PDA

View Full Version : Nderi i Kombit At Zef Pllumi


Drinni
04-07-06, 15:09
Autori i lajmit 24 ore 03/07/2006

Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu i dorezoi sot At Zef Pllumit, ketij personaliteti ne fushen e kultures dhe letrave shqipe, dekoraten e lart" Nderi i Kombit".
Ne ceremonine e dekorimit, Presidenti Moisiu mbajti fjalen e rastit, ku theksoi faktin se shoqeria shqiptare ka nevoje vlerat me te ēmuara te saj dhe bartesit e tyre ne kohen e duhur, kur keto njerz te shquar jan ende ne mesin ton duke dhene parreshtur e me perkushtinm kontributin e tyre te vyer.

Kreu i shtetit vleresoi lart At Zef Pllumin, "si perfaqesues te pasuris kulturore e njerzore,si nje institucion te vertete, qe i rezistoi regjimeve dhe kohrave me te veshtira dhe si simbol i qytetarit lire, vizioni i te cilit frumezohet nga vlerat evropiane", Njeherazi, Presidenti Moisiu nenvizoi rendesin qe ka njohja e brezit te ri me krijimtarin e At Zef Pllumit, si nje pasqyr e ēmuar memorie e kultures sone kombetare, per te mos lejuar ne ket menyr rikthimin e diktaturave ,ne te gjitha formate tyre.

Nga ana e tij, At Zef Pllumi u shpreh se pranon kete nderim me deshir, si nje shenje qe sot e prapa nuk do te kete me cenzure e dallime krahinore, fetare e ide, qe e coptojn kulturen shqiptare dhe si nje shenje e unitetit te kesaj kulture gjate shekujve.

Te pranishem ishin edhe personalitete te tjera te mirenjohura te kultures dhe publicistikes shqiptare, nder ta shkrimtari i shquar Ismail Kadare dhe kryetari i akademis se shkencave Ylli Pop

Psikologu
04-07-06, 16:51
Lajm i gezuarė dhe vendim i lartėvlersuarė pėr At Zef Pllumin.
Kam pasurė rastin qe disa here tė e takoj edhe ne anen private dhe tė jem shumė afer me ketė njeri tė urtė.
Pėr herė tė parė e kam takuarė ne Tiranė ne vitin 1997.
Si nxenjes i At Gjergj Fishtes , i nderuari At Zefi , kishte kaluarė shumė kohė neper burgjet komuniste .Kam berė edhe shumė enqizime tė cilat me endje i ruaj dhe i kam , qe dikur do ti paraqiten edhe kohes .
Art Zef Pllumi , nė vepren e tij Rrno vetem me kallxue , shkruan fare mirė pėr gjerat dhe ndodhitė ekohes , por pėr keto tė gjitha ndodhi , do tė me tregonte vetė para botimit tė librit , do tė me rrefente pėr hudhjen e eshtrave tė At Gjergj Fishtes dhe gropimit rrethė e perqark kishes qė tė i gjinden eshtrat e Homerit shqiptarė At Gjergj Fishtes , i cili gjindej mė largė i vorrrosurė sesa ne vendin ku ishte kryqi i vendosurė.
Ne kishen e Shna Ndout ne Tiranė , do ta takoja At Zefin ne kushte tė veshtira tė jeteses , nė njė vend tė kishes qė sihte aq e varfer pėr nga shikimi dhe vizita , por e pasurė me shumė dokumentacione , histori dhe kontribut.
At Zef Plllumin do tė e kontaktoja shpesh deri ne ditet e sotme , sidomos edhe ne kohen kur ishte ne spitalin e Itali qe ishte pak i semurė.
Dashuria e tij pėr tė terė Shqiperin , por edhe pėr vendlindjen e tij Lac , ishte aq shumė e madhe dhe e shtrenjet.
Ne shkrimet e tij nė revisten Hylli i Drites , At Zefi do tė vazhdonte rrugen e tij pėr botimin e kesaj reviste kulturore dhe shkencore qė nga dikush dikush do tė quhej edhe si revistė katolike , por qe nuk kishte tė bejė asgjė me qeshtjen fetare , vetem se ishte dhe eshte burim i tė se vertetes.
Fal nderes dhe punes tė njerezve mė tė medhenjė tė kombit , kjo revistė debaton cdo here tė verteten faktike , mbrojtjen e gjuhes shqipe dhe tė verteten e atdhetarve shqiptarė tė cilet pak do ti njifte historia.
Nxerrja ne dritė e shumė atdhetarve si tė At Gjon Shllakut, At Vincens Prendushi , At Gjon Gazulli , At Anton Harapi , ishte njė vlerė dhe kontributė i rralė i punes sė palodhur pėr tė miren dhe tė drejten dhe tė verteten e kombit shqiptarė.
besoj se edhe ketė vitė , nese me premton koha , medoemos do ta vizitoj ketė burrė tė fortė At Zefin dhe tė shkembejm sado pak mendime.
Burrė i urtė dhe i qetė , me plotė gatishmeri dhe zgjuarsi si ato letrare, historike dhe filozofike.
Kam nderin tė e kem njohur dhe tė e ruaj ne enqizim tė nderuarin At Zef Pllumin.

Arb
05-10-07, 22:20
Shuhet At Zef Pllumi
Te gjitha gazetat e dites sot ne faqen e pare japin lajmin se ne nje spital te Romes nderroi jete ne moshen 83 vjecare franceskani i njohur shqiptar At Zef pllumi.

Poshte po jap nje shkrim nga nje gazete e sotme per jeten dhe vepren e at zef pllumit:

Kush ishte At Zef Pllumi?(27.09.2007)

U lind mė 7 pill tė vitit 1924 nė Malin e Rrencit tė Lezhės. Nė vitin 1929,nė moshėn 5-vjeēare, bėhet nxėnės i Alfons Trackit, misionarit gjerman nė Velipojė tė Shkodrės. Nė vitin 1931 hyn nė kolegjin franēeskan tė Shkodrės, kolegj nė tė cilin jepnin mėsim personalitete tė shquara tė kulturės kombėtare si At Gjergj Fishta, Padėr Anton Harapi, Martin Gjoka, At Gjon Shllaku etj., ku ndjek aty gjithė ciklin e arsimimit deri nė vitin 1944, dhe merr formim klasik nė filozofi, teologji, letėrsi dhe pėrvetėson mjaft mirė gjuhėt e huaja latinisht, italisht, frėngjisht, gjermanisht, greqishte e vjetėr. Nė vitin 1943 – 1944 At zef Pllumi ėshtė njė nga bashkėpunėtorėt e revistės “Hylli i Dritės”, ndėrsa nė vitet 1943-1944 ėshtė sekretar personal i Padėr Anton Harapit. Nga 14 dhjetori i vitit 1946 deri nė nėntor tė vitit 1949 burgoset dhe vuan dėnimin nė Beden dhe Orman Pojan. Nga viti 1949 – 1951 merret me numizmatikė si teknik i Muzeut tė Shkodrės, ndėrsa nė vitin 1956 nė moshėn 32-vjeēare shugurohet meshtar. Nga viti 1956 – 1967 shėrben si meshtar i Dukagjinit me qendėr nė Shosh. 1967 – 1989, pėr 23 vjet rresht, burgoset pėrsėri dhe vuan dėnimin nė Beden, Orman Pojan, Spaē, Reps, Skrofotinė tė Vlorės, Ballsh, Shėnkoll, Tiranė. Nė vitin 1990, Natėn e Kėshėndellave fillon, fillon meshtarinė tek Kisha e Shna Nout nė Tiranė deri nė vitin 1997.Nė vitin 1993 rinxjerr revistėn “Hylli i Dritės”, ku ėshtė edhe botues e drejtor i saj, nė bashkėpunim me intelektualėt mė tė mirė tė Shqipėrisė. Kjo revistė vazhdon deri nė vitin 1997. Nė 3 korrik 2006 u nderua me titullin e lartė “Nder i kombit”.Po nė vitin 2006 At Zef Pllumi merr ēmimin letrar Penda e Artė pėr trilogjinė e tij me kujtime Rrno vetėm pėr me tregue tė akorduar nga Ministria e Kulturės e Shqipėrisė. Juria paska pranuar edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundėrt, kėtu besoj ėshtė vlera qė ka demokracia. Kjo ėshtė vlefta mė e madhe qė i bėhet librit tim. Tė tjerat janė pėr mua kurora qė ēohen nė funerale qė i vdekuri nuk i sheh, ka thėnė Zef Pllumi me rastin e pranimit tė ēmimit..At Zef Pllumi ėshtė autor i disa librave, si trilogjia “Rrno vetėm pėr me tregue”, “Franēeskanėt e mėdhenj”, “Ut heri diēebamus – siē thonim dje”, “Frati i Pashallarve Bushatli, Erazmo, Balneo”, “Parathėnia e Lahitės sė Malcisė”, botimi i 15-tė, Shkodėr, etj. Botime nėn kujdesin e At Zef Pllumit: „Gomari i Babatasit” ( i plotė ) Gjergj Fishta, “Lahuta e Malcisė” Gjergj Fishta, “Juda Makabe” Gjergj Fishta, „Vlerė Shpirtėrore” Anton Harapi, „Dukla Dom” Nikollė Mazreku, „Sapiana” Dom Nikollė Mazreku. Po del nėn kujdesin e tij kolana e shkrimtarėve franēeskanė „Visaret e Kombit”, „Kanuni i Lek Dukagjinit” , „Sintaksa e Justin Rrota”, „Vepra e Benardin Palajt”, „Fjalori i Benedik Demės” e shumė vepra tė tjera tė cilat janė nė proces. Gjithashtu At Zef Pllumi ka njė kontribut tė vyer nė pėrgatitjen dhe kualifikimin e brezit tė ri, ku me ndėrhyrjen personale tė tij, mbi njėqind studentėve shqiptarė u janė akorduar bursa studimi nė universitetet mė prestigjoze tė Europės.

Arb
05-10-07, 22:21
Misionari i sė vėrtetės
Nderim At Zef Pllumit


Thonė se nė lashtėsi, nė njė nga vendet e Lindjes, njė mbret i ri, i sapo kurorėzuar nė moshėn njėzet vjeēare, ishte i etur tė njihte historinė e njerėzimit. Thirri pranė tij dijetarėt e mbretėrisė dhe i ngarkoi atyre detyrėn t’a shkruajnė atė. Mbas dhjetė vitesh pune para mbretit u paraqitėn dijetarėt me njė karvan prej njėqind devesh tė ngarkuara me rrasa guri, nė tė cilat ishte shkruar historia. Mbretit i u duk njė punė shumė e lodhėshme leximi i tyre e kėrkoi pėrmbledhjen e saj.
Dhjetėvjeēarėt kalonin. Historianėt e moēėm e pasonin detyrėn tek te rijtė. Pakėsohej numuri i deveve me rrasa guri por mbreti, tashmė i pėrthyer nga problemet e qeverisjes e pa entuziazmin e djaloshit njėzet vjeēar, nuk vendoste tė mėsonte historinė aq shumė tė dėshiruar. Nė shtratin e vdekjes, me sytė e shuar dhe flokėt e zbardhura, i cėmbonte nė tru mendimi se po largohej nga kjo botė pa njohur tė shkuarėn e saj. Mblodhi si dikur dijetarėt e mbretėrisė e u kėrkoi qė, me pak fjalė, t’i bėnin tė mėsonte historinė e njerėzimit. Atėhere mė i moshuari i tyre u afrua pranė shtratit dhe i tha: “Madhėri, njeriu lind, jeton dhe vdes. Kjo ėshtė historia e njerėzimit”.
Nė kėtė hark kohor, nė tė cilin dy pikat anėsore pėrfaqėsojnė ardhjen dhe largimin nga kjo botė, rrjedhin nė tė gjithė larminė e tyre jetėt e njerėzve tė cilat, tė bashkėrenduara nga kode rregullash e ligjesh, bashkohen si vijat e ujit nė shtratin e njė lumi pėr tė formuar shoqėritė e kombet. Rrjedhat e tyre pėrfundojnė nė detin e gjėrė qė ėshtė njerėzimi e ndėrthurja tyre pėrbėn atė qė quhet historia e njerėzimit. Ēdonjeri prej nesh ėshtė njė pikė uji nė oqeanin e madh tė njerėzimit, por jetėt dhe personalitetet e njerėzve nuk shėmbėllejnė si pikat e ujit. Ata kanė secili tė veēantėn e tij, duke filluar qė nga pamja e jashtėme pėr tė pėrfunduar tek bota e brėndėshme e padukėshme e mendimeve, ndjenjave, fantazisė, vullnetit, aspiratave, sendėrtimi i tė cilave pėrcakton rolin dhe vendin qė secili ze nė bashkėsinė nė tė cilėn jeton. Ai rol e ai vend janė tregues tė jetėgjatėsisė sė individit nė kujtesėn e pėrgjithėshme gjatė jetės dhe mbas fundit tė saj tokėsor. Ndėrsa mbi shumicėn e stėrmadhe tė emrave bie pa mėshirė pluhuri i harresės, mbi pak prej tyre ai nuk ve shtresė, nuk arrin t’i mbulojė.
Njė prej kėtyre emrave ėshtė ai i At Zef Pllumit, jeta tokėsore e tė cilit u ndėrpre nė mbrėmjen e vonė tė 25 shtatorit, nė njė nga spitalet mė tė njohura tė Romės, nė Policlinico Gemmelli. Parabola e jetės sė tij filloi nė mars 1924, njė vit fatal pėr demokracinė shqiptare, nė zemrėn e Arbėrisė sė lashtė, nė malėsinė e Lezhės, ku Skėnderbeu thirri Kuvendin themelues tė Lidhjes shqiptare dhe pėrfundoi nė kryeqytetin mijėravjeēar tė botės antike, nė Romėn e pėrjetshme. Ajo qe njė varg i gjatė mundimesh, vuajtjesh, dhimbjesh e sakrificash tė pafundme qė dhuna komuniste pa mėshirė i hodhi mbi shpinė, si orteqet e borės sė Alpeve tė Shqipėrisė, qė kur ishte njė djalosh i ri e deri sa trupi u kėrrus nga pesha e tyre dhe e moshės. Gati gjysma e jetės burrėrore tė tij kaloi nėpėr burgjet politike tė Shqipėrisė komuniste.
Ishin ata kampe vdekjeje e pune tė detyrueshme, nė njėzet vitet e para tė diktaturės, tempujt e shqiptarizmit ku ishin mbyllur mėndjet mė tė vyera e mė cilėsore qė kishte Shqipėria edhe se tė kthyera nė kavie sprovash nga kriminelė me pushtet, para tė cilėve Jozef Mengele ishte njė kopje e zbehtė. Prej bisedave tė tyre prifti i ri mėsonte historinė dhe bėmat e tokės amtare, i depozitonte thellė nė kujtesėn e tij tė pazakontė, pėr t’i rrjeshtuar mė vonė nė veprėn e tij monumentale “Rrno vetėm pėr me tregue”. Ata njerėz, dikur elita kulturore e kombit, me trupa tė shtrembėruara nga torturat, uria e puna shtazore, ishin pėr te si hojet e bletėve ku ai gjente nektarin e dijes njerėzore dhe substancat e koncentruara tė karakterit e tė moralit tė shqiptarit.
At Zef Pllumi ishte njė personalitet shumėplanėsh. Ishte prift katolik, i vendosur tė predikonte fjalėn e Krishtit e tė zbatonte mėsimet e tij. Ishte njė vrojtues i hollė i njerėzve, i jetės e dukurive tė saj, cilėsi kėto qė pėrbėnin humusin e mjeshtėrisė sė shkrimtarit. Por ai nuk ishte vetėm shkrimtari katolik, ishte dhe tribuni i fjalės sė lirė, ishte qytetari demokrat qė jetonte me problemet e pėrditėshme tė Vendit tė tij, qė nuk merrej me politikėn aktive por e shikonte atė me syun kritik tė atdhetarit, tė dashamirėsit tė fateve tė popullit tė tij. Si meshtar katolik i takoi tė pėrballonte, sė bashku me kolegėt e tij, furtunat mė tė fuqishme qė historia bashkėkohore ruajti pėr Kishėn katolike. Besoj se nuk ka institucion, nė botėn e diktaturave tė shekullit tė shkuar, tė meritojė titullin e martirit mė shumė se Kisha katolike shqiptare. At Zef Pllumi ishte njė shėrbyes i bindur e besnik i saj. Si i tillė ai e mbajti kryqin mbi shpinė gjatė gjithė jetės. Kalvarin e tij e pėrballoi me guxim, pėrvuejtėri, kurajo e stoiēizėm, duke qėndruar nė kėmbė, pa u rrėzuar, me besim tė patundur nė ndihmėn e Zotit, me shpresėn e palėkundur nė fjalėn e Krishtit.
Si i tillė ai u bė simbol i qėndresės ndaj sė keqes e i shpresės nė tė mirėn. Ishte simbol shprese mbas rrėzimit tė komunizmit, nė ata vite tė para tė demokracisė sė gjymtuar, kur ndihmat e organizatave bamirėse evropiane kalonin nė duart e tij pėr t’u shpėrndarė njerėzve tė drobitur nga skamja. At Zefi nuk i ruajti ndihmat dhe bursat e studimit vetėm pėr tufėn e tij apo ish tė pėrndjekurit. Ai i shpėrndau ato edhe pėr myslimanėt edhe pėr komunistėt. Ata fėmijė qė pėrfituan nga bursat e At Zefit, sot tė rinj tė shkolluar e me perspektivė, besoj se do tė kujtohen pėr t’i ēuar njė tufė me lule mbi varrin e tij. Pati dhe diskutime atėhere mbi kriteret e veprimeve tė At Zefit, por ai nuk mund tė dilte jashtė petkut qė kishte veshur, megjithėse kėrkesat pėr kompensimin e vuajtjeve e privacioneve nga ana e viktimave tė regjimit ishin mė se tė ligjėshme. At Zefi nuk mund tė bėnte dallimin “klasor” ndėrmjet fėmijėve e tė rinjve siē e kishin bėrė pėr gjysėm qindvjeti komunistėt qė me “trimėri” luftonin edhe me fėmijėt e djepit.
Ishte afėr tė shtatėdhjetave kur rifilloi tė predikojė nė kishėn e Shėn Andoit nė Tiranė. Nė atė proēes tė gjatė e tė fuqishėm qė ishte ringjallja e Kishės katolike shqiptare At Zef Pllumi mbeti njė famullitar i thjeshtė, nuk u ngjit nė hierarkinė e krijuar rishtas e, thuhet, se marredhėniet me tė nuk ishin idilike. Nuk jam nė brendėsi tė atyre marredhėnieve, por nuk mė duket bindės fakti qė njė martir me curriculum vitae dhe aftėsitė intelektuale tė tij tė mbetej njė famullitar i thjeshtė nė njė vend si Shqipėria, Kisha katolike e sė cilės kishte pėsuar valėn asgjėsuese mė shkatėrrimtare qė kishte njohur nė historinė e saj dymijėvjeēare. Tė mbijetuarit e asaj vale meritonin mė shumė vėmėndje…
Sot Zefi ėshtė takuar me etėrit e tij shpirtėrorė, ata klerikė, atdhetarė e demokratė tė masakruar nga komunizmi, qė aq shumė ndihmesė i dhanė formimit atdhetar tė shqiptarėve e kulturės sė tyre. Ai ka shkuar ballėhapėt dhe ata e kanė pritur me shumė dashamirėsi, mbasi Zefi i vogėl, qė ata e kishin patur nxėnės nė bangot e Kolegjit franēeskan, e kaloi provėn mė sė miri. Ai arriti nė majat e jetės kulturore tė popullit tė vet dhe amanetin e tyre pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn e sendėrtoi plotėsisht. “Rrno vetėm pėr me tregue” kishte qėnė porosia e atyre qė patėn largpamėsinė tė parashikonin tragjedinė e dhimbėshme qė do tė pėrplasej mbi Shqipėrinė. At Zefi e tregoi atė mbas njė gjysėm shekulli, thjesht, pa shtesa e zbukurime, duke na lėnė njė vepėr tė pavdekėshme. Nė tė ai na tregoi historinė tonė tė vėrtetė, me hollėsitė e saj tė llahtarėshme, atė histori qė, ende sot, shumė kujt nė Vendin tonė nuk i vjen pėr mbarė t’a shohė tė shkruar e, aq mė pak, tė nxėnė nga brezat e rinj.
Nėpėrmjet shkrimeve tė tij e faqeve tė Hyllit tė Dritės, revistės tė tė madhit At Gjergj Fishta, tė cilėn ai e ringjalli pėr lexuesit shqiptarė, At Zefi foli me gjuhėn e meshtarit e tė martirit tė fesė, tė apostullit tė kulturės e kultivuesit tė vlerave tė pavdekshme tė popullit tė vet por, mbi tė gjitha, me gjuhėn e sė vėrtetės. Ta respektojmė tė vėrtetėn, mos t’a dhunojmė e shtrembėrojmė atė, t’i qėndrojmė besnikė pasqyrimit tė saj edhe atėherė kur nuk shkon nė dobinė tonė, kėta ishin mėsimet qė At Zef Pllumi na la si porosi nėpėrmjet jetės e veprės sė tij. Ai e shpalli dhe e mbrojti tė vėrtetėn nė tė gjitha format dhe shfaqjet e saj, nė shkrime, predikime, biseda e sugjerime pėr politikėn e mbarėvajtjen e shtetit dhe te shoqėrisė. Ishte ky parim qė e bėri veprėn e tij jo vetėm dėshminė mė tė fuqishme artistike tė dikaturės komuniste shqiptare, por edhe bartėse tė njė mesazhi tė fortė moral, jo vetėm pėr lexuesin e sotėm por edhe pėr brezat qė do tė vijnė.
Prandaj ne sot nderojmė me gjithė zemėr kujtimin e tij e ndjejmė njė kėnaqėsi tė veēantė kur dijmė se ai pati sodisfaksionin pėr sė gjalli tė vlerėsohet si “Nder i Kombit”, vlerėsim qė shpėrblen jo vetėm personin, por edhe historinė e tij dhe ndihmesėn e dhėnė nė kulturėn e shqiptarėve. Sot Shqipėria e fesė dhe kulturės ka veshur petkun e zisė. Sot ajo pėrciell nė banesėn e fundit, nė tokėn e Shkodrės sė lashtė, njė bir tė saj tė shquar, i cili do tė mbetet gjatė nė kujtesėn e saj.

Arb
05-10-07, 22:24
Kryeministri Berisha shpreh dhimbjen e tij tė thellė pėr humbjen e At Zef Pėllumbit

Pas lajmit se At Zef Pėllumbi ndėrroi jetė, kryeministri Berisha shprehu dhimbjen e thellė pėr kėtė humbje nė njė mesazh. "Humbja e At Zef Pėllumbit ėshtė njė dhimbje dhe zi pėr ēdo shqiptar. Ne, tė gjithė sė bashku, i lutemi Zotit qė shpirti i tij tė gjejė paqen e amshuar", shprehet kryeministri Berisha nė mesazhin e tij.

Arb
05-10-07, 22:26
Ah Padre,
Sa shume e deshte ti popullin shqiptar, sa shume e deshte ti te drejten e te vertetn!!!! A thue do te keshe lane ndonji nxanes ne ate kuvendin e vogel qe me ta ndjeke shembullin ashtu siē e ndjeke ti ate te Fishtes e shume e shume te tjereve! A thue do t'keshe lane ndonje 'ndjekes' intelektual, ose ma mire me thane: 'djale' a 'vajze' qi me ta ndjeke shembullin e mos iu trembe kurrgjaje e kurrkuje?????

Sikur t'kishe mundsi me lexu shka shkruhet e thuhet sot neper gazeta, kishe me qeshe, nuk kishe me u ndale me i lexue, po kishe me vazhdue me pvete:
si po i ecen shkrimi filanit,
a po perkthehet ky artikull apo shkrim,
si po ecen botimi i kesaj apo asaj reviste
do ishe duke u interesua per studentat e tu qe i pate ēue nga te gjitha anet e botes e Europes, se per ty ata jane e ardhmja e Shqipnise qe ti deshte aq fort! Kur trokitshe ti ne dyert e Europes, me rastin ma te pare, mendove per rinine shqiptare/ Shqipnija ka nevoje per njerez te ditun thojshe, per njerez qe jane formue me ide occidentale! dhe nji nga punet e tua ne vitet e para pas ranjes se komunizmit ishte pikerisht kjo: formimi i rinise duke fillue qysh tek fmija qe shkonte ala n'kopsht e deri tak ai qe deshti me t'ndigjue!
E kush t'njofti ty e nuk t'deshti mar Padre! kush t'njofti ty e nuk mendoi: ky nier meriton nji lapidar - me fal padre! se e di qe tituj e lapidaret nuk ishin per ty, misioni yt nuk ishte kulti - dhe jam e bindun qe mos t'tishn vane ata intelektualet shqiptare - ata qe t'rrijshin ma afer - as titullin NDER I KOMBIT nuk kishe me e pranu! MAr padre ti JE nder i kombit - ti je nder i shqipinise, i asaj shqipnije qe te deshi aq fort e qe e deshte der sa i dhe lamtumiren, para se me kene nder, je bir i Shqipnise se pervuejtun - e ndoshta kjo pervuejtni t'bani me e dashte si jeta jote, e mbushun edhe ajo plot pervuejtni, plot tallaze..... por per ty ajo ishte jeta - ashtu sic predikojshe ne kishen e shna ndoit - merreni jeten ashtu si vjen, por mos leni mbas doret dashnine per njani-tjetrin e per Hyun, se vetem ne ket menyre ka kuptim jeta. E kur ajo bahet ma e veshtire se asnjehere - drejtohuni tek Krishti pasi vetem tek ai asht shpetimi e lumtunia - ky ishte edhe mesazhi qe ti vune ne kalendarin e Kshnellave - aq sa te mundeni - mbahuni tek Kryqi i Krishtit, se vetem ne ate mundesi nuk ka furtune e stuhi qe mund t'ju marrin me vete!
Kur jeta t'bahet e vshtire e pa e kuptueshme, merreni e lexojeni Librin e JOBIT - vetem pasi ta keni lexue 3 here keni me kuptue se shka asht jeta/////


'Oj Zane,t'kndojme , t'vajtojme deshta me thanun'


T'vajtojme oj zane - se na shkoi baba - shume gazeta te kane quejtun at / se per ty padre cdo gja e cdo njeri u trajtue si femija te ciles mund t'i jepet vetem nji dashni babet/aterore- deshte njeriun, deshte natyren, deshte cdo gja te bukur e te thjeshte/deshte kulturen/ deshte edhe demokracine shqiptare - se thojshe asht si fmija qi sa ka nise me ece e ēalon sa ne nje ane sa ne tjetren, por do t'vijne nji dite qe ka me ece pa u lekundun e ka me mujte me u bashku me shoqet e veta neper europen occidentale.

t'kndojme oj zane - se patem nje babe - edhe pse populli shqiptar nuk t'njohi gjate, per 15 e fundit kush t'njohu e kush pati vesh me t'ndigjue- t'deshti si babe e e ka kuptue porosine tande.

Te qofte udhe e mbare padre, e gezoju tash kanges se serafineve! - Gezoju fytyres se Huyt qe ti aq shume e deshte e permjes dashnise per Te, mujte me dashte e me ndihmue aq shume njerz, biles edhe ata qe t'bane me vuejt e u munduen me t'shue zjarrin e dashnise e zjarrin e s'vertetes.


Ktheji here pas here syte nga shqiptart e tu e shqipnija jote, padre!

FSH...

Arb
05-10-07, 22:27
Shqiptar i madh...............

Arb
05-10-07, 22:27
http://video.google.com/videoplay?docid=8648474605907474869&q=zef+pllumi&total=1&start=0&num=10&so=0&type=search&plindex=0

Arb
05-10-07, 22:39
At Zef Pllumi, intervista e fundit


Elsa Demo
27-09-2007

http://www.shekulli.com.al/tpllib/img.php?im=cat_53/16145.jpg&w=300&h=451

Nė vjeshtė tė vitit 2003, nė njė ditė dielli me dhėmbė, u takuam me At Zef Pllumin nė Fshatin e Paqes nė Shkodėr. Zbriste njė tė tatėpjete dhe fundi i gjerė i zhgunit tė murrmė i bėnte erė. Ndali tek rrethi i njerėzve qė kishin zėnė rrezen e diellit, lidhi nga pas duart kryq dhe iu drejtua njė gruaje nė moshė, njė francezeje qė kish ardhur nė atė takim tė pėrkthyesve tė huaj tė shqipes: Mos ke ftohtė Odilė? Hidhe xhaketėn nė shpinė.

Ē’ishin aty, rendėn tė bėnin nga njė foto me At Zefin. Para tij kishe ndjesinė se po takoje historinė. Prandaj mora guximin t’i kėrkoja njė ide pėr tė hapur nė shtyp njė cikėl shkrimesh pėr klerikėt e persekutuar tė dijes. Kisha pasur nė dorė deri atėherė vetėm vėllimin e parė tė “Rrno vetėm pėr me tregue”, aty ku ai nis e tregon edhe pėr kėto fakte. Dy tė tjerėt i gjeta mė vonė tek njė vitrinė bukinistėsh nė trotuar. Kur gruaja qė i shiste i nxori nga bodrumi i pallatit buzė rruge, pyeti: A je nga ato anė ti qė blen librat e padres? Je katolike? Jo, jam myslimane, nga Berati.

Librat e pater Zefit nuk kishin marrė kėtė popullaritet qė kanė 10 vjet pas botimit, madje atėherė qarkullonin fjalė se dikujt i interesonte qė “Rrno pėr me tregue” tė mos e gjendej nėpėr librari.

Aty tek ajo rrezja e diellit nė Fshatin e Paqes, biseda rrodhi dhe ati franēeskan qė siē do ta kishte zakon vitet e fundit nė takimet e rralla me orė tė gjata, duke e kaluar bisedėn degė mė degė ndėrtonte njė gjenealogji bashkėbisede dhe ti shihje se ai ishte kthyer prapė atje ku e kish nisur, tregoi pėr njė antropolog amerikan qė kish ardhur nė veri tė Shqipėrisė aty nga vitet tridhjetė, dhe kish marrė pėr kampion matjesh kryet e magjypėve tė kėsaj ane, pikėrisht aty ku po tregonte kėtė histori. Ishte nė natyrėn e tij gjuha parabolike si nė rastin e kėsaj rrėfenje pėr keqkuptimin banal tė racės shqiptare nga njė amerikan, si kur e sillte biseda pėr lumturinė, gruan dhe burrin, komunizmin, besimin. Parabolat e tij kishin pėr ēudi njė nėntekst tė hapur qė dėgjuesi mund ta interpretonte mesazhin e fratit si tė donte, por ama nga kumti qė kishe marrė varej vazhdimėsia ose e jo e takimeve me tė.
Njė mbrėmje tė vitit 2005 kur njė tufė njerėzish ishin mbledhur pėr librin e tij tė ri “Frati franēeskan i Bushatllinjve”, vajza e njė pėrkthyesi tė njohur u ngrit me qetėsi dhe i tha se babai i saj, po, ishte komunist me bindje, por aspak ashtu, njeri materialist, siē e kish pėrshkruar frati tek kujtimet “Rrno vetėm pėr e tregue”. Nuk e kundėrshtoi gruan. Tė nesėrmen u takuam nė shtėpinė e nipėrve tė tij, pranė kishės franēeskane nė Tiranė, aty ku nė ditėt e para tė demokracisė, pa shtėpi e katandi, ishte kthyer pėr tė bėrė pagėzimet e para. Unė do tė diktoj njė letėr dhe t’i do ta shkruash, mė tha, se nuk mundem nga sytė. Nė tryezė kishte lupėn e stėrmadhe dhe njė tufė letrash me shkrim dore. Mė diktoi pėrgjatė njė ore letrėn ku i kthente pėrgjigje gruas qė e kishte kundėrshtuar hapur nė sy tė njerėzve. Pak a shumė thelbi i letrės ishte ky: pavarėsisht kontributeve qė i kanė dhėnė kėtij vendi tė gjithė ata intelektualė qė nė vitet 30-40 u kthyen nga Evropa nė atdhe me idetė komuniste, ata qė nuk e ngritėn zėrin kundėr deformimit qė patėn idetė e tyre menjėherė pas vendosjes sė regjimit tė Enver Hoxhės, mbajnė pėrgjegjėsi pėr ēfarė ndodhi pas vitit 1945.

Tėrhoqa njė nga letrat mbi tryezė. Nga Amerika Petro Zheji i shkruante qė kishte vėnė nė rrugė tė mbarė pėrkthimin e tre vėllimeve “Rrno vetėm pėr me tregue”, porse ishte shumė e vėshtirė tė gjendej nė atė vend tė madh njė botues pėr kėtė libėr qė do mund t’i tregonte botės ferrin e “Shqipėrisė sonė tė dashur”.

U takuam pėr herė tė fundit mė 1 gusht nė kthinėn e tij tė ngushtė nė Kuvendin Franēeskan tė Gjuhadolit. Prapė tha se ndihej si plak. E kishte gjetur kėtė gjoja batutėn pėr tė hequr qafe pyetjet e kota si je me shėndet, si e ke zemrėn e trupin e tė tjera si kėto. Mė tha se njeriu nuk duhet ta tronditė jetėn e vetė nga fatkeqėsitė e njerėzve tė dashur, se ēdo njeri ka fatin e tij, dhe kėrkoi t’i mbushė me verė gotėn e vogėl tė ujit. Nuk kam pirė kurrė mė pėrpara nė jetėn time. Kur dola prej burgut njė njeri mė tha t’i qetoj therjet nė zemėr me njė gotė raki.

Kur sa isha penduar pėr fjalinė “Kam frikė se s’do takohemi mė”, ai shtoi njė “Po” qetėsisht pranuese, tė pėrgatitur, qė mezi priste ta nxirte jashtė fytit. Po kam frikė se s’do mundem dot ta mbaroj “Sagėn e fėminisė”. A do tė ketė njeri qė do ta botojė? Pyeti me dyshim sikur tė ishte njė fillestar nė kėsi punėsh dhe sikur tė mos i kish takuar atij dhe tė mos e kish merituar gjithė jehonė qė pati ribotimi i kujtimeve njė vit para.

Tregoi aty se Saga niste me lindjen e tij nė pyll. Kaq. Disa javė mė vonė u shtrua nė spitalin “Gemelli” nė Romė ku mbylli sytė mė 25 shtator. Dorėshkrimi duhet tė jetė akoma nė tavolinėn e vogėl, nė qoshe tė kthinės, nėn dritaren e drurit qė rrinte e mbyllur ato ditė tė nxehta ngushti, ngaqė ai kishte ftohtė. Kėtu Pater Zef Pllumi dha intervistėn e fundit qė mbyllet me fjalėt pėr Sagėn e fėminisė. Ky njeri ishte shkėputur nga trupi i nėnės me njė tė rėnė tė sėpatės mbi kordonin e kėrthizės. Dhe pastaj tė dy dilnin pėrmes pyllit.
Me At Zef Pllumin nė kuvendin franēeskan ku prej mė shumė se njė muaji ndihet i sėmurė. Njė bisedė pėr ndjesėn, besimin, fatin, guximin, politikėn dhe femrėn.

.........

Arb
05-10-07, 22:40
Kurrgjė mė shumė se liria
Nė kuvendin franēeskan tė Gjuhadolit nė Shkodėr. Verandėn e ndėrtesės njėkatėshe ku ndodhet administrata, biblioteka dhe kthinat e fretėrve franēeskanė, megjithė pemėt nė oborr, e rreh dielli fund e krye. Pater Zef Pllumi ndodhet nė kthinėn nė fund tė korridorit. U bė kohė i sėmurė. E kanė lėnė kėmbėt qė njė kohe bridhnin kryq e tėrthor Dukagjinin. I mban mbėshtetur nė tokė me gjithė bastun qė e ngre herė pas herė dhe shtyn derėn gjysmė hapi larg poltronit. Njerėzit qė e vizitojnė e lėnė dhe hapur.

Si je me shėndet pater Zef?
Dje mbret, sot ruajna Zot.
Tre fėmijė i kthejnė faqen. Pėrshėndetja e ditės. Vijnė prapė nesėr.
Kthina ka pak gjurmė franēeskani. Shtrati i ngushtė nuk ka gjurmė gjumi. Pas dere xhaketa e zezė e rėndė. Nė jakė duket kryqi gri. Duket qė ka kohė qė s’e ka veshur. Nga tavolina e punės kėrcet diēka sa herė ikin dhe vijnė dritat. Ėshtė kompjuteri. Te kryet, pranė poltronit, ngjitur nė mur, kalendari franēeskan. Nesėr ėshtė 2 gusht, ėshtė Ndjesa e Shėn Franēeskut.

Ndjesė pėr ēfarė pater?
Ai ėshtė paraardhėsi ynė. Si ai, ne besojmė qė edhe mbas vdekjes kemi jetė. Kėshtu besojmė ne. Kėshtu kanė besuar dhe ata qė kanė bėrė piramidat. Po ne besojmė qė pjesa mė e madhe e mėkateve qė bėhen nė kėtė tokė mund tė shlyhen nė jetėn tjetėr.

I pari ynė, Shėn Fraēesku, ishte duke u lutur nė atė kishėn e vogėl qė kish ndėrtuar vetė kur iu duk Shėn Mėria, ishte me Krishtin. E pyeti ēfarė kėrkon. Ai i tha qė unė kėrkoj ata qė sillen rrotull kėsaj kishe t’u shlyhen mėkatet nė atė botė.
Tash kanė filluar njerėzit t’i harrojnė punėt e fesė.

Bota ėshtė mė plakė, a mundet lutja tė shlyejė detin e mėkateve tė njerėzimit?
Sigurisht qė do tė jetė mė e vėshtirė, por tash pėr tash na duhet me mendu me mendimin e kohės. Ēdo kohė ka etapėn e vet, besimin dhe filozofinė e vet. Ne s’mundemi me i fajėsu njerėzit. Ėshtė gabim me i fajėsu njerėzit. Ne fajėsojmė politikanėt, po jo njerėzit. Njerėzit do tė bėjnė gabime se s’bėn.

Po ku ėshtė feja nė hapin dhe filozofinė e kohės? Ju thatė se nuk ėshtė mė si dikur kjo punė.

Nuk mendoj qė feja ka nevojė tė reformohet, ka nevojė tė kultivohet.
Ju keni investuar nė njerėzit tuaj pėr kėto ditė.
Kam njerėz tek tė cilėt kam investuar, por u mungon fati dhe guximi. Dy sende u dashkan nė jetė: fat dhe guxim.
Ju na keni folur qartė pėr guximin pater, guximin jo si rrahjegjoksi. Ky besoni quhet dhe fat i juaj?
Tė them tė drejtėn guximin e kam pasur dhe nė burg. Nuk mė kanė dėnuar pėr sė dyti.
Dhe ky ėshtė fati?
Fati pater? Mos mendo se ai libėr s’ėshtė shkruar kot (Rrno vetėm pėr me tregue). Mė kanė lidhur, mė kanė rrahur, mė kanė izoluar, dhe unė prapė mundja tė flas me oficerėt e Sigurimit. Operativi ishte shumė i keq, shumė i vėshtirė, sidomos nė Ballsh. Edhe kur mė kanė lidhur, kur mė kanė rrahur, kur mė kanė izoluar, ata kishin respekt pėr mua.
Njė vizitor hyn nė derė.

At Zef Pllumi na kujtoi kampin e Ballshit, fort i vėshtirė. Ja njė skenė mes operativash qė rrėfen tek vėllimi i tretė “Rrno vetėm pėr me tregue”:

Atėhere ai mori prangat tė cilat i kishte lanė mbi tavolinė, m’i suell duert mbrapa shpine, m’i shtini hekurat nė kyēe dhe shtėrngoi vidėn me sa fuqi kishte. – Ja, - tha, - le tė vijė Zoti e Krishti e tė shpėtojnė nga duart tona. A beson gjithnjė?
- Po.
- Nuk di ta bėsh mirė atė punė, - ndėrhyni prapė Jorgoja, - ma ler mua ta pėrfundoj. – Dhe ndėrkaq mori njė palė pinca elektricisi pėr tė vazhdue shtėrngimin e vidės me atė fuqi qė kishte ai trupmadh.
Me hekura ndėr duer kishem jetue qė nė rininė 20 vjeēare, por kurrė nuk kisha provue dhimbje si kjo.
- Beson tani? – mė pyeti operativi.
- Po, besoj.
- Le tė shohim nė se vjen ai Zoti e Krishti yt tė tė shpėtojė. A vazhdon tė besosh pėrsėri?
- Po, besoj, - thashė me nji za gjithnji e ma tė ligshtė.
Dhimbjet ishin aq tė forta, sa gjaku mė hypi nė krye. As kambėt, pothuej, nuk mė mbajshin ma. Megjithate, ma fort pėr inad tė tyne, nuk lshova asnji britmė, asnji oh!, asnji eh! Mendjem e kishem te Zoti dhe thojshem me vedi: “O Zot, ndėr duer tua shpirti em”.
At Zefi kthehet nė bisedė.
Atė fazė e kam kaluar, thotė. Qėndron pak dhe duke qeshur shton:
Tash tė vetmin fat qė s’kam pasur ka qenė me femra. S’kam dashur.
Nėse do tė na tregosh njėherė, na trego dhe pėr kėtė.
Karshi Muzeut kishim postėn. (Vitet ‘40. Pater Zefi ishte 20-vjeēar.)
Aty ishte njė vajzė ēalamane. Njė miku im piktor mė nxiste t’i shihja ndryshe punėt me femra. Njiherė, vajza ēalamane vjen e mė thotė se gjashtė vajza duan tė bėjnė njė vizitė nė muze. U afruan dhe ēalamania mė prezantoi njė vajzė: Kjo ėshtė myslimania mė e bukur qė ka Shkodra, tha.
Ishte e bukur. Jo e bukur, po kishte nji palė sy qė i lėshonin xixa. Ashi sysh s’kam parė mė nė jetė. Ndoshta pėr hir tė atyre syve edhe mund tė kisha folur me tė, por... megjithatė vetėm i pėrshėndeta me dorė.
Unė kam dashur lirinė mė tepėr se kurrgja. Kur femra apo mashkulli lidhen, e kanė dorėzuar lirinė. Po duhet ta dorėzosh lirinė se kjo ėshtė jeta, pater. Megjithėkėtė kam frikė me e humbė lirinė.
Ē’thotė Shėn Franēesku i Asizit pėr kėtė?
(Qesh) As ai s’ka pasė.
A ėshtė trupi burgu i shpirtit?
Janė tė dy bashkė nė zhvillim e sipėr. Nuk mund tė zhvillohet shpirti pa trupin, as trupi pa shpirtin. Kur bashkėpunojnė tė dy bashkė mund tė japin vepra tė mėdha. Sot, s’mund t’i kuptojmė veprat e mėdha tek njerėzit pa bashkėpunimin ndėrmjet dashurisė. Ajo i ka tėrhequr nė kėtė jetė dhe ka menduar dhe pėr pavdekėsinė.
Ėshtė kjo parajsa shpirtėrore?
Besoj se po.
Atėherė, pse janė njerėzit tė palumtur?
Janė larguar prej natyrės. Pėr shembull homoseksualiteti ėshtė kundėr natyrės njerėzore.
A s’ėshtė kjo gjė dhe nė Bibėl pater, para shkatėrrimit tė Sodomės e Gomorrės?
Po, ėshtė. Homoseksualiteti ishte njė sėmundje e pėrhapur. Njerėzimi ka qenė gjithmonė njerėzim, ka pasur tė mirė e ka pasur tė keqe.
Bota ėshtė kthyer aty ku ka qenė, prapė nė fillesėn e rėnies?
Bota sugjeron tolerancė pėr kėtė punė. Por njeriu ėshtė i lirė tė bėjė ē’tė dojė dhe le tė bėjė ē’tė dojė me veten, por jo me u shtu nė shoqėri. E keqja ėshtė qė tani i mbron ligji. Kjo ėshtė njė nga sėmundjet e mėdha tė shekullit. Sėmundja e dytė ėshtė terrorizmi.
Terrorizmi si sėmundje?
Terrorizmi si filozofi qė tė mbysėsh njerėzit nė emėr tė fesė dhe kjo ėshtė krejt e kundėrta e fesė. Ky ėshtė njė lloj terrorizmi sepse ka edhe tė tjerė tė lidhur me islamizmin. Nuk e di pse vazhdon islamizmi me kėtė teori.
A nuk ishte enverizmi njė lloj terrorizmi?
Ishte njė terrorizėm i madh. Enverizmi mė tepėr se sa komunizėm ishte njė fondamendalizėm islamik i veshur me maskėn e komunizmit. Po tė ishte komunizėm, s’do tė qe prishur as me Kinėn e as me Rusinė komuniste.
Pater, kėto fjalė po i thotė njė njeri qė ėshtė i veshur me petka tė fesė tjetėr, katolike.
Unė s’mundem tė flasė keq pėr myslimanizmin, sepse shokėt mė tė ngushtė qė kam pasur nė jetė ishin myslimanė. Unė fola kundėr fondamentalizmit islamik. Prej nga vjen ky? Vjen nga njerėz tė politikės qė venė mantelin fetar. Po ata s’janė as fetar, as njerėz tė politikės.
Bashkė me kėtė bisedė do tė botojmė dhe shkrimin tuaj tė fundit nė “Hyllin e dritės”. Ē’ju shtyu tė shkruani pėr tranzicionin tani?
Sepse ka filluar tash e njėqind vjet. Po unė kam frikė se s’do mundem tė mbyll librin e fundit.
Cilin libėr?
Saga e fėminisė.
Ka treguar gati gjithēka pėr pjesėn e dytė dhe tė tretė tė jetės nė njė Shqipėri tė frikshme, tani Pater Zefi i ėshtė kthyer fėminisė. Ky ėshtė njė libėr qė nis nga dita e lindjes sė fratit. Nėna e lindi nė pyll. Ishte duke prerė dru, e kapėn dhimbjet, vetėm, merr sėpatėn dhe pret kėrthizėn e foshnjės. E ngarkoi bashkė me drutė nė kurriz dhe u kthye nė shtėpi. At Zef Pllumit i gjallėrohen sytė. Janė sy qė kanė parė drejt dhe kanė vėshtruar gjithnjė pėrtej.
Ka shkruar pjesėn mė tė madhe tė Sagės dhe tani nuk e ndan dot po qesh apo po qan frati.
Dalim nė oborrin e kishės. Pasditeve tė nxehta fryn pak ajėr i freskėt. Burri qė i shėrben paradites, qė e mban fort nė njėrin krah thotė se Pater Zefi ka dy javė qė s’ka dalė nė oborr. Mė 28 gusht ėshtė pėrvjetori i 83 i lindjes. Nė fakt datė zyrtare i ka mbetur 7 prilli i vitit 1924. Kur u shpall armik i popullit, i vunė datė lindjeje 7 prillin, meqė armiku, Italia fashiste nė kėtė datė kishte pushtuar atdheun.
Kjo foto mund tė jetė pėr librin e fėminisė.
Vė buzėn nė gaz dhe e vazhdon mendimin, tani me zė:
- Ata fėmijė qė pe sot rrotull mė kanė zgjatur jetėn. Fėminia zgjat mė shumė nga ē’mendon ti.
Ėshtė lėngu i jetės pater...
... Zgjat aq sa njeriu tė jetė zot i vetes, vetėm qė vdekja tė mos vijė para kohe.


Bisedoi Elsa Demo
1 gusht 2007
Botuar nė “Shekulli” mė 4 gusht 2007

Arb
05-10-07, 22:42
Lamtumirė At Zef Pllumit

E Enjte, 27 Shtator 2007

Konsiderohej si pasardhės i Fishtės. Jo vetėm ikonė e qėndresės katolike nė vend, por edhe njė njeri i letrave dhe kulturės. Sot nuk ėshtė mė...

At Zef Pllumi, "drejtuesi shpirtėror i kuvendit franēeskan" mbylli sytė mbrėmjen e sė martės nė moshėn 73-vjeēare.

"Ati" kishte disa muaj qė lėngonte nė shtratin modest tė dhomės sė tij nė Kuvend, teksa shtynte ditėt mes shėnimeve tė veta, qetėsisė franēeskane dhe fėmijėve qė e vizitonin herė pas here.

I burgosur nga regjimi komunist nė vitin 1947, Zef Pllumi ėshtė njė prej atyre njerėzve mbi tė cilin regjimi komunist rėndoi tepėr. Pas daljes nga burgu, ai ka qenė prift nė Malėsinė e Madhe dhe mė pas nė Tropojė. Politika e re e regjimit pėr mbylljen e kishave dhe xhamive nė vend bėri qė ai tė dėnohej sėrish dhe tė burgosej pėr rreth 25 vjet. Nga viti 1991 e nė vazhdim, me rėnien e regjimit komunist, ai ishte drejtuesi shpirtėror i kuvendit franēeskan. Por nuk pushon dhe pasioni i tij i dikurshėm pėr dijen dhe kulturėn. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistėn "Hylli i Dritės", e cila pas njė ndėrprerjeje ka dalė dhe nė vitin 2003. Janė gjithashtu kėto vite kohė e njė veprimtarie krijuese pėr At Zefin. Ai shkruan dhe boton trilogjinė "Rrno vetėm pėr me tregue", vėllimet "Franēeskanėt e mėdhenj", "Frati i pashallarėve Bushatli, Erazmo Balneo", "Ut heri diēebamus-siē i thonim dje", ndėrkohė qė i ndihmuar nga nxėnėsit e vet, po punonte edhe pėr libra tė tjerė. Njė ndėr nismat e tij me vlerė tė pamasė ishte dhe ribotimi i kolanės sė plotė tė veprave tė etėrve franēeskanė, tė zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave. Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė vitin 2006 e dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin "Nderi i Kombit". Ndėrkohė qė njė vit mė parė, pikėrisht pėr veprėn "Rrno pėr me tregue" ai mori “Pendėn e artė”.

At Zef Pllumi do tė pėrcillet sot pėr nė banesėn e fundit mes nderimeve tė priftėrinjve e nxėnėsve franēeskanė, personaliteteve tė kulturės, artit dhe politikės.

Presidenti Topi, ngushėllime familjes Pllumi

Presidenti i Republikės, Bamir Topi, i dėrgoi sot njė mesazh ngushėllimi familjes Pllumi, si dhe Arkipeshkvit tė Mitropolisė sė Tiranės dhe Durrėsit, Imzot Rrok Mirditės pėr ndarjen nga jeta tė At Zef Pllumit.

“Me hidhėrim tė madh mėsova se At Zef Pllumi u nda nga ne. Nė kėtė ditė tė trishtuar, shembulli i kėtij burri tė shquar, i kėtij kleriku tė pėrkushtuar, martirit tė pėrvuajtur dhe shqiptarit tė kulluar, na bėn tė pėrulemi me respekt para veprės sė tij", vėren nė kėtė mesazh Presidenti, duke cilėsuar se "At Zefi i takon asaj plejade patriotėsh, tė cilėt iu kundėrvunė diktaturės sė egėr komuniste me zėrin e shpirtit, me dashurinė e Zotit dhe nė emėr tė kombit".

"Mbijetesa e tij ishte dėshmi e gjallė e ekzistencės sė Zotit. At Zef Pllumi iu kundėrvu si diktaturės, ashtu edhe armiqve tė kombit shqiptar. Ai ishte njė hero i gjallė dhe do tė mbetet i tillė nė kujtesėn historike tė Shqipėrisė, pėr tė cilėn luftoi nė emėr tė idealeve mė tė shenjta tė lirisė, pėrparimit dhe demokracisė. Pastė dritė shpirti i tij!” – pėrfundon mesazhi i Presidentit Topi.

Arb
05-10-07, 22:52
At Zef pllumi kjo eshte per ty

-Lamtumire- (Gjergj Fishta)

Lamtumire, vendet e mia
qe, po zhduken dalengadale!
Gjemon deti, ushton duhia,
lkundet barka vale mbi vale.
Kah njaj diell, qe asht tue flakue,
andej fill un tash do t'vete...
Lamtumire, atdhe i bekue!
Lamtumire, per sa t'jet jeta!

Neser nade kur mbi ne,
rrezja e diellit ka me ra,
kush e din sa uje e dhe,
mue prej teje ka me m'da!
E por n'pyetsha rete mizore,
e por n'pyetsha zogjt e detit
se per ty, moj toke arbnore,
s'ka me m'fol kush mue t'shkretit...

Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhe, tjera qytete,
Vendin tem s'kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue;
syt e mi kan me kja,
pa u gjet kush me i ngushllue.

U flefsh ne paqe At .

"Mall"

Ca pika shiu rane mbi qelq
Per ty un befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne nje qytet
Dhe ralle, shihemi sa rralle.

Edhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhi kjo vjeshte, ky mengjes
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane vec"

Ne c'enderr kemi rene kaq keq
Qe dot s'po zgjohemi valle?
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty sec ndjeva mall.

Ismail Kadare


Do me marri malli shume per ty i dashur AT

Psikologu
06-10-07, 02:31
Shkruan:

Krist Gjinaj

Suedi


Ne vitin 1997 pėr herė tė parė, ne kryeqytetin e shqiperis e takova ketė burrė , me njė trup tė vogel, me njė shendet tė dobet .
Ne kishen e Shna Nout ne Tiranė , ne njė dhomė tė varfer dhe tė vogel ku drrasat e shkallve nga druri kersitnin kur Ati ngjitej lartė dhe zbriste, aty u ulem duke biseduar thellė , gjanė e gjatė.
E brente padrejtesia qe i ishte ba popllit shqiptar , e mundonte shtypja ne Kosovė e popllit tė tij shqiptar dhe ne fytyr i verehej nji mllef i madhė sikur kur donte tė pelcasė mga vetė lekura e tij.
Qe nga biseda e shkurter mes nesh , sy me sy , krijova njė pershtypje tė madhė per ketė burrė , edhe pse me heret kishim biseduar shumė here permes telefonit .
Atė ditė biseduam dikun afer 3 orė.Isha bashkė me baben tim Pashk Gjinin .
Babi ka qenė cdo her enjeri qė i ėshtė perkushtuar idealit kombetar dhe lexonte panderpre.At Zefi mori ne dorė shumė libra dhe na i dhuroj ne e njė nder ato ishin librat e At Anton Harapit, At Ambroz Marlaskajt dhe shumė libra tė tjera.
Ishte duke i pregaditur shkrimet e At Gjon Shllakut qe ishin tė shkruara ne gjuhen frenge dhe me tha se duhet shumė kohė per keto por edhe financa sepse nuk ishin mundesit ekonomike .
Pas pak u ndamė atė ditė .
Hereva tjera do e vizitoja shpesh tė pakten njė here nė javė.
Me thoshte shpesh ;
Me pelqen puna e jote qė e ke marrė persiper veq ta dijsh se eshte rrugė e gjatė kjo.
E ndjeja veten tė vogel afer tij , shumė tė vogel.
Me tregonte pėr At Gjergj Fishten , per varrin e tij dhe pėr veprat e komunistve pas vdekjes se At Gjergjit qe kishin gropuar tė gjithė oborrin e kishes pėr tė i“a gjetur eshtrat e pėr tė iį hudh ne lum.
Nje ditė shkuam se bashku me ish ministrin e arsimit -ish te burgosurin politik Meriman Braha.
Profesori Meriman e ndjeu nje knaqesi tė veqantė dhe pas takimit me At Zefin , me thoshte thuja cdo ditė ;
-Eja te shkojmte frati , se ai ka cdo here dicka te re dhe tė vlefshme pėr tė na treguar.
Kur u botua Lahuta e Malcis joorigjinal siq duhet tė ishte, At Zefi ndjeu nje ofendim tė amdhė dhe nji prekje ne shpirt , dhe me tha :
Kultura kombtare nuk shite per lek.
Shkrimet e tij rrethė kesaj do tė i shkruante edhe ne gaeta edhe ne HYllin e Drites.
Kur u bė rrivorrimi i At Gjergj Fishtes , kur ia gjeten vetem eshtrat e dores me tė cilen e kishte shkruar Lahuten e Malcis , At Zefi i beri thittje edhe TVSH qe tė marrė pjesė ne rivorrimin e At Gjergj Fishtes por askush nuk erdhi nga TVSH.
Kur e botova romanin tim " Bijt e ksaj toke " dhe vepren me poezi " Moj Kulsheder " menjihere nga Eurorilindja vajta dhe i“a dergova At Zefit i cili e mori dhe e lexoj me nji vemendje tė madhe.
Me tha ;- Kur tė e lexoj kam met kallxue se si mu duk.
E me tė vertet i kishte pelqyer shumė kjo veper.
E kontaktova Ramadan Krasniqin nga Peja i cili punonte ne shtypshkrone dhe i trgova se At Zefi e kishte vlersuar mirė romanin tim.
U gezova pamasė.
At Zefi ma dergonte Hyllin e Drites vazhdimishtė nga Shqiperia ne Suedi.

Luigji , nji djalė qe ishte nxenes pėr franqeskan , nje ditė kur telefonova mė tha se Pater Zefi ka shkuar ne Itali pėr tu mjekur sepse ishte semurė.
Nuk vonoj dhe pas dy muajsh At Zefi bėri me mirė dhe u kthye ne Shqupri.
E telefonova dhe i urova shendet.
Nuk do tė shkoj me gjatė se kam shumė flet pėr tė shkruar, por e ndjej ne zemer nji pikllim tė madhe me rastin e vdekjes se ketij burri tė kombit i cili digjej cdo here per kombin dhe kulturen kombtare.
Do tė shkruaj shumė nė tė ardhmen pėr ketė burrė, sepse kam shumė biseda , takime e kshillime qe i kam pasur me At Zefin.

Familjes se At Zef Pllumit nga Laci u shprehi ngushllime nga thellsia e zemres .
Krenar do tė jetė kombi, familja , shkenca, letersia , histroia .
Krenar pėr ketė burrė tė palodhur dhe burrė tė qendreses.

At Zef Pllumit

Nga errsira , njė pik dritė ma lironi
qe tė marrė frymė , tė shof pak dritė
nga kafazi , me lironi te shkoj nė degė
qe tė kendoj , edhe kur tė kem vdekė.

Nga une mos grabitni , mos vjedhni
fjalen time mos ma cungoni ju
fola , flas, edhe ne dhe kam me fol
per nji Shqipni qe aq shumė e du.


Ma jepni lapsin , ma jepni nji cop leter
se kam per te shkrua , pse me ndaloni
O mish e eshtra , mi preni mi theni
e zemren time s“mund tė ma dobsoni.

Une jam pllum i mbyllun ketu ne kafaz
e driten e shof me sy , po, ne erresir
e di,- dikur do tė vjen ajo dritė si vala ne lum
prapė do tė shof drtiė, dritė me rreze shumė.

Une do tė flas , e ju pelcitni
s“jetoj me rrena as nuk shitem me lek
ditet mi moret , asgja nuk me dobsuat
veq dashurin per Shqipnin ma shumė ma forcuat.

Dheu i Shqipnis nanė i qoftė i letė.

Guri i madh
07-10-07, 03:53
Shqiptar i madh...............



vertet kishte qen shqiptar i madh njerzit si at Zef pllumi i duhen kombit shqiptar

i leht i qoft dheu i shqiperis zoti e bekoft

SoKoLi-i-Maleve
07-10-07, 08:12
Eshtrat tua te prehen te qeta ne dheun e Shqipris qe aq shum e deshte O At Zef.dhe shpirti yt pushoft ne paq dhe drite ne Amshim.Mos harro se shum na ke vorfnue.

Amina
07-10-07, 13:08
Ky shqipetare aq i madh perdore mjetet e nje intelektuali dhe verteton qe Historia eshte vertete"Ndriquese e se Vertetes".

gurabardhi
17-10-07, 23:38
Te veshtir jan kan pas ba jeten,po i mundi te gjithe!
U prefte i qete!!!