PDA

View Full Version : KF BESA, Kampion i Kosoves


Arb
21-06-05, 15:56
KF Besa, emblemė e futbollit tė Dukagjinit

Pas njė gare maratonike, njė javė para pėrfundimit tė kampionatit tė futbollit, Besa e Pejės pas fitores kundėr rivali tė drejtpėrdrejt Trepēės ’89, ndėrpreu ankthin se dikush mund t’ua rrėmbej titullin, qė e merituan gjatė tėrė kampionatit.

As epėrsia e mitrovicasve nė minutat e para tė ndeshjes nuk ndali turrin pejan drejt majės sė futbollit kosovar dhe kalaja e Trepēės u thye me dy gola tė sulmuesit mė tė mirė pejan Haxhi Zeka, i cili i dha Pejės dhe Dukagjinit titullin aq tė pritur, kurorėn e mė tė mirit…

Festė nė stadiumin Shahin Haxhislami, festė njė Pejė. Besa ėshtė mė e mira. Por, ėshtė dashur tė derdhet mund e djersė, pėr tė arritur nė piedestal. Janė futbollistėt: Valmir Bytyēi, Ekrem Veseli, Fisnik Papuēi, Dukagjin e Fisnik Gashi, Erdogan Brando e Robert Gjeraj, Fetim Kasapi e Ilir Nallbani, Haxhi Zeka e Burim Domniku, Jeton Osmanaj e Krenar Vokshi, Hysni Muzlia e Valdet Shoshi, Erdogan Celina e shumė e shumė tė tjerė, tė cilėt e pėrcollėn Besėn deri nė fron.

Nė emblemėn qė e pėrbėnė futbollin pejan, nuk mund e mos tė pėrmendim njeriun e palodhshėm, njeriun e parė tė Besės, z. Agim Elshani, i cili asnjėherė nuk dyshoi nė potencialin e Besės, tė cilin ai e krijoi me mund tė madh. Dhurata mė e mirė pėr te ėshtė ky titull, titullin qė ai dhe Besa ia sollėn Pejės.

Mirėpo, Agimi nuk do tė ndalet me kaq, tashmė me Besėn, tė mėrkurėn do tė kėrkojė edhe njė kurorė, atė tė Kupės sė Kosovės, tė cilėn Besa e humbi vitin e kaluar. Dy kurora pėr Besėn, pse jo. Besa ėshtė mė e mira. Me fat Besė, ti qė je emblema e futbollit dukagjinas!

Kosova Sport+

http://kfbesa.com/images/champ.jpg

Arb
22-06-05, 20:27
Brenda kater ditesh, BESA tashme eshte stoisur edhe me Kupen e Kosoves, pasi ne finale ka mposhtur KEK-un, 3-2.

Urime Pejes, edhe Kupa e Kosoves!

Arb
23-06-05, 14:40
Pas titullit, Besa fiton edhe Kupėn

Stadiumi i Qytetit, Prishtinė
Shikues: rreth 8.000
Arbitrar: P.Hasani, S.Mehmeti dhe F.Brahushi
Karona tė verdhė: Papuqi, D.Gashi, Brando & Kasapi (Besa) dhe Ahmeti & Babaj (KEK-u)

Ende pa shijuar gėzimin e plotė pas titullit tė fituar, Besa nga Peja dje udhėtoi pėr nė Prishtinė pėr tė fituar edhe Kupėn e Kosovės. Besa arriti tė mund skuadrėn e KEK-ut me rezultat 2:3, duke ia sjellė kėshtu qytetit tė Pejės edhe kurorrėn e dytė.

E.Brando (11'), B.Krasniqi (60') dhe R.Gjeraj (76') shėnuan nga njė herė pėr tė t'ia sjellur klubit tė tyre edhe kurorrėn e dytė brenda vetėm katėr ditėve, pas titullit tė fituar ditėn e dielė kundėr Trepēės'89.

Besa u parait me ketė formacion: V.Byqyti, F.Papuqi, D.Gashi, B.Krasniqi, E.Brando, M.Duraku (J.Osmanaj), I.Nallbani (R.Gjeraj), F.Kasapi, F.Gashi, H.Zeka dhe K.Vokshi (F.Haliti)

Qysh nė minutėn e 11' Besa ka kaluar nė epėresi permes golit tė Erdogan Brandos. Pas krosimit tė Mensur Durakut nga njė korrner i shkurtuar, mė sė miri u gjend Brando dhe me kokė plasoi topin nė rrjetėn e KEK-ut (0:1).

Nuk kaluan as pesė minuta dhe nė minutėn e 16' KEK-u arriti tė barazoj rezultatin permes golit tė Islamit. Babaj ekzekutoj gjuajtjen e lirė dhe mė sė miri u gjend Bajrami i cili goditi me kokė, por portieri Bytyqi dėboi topin, mirėpo vetem deri tek Islami i cili nga afėrsia shėnoj gol (1:1).

http://kfbesa.com/images/kupa/besacup.jpg

Nė minutėn e 26' Krenar Vokshi pat rast tė mirė pėr ta kaluar ekipin e Besės prap nė epėresi, kur pas deportimit tė Mensur Durakut nga e djathta pranoi topin, mirėpo gjuajti jashtė portės tė Blakēorit. Me rezultat 1:1 tė dy skuadrat shkuan tė pushim.

Nė pjesėlojėn e dytė, Besa filloj furishėm, mirėpo goli i epėrsis u shėnua tek nė minutėn e 60'. Pas harkimit tė Fitim Kasapit mė sė miri u gjend Benis Krasniqi dhe me kokė goditi topin pėr ta tundur rrjetėn e KEK-ut pėr herėn tė dytė dhe kėshtu kaloj skuadrėn e Besės nė epėresi (1:2).

Besa e pėrkrahur nga adhuruesit e tyre vazhdoj tė sulmoj portėn e KEK-ut dhė nė minutėn e 76', i sapo-inkuadruari nė lojė, rezervisti Robert Gjeraj nga goditja e lirė arriti nuk harrkoj po vendosi te gjuaj direkt nė gol dhe mposhti Blakēorin pėr herėn e tretė dhe tė fundit nė ketė ndeshje (1:3)

Haxhi Zeka ka mundur ta rrit epėsin e Besės, vetem dy minuta mė von (78') kur pas kombinimit me F.Halitin arrit tė i ikė kurthės sė off-sajdit dhe u gjend i vetmuar pėrpara portierit Blakēori, mirėpo gjuajti jashtė portės.

KEK-u nuk u pajtua me ketė rezultat dhe nė minutėn e 81' pas ekzekutimit tė gjuajtjes sė lirė, arritėn ta ngushtojn epėresin pėrmes golit tė Simnicės pas harkimit tė Ahmetit nga ana e djathtė.

Minutat nė vazhdim kaluan me dominim e plotė tė Besės, ku me menquri arritėn ta ruajn rezultatin duke mos i lejuar KEK-ut ta rrezikojn ketė rezultat.

http://kfbesa.com/images/kupa/besazeka.jpg

Pas pėrfundimit tė ndeshjes, medalet e dy ekipėve si dhe Kupėn e Kosovės, kapitenit tė Besės ia dorėzoi kryetari i FFK-ės, Sabri Hasani qė nga ai moment filloj kremta e madhe pėr lojtarėt, trajnerėt, kryesinė dhe tifozėt e shumėt pejan qė ndodheshin nė stadionin e Prishtinės.

Kjo kremte kulminacionin e vetė e pati nė Pejė, ku nė qendrėn e qytetit kishin dalė mbi 5 mijė vetė pėr ti pritur futbollistėt e Besės. Estrada e muzikantėve tė Pejės me kėtė rast kishin pėrgatitur njė program tė begat muzikor, ndėrsa ndėrrmarjet Fabrika e Birrės, FRUT-I, dhe Bibita kishin vendosur shtandet pėr tė freskuar qytetarėt e shumėt me pije. Kėnga, vallja dhe atmosfera festive ka zgjatur deri nė orėt e vonshme tė natės.

Besa ndeshjen e fundit tė kėtij kampionati e zhvillon tė dielėn nė Gjakovė ku takohet me Lirin e Prizerenit.

http://kfbesa.com/images/kupa/besafesta.jpg


Thanė pas ndeshjes. . .

Valdet Shoshi, kryetrajner i Besės: "Mund tė them se loja ishte shumė e mirė dhe skuadra jonė me meritė shėnoi fitore. Pjesa e dytė ishte ajo qė pėrcaktoi fituesin, pasi futbollistėt e mi dominuan nė terėsi dhe i kryen detyrat e parashtruara. Pėr ketė sukses, perveq futbollistėve, merita tė mdha ka edhe ish-shefi im, Erdogan Celina, tė cilin pa masė e ndeoj dhe rrespektoj."

Haxhi Zeka, kapiteni i Besės: "Kam pritur rivalitet tė madh, pasi KEK-u ėshtė skuadėr cilėsore. Nė pjesėlojėn e parė nuk ishim nė nivelin e pritur, mirėpo pasi morrėm detyrat nga trajneri nė vazhdim ishim shumė mė tė mirė."

Eroll Salihu, kryetrajner i KEK-ut: "Fatkeqsisht ndeshjen e vendosen tri ndėrprerje, tė cilat i shfrytėzuan futbollistėt e Besės dhe mendoj qe skuadra qė pėson tri gola nga ndėrprejet nuk e meriton trofeun. Pėrkunder kėsaj unė i pėrgezoj futbollistėt e skuadrės sime, tė cilėt edhe pėrkundėr veshtirėsive qe kan pasura, kan treguar karakter tė fortė."

Adnan Islami, shenues i golit tė parė pėr KEK-un: "Ēfarė mund tė themi kur pėsojm gola tė tilla. Mbrojtja jonė nuk ishte ne nivel tė detyrės. Futbollistet e Besės i shfrytezuan maksimalisht gabimet tona dhe shenuan fitore."

www.KFBesa.com

Arb
25-06-05, 06:30
http://kfbesa.com/images/champ.jpg