshte zgjedhur nga anetaret e jurise se kesaj gare letrare te pervitshme si fitues i ketij cmimi. "Man Booker International Prize", eshte nje cmim i themeluar ne boten anglofone nga shoqata e shkrimtareve Britanike, Irlandeze dhe e vendeve te Kommonwealthit qe prej vitit 1969. Por ne vitin 2002 nga "Booker Prize" ai mori emertimin "Man Booker International Prize" dhe i ndahet nje elite te zgjedhur shkrimtaresh nga e gjithe bota, vepra e te cileve eshte e shkruar ose e perkthyer ne gjuhen angleze. Ismail Kadare 69 vjec u nderua me kete cmim jo per ndonje veper te vecante, por per teresine e punes se tij si shkrimtar. Ndersa jurise se ketij konkursi nder shume vepra te autorit i kane bere pershtypje novelat "Prilli i thyer" dhe kryevepra e tij "Gjenerali i Ushtrise se vdekur".

Vleresimi

Per here te pare qe nga krijimi i ketij cmimi, juria angleze kete vit ka bere nje perjashtim ne perzgjedhjen e fituesit. Sipas jurise se sivjetme, e cila ka anoncuar fituesin mbasditen e djeshme, mesohet se kriteri i vleresimit ka qene kontributi i nje autori nga cdo vend i botes, i cili ka dhene nje kontribut te vecante ne pasurimin e letersise boterore. "Ismail Kadre eshte nje shkrimtar, i cili le gjurme ne te gjithe kulturen, histotrike, folklorike dhe politike te vendit te tij. Ai eshte nje shkrimtar universal, i cili shkruan histori qe datojne prej nga koha e Homerit", shprehet profesori John Carey, kryetari i jurise se perbere nga novelisti dhe editori Alberto Manguel si dhe akademiku njekohesshit shkrimtari Azar Nafisi. Kur u shpallen kandidatet e ketij cmimi ne muajin shkurt, kryetari i jurise Carey u shpreh i entuziazmuar per 18 kandidaturat e ketij vitit. "Per ne keta jane 18 autore, tek te cilet kombinohet vecantia dhe universaliteti dhe na kujtojne perhere kenaqesine e parezistueshme te te lexuarit"
Ne rradhen e kandidateve qe synonin vleresimin me kete cmim per vitin 2005 ishin shkrimtare si Margaret Atwood nga Kanadaja, Saul Bellow po nga Kanadaja, Gabriel Garcia Marquez, nga Kolumbia, Gunter Grass nga Gjermania, Stanislae Lem nga Polonia, Doris Lessing nga Britania, Ian McEwan po nga Britania, Naguib Mahfouz nga Egjipti, Tomas Eloy Martinez nga Argentina, Cynthia Ozick nga SHBA, John Updike po nga SHBA Antonio Tabucchi nga Italia, etj.

Falenderimi

Menjehere pasi eshte njoftuar per kete vleresim, shkrimtari Ismail Kadare eshte shprehur se "ndjehem thellesisht i nderuar nga fitimi i cmimit "Man Booker International Fiction Prize 2005". Kadare ne komentin e fitimit te cmimit nuk ka harruar te anashkaloje poziten gjeografike te vendit te tij pavaresisht se ai qe prej vitit 1990 jeton ne France. Duke patur parasysh imazhin negativ te Ballkanit dhe ballkanasve, te zhytur ne shekuj mes konfliktesh, Kadare ne letren falenderuese drejtuar jurise se ketij cmimi komenton kete pozite aspak favorizuese per Ballkanin, duke shpresuar ne nje te ardhme paqesore per kete rajon te nxehte. Ismail Kadare prej disa vitesh eshte kandidat per cmimin e madh "Nobel", i cili kap nje vlere prej 1 milion dollaresh. Por ai eshte vleresuar edhe ne ballafaqime te tjera letrare ne arenen nderkombetare. Ne Shqiperi shkrimtari Ismail Kadare ka fituar pothuajse te gjithe cmimet letrare ne te dy kohet. Ai eshte fitues i "Pendes se Arte" si dhe mban titullin e larte "Nderi i kombit". Kadare eshte anetar i Akademise Franceze dhe eshte perkthyer ne shume gjuhe te botes.

"Kane mberritur kohe ndryshimesh ne Ballkan"

Kadare i dergon leter falenderimi jurise Letersia e tij u ngjiz ne Ballkan. Ne kete rajon te nxehte shkrimatri Ismail Kadare lindi, u rrit dhe shkroi libra qe i kapercyen kufijte e ketij gadishulli mbushur me konflikte e luftra. Ne letren e tij derguar jurise britanike qe e vleresoi me cmimin "Man Booker International Prize", Ismail Kadare theksoi disa prej shqetesimeve te tij mbi kete vend.
"Une jam nje shkrimtar nga Ballkani, nje pjese e Europes, e cila per nje kohe te gjate ka qene nje lajm ekskluziv per pandershmeri humane, konflikte armesh, luftrash civile, spastrime etnike e keshtu me radhe." Por, shkrimtari i njohur beson se ky opinion per Ballkanin ne pergjithesi dhe per vendin e tij Shqiperine ne vecanti, ndersa vitet kalojne do te nise te ndryshoje ne syte e Europes dhe do te ndertohet nje imazh krejt ndryshe. Ne letren e tij Kadare shenon se ka ardhur koha e ndryshimit. "Besimi im i madh eshte se tani e tutje Europa do te kuptoje, qe ky rajon ne te cilin ndodhet edhe vendi im Shqiperia, mund te jape edhe lajme te llojit krejt ndryshe nga ato te derimetanishmet, dhe ne te njejten kohe te behet nje burim lajmesh per arritje ne fushat e artit, te letersise dhe civilizimit". Ndersa lidhur me vleresimin qe kjo juri dha per vepren e tij shkrimtari Ismail Kadare u shpreh se "do te deshiroja ta pranoja kete cmim, me te cilin jam nderuar si nje konfirmim qe konfidenca dhe shpresat e mia nuk jane vendosur gabim.



--------------------------------------------------------------------------------

Interviste e shkrimtarit Ismail Kadare per Zerin e Amerikes pas marrjes se cmimit.
Zeri i Amerikes: Zoti Kadare, ju jeni shkrimtari i pare, qe fitoni kete cmim mes shume emrave te njohur. Cfare nenkupton ky cmim per ju?

Ismail Kadare: Ka qene nje kenaqesi per mua. Nje cmim do te thote nje vleresim. Gjithashtu eshte kenaqesi ideja qe do t’i gezoje lezuesit e mi kudo qe te ndodhen.

Zeri i Amerikes: A mendoni se cmimi i sotem do t’ju ndihmoje edhe per cmimin Nobel ne letersi, per te cilin ju keni qene vazhdimisht kandidat gjate viteve te fundit?

Ismail Kadare: Kete sinqerisht nuk mund ta them. Nuk e di, mund te them nje hamendje te gabuar, nuk e di. Zeri i Ameries: Ne komentet e para pas cmimit te sotem, ju u shprehet se cmimi do t’i jape botes nje perspektive te re per Ballkanin, jo vetem si rajon trazirash e tensionesh, por edhe si prodhuesh arritjesh ne art dhe letersi. Megjithate eshte disi veshtire te shkeputesh nga njoftimet e dites nga ky rajon, sic eshte per shembull, rasti i zgjedhjeve ne Shqiperi, kur komentet e vetme qe degjohen nga komuniteti nderkombetar jane shqetesimet per zhvillimin e tyre te parregullt? Ismail Kadare: Po kjo eshte krejtesisht e vertete. Prandaj kur me pyeten nga Londra per pershtypjet e para thashe pikerisht kete gje: qe do te me pelqente sikurse te gjithe shqiptareve, sikurse gjithe ballkanasve, qe nga kjo zone e botes, te mos vijne vetem njoftime te hidhura dhe lajme qe te ngjethin mishte, por te vijne edhe lajme te gezuara. Arti gjithmone jep lajme te gezuara. Pavaresisht qe andej vazhdojne te vijne keto lajme jo te mira, prapeseprape nje prurje artistike si ky cmim, nje gezim, nje feste artistike, do te arrije t’i zbuse, t’i drejtoje mendjet e popujve te Ballkanit, ne gjera me te thella, me te qendrueshme, me pak pasionante, ne kuptimin e keq te fjales, se sa politika. Prandaj une e kam kete besim dhe mendoj qe ndonese kultura e ben aksionin e saj shume ngadale, e ben ne menyre te sigurte, shume me te sigurte se politika.

Zeri i Amerikes: A jeni optimist per kulturen ne Shqiperi sot?

Ismail Kadare: Po jam optimist, pavaresisht. Kultura shqiptare sot ka probleme shume te veshtira, vecanerisht ajo ka keqkuptime jashtezakonisht te veshtira. Por ato do te kapercehen, jane nje lloj takse qe paguhet gjithmone ne prag te ndryshimeve te medha.

Zeri i Amerikes: Kosova po ashtu do te jete kete vit ne qender te vemendjes. Por ndersa po afrohet momenti qe shqiptaret e kishin pritur prej kohe, nje raport i fundit, i Grupit Nderkombetar te Krizave, ve ne dukje se, si per ironi, nje nga problemet kryesore qe duhet te kaperceje Kosovea sot eshte edhe percarja mes vete shqiptareve.

Ismail Kadare: Mendoj se pavaresisht se ne nuk na pelqen, duhet te jemi te ndergjegjshem, se ne shqiptaret, te gjithe, e kemi semundjen e percarjes jashtezakonisht te forte, por kete semundje jemi te detyruar ta perballojme. Por per ta perballuar, duhet ta njohim dhe ta pranojme. Eshte nje nga cenet e kombit shqiptar, nje cen i cili nuk mund te ndihmoje lirine e shqiptareve, s’mund te ndihmoje pavaresine, s’mund te ndihmoje sigurine e tyre. Prandaj une mendoj, se nuk duhet te na vije keq qe na e ve bota ne dukje, perkundrazi, duhet te na vije keq, qe bota vazhdon te na veje ne dukje dicka, qe ne nuk arrijme ta korrigjojme, qe nuk arrijme ta ndreqim.

ARVANITI
04-06-05, 22:02
Shkrimtari Ismail Kadare flet pas marrjes së çmimit “Man Booker Internatioal Prize”


“Të lexosh Kadarenë është si të shohësh lavjerrësin e historisë të lëkundet lart e poshtë”. Një koment që vjen nga e përditshmja “The Guardian”, nga bota aglishtfolëse e cila e inaguroi dhënien e çmimit “Man Booker International Prize” duke ia akorduar atë shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Ndërsa në Tiranë, në vendin e tij, prej kohësh është nisur një “sulm frontal” në ndonjë media, kundër shkrimtarit. Ndërsa Kadare e cilëson marrjen e çmimit si besim dhe shpresë se një ditë do vijnë lajmet e bukura nga Ballkani i etheve dhe turbullirave. “E mora këtë çmim si një shenjë besimi për vendin tonë, për popullin tonë, edhe për popujt tanë fqinjë. Në fund të fundit ne jetojmë në një zonë të botës ku marrim bashkërisht atë turpin kur bëjmë gjëra të turpshme, dhe prandaj bashkarisht duhet të luftojmë për të hequr njollat që na ka vënë bota”, pohon shkrimtari për “Shekullin”.
Nuk beson se marrja e këtij çmimi po e çon një hap më afër Nobelit dhe paralajmëron daljen në vjeshtë të romanit më të ri. Një roman i vogël për adoleshencën e një shkrimtari, dhe formimin e tij si qenie artistike.


Zoti Kadare, ju urojmë për çmimin. Është pritur me entuziazëm dhe nga lexues, sidomos shqiptarët në botë, të cilët komentojnë se ndihen krenarë për identitetin shqiptar të shkrimtarit të tyre. Ju si e përjetuat…

Çdo vlerësim ka dy anë. E para është gëzimi i drejtpërdrejtë, gëzimi i tij personal, gëzimi krijues, gëzimi që u çmua vepra e tij dhe mënjëherë pas tij, në mënyrë automatike është gëzimi që ai u jep lexuesve të vet. Është një gëzim shumë i madh, i ndarë nga të tjerët, sepse shkrimtarët dhe lexuesit kanë një lidhje të vazhdueshme, misterioze, një lidhje që nuk shterron kurrë. Në këtë kuptim kam ndier një gëzim që lexuesi shqiptar e merr këtë gjë si një gëzim privat, personal, të tijin, e merr si një gëzim, si të thuash, të shtëpisë, të familjes.

Mendoni se po shkoni një hap më afër Nobelit, për të cilin ju jeni kandidat prej disa vitesh?

Hapat drejt Nobelit janë shumë të paparashikueshëm. Është pak a shumë si ndjenja e hapësirës tek Kafka që është e papërcaktuar mirë: është përpara, mbrapa, anash, djathtas, majtas. Sinqerisht, unë nuk mendoj asgjë, se është vërtet një gjë që nuk mund ta parashikosh. Gjithë përvoja e çmimit Nobel është e tillë që një pjesë e madhe e fituesve kanë qenë të paparashikueshëm.

Shtypi britanik, si e përditshmja “The Guardian” ju cilëson “një shkrimtar unik”. Sipas jush, kur një shkrimtar është një zë unik në letërsi?

Duket si një frazë e thjeshtë. Ky është një vlerësim shumë i madh për një shkrimtar. Nuk dua të hiqem modest, ky është një kompliment shumë i madh. Unik quhet një shkrimtar që krijon një vend që mungonte, që s’është. Të gjitha përcaktimet “shkrimtar i madh”, “shkrimtar i shkëlqyer” janë epitete që kanë vlerat e tyre.

Zoti Kadare ky çmim iu jepet shkrimtarëve të gjallë, bashkëkohorë, madje Saul Bellow doli nga kjo listë, sepse u nda nga jeta dy muaj më parë. Si mendoni, ç’lidhje ka letërsia me bashkëkohësinë?

Unë nuk mendoj se çmimi u jepet shkrimtarëve të gjallë ngaqë ka një rezervë për ata që shkojnë. Shkrimtarët, sipas fuqisë së veprës së tyre, mbeten të gjallë aq sa i mban vepra e tyre, jo aq sa i mban jeta e tyre, qelizat e tyre lëndore. Në këtë rast dhe gjithmonë çmimi jepet për të gjallët. Ka dhe të tjera forma, modele vlerësimi për ata që s’jetojnë më. Kjo familje shkrimtarësh që paraqiti “Booker Prize” ka qenë e zgjedhur në mënyrë shumë fine, shumë të mençur dhe ky është mendimi i përgjithshëm. Natyrisht ka edhe çmime të rangut më të lartë, po kjo është një përzgjedhje e veçantë, në një kuptim parimor, të thellë gjithashu, do të thosha unë.

Në vlerësimet për vepra dhe autorë e tyre, kandidatë për “Booker Prize”, bën përshtyje mungesa e komenteve apo përcaktimeve të natyrës politike. Ju si do ta komentonit këtë aspekt mungues?

Unë nuk do ta quaja aspekt mungues. Përkundrazi, e quaj aspekt pikërisht, realist, shumë i vërtetë, sepse shumica e të ashtuquajturave vlerësime politike për shkrimtarët, kalojnë disa kohë dhe dalin false zakonisht, dalin se s’kanë pasur të drejtë, dalin se kanë qenë spekullime, dalin që kanë qenë të arranxhuara nga rrethe të caktuara. Ka shumë shkrimtarë, edhe tek kjo listë ka nga ata që kanë vuajtur nga akuza politike, kryesisht të fabrikuara, të stërholluara, kryesisht të krijuara nga arsye joletrare. Prandaj një juri joserioze nuk merret me to. Përvoja e gjatë njerëzore ka nxjerrë se sa të pathemelta janë një pjesë e tyre, madje fjala e saktë do të ishte, se sa të kota janë ato përpara veprës së shkrimtarit e cila është radiografia më e mirë e tij. Të gjitha të tjerat janë vetëm fyerje thashethemaxhinjsh. Për fat të keq, bota i njeh, i ka njohur gjithmonë dhe do t’i njohë me sa duket dhe një kohë shumë të gjatë.

Meqenëse jemi në këtë pikë. Ndërsa në botën anglishtfolëse ju bëhej ky vlerësim, në Shqipëri deri dje, ju ka ndjekur “një sulm frontal” në një të përditshme shqiptare, përpos disa komenteve nga shqiptarë që nuk e aprovonin çmimin dhënë Kadaresë shfaqur në faqen zyrtare të “Booker Prize”… Cili është komenti juaj.

Unë nuk e quaj “sulm frontal” këtë, sepse do nderoja fjalën “sulm” dhe do nderoja fjalën “frontal”, e cila nuk ka ndonjë gjë për t’u nderuar. Por ky i ashtuquajtur “sulm frontal”, është një lloj paçavureje, nuk do të gjeja fjalë normale për ta cilësuar. Për fat të keq, kjo është bota jonë shqiptare që bëhet shkak disa herë që vendet e tjera të na shohin me përçmim. Kjo tregon një mungesë zotërimi absolute. Domethënë, që një gazetë mund të jetë kundër një shkrimtari që nuk e pëlqen, dakord, por që të bëjë shkrime, t’i adresohet jurive ndërkombëtare dhe autoriteteve që të mos marrë ky shkrimtar shqiptar çmim, - pra një gazetë shqiptare dhe në Shqipëri ka ndodhur disa herë kjo - është diçka shumë e rëndë, e neveritshme. Por nga ana tjetër, që kjo gazetë të propozojë se ky shkrimtar duhet hedhur në erë me dinamit, kjo është monstruoze, makabre. Edhe këtë unë do ta quaja një gjë që del nga rendi i gjërave. Ajo që është shqetësuese në këtë rast, është heshtja e shtypit tjetër shqiptar, që duron një gjë të tillë, një mungesë qytetarie, një mungesë solidariteti minimal që duhet të ketë midis kolegëve. Dhe shkrimtarët e tjerë heshtin e vështrojnë këtë histori, sikur të bënin sehir krimin në një shesh. Kjo është turpi mendoj unë, i jetës sonë letrare sot, është një nga turpet e jetës sonë kulturore sot, kjo heshtje përpara ligjit, heshtje përpara të vërtetës. Kjo tregon një burracakëri shumë të madhe të shoqërisë sonë. Njerëzit janë gati të vriten për hiçgjë, por shumë rrallë hyjnë në koflikt për gjëra parimore. Sejmenët ngrihen dhe luftojnë për padronët e tyre që janë në partitë politike, por ata nuk hyjnë në luftë parimore, për të mbrojtur kolegët e tyre. Nuk ndodh gjëkundi në Evropë një gjë e tillë. Kjo është një nga turpet tona.

Ju deklaruat para dy ditësh se do të donit ta merrnit këtë çmim si konfirmim të besimit dhe shpresave që nuk u gabuan. Në ç’kuptim?

Në fakt është bërë përkthim pas përkthimi, ajo deklaratë. Unë kam pohuar se jam një shkrimtar nga Ballkani Perëndimor nga i cili vijnë zakonisht lajme jo të bukura, shqetësuese, të këqija. Dhe unë kam pasur gjithmonë dëshirë që të vijë dita që të vijnë lajme të gëzueshme, kulturore. Këtë çmim unë e quaj si një konfirmim të besimit që kjo juri pati për këtë pjesë të botës, që fatkeqësisht ende është në shqetësime, në turbullirë. E mora këtë çmim si një shenjë besimi për vendin tonë, për popullin tonë, edhe për popujt tanë fqinjë. Në fund të fundit ne jetojmë në një zonë të botës ku marrim bashkërisht atë turpin kur bëjmë gjëra të turpshme, pra e marrim bashkë atë të keqe dhe prandaj bashkarisht duhet të luftojmë për të hequr njollat që na ka vënë bota.

Keni shkruar për gati gjysmë shekulli. Si e shihni letërsinë tuaj në raport me letërsinë që po vjen dhe traditën shqiptare?

Une besoj se mosha e letërsisë shqiptare është e tillë që praktikisht nuk krijon shkëputje të këtij lloji. Letërsia shqipe ka një moshë një shekull e gjysmë, ajo artistike ka një moshë shumë të re. Dhe tek popujt e Evropës nuk ka ndonjë moshë shumë më të madhe. Letërsia artistike, proza artistike, në përgjithësi, është e re. Kështu që nuk lejon që të bëhet një ndarje, një largim i asaj që quhet letërsi moderne, klasike, tradicionale. Pak a shumë ato janë bashkë, janë të përziera me njëra-tjetrën, janë si shtëpitë e një fshati që kanë krijuar një bashkësi. Ato kanë një shkrirje krejt të natyrshme, pavarësisht nga ndryshimi i rendit politik. Mendoj se ky është një keqkuptim i ngatërrimit të letërsisë me rendin politik. Ne jemi ende të obseduar nga politika, pra duam të transferojmë rendin në letërsi sipas modeleve të rendit politik. Nuk mund të ekzistojë një gjë e tillë në letërsitë serioze.

Thuhet se një nga gjërat e fundit që keni shkruar lidhet me fëmijërinë. Përse bëhet fjalë?

Është një roman i shkurtër, i dendur. Besoj do ta botoj në Shqipëri nga vjeshta.
Janë gjëra që lidhen me adoleshencën e një shkrimtari dhe me formimin e tij si qenie artistike.

Naki
28-07-05, 20:18
Zbulohet një statujë e shek. III në Butrint Kulturë

Arkeologët shqiptarë thonë se kanë zbuluar në qytetin antik të Butrintit, në Jug të Shqipërisë një statujë mermeri që i përket shekullit të tretë pas Krishtit. Arkeologu i Qendrës Arkeologjike të Sarandës Dhimitër Çondi tha se statuja në përmasa relativisht të mëdha është punuar me mjeshtëri të lartë dhe ka zbukurime të jashtme mjaft interesante.


Çondi tha se ende nuk është gjetur koka e statujës për të dalë në komente lidhur me figurën historike së cilës ajo i përket. Statuja u zbulua në Forumin e qytetit antik ku janë gjetur më parë edhe statuja prej mermeri të disa figurave të antikitetit të cilat ruhen sot në Muzeun Arkeologjik të Butrintit.


RTK 15/07/2005 09:21:55

Gentiani
06-09-05, 20:42
BASHKËBISEDIM ME FITUESIN E ÇMIMIT NOBEL: "NË BRUKSEL ASKUSH NUK E DI SE KU PO SHKOJMË"

Saramago: "Dhe e quajnë Bashkim"

Hozé Saramago, një prej shkrimtarëve - filozofë më të mëdhenj europianë, nuk i beson kësaj Europë, bile ka frikë prej saj. Hetues i apasionuar i historisë, thotë: "Për të bërë inventarin e rrënjëve europiane do të duhej një pyll i tërë". Ateist me rregull moral dhe ndjenjë të thellë të së shenjtës, thotë: "Nuk mund të përjashtohet që pas nja pesëdhjetë vjetësh Europa të përgatitet të bëhet muslimane". Armik i jotolerancës dhe i pabarazisë, thotë se shikon të profilohet "jotoleranca më gjakatare". Sizmograf i ndjeshëm i politikës, thotë se Europa është pa lider: "Kemi të bëjmë me një masë politikanësh që janë vulgarë sa nuk ka ku të shkojë më".

Portugez i rritur në Lisbonë, thotë se portugezët nga Europa kanë pasur shumë pará dhe i kanë "harxhuar gjallërisht". Intelektual marksist i impenjuar, thotë për kolegët e tij europianë: "Ka shumë heshtje nga ajo anë". Është melankolik dhe i hidhur mjeshtri luzitan, por e ka pranuar menjëherë të dërguarin e La Stampa për t'i rrëfyer "Europën time". Në rifuxhon e tij spanjolle në Lanxarote, shtëpi e ulët me ngjyrë të hapur mbi tokën kafe e errët të ishullit, shikon vullkanet dhe detin e Kanarieve. I gjatë, elegant, teksa përgjigjet shkëmben buzëqeshje me bashkëshorten Pilar, andaluziane bukuroshe nga Sevilja tridhjetë vjet më e re se ai. Duhet të jetë ajo e qeshur që i ka rindezur ironinë e kolauduar.

Hozé Saramago, kjo Europë nuk ju pëlqen?

"Është pothuajse kaosi. Asnjë në Bruksel nuk e di se ku shkon Europa, kufizohet të lundrojë për të mos humbur nga shikimi bregun. Nga ana tjetër, vendet ndodhen të gjitha përpara pamundësisë për të zgjidhur kuadratimin e rrethit që do të thotë të mbrosh sovranitetin tënd dhe njëkohësisht të duash të përfitosh nga çdo zvogëlim i sovranitetit të partnerëve të tyre. Qëndrimi më i zakonshëm është të shtiresh se je solidar me të tjerët për t'i kamufluar më mirë objektivat e tu kombëtarë".


Sipas jush, cili është gabimi më i rëndë i Europës?

"Gabimi më i rëndë i saj, mëkati i saj origjinal, është që ka besuar se do të arrihej të bashkohej politikisht tërësia e vendeve europiane nëpër rrugën e ngushtë të përshkuar nga ekonomie, domethënë një disiplinë burokratike e forcave ekonomike të kontinentit. Porr kështu janë lënë menjanë problemet sociale të pranishme në çdo moment dhe duke dhënë provë të një mungese totale largpamësie respektivisht problemeve që do të jenë pasojë e drejtpërdrejtë ose jo. Rezultati paradoksal është evident: të krijohet përshtypja se Europa e djeshme, pavarësisht konflikteve, pavarësisht luftërave, të luftërave të përjetshme për hegjemoni mbi kontinent, ishte më shumë Europa nga sa nuk është tani".


Dhe problemi më i rëndë?

"Problemi imediat më i rëndë, sipa mendimit tim, është zgjerimi i Bashkimit Europian, ashtu siç është konceptuar dhe realizuar. Edhe njëherë akoma është dhënë prova e një mendjelehtësie të pafalshme. Muret e ndërtesës janë akoma përgjysëm dhe vrapohet për të vënë çatinë... Dhe, me 70 milion banorët e saj, ja Turqia që pret".


Rruga e sigurtë për një Europë të besueshme?

"Nxitja e një debati të vërtetë në shkallë europiane, apelimi i vetëdijes civile së qytetarëve, mospasja frikë nga kontradikta, reflektimi për të vendosur më mirë, luajtja me inteligjencën. Dhe, dora dorës që ecet, braktisja e një publiciteti elementar dhe nganjëherë grotesk që nuk arrin të bindë askënd".


Si i gjykoni liderët europianë? Ka ndonjë që e shikoni më të denjë për këtë emër?

"Jo, nuk ka liderë në Europë. Kemi të bëjmë më një masë politikanësh që më vulgarë nuk ka si të bëhen, që nuk janë në lartësinë e posteve të tyre. Arrivistë, pothuajse gjithmonë".


Çfarë roli ka Portugalia në Bashkimin Europian?

"Një rol shumë të vogël, siç është e zakonshme prej tre apo katër shekujsh".


Çfarë i kanë dhënë Europës portugezët? Çfarë kanë pasur prej saj?

"Nëqoftëse i kemi dhënë vërtet diçka Europës, i takon kësaj të fundit ta thotë. Pres opinionin e saj. Përsa i përket asaj që Europa na ka dhënë, përgjigjja është shumë e lehtë: shumë pará që ne i kemi harxhuar me gjallëri".


Çfarë roli duhet të ketë vendi juaj?

"Është ajo për të cilën pyes veten çdo ditë...".


Rrënjët kristianë të Europës janë një problem i vërtetë apo falls?

"Rrënjët europiane nuk janë të gjitha kristiane. Inferior, por akoma i gjallë, është shpirti i paganizmit. Do të duhej vërtet një pyll i tërë për të bërë inventarin e rrënjëve europiane".


Po Islami që zgjerohet në botë, që vjen në shtëpinë tonë?

"Pas baticës kristiane që ka pushtuar gjithçka për dymijë vjet, duket se ka ardhur radha e Islamit. Nuk mund të përjashtohet që pas nja pesëdhjetë vjetësh Europa të përgatitet të bëhet muslimane. Duke pasur parasysh se nëqoftëse ka Zot, nuk ka veçse një Zot, kjo nuk do të ndryshojë ndonjë gjë të madhe... Por është e vërtetë se horizontitemporal paraqitet i mbushur me kërcënime. Kudo në Europë spikat jotoleranca më gjakatare, nëqoftëse përgjegjësi religjiozë të njërës anë dhe tjetrës nuk bëjnë, deri më tani, një përpjekje sa serioze, aq dhe kurajoze, për të caktuar pikat e kontaktit dhe të konvergjencës midis dy feve".


Është e mundshme?

"Ka mundësi që jo. Gjithësesi, llogaria e ciktimave tashmë ka filluar. Unë jam ateist, nuk është faji im".


Çfarë mendoni për raportet midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara? Po për ato me Rusinë?

"Europa do të jetë gjithmonë vartëse e Shteteve të Bashkuara. Është fati i saj. Përsa i përket Moskës, duhet pritur për të mësuar se çfarë zogu do të dalë nga veza që po ngro Putini".


Ju duket e kënaqshme gjendja e kulturës europiane?

"Për "spektaklin", në rregull. Pjesa tjetër, shumë e trishtuar, shumë melankolike...".


Edhe shkrimtarët europianë?

"Shkruajnë, bëjnë punën e tyre, por do të doja shumë të dëgjoja zërat e tyre. Ka shumë heshtje nga ajo anë e Europës".


Keni një ëndërr europiane? Një frikë?

"Ëndërra jo. Frikëra, po".

Naki
09-11-05, 21:38
Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf

Së shpejti në botim dorëshkrimi i 1210-s me autor Teodor Shkodranin

Zbulimi! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti më i vjetër në shqip


Dr.Musa Ahmeti

Eshtë folur e shkruar, por gjithnjë deri tani në formë të supozimeve, "duhet" të ketë libra, dorëshkrime apo dokumente të shkruara në gjuhën shqipe, të cilat janë më të hershme sesa "Formula e pagëzimit" nga viti 1462 apo nga libri i parë i shtypur në gjuhën shqipe "Meshari" nga viti 1555.

Kërkimet nuk kanë rreshtur, por rezultatet deri tashi kanë munguar. Pothuajse të gjithë studiuesit që merren me kërkime dhe hulumtime shkencore, kishin shënuar Vatikanin, (Bibliotekën Apostolike apo Arkivin Sekret të Vatikanit), si një nga vendet ku do të duhej të ruheshin dokumente apo dorëshkrime të vjetra në gjuhën shqipe. Nuk ishin gabuar ata që kishin menduar kështu. Një studiues i njohur arbëresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe një studim të mrekullueshëm për "Perikopenë e Ungjillit" nga shek.XIV, me grafema greke e fjalë shqipe, i kishte pohuar gjuhëtarit tonë të famshëm Eqrem Çabejt, se ishte në rrugë të mirë të gjente një dorëshkrim më të vjetër se "Formula e pagëzimit" dhe se "Meshari". Për fat të keq, Nilo Borgja vdiq, pa arritur të zbulonte dokumentin apo dorëshkimin në fjalë. Një pohim të ngjashëm e bën edhe studiuesi i njohur tjetër arbëresh, Zef Skiori. Ne, duke ndjekur gjurmët e studiuesve të mëhershëm, kishim fatin e mirë, që në Arkivin Sekret të Vatikanit, të zbulonim një dorëshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorëshkrimi përbëhet nga 208 fletë. Është i shkruar në pergamen dhe i tëri është në gjuhën shqipe. Ndahet në tri tërësi: atë teologjike, filozofike dhe historike. I gjithë teksti është autograf. Autori shënon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorëshkrimin. Për herët të parë bëhet fjalë për gjuhën shqipe në vitin 1284 (jo 1285 siç është menduar deri më tani), në një dokument të Arkivit të Dubrovnikut /Raguzës/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: "Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe" (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Dëshminë e dytë e kemi nga një autor anonim, që sipas të gjitha gjasave ishte prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, gjatë udhëtimit nëpër Ballkan, kur përshkruan Shqipërinë dhe shqiptarët, ndër të tjera shkruan: "Këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dalluar prej latinëve, grekëve e sllavëve, kështuqë nuk meren vesh fare me popujt tjerë" (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus). Dëshmia e tretë është ajo e Guljelm Adamit, i cili në vitin 1332 shkroi me porosi të papës Gjon XXII, traktatin "Directorium ad passagium faciendum", duke i bërë kështu edhe një relacion Filipit VI Valua, mbretit të Francës, me titull: "DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHËZIM PËR TË KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep të dhëna për Shqipërinë dhe shqiptarët. Këtu gjejmë edhe fjalinë e famëshme që e bëri të njohur në histori: "Dhe megjithëse shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinët, ata kanë shkronjat latine në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre". Rëndësi të veçantë ka edhe fakti, se autor i këtij shkrimi është një shqiptar nga Shkodra. Për autorin, Teodor Shkodranin, pos të dhënave që bën vetë autori në fund të dorëshkrimit, por edhe të tjerave që gjinden në disa dorëshkrime që ruhen, pos Arkivit Sekret të Vatikanit, edhe në Bibliotekën Apostolike, pjesa dërmuese e të cilave janë të shkruara në gjuhën greke dhe janë të pabotuara, ne kemi edhe njohuri të tjera, disa nga të cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Dorëshkrimi është prërgatitur për botim, është transkriptuar, transliteruar dhe shoqërohet për botim, me një koment dhe analizë shkencore.


(marre nga Gazeta Shqiptare)

Kalt
12-11-05, 15:54
E Shtune, 12 Nentor 2005

NJE KOSOVARE KANDIDATE PER NOBELIN E PAQES

Nje femije, i goditur nga lufta per shkak humbjes se motres dhe vellait, megjithate tash e 6 vite po punon per paqen, tolerancen, bashkejetesen dhe lirine e te gjithe njerezve ne Kosove. Kjo eshte arsyeja per te cilen 17-vjecarja, Fatmire Feka, nga fshati Koshtove i Mitrovices, kete vit ishte gjetur ne mesin e 1000 grave te botes, te cilat u nominuan per cmimin Nobel. Fatmirja, thote se liria e te gjithe njerezve ne Kosove ka qene edhe endrra e vellait dhe motres, te cilet, sic thote ajo, i kishin perpire flaket e luftes dhe ate dite e sot, ata kane mbetur te zhdukur pa gjurme. Ajo, 6 vjet me pare, si femije 11-vjecar ishte perballur me tmerret e luftes.

"E kam perjetuar luften. I kam perjetuar shume gjera te veshtira per shkak se kemi pare edhe kufoma, te vrare. Si femije ne nuk dinim, por nena na thoshte: ata kane fjetur. Ka qene situata e veshtire, jo vetem per mua, por per te gjithe. Dhimbja me e madhe ka qene per motren dhe vellane, sikur m'u nda zemra pergjysem".

Sa e veshtire ti thuash "PO" paqes...

Pas luftes Fatmire Feka dhe familja e saj ishin kthyer ne fshatin e tyre ku kishin gjetur shtepite e djegura dhe sikurse shume kosovare te tjere, ishin strehuar perkohesisht ne objektin e nje fabrike. Fatmirja tha se nuk e kishte ditur kuptimin e paqes, derisa nuk e kishte takuar drejtorin e projektit per paqe ne Kosove te organizates "World Vision", kanadezin Rudi Skalert.

"E shihja qe shkonte here ne jug e here ne veri te Mitrovices dhe nje dite, edhe pse nuk e dija gjuhen angleze, e kishte perkthyesen, e pyeta: Cka po ben, pse po endesh kaq shpejt? Ai me tha: Une po punoj per paqen...Une mbeta...Cka eshte ajo paqe? Nuk e kam ditur". Fatmirja e kishte lutur kanadezin Skalert qe ta ndihmoje per ta mesuar kuptimin e paqes dhe te punoje per te dhe ashtu, si femije 11 vjecar, kishte nisur hapin e pare per krijimin e nje mjedisi paqesor.

"Ka qene shume e veshtire, per mua dhe per prinderit e mi, per shkak se cfare kemi perjetuar gjate asaj kohe te luftes, shumekush nuk ka mundur t'i thote "Po" paqes. Me angazhimin tim, pastaj kam marre pjese ne disa konferenca dhe mbledhje, te cilat jane organizuar ne Kosove. Te gjitha kane qene ne lidhje me paqen, por kane qene per te rriturit. I vetmi femije kam qene une".

Tere angazhimin e saj, Fatmirja e kishte mbajtur fshehur nga familja e saj dhe nga rrethi, per shkak te frikes se do t'ia nderprisnin, sic e quante ajo, punen per paqen. Megjithate ne vitin 2002 projekti i Fatmire Fekes per formimin e klubeve "Femijet per paqen" kishte fituar mundesine e zbatimit dhe ne vitin 2003 ishin formuar 8 klube ne 5 komuna te Kosoves, ku tashme jane pjesemarres rreth 350 femije me perkatesi te ndryshme etnike. Atehere Fatmirja kishte vendosur ta shperfaqe punen e saj.

"Kur kane degjuar kojshite dhe famila, se pari prinderit e mi, thoshin: I ke harruar motren dhe vellane dhe tash po do te na i sjellesh serbet prape ne Kosove. S'po ndien kurrfare dhimbje, sikur mos te kishte humbur askush". I tere ky ballafaqim me rrethin dhe familjen, Fatmiren e kishte vene, sic tha ajo, ne pozite te papershtatshme. "Me ka ndodhur te qaj, shume shume here. Nena nuk i kuptonte disa gjera, keshtu qe babai me tha: si e ke filluar perfundoje. Ti e di, por une nuk te mbeshtes. Edhe pse me kishte thene: nuk te mbeshtes, ai perfshihej prap".

Paqja dhe toleranca ne Kosove, motivi per te jetuar

Keto kundershtime te rrethit nuk ia kishin humbur vullnetin Fatmires qe ta realizonte qellimin e saj, per te cilin, sic tha ajo, kishte dy arsye: "Njera eshte per motren dhe vellane. Ata kane pasur enderr qe te shkollohen, te jetojne ne qetesi, ne liri dhe ne nje vend paqesor. Por per, shkak te luftes dhe zhdukjes se tyre, endrra e tyre nuk ka mundur te realizohet, keshtu qe une jam ajo qe do t'ua vazhdoj endrren e tyre dhe nuk do te ndalem deri ne fund. Arsyeja e dyte, ka qene per te gjithe femijet e Kosoves. Mua me pengonte fakti se te rriturit, gjithmone na thoshin: Ju jini e ardhmja dhe e ardhmja eshte ne duart tua. Une pyesja veten: Pse po me thone e ardhmja eshte ne duart e mia, nderkohe qe nuk me lene te bejne asgje?"

Angazhimit te Fatmires per paqen tashme i jane bashkangjitur edhe vellai dhe motra e saj, nderkaq qe ajo ka krijuar edhe 4 klube te tjera "Te rinjte per paqen", te cilat jane te shtrira ne 4 komuna te Kosoves. Angazhimi i Fatmires qe te marre pjese dhe kontribuoje per krijimin e paqes dhe tolerances ne Kosove, nuk ka kaluar i paverejtshem. Kohe me pare emri i saj ishte ne mesin e 1000 emrave te grave, te nominuara per cmimin Nobel.

"Per shkak se nje femije me zemer te plasur, po punon ne kete drejtim, domethene, per paqe, po mundohet qe ta ndertoje nje Kosove paqesore, nje Kosove ku te gjithe femijet te jene te lire me te gjitha te drejtat e barabarta. Kjo ka qene esenca".

Rreth nje jave me pare, Fatmirja ka mbetur edhe pa babane e saj, i cili, sic tha ajo, vdiq nga sulmi ne zemer dhe iku me mallin se nuk i gjeti dy femijet e zhdukur.

"Pavaresisht se cfare situate te veshtire kam kaluar kur ai ka qene gjalle, edhe pse nuk me ka lene amanet asgje, une do ta marre kete si amanet te tij, se kurre nuk do ta nderpres, per shkak se ai kurre nuk me ka nderprere mua...edhe une nuk do ta nderpres".

Te gjithe ne duhet te bejme nje Kosove te lire dhe me paqe dhe te mos na perseriten fatet sikur i familjes sime dhe shume familjeve kosovare, thote Fatmire Feka duke cituar vargun e kenges "Dikush veshtron mbi mua". "Someone is watching over me, eshte nje kengetare e re e Amerikes, Hilary Duff. Kryesisht kenget i ka per jeten, familjen. Ngjarjen e ka kryesisht sikurse me ate qe i ka ndodhur familjes sime. Une ashtu e marr".


Copyright © KOHA JONE - E perditshme e pavarur Powered by WebPhotoPro

Hajra
21-11-11, 19:55
Presidenti Topi dekoron diplomatin dhe shkrimtarin Ali Asllani (Pas vdekjes), me Urdhrin “Nderi i Kombit”

16 Nëntor, 2011 |

http://www.tiranaobserver.al/wp-content/uploads/2011/11/dekorimi-150x150.jpg (http://www.tiranaobserver.al/wp-content/uploads/2011/11/dekorimi.jpg)



Presidenti Bamir Topi dekoroi dje paradite në një ceremoni të veçantë e solemne, një ndër diplomatët e funksionarët e parë të lartë të shtetit shqiptar, atdhetarin e poetin e shquar Ali Asllani (Pas vdekjes), me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Në ceremoninë e rastit të zhvilluar në ambientet e Presidencës, ku ishin të pranishëm familjarë, shkrimtarë, personalitete të artit dhe kulturës, pas ekzekutimit të himnit kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe leximit të dekretit, Presidenti Topi u dorëzoi familjarëve të zotit Ali Asllani urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës, me motivacionin: “Veprimtarit të shquar të Lëvizjes Kombëtare për krijimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar, diplomatit patriot dhe poetit lirik që hyri në letërsinë shqipe si një ndër krijuesit e rrallë të poezisë”. Pas marrjes së dekoratës, duke shprehur falënderimet për vlerësimin e lartë për babain e tij, zoti Adrian Asllani u shpreh: “Ndihem shumë i emocionuar. Shpresoj se do të shprehja dëshirën tuaj, të të gjithëve juve, duke falënderuar Presidentin e Republikës, zotin Bamir Topi, për këtë nder që na bëhet, për këtë vlerësim që besoj se u takon të gjithëve ju, të gjithë kombit shqiptar, sigurisht edhe familjes! Për mua, edhe për të gjithë ne, sot është një ditë shumë e veçantë me vlerësimin e figurës së Ali Asllanit, megjithëse pas vdekjes, sepse ai gjithmonë kishte pritur për të marrë një vlerësim gjatë jetës, por edhe kjo, për ne sot është një vlerë. Të vlerësosh një figurë, sot është një vlerë për gjithë kombin. Unë do të doja një falënderim të veçantë t’i bëja Shoqërisë Kulturore ‘Drita’, Klubit ‘Petro Marko’ dhe të gjithë personaliteteve të artit, të artistëve, që patën dhe ideuan bashkë me zotin President, dhe menduan këtë lloj vlerësimi!”.