PDA

View Full Version : Letra e pare e dashurise.


Kalt
02-07-06, 18:04
Cfare jane letrat e dashurise?
Nje shenje e mungeses se guximit per te folur drejtperdrejt apo nje menyre e te shprehurit te ndjenjave per dike?
Kur ke shkruar per here te pare nje leter dashurie?
Ate leter a ja ke dhene vete te dashures/it apo e ke derguar ate permes ndermjetsave?
Cfare ndjen sot kur e kujton letren e pare?

Po ja nisi nga vetja.
Une per here te pare kam shkruar nje leter dashurie kur isha vec 10 vjec.
Kisha nje shoqe te ngushte per te cilen ndjeja shume, mirepo ne ate moshe dukej si nje gje e tmerrshme te shprehje ndjenjat ne menyre te drejtperdrejte.
Ishim komshinj, rrinim bashke, luanim bashke, ishim shoke te klases.
Nga mungesa e guximit, vendosa ti shkruaj nje leter.
E shkruajta me nje pasion te rralle dhe ndersa shkruaja, kthehesha prapa dhe e lexoja me vete.
E palosa ne kater pjese dhe po mendoja se si t'ja jap asaj. Kishim nje shoqe te perbashket dhe te nesermen ja dhashe asaj duke i thene se kjo leter eshte per M.
M. e kishte marre letren dhe po ate pasdite ja kishte treguar mamase se saj, qe ishte mesuese ne shkollen tone.
Mamaja e saj ishte nje grua fantastike dhe e kishte lexuar me vemendje dhe ne vend se ta qortonte vajzen per kete, ajo i kishte thene se nuk ka asgje te keqe.
Te nesermen u takuam ne shkolle dhe une ndjehesha pak i turperuar, ngaqe dija se ajo kishte lexuar letren dhe po prisje se cfare do te thoshte.
Ajo erdhi afer dhe me tha se mami e ka lexuar letren. Une aq desha dhe u nisa te iki nga klasa per ne shtepi, kur ne koridor shoh mesuesit dhe nder to ishte dhe ajo mamaja e shoqes time.
Desha ti fshihem por ajo me thirri dhe me pershendeti.
Ndjeva nje clirim nga frika qe me kishte zene dhe pa kthyer koken pas u largova per ne shtepi, duke vrapuar.
Te nesermen shkova ne shkolle me bindjen se ishte harruar gjithcka. Shoqja ime e bankes me dha te nesermen nje foto te saj dhe une e ruaja ate foto me shume kenaqesi.
Edhe sot e kam ate foto, por te fshehur ne nje vend ku vetem une e di. Sa here qe kam mall e shoh me endje dhe me shume nostalgji.
Ajo leter me beri te famshem sepse me cliroi nga emocionet dhe ma zgjidhi gjuhen ne marredhenie me shoqen e bankes.
Ngelem per shume vite me shume se shoke, mirepo shkolla e mesme na ndau. Ajo iku ne nje shkolle ne nje qytet tjeter, ndersa une mbeta aty ne qytetin e lindjes.
Shiheshim rralle, por kur shiheshim ishim ata te meparshmit.

Gjithesesi kur e kujtoj tash ate leter te pare, ndjej shume emocion dhe ne te njejten kohe dhe shume kenaqesi.

seriozja_19
07-07-06, 19:15
Tem qe me pelqejka, nuk di pse nuk paske postime :frown: !!!

Ja und do te pergjigjem me plot seriozitet :wink: :

Ka qen muaji Gusht, ne ate kohe sa ja kemi filluar pushimit veror ne vendlindje... me kujtohet si dje!!! Ne lagjen tone ku ishim te strehuar ne shtepine e gjyshes ishte me te vertet nje djale i bukur, i kulturuar dhe ajo me e mira qe cdo vajze e terheqke ishte garderoba e atij. Per cdo dite e befasojke gjinine femrore me veshje te ndryshme: i preferojke diesel jeans, kepucat i nderrojke per cdo dite dhe maicat i blejke gjithe ne ate numer qe ja tregojshin edhe me mire trupin e vet...mmmmmmhhh

Ai per mua asgje nuk ka ditur, as une per ate mirepo ishte interesuar "haver" sepse i kam ra ne sy si nje ftyre e re...ateher kam qen 11 vjecare. Gjithe me shikojte, kuptohet se edhe une por une me bisht te syrit :wink: sepse edhe ateher kam qen serioze!!! :biggrin:
Djali nuk dike si te veproje dhe keshtu qe e kishte mar nje cope leter dhe i kishte shkruajtur keto fjale: A me don? Po a jo? Une ty shume... dhe ate leter ja kishte dhen motres... kur e mora une ne duarte e mia, me lote kam qeshur por letren kurre nuk ja kam kthyer... mbas 8 viteve, dmth vjet, me ka pyetur se si e kam ndjere veten dhe i tregova drejt qe ka qen disi sharmant por qe nuk kam pasur kurrefare intencione, vetem qe kam dashur te di se ku i ka blere ato diesel jeans...pastaj ai me lote eshte qeshur...

gjimnazistja
16-07-06, 20:26
''Besome mua e askujt tjeter perveq meje se un te dua dhe ti e din fort mir se qka djej un per ty'' puffffffff po pse ju djemt me keto fjal do na genjeni ne a?kjo eshte vetem nje fjal nga ajo letra se te tjerat jan edhe me genjeshtra se kjo:redface: :redface: :redface:

LOJETARI
17-07-06, 13:08
Lulja ime e dashur ,percdo dite gjethet e tua pastrojne ajrin qe une e thithe me endje dhe me bejne te ndihem me i lehte edhe pse buka qe po ha keto ditet e fundit po parkohet ne lukthin tim sikur ta kete rezervuar per gjithehere kete vendeparking Nje regjion tjeter i trupit tim, dikund nje pellemb mbi parkingun e bukes sa here qe syte e mi ndeshen me syte e tu po bene levizje te cuditshme te ngjashme me valet e detit te Zi dhe dicka per mua e panjohur deri sot, po tenton te dale nga gjoksi im duke shkaktuar dridhje edhe ma te cuditshme nga te cilat kam filluar te frigohem, por mami po me thote se krejt eshte normale .
Nuk e di nese eshte faji te syte e mi apo ndoshta edhe te syte e tu ,por prej se te kam pare kam filluar te zbuloj edhe pjese tjera te trupit te cilat me gjithe fuqine e tyre po tentojne ta marrin kontrollin per mua .Te lutem me ndihmo ,eja sonte ne mbremje te lugina e Shenjte te flasim per te gjitha .


hahahahaha...........

Murgesha
18-07-06, 00:12
Ja edhe pėrgjigjja qė pat marrė Lojėtari atėherė.

Lojėtari im.
Me kėnaqėsi tė posaēme e lexova letrėn tėnde, dhe jam shumė e brengosur pėr shėndetin tėnd momental.

Kur lexova se don me tė dal diēka prej Gjoksit pata frigė mos po don zemra yte e pa aftė tė pėrballoj kėto ndjenja tė reja tė dalė prej vendi.
Ani aty mbi njė pėllėmb pėrmbi vendit ku parkohet buka, qyqja ynė tė paska kapė vneri
e kam frigė mos po vjell afėr kopshtit e mė thanė lulet.

Me dėshirė tė madhe do tė vija tek lėndina e shenjtė por po kam frigė qė je dobėt nga shėndeti e sun ju pėrballon tė gjitha diskutimeve qė mund ti bajmė atje.

Lulja e Brengosur pėr shėndetin tėnd.

Ha, hahahahahaahahahahahahah

LOJETARI
18-07-06, 00:20
Lulja ime e shtrenjte ,
shendeti im sa vjene e po keqesohet ,edhe koka mu ka bere tul i bukes ,kembet m“u kane lige ,zemra sigurisht dikur neser pasdite do te me leshoj .Mos me le te vdes pa shijuar aromen tende . hahahahah Te pres deri neser pas dite !

Follow-ME
18-07-06, 17:25
Pikat e shiut binin furishėm nga qielli qė tanimė edhe pse kudo errėsirė dallohej se ishte i murrmė dhe kishte marrė ngjyrė hiri qė gjasonte nė hirin e tharė pasiqė ishte lagur ku kohė mė parė kishte qenė duke u djegur me krenari pėr ata qė rrinin afėr tij dhe i ngrohnin duart e tyre pas njė dite tė gjatė...shiu binte vazhdimisht sikur donte qė njėherė e pėrgjithmonė tė shuante etjen e tokės, por sado qė binte edhe mė shumė vėrehej njė etje e pashtershme pėr ujin qė vinte nga lart, nga vendi ku engjujt loznin valle mbi kokate e njerezve, tanimė kishin pėrfunduar njė ditė pune duke pėrcjellur njerėzit, fatet , hidhėrimet, gėzimet e tyre.
Ndėrsa unė sonte ndihem i lėnė pas dore, ndjenjė keqardhje por edhe ngazėllimi, e ndiej vehten tė sfiduar qė tė zotėroj kohėn time, ndihem i lirė atėherė kur engjujt e mi janė nė pushim, nė fakt kurrė smė ėshtė caktuar ndonjė engjull, pasiqė gjithmonė kam qenė nė mesin e tyre...nė mesin e engjuve si ti...

legenda
26-05-07, 13:57
.....aeroplanet qajne qiellin,dite e nate,bartin ZEMRA....Oqeanet,malet e fushat,humbin kuptimin gjeografik,atje lart mbi rete e bardha ku ENGJUJTE VALLEZOJNE NE PAQE TE PERJETSHME...
-------------------------------------------------------------------
mijra km largesi gjeografike ne mes,,,...
...malli nga zemra shperthen ne SYTE e mbushur VAJ,,,qe mundohen nen qepalla te fshehin lotet,per nje Dashuri,qe u mbyll perjete me 7 dryna te celikte...
ne arken e madhe te quajtur ZEMER,,,sepse na ndau nje BILETE AEROPLANI,....e nuk na ndan as 7 male,as 7 fusha,as 7 lumenje,...as 7 yllesiaaaa...

na ndau guximi per iniciativen me ble nje BILETE AEROPLANI...



fantazoi (ndoshta,nuk dihet ....) per JU
Legendaaa

BaNu Ne JeT I sInQeRt
03-06-07, 13:07
GJumi sme merr, dhe nisa te shkruaj....
Jeta me eshte bere ferr dhe nisa te vuaj
per nje fytyr te dashur qe sme humb nga mendja
qe kur ekam njohur te ka dashur zemra..!!!

vetem nje poezi e shkrujta se leter dashurije mhh skam pas mduket hahahaah

^katunari^
22-09-07, 15:46
Drrasė parketi do tė bėhem
e t'mė shkeli kėmba e sajė
do tė knaqem duke puthur
ato kėmbė pasandajė



_

shpejta80
22-09-07, 16:24
nuk ma merr mendja se paraja e ben njeriun te pasur