PDA

View Full Version : UNE JAM GURI SYLAJ

GURI SYLAJ
15-06-05, 08:12
UNE JAM GURI SYLAJ

Kur ish pas kthy baba prej shkolle , ku e kishin pas thirre me ia marre nje pushke - e mbasi nuk ka pas- edhe e kishin pas rreh, ne oborr i thot dikush - myzhde se e ke nje djal.
Kofte me ymer e u befte i fort si guri se ndryshe nuk i qinrohet ketij vakti.
Mbas nje kohe me thirri nena e me tha: merri kete kmishe e keto tlina te bezit, jan te reja se sot ki me shku ne klase te pare,
E shkolle mbas shkolle deri sot e cfare shkollash se.
Shkolla e pare - Baba. Mos i beso kurre komunizmit e shkaut se per shqiptare ne keto dyja kurr hajr nuk ka. Keto mi thoshte bash kur te na ishin ne mode do libra te matan gardhit
Shkolla e dyte : Nje mesues shume i nderuar. Meso dhe kurr mos harro qe dikush pret prej teje , se dikujt gjithmone i ke borq e ai eshte ATDHEU.

Shkolla e trete nje Profesor i madh i kombit. Amujte mixha (Guri) me thoshte kur une vonohesha ndonje here. Kadal ia ktheja une. Po po kadal se me pas ardhe shpejt kishe ardhe me kohe dhe qeshte . Une e kuptoja shume drejt - duhet te ecim shpejt se kemi shume pune dhe koha nuk pret.

Me u mat s'pari here jam mate ne ushtri sepse i yti ose te merr ose te hudhe por me te mate nuk te mate kurse i huaji te mate dhe te merr vetem aq sa i duhesh. 178, 43 , 80 kg. Dy te parat kan mbet gati te njejta kurse kjo e treta eshte shtu pak
Kam linde mu ne qender te Kosoves (me qellim nuk po them ne zemer) sepse Kosova fund e krye eshte veq zemer.
Si femij kam qene shume problematik por habitesha pse nuk po me rrehin e tash kur jam vete prind po e kuptoi se femiu kurr nuk po e teprojke, gjithmon po gjejshe shteg per me e fale.
Jeta me ka mesu qe gezimin dhe hidhrimin t'i marre me mase, me ka mesu qe secilin njeri qe e takoj ta kem pasqyre dhe ne te te shoh veteveten, me ka mesu qe rruget e gjata te mos i beje vet por me miqe e shoke. Rrespektin e kam mesu nga prindet sepse kurre ne jeten time nuk i kam ndigju as duke u zene ne mes vetei e as me te tjeret.
Tani mundohem me u mate vetem me hijen time.
Nga te gjithe , edhe nga te menqurit e edhe nga ata te tjeret mundohem qe te mesoi dicka te re.
Sot po e mbylle ketu me shprese se do te vazhdoj herave tjera, sepse kam nevoj me e njofte veteveten.
Me nderime Guri Sylaj

halla e madhe
15-06-05, 09:12
Guri Sylaj_prezentimi i Juaj patriotik me shtyri te shkruaj duke Ju deshiruar mireseardhje ne FD dhe caste te kendeshme ne mesin tone :lol:
me nderime,halla

dr1ta
15-06-05, 12:40
Guri i nderuar...nje pershendetje nga une ..shume prezentimi i mire ...gjithmone mbetsh i forte ..deshiroj cdo te mire .

Me respekt
Drita

Gentiana
15-06-05, 12:44
Guri Sylaj vertet siq tha edhe Dr1ta ishte prezentim shum i mire. Te uroj mire se ardhje (edhe pse ka koh qe je ne mesin tone).
Te deshiroj gjith te mirat, dhe argetim sa me te kendshem.

Genta

GURI SYLAJ
15-06-05, 21:47
Halla e Madhe , Drita , Gentiana ju falemnderit dhe qofshi gjithemon te nderuara.

Guri Sylaj

argomenti .
15-06-05, 21:52
mir se te gjeta profesor . shum prezantim interesant.

DEA
15-06-05, 21:56
Mik i mire nuk eshte ai qe te fshin lotet por ai qe nuk te le te qash!

Mire se erdhe Guri Sylaj

Odise
15-06-05, 22:04
Guri Sylaj, e pergezoj stoicizmin tend!

Ah, Guri i Rende, bre! Mergova ne fillim ne Mynih. Telefonojsha shpesh me vllazerine e te njohurit. Mu desht te shkoja heren tjeter ne Hamburg. Kur telefonova ne shtepi, i thash vllaut te madh, se jam larguar nga Mynihu
ai me tha, me zemrim e ofshame: ''je guri i lujtun kah te shkojsh njesoj - n'daç afer, n'aç larg - guri i rande n'vend t'vet''
Ate vlla timin, e burgosen forcat kriminale serbe (1999) e pas nje viti vdiq
- guri i rende n'vend t'vet!

Nje shprehje e lashte: njeriu ma i forte se guri - i ka ra gurit dhe eshte ça, i ka ra njeriut dhe e ka durua! Toka forte, e qielli nalte! - thonin.

Vertet, njeriu eshte ma i forte se guri!

Mos na rafte m'i harrue - thonin plakat tona.

Kurr nuk po mundemi ta njohim vetveten! Njohja ma e larte!

A ta ndryshova, apo ta forcova mendimin o Guri? :lol:

Respekt per personalitetin tend!

Odise

GURI SYLAJ
16-06-05, 05:37
Odise i nderuar, mendimet jan sikur rruzat ne varg . Kur jan shumengjyreshe e bejne vargun te hijshem por kur kan ngjyren e njejt atehere ky varg ka shume vlere.
Ju falenderoj nga zemra per zgjatjen e ketij vargu.

Ijuaji Guri Sylaj

Argoment te falem nderit edhe per vlersimet e edhe per pershendetjen.
Me ke borgj ! Te pershendes perzemersisht dhe te deshiroj mireseardhje. Ke ardhe ne nje mes te shkelqyeshem .

Guri Sylaj

DEA

JU FAL NDERIT DHE JENI E PERSHENDETUR KUDO QE JENI .

Guri Sylaj

Reana
16-06-05, 05:46
Guri, tash eshte vone me te thene mireserdhe ne Forum, se ketu je ka kohe, po bile po te deshiroj pune te mbare metutje...
kalofsh mire!

GURI SYLAJ
16-06-05, 05:49
Ju falenderoj nga zemra Reana, kalofshim mire.

Guri Sylaj

Reana
16-06-05, 05:56
:lol: :lol: :lol:
flm Guri..kalofshim mire pra :!:

Dialogisti
16-06-05, 16:52
Oh moj e nderuar, por sahere qe i lexoj shkresat e juaja, me besoni se me shkrihet zemra!! PO MJAT jeni ju bre, per bes me ta shkri loqken e zemres!! Veq vazhdoni keshtu se me besoni me shkrinet krejt!!! Hallall per bes

GURI SYLAJ
17-06-05, 22:42
Po vazhdoj...
Kur kam qene i vogel i kam ru delet, bile me kujtohet mbas pushimeve verore ne klase te dyte mesuesi n'a pyeti se si i kemi kalu pushimet dhe kur me erdhi radha une thash se gjithe veren i kam ru delet e gjithe klasa u shkri ne gaz. kur mesuesi pyeti se cka kemi lexu gjate veres e une i thash se kam lexu 12 libra , mesuesi pak si ne shaka ju tha - e tash pse nuk po qesheni.
Librin e kam pas dhe e kam mik te mire.
Kam nje durim te hatashem per te ndigju kur dikush flet por edhe kam deshire qe kur une flas te ndigjojn te tjeret. Ne veqanti kam rrespekt per disa njerez qe dijne me e mbajt biseden ne tubime te ndryshme sepse ne nje vend ku ka shume njerez eshte art ne vete kjo veti e qe disa pleq e zotrojn deri ne finese.
Me pelqe filozofija e popullit tim qe fatkeqesisht nuk eshte eshkruar por eshte njera prej me te pasurave.
Jeta me ka bere guri te rrumbullaket dhe valet e jetes po me rrokullisin teposht e perpjete por besoj se do ta gjej shpejt nje rrafsh ose do te rrokullisem keshtu derisa te hi dikund pick ne mes dy kungjave, s'i dihet jete i thone.
Kur u nisa per ne gurbet - nena me tha : pije pak uje dhe une per t'a disponu pak i thash po pse une nuk kam etje .
Pije , pije se ky uje eshte ilaqe qe nuk te len me e harru kete toke. Dhe vertete edhe nese krrusem une nuk dote krrusem nga vitet por nga ky gurmalli qe po e baj rreth qafe tash sa vite. Tas po e kuptoj se pse te ne kenget me te dhimbeshme kendohen per gurbetin.

Ijuaji Guri SYLAJ deri heren tjeter....

Luana
22-06-05, 19:26
Guri shume me pelqeu prezentimi i yte , jam pak e prekur se disa rreshta qe i ke shkruaj eshte e ngjajshme me mua , ja psh kjo :
shkruajtur nga Guri
Jeta me ka bere guri te rrumbullaket dhe valet e jetes po me rrokullisin teposht e perpjete por besoj se do ta gjej shpejt nje rrafsh ose do te rrokullisem keshtu derisa te hi dikund pick ne mes dy kungjave, s'i dihet jete i thone.
Kur u nisa per ne gurbet - nena me tha : pije pak uje dhe une per t'a disponu pak i thash po pse une nuk kam etje .
Pije , pije se ky uje eshte ilaqe qe nuk te len me e harru kete toke. Dhe vertete edhe nese krrusem une nuk dote krrusem nga vitet por nga ky gurmalli qe po e baj rreth qafe tash sa vite. Tash po e kuptoj se pse te ne kenget me te dhimbeshme kendohen per gurbetin.

me beri te qaj sepse edhe mua nena me ka ba te njejten rast ndaq me beso e ndaq jo ,
Te uroj sukses e fat e jet te lumtur ty me gjithe familjen tende ku do qe je , dhe me ne fund mire se ke ardhe ne Forumin e dardanis dhe besoj qe do te kesh çaste te bukura me neve ,

Sinqerisht te pershdendes

Luana

Murgesha
23-06-05, 00:29
Guri Sylaj, me shkrimet tuaja, poezitë dhe qasjet serioze në diskutime ju keni sjellur freski në forumin tonë.

Me shpresë, se do të vazhdoni akoma, dhe më shumë të shkruani ju përshëndes, dhe ju përgëzoj për pjesëmarrjen tuaj në forum.

Rrespekt.

Murgesha.

halla e madhe
23-06-05, 17:50
Guri Sylaj_Urimeve te Murgeshes ju bashkangjitet halla me deshire qe te na shkruajsh sa me shume.
_Dita e mire,shifet ne mengjes.(siq thot populli) :lol:
Me nderime:halla

GURI SYLAJ
23-06-05, 18:07
Halle - Ju , Murgesha dhe disa tjere me urimet dhe fjalet e mira, sinqerish me trimeron por edhe me obligoni qe te jem me ju. Kjo , per mua eshte nder : Ju falenderoj nga zemra.

Ijuaji Guri Sylaj

GURI SYLAJ
23-06-05, 18:14
Luana , ne fillim kerkoj falje se pershendetjen tuaj e pash pak me vonese por e di se ti me fale. Me vjen keq.
Ju pershendes dhe ju falenderoj nga zemra. Neve jemi te forte edhe kesaj te keqeje do i bejme ball.

Me nderime i juaji Guri Sylaj

Luana
27-06-05, 03:00

Nuk ka problem je i pershendetur gjithemon nga une qdo her Guri_Sulaj

Luana 8)

Kaltrushi
30-06-05, 10:04
Se pari me vje keq qe shkruaj me kaq vones, por besom kohe skam patur por ja sa e lexova prezantimin tend ....

Nuk di se qfar te them ...me la pa Fjale ky prezentim aq i mirefillte....me doket se krejt se qfar mendoj per ket prezentim esht cekur nga shoqerija e forumit...nuk me mbet fare vetem se te uroj shume FAT, SUKSES,LUMTURI dhe SHENDET ne Jete. Poashtu qaste te bukra ne FD.

DIhet se Jeta ka shume Dyre te cilat ndryshojn diqka tek ne dhe lejn pasoja, brenga, gezime apo edhe plaga (sikurse se esht jeta ne mergim).., por siq shifet qenke nje njeri qe vertet VLEFTEN e seciles Fjale po e matshe mire , pa marre parasysh se nga kush vje dhe po ja dishe Jetes vleften (kjo me pelqe) se sa e embel esht sidomos ather kur doket qe jemi ne momentet me te hidhura.....
me nderime

kaltrushi

progoni
02-07-05, 02:21
UNE JAM GURI SYLAJ

Kur ish pas kthy baba prej shkolle , ku e kishin pas thirre me ia marre nje pushke - e mbasi nuk ka pas- edhe e kishin pas rreh, ne oborr i thot dikush - myzhde se e ke nje djal.
Kofte me ymer e u befte i fort si guri se ndryshe nuk i qinrohet ketij vakti.
Mbas nje kohe me thirri nena e me tha: merri kete kmishe e keto tlina te bezit, jan te reja se sot ki me shku ne klase te pare,
E shkolle mbas shkolle deri sot e cfare shkollash se.
Shkolla e pare - Baba. Mos i beso kurre komunizmit e shkaut se per shqiptare ne keto dyja kurr hajr nuk ka. Keto mi thoshte bash kur te na ishin ne mode do libra te matan gardhit
Shkolla e dyte : Nje mesues shume i nderuar. Meso dhe kurr mos harro qe dikush pret prej teje , se dikujt gjithmone i ke borq e ai eshte ATDHEU.

Shkolla e trete nje Profesor i madh i kombit. Amujte mixha (Guri) me thoshte kur une vonohesha ndonje here. Kadal ia ktheja une. Po po kadal se me pas ardhe shpejt kishe ardhe me kohe dhe qeshte . Une e kuptoja shume drejt - duhet te ecim shpejt se kemi shume pune dhe koha nuk pret.

Me u mat s'pari here jam mate ne ushtri sepse i yti ose te merr ose te hudhe por me te mate nuk te mate kurse i huaji te mate dhe te merr vetem aq sa i duhesh. 178, 43 , 80 kg. Dy te parat kan mbet gati te njejta kurse kjo e treta eshte shtu pak
Kam linde mu ne qender te Kosoves (me qellim nuk po them ne zemer) sepse Kosova fund e krye eshte veq zemer.
Si femij kam qene shume problematik por habitesha pse nuk po me rrehin e tash kur jam vete prind po e kuptoi se femiu kurr nuk po e teprojke, gjithmon po gjejshe shteg per me e fale.
Jeta me ka mesu qe gezimin dhe hidhrimin t'i marre me mase, me ka mesu qe secilin njeri qe e takoj ta kem pasqyre dhe ne te te shoh veteveten, me ka mesu qe rruget e gjata te mos i beje vet por me miqe e shoke. Rrespektin e kam mesu nga prindet sepse kurre ne jeten time nuk i kam ndigju as duke u zene ne mes vetei e as me te tjeret.
Tani mundohem me u mate vetem me hijen time.
Nga te gjithe , edhe nga te menqurit e edhe nga ata te tjeret mundohem qe te mesoi dicka te re.
Sot po e mbylle ketu me shprese se do te vazhdoj herave tjera, sepse kam nevoj me e njofte veteveten.
Me nderime Guri Sylaj

kesaj i thon PLOT shpija
BURR

Arb
02-07-05, 05:35
I nderuar Guri Sylaj!

Prano nderimet e mia!

Me vjen mire qe je i pranishem ne Forumin Dardan!

Postimet e tua kane vlere te larte. Jane postime te matura, kane urti, zgjojne interes per lexuesin, kane modesti - vertete jane shume te cmueshme!

Mire se ke ardhur ne Forumin Dardan!

Te uroj shendet, mbaresi, e sukses ne jete!

Miqesisht e me respekt te madh...

GURI SYLAJ
04-07-05, 12:57
Kaltrushe, Progon , Arb pranoni pershendetje te sinqerta e vllezerore nga ana ime . Ju falenderoj me gjithe zemer.

I juaji Guri Sylaj

laliloli
04-07-05, 14:18
Guri sylaj pranoni pershendetjet e perzemerta .
me shkrimet e juaja profesionale ,te matura ,te paanshme ,.....ia ke shtuar madheshtine ketij forumi dhe e ke pasuruar shume ate.

me nderime laliloli

Artisti
21-08-05, 11:14
Guri t pershendes

Mire se t kam gjet i nderuar

Artisti

GURI SYLAJ
05-09-05, 14:11
Artisti, mire se vini , edhe pse ju jeni me plak se une ne Dardani
Kalofshim mire, por ashtu cfare jemi, jo me role!!!!!!!!!!!!

Me nderime Guri Sylaj

Daja POLIC
18-09-05, 23:50
GURI SYLA prezentim me te mir nuk kam per ne jetn time prezentim shum i drejt me pelqej jasht mase sinqeriteti juaj

MIR SE NA KE ARDHUR NE FD GURI SYLA i nderruar

rafet llapjani
26-09-05, 22:04
Guri sylaj

Je i pershendetur nga thellsia e zemres time,ke nje prezentim aqe bujar qe zbukuron forumin dardani.
Me pershkrimin te prezentimit tende jep nje pasqyre me rreze aqe te arta qe reflektojn dinjitet,dituri dhe pasurin e kombit shqiptar.
Kam rrespekt te pa pershkruar per ty i nderuar Guri Sylaj

nga i juaji rafet llapjani.

spirl_girls
13-10-05, 15:02
Kam nderin t`ju përshëndes. :wink:

GURI SYLAJ
09-09-06, 21:14
Paska kaluar bukur do kohe qe nuk jemi taku ketu .
Kesaj radhe vetem po ju pershendes dhe falenderoj per fjalet e mira por prezentimin tim do e vazhdoj edhe me ,tash e tutje me nje fryme te re dhe me nje optimizem te shtuar !

Murgesha
10-09-06, 16:40
Dhe mos harro të na tregojsh herën tjetër se pse je kaq i nxanun në telefon? :biggrin:

Të përshëndes edhe njëherë e të dëshiroj mirëseardhje e mirë ndejtje në Forumin Dardan.

Murgesha!

GURI SYLAJ
12-09-06, 04:19
E nderuara Murgesha po mundohem te pergjigjem:

Ky gurbeti -i shkreti
me mori me veti,
te gjitha m'i mori e i treti.
I vetmi mik qe me mbeti
e edhe nuk me leshon-
eshte ky TELEFON.......

legenda
28-01-07, 21:12
te pershendes Guri Sylaj,
e kam nje pyetje per JU
A mos jeni shkrimtare???

GURI SYLAJ
30-01-07, 16:30
Nese me tregon se me cka dallohen shkrimtaret,ndoshta do te isha pergjegje me lehte.
Mundohem te shkruaj ngapak por per shkrimtar, nuk e besoj ............

Ju pershendes dhe ju falenderoj sinqerisht!

jEtA_1
31-01-07, 15:45
Edhe nga ana ime je i pershendetur perzemersisht dhe te them te drejten shkrimet tua me pelqejn shume vetem vazhdoni keshtu jeni ni nder me te miret .........

legenda
31-01-07, 19:14
hmmmmm,shkrimtaret jane diqka si ti keshtu,me telefon ne dore duke mbledh motive,hahaha,dhe

INSPIRACION.

:wink:
:biggrin: .
legendaaaa

Nese me tregon se me cka dallohen shkrimtaret,ndoshta do te isha pergjegje me lehte.
Mundohem te shkruaj ngapak por per shkrimtar, nuk e besoj ............

Ju pershendes dhe ju falenderoj sinqerisht!

GURI SYLAJ
02-04-09, 10:50
Moti nuk kokmi zatete ktu!
Une jam Guri Sylaj dhe rrumullak qe kater vite jemi bashk!Ndjeje knaqesi sepse tere kjo kohe me ka ofru shume vllezer e motra ,shume biseda e debate nga te cilat jam argetu por edhe kam mesu shume!
Tane kohen jam mundu qe me Dardanin te jem i thjeshte ,i afert dhe i dashur!Nuk dij sa ia kam arrijte por te gjithe juve qe ishit para meje e edhe juve qe keni ardhe me von ju falenderoj nga zemra dhe ju pershendes vllezerisht!

Pa dyshim jeni mete te miret prandaj edhe ju dua shume!!

romansa
02-04-09, 14:02
UNE JAM GURI SYLAJ

Kur ish pas kthy baba prej shkolle , ku e kishin pas thirre me ia marre nje pushke - e mbasi nuk ka pas- edhe e kishin pas rreh, ne oborr i thot dikush - myzhde se e ke nje djal.
Kofte me ymer e u befte i fort si guri se ndryshe nuk i qinrohet ketij vakti.
Mbas nje kohe me thirri nena e me tha: merri kete kmishe e keto tlina te bezit, jan te reja se sot ki me shku ne klase te pare,
E shkolle mbas shkolle deri sot e cfare shkollash se.
Shkolla e pare - Baba. Mos i beso kurre komunizmit e shkaut se per shqiptare ne keto dyja kurr hajr nuk ka. Keto mi thoshte bash kur te na ishin ne mode do libra te matan gardhit
Shkolla e dyte : Nje mesues shume i nderuar. Meso dhe kurr mos harro qe dikush pret prej teje , se dikujt gjithmone i ke borq e ai eshte ATDHEU.

Shkolla e trete nje Profesor i madh i kombit. Amujte mixha (Guri) me thoshte kur une vonohesha ndonje here. Kadal ia ktheja une. Po po kadal se me pas ardhe shpejt kishe ardhe me kohe dhe qeshte . Une e kuptoja shume drejt - duhet te ecim shpejt se kemi shume pune dhe koha nuk pret.

Me u mat s'pari here jam mate ne ushtri sepse i yti ose te merr ose te hudhe por me te mate nuk te mate kurse i huaji te mate dhe te merr vetem aq sa i duhesh. 178, 43 , 80 kg. Dy te parat kan mbet gati te njejta kurse kjo e treta eshte shtu pak
Kam linde mu ne qender te Kosoves (me qellim nuk po them ne zemer) sepse Kosova fund e krye eshte veq zemer.
Si femij kam qene shume problematik por habitesha pse nuk po me rrehin e tash kur jam vete prind po e kuptoi se femiu kurr nuk po e teprojke, gjithmon po gjejshe shteg per me e fale.
Jeta me ka mesu qe gezimin dhe hidhrimin t'i marre me mase, me ka mesu qe secilin njeri qe e takoj ta kem pasqyre dhe ne te te shoh veteveten, me ka mesu qe rruget e gjata te mos i beje vet por me miqe e shoke. Rrespektin e kam mesu nga prindet sepse kurre ne jeten time nuk i kam ndigju as duke u zene ne mes vetei e as me te tjeret.
Tani mundohem me u mate vetem me hijen time.
Nga te gjithe , edhe nga te menqurit e edhe nga ata te tjeret mundohem qe te mesoi dicka te re.
Sot po e mbylle ketu me shprese se do te vazhdoj herave tjera, sepse kam nevoj me e njofte veteveten.
Me nderime Guri Sylaj
Sot per here te pare lexova kete prezantim te Gur Sylaj...qe ishte shume prezantim i qendisur mire qe me shtyri te lexoj dy here..
Pershendetje dhe shume respekte per TY i ndreruar!!
Gjith te mirat per ju.. ju deshiroj!

lovely
02-04-09, 17:17
http://i415.photobucket.com/albums/pp236/Keefers_/Keefers%20flowers/633979724.jpg

Fshatari
02-04-09, 19:24
http://i415.photobucket.com/albums/pp236/Keefers_/Keefers%20flowers/633979724.jpg
Me duket se i destinohej nje personi tjeter! Mos e ke gjuejt dallash...!

lovely
02-04-09, 21:44
Me duket se i destinohej nje personi tjeter! Mos e ke gjuejt dallash...!

ncuk :biggrin:

GURI SYLAJ
02-04-09, 22:01
Ju falem nderit shume ! Eshte knaqesi per mua kur marr dhurata te tilla nga ata qe i vlersoj shume!

Shqiptare_ne_Turqi
03-04-09, 09:16
Pas njé periudhe u kyqa sot dhe du t'filloj me njé pérshéndetje shum,shum té sinqerté e plot respekt pér ty GURI,..

Dua té shprehi njé gjé shum sinqerisht, ti je,njeri nder té rallét qé i mbron aq miré aq me kujdesé te gjitha kufijet miqesore,por dhe jo miqesore...(besoj se me kuptoni,se nashti nuk i gjej fjalet e duhur )

Nga se jam antarsuar ne Dardania jam duke ua lexuar diallogjet me te gjith antaret ne forum,femér/mashkull..Duket shum kjart qendrimi i juaj njerzore,humori ne nivel té lart fjalet plotkuptim,qé uné nxjeri shum nga ato..

Mé vjen tepér mire qé mudha rasti nepérmjet té Dardania njofta njé njeri,njé mik té till..

Ju uroj shéndet e gjitha té mirat me familjen e juaj i nderuar ...

Pérshéndetje nga motra ne Turqi ...

GURI SYLAJ
06-04-09, 16:01
E nderuara Moter ,me kete ju me beni nje nder ! Ju falem nderit !
Edhe per mua eshte nje knaqesi e rralle te njoh nje personalitet qe kaq me ortodoksizem dhe ne rrethana shume te veshtira ka arrite te ruaj , ne rend te pare, interesimin e mandej edhe gjuhen,kulturen dhe traditen e te pareve!

Ju pergezoj dhe ju uroj te gjitha te mirat per Ju dhe Familjen Tuaj!

GURI SYLAJ
12-05-09, 21:24
Vendosa te vazhdoj tregimin per veten ,jo per te thene shume por per te thene dicka!
Jemi nje kohe bukur te gjate bashk ,ne kete Sofer Dardane.Me disa njihemi e me shumicen dhasht Zoti te njhemi ne te ardhmen. Deshiren e kam qe te njoh sa me shume antare te keti Forumi sepse vertete kam pershtypje te mira!

Qe nga fillimi e deri ne fund une ketu jam Guri Sylaj!
As nuk kam Nik tjeter e as nuk e kam ndermend me e ndrru.
Qe nga fillimi e deri ne fund ,kur hyj ne Forum ,une jam i hapur d.m.th gjithesecili mundet me pa se jam ksajde .Me u mshef nuk dij !
Jam nder te paktit qe kam fotogarfin time ketu!
Te gjithe ata qe me mirepriten dhe me ndihmuan te ecim bashk i falenderoj nga zemra.
Kishte komplimente qe une vertete nuk i meritoj por ata e nderonin vetveten!
Edhe ata qe me shane e me fyen ,e shyqyr zotit nuk jan shume ,i falenderoj se sinqerisht me kan ndihmu me e njoft veteveten.Vetem budallain nuk e shan kurrkush!!
Edhe ne raste te tilla jam mundu me e luajt"Arushen ne Dardhe "! Edhe kur me kan gjuajt me gure une i kam gjuajt me dardha! Por ka pas raste kur me eshte dasht te tregoj se edhe une jam njeri dhe ndoshta e kam hedhe ndonje guralec te vogel ,edhe pse nuk me kan mungu guret!
Ata qe me shajten ,qe me than zog shkau ,pakurrizor ,qe e hedhe gurin dhe e mshef doren etj ,une ju pergjegja shkurt dhe sinqert.Ne privat ju dergova emrin ,mbiemrin e edhe shume te dhena te miat personale.Dhe kete jo per te tregu trimni por per te tregu korreketesi dhe njerezi.Per te tregu se nuk jam pakurrizore por heci edhe shume drejt bile.Per te tregu se nuk jam gjarper qe rri nene gure po jam guri e edhe pse gjarpit nganjehere strehohen tek une me me kafshu nuk munden sepse jam Guri!
Ka pas raste kur reagimi ka qen burrnor dhe nga ana tjeter kam marr te njejtat informacione dhe kemi bisedu si vllezer.Por fatkeqesisht ka pas raste kur nuk me jan pergjegj dhe nuk dij si te vlersoj kete !!
Kan frige te ecin drejt,apo ju pelqen te rrin nen gure??Sido qe te jete eshte ceshtje e tyre personale.

Kisha pas deshire!
Qe ky Forum ,kaq i mire, te mbetet nje vendtakim dhe nje vend bashkbisedimi i mendimeve ,ideve ,qendrimeve qe nganjehere nuk pajtohen ,konfrontohen etj por gjithmone ne shkallen e njerezores.
Qe secili te thot mendimin e vet ashtu si don dhe si din por edhe nese nuk pranohet apo kundershtohet ,mundesisht te jet dinjitoz dhe te reagoj njerezishem !
Une ,p.sh. kam deshire qe gjerat t'i them shkurt dhe mundesisht kjarte por asnjehere nuk hezitoj me e thene mendimin tim personal .Nuk dij te fil.gjat edhe pse me profesion jam aty dikund afer!
Fil.Popullore Shqiptare eshte brumi i bisedes qe une e adhuroj dhe ate ne formen autentike te saj.
Kerkoj falje nese ndonjehere e kam then mendimin gabimisht apo eshte kuptu gabimisht ,gjithmone ka kohe per permirsim apo skjarim. Nuk preferoj qe te sjelle shkrime apo mendime nga gazeta a burime tjera sepse secili qe don mund t'i lexoj edhe atje.Mundohem qe me secilin te jem i afert aq sa dij dhe sa mundem .Kete e deshiroj sdhe nga bashkbiseduesi im!
Mundohem te inkuadrohem ne tema dhe probleme qe jan terheqse per mu dhe ku mendoj se mund te them dicka.Por asnjehere nuk kam per piknisje autorin e temes por gjithmon problemin i cili shtrohet.
Te mos e zgjas ,tere kete e thash sepse mendova se duhet !
Dhe per fund .
Ata qe don te me kritikojn ,lavdrojn ,shajn ,fyejn etj e kan mundesin ketu e jo te prishen temat ku debatohet per ceshtje tjera .Ja ku jam une urdheroni dhe thuani tere ate imazh qe keni kriju per Guri Sylajn !
Une nuk kam ardhe ketu per te kriju imazhe e as dosje per asnjerin .
"larg nga sy e vesh me rroge!!"

Ju pershendes me deshir te jeni keshtu te mire!!

GURI SYLAJ
12-05-10, 07:39
Mbas plot nje viti u ketheva ketu jo per shume fjale por vetem per nje pershendetje dhe nje falenderim per te gjithe !
Tere boten e kerkove
neper faqe Interneti
por atje isha vetem
sepse shpirti ketu,
ne Dardani, me mbeti!!

sherri
12-05-10, 08:21

T'shnes me nje Mire Mengjes! a po e blejm Dardanin o Guri (i fort) ti i jep leket une jau numroj,bashk e blejm de ;)