PDA

View Full Version : Thesar i ēmueshėm prej tė folmeve arbėrore tė Greqisė


Dilaver
21-08-05, 11:08
Thesar i ēmueshėm prej tė folmeve arbėrore tė Greqisė


Prof. dr.Gjovalin Shkurtaj

Kohėt e fundit, nė vargun e botimeve filologjike, na duket fort i mirėseardhur libri “Netėt pellazgjike tė Karl Reinholdit”, Tekste tė vjetra shqipe tė Greqisė, mbledhur nga Karl Reinhold (1850-1860), tejshkruar (transkriptuar) e shpjeguar nga Ardian Klosi, K&B, Tiranė, 2005, 463 faqe, i cili vė nė shėrbim tė studiuesve tė interesuar, kryesisht filologėve dhe albanologėve shqiptarė e tė huaj, njė lėndė tė pasur e tė ēmueshme gjuhėsore dhe etnofolklorike prej ngulimeve arbėrore tė Greqisė, mbledhur plot 150 vjet mė parė nga dijetari gjerman Karl Reinhold, por qė nuk kishte parė dritėn e botimit. Dihej se K. Reinholdi, asohere kryemjek nė shėrbim tė Flotės Greke, kishte mbledhur shumėēka nga gurra popullore e shqiptarėve tė Greqisė dhe vetėm njė pjesė tė vogėl tė asaj lėnde e pat botuar nė Athinė nėn titullin “Noctes pelasgigues”. Por, pėr fatin e keq tė mbledhėsit dhe tė botės shkencore, pjesa mė e madhe e asaj lėnde do tė mbetej nė dorėshkrim, e pabotuar dhe duke kaluar sa nga njė arkiv nė njė tjetėr, duke u pėrmendur e, ndonjėherė, edhe cituar nga albanologė tė huaj e shqiptarė, por pa iu vėnė ndonjė sish punės pėr tė bėrė gatitjen pėr shtyp e pajisjen me shpjegimet e nevojshme. Kėtė punė, pasi kanė kaluar plot 150 vjet, e ndėrmori dhe e kreu me zell e pėrkushtim tė lėvdueshėm dr. Ardian Klosi.
Pak javė mė parė, me rastin e pėrurimit mjaft origjinal tė kėtij botimi, njė treshe aktorėsh tė talentuar tė Teatrit Kombėtar na kėnaqėn me leximin mjeshtėror tė disa pjesėve tė zgjedhura, duke na ndjellė kureshtjen pėr ta shtėnė nė dorė kėtė libėr.
Libri ēelet me njė parashtresė hyrėse tė titulluar “Njė thesar gjuhėsor qė fjeti 150 vjet”, nė tė cilėn z. Klosi vlerėson elementin etnik tė diasporės sė moēme shqiptare nė Greqi, duke vėnė nė pah jetėsinė dhe forcėn ruajtėse qė ka shfaqur nė rrjedhė tė shekujve, si dhe pėrmasat e peshėn qė kanė pasur shqiptarėt e Greqisė qysh nga shek. XV e deri nė kohėn e revolucionit grek. Sipas vlerėsimit tė historianėve e filologėve mė tė besueshėm tė asaj kohe, rreth njė e treta e popullsisė sė Greqisė ishullore ishin arbėreshė, ndėrsa nė disa ishuj si Hidra, Poros, Specia, Andros, Salaminė etj. arbėreshėt ishin banorėt e vetėm. Nė revolucionin grek arbėreshėt morėn pjesė gjallėrisht dhe nxorėn njė plejadė luftėtarėsh e prijėsash tė shquar, porse, mė pas, paradoksalisht, emri i tyre vjen duke u zbehur e dėgjuar pėrherė e mė pak, derisa meket e gati shuhet nė atė shkallė saqė pėrpjekjet e disa figurave si Kupitori, Kullorioti etj. do tė mbeteshin akte krejt te veēuara. Ndryshe nga diaspora arbėreshe e Italisė, e cila nė shek. XIX vetėdijėsohet nė shkallė tė lartė e nxjerr figura tė pėrmasave tė mėdha: historianė, poetė, njerėz tė kulturės me famė, madje edhe burra shteti qė mbėrrijnė deri nė postin e kryeministrit tė Italisė, arbėreshėt e Greqisė nuk ecin mė tej as nė shtigjet e letrave, as nė qasjen ndaj rrjedhave tė mėtejshme politiko-shoqėrore tė Greqisė. Pėr njė kohė tė gjatė, prej atyre mjediseve, si njė shpėtim do tė ndiqej vetėm sa jepnin tekstet gojore qė do tė mblidhnin albanologė evropianė, mė tė shumtėt gjermanė, nė ngulimet arbėreshe dhe do tė citohej si njė lėndė e ēmueshme pėr folklorin dhe tė folmen shqipe tė tyre. Ndėrsa paraqet kėtė situatė, me tė drejtė z. Klosi shtron edhe pyetjen se ēfarė ndodhte nė atė kohė me arbėreshėt e Greqisė dhe jep shpjegime, shqyrtime e vlerėsime interesante nė sythin e titulluar “Lindja e albanologjisė dhe K. Reinholdi”. Ky syth ėshtė shkruar me dije tė sigurta, sjell tė dhėna me vlerė pėr jetėn e Reinholdit dhe pėr figurėn e tij, mbėshtetur nė literaturėn pėrkatėse nė gjemanisht dhe duke ftilluar mjaft bindshėm se puna e Reinholdit nė Greqi ishte pjesė e njė vargu specialistėsh gjermanė nga fusha tė ndryshme, tė cilėt ndihmuan nė ngritjen e shtetit tė ri grek. Me interes ėshtė shpjegimi qė jepet aty pėr Reinholdin, i cili “ndryshe nga shumė kolegė tė tij, nuk thithet nga helenizmi dhe helenėt, por nga vėllezėrit e tyre tė njė gjuhe tjetėr: arbėreshėt qė i ka njohur tė shumtė nėpėr anije ose nė fshatrat e Peloponezit dhe tė ishujve pėrreth”. Edhe Reinholdi, si shumė dijetarė tė tjerė tė shek. XIX, shqiptarėt i pandeh si pellazgė dhe, pra, mė tė hershėm e pararendės tė grekėve nė gadishull. Vihet nė spikamė rrethana tejet interesante se nė atė kohė (pra, kėtu e 150 vjet mė parė) gjuha e flotės greke ishte nė njė masė tė madhe shqipja, gjė qė nuk mund tė mos lidhej edhe me luftėn trimėrore qė bėnė asohere detarėt arbėreshė tė Hidrės, Salaminės etj. kundėr flotės turke. Njė pohim i tillė i Reinholdit ishte kureshtar pėr studiuesit, prandaj mė 1896, vetė Gustav Majeri do tė shkonte nė Greqi pėr tė verifikuar regjistrimet e Reinholdit dhe, me atė rast, njoftonte se “si nė marinėn luftarake ashtu edhe nė atė tregtare, gjuha e komunikimit tė detarėve e oficerėve ėshtė nė mė tė shumtėn shqipja”. (Albanische Studien, V, 1896, f.1).
Nga hyrja e thukėt e z. Klosi del qartė se Reinholdi punoi me ngulm e dashuri pėr tė mbledhur lėndė gjuhėsore e folklorike, grumbulloi e regjistroi fjalė, frazelogjizma pėr njė fjalor tė shqipes nė Greqi, porse atij dikush “ia shtynte urėt” dhe dorėshkrimet e tij do tė pėsonin njė “shko-e-eja” tė ēuditshme, e cila zhdavaritet nė sythin “Odiseja e dorėshkrimeve”.
Pėr lexuesit e thjeshtė, po edhe pėr filologėt specialistė, janė tė nevojshme shpjegimet dhe shqyrtimet e Klosit rreth kėsaj kujtese historike qė “shėtiste” nėpėr disa kryeqendra tė dijes evropiane pa gjetur asgjėkundi shtytjen qė do ta nxirte nė dritė. Rrethana ėshtė paradoksale sepse, ndėrsa qysh nė vitet ’30 tė shek. XX fillon “gjumi “ i gjatė i dorėshkrimeve tė Reinholdit, por nuk ra fashė interesi pėr tė folmet arbėreshe tė Greqisė. Ashtu si nė kohėn e Reinholdit, Majerit etj., pėrsėri, hulumtimet nė diasporėn arvanite do t’i kishim po nga studiues gjermanė: Mė 1965, do tė botohej monografia e Klaus Heblerit (Claus Habler) pėr tė folmen shqipe tė Salaminės, kurse mė 1991 studiuesi tjetėr gjerman, Jurgend Zase (Sasse) do tė na japė paraqitjen e sė folmes shqipe tė Vurkotit, studime qė, sipas Klosit, “tė dyja e kapin arvanitishten nė njė fazė tė pėrparuar tė dekadences apo vdekjes gjuhėsore”.
Njė fazė tė tillė tė rėnies e gėrryerjes sė dukshme gjuhėsore tė shqipes nė mjediset arvanite nėn trysninė e greqishtes do tė na e dėshmojnė edhe studimet sociolinguistike tė amerikanit Piter Tradgill (Shih: Reduktimi dhe thjeshtimi nė tė folmet e shqipes nė Atikė dhe Beoti, pėrkthyer shqip dhe pėrfshirė nė pėrmbledhjen “Ndikimet ndėrgjuhėsore” nga Dr. Vesel Nuhiu, Prishtinė, 1990).
Sidoqoftė, kjo “dalje nga skena” e arbėreshėve tė Greqisė e bėn studiuesin A. Klosi tė shtrojė njė pyetje me rėndėsi parimore: “Nuk kuptohet arsyeja pėrse askush nė Shqipėri, ku ndodhej edhe pjesa mė e madhe e materialit reinholdian, nuk i hyri pėrpunimit tė tij filologjik dhe botimit…”. Bashkohemi plotėsisht me vlerėsimin e dr. Klosit se “po tė kishte dalė nė dritė gjithė kjo pasuri, arbėrishtja e Greqisė do tė kish qenė njohur nė shkollat tona e kudo, tė paktėn po aq mirė sa edhe arbėrishtja e italisė e asaj kohe, pra e shek. XIX”.
Lėnda e mbledhur nga K. Reinholdi na vjen me njė vonesė tė gjatė plot 150-vjeēare, porse edhe me njė kalim “dorė mė dorė” qė, sado e shėndoshė tė ketė qenė metoda e tij si mbledhės, nuk mund tė mos merrte edhe ndonjė “njollė” teksa mbartej, sė pari, qysh nė krye tė herės dhe qė lidhej me metodėn dyjare tė zbatuar nga vetė Reinholdi. “Nga letėrkėmbimi “me patėrin” kuptohet edhe mėnyra si ka funksionuar mbledhja e teksteve nga Reinholdi. Miku i tij, prifti, me tė cilin ėshtė njohur nė flotė, i dorėzon rregullisht tekste shqipe, qė janė ose pjesė popullore (kėngė, pėrralla, anekdota etj.) ose sajime tė vetė atij, sikurse dialogėt, ose shqipėrime sipas porosisė sė doktorit…Dorėshkrimet i jepen Reinholdit tė hedhura me gėrma greke (shih faksimilen nė f.319), mjeku-filolog i kthen ato nė alfabetin e vet latin.” (Shih: sythin me titull “Patėr Vasili dhe Karl Reinholdi”, f. 15 tė hyrjes sė shkruar nga A. Klosi).
Do tė mjaftonte edhe vetėm kaq qė ēdo filolog ndopak buzėhollė (e sidomos dialektologėt) tė vinin njė pikė dyshimi, kur dihet sesa sqimatare dhe e sertė ėshtė dialektologjia si shkencė ndaj rreptėsisė sė regjistrimit tė tingujve (fonema ose variante tė tyre). Kėtė e di mirė edhe vetė dr. Klosi, i cili nė vlerėsimin e punės sė kujdesshme qė ka bėrė K. Reinholdi mbi shėnimet e priftit arvanit na thotė shprehimisht: “Pa nxitjen dhe sponsorizimin e tij, patėri nuk do ta kishte kapur penėn; pa skrupulozitetin e tij filologjik (janė regjistruar me nuancat mė tė holla tė gjitha fonemat kryesore dhe ato tė ndėrmjetme tė shqipes nė fjalė, duke pėrdorur edhe gėrma greke dhe shumė shenja diakritike), nuk do tė kishim pasyra qė kemi sot, me njė saktėsi qė e zėvendėson nė ēdo pikėpamje diktofonin modern”. Ndėrkaq, pas heshtjes aq tė gjatė, gėzimit se, mė nė fund, dikush i doli zot gatitjes pėr shtyp dhe botimit tė lėndės sė mbledhur nga K. Reinholdi, lind (dhe nuk mund tė ndodhte ndryshe) edhe njė pikė tjetėr dyshuese tek filologėt, e cila mund tė shtrohet pikėrisht kėshtu: Po dr. A. Klosi ēfarė ka bėrė me dorėshkrimin e K. Reinholdit?
Kėsaj pyetjeje, ashtu siē pritet nė ēdo punė qė mėton tė jetė serioze dhe frymėgjatė, vetė z. Klosi i ėshtė pėrgjigjur mjaft gjerė nė sythin me titull “Mbi mėnyrėn e transkriptimit tė teksteve”, ku na jepet edhe lista e plotė e grafemave tė pėrdorura prej Reinholdit, duke vėnė nė tė djathtė tė tyre barazvlerėset e alfabetit tė sotėm tė shqipes si dhe shenja diakritike qė z. Klosi e ka parė tė udhės t’i mbajė pėr variantin qė na jep nė libėr. Bėhen aty edhe disa shėnime vlerėsuese e komentuese me tė cilat jo gjithmonė mund tė jemi tė njė mendjeje.
Nė hyrje z. Klosi jep edhe njė varg tė dhėnash me karakter dialektologjik, duke u rrekur tė bėjė tiparizimin dhe tė pėrcaktojė vendin qė i takon sė folmes arvanite (siē e quan ai SHPP) nė strukturėn dialektore tė shqipes. Libri i dr. Klosit u shtohet denjėsisht botimeve qė janė bėrė edhe mė parė pėr arvanitėt dhe gjuhėn e tyre. Kemi parasysh, ndėr tė tjera, librin “Arvanitėt dhe shqiptarėt nė luftėn ēlirimtare tė popullit grek” tė Dh. Grillos (1985), studimin e A. Kostallarit me titull “Disa veēori tė arbėrishtes sė ngulimeve tė Atikės” ("St. fil.", 1, 1987), njė artikull tė Mahir Domit e Gj.Shkurtajt nė “Kultura popullore” dhe disa studime tė tjera, sidomos tė studiuesve arvanitė A. Koljas, J. Marugas, Maria Velioti dhe tė folkloristit arbėresh A. Bellushi.
Libri i Reinholdit priti kaq shumė, por, mė nė fund, nė personin e dr. Ardian Klosit gjeti njė njohės tė mirė tė filologjisė shqiptare dhe tė gjermanishtes, qė nė kėtė rast, ishte e domosdoshme. Pėr punėn e mundimshme, pėr zellin dhe pėrkushtimin qė ka treguar pėr tejshkrimin, pajisjen me shpjegime e shėnime si dhe pėr tė gjitha punėt aq tė koklavitura qė kėrkon gatitja pėr shtyp e botimi i njė libri si ai i “Teksteve” tė K.Reinholdit, dr. A. Klosit i takojnė urime dhe pėrgėzime tė merituara prej studiuesve shqiptarė dhe albanologėve tė huaj qė do ta marrin nė dorė kėtė libėr.




21/08/2005