PDA

View Full Version : Poema kushtuar Kosoves!


Kalt
02-02-06, 21:40
Mitrush Kuteli


POEM KOSOVAR

Qėndrimi
(Kėnga e parė)


Jam shqiptar
e kosovar:
Zot e krenar,
-Zot e bujar-
mbi kėtė Dhe,
qė e kam fe
e pėrmbi fe:
e kam Vatan!
E kam Atdhe!
Qe gjysh stėrgjysh,
qe bres pas bres,
qe gjithemonė!
Ti shkja thrret
ti shkja bėrtet,
gjer lart nė retė:
se jam barbar.
Jo, s'jam!
si bėrtet ti,
si buēet ti,
ti, Mal i Zi.
Po Vendin tim e dua,
lirinė e dua,-
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam kėtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjėri,
as shkja tė zi.
Se jam kėtu kur Mal i Zi
ish Ilirģ:
kur nga njė det nė tjatrin det
isha zot vetė!
Unė jam kėtu nga moti
kur vetė Zoti
e bėri fushėn fushė
e malin mal.
Unė jam kėtu e do te jem
-denbabaden-
sa mali tė bėhet hģ
e hiri mal pėrsėrģ


Durimi
(Kėnga e dytė)


Ma thonė emrin Asim Qerim
mbetur jetim
qė nė vogelģ.
Jam si mė sheh
e si mė njeh:
kėsulė-bardh e krye-lith,
kryelith me njė shami,
me tri shami:
pėr trimėri!
Jam eshtėr-math
i vrazhdėt jam
e bojalli-
dhe sytė e mi:
janė plot shkėndģ,
si baterdģ.
Dhe kam urģ
si s'ka njerģ
pėr Drejtėsģ
e pėr Lirģ
si gjithė Asimėt
e gjithė Qerimėt
e Vendit tim.
Ma thonė emrin Asim Qerim,
mbetur jetim
qė nė vogelģ.
Se babėn tim ma vranė
naēallnikėt,
podporuēnikėt.
Ma vranė,
se urdhėr dha Vojvoda
e Krali- vetė:
Tė vritet.
Se ish Kosovar!
Dhe se ish zot
mbi kėtė Dhč!
Dhe tokėn qe kisha nga Baba
nga gjyshi
rrėnjė pas rrėnje
prej qindra vjet,
prej mijėra vjet
ma muar.
Ah!
Ma muar Vatanin
qė desha
si xhanin!
Ma muar
me armė nė duar
me gjak nėpėr duar
Agrarėt!
Xhandarėt
Tuxharėt!
Tė gjithė tok
u bėnė shok:
si sorrat!
pėr kėrme.
Oborrin ma muar
gjer nė shtepi
dhe ngrehe pėr vete shtėpi
nė sytė e mi.
Dhe unė,
ja, unė!
qė isha zot
qė qemot:
mbeta pa dhč,
bujk pa dhč
bari pa kope
kėtu,
nė dherin tim.
Dhe plori m'u ndryshk,
Hambari m'u myshk...
Po shpresa s'm'u vyshk!
Durova,
durova,
Sa nuk duron njeri,
as Perendi!
...............
(kėnga e dytė vazhdon dhe mė

por unė nuk e kam tė plotė)


S U L M I
(kėnga e tretė)


Ta shemba shkja kufinė
qė ngrite ti
nė vendin tim
e pėrmbi varr
tė babės tim.
Ta shemba
ta dogja:
me zjarrin e shpirtit
tė vojtjes
dhe tė urrejtjes.
Me zemėrim,
me vrull tė math
e bubullimė
qe s'ka mbarim.
Sa vjet ti me ēave
mė ndave
mė vrave!
Armik-lugat!
Armik-xhelat!
Ti bėre azape:- s'u tremba.
Ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite:
t'i shemba!

Tani!
Tani!
Atje ku ti
o Mal i Zi
ngite kufi
qė ndanin,
e ēanin
vėllazėri:
Hej!
Sot,
shkon
e valon,
parmenda!

Ti bėra tė gjitha rrėmujė
dhe ty
gjyrma t'u duk
si nė ujė.
---------------
Ta shemba armik kufinė
--derė burgu--
dhč ėshtė tani
si ish!
--si do tė jetė--
pėrjetė:
Lėndinė!

Ndėrtimi

(Kėnga e katėrt)

I bie arės mespermes
e gjer nė bres
e pėrmbi bres
humbas
me gas
nė grurin tim,
tė Dheut tim,
te babės tim,
tė birit tim:
sot e pėrjetė,
jetė pas jete!
Dhe ndje qysh flet
me zė tė qetė
im-Atė vetė
nga balta posht:
Ta mbroni Dhenė
ku eshtrat kam
ku hi e tokė
e pluhur jam...
Ta mbroni Dhenė
qe e ushqe
dhe sot si dje:
me kurmin tim...
Ta mbroni Dhenė,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Tė derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrė lot,
as sot, as mot!...
Se loti ėshtė robėrģ,
Gjaku: Liri!
Jam ėshtėr-math
e bojalli
e me japģ,
si mė sheh ti,
si mė njeh ti.
Po kam njė zemėr
nė gjoksin tim
qė pa pushim
mė rreh
si Drim.
Dhe Babėn tim kur e kujtoj
lotoj...
Tė pashė tė vrarė, or Baba,
e pa qefin si pėr hata,
rreth e pėrqark me xhandėrma,
desha tė qaj e s'qava dot,
e tė bėrtas, s' bėrtita dot,
pa asnjė lot, pa asnjė lot.
--------------------------
Dhe prita sot tė derth njė lot


QĖNDRIMI

(Kėnga e pestė)

Tani!
Tani!
Unė jam gati
te vdes qė sot
se rroj pėrmot;
mbytyr me gjak
po jo me lot,
pėr kėtė Dhč
qė e kam si fč
e pėrmbi fč.
E kam Vatan!
E kam Atdhe!
Hej!
po buēas me zė kabą
sa tė dėgjohet nė qiell lą
sa tė dėgjojė funt e krej
kush gjak shqiptari ka nė dej.
Shaban- vėlla!
Destan- baba!
Hej!
Komb i lirė kosovar,
ti komb shqiptar,
ti Zot krenar
ti djalėri- ti pleqėrģ
bėju gati!
Bėju gati
pėr vrull tė rģ;
ta djegėsh botėn
ta bėsh hģ:
pėr Lirģ'
Pėr Shqipėri!
Tani,
tani
o Mal i Zi
ja unė
ja ti!
Po unė- jo ti,
se jam kėtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjėrģ...
Unė jam kėtu kur Mali i Zi
me Shumadi
me Dallmati
sa mban e gjitha Shqeherģ
ish ILIRI!
Kur nga njė det nė tjatrin det
isha Zot vetė.
Se jam kėtu nga moti
kur vetė zoti
e bėri fushėn- fushė
e malin mal!
Unė jam kėtu
e do tė jem
denbabaden
sa mali tė bėhet hģ
e hiri mal pėrsėrģ.

f u n d-

egi
29-08-07, 20:02
KOSOVė PROZė E GJATė E NJERIUT

Hej Kosovė je aq e fortė e pathyeshme
Per ty shkruan vargjet mė tė zjarrta
djemtė , nipat Tu qė prekėn me gjak cepin
e buzėve tua gjithėherė te kuqe
Zemra flakė e pjelljės sate
barutin e armiqve ate e thithėn qė
bukurinė mos ta prek.
Nė duart e tyre tė njoma
ra i tėrė prushi e nė trup Ty Kosovė
nuk e lanė qė tė djeg.
Vashat tua Kosovė, Arbėria gjithėherė
tė zgjuara i gjeti. E ato filluan
t'i kėndojnė, se thellė menduan
mos po e lendojnė tė bukuren e dheut.
Trimi nė shkėmb guri ngriti plisin
qė kishte rėnė nė ballė
nė tepe tė kresė dhe filloi kėngėn
Pėr Ty jam gati tė cdes ATDHE
Hej Kosovė Tungjatjeta
Tungjatjeta sofra e bujarisė
Bukėn kripėn pėr Besėn tėnde
Kosovė kurrė nuk i kurseve
Kosovė nėna jonė sa bukur
tė rri shqiponja nė ballė.
Hej Kosovė, gjithė ajo fortunė qė tė pėrfshiu
asnjėherė gjakun s'e prishe.
Trimėria dhe menquria jote dhanė shembuj
Kosovė shkėmb graniti, fjalė burri urtėsi
Fjalė e parė, fjalė e mbramė e poetit
Kosovė prozė e gjatė e njeriut
Kosovė kėshtjellė e pėflakur
Edhe fėmija nė lindje
tytėn e pushkės tė nxeht e gjeti
Nė djep e mbi djep krisma e saj
lėshon jehonė, jehonė e thellė
e mbrojtjes sė atdheut
Djalė pas djali nė krismė pushke
martesė bėri
Djalė pas djali nė flakė lindi
Kurrė i kalllur konaku i lindjeve
Konaku i rritjeve,
shtohej gėzimi nepėr flakė
kullė e ndezur
e flakur
kurrė e kallur
Lindi njė shqipėtar nepėr flakė
sofra u shtrua, sofra e guri
gjithnjėherė tė bardhė emrin ia
vunė Atdhetar
Syri yt Kosovė liqe ujė loti
Trupi yt Kosovė Rubin moti
Duart Tua Kosovė farė drithi hedhin
Kosovė, Ti qė gatuan bukėn e jetės
Kosovė moj hyjneshė
Ke menqurinė ke qėndresėn
Kosovė prozė e gjatė e njeriut.

egi
29-08-07, 20:18
MUNDJA E BALLKANASVE

LUFTA E KOSOVėS 1389

Fusha e mbytur nė gjak e kllapi shumėgjuhėshe shtrihej tutje,
Bashkė me ditėn, ballkanasit, u thyen. Medet.
Gadishulli i madh u gdhi Evropė e u ngrys Azi.

Gjėma vraponte rrafshnaltave, ikte grykave.,
Ato dot nuk e mbanin, ia kthenin maleve gulqonjės,
Qė e rrokullisnin pllajave, kėrkonin ishuj pėr tua ndarė,
Po ishujt s'gjendeshin. Gjithqka qe bėrė katrahurė.

Fortunat nė qiej u hutuan, vėrtiteshin si tė verbėra.
Plakeshin nė qast vetėtimat e binin nėpėr baltėra.
Qiejt po zhvisheshin. Mjerė ju, popuj te Ballkanit.
Mjerė ju gjuhėshterpa, me mbresa si shkopinj tė thatė,
me alfabete tė pėrgjakur.

Si do t'iu djeg malli pėr tė pjellė njė vjershė. Medet.
C'gjak tė derdhet pėr tė ndrequr q'u prish kėtu.
Ra nata. Njė qiell i panjohur u shtri gjithkah, i ftohtė,
Pastaj gjysmėhėna doli e mori nė dorėzim gjithqka.

SANTANA-29
30-08-07, 21:42
ATDHEUT

I bera per ty sherbetore
cdo muskul, kocke e cdo gisht
krah teje s'njoh kishe e shenjtore
nuk njoh Muhamet apo Krisht.

Nese me kerkon, do te thote
te duhem, prandaj me kerkon;
rabecke te jem neper bote,
dragua te vij, kur me fton...

egi
30-08-07, 21:44
QERIM UJKANI

E KUJT ėSHTė KOSOVA

Sekush erdhi nė ty Kosovė
Kosova ime e dashur
Tė quajti tokė tė vetė

E mua birin tėnd qė tė ledhaton
Me mall dhe dashuri dorėn ta shkon
Mė quajti ardhacak i pashtėpi
Njeri pa tokė dhe qielli tė vet mbi tokė
Mysafir i pėrkohshėm dhe farė e ligė.

Hije drthėritėse ne ajėr
As nė tokė as nė qiell

Por nė rrugėn e gjakut kafkėn la kujtim
Se ti s'je e atij qė tė shkelė
Lavrėn tėnde me vdekje mbjellė

S'je tokė e gjithkujt dhe e askujt
As tokė pa popull e njė populli pa tokė

ti je dhe kreshnik i bijve besnikė
Qė tė duan dhe tė mbrojnė
Me dashuri t'i mbjellin ugarėt
Me flamuj lirie ndėr festa
Ti mbulojnė varret

Lule dhe gjyle nė dorėn e trimit
Je vatėr e ngrohtė
E atyre qė kurrė s'tė lanė vetėm
Me ty qėndruan si shkėmb nė erė
Me ty
ne jetė dhe vdekje
Nė liri dhe dashuri

Dhe nėqoftėse dikush na thotė prapė
Ikni qė kėtej se kjo s'eshtė tokė e juaj
Ne e dimė se q'do t'u themi
Shkuar pėr ė shkuar ka kush tė shkojė
Ne ishim ne jemi ne do tė jemi kėtu!

aroza
22-09-07, 14:31
Poemė pėr Adem Jasharin[/SIZE]

1.
Nėpėr shtigjet e Drenicės,
u ba koh, qė ka ra malli,
i mungon Kosovės Baca,
i mungon Adem Jashari.


Nga Drenica n,Dukagjin,
mbeti Bac, Adem Jashari,
asht, kudo nėpėr Kosovė,
e askund si gjendet varri.


Ah, medet Kosova e lashtė,
ah, medet Kosova e Re,
me legjenda m,i ke shekujt,
ditėt po i ngrys me varre.


ēdo konak e ka nji kangė,
nji legjend, ēdo vend e ka,
i merr qielli luftėtarėt,
brenda varri nuk i mba.


Ah, medet e gjithė Drenica,
gjithė Jasharėt i vrau shkjau,
e l-shon zanin Azem Galica,
Adem Jashari, bre burrė mbahu!


Vetėtima po mbjell Sharri,
nga Prizreni nė Rugovė,
n,vrap ka mbetė Shaban Palluzha,
me flamurin e kuq nė dorė.


Boletini shtegut t,malit,
krah i ec Hasan Prishtinės,
Hamzė Jashari pa dalė dita,
ja mbledh zjarrin vetėtimės.


2.
Za legjenda na ka ba,
pėr me le a pėr me vdek,
janė ilirė e dardanė,
janė Bato e Skanderbeg.


Shkrepi dielli me vetėtima,
n,lisa t,moēėm u zgjua mali,
nė Kosovė ka ra dita,
za ka ba Adem Jashari.


Moj Kosovė me f-tyr nane,
moj Kosovė me zemėr burri,
gjith, ata qė ranė pėr ty,
e lanė gjakun tek flamuri.


UēK- emrin e mori,
Ushtria jonė Ēlirimtare,
kanė ardh, burrat ku kanė qenė,
porsi lisat jan, kthy n,male.


Rrin n,Prizren e rri n,Dukagjin,
n,Fushė -Kosovė e nė Prekaz,
rrin n,Shalė e Caralevė,
rrin n,Jezercė e n,Karadak.


Nė UĒK tė gjith, shqiptarėt,
jan, ba varg e jan, ba male,
gjith Kosova kala asht, ba,
o me vdek o me mbet, gjallė.


3.
Is, Boletini malit ka zbrit,
Dedė Gjo Luli ka lan, varrin,
Azem Bejta i ka ikė shpellės,
kuvend bajn, me Adem Jasharin.


Dor, e burrit asht, shtėrngue,
pėr Kosovė me derdh gjak,
zani i burrit asht, digjue,
derė mė derė e prag mė prag.


1000 vjet pre e vra,
pėr liri e pėr flamur,
1000 vjet n,llogore mbetė,
e nė sy pa vu gjumė.


Ka 1000 vjet nė viset tona,
kemi le e kemi vdek,
po kush e polli kėt, "soj" hasmi,
pėr me u vra vjet pėr vjet?


4.
Asht, me male Kosova ime,
i ka fushat tė pa-anė,
djemt-lisa, ēikat-selvi,
qė robninė supeve se mbajnė.


I ka fushat me lulėkuqe,
i ka malet, drurė tė lartė,
i ka agimet lot,-fėmije,
i ka mbrėmjet larė nė ar,.


I ka varret me amanete,
i ka kangėt lashtėsi,
i ka dasmat me flamurė,
thellė legjenda ka nė gji.


I ka mortet dit, betimi,
si asht, guri fjalėn e ka,
fole trimash asht, Atdheu,
veē pej zemrash i bam, kala.


5.
Mal me lisa ēue n,kamė,
ka ushtue krej shqiptaria,
Adem Jashari burr, drenice,
shkėlqen si prelud liria.


Shteg mė shteg e natė mė natė,
ditė mė ditė hasmi e ndjek,
za i burrit s,shuhet kurrė,
as nė gjallje e as i vdek.


Pėr ēdo ditė hasmi i vjetėr,
n,gjak e gjini don, me shkret,
ia vret nipat, i vret foshnjat,
kullat n,zjarrr pėrher, ia djeg.


Za i burrit nėpėr male,
za u l,shon gjith, shqiptarve,
mos e humbim atdheun tonė,
dhe tė vramit i ngre nė varre.


6.
Gjam, e madhe n,Kosovė ra,
thuj, Jasharėt i shojti shkjau,
historia na bani za,
Nanė Kosova, Ti sot mbahu!


Mbi Jasharėt ra murtaja,
mbi Jasharėt vdekja s,fali,
u vra plaku, u vra plaka,
u vra foshnja, vajza, djali.


1000 vjet mbi dheun tonė,
aq nji vdekje s,ishte parė,
Bacė Ademi majė lisi,
pėr Kosovėn ka mbetė gjallė.


Njerėz pa fund thėrret liria,
legjend burri kėrkon malli,
nė krejt lirinė e Kosovės,
fytyrėn la Adem Jashari.


Fryn nė Sharr e nė Jezerc,
nė Drenicė e nė Rugovė,
se ndal vrapin ai burrė,
me flamurin ton, nė dorė.


Nuk ka vdek e as do vdesė,
Ai Bacė Adem Jashari,
nga 1000 vjet nėpėr luftėra,
pėr liri ka ra shqiptari...





Rajmonda Maleēka (Shqiperi)

egi
03-12-07, 22:52
http://www.teuta.ch/2007/templates/trini/images/hyrja.jpg

Drinni
07-02-08, 12:55
Urime Ditlindjen Atdhe

Sa shumė t'u desh t'qėndrosh, dallgėve e marifetllėqeve Atdhe,
Sa i fortė, e stoik qėndrove toka ime mėmėdhe.
Sa i bukur dukesh sot kur feston ditėlindjen shkėmbė krenar,
Me mburrje, ta ruajta emrin e shenjt, Shqipėtar!


S'tė hoqen qafeje e as s'tė pėrkulen kurrrrrė lugetėrit, o at e mėmėdhe.
Tė tėrhoqėn zvarrė cep mė cepi, e tė ndanė nė padrejtsi,
U shėrbyen tokave tona me tė kqija, me hile, me plot djallėzi,
Pėr t'qėndruar krenarė, Pėr t'gzuar liri.

Por ti o i shtrenjti, e i shenjeti im at e mėmėdhe su lėkunde.
As dallgave, as morteve qė tė ranė.
Tė pėrplasen qendrave tė botės pėr tė kėrkuar Liri,
Harruan, se kjo tokė nuk duron, tė huaj e robėri!

Andaj tash at e mėmėdhe festo ditėlindjen,
Qė pėr shumė shekuj ta mohuan hileqarėt.
Festo e pėrqafo ata qė ranė. e ata qė mbijetuan, pėr kėtė tokė prore.
Se shqiptarė tė jesh s'ėshtė leht,
Duhet nder, krenari , fisnik. E mbi tė gjitha i shtrenjėti, i shenjeti, i yni pronėsia atnore!