PDA

View Full Version : C'fare bene me fotot e ish te dashures/it kur te martohesh?

Espresso
18-01-06, 17:29
Tungat forumista

Mendoj qe secili/a prej nesh ka patur rastin te dashurohet njehre ose X here gjate jetes paramartesore (nese jo me falni :D ) me c'rast edhe ndonje foto e te dashures/it na ka mbetur ne albumin fotografik si kujtim i dashurise se mehershme.

Cka do te benit me ato foto kur te martoheni?
Do t'i digjni, hudhni ne shport, do t'i fshehni nga partneri apo ndoshta nuk do te hezitonit t'ia tregonit edhe partnerit??

E mirepres mendimin tuaj

Espresso :wink:

Luana
18-01-06, 17:38
Nėse ai me kish lėn ja kisha ēky e ja kisha dhėn fytyrės :twisted:

Espresso
18-01-06, 17:41
Nėse ai me kish lėn ja kisha ēky e ja kisha dhėn fytyrės :twisted:

E mos met lane...i kishe qit ner jastuk? :lol: :lol: :lol:

Luana
18-01-06, 17:46
Nėse ai me kish lėn ja kisha ēky e ja kisha dhėn fytyrės :twisted:

E mos met lane...i kishe qit ner jastuk? :lol: :lol: :lol:

Espresso , kurr nuk dua tė kthehem mbrapa , kur tė ndahet buka pėrgjys nuk ngjitet mė ...!

Por jo nuk i kisha rujt http://www.cosgan.de/images/midi/boese/a045.gif

DEA
18-01-06, 17:50
Mvaret nga arsyeja e ndarjes :roll:

Espresso
18-01-06, 18:02
Mvaret nga arsyeja e ndarjes :roll:

Mire, por, nese burri yt eshte gjeloz dhe ti ke kaluar momente te mira me ish te dashurin, c'fare kishe bere me fotografit? :wink:

Murgesha
18-01-06, 18:04
Kur tė thyhet dashnia, le tė shkyhen dhe fotot.

DEA
18-01-06, 18:10
Mvaret nga arsyeja e ndarjes :roll:

Mire, por, nese burri yt eshte gjeloz dhe ti ke kaluar momente te mira me ish te dashurin, c'fare kishe bere me fotografit? :wink:

Sikur burri te me thot hupi, une i kisha mbajt, e nese ai me thot mbaji ateher i kisha hup :lol:

vjeshta
18-01-06, 18:13
Ra kjo teme ,e me shtinet te shkoj me i kontrollu fotot se a jane hala(shaka)
Shkurt po e shkruaj ,nuk e kam problem

Espresso
18-01-06, 18:20
Kur tė thyhet dashnia, le tė shkyhen dhe fotot.

Nuk perfundojne te gjitha lidhjet dashurore tragjikisht me thyerje zemre. Ka edhe te atill qe ndahen nga monotonia me pajtim te njeri tjetrit pa prapashtesa tjera dhe me pas mbesin shok-shoqe :lol: :wink:

Murgesha
18-01-06, 18:22

Hiē si besoj kėsaj!
Njėherė dashnor e pastaj shokė. :lol:

Espresso
18-01-06, 18:26

Ti si beson, por eshte ashtu.

Murgesha
18-01-06, 18:28
Ti si beson, por eshte ashtu.

Sdi ēka tė them, mbasi se kam provuar e ti ne paē me tė provuar e jo me tė ndėgjuar atėherė tė kuptoj se e beson. :lol:

DEA
18-01-06, 18:29
Shoke me zore :lol:

Murgesha
18-01-06, 18:30
Shoke me zore :lol:

Ma mirė lamtumirė pėr gjithmonė, as si shokė dhe pa foto. :lol: :lol:

vjeshta
18-01-06, 18:34
Shoke me zore :lol:
Duhet me lene vegezen ,more,se nuk dihet :lol: :lol:

Espresso
18-01-06, 18:36
Ti si beson, por eshte ashtu.

Sdi ēka tė them, mbasi se kam provuar e ti ne paē me tė provuar e jo me tė ndėgjuar atėherė tė kuptoj se e beson. :lol:

Une kame nje shoqe e cila kur ka ditelindjen, gjithmone i fton edhe ish te dashurit e saj. Sa e sa raste te tjera njoh. Une flas edhe pas deshtimit me Ex. Ku qendron problemi? Nese ajo me refuzon, ok, sme pengon, amo nese kjo nuk paraqet problem per ate, atehere as per mua seshte problem. Vajzat shqiptare kane tjeter mentalitet per keto pune.

Murgesha
18-01-06, 18:36
Duhet me lene vegezen ,more,se nuk dihet :lol: :lol:

Edhe dashnin me e lanė tė rezervuar a?? :wink:

DEA
18-01-06, 18:37
Ti si beson, por eshte ashtu.

Sdi ēka tė them, mbasi se kam provuar e ti ne paē me tė provuar e jo me tė ndėgjuar atėherė tė kuptoj se e beson. :lol:

Une kame nje shoqe e cila kur ka ditelindjen, gjithmone i fton edhe ish te dashurit e saj. Sa e sa raste te tjera njoh. Une flas edhe pas deshtimit me Ex. Ku qendron problemi? Nese ajo me refuzon, ok, sme pengon, amo nese kjo nuk paraqet problem per ate, atehere as per mua seshte problem. Vajzat shqiptare kane tjeter mentalitet per keto pune.

vjeshta
18-01-06, 18:40
Edhe dashnin me e lanė tė rezervuar a?? :wink:
Po te rezervuar e te konservuar ne frigo me ngrimje te thelle :lol:

Murgesha
18-01-06, 18:41
Une kame nje shoqe e cila kur ka ditelindjen, gjithmone i fton edhe ish te dashurit e saj. Sa e sa raste te tjera njoh. Une flas edhe pas deshtimit me Ex. Ku qendron problemi? Nese ajo me refuzon, ok, sme pengon, amo nese kjo nuk paraqet problem per ate, atehere as per mua seshte problem. Vajzat shqiptare kane tjeter mentalitet per keto pune.

Po ti trego ndonjė rast pėr shqiptare, se pėr tė huajat e dijmė tė gjithė se edhe pasi ndahen ruajnė njėfarė shoqėrie mes vete, e besa nganjėherė edhe shkaku i shoqėrisė i ripėrjetojnė qastet e dashnisė.

Ma i mirė mentaliteti i jonė prej Shqiptareje. :lol: :lol:

DEA
18-01-06, 18:42
Po te rezervuar e te konservuar ne frigo me ngrimje te thelle :lol:
Nuk te duhet , se sikur tek filmi me Mel Gibson te plaket me shpejtesi, mbrenda dite, do te thot do te ruash tere jeten per nje dite ne pleqeri a? ncncncncncncn, qka snin njeri

Espresso
18-01-06, 18:45
Po ti trego ndonjė rast pėr shqiptare, se pėr tė huajat e dijmė tė gjithė se edhe pasi ndahen ruajnė njėfarė shoqėrie mes vete, e besa nganjėherė edhe shkaku i shoqėrisė i ripėrjetojnė qastet e dashnisė.

Ma i mirė mentaliteti i jonė prej Shqiptareje. :lol: :lol:

Nuk e di naj rast shqiptare. Besoj 100% se ka edhe ne mesin tone raste te tilla.

Psikologu
18-01-06, 19:38
Ore , kur tė ndahna as spo i dua foto e besa as emrin me ja ndegju qe e ka dikund, po cfarė foto se.
Kur tė vendosi tė martohem tė gjitha i hudhi ne shportė,.

Psikologu
18-01-06, 19:40
Mvaret nga arsyeja e ndarjes :roll:

Mire, por, nese burri yt eshte gjeloz dhe ti ke kaluar momente te mira me ish te dashurin, c'fare kishe bere me fotografit? :wink:

Cdo burrė ose grua , nuk ka tė drejtė tė gjurmoj nė tė kaluaren , sepse ai/ajo se kan njohur njeri tjetrin, pra cdo gjė llogaritet qė nga dita e bashkimi tė tyre e me tutje , e kaluara ėshtė pjesė private e cdo pėrsoni.

FrEsKiA
18-01-06, 22:36
Pershendetje Espresso, me vjen keq qe pyetjes tuaj nuk mund t“i jap pergjigje, pasi qe nje e pata dhe nje e kam akoma dhe fotot e tij i shtrengoj ne gjoksin tim! :wink:

NDRECA
19-01-06, 17:48
Inati eshte i madh. Po te ndahet njehere edhe nese pendohet nga inati shqiptari se pranon me.

Keshtu ndodhi edhe me mua te mjerin dhe ia shkruajta kengen:

Per gabim ke me u penduar
Me mu kthy s“kam me t“pranuar,
Se kete plage qe ma dhe n“jete
N“zemren time gjithmone ka mbete.

Dhe tash prej inatit rri vejan. Kokefortesia nganjehere te bjen vetemine ne dere!

Murgesha
19-01-06, 18:15

Sa keq ne shqiptarėt me kėtė inat.

Po fotot a i ke ende?? :roll: :roll: :roll:

SHREK
19-01-06, 22:48
ja kisha japen me pas ajo komplet albumin muk oshte mire mi mungu fotografia tana nuk oshte fer me majte fotografine e tjeterkujna

e_martumja
19-01-06, 23:17
vallahi i kam mbajt se burri po don nganiher me shiku te kaluarin tone :wink:

Edhe pse plottttttt babi i ka pas shky :twisted: :twisted: :twisted: , hagjami isha se tybe me fshis e kisha njek babin per kete veprim ne Hage e kisha qu eheheheh

turisti
19-01-06, 23:19

Vall nuk i kish ra keq ne :P Hage :P ,- i kisha bo muhabet te mire....... :P

e_martumja
19-01-06, 23:21

hahahaha keshtu nje udhe e dy pune et kisha pa edhe ty ehehe

turisti
19-01-06, 23:23

Hajde bujrun hajde. :P Kur po e dergon ??? :lol:

e_martumja
19-01-06, 23:25
Vall nuk i kish ra keq ne :P Hage :P ,- i kisha bo muhabet te mire....... :P

hahahaha keshtu nje udhe e dy pune et kisha pa edhe ty ehehe[/quote]

Hajde bujrun hajde. :P Kur po e dergon ??? :lol:[/quote]

kURRE se ka kalu ajo kohe mo :wink:

Espresso
20-01-06, 16:18
Pershendetje Espresso, me vjen keq qe pyetjes tuaj nuk mund t“i jap pergjigje, pasi qe nje e pata dhe nje e kam akoma dhe fotot e tij i shtrengoj ne gjoksin tim! :wink:

Suuuuuuuuuuuuuupeeeeeeeeeeeeeeerrrrrrrr Freskia :wink:

Psikologu
10-05-06, 01:30
A ta bajmė foton e ish ...

Aspak jo , ne asnjė menyrė dhe nuk do tė ishte aspak e preferuarė qė tė bisedohet rrethė asaj se kend e kemi dashurė dhe kend e kan dashurė, sepse kjo kohė pas kohe krijon njė rritje te shkallezuarė tė xhelozisė.
Nga dita kur tė vendosim qe ti hapim dyert tona ,dhe tė lejojmė dikend tė jetė pjesėe jetes tonė , atehere cdo gjė duhet tė vlejė nga kjo ditė dhe aspak nga analizat dhe gjurmimet e klauara.
Nuke shkruaj nga vete mendimi dhe thenja ime ketė , por ne cdo studim tė kesaj lemije , kemi tė njejten porosi , dhe ne cod edukatė njerzore , duhet tØjetė ky parim ne menyrė qe dashurija tė rritet cdo here me shumė nga dita ne ditė.
Si do ta ndjenit veten nese dikush u thotė se kam dashurė dikend teper !!??
A do tė pyesnit cdo ditė personin se sa ju don ??!!
A do tė u shkonte mendja ne mardhenjet seksuale tė pyesni se a je i njejtė si ai/ajo ??!!
Keto duhet ditur cdo here se qe nga dita e vendimit pėr lidheshmeri , vlen ai/ajo dhe aksuh tjeter , pra te gezohemi me atė cka e kemi ,dhe asaj/atij tė i pėrkushtohemi me besniker , sinqeritt dhe respekt e jo atė qe se kemi afer tė e emndojmė , sepse :
"malli i huaj e gezon budallan " ( Ezopi)

Me nderime ;

Psikologu

turisti
10-05-06, 13:22
Ma mirė lamtumirė pėr gjithmonė, as si shokė dhe pa foto. :lol: :lol:

Ashtu eshte e nderuar.:smile:

Drinni
10-05-06, 20:25
Hmmm!!!

Nga pervoja ju them qe nuk ish mir te grisen fotot e kaluares se dikujt,ndoshta do duhej te mbahen ne fshehtesi nga partneri aktual, mirpo te flitet apo te shlyhet diqka qe ndoshta me vjet te tera ka qen e mbjellur thell ne zemren e dikujt, kjo smund te ndodhe te harrohet aq leht. te ma beje hallall se ket e bera un ndaj dikujt dhe prap nuk mbetem bashk.

Psikologu
12-05-06, 17:32

Pershendetje !

Kur njeriu tė futet nė njė lidhje tė re dashurore , dhe kur tė mendon qė me atė pėrson tė ketė njė jetė, atehere pėr mendimin tim , por edhe principin tim , nuk ka mė cka tė ketė fshehtesi dhe tė ruan ose foto ose dnjenja ose ckadoqoftė, sepse nuk ushqehet me dy luge aspak.
Sikur tė i kam ndjenjat elidhura dikund tjetr , nuk martohem me tė tjetren qė tė luaj aspak me askend , sepse kjo do tė jetė tradheti ndaj vetes time dhe ndaj partres.
Cdo gjė e kaluarė mbahet mend dhe nuk harrohet , e jo qė ajo e kaluarė tØruajė dashuri ndaj dikuj qe se ka aferė.
Tek ne ne RRafshė tė Dukagjinit thonė:

"Kryt tė ne gjini (familje ) e trupin te burri nuk ban"

Sepse ," ose ose" , dhe "hem hem" nuk ka , por ja keshtu ja ashtu, se dy lug janė teper dhe nuk mundet tė ushqehet njeriu.
NJeriu duhet tė ketė princip , tė ketė njė nisje nga vetja , e cdo here tė niset nga vetja, pėrndryshe rreshqet keq, edhe pse ne fakt , kam takuarė njerez qė genjejnė ne dashuri , kan dyftyrsi dhe ashtu jetojnė, e si munden keta njerez pra tė jenė tė lumturė ne jetė , sa kan vendosmeri personale keta ??!!
Edhe pse fillohen nga fjala e ndegjuarė " ndjenjė " keta ose keto , nuk dijnė as cka ėshtė ndjenjė , sepse ndjenja , dashuria , lumturia e gezimi , pa princip janė vetem " Shetitje e tė verbrit nė pallatet e medha !
Askuj nuk i drejtohem me shkrim , por ju lutem , mos bini ne kurtha qe tė mbani dikend nė zemer e tė jetoni me tjeterkendė , por atė qe e keni ne zemer me atė jetoni , edhe nese ndahi nga ai/ajo, mos u martoni por ruane dashurinė aty , edhe pse askush ndoshta se ruan pėr ju.
Tė pakten une mendoj keshtu.

Vin-Diesel
03-09-06, 20:16
Tungat forumista

Mendoj qe secili/a prej nesh ka patur rastin te dashurohet njehre ose X here gjate jetes paramartesore (nese jo me falni :D ) me c'rast edhe ndonje foto e te dashures/it na ka mbetur ne albumin fotografik si kujtim i dashurise se mehershme.

Cka do te benit me ato foto kur te martoheni?
Do t'i digjni, hudhni ne shport, do t'i fshehni nga partneri apo ndoshta nuk do te hezitonit t'ia tregonit edhe partnerit??

E mirepres mendimin tuaj

Espresso :wink:

Se pari pa dashuri nuk Martohem...dmth nuk ja lejoj vetes te pranoj Martesen me nje femer kur nje tjeter e kam ne Koke ....Sa per foto tash eshte bere e njejt se Kur po e njofton nje person te sinqert po ja tregon te gjitha edhe dmth ateher Fotot nje shenj Kujtimi por nuk do thot se i ruan vetem se e don Akoma ...se po ta doj nuk kish pranuar te jet me dike tjeter.

Vin-Diesel
03-09-06, 20:39
Po ti trego ndonjė rast pėr shqiptare, se pėr tė huajat e dijmė tė gjithė se edhe pasi ndahen ruajnė njėfarė shoqėrie mes vete, e besa nganjėherė edhe shkaku i shoqėrisė i ripėrjetojnė qastet e dashnisė.

Ma i mirė mentaliteti i jonė prej Shqiptareje. :lol: :lol:

Hahahaha Pasha besen Shpat je !!!

Ti mos i mbaj aty ku je vetem me te a ne grup shoqeri ska problem !!!

selvija
11-11-06, 16:18
Q fare bene? asgje i kam pare, vet i ka kris kishe spo jam ngush ama zemra ding e dang, nga merzia
sprish pun perpara se qka ndodhe, tash nese shoh te reja ja dha fetyres...:redface:

Lulebora-
11-11-06, 22:37
Nėse ai me kish lėn ja kisha ēky e ja kisha dhėn fytyrės :twisted:

:biggrin: :biggrin: :biggrin: :biggrin:

Sy_kaltra
18-11-06, 22:55
i ruaj ne folder :biggrin:

dardan100
19-11-06, 00:05
E dashura Sy Kaltera, ate qe ke shruar ne logon tende "Ik mos u dashuro" , a eshte nje bindje e jotja apo vetem nje moment i caktuar kohor?!

e_martumja
19-11-06, 00:09
Une skam passssssss, kurse burri im i pat djeg u tutke mi shkoq qe me qet pune dhe i ngjes :biggrin: :biggrin: :biggrin:

Murgesha
19-11-06, 00:10
Une skam passssssss, kurse burri im i pat djeg u tutke mi shkoq qe me qet pune dhe i ngjes :biggrin: :biggrin: :biggrin:

Edhe ti pusajkė si unė koke konė...:redface:

Luana
19-11-06, 00:12
Edhe ti pusajkė si unė koke konė...:redface:

Jam ka qeshi me lot me ket fjal "pusajke" he ty pesqind te hankshin oj Murgesh
ahahaahahhahahhahhahhahhaha

Murgesha
19-11-06, 00:14
Jam ka qeshi me lot me ket fjal "pusajke" he ty pesqind te hankshin oj Murgesh
ahahaahahhahahhahhahhahhaha

Po de, se a mi thonė vedit ndryshe kur i kemi pa fotot e tjerav tuj u djegė e vet pa pas asnjė...:wink:

e_martumja
19-11-06, 00:23
Po de, se a mi thonė vedit ndryshe kur i kemi pa fotot e tjerav tuj u djegė e vet pa pas asnjė...:wink:

ahahaahhahahaahaha patjeter me ja dal hakut tash pra ahahaha

halla e madhe
19-11-06, 00:37
Prej se u martova i perzjeva fotografit, ashtu kane mbete deri sote:tongue:

Murgesha
19-11-06, 00:43
Prej se u martova i perzjeva fotografit, ashtu kane mbete deri sote:tongue:

Sa mirė qė sqenke nė grup me mua dhe tė Martuemėn. :wink:

Virti
19-11-06, 00:44
Prej se u martova i perzjeva fotografit, ashtu kane mbete deri sote:tongue:
perzini kembet... :biggrin: :biggrin:

e_martumja
19-11-06, 00:47
Sa mirė qė sqenke nė grup me mua dhe tė Martuemėn. :wink:

Kjo ma e zoja se na paska dal :biggrin:

ps. halla ku kan mbet bre te shkoj ti shikoj mos ka ndonje interesante :biggrin:

halla e madhe
19-11-06, 00:48
perzini kembet... :biggrin: :biggrin:..kepucat po, kembet JO!!!:eek: T'u thafte goja ho,Curri t'ban si veten:redface:

Murgesha
19-11-06, 00:49
..kepucat po, kembet JO!!!:eek: T'u thafte goja ho,Curri t'ban si veten:redface:

Ha, hahhaaaaaaaaaaa kemi hyrė nė valle mos tė dorėzohemi (se mua veq ja nisėn me mė dhimbtė kėmbėt tuj ndjet ulur) :wink:

Valla moj e Martume lakmi po ja kam.:wink:

halla e madhe
19-11-06, 00:50
Kjo ma e zoja se na paska dal :biggrin:

ps. halla ku kan mbet bre te shkoj ti shikoj mos ka ndonje interesante :biggrin:

Ne muzeun e shehrit moj jane qe 50 vjet qyyyy,hiqu moj ti se ska gja per ty:biggrin:

e_martumja
19-11-06, 00:53
Ne muzeun e shehrit moj jane qe 50 vjet qyyyy,hiqu moj ti se ska gja per ty:biggrin:

ahahahahahahhahahahahahahhahaha

Virti
19-11-06, 01:02
..kepucat po, kembet JO!!!:eek: T'u thafte goja ho,Curri t'ban si veten:redface:
une kam pune vetem me kepuca e jo me kembe(edhepse po i perngjajne dikujt... upsss) :biggrin:

halla e madhe
19-11-06, 01:05
une kam pune vetem me kepuca e jo me kembe(edhepse po i perngjajne dikujt... upsss) :biggrin:

T'shkofte ymri me kepuca te shmajta hooo:biggrin:

Virti
19-11-06, 01:08
T'shkofte ymri me kepuca te shmajta hooo:biggrin:
nuk ma ngjet nema jote, sepse... :biggrin:

halla e madhe
19-11-06, 01:11
nuk ma ngjet nema jote, sepse... :biggrin:...sepse dy kembet ne kepucen e shmajte i ke:biggrin:

Murgesha
19-11-06, 01:12
nuk ma ngjet nema jote, sepse... :biggrin:

Thuaje de mos e lė nė gjysmė.. hahahahahhaaaaaaaaaaaaaaa

Virti
19-11-06, 01:15
Thuaje de mos e lė nė gjysmė.. hahahahahhaaaaaaaaaaaaaaa

:redface: :redface: :redface:

Murgesha
19-11-06, 01:18
:redface: :redface: :redface:

He a tė ra ndėrmend fotoja e dashnisė sė parė a??? Ha ,ahahahahahahahaaaaaaaaa

Virti
19-11-06, 01:20
He a tė ra ndėrmend fotoja e dashnisė sė parė a??? Ha ,ahahahahahahahaaaaaaaaa

jo bre, por me erdhi marre me e perfundua ate fjaline... :biggrin:

Zana_ch
19-11-06, 01:21
une skam nevoi me mbajt ma me vete foton e te ish te dashurit sepse do ta kem gjithmon Live.........:tongue:

~AmaZonA~
19-11-06, 10:28
Foton e ish te dashurit dhe ish te fejuarit tani e mbaj Live ska nevoj per foto hiq...

Zero Cool
19-11-06, 11:38
Hajde pak realitet !

E hapi nje e-mail tjeter dhe i vendosi aty dhe i shikoj tinxa asaj nganjehere kur te permallohem :smile:

Virti
10-03-07, 00:13
ende s'kam menduar lidhur me kete... :biggrin:

Agolli
10-03-07, 01:20
.........eshte pune e imja........:biggrin: :tongue:

lonaaa
11-03-07, 00:49
Hajde pak realitet !

E hapi nje e-mail tjeter dhe i vendosi aty dhe i shikoj tinxa asaj nganjehere kur te permallohem :smile:

Ide e mire!!! Me mesove si te veproj:tongue: :tongue:

Sy_kaltra
11-03-07, 10:14
Ja qes Shiritin e Zi anash, e rahmet past :biggrin:

~AmaZonA~
11-03-07, 10:16
Ja qes Shiritin e Zi anash, e rahmet past :biggrin:

hahahhahahahaahhhaahhaahaahahahahaah Zoti te bekoft sa me bone me qesh haahhahahaahahaha

Sy_kaltra
11-03-07, 10:17
hahahhahahahaahhhaahhaahaahahahahaah Zoti te bekoft sa me bone me qesh haahhahahaahahaha

ahhahahahahha jeta vazhdon loqko hahahahahahhahah qaf qaf ty motrushe :wink:

Paradox_13
15-07-07, 22:08
Hajde pak realitet !

E hapi nje e-mail tjeter dhe i vendosi aty dhe i shikoj tinxa asaj nganjehere kur te permallohem :smile:

Nuk gabova qe te zgjodha per shok, edhepse je zavrak jo rralle din te jesh shume real...

XheBraiLi
16-07-07, 07:15
teme e mire.. kjoo
Shume thjeshte i ruan ne nje vend sekret edhe kur te merr malli ja fut nje te kqyrme bre

anna
16-07-07, 19:23
paj varet tash nqs e do ia run fotot e nqs e ke harru ia shkyn ske pse ia mban..vend nqs mban naj koleksion me fotot e ish-ve :P

aLbAnIa_gIrl
18-07-07, 23:10
i gris, i djeg....mund ta mbash ndonjecke sa per kujtim....:)

Lijanna
26-07-07, 17:03
I kisha djeg....(nuk kisha guxu mi mbajt :smile: )

prishtinasi
26-07-07, 17:11
I le aty ku jane...ne fotoalbum...si pjese e jetes sime...nuk me ka ndodhe ende te shoh qe dikush xhelozon ne foto:))

XheBraiLi
26-07-07, 17:24
i gris, i djeg....mund ta mbash ndonjecke sa per kujtim....:)

hahhahaha po e dishe tuten hak ti hahahhaa