PDA

View Full Version : Diksutime rreth Etikės dhe moralit.


GURI SYLAJ
19-06-05, 21:50
I nderuari Psikolog , ne perkufizimin qe ju ne fund e bete per realitetin , sinqerisht une nuk kuptova asgje, kerkoj falje.
Realiteti qe mshef nje sekret ai nuk eshte realitet por irealitet.
Dhe realiteti nuk ka te beje me objektin, sendin por me njohjen tone qe kemi per ate send . pjesa qe ne e njohim , per ne eshte realja kurse pjesen qe ne nuk e njohim eshte irealja por qe nuk do te thot qe neser edhe ajo pjese ireale te mos njihet.

Me nderime Guri SYLAJ

Psikologu
19-06-05, 23:34
I nderuari Guri.
Nese nuk keni kuptuar , pritni burrė pak se edhe te irealiteti do tė vijm , e veren se cdo postim tė fundit shkruan vazhdon, pra tė gjitha do tė postohen deri ne fund, dhe kjo temė do tė zgajsė afer njė vitė , duke pasur parasysh edhe analizat e tjera ne fushen e Psikologjisė.
Por realiteti vetem nė fjalė dhe pa objekt ėshtė sikur njeriu pa sy por me kembė.
Nderime.

GURI SYLAJ
20-06-05, 03:53
Jo,jo i nderuari Psikolog.
Ne rend te par titulli i postimit tuaj te fundit eshte - cka eshte realiteti, dhe ne fund ju keni dhene nje definicion d.m.th. ju veq e keni postu shkrimin per realitetin ne baze te te cilit une edhe kam reagu,
Mos harroni se edhe pa sy njeriu krijon nje bindje te caktuar per realitetin qe e rrethon dhe pikrisht ketu edhe qendron ajo qe une postova. Realiteti eshte vetem njohja e jon, sepse ajo qe ne nuk e njohim- pamarrparasysh se me cka dhe si e njohim, per ne eshte inegzistente por ndoshta per dikend tjeter eshte reale sepse ai tjetri e njeh.
Se ujet eshte te vale ne mund t'a njohim edhe pa sy me duar apo edhe me kembe, syte jan vetem nje mundesi me shume per njohje.

Edhe njehere po e ceki se realiteti , per ne personalisht, eshte njohja qe ne kemi per veten dhe boten qe n'a rrethon.
Me nderime Guri Sylaj

Psikologu
20-06-05, 04:29
Aspak jo Guri Sylaj i nderuar, aspak jo nuk mbeshtets mendimin tuaj ,. jo vetemm une por as shkenca, psikologjia e as filozofija, sepse realiteti eshtė i fshehur tek njeriu , ne disa raste edhe eshtė i mbyllurė ne dry.
Realiteti i nderuar eshtė vtem qeshtje shprehje dhe asgjė me shumė, e kam fjalen ne njeriun me njeri, aty ndodhin gjerat qe biseda behet por realiteti fshihet si hije prapa qdo kuj, dhe si e tillė e percjellė ne jetė.
Por sdo tė shkoj te hapi ketė tem diskutimi , se qellimi eshtė te postohet me shumė per dikend sepse akoma assnjė temė nuk arriti tė perfundohet deri ne fund aspak.
Tek personaliteti ku ju diksutoni nuk jam futur aspak , sepse ajo eshtė temė qe ju e plasni e perplasni , por psikologjia dhe filozofija nuk ndertojn ligje ne veti , ti mund tė flasesh i nderuar pėr veten , por keto tjerat flasin para teje dhe meje e keto i kan bazat e veta aty ku askush nuk mundet tė i lekund.
Pėr ketė tė themė se as ti e as askush nuk eshtė 100% realitet sepse fsheh ne vete njė botė tjeter qe e ruan si tė shtrenjtė.
Pse pra njerezit kan konfrontime qe sa mijera vjet , pėr shkak te realitetit , pra ndryshe pėr tė thenė e ndryshe per te perjetuar.
Tė marrim shembullė se ne ujin qe e permendet ju , a e ndjejn tė gjithė si ti , apo ae perjetojn tė gjithė si ti...JO..edhe pse thonė qe po.
Ose ne anen tjeter , a eshtė realiteti pjesė e pa ndarė e genjeshtres, PO.
Sepse bota e realitetit ,eshtė bota e fshehtesisė, qe vonė njifet si realitet , ose kurrė.
Nderime

GURI SYLAJ
20-06-05, 16:31
I nderuari Psikolog , keni te drejt te mos pajtoheni dhe ketu nuk ka kurrgje te keqe sepse ne rend te pare ne jemi dy realitete te ndryshme por ajo qe po me bene pershtypje ne shkrimin e juaj te fundit eshte loja jo e rregullt me fjale.Une nuk jam as filozof as sociolog por edhe me pak psikolog por jam i pergaditur qe te them sinqerisht se tema e juaj qe keni hapur eshte shume -shume larg shkences se psikologjise e mos te flasim fare per filozofine.
Te njejten gje qe e kam vrejt tek pseudonimi Gashi75, nese nuk gabohem , nganjehere po me del edhe tek ju.
Te gjitha perkthimet apo pjeset e marrura nga ndonje autor tjeter, e ruajn zhvillimin e mendimit dhe baza e tyre shkencore deri dikund qendron ketu mund te behet vrejtje ne perkthimin e dobet qe nganjehere e humb kuptimine plot te temes.
Kurse kur leshoheni ne polemik te drejtperdrejt del nje karakter tjeter qe nuk i plotson as kushtet minimale per nje polemike te mirefillt ne lemine e etikes e te filozofise . Ju heren e fundit me shume e mbroni ate qe un kam shkruar se sa e demantoni por logjika e gjuhes ju mashtron dhe ne fund te shkrimit nuk kemi edhe nje fund konseguent te mendimit te cilin deshirojm t'a mbrojm.

Edhe njehere - realiteti eshte aq real sa ne e njohim nje send apo nje fenomen apo.... Ju i permendete syte dhe veqse e verteut ate qe une po them. Edhe te verberit kan kriju nje realitet per ate qe i rretho
n dhe logjikisht ky realitet eshte krejt tjeter nga ai qe ne e shohim dhe e njohim, por megjitheate edhe ky eshte realitet.
Nuk kemi nevoje te humbim neper labirintet e nje mendimi i cili ne fund na del tjeter nga ai qe ne fillim kemi mmenduar.

Me nderime Guri SYLAJ

halla e madhe
20-06-05, 17:59
Guri Sylaj_Postimet e psikologut jane saktesisht te perputhura edhe ne gjuhen gjermane.Ne gjuhen shqipe tingellojne edhe me kjarte nese i lexoni ngadale.per disa lexues jane te komplikuara ne fillim .Nese i analizojme vijme ne perfundim qe jane saktesi shkencore e secilit psikolog.
Me nderime,halla

GURI SYLAJ
20-06-05, 18:41
HALLA E MADHE


Ju falenderoi nga zemra per keshillen dhe do te mundohem qe te jem me i ngadalshem ne lexim dhe me i urte ne vlersimin e ketyre shkrimeve por kuptohet brenda mundesise dhe takatit tim.

Me nderime i juaji Gzri Sylaj

Reana
20-06-05, 20:18
Fjala e thene apo e shkruar nganjehre nuk e bart mendimin ne pergjithesi, meqerast jepet hapesire per keqkuptime!!!

Mendoj se thenia kontestuese te cilen e ka cituar Psikologu, ka te beje me realitetin si sinqeritet, apo boten tone te brendshme dmth sa jemi real/sinqerte ta themi ate qe e mendojme, meqerast eshte e vertete se OPINIONI yne mbi X gjera te ndryshme, shpesh ngel sekret, meqe nuk e themi ate qe mendojme!!!

Perderisa pikepamja e Gurit ka te beje me ate si e shohim boten e jashtme, apo thene me mire si e perjetojme ate qe na rrethon, meqe rrethin tone, boten ne te cilen jetojme nuk e perjetojme vetem permes te te parit por permes shqisave te ndryshme!!! Dhe eshte e sakte se kjo menyre e te perjetuarit eshte krejtesisht relative dhe subjektive!!! Dhe si e tille nuk eshte UNIVERSALE per te gjithe!!!

GURI SYLAJ
20-06-05, 22:01
Reana ju falem nderit. Pajtohem.

Guri SYLAJ

Psikologu
20-06-05, 23:35
I nderuari Guri.
Une nuk jam pėrkthyes dhe as Gashi 75 e ku ta dij une.
Njė me vjen vetem qudi se si nuk e sjellė ti realitetin se si duhet, por vetem kritika, ne fakt kritika nuk me pengon aspak , por eshtė qudi se thuaja pjesa me e madhe dinė tė kritikojn por jo tė sqarojn.
Na sjellØt ti pra definicionin e realitetit se si ti e pershkruan , na trego se si duhet pasi Øqė je kritikues.
Mos harro se une nuk perkthej asnjė material , por e shkruaj nga vetja ,e sa ua mbushė mendjen ju , ajo ėshtė bindje ose ide e juaja.
Sikur tė isha ne vendin tuaj , kur do tė kritikoja edhe do tė spjegoja , jo vetem ketė por ne fakt krijimet janė tė mia keto qe i postoj ketu e nuk janė tė marrura aspak nga perkthimet e ndryshme., se nuk jam si ata qė edhe poezit e huaja i shkruaj si tė vetat , une i shkruaj nga ideja dhe krijimi i im dhe nga studimi i im.
Nderime

GURI SYLAJ
21-06-05, 06:19
Psikolog i nderuar- une, ju lus qe perkufizimin qe keni dhene per REALITETIN, mundesisht t'a zbertheni dhe te beni me te afert per mundesin qe edhe une te kuptoi dicka por kam bindjen se nese nuk ndrroni dicka nuk do te keni nevoj fare te postoni dicka per irelitetin sepse ne definimin e juaj jan te dyte bashk.
Edhe Hallen e edhe Reanen i falenderoj per ndihmen qe me kan bere me shkrimet e tyre ne kete teme.
Ne studime te tilla eshte mire te postohen edhe autoret e edhe veprat qe kan sherby per studim.
Kurse tek poezite qe ju i permendet Ju lus vllezerisht te jeni krejt konkret sepse ka mundesi qe , pa vetedije , edhe une te kam bere ndonje "vjedhje" por besomeni se nje shkrim i argumentuar ne kete drejtim , mua personalisht vetem do te me ndihmonte dhe do te me permiresonte ne shkrimet e mia te metutjeshem dhe hiq pa keqardheje thuani me emer e mbiemer. Une, NUK DO T'A FALNJA ASKEND NE KETE PIKE.

Me nderime Guri Sylaj

Murgesha
22-06-05, 01:51
Tė nderuar diskutues, pasi qė i nderuari Psikolog ka pretendim pėr tė shfaqur mė shumė shkrime tek Etika dhe Morali, ndamė kėtė temė qė tė vazhdoni me diskutime, kritika apo vlerėsime rreth Etikės e Moralit.

Shpresoj nė mirė kuptim nga ana e juaj.

Ps. Shkrimet ndahen me kėrkesėn e Psikologut.

GURI SYLAJ
22-06-05, 04:01
Keni bere nje veprim shume te qelluar sepse tani e tutje ketu do te inkuadrohen vetem ata qe mendojn te bejne vrejtje ose te plotesojn dicka ne kete teme.
Do te jete pak veshtire qe te percillen risit ne te dy temat njeherish por megjitheate do te mundohemi . E tere kjo qe po e beje ka vetem nje arsye sepse eshte nga temat me interesante dhe ia vlene te ballafaqohemi me te kunderten.
Ajo qe bie ne sy mu ne fillim te te mes eshte se ndahen dy gjera ETIKA dhe MORALI pa u dhene nje skjarim , sado i shkurter se cka eshte njera e cka tjetra.
Ne tema dhe terme te tilla duhet patur pak kujdese sepse mund te ngatrrohen dy gjera qe nuk mund te ndahen me nje (dhe) ne mes.

Me nderime Guri SYLAJ

GURI SYLAJ
22-06-05, 04:11
Cka eshte FALJA?

Spjegimin me te mire per kete , para se te bazohesh ne autor te ndryshem boterore, do t'a gjesh ne filozofine popullore shqiptare dhe sidomos ne Kanunin e Lekes.
Mandej , falja nuk ndodhe vetem ne mes dy personave por edhe ne mes dy grupeve , dy shteteve etj.
Mandej kemi - Me fale dhe Me u fale etj , d.m.th.
Cka eshte falja ? kerkon me shume vend dhe mund , me pak rreshta kjo pjese mbetet e cunguar dhe e pa kuptimt.

Psikologu
22-06-05, 04:37
I nderuari Guri Sylaj.
Eshė fakt se ne Kanunin e Lekajve dhe tė Dugagjinasve janė tė cekura keto menyra tė faljes, por ne botėn e tjeter nuk ka rritur akoma fjala e Kanunit dhe se dij se kur do tė vije?
Sikur tė mos i permbahemi edhe thenjeve tė studjuesve dhe filozofeve boterorė atehere sdo tė mund tė flisnim pėr faljen aq sa duhet, e hiq mė pak pėr filozofin , psikologjin, shkencen , e shumė lemi tė tjera.
Kanuni dhe filozofija e shqiptarve zė vend tė madhė ne mesin tonė dhe ėshtė duke u studjuar edhe ne mbarė boten , por akoma nuk ka ardhur edhe ne isnstitucionet e arsimit neper botė.
Mu pėr ketė arsye edhe nuk e perdora Kanunin si shembullė te tema ;
Qka ėshtė falja.

GURI SYLAJ
22-06-05, 15:29
I nderuari Psikolog ; ME SA PO SHOH INKUADRIMIN TIM NE KETE TEME KENI FILLU ME E TRAJTU SI TEME FEMIJSHE.
Jo Kanuni i Lekajve dhe Dugagjinasve por Kanuni i LEK DUGAGJINIT:
Jo Etika dhe Morali por njera prej tyre se ato jan nje e njejta gje.
Ju nuk keni nevoj te ju mbani ligjerata te huajve se ata kan shume me shume mundesi dhe njerez profesionist per ligjerata te tilla. Detyre e juaja eshte , nese mendoni se keni mundesi, shqiptareve te ju mbani ligjeratat e tilla dhe nese ne nuk e bejme te njohur filozofine popullore shqiptare mos mendo se as Dekarti e Spinoza nuk do te flasin per kete filozofi.
Kurse ajo qe mua po me intereson me shume , e ju keni heshte , eshte problemi ne mes -me fale dhe me u fale. Raporti ne mes falesit dhe te falurit. Nese mendoni qe kete teme t'A trajtoni ne aspektin shkencore , permes Etikes , Fiozofise apo edhe shkencave Juridike atehere te lutem me shume profesionalitet, me shume seriozitet dhe me shume vetepergjegjesi dhe vetekritike. Une njoh edhe dr. shkence ne Kosove qe rrahnin gjoks se jan njerez me merita ne shkence dhe doli se veprat e tij njehere jan shkruar ne serbokroatisht nga Koraqi , Fjamengo , Filipoviqi e filozof te tjere e mandej nga zotriu jan marre citate bile edhe faqe komplet dhe jan botuar ne shqip por tani me nje autor te ri me nje shkenctar te ri . Kjo nuk falet.
Me nderime Guri Sylaj

Psikologu
22-06-05, 19:27
I nderuari Guri Sylaj!
Kisha pasur knaqesin qė tė lexoj formulimin tuaj nė lidhje me Realitetin dhe Faljen, me tė vertet do tė ishte gjė e mirė,sepse ju kerkoni profesionalitet nga une , por unė i kam shkruar gjerat pak sa mė shkurt , atehere urdhero e na i zgjero mė gjatė.
Pra ju mirėpres qė tė na ofroni dicka rrethė kesaj.
Nderime

GURI SYLAJ
23-06-05, 04:02
Mire mengjesi . Une po shkoj me punu, kthehem diku mbas ores pesembedhjete.
Me nderime Guri Sylaj!!!!!!!