PDA

View Full Version : Kerkoj nuse.:)


INDRITI
14-10-05, 23:59
Pershendetje, te dashur anetare te ketij forumi.
Duke qene se po na iken mosha per shalesh mendova te jap nje teme me qellim qe ti plotesoj edhe gjyshes deshiren e cila thote:"Po gjej mer dreq naj nuse se mbete beqar me mbete"
Po i marr me seriozisht fjalet e gjyshes sonte dhe mendova te hedh ca vargje se me vjen turp tju them me fjale :lol:

Himni i beqarise


Nuk po di nga t’ja filloj
S’di me pare cfare t’ju tregoj
Sot kam shume per tju tregu
Sepse du me u martu.
Du nje vajze ta marr per gru
Se s’po shtyhet me keshtu
Der dje me u martu nuk desha
Thoja:akoma s’me ka le vjehrra
Ndersa sot mendje nderrova
Te martohem preferova.

Ju do thoni pse martohesh
A s’ke thene dervish do behesh?!
Me te vertete keshtu kam thene
Por mendje nderrova mbreme
Se qe nga gushti gjer me qershor
Me mbeti hekuri ne dore.
Dhe kur ne shpi shkoj ne korrik
Ketyre puneve dot s’ju ik
Me thote nena jam e zene
Ne zjarr gjellen ta kam vene.
Kij kujdes se mos e djeg
Se pastaj na le pa dreke.
Ah cte beje beqari i gjore
I mbeti garuzhda ne dore.

Guzhines tashme doren ja mora
C’me sheh syri ma ben dora
Gatuj sallate me gjethe qepesh
Njer ta hash, pastaj te vdesesh.
Une bej peta per byrek
Qofte per darke e qoft per drek
Une di te bej dhe kek
Njer ta hash pastaj t’bish vdek.

Jam guzhinier klas i pare
Per forume per ushtare
Gatuaj embelsira, supa
Si per djem edhe per cupa.
Gatuj spinaq edhe fasule
Me mish sorre me mish pule,
Dhe kushdo qe i provon
Me flete preshi fluturon.

Jam guzhinier per dasme e mort
Di t’bej hallva ti t’bej torte
Si per ata qe martohen
Dhe per ata qe transferohen.
Ne gushine jam numri nji
S’ma kalon dot asnjeri
E gjithe lagjia me ka zili
S’ke cte besh kjo eshte dhunti.

Une dhe rrobat i laj vete
Kanotjere, corape, breke
Me perde me tapete
Me carcafe e me dysheke.
Vete i laj une edhe pllakat
Gotat, luget edhe pjatat,
S’di me shume se cfare me shtu
Vete jam burre e vete jam gru.
Prandaj thash me u martu
T’marr dike me me ndihmu
Dike qe me zemer ta du
Besoj se tani jam sqaru
Por akoma sjam prezantu
Prandaj po e le ketu gatimin
T’ja filloj me prezantimin.

INDRITI
14-10-05, 23:59
Prezantimi.

Emrin une e kam Shahin
Ne Librazhd e kam shtepin
Vishem me te bardha e te zeza
Sa me t’holla sa me t’leshta.
Syte i kam ngjyre jershil
Vetullat si trendafil
Trendafil une jam dhe vete
Permbi koke mbaj nje kaskete

Jam nje serioz i vertete
Vesh kollaro dhe xhakete
Ne tere lagjen me thone VIP
Se vesh tuta me llastik.
Une jam porsi ciklon
Per llafe kush s’ma kalon
Sa i mire jam mor amon
S’ka pastruse qe m’reziston.
Une e kam zemren e gjon
Bujar qe te gjithe me thon
Jam i mire me te vertete
Lum vjehrra qe do me kete.

S’jam i shkurter as i gjate
Porsi qumesht jam i bardhe
Cdo mengjes ha buke e djathe
E kam koken porsi dardhe.
Ne pasqyre rri dite e nate
Koken e shkrete se le rehate
Per xhelra i lashe parate
Jam shume kavalier me grate.
S’jam i dobet as i shendoshe
Vdes per t’henger buke me groshe
Po ashtu pi aranxhate
Me pelqen t’ha marmallate
Por ce do qeveria e re
K’to i nxorri demode.

Kur je me mua rri serbez
Ti ndihmoj te tjeret vdes
Ndihmen une e kam pasjon
Ja ofroj kush ma kerkon.
Qe te gjithe i mbaj me hater
E kam zemren pese me kater
Jam me te vertete fenomen
Gjithe pastruset i kam c’men
Une pra jam Indriti i tmerrshem
E gjithe lagjia me thote i ndershem
S’ka njeri qe nuk me do
Per belulin doni mo?
Apo mjaftojne edhe keto.

Une pra jam Indrit hataja
Per nje vajze m’ka zene sevdaja
Dhe per vajzat qe kerkojne me t’mirin
Por e hap sot panairin.
Tashme me zemer ne dore po pres
Dhe shpresoj te kem sukses
Kam mbetur me zemer n’dore
Ah beqar, beqar i gjore.

INDRITI
15-10-05, 00:02
Po pati nanjona deshire, te me coj haber :lol:
Momentalisht kam vetem dy kritere perzgjedhjeje
1-Te jete femer :lol:
2-Te mos shohe shume telenovela :lol:
Nxitoni perpara se te me kujtohen edhe te tjera kushte. :wink:

Indrit pushka.

Problematiku
15-10-05, 00:41
E ore Indrit Pushka po mir paske berë me kete vendim qe paske marrë.

Edhe une pata vendos njihere me u martue dhe u deklarova publikisht se jam rrit e po du nuse, por edhe i pata qit do kushte, e nje prej kushteve ishte qe kerkoja virgjine, per ate edhe ngela deri ne keto ditë pa martu, e tani kam vendos me zbut pak kriteriumin e kushteve.

Tani vie ne shprehje edhe e bajtur pak por jo edhe e deformuar krejt, pra mos te ket kilometrazh te madhe te kaluar.

Indrit Pushka lutem qe te del nafaka e helbete me at rrug mos po del naj nafak edhe per mue se qka u bë boll boll u bë, nuk rrihet ma beqar.

PRESHEVARE
18-10-05, 07:36
e mare djal mare djal, :?

cka po lyp eshte ber shume veshtir te gjejsh.

nuk eshte fjale per nje "nuse", sa me pas nje trup per ta veshur me velle, por eshte fjala te aj njeri qe e kerkon ti.

te kisha then prit edhe pak deri sa ti bejn githe "letrat" qe dojn mi ber, e te ndahen ata qe nuk jan te lumtur, e te qetesohet bota shqiptare e ateher provo edhe njeher.

te uroj sukses....

PRESHEVARE
29-10-05, 11:21
indrit i nderuar,

si po shihet sdoj te martohen femrat...

me vjen keq.....

sa je munduar me vjerrshen....

:cry: :cry: :cry: :cry:

INDRITI
11-11-05, 20:23
ahahahahahah

Pershendetje Problematiku e Preshevare :lol:

nuk dashkan me u martu jo, e shoh qe mbeta beqar dreqi e hongert.

Pata kohe pa hyre me ketej. :x

PRESHEVARE
16-11-05, 01:20
ahahahahahah

Pershendetje Problematiku e Preshevare :lol:

nuk dashkan me u martu jo, e shoh qe mbeta beqar dreqi e hongert.

Pata kohe pa hyre me ketej. :x

jo bre nuk jet, do te vij dita edhe ty...

gajret gajret gajret