PDA

View Full Version : VLERA DHE KONTRIBUTI NE DASHURI!


doGzona
17-10-05, 00:06
Pershendetje te gjithe!
Me intereson te debatojme ne lidhje me kete teme.
Sa dhe si duhet te kontribohet ne dashuri , cka eshte me e vlefshme ne kete dhe sa jemi aktiv e te kujdeseshem.

Mire se vini ne debat,

doGzona

Toni3
17-10-05, 00:11
Populli thote cdo gje me karar, kjo vlen edhe ne dashuri.

Cdo gje ne suazat e te lejuares, nese dicka teprohet nuk ka kuptim.

Te kontribosh dhe te kultivosh nje dashuri eshte mire, por te kultivosh nje dashuri duke mos ditur fundit e saj eshte e kote.

Shpesh dashurite kur kontributet jane te medhaja nga njera ane dhe ne anen tjeter puna eshte ZERO, perfundojme me lot ne sy per njeren pale sepse njera ndihet e deshtuar ose deshpruar tjetra e gezuar sepse pala tjeter ka bere shume te.

Por une them, cdo gje me mase dhe ne suazat e te lejuares :)

Murgesha
17-10-05, 00:14
Mos e lėndoni dashurinė.
Ky ėshtė njė ndėr kontributet mė tė mėdha qė mund ti japish asaj.

turisti
17-10-05, 00:22
Pershendetje te gjithe!
Me intereson te debatojme ne lidhje me kete teme.
Sa dhe si duhet te kontribohet ne dashuri , cka eshte me e vlefshme ne kete dhe sa jemi aktiv e te kujdeseshem.

Mire se vini ne debat,

doGzona

Mirembrema -doGzona e nderuar-.

Tema shume e mire,e veshtire dhe e komplikuar si pergjegjja dhe realiteti ne jete.-Kontributi ne dashuri-,dmth dhe varet prej asaj se si e kuptojne dashurine,ēka kerkojme nga ajo dhe sa vlen te luftohet per kontributet kur realiteti jetesor shpeshhere ka argumentue qe koha e hargjuar dhe -kontributi- i investuar :( deshtojne-

Ne jete,dashuria eshte shume me rendesi,sepse e shtin ne levizje tek njeriu ndjenjat te cilat i ngacmojne deshirat per vullnet,jete me te mire se bashku me dashuri,i ngacmojne inovacionet dhe fuqite te haruara per krijimin dhe levizjen e imagjinates se arkivuar me shpresat e humbura.

Ne dashuri,kontribohet ne shume menyra:me mirekuptim,respekt,ndjenja,me lote,me kembe dhe duar,me vepra dhe sakrifica,me inspirime dhe viktima.....

Sinqerisht,
TURISTI. :P

Urata
17-10-05, 13:30
Nuk e shoh t'arsyeshme te zgjatem shume, mendim imi a! kur dihet fakti se "Kontributi" duhet t'jete i barabarte nga te dy palet per te qenje nje relacion i paster, sigurte,besueshem dhe dashem....

Truly,
Urata

dr1ta
18-10-05, 22:36
Nese nje cift nuk esht te nje nivelit ne inteligence, :P nese nuk ka terhjekje fizike te zjarrt, :lol: dhe nese nuk munden te komunikojn si shoke, nuk do te mbijeton ajo dashuri . :roll: Po nese ishin keto tre faktore present mendoj ce edhe dashuria do te ishte e sukseshme .

Ndoshta jam krejt jasht temes por me dhen e me mar :P ne dashuri lodhet njeri nga ato me kohe ,me mire esht me gjet partnerin ce te pershtaten ce nga fillimi dhe ardhmeria do te jet me lehte. :roll:

Psikologu
18-10-05, 23:08
Pershendetje tė gjithve dhe autorit tė temes!
Ne dashuri , nuk ka kontrate aspak , ne dashuri , duhet tė ketė shoqeri , tė ketė liri tė fjales , mendimit dhe tė sjelljes, duhet tė ketė njohuri dhe lidheshmeri shpirterore , jo akuza e hiq mė pak nenvlesime personale .
Realiteti dhe besnikeria njerzore e forcon cdo here dashurin nga dita ne ditė.
Tė gjithė kemi deshirė tė jemi tė mirėpritur nga diksuh , por duhet tė dijmė edhe tė mirėpresim edhe atė pėr tė cilen e ndjejm dhe e dashurojmė , por jo qė ajo ti pershtatet principeve tona , sepse principet kurrė nuk janė dhe as sdo tė jenė tė njejta tek asnjė njeri , por qė tė jemi me shumė tė shkembyer mee veti , duke i mesuar principet , vetit dhe menyrat e tė folurit , dhe mė pas keto ti kemi si njohuri pėr tė ardhmen tonė.
Nuk ėshtė dashuria vetem njė thenje e tė pelqyerit fizik e pamjes sė jashteme , sepse shumė persona bejnė gabim vetem tė tregojnė dhe tė
deshmojnė qė e kan tė dashurin ose te dashuren e bukur , por sa qendron kjo ne inteligjencen e njeriut , sa ėshtė gatishmeria e furtunave tė ndryshme jetesore qė edhe nese bukuria deshton , sa i jemi afer personit nė fjalė.
Cdo gjė qė nuk ka lisheshmeri me shoqerin dhe respektin , perfundon keq dhe nuk jeton gjatė.
Pra kontributi nė dashuri ėshtė kujdesi dhe brengosja , kuptimi dhe respektimi i personit qė e planifikojmė tė kalojmė jeten sė bashku.

LOJETARI
20-10-05, 11:22
Dashuria nuk ekziston fare , mos u lodhni kot pas nje sendi qe eshte i shpikur nga shkrimtare , poet, filozof , qe nuk ben gje tjeter veqse hudhen ne ajer nje fjale te tille duke mashtruar boten me shekuj te tere . Nje enigme qe vret dhe sheron njekohesishte.

turisti
21-10-05, 19:54
Dashuria nuk ekziston fare , mos u lodhni kot pas nje sendi qe eshte i shpikur nga shkrimtare , poet, filozof , qe nuk ben gje tjeter veqse hudhen ne ajer nje fjale te tille duke mashtruar boten me shekuj te tere . Nje enigme qe vret dhe sheron njekohesishte.

Lojetari i nderuar,

Ti a don mi bo grushtet dashurise a???

Sinqerisht,
TURISTI. :P

laliloli
21-10-05, 20:09
Te jeni ēdo here ne sherbim te dashuris

doGzona
07-11-05, 23:46
Ju falenderoj te gjitheve per pjesemarrje ne teme.
Te kontribosh do te thote te arrish ate cka e ke per qellim , ndersa vlera rritet me anen e miresjelljeve , besimit dhe tolerances.
Te pakten une mendoj keshtu.

Psikologu
14-05-06, 16:29
KOntributi ne dashuri ėshtė njejtė sikur kontributi ne boten e artit (Letersi ;Art ) e ne ketė aspekt , ata qe se njofin ketė botė tė kesaj natyre dhe krijimtarin e zbukurimit tė jetes, ata ose ato , janė largė kuptimit tė definicionit -dashuri .
Dashuria ėshtė nderė , respekt , edukatė por eshtė edhe moral dhe veper e krijimtarisė e mbeshtetur nė logjiken dhe vepren.

turisti
07-06-06, 21:56
Vlera dhe kontributi ne dashuri nuk kan efekt nese dashuria eshte e pa ngopur.

vjeshta
07-06-06, 22:25
Vlera dhe kontributi ,ne shume raste ,pune fukaraje .

turisti
21-06-06, 08:52
Vlera dhe kontributi ,ne shume raste ,pune fukaraje .

Po me qellu naj -fukara- i pasun me ndjenja ???