PDA

View Full Version : Kush e zhduki besen e shqiptarit?


Eleon
12-03-06, 12:04
Dihet fare mirė qė besa e shqiptarit ka qėnė e permendur nė mbarė Evropen dhe shumė vende Aziatike, atė kohė kemi qene i permendur si popull i fjalės dhe premtimmbajtės, kur ėshtė pėrmendur besa, atėherė fjala s`ka zėnė vend, por vetėm vepra.
Ndersa sot pak shumė pothuaj se hiē s ka njerz tė beses!

Pse u zhduk ky fenomen qe njė kohė mburreshim me tė?
Kush jan faktoret e ketij procesi?

Dilaver
13-03-06, 01:13
Virtytet morale qė karaktrizonin personalitetin e shqiptarit ishin; burreria, nderi, besa/mbajtja e fjalės sė dhėnė, mikpritja, atdhedashuria, trimeria etj.
Besa ka njė zanafillė shum tė hershme qysh nga perudha mitologjike, shum mė para sė tė ishte shkrimi, kontartat, marrėvshjet, hipotekat, depozitat etj dhe kėshtu u trashėgua brez pas brezi duke e ruajtur gjurmėn e burimit deri nė ditet e sotme.
Dikur besa i pėrkiste burrerisė dhe nderit, mosmbajtja e fjalės sė dhėnė thente besen dhe ai qė thente besen humbtė nderin dhe burrerinė apo virtytin mė tė lartė moral tė shqiptarit.

Ku mbeti BESA?
Pėrndjekjet e terrori i egėr dhe i padėgjuar komunist, i ushtruar nga aparati shteteror me anė gjyqeve popullore, Sigurimit Shtetėror si edhe organeve tjera tė diktaturės komuniste, thyen shpirtnisht e moralisht njeriun e beses dhe tė fjalės.
Burreria dhe trimeria u shndėrrua nė frikė, ndėrsa mikpritja e testamenti moral i shqiptarit (besa) u zėvendesua me tradhėtinė.
Frika e skamja e detyronte nėnen tė denoncoj birin, vėllai vėllanė, gruaja burrin, e kėshtu spiunnimi u shndėrrua nė virtyt moral tė shqiparit.
Nė pjesėn tjetėr tė trojeve etnike qe iu shkėputen Shqiperis gjendje e ngjashme por terrori i shoqeruar edhe me gjenocid e spatrime etnike ushtrohej nga maqineria serbosllave.
Me shpartallimin e bunkerit Evropian tė komunizmit e dhunės njerzore u hapėn rrugė pėr zhvillim tė lirė ekonomik e shoqeror.
Kėtu njė pjesė u pasuruan nė shpejtesi por pjesa dermuese ngeli ne varferi, dhe keshtu tani filloi fenomeni tjeter xhelozia.
Situat e ngjashme edhe nė trojet tjera shqipatare

TONINO
15-03-06, 13:55
KU M'BETI APO KU HUMBI BESA E SHQIPTARIT !!!

BESA E SHQIPTARIT KA HUMB APO E KAN HUMB,

*** BURRI DUKE E NDEGJUAR GRUAN ***

DEA
15-03-06, 14:35
Une , ti, ai, ajo, jem ata qe sjellim humbjen e traditave shqiptare nje hap me afer femijeve tane!

Krokodilli
16-03-06, 05:58
Besa E Shqiptarit,,, kjo bes na la mbrapa me shekuj,, duke i besu qdo populli, qdo rrace, mbetem shtet i coptuar ne 4 ane,,
eh sikur te mos i zinim bes dhe mos te ishim te beses,,,,
SHqiptari mbante fjalen dhe zinte bes dhe jepte bes qdo populli,, popujt tjer me hajni dhe tradhti fitonin...

SKA BES NE DIT TE SODIT,, BESOJ VETVETES DHE JETO PER VETEN

Pershendetje

Reana
16-03-06, 06:14
KUSH?????
hemm...
ASKUSH!!!
Kur them dicka, se luan as topi i Gjermanit, si thote populli!!! Por si gjithmone, fjala e dhene, i.e. BESA, eshte tipar i njerezve te ndergjegjshem:cool: :wink: :smile: , dhe natyrisht jo te gjithe jane te tille.
Besa, si koncept egziston edhe sot e kesaj dite, ajo qe ka ndryshuar jane raportet shoqerore...Per te pasur konceptin e beses ne formen origjinale, do te duhej te kemi edhe raporte shoqerore, te cilat nuk egzistojne me, per shkak te modernizimit te shoqerise.
Pra nuk ka nevoje te mblidhen kryepleqte e fisit, dhe te udhetojne me kuaj prej nje katundi ne Kacanik, ne nje katund te Llapit per dy dite rrjesht, qe atje te takohen me kryeplqte e nje fisi tjeter qe te diskutohet per ndonje msitni/pajtim/marreveshje biznesi-shitblerje prone..etj, etj...
Msitnine e kryejne te rinjte vete, pajtimin e bejne palet ne konflikt permes menaxhimit te zemerimit dhe vete-ndermjetesimit me dialog, ndersa per shitblerjen e prones mund te diskutohet permes postes elektronike apo celularit, perderisa palet e interesuara vozisin per ne vendin e punes!!!
Po tere kjo sdo me thene se NUK ka nevoje per njjerez te ndergjeshem, njerez te fjales e te beses, keshtuqe nese te intereson pse nuk ka me shume te tille, ky eshte faji i tyre personal, dhe i askujt tjeter. Dikush qe nuk respekton fjalen e vet, s'mund te respektoje askend dhe asgje tjeter!!!

arben-ks
17-03-06, 12:05
Besen e humbi ligji i keq
sod bes merr por mos jep
besa dikur ruante nderin dhe krenarin e popullit ton sod te tjeret krenohen me bes e ne me ligj,
Kanuni
shteti
Politika
Te drejtat.. jan keto disa shkaqe qe humbi apo humb besa.