PDA

View Full Version : Virtytet e shqiptarit


SheTa
27-11-05, 00:56
SHQIPTARI KURRE NUK KA QENE FUKARA PER ZGJUARSI, BESE, TRIMERI E BUJARI!


ZGJUARSIA

Dituria eshte i vetmi thesar qe fitohet me djerse e jo me ar.
Fjalen e gjen budallai, por nuk di se ku e ka gjetur., ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep.
I zgjuar eshte ai qe dallon hasmin midis miqve.
I ditur eshte ai qe di te llafoset edhe me budallenjte.
I zgjuari i liron rrugen budallait.
I zgjuari dyshon ne cdo gje.
Me te diturin ka fjale pak.



BESA


Besa e dhene, puna e bere.
Besa jepet me fjale e lahet me gjak.
Besa eshte me e forte se celiku.
Besa e dhene ne kuvend, la me gjak me mire ze vend.
Besa eshte e ftohte si akulli.
Besethyeri eshte me i keqi i te keqinjve.
Ku eshte besa eshte burreria.
Kush ka bese nuk eshte fukara.
Shqiptari kur jep fjalen, therr djalen.
Shqiptari kur jep besen ka dhene koken.
Shqiptari lidhet per fjale e kau lidhet per briresh.



TRIMERIA


Trim eshte ai qe edhe qendron edhe shpeton.
Trim eshte ai qe nuk i behet pishman as se mires as se keqes.
Trimi matet me zemer e jo me force.
Trimi qe te fal, din edhe me te vra.
Trimi i mire me shoke shume.
Trimi i ben respekt edhe hasmit.
Trim eshte ai qe frenon veset e veta.
Trimi perhere fiton.
Trimi vetem njehere vdes.
Trimi - trimin nuk e ka frike.
Trimeria me e madhe eshte durimi.
Trimin e mire vrije por mos e shaj.



BUJARIA


Bujaria e shqiptarit eshte buke e kripe e zemer.
Bujar pa sofer e trim pa pushke nuk ka.
Bujarit, edhe pse s'ka, nuk i mbarohet gjeja.
Bujaria shqiptarit i ka me lezet se salltaneti krajlit.
Bujaria nuk rri pa dale.
Bujarit qe fal, Zoti ia kthen perseri.
Bujarit sofra e trimit pushka kurre nuk u ndalen

andromeda_rock
30-11-05, 10:18
shum te mira xeher