PDA

View Full Version : Pro apo kundėr Abortit???

MemphiSx
19-06-05, 16:39
Eshte nje teme aq e prekshme sa qe ne sondazh vetem "jo" e "pro" s'do mjaftonin sepse aty eshte nje ndieshmerie qe vetem ai i cili e ka provuar mund ta ndjeje si duhet kurse ne disa qe s'kemi mundesi as te provojm se si ka ardhur deri tek shtatzania, ne menyra e menyra tjera dhe rrethana te ndryshme te pakontrolluara dhe te pa planifikura fare, femra ne fjal mban pergjegjesin e madhe ndoshta por edhe mashkulli ne kete raste, por asnjehere s'flitet pėr mashkullin....
Une pere veten time mendoj se nje qift i ri nese shkojn se bashku dhe thojn te dyt se s'kan mundesi ta mbajn kete femi, ne kete raste duhet tentuar entet sociale qe ti bindi qe ta vazhdojn procesin, por ne disa raste, si eshte identifikimi i ndonje semundje tek partneri, atehere duhet abortu.

Pėrndryshe jo !
Kurse femrat qe jan te vetmuara, atyre duhet ber e mundshme qe te lindin femiun dhe pastaj femiu do mbetet nen mbikqyrjen e shtetit ose pse jo edhe te adoptimit ne familje te re.

Ky eshte nje mendim i imi. Pres komentet e juaja rreth ksaj qėshtje e cila ne Kosove kohet e fundit eshte ne rritje.

P.S. Nese ka nnje teme te njejt, ju kerkoj falje dhe mundeni me e largu Temen.

Reana
20-06-05, 04:57
Je duke folur per abortin si duket ne menyre shume selektive!!!
Aborti, nuk eshte dicka me te cilin mund te ballafaqohet vetem nje femer e re, por femrat e te gjitha moshave te cilat jane aktive seksualisht, deri para menopauzes!!!

Si e ke shtruar ti, se kuptoj cka ka per te qene per apo kunder!!!
Ceshtje personale e atyre te cilet ballafaqohen me kete problem!!!
Ne mund te moralizojme ketu gjithe diten, se eshte mire apo keq, por ne fund te dites ky vendim i takon seciles femer individualisht!!

ARVANITI
20-06-05, 21:44
Mendoj qe aborti duhet lejuar deri ne nje fare shkalle. Ne fazen kur "embrioni" nuk e ka marre formen njerezore, mendoj se aborti duhet lejuar. Pas kesaj faze absolutisht JO.

dr1ta
21-06-05, 00:09
Pro

MemphiSx
21-06-05, 13:28
Je duke folur per abortin si duket ne menyre shume selektive!!!
Aborti, nuk eshte dicka me te cilin mund te ballafaqohet vetem nje femer e re, por femrat e te gjitha moshave te cilat jane aktive seksualisht, deri para menopauzes!!!

Si e ke shtruar ti, se kuptoj cka ka per te qene per apo kunder!!!
Ceshtje personale e atyre te cilet ballafaqohen me kete problem!!!
Ne mund te moralizojme ketu gjithe diten, se eshte mire apo keq, por ne fund te dites ky vendim i takon seciles femer individualisht!!

Reana e ki keqkuptu pak Temen.

Nuk e kam hapur nje Temė qe te replikoj me asnjerin ketu.Tema eshte qe te debatohet rreth ketij fenomeni ose te japim mendimet tone se si eshte me mir te perkrahim apo te kundershtojm abortet,jam shum i vetdijshem se ne nuk mundem te ndryshojm asgje,por e jona mbetet qe ti debatojm keto gjera si te ri qe jemi.
Ketu ne Forume ka njerz me pervoje qe ndoshta edhe ju ka ndodh qe te abortojn dhe ne i mirpresim shkrimet e atyre qe ne te njoftohem se qka dmth fjala Abort

Te Pershendes :)

halla e madhe
21-06-05, 13:48
Memphisx_Teme e qelluar por edhe e nderlikuar per shume bashkebisedues.
Jame per ABORT_nese nji nene ka probleme shendetsore sepse aty rrezikohet jeta e nenes e pastaj e femiut.
Jame per Abort_nese femiut(vajzes) se mitur i ndodhe nji shtatzani e padeshiruar,si prind kame pergjithsine ne duart e mija,duhet te gjykoj mire dhe te marre hapa te vendosur per te ardhmen e femiut(vajzes)
Aborti_lejohet nga medicina vetem ne tre muajt e pare.krejte qka ndodhe ne muajt e me vonshem eshte komplikacion shendetsor dhe vrasje e e njeriut komlet te zhvilluar.
me nderime,halla

MemphiSx
21-06-05, 13:55

Halla e madhe Te pershendes shum :)

Pikerisht edhe per ket e kam hap ket Temė,qe te kuptojm me shum rreth Abortit
Mendimet tuaja jan shum te arta per ne qe ende nuk jemi fut ne jeten martesore,ose per ato qe detyrimisht duhet te vijn deri te Aborti
Shum Faleminderit nga ti Halla e madhe per mendimet qe ke servu ne ket Temė :)

Alb_4ever
24-06-05, 10:39
une jam kunder abortit, se aborti eshte vrasje. sot ekzistojne shume menyra per parandalimin e shtatzanise (lexo- se padeshiruar), sepse qysh prej fekondimit te spermatozoidit dhe qelizes veze aty ekziston nje krijese e gjalle qe pas nje kohe do te jete njeri, aborti eshte njerivrasje

pershendetje

turisti
28-06-05, 13:05
Aborti mvaret nga pesha e situates ne te cilen gjindeni dhe menyra se si keni arritur aty me pergjegjsine pse nuk i keni kushtuar me shume kohe mjeteve kontraceptive....

Odise
28-06-05, 17:28
Paramendoni se fjala abort nenkupton - krim

zenie pavdetedije e femiut
krim me vetedije e nenes

Pavaresisht ēfaredo situate, aborti eshte krim!

1. Pergjegjesi e nenes
2. pergjegjesi e shoqerise
3. krim ndaj njeriut
4. mekat nda zotit

Hap syte e mendjes, para se te vie ne shprehje fjala - abort!

Poqese, ndodhi - ruaje, ne ēfaredo menyre si - bijė/bir zoti!

halla e madhe
28-06-05, 17:55

Fjala ABORT(fehlgeburt)dmth. lindje e deshtuar,shkeputje natyrore e femijut qe ndodhe ne shumicen e rasteve deri ne javen e 28te.
Per Abortin qe thuhet ne kete teme ka kuptimin e nderhyrhes kirurgjike (Abort artificilal)e Jo KRIM!!!

Odise
28-06-05, 18:59
abort=lindje e gabuar, deshtim artificial me vetedije, qellimisht, por paramendoni, se do te lindet nje Njeri, qe mund te jete edhe bamires i njerezimit dhe kur ia ndaloni lindjen nje njeriu - ia merrni jeten nje njeriu
dmth. vrasje, krim!

Ne ēfaredo situate, duhet te ruhet fekondimi i njeriut te ri!

halla e madhe
28-06-05, 19:19
Memphisx_Teme e qelluar por edhe e nderlikuar per shume bashkebisedues.
Jame per ABORT_nese nji nene ka probleme shendetsore sepse aty rrezikohet jeta e nenes e pastaj e femiut.
Jame per Abort_nese femiut(vajzes) se mitur i ndodhe nji shtatzani e padeshiruar,si prind kame pergjithsine ne duart e mija,duhet te gjykoj mire dhe te marre hapa te vendosur per te ardhmen e femiut(vajzes)
Aborti_lejohet nga medicina vetem ne tre muajt e pare.krejte qka ndodhe ne muajt e me vonshem eshte komplikacion shendetsor dhe vrasje e e njeriut komlet te zhvilluar.
me nderime,halla

Odise_ky ishte mendimi im,nuk dua te thellohem me shume,e permenda me larte se eshte teme e komplikuar.E gjithe ajo grua qe vendose per Abort ka nji arsytim personal.Secila jeton me ndegjegjen e vet te KRIMIT .
me nderime :halla

laliloli
28-06-05, 20:12
Une jame per abortin vetem ne kufirin te cilin mjekesia e toleron ,por kisha preferuar qe dy qiftet te marrin te gjitha masat mbrojtese qe mos te vie deri te shtatezanesia e padeshiruar.

Naki
29-06-05, 21:49
[quote="halla e madhe"]Memphisx_Teme e qelluar por edhe e nderlikuar per shume bashkebisedues.
Jame per ABORT_nese nji nene ka probleme shendetsore sepse aty rrezikohet jeta e nenes e pastaj e femiut.
Jame per Abort_nese femiut(vajzes) se mitur i ndodhe nji shtatzani e padeshiruar,si prind kame pergjithsine ne duart e mija,duhet te gjykoj mire dhe te marre hapa te vendosur per te ardhmen e femiut(vajzes)
Aborti_lejohet nga medicina vetem ne tre muajt e pare.krejte qka ndodhe ne muajt e me vonshem eshte komplikacion shendetsor dhe vrasje e e njeriut komlet te zhvilluar.
me nderime,halla[/quote

Plotėsisht ndajė mendimin me ju.

laliloli
29-06-05, 22:03
Naki tre muaj mos jane shume .

Naki
30-06-05, 10:41
Naki tre muaj mos jane shume .

Mjekėt Gjinekolog lejojnė Abortimin nė tre muajtė e parė,sa mė herėt qė tė bėhėt abortimi edhe komplikimet shėndetsore janė mė tė vogla.

Kupid
30-06-05, 17:53
ka arsyr per aborti, p.sh. bebe pre dhunim, semundja e nenes os bebes, ...etj, edhe nuk du me thon jam pro abort. Jam pro zgjedhje, edhe deshiroj shtatzenakjat zgjedhjen jete.

fina
01-07-05, 19:35
edhe pse une i kom dy femij edhe shum i du po masi eshte puane aborrtit une djalin e vogel kom dasht ta aborrtoj ama sme ka lon ndjenja qe qa eshte fmiju me u hek e kshtu qe ma mirr mi pa hek se sa me nejt me prrin te ndam.

Lilonius
05-07-05, 09:13
Aborti per mua eshte vrasje, krim! Pos kur behet fjale ne kushte te jashtzakonshme sikur ne rastin kur rrezikohet shendeti/jeta e nenes.

me vjen cudi kur shoh disa se thone per abortin vendose nje femer (zakonisht nga forumistet e gjinise femrore), une nuk pajtohem me kete. edhe pse mendoj se femra ka pergjegjsi me ta madhe por per te nisur nje bebe nevoiten dy, ku eshte mendimi i te dytit ne kete rast???

Fundi i fundit, prap them aborti eshte krim pos ne rastin kur rrezikohet shendeti nenes...

Marigona-KS
06-07-05, 09:02
tung
:shock: Aborti, nuk dua te filozofoj por dua te them se te abortosh nuk eshtė gjithmone vetem vraseje, sepse ne rast qe ėshtė nena ne rrezik do te thot shpetim dhe vdekje, dhe ndersa nese mjeku te thot se femijen duhet ta abortsh per kete apo ate arsyje (te shumtat jan femijet me te meta) une medoj se nuk eshte vrasje, sepse me vrasje do te ishte ta lesh te jetosh dhe ta vrasesh terė jetėn!!
Ju pershendes

Albanian eX|PerT
11-11-06, 21:55
Te nderuar anetare pranoni pershendetjet e mia, dhe uroj per kete teme te mrekullueshme qe e keni hapur, per te cilen kam per te folur shume.

Qyteterimi perendimor i jep gruas te drejte qe te beje ēfaredo me trupin e saj. Si pasoje, nese mbetet shtatzeze, ajo mund te abortoj fetusin (beben) edhe nese me kete nuk pajtohet burri i saj.

Sipas shifrave te vitit 1997 te Institutit Allen Guttmacher del se vetem ne SHBA jane bere 1.300.00 aborte duke i mbytur fetuset (bebet).

Ne mund te shikojme edhe qendra tjera, si per shembulll per vitin 1995 Qendrat per Kotrollin dhe Parandalimin e Semundjeve (CDC) tregojne per 1.210.883 aborte, apo edhe instituti Allen Guttmacher na tregon per nje numer te madhe te regjistrimit te ketyre trasteve sa qe ka arrit deri ne 1.400.000.

Aborti behet per disa shkaqe, e qe per mendimin vetem njeri eshte i drejte dhe arsyetohet, i cili eshte nese shtatzania shkakton sumundje te rende apo vdekjen e nenes apo te femijut. Ne kete rast e arsyetoj nenen. Mirepo asnje rast tjeter nuk pranoj, bile te tillet i quaj kriminela dhe vrases.

Disa thone: Mirepo nuk deshiroja te mbes shtatzen dhe mbeta dhe prandaj dua te bej abort. Une i them asaj shoqes: Si po e mbyt nje krijes e cila eshte fryt i dashurise tende me burrin tend. Me apo pa deshire ti ke mbet shtatzen prandaj pregatitu ta lindesh ate femije dhe ta edukosh.

Pse po behesh shkak per mosardhjen e nje shpirti ne kete bote.

Pse po e mbyt nje shpirt. Ndoshta dikush thote se deri ne tre muaj nuk eshte shpirt, mirepo une ua kthej pergjigjen, se eshte njesoj ngase ai eshte ne rruge deri te shpirti, sepse i tille ke qene edhe ti edhe une njehere, edhe pse kjo nuk na kujtohet.

Thene troē aborti eshte krim dhe gjenocid per shoqerine edhe pse me kete mendim nuk pajtohen shumica e anetareve.

Une do te vazhdoje ne te ardhmen te shkruj ne kete teme, mirepo kaq per sonte.

Ia kalofshi sa me bukur.

Shume rrespekt dhe dashuri per juve, shoku juaj:
Albanian eX|PerT