PDA

View Full Version : Shtresimet e identitetit kulturoro e kombetar shqiptar: Cka me tutje?


Pause_Print_Scroll
01-08-06, 22:23
SHTRESIMET E IDENTITETIT KULTUROR E KOMBĖTAR SHQIPTAR:
ĒKA MĖ TUTJE?
shkruar nga Prof.Dr. Milazim Krasniqi [Albanalog]

Identitetet e popujve, pavarėsisht se a definohen si vetėpėrcaktime, si diferencime nga tė tjerėt, ose si diferencime qė u bėhen nga tė tjerėt, nė fakt janė tė dhėna, tė lindura. Dėshmia mė e saktė pėr kėtė ėshtė shpallja e Krijuesit:

“O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete…( El-Huxhurat:13).

Ėshtė e qartė se identiteti fillestar ademit i dhėnė nė fill tė krijimit tė njerėzimit, ėshtė shumėzuar nė identitete tė shumta etnike, gjuhėsore e racore, me qėllim qė ato ta pasurojnė njohjen e njeriut, ta bėjnė mė tė begatshme jetėn njerėzore, e kurrsesi nė farė funksioni tė konfliktualitetit a tė unifikimeve e asimilimeve tė dhunshme.
Ndėrsa identitetet e dhėna prej Krijuesit, te popujt e ndryshėm kanė arritur ose arrijnė tė theksohen e tė funksionalizohen mė shumė a mė pak, nė faza tė ndryshme tė proceseve historike, sociale e kulturore. Shkalla e theksimit e tė funksionalizimit tė kėtyre identiteteve, duke qenė e ndryshme dhe e ndryshueshme nga rasti nė rast, e rrjedhimisht duke iu nėnshtruar njė procesi tė pandėrprerė tė lėvizjeve e tė transformimeve, nuk e konteston nė asnjė moment faktin e mėsipėrmė se janė tė dhėna, tė koduara nė vetė njerėzimin.

Pause_Print_Scroll
01-08-06, 22:24
Zhdukja e popujve- pėr shkak tė mizorive dhe degjerimeve morale

Meqė gjatė ekzistencės sė njerėzimit ka pasur shmangie tė jashtėzakonshme nga identiteti themelor i njeriut si krijesė me mision tė veēantė nė Tokė, pra edhe nga procesi i njohjes dhe i bashkėpunimit tė ndėrsjellė, ku do tė respektoheshin dallimet e dhėna ndėrmjet popujve e fiseve, kanė ndodhur edhe raste tė zhdukjes sė popujve nga faqja e dheut dhe zėvendėsimi i tyre me tė tjerė. Pėr zhdukje tė popujve tė ndryshėm ka edhe lėndė dokumentare, veēmas nė periudhat e vona tė historisė sė njerėzimit. Kėtu do tė sjellim vetėm ndonjė shembull, sa pėr ilustrim. Fjala vjen, inkėt janė njė nga shembujt. Inkėt ishin njė fis, i cili nė shekulin XV arriti tė shndėrrohej nė popull dominues nė Ande, aq sa shteti i tyre shtrihej nė njė kohė nga jugu i Ekuadorit e deri nė veri tė Kilit, duke pėrfshirė edhe Perunė e Bolivinė. Por, ky popull i fuqishėm kishte njė kult tė tmerrshėm: flijimin e njerėzve nė ditė festash, sipas disa ritualeve makabre. Dhe u bė si u bė, inkėt u zhdukėn si popull, nė vorbullat e pushtimeve spanjolle qė pasuan.

Njė popull tjetėr qė pati shkaktuar tėrmet nė lėvizjet demografike e politike nė Europė e nė Azi, ishin avarėt. Avarėt kishin prejardhje mongole, dhe jetonin nė njė territor tė gjerė, qė nga Bajkali e deri nė Kinėn Veriore. Pastaj u shpėrngulėn dhe ia mėsyen Europės, ku mposhtėn bullgarėt, hunėt dhe fiset sllave e madje rrezikuan edhe Bizantin. Por, pas atyre valėve tė shpėnguljeve e tė ekspeditave pushtuese, pasoi rėnia dhe madje zhdukja e tyre. Edhe avarėt kanė mbetur nė kujtesėn historike pėr prirjen e tyre qė tė bėnin mizori dhe pabesi tė pashembullta, gjė qė ėshtė me domethėnie tė madhe nė kontekst tė epilogut tė tyre.

Kėto janė raste tė historisė mė tė re, ndėrsa pėr zhdukje popujsh na ka dhėnė dėshmi edhe Kur’ani, ku pėrmendet zhdukja e popullit tė Adit e Themudit, pėr shkak tė degjenerimeve qė lindėn nė mesin e tyre.

Ka edhe raste kur ndonjė popull ose disa popuj, nuk janė pėrfshirė nga zhdukja e plotė, por janė pėrfshirė nga tjetėrsimi i identitetit tė tyre etnik. Rasti mė i afėrt pėr ne mund tė jetė ai i popullit bullgar. Bullgarėt kishin prejardhje turko-tatare. Ky popull arriti tė bėjė disa pushtime, po duke qenė mė i pakėt nė numėr, hyri nė njė proces asimilimi dhe u transformua nė popull sllavė.

Njė realitet tjetėr jetėsor e historik ėshtė ai i fateve tė popujve qė as janė zhdukur plotėsisht, as janė asimiluar plotėsisht, por qė historia e tyre ėshtė e mbuluar nga amnezione tė mėdha nė periudha tė gjata historike, ashtu qė pėr fazat e hershme tė jetės sė tyre, nuk kanė kujtesė historike, ose e kanė tė mjegullt, tė ngatėrruar me mite e me legjendat e prodhuara sipas klisheve ideologjike tė kohėve mė tė reja. Njė rast drastik nga pikėpamja logjike, ėshtė ai i popullit sllavomaqedonas.
Gjithė bota e di se ky popull me identiteti tė formėsuar pas Luftės sė Dytė Botėrore, ka prejardhje sllave dhe do tė ketė ardhur me valėt e invadimeve sllave nė Gadishullin Ilirik nė shekujt VII e kėndej. Mirėpo, nė librat e historisė dhe nė gjithė propagandėn kombėtare, sllavomaqedonasit kanė ngritur pretendimin se janė pasardhės direkt tė maqedonasve antikė. Kėshtu, njė ideologji e re kombėtare, nė kėtė rast sllavomaqedonase, ėshtė ndėrtuar mbi falsifikime drastike tė fakteve historike dhe manifeston kokėfortėsi iracionale nė mbrojtje tė njė idnetiteti nacional tė rrejshėm, vetėm e vetėm qė tė justifikohet me anė tė tij hegjemonia mbi njė popull tjetėr brenda tė njėjtit shtet.

Pause_Print_Scroll
01-08-06, 22:24
Lehtėsia e konvertimit tė sotėm tė shqiptarėve ka burim tė hershėm

Sa u pėrket shqiptarėve, tashmė ėshtė njė standard tė thuhet se populli shqiptar ėshtė njėri nga popujt mė tė vjetėr tė Gadishullit Ilirik dhe tė Europės dhe kjo ėshtė normuar edhe nė librat e historisė. Dhe ėshtė e padyshimtė qė populli shqiptar ka njė identitet tė vetin nė aspektin e gjuhės, tė territorialitetit dhe tė etnopsikologjisė, marrė nė kuptim tė gjerė. Por, duke qenė njė popull i lashtė, pa dyshim ka edhe vėshtirėsi tė mėdha pėr dokumentimin me fakte konkrete materiale tė periudhave tė hershme tė ekzistencės sė vet. Qė nga dėshmitė e Herodotit 1 pėr alfabetin e pellazgėve, tė cilin e huazuan helenėt e deri te dėshmitė e Brokardit 2 pėr alfabetin latin nė librat shqipe, janė fragmente dėshmish tė palidhura, tė tėrthorta e tė cilat nuk arrijnė ta krijojnė njė pamje tė plotė tė ekzistencės dhe tė transformimeve pellazgo-iliro-shqiptare.

Sot, kur shihet nė mėnyrė retroaktive ajo histori e shqiptarėve, megjithėse ende e paplotė, mund tė hetohen disa shtresime tė identitetit kulturor e kombėtar shqiptar, qė kanė ardhur si rezultat i fateve dramatike, tė pėrpjekjeve pėr mbijetesė e pėr zhvillim brenda njė identiteti kulturor e kombėtar tė veēantė, nė statusin e tė qenit popull i pushtuar gjatė dy mijėvjeēarėve.
Rrjedhimisht, shumica e fakteve tė ditura dėshmojnė se shtresimet e identitetit kulturor e kombėtar shqiptar, mė shumė janė pasoja tė gjendjeve tė pushtimeve tė gjata se sa tė zhvillimit normal. Kjo do tė thotė se shumė herė ėshtė fjala pėr imponime tė vlerave nga jashtė, mė shumė me dhunė e mė pak si rezultat i njė procesi normal kontaktesh ndėrmjet popujsh e kulturash qė formėsohen nė vijimėsi tė ekzistecės e tė zhvillimit historik. Rrjedhimisht, ato shtresime identitetesh, nė shumė raste janė tė paharmonizuara njėra me tjetrėn, madje edhe tė konfrontuara, ashtu sikundėr ka qenė edhe gjeneza e tyre. Ndoshta nė kėtė kontekst edhe ėshtė rasti tė mendohet pėr njė ēast pėr atė lehtėsi me tė cilėn shqiptari i dikurshėm po edhe ky i sotmi ėshtė kovertuar e konverohet nė identitete tė tjera gjuhėsore, fetare, kulturore e kombėtare, si bizantinė, sllavė, turq, arabė, grekė, italianė e madje edhe nė ashkali e nė rusė, ku kėto entitetet e fundit janė edhe si raste tė shėmtuara tė kėsaj prirjeje nė ditėt tona nė Kosovė, e qė arsyetohen me ndonjė lehtėsim ose pėrfitim administrativ e material nė shtetet tė tjera. Duket se nė rastet e sotme tė konvertimeve tė tilla, kaq tė panatyrshme, aktivizohet ndonjė shtresė e atyre identiteteve tė dikurshme, tė lėkundura nė themele, (shtresat pellazge/ ilire, romane, bizantine, ose atyre tė konfrontuara( kastriotik/otoman, nacionalist/komunist), gjė qė e bėn konvertimin mė tė pėrballueshėm nė ndėrgjegjen e bartėsve tė kėtyre dukurive. Sa na ėshtė e njohur, nė kėtė kohė nuk ka raste tė tjera nė Europė, qė njė komb tė manifestojė prirje tė konvertimit tė lehtė tė identitetit administrativ si shqiptarėt. Probleme tė mėdha nė periudhėn e tranzicionit postkomunist kanė pasur edhe kombet e tjera ballkanike( kroatėt, boshjakėt, sllavomaqedonasit, serbėt, bullgarėt, rumunėt), po edhe kombet e tjera qė kanė jetuar nė orbitėn sovjetike, dhe ende kalojnė nėpėr njė proces tė rėndė ēmoralizimi tė shoqėrive tė tyre. Bie fjala, kontigjentet e prostitutave nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria e Rusia, janė tabloja tragjike e atij ēmoralizimi dhe degradimi. Por, prirje tė theksuar pėr konvertim tė idnetitetit kombėtar nuk kanė manifestuar. Pėrkundrazi, shumica e kėtyre kombeve, nė kėtė periudhė janė shquar pėr modifikimin e doktrinave tradicionale nacionaliste dhe funksionalizmin e tyre nė realitetet e reja gjeopolitike. Kėtij sindromi nuk i kanė shpėtuar as dy kombet ballkanike me identitetet mė tė brishta kombėtare, boshnjakėt dhe sllavomaqedonasit. Ndėrsa, shqiptarėt kanė adoptuar si orientime dominuese ideologjitė kozmopolite, tė cilat edhe konvertimin e bėjnė moralisht mė tė justifikueshėm.

Pause_Print_Scroll
01-08-06, 22:25
Asnjė shqiptar i sotėm nuk krenohet se ka tradite ilirie

Sot nė identitetin kulturor dhe kombėtar tė shqiptarėve, si njėfarė vetėpėrcaktimi nė nivele tė definimit tė prejardhjes, ėshtė e injektuar njė dozė e identitetit antik ilir. Kjo shtresė identiteti antik mė shumė ėshtė marrė si mitologji, e mė pak si argument historik, pėr shkak se historia ilire shfaqet e fragmentuar, e fshirė nė kapitujt e saj kryesorė. Nė nivelin e kulturės materiale, vėrtet kanė mbetur trashėgimi objekte tė shumta arkeologjike, me tė cilat arkeologėt bėjnė pėrpjekje tė rikonstruktojnė periudha dhe ngjarje tė ndryshme. Fatkeqėsisht, ende nuk ėshtė gjetur askund sė paku njė fjali e shkruar ilirisht, e cila do tė ishte njėfarė ēelėsi pėr lidhjet ndėrmjet ilirishtes antike e shqipes. Argumenti mė i fortė qė pėrdoret pėr argumentimin e lidhjeve gjuhėsore tė ilirishtes me shqipen, janė toponimet e disa qyteteve si Skupi, Skodra, Naisus, tė cilat edhe pse janė ndryshuar nė ndonjė element tingullor, prapė kanė ruajtur natyrėn me rastin e transformimit nga ilirishtja nė shqipe.3

Por, fragmente e argumenteve tė gjetura, nuk e mposhtin faktin se shtresa e identitetit antik ilir te shqiptarėt e sotėm, ėshtė nė shumė vende e mbuluar nga harresa.

Ajo qė ėshtė edhe mė e dukshme, kjo shtresė e identitetit ėshtė pasive, dhe funksionon kryesisht nė tematikat letrare dhe nė debatet historike. Pra, kjo shtresė e identitetit nuk tregon sot fuqi qė tė regjenerohet, nuk prodhon energji nė kontekstin e vetėpėrcaktimit tonė kulturor e kombėtar. Fjala vjen, asnjė ngjarje e Ilirisė antike, qoftė kulturore, qoftė historike, nuk shėnohet sot nga shqiptarėt, me ēka do tė mbahej e gjallė tradita. Poashtu, asnjė figurė historike ilire nuk ka gjetur identifikim nė politikė. Shqiptarėve tė sotėm as qė u shkon ndėrmend ta aktivizojnė modelin e ekspeditave pushtuese tė Pirros, veēse e kanė temė mė tė shpeshtė humbjen e luftėrave tė Teutės, humbjen fatale tė mbretit Gent, humbjen e Batos sė desidiatėve, tradhtinė e Demeter Farit, tradhtinė e Batos sė breukėve, etj. Ėshtė e qartė se kėto kanė njė pėrsėritshmeri tė habitshme nė historinė e re tė shqiptarėve, por kjo ėshtė njė traditė negative dhe si e atillė nuk ka fuqi tė participojė mė aktivisht nė identitetin shqiptar.

Mbetet qė pika kulmore e afirmimit tė kėsaj shtrese tė identitetit antik ilir ėshtė arritur me pėrdorimin si argument politik tė identitetit ilir, bile mė shumė tė atij pellazg, nga ideologėt e Rilindjes Kombėtare Shqiptare, tė cilėt nė memorandumet qė u dėrgonin Fuqive tė Mėdha, dhe nė studimet historike, argumentonin lashtėsinė pellazge e ilire tė shqiptarėve.4

Nė letėrsi dhe nė pikturė ende sot pėrdoret si tematikė mitologjia ilire, dhe thėrmiat e njohura tė historisė sė saj.5 Por, ky tematizim megjithatė ka mbetur shumė i kufizuar dhe nuk ka prodhon ndonjė element tė fuqishėm tė identitetit kulturor. Asnjė shqiptar i sotėm nuk krenohet se ka traditė ilire.

Bile, sot kur kombi shqiptar ėshtė kombi mė i varfėr i kontinentit, ka raste kur pėrmendja e tė qenit populli mė i vjetėr i gadishullit e i kontinentit, tingėllon si alibi e rreme pėr gjendjen e tashme. Regjinal Hiberti e ka goditur saktė kėtė gjendje kur ka thėnė se “ shqiptarėt janė njė nga popujt mė tė vjetėr tė Europės, por vendi i tyre ėshtė njė nga shtetet mė tė reja tė Europės. Tė jesh kaq i vjetėr dhe njėkohėsisht kaq i ri, ėshtė njėfarė fati i keq”.6

Kur tė plotėsohet tabloja e dhėnė nga Hiberti, me faktin se mė shumė se gjysma e kombit shqiptar as qė ėshtė pėrfshirė brenda shtetit shqiptar qė ėshtė ndėrkombėtarisht i njohur, veēse ka mbetur nėn sundime e administrime tė huaja, (Ēamėria, Kosova, Lugina e Preshevės, Maqedonia, Kraja e Ulqini), ėshtė e qartė se sa ters ėshtė ky fat dhe sa pak zė vend nė realitetin e hidhur, argumentimi me identiteti antik ilir a pellazg.

Zhdukja fizike nė periudhėn e sundimit serb

Amnezioni ilir apo alban/shqiptar ka qenė edhe mė i rėndė nė periudhėn e gjatė tė pushtimeve bizantine, e cila pasoi pacifikimin ilir tė arritur nė pėrmasa tė mėdha nga Perandoria Romake. Po ai Reginald Hibert qė cituam mė herėt, thotė pėr Shqipėrinė se “Lidhja e gjatė me Kostandinopojėn nuk e la tė krijonte identitet politik”.7 Por, nuk ėshtė se mbeti vetėm pa identitet politik po nė atė periudhė shqiptarėt mbetėn edhe pa identitet kulturor. E tėra qė vjen si trashėgimi kulturore dhe qytetėruese nga ajo periudhė, veē shqiponjės me dy krerė nė flamurin kombėtar, vjen nė formė emrash tė disa perandorėve bizantinė me origjinė ilire, prej themeluesit tė Kostandinopojės, Kostandinit tė Madh e deri te Justiniani. Por, njė prejardhje etnike nuk ėshtė e mjaftueshme, pėr t’i bėrė kėto figura elementė tė identitetit shqiptar 8. Dhe nė pėrgjithėsi, qytetėrimi bizantin, me luftėra tė pėrgjakshme pėr pushtet, nga mė mizoret qė mund tė imagjinohen, me luftėra tė egra sektare ndėrmjet arianizmit e monofizizmit, me psikozat e mitingjeve dhe tė hipodromeve, ku ekspozoheshin gjymtyrėt e tė masakruarve 9, pėr shqiptarėt me formim nė shtratin e qytetėrimit perėndimor dhe pėr ata tė besimit islam, nuk paraqet njė mostėr qė motivon tė ndiqet. Si pėr kumt, bash ata qė u shpallėn trashėgimtarė tė qytetėrimit bizantin, rusėt, serbėt dhe grekėt, janė armiqtė historikė tė shqiptarėve dhe kryesit e mizorive mė tė llahtarshme kundėr shqiptarėve. Egėrsia serbe, e shartuar mbi mizoritė bizantine, ka bėrė gjenocid mbi shqiptarėt nė shekujt XI- XIV, aq sa e ka sjellė para zhdukjes fizike popullin shqiptar. Kjo ėshtė periudha e sllavizimit me dhunė tė shqiptarėve dhe tė toponimeve nė hapėsirat shqiptare, e qė edhe sot nuk janė ērrėnjosur plotėsisht. Noam Malkolm konstaton se “Duke marrė para sysh mbisundimin e serbėve ortodoksė, si edhe tė gjuihės serbe nė Kosovėn mesjetare, ka arsye tė mendohet se rrjedhas e ėprgjithshme e asimilimit ka qenė nė favorin e serbėve, me dias adallime tė vogla. Konkluzioni kryesor duhet tė jetė se, a marrė para sysh se nė ē’shkallė ka qenė asimilimi, ai ėhstyė bėrė: shumė veta tė cilėt iu nėnshtruan kėtij procesi, duhet tė kenė lėnė gjuhėn e tyre shqipe dhe janė bėrė serbė”. 10

Kjo ėshtė periudha kur edhe kishat bizantine uzurpohen nga kisha serbe dhe shpallet trashėgimia dhe pronėsia ekskluzivisht serbe mbi to, edhe pse shumica e shqiptarėve tė Kosovės sė sotme dhe tė viseve lindore shqiptare, aderonin nė fenė ortodokse Kjo ėshtė periudha kur aplikohet “Zakonik cara Dushana” sipas tė cilit shqiptarėt gjymtoheshin, nė rast se nuk e pranonin ortodoksinė serbe: “Nėqoftėse ndonjė heretik kapet duke jetuar ndėr tė krishterėt, le tė dėmkoset nė fytyrė dhe le tė dėbohet”. 11
Pra, nė kėto periudha tė gjata tė pushtimeve bizantine e serbe, as qė mund tė bėhet fjalė pėr zhvillimin e identitetit shqiptar, po vetėm pėr njė proces tė zhdukjes fizike dhe kulturore tė shqiptarėve pėrkatėsisht tė mbijetesės kritike. Dihet se nė periudhėn para Betejės sė Kosovės tė vitit 1389, pjesėn mė tė madhe tė Kosovės e sundonte Vuk Brankoviqi, ndėrsa pjesėn lindore tė saj, me minierat e njohura tė Novobėrdės, i sundonte Llazar Hrebelanoviqi.12 Ėshtė shqetėsues fatki qė tėrė ky realitet i gjendjes sė pushtimit tė Kosovės dhe tė viseve tė tjera shqiptare nga serbėt, dhe rpocesi i zhdukjes sė tyre fizike nga serbėt, para ardhjes sė osmanėve, margjinalizohet ose edhe fshehet nga historiografia shqiptare

Pause_Print_Scroll
01-08-06, 22:26
Sami Frashėri - simbol i identitetit tė dyfishtė

Proces i zhdukjes fizike tė shqiptarėve nga ana e Perandorisė serbe dhe i asimilimit kulturor nga Perandoria e Bizantit, u ngadalėsua dhe mė tutje pothuajse u ndėrpre, pas fitores sė Perandorisė Osmane kundėr serbėve dhe mė tutje kundėr Perandorisė Bizantine.

Zėvendėsimi i pushtuesve tė egėr, serbė e bizantinė, tė cilėt kishin pėr qėllim shfarosjen fizike tė shqiptarėve dhe fshirjen e gjurmėve tė tyre kulturore, me njė pushtues tė butė, i cili sillte edhe mesazhin hyjnor tė Islamit, ishte fillimi i njė fati tė ri historik, kur fillon e krijohet njė shtresė e re e identitetit kulturor e kombėtar tė shqiptarėve. Prej kėsaj kohe ka njė profilizim tė ri, mė tutje edhe njė qėndrueshmėri identiteti kombėtar shqiptar.

Sot, mund tė flitet pėr njė shtresė tė identitetit shqiptarė nga periudha otomane. Kolosi i dijes, Sami Frashėri, ėshtė nė tė njėtėn kohė refermator i kulturės turke dhe ideolog i ēėshtjes shqiptare. Ai ėshtė nė tė njėtėn kohė shkrimtar turk dhe shkrimtar shqiptar. Sami Frashėri ėshtė simbol i njė simbioze kulturore turko-shqiptare, tė bazuar nė shtratin e qytetėrimit islam.

Kjo traditė pesėshekullore, ka mbetur nė disa aspekte edhe pas largimit tė Turqisė nga gadishulli Ilirik nė vitin 1912. Madje, nė disa qytete tė mėdha shqiptare si Shkupi, Prishtina e Prizreni, e folmja turqisht ka mbetur pėr decenie tė tėra si gjuhė e familjes, edhe te shtresa qytetare shqiptare. Sot kjo traditė ėshtė nė tė perėnduar, por ama vetėm pas gati njė shekull tė largimit tė Turqisė.

Pėrderisa breda vetė popullit shqiptar kjo gjė ėshtė pėrjetuar si krejt legjitime dhe jokonfliktuale, ajo ėshtė keqpėrdorur nga armiqtė e shqiptarėve. Fjala vjen, nė rrokullimėn e luftėrave ballkanike, Mali i Zi nė vitin 1913, pati ndėrmarrė njė projekt pėr konvertimin me dhunė tė shqiptarėve muslimanė tė Rrafshit tė Dukagjinit nė ortodoksė. Ky projekt u kthye nė njė gjenocid kundėr popullsisė shqiptare. Ndėrsa, nė rrokullimėn e Luftės sė Dytė Botyėrore, ideologjia fashiste zervase, e ka pėrligjur gjenocidin kundėr shqiptarėve, nė Ēamėri, duke i trajtuar si turq qė duheshin dėbuar nga toka greke.

Mė duket indikative e dhėna se shpėrnguljet e mėdha shqiptare nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare tė mbetura nėn pushtimet sllave, nė vitet 1912- 1955, kanė qenė tė drejtuara pėr nė Turqi. Kjo sigurisht ka qenė si rezultat i politikave koniukturale tė qeverive serbo-jugosllave e turke, (Konventa e nėnshkruar nga Stojadinoviqi e Ataturku nė vitin 1937 dhe Marrėveshja Xhentėllmene ndėrmjet Titos e Kyprillisė e vitit 1953.) Por, kjo politikė koniukturale, nga pikėpamja turke dhe e shqiptarėve qė dėboheshin nga atdjheu i tyre, ishte e bazuar edhe nė prirjet qė pulsonin nė vetė realitetin jetėsor, qė ishte formėsuar si afri e ndėrsjellė nėpėr shekuj, nga prezenca dhe nga ndikimi i Turqisė mbi identitetin e popullit shqiptar.

Ridefinimi i identitetit kombėtar: drejt panamerikanizmit shqiptar?

Pas ardhjes nė krizė tė doktrinės dhe tė praktikės sė socializmit jugosllav, e cila identitetin kulturor dhe kombėtar shqiptar e mbante nėn trysninė e fuqishme tė sllavizmit tė ambalazhuar si kozmopolitizėm, filloi njė fazė e re e rifedinimit tė identitetit kombėtar tė shqiptarėve nė Kosovė dhe nė viset e tjera tė pushtuara nga sllavėt.

Nuk ėshtė pa interes tė pėrmendet se pas dyzet vjetėve, kur filloi njė valė e re e shpėrnguljeve masive tė shqiptarėve nga Kosova, ( nė vitet 1994-1999), ajo u drejtua pėr nė shtetet europerėndimore, e aspak drejt Turqisė. Kjo pėr arsye se lidhjet me Turqinė qenė shkėputur, ndėrsa me Europėn Perėndimore qenė intensifikuar. Mė duket se kjo prirje e re e shkuarjes drejt shteteve europianoperėndimore, ka tė bėjė edhe me zbehjen e dukshme tė identitetit islam tė shqiptarėve, nė deceniet e jetės nėn socializėm dhe me forcimin e njė shtrese europiano-perėndimore tė identitetit kombėtar. Partia e parė politike jokomuniste e krijuar nė Kosovė, Lidhja Demokratike e Kosovės, (1989) u shqua pėr njė orientim tė theksuar propagandistik europiano-perėndimor, i cili u shndėrra nė diskurs dominues edhe nė opozitėn qė lindi nė Shqipėri njė vit mė vonė.

Kėto zhvillime ideologjike, politike dhe mė tutje ushtarake, nė rastin e luftės nė Kosovė (1998-1999) dhe nė Maqedoni (2001), qenė me ndikim edhe nė identitetin shqiptar nė pėrgjithėsi, te tė cilėt nė kėtė periudhė ka triumfuar botėkuptimi pėr identitet perėndimor, pėr ēka edhe i kanė shpallur aspiratat e tyre pėr integrimet e plota euroatlantike. Roli kryesor i Shteteve tė Bashkuara nė vitin 1999, nė ndėrprerjen e spastrimit etnik dhe tė gjenocidit kundėr shqiptarėve tė Kosoėvs, ėshtė momenti kyē, i cili prodhon kėtė ndjeshmėri proamerikane. Nė luftėn e fundit amerikane kundėr Irakut, elitat politike shqiptare, nė Shqipėri dhe nė Kosovė, shpalosėn solidaritetin dhe madje pjesėmarrjen nė koalizionin ndėrkombėtar tė udhėhequr nga Shetet e Bashkuara tė Amerikės, me ēka kanė forcuar idenė e re, qė mbase mund tė emėrtohet si panamerikanizėm shqiptar.13. Ky sindrom panemarikanizmi, nė fakt ėshtė shtresa e tashme dominuese e identitetit tė proklamuar politik shqiptar.14 Sa ėshtė kjo gjendje emocionale rezultat i zhvillimit normal dhe i aspiratave normale, e sa i ngjarjeve tė imponuara, do tė shihet nė tė ardhmen, nga shkalla e integrimit. Ajo qė shihet sot pėr sot, ėshtė se potencialet pėr kėtė proces nuk shquhen pėr mobilitet tė madh. Mbetja e Kosovės pa status politik dhe tė qenit e Shqipėrisė si shteti i fundit nė listėn e shteteve europiane qė planifikohen tė pranohen nė Bashkimin Europian, ėshtė njė indikator i joqėndrueshmėrisė sė kėtij ekzaltimi tė proklamuar. Elementėt bllokues tė energjive tė kombit shqiptar, ende nuk janė identifikuar nė mėnyrė korrekte.

Amnestohen tė gjithė pushtuesit, pėrveē Turqisė

Sado qė shtresa e identitetit otoman ndėr shqiptarė tashmė rezulton e zbehur, mė duket se ende bėhen pėrpjekje qė ajo tė fshehet e tė mohohet krejtėsisht, pėrkatėsisht tė mbulohet nga amnezioni i plotė. Dhe kjo bėhet pėr dy arsye: e para, mendohet se duke i prerė rrėnjėt e lidhjeve tė gjata shqiptaro-turke, mund tė dobėsohet dhe eventualisht tė mposhtet Islami ndėr shqiptarė. Nxjerrja nė epiqendėr si identitet kombėtar dhe kulturor vetėm e njė shtrese tė identitetit krishterė tė shqiptarėve, qė ambalazhohet si “pėrkatėsi civilizimit europian”, bėhet pėr kėtė shkak. Madje edhe njė ngjarje si Beteja e Kosovės e vitit 1389, paketohet si gjoja luftė luftė pėr ruajtjen e lirisė sė popujve ballkanikė, pra edhe tė lirisė e tė pavarėsisė sė shqiptarėve. Ndėrsa mė herėt u konstatua se cila ishte gjendja e shqiptarėve nėn Perandorinė Serbe, para se ajo tė shkėrmoqej nga ardhja e osmanėve. Mė duket se fshehja e fakteve kaq tė fuqishme, pėrveē qė ka pėr qėllim zbutjen e qėndrimit antisllav dhe antiortodoks tė shqiptarėve, veēmas ka pėr qėllim mbajtjen e akuzės pėr Islamin si gjoja pengues tė lulėzimit tė shqiptarėve.

Edhe lufta e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, nė shumė aspekte tė saj, ėshtė e mbėshtjellė me mitologji, me funksion tė njėjtė ideologjik, pra pėr mbjelljen nė ndėrgjegje tė shqiptarėve tė ideologjisė, sipas tė cilės identiteti i tyre i vetėm ėshtė ai krishterė.

E dyta, nė periudhėn e vet tė fundit, Perandoria Osmane, nuk kishte mbetur as hija e njė shteti qė rrezatonte kulturė, qytetėrim e vlera tė mėdha pėr njerėzimin. Ajo ishte pėrfshirė nga korrupsioni, nga injoranca dhe nga mipoia politike. Turqia e fundit tė shekullit XIX dhe e decenies sė parė tė shekullit XX, faktikisht ishte bėrė protektorat i disa shteteve perėndimore, veēmas Rusisė, e cila kishte marrė tė drejtat e pėrkujdesjes pėr ortodoksėt dhe tė Austrohungarisė e cila kishte fituar tė drejtat e protektoratit mbi katolikėt e Ballkanit. Egėrsia e ekspeditave pacifikuese xhonturke kundėr shqiptarėve kryengritės nė vitet 1910 1912, u shndėrrua nė armiqėsi pėr gjeneratat qė e themeluan shtetin shqiptar nė vitin dhe la vrragė tė thella nė kujtesėn e njerėzve. Prej andej u bart edhe nė arsim e nė kulturė, duke gjeneruar pėr decenie tė tėra armiqėsi kundėr Turqisė dhe veēmas kundėr Islamit, e duke i mohuar tė gjitha anėt e mira qė kishte sjellė pėr shqiptarėt ajo bashkėjetesė e gjatė nė Perėndorinė Otomane.
Sindromi antiturk ushqehet vazhdimisht nga propaganda e ashpėr, e injektiuar qė nga programet shkollore e deri te komentet politike. Rrjedhimisht, nė njė pjesė tė madhe tė popullsisė, shfaqen hutesa e bllokime tė energjive, nga frika se pėrgjigjja nė kėto mostra, do tė shkaktonte rritje tė konfliktualitetit brendakombėtar.
Shqiptarėt tashmė i kanė harruar, ose sė paku shtiren se i kanė harruar vuajtjet qė u janė shkaktuar nga dy pushtime italiane, nga pushtimi nazist gjerman, nga gjenocidi grek nė Ēamėri, e ka shenja se po relativizohen edhe hidhėrimet pėr gjenocidin e fundit serb nė Kosovė. Mbajtja e paragjykimit pėr Turqinė si pushtues, kur janė amnestuar pushtuesit mė tė egėr, nuk ka si tė shpjegohet ndryshe, veēse nė kontekstin e njė strategjie antiislame, si ndėr vetė shqiptarėt, qė duan tė mbajnė idenė se identitetit i tyre kombėtar ėshtė vetėm i krishterė, si nga tė huajt, qė e stimulojnė kėtė ideologji. Por, kjo prirje po e shkakton blllokimin e energjive, ēoroditjen e dialogut tė brendshėm dhe gjymtimin e identitetit shqiptar.

Pause_Print_Scroll
01-08-06, 22:26
Ēka mė tutje?

E para, ėshtė i domosdoshėm rishkrimi kritik i historisė sė shqiptarėve, duke e dekontaminuar atė plotėsisht nga mitologjtė romantike iliro-pellazge dhe nga ideologjitė

agresive antiislame. Vėrtet, pėrfytyrimet romantike pėr njė popull madhėshtor nė antikė, pėrplasen sot pėr njė realitet tė hidhur, sikundėr qė pėrfytyrimet pėr muslimanėt shqiptarė si antieuropianė potencialė apo tė fshehtė, nuk kanė asnjė qėndrueshmėri logjike. Poashtu edhe periudhat e pushtimit tė gjatė bizantin, e pushtimeve shkatėrrimtare mesjetare serbe, e luftėrave tė Gjergj Kastriotit, e integrimit nė Perandorinė Otomane dhe e komunizmit shqiptar, kėrkojnė interpretime tė reja shkencore, duke identifikuar pasojat dhe rezultatet pėr identitetin shqiptar. Nė njė interpretitm kritik tė hisorisė kombėtare, duhet tė pėrfshihen tė gjitha shtresat e identitetet, ashtu qė tė krijohet njė pamje e plotė dhe koherente, pa konfliktualitet tė mbarsur ideologjik. Fjala vjen, krahas identitetit kastriotik dhe prodhimit tė tij nė historinė dhe nė kulturėn kombėtare, duhet tė pranohet edhe ajo shtresė e identitetit kulturor me prejardhje otomane, e cila nė fakt u bė tharmi i ideologjisė kombėtare tė shqiptarėve.

E dyta, ka ardhur koha tė mos injorohet identiteti aktual fetar i shqiptarėve, ashtu si ėshtė ai nė realitetin jetėsor. As nė kėtė nivel nuk ka nevojė tė konfrontohet asgjė, dhe as tė imponohet asgjė. Duhet hequr etiketa qė Islami na qenkėsh fe antieuropane dhe antiperėndimore, kur dihet se trualli i tė tri feve monoteiste ėshtė i njėjti dhe vetė Shpallja Hyjnore ėshtė unike. Rrjedhimisht, edhe Islami i shqiptarėve duhet tė pranohet ashtu si ėshtė nė tė vėrtetė: pėrqafim i Shpalljes Hyjnore15, e cila askujt nuk i imponohet me dhunė, por e cila vėrtet nuk mund tė mposhtet nga asnjė ideologji dhe nga asnjė luftė qė i bėhet. Nė pajtim me kėtė, duhet tė pranohet kontributi i dhėnė nga shqiptarėt muslimanė nė krijimin dhe zhvillimin e identitetit shqiptar dhe nė zhvillimin e gjithmbarshėm shqiptar nė kėta shtatė shekujt e fundit, qė nga shpėtimi nga asimilimi sllavė e bizantin nė Mesjetė e deri te krijimi i shtetit shqiptar dhe i ridimensionimee mė te reja gjeopolitike tė kombit shqiptar nė hapėsirat ballkanike.

E treta, nė procesin e globalizmit, kultura dhe kombi shqiptar duhet tė vėnė nė pėrdorim gjithė spektrin e vlerave qė disponojnė, pra edhe vlerat dhe identitetin islam, nė mėnyrė qė nė integrime tė jemi partner i pashfytyruar dhe ashtu tė kontribuojmė mė shumė nė njohjen e ndrsjellė dhe nė zhvillimin pozzitiv tė bashkėsisė njerėzore. Tė qenėt nė njė pozicion gjeografik dhe qytetėrues tė urės lidhėse ndėrmjet Perėndimit e Lindjes, do tė duhej tė shndėrrohej nė njė favor pėr kombin shqiptar nė proceset e ardhshme tė integrimeve glolabe. Hezitimi sa u takon lidhjeve e bashkėpunimit me Turqinė dhe me botėn islame, duhet tė tejkalohet, sepse me to bashkėpunojnė tė gjitha kombet e tjera, duke pėrfshirė edhe amerikanėt, tė cilėt edhe kur sulmojnė njė shtet arab, si Irakun, atė sulm dhe invadim e bėjnė nga trualli i disa shteteve arabe, si Katari e Kuvajti. Rrjedhimisht, mbajtja e paragjykimeve dhe e “fajėsisė historike” pėr pėrkatėsinė islame tė njė numri tė madh tė shqiptarėve, nuk kanė asnjė mbėshtetje logjike. Thjesht janė komplekse tė imponuara nga armiqtė e shqiptarėve, tė cilėt kėtij kombi i kanė imponuar edhe njė ekuilibrim artificial tė identitetit shqiptar, duke e shtypur shtresėn e identitetit islam. Vetėm ekuilibrimi i vėrtetė i shtresimeve tė identitettit tonė, do tė na nxirrte nga vorbulli i falsifikimeve tė pėrfytyrimeve dhe tė realiteteve kombėtare, me ēka do tė qetėsohej ndėrgjegja e shumicės sė njerėzve shqiptarė. Ashtu do tė fitohej mobiliteti i kombit nė rrugėn e pėrparimit e tė emancipimit, ēka nėnkupton edhe ndihmėn e pakursyer tė Krijuesit, nė rast se veprohet nė rrugė tė drejtė.

Pėrfundimisht, ky do tė ishte stabilizim nė njė identitet natyral, pas sa e sa shekujve tė humbjes nė vorbullat e amnezioneve tė mėdha, sikundėr ishin proceset e mėdha asimiluese: romanizimi, greqizimi, sllavizimi, e turqizimi, e sikundėr ndodh sot, konvertimi nė grekė, nė italianė e madje edhe nė ashkali e nė rusė. Pikėrisht kėto ndikime tė forta shfytyruese mbi identitetin kulturor e kombėtar, e veēmas atė fetar, si boshti kurrizor i harmonisė dhe i stabilitetit individual dhe kolektiv, e kanė katandisur kombin shqiptar nė mė tė varfėrin dhe gati mė tė parėndėsishmin e kontinentit europian, tė njohur pėr lėkundje ideologjike dhe shpėrndėrrime tė rrezikshme tė kėrkesave sociale dhe politike 16, si edhe pėr relativizime tragjike tė projekteve politike e kombėtare17.

Po se a kemi nxjerrė mėsime tė dobishme nga pėrvojat e hidhura tė dy mijėvjeēarėve tė shkuar, ende nuk shihet qartė. Nė fakt, nėse nuk veprohet sipas strategjisė qė u skicua mė lart, duhet tė konstatoj me keqardhje se do tė vazhdojė katandisja e kombit tonė, si pasojė e brishtėsisė sė identitetit, e konfrontimit tė shtresave tė ndryshme tė kėtij identiteti dhe e rritjes sė presionit shkombėtarizues tė proceseve integruese globale. Ta zėmė, gjuha shqipe, e cila mbahet si argumenti mė i fuqishėm i identitetit kulturor e kombėtar tė ne shqiptarėve, nė tė ardhmen mund tė margjinalizohet edhe nga vetė shqiptarėt, tė cilėt nėn presionin e integrimit, do tė parapėlqejnė tė flasin e tė shkruajnė nė gjuhė tė tjera, anglisht, italisht, greqisht, ashtu siē kanė bėrė edhe paraardhėsit tanė, qė identitetin e vet gjuhėsor e kanė shfytyruar, duke parapėlqyer ose duke pranuar imponimin e latinishtes, greqishtes, sllavishtes a turqishtes.

Procesi shfytyrues nė tė kaluarėn ka qenė disi mė i ngadaltė, edhe pėr shkak se pushtuesit kanė ardhur nė territoret shqiptare dhe e kanė imponuar me aparat shteti njė gjendje pushtimi, ndaj sė cilės ėshtė manifestuar njė dozė rezistence, ndėrsa sot shqiptarėt vetė shkojnė me vullnet nė vendet e tjera dhe me vullnetin e tyre bėjnė pėrpjekje tė integrohen nė identitete tė reja kulturore e kombėtare. Dhe mbi tė gjitha, ateizmi i injektuar nė tė kaluarėn komuniste me dhunė nga ideologjia dhe praktika agresive e komunizmit shqiptar dhe i pėrqafuar nga njė numėr i shqiptarėve tė brezave tė rinj, pėr shkak tė edukimit tė mbrapshtė, nė ndonjė rast edhe si farė “trendi europianizues” e mė shpesh si fshehje e identitetit tė vėrtetė fetar, ėshtė vetė tharmi i ēmoralizimit, i krizės sė identitetit tė sotėm shqiptar dhe i lehtėsisė sė konvertimit.
Nga ana tjetėr, ėshtė krejt e qartė se nė mijėvjeēarin e ri, pėrmasat e gllabėrimit tė identiteteve tė brishta kulturore e kombėtare, janė shumėfish mė tė mėdha se nė dy mijėvjeēarėt e shkuar.

Nė Prishtinė, 18 prill 2003

Pause_Print_Scroll
01-08-06, 22:27
Shėnime
1. “Pellazgėt kanė qenė tė parėt qė i morėn shkronjat prej fenikasve dhe prej pellazgėve i morėn grekėt aty nga fillimi i shekullit XVI p.e.s” (cituar sipas Albert Kotini, Ēamėria denoncon, Fllad, 2001, Tiranė)
2 “Shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tė ndryshme nga latinishtja, megjithatė ata kanė alfabetin latin nė tė gjitha librat e tyre” (citim sipas autorit tė njėjtė, fq. 130)
3. “Kėto janė disa nga emrat e vendeve tė lashta tė Shqipėrisė, qė peshojnė nė punė tė autoktonisė sė shqiptarėvet. Po tė mendojmė mė njė anė se shumica e emrave tė tilla kanė humbur nė rrymė tė kohėve, pa lėnė gjurmė toponimi (nėnv. imi), e mė anė tjetėr se materiali arkival i mesjetės nuk ka dalė i tėri nė shesh, do tė pranojmė se emrat me tė cilėt mund tė operohet sot, nuk janė veēse mbeturina e fundit e burisė sė dikurshme. (Eqrem Ēabej, Studime gjuhėsore, Rilindja, Prishtinė, 1977, fq, 150)
4.. ”Nė tė zanun fill tė botės, e qysh nė kohė qė njeriu ishte i padije e jetonte tui luftue njeni me tjetrin, u lkund prej Aziet nji komb njerėzish, shumicė e madhe, e u nda prej farėsh tė tjera e rej gjindhs tjerė, qė ishin ndėr ato dhenatė larga, e muerėn udhėn kah detri pėr me gjet njė dhe tjetėr, e pėr me mujtun me gjallue nė pushim, pa frikė e pa droje. Kėti kombi, qė iku nė kėtė mėnyrė prej Aziet, ia thojshin emnin Pellazgė.” (Pashko Vasa: Shqypnija dhe Shqyptarėt, 1879 te “ Pashko Vasa, Vepra 3. Rilindja, Prishtinė, 1989, fq. 241)
5. Autori i kėtij teksti, ka botuar vepra letrare me kėtė tematikė si bie fjala dramėn “Monedha e Gentit, komedinė “Kush i bie fyellit”, si dhe njė numėr tė madh tė poezive me motive e tema nga historia dhe mitologjia ilire nė vėllimet me poezi: ”Qeshje sardonike, (1987) Formula e Katonit, (1990), Kurs pėr panotmimė, (1994) dhe “Dalja e atdheut edhe nga ėndrrat, (1996).
6. Reginald Hibert, Fitorja e hidhur, fq. 11
7. Po aty
8. Dėshmi tė rralla tė pėrpjekjes pėr adoptimin e figurės sė Kostandinit tė Madh janė kėto vargje tė Naim Frashėrit: “Konstandin i madh qė thonė/ Edhe ai nga fara jonė”
9.Shih: Ogyst Baji, Perandoria e Bizantint…
10 Noel Malkolm, Kosova njė histori e shkurtėr, Koha, Prishtinė, 1998, fq.53
11. Cituar sipas Noam Malkolmit, fq. 53
12. Po aty
13. Kur filloi intervenimi ushtarak i SHBA-ve dhe i koalicionit kundėr Irakut, nė Prishtinė u mbajt njė tubim publik nė pėrkrahje tė luftės. Krahas njė asociacioni tė veteranėve tė luftės sė UĒK-sė, organizator tė kėtij tubimi ishin edhe njė asociacion qė mirret me mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut (!)dhe njė organizatė studentore. Ky spektėr heterogjen i shoqėrisė kosovare, nė pėrkrahje tė luftės sė SHBA-ve, bashkė me pjesėmarrjen e Shqipėrisė nė koalicion, e ilustron panamerikanizmin e shqiptarėve tė Kosovės po edhe tė Shqipėrisė zyrtare.
14. Deri sa po merrte formėn pėrfundimtare ky tekst, nė Prishtinė u mbajt njė konferencė e organizuar nga strukturat e partisė mė tė madhe shqiptare tė Kosovės, Lidhja Demokratike e Kosovės, me temė tė formuluar kėshtu: “Demokracia amerikane-model pėr zhvillimet nė Kosovė”. Edhe ky aktivitet e ilustron pohimin tonė pėr prirjen jokritike drejt njė panamerikanizmi, madje edhe nė rastet si ky, ku kėrkohet qė tė shėrbejė si model demokracia e superfuqisė sė vetme tė botės sė sotme, nė rethanat kosovare, kur Kosova ėshtė nėn administrim tė huaj dhe nuk ėshtė fare shtet i pranuar!
15. Mehdi Frashėri ėshtė njėri nga falsifikuesit e mėdhenj shqiptarė lidhur me natyrėn e Islamit. Ai nė veprėn “Problemet shqiptare”, pėrpiqet ta mohojė natyrėn hyjnore tė Kur’anit dhe ta paraqet fenė Islame si vepėr tė Muhamedit.
16. Rebelimi i armatosur i vitit 1997 nė Shqipėri, krahas pėrgjegjėsisė objektive tė lideshipit pėr lejimin e skemave piramidale, krahas reagimit joadekuat ndaj protestave, krahas sponzoruesve tė jashtėm, qė e sponsorizuan destabilizimin e Shqipėrisė, duket sikur e ka pasur brenda vetes edhe tharmin e psikozave tė dikurshme tė herezive dhe tė rebelimeve bizantine.
17.Aktualisht nė Kosovė ka disa projekte politike pėr tė ardhmen, e qė nė shumė aspekte janė kundėrthėnėse ndėrmjet tyre: 1.njohja sa mė parė e pavarėsisė formale tė Kosovės nga faktori ndėrkombėtar, (Rugova, LDK)ē 2. moratorium-afatizim pėr statusin final tė Kosovės, ( Thaēi, PDK)ē 3. shpallje e pavarėsisė nga deputetėt nė Kuvendin e Kosovės (AAK)ē 4. Unioni Kosovė-Shqipėri, (LPK)ē 5. bashkim i tė gjitha trojeve shqiptare (LKĒK dhe AKSH.)

King_Gentius
02-08-06, 03:38
Shum nga cka thuhet ne artikull me sa di eshte e vertet, po ka edhe nje lavderim pro-turk te ekzagjeruar.

Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:29
Shum nga cka thuhet ne artikull me sa di eshte e vertet, po ka edhe nje lavderim pro-turk te ekzagjeruar.
keto jane pikpmajet te Profesorit te nderuar, per me shume mund te futeni tek forumi dhe webi i tij... http://myweb.tiscali.co.uk/kosovo/milazim/index.html

me rrespekt
smarts way
[email protected]

King_Gentius
04-08-06, 05:54
Uren e Lindjes me Perendimin Krasniqi e nderton me lehte ne Bosnje, ku mongolet akoma mbajn dhe statuje te Fatih Kasapit, se nga Shqiperia shumica nuk pranojne keto ideologji. Muslimant e shtetit shqiptar zyrtarisht shkeputen besnikerin me kalifatin e krimbur qe me 1923. Harrojeni kete pune. :wink:

Pause_Print_Scroll
05-08-06, 08:45
Uren e Lindjes me Perendimin Krasniqi e nderton me lehte ne Bosnje, ku mongolet akoma mbajn dhe statuje te Fatih Kasapit, se nga Shqiperia shumica nuk pranojne keto ideologji. Muslimant e shtetit shqiptar zyrtarisht shkeputen besnikerin me kalifatin e krimbur qe me 1923. Harrojeni kete pune. :wink:
I nderuar qka deshiron te thuash?...

King_Gentius
05-08-06, 23:23
Nga artikulli me lart:

Tė qenėt nė njė pozicion gjeografik dhe qytetėrues tė urės lidhėse ndėrmjet Perėndimit e Lindjes, do tė duhej tė shndėrrohej nė njė favor pėr kombin shqiptar nė proceset e ardhshme tė integrimeve glolabe.

Thash ndrysho fjalen "shqiptar" me fjalen "bosnjak".

Arb
06-08-06, 16:32
SHTRESIMET E IDENTITETIT KULTUROR E KOMBĖTAR SHQIPTAR:
ĒKA MĖ TUTJE?
shkruar nga Prof.Dr. Milazim Krasniqi [Albanalog]

Identitetet e popujve, pavarėsisht se a definohen si vetėpėrcaktime, si diferencime nga tė tjerėt, ose si diferencime qė u bėhen nga tė tjerėt, nė fakt janė tė dhėna, tė lindura. Dėshmia mė e saktė pėr kėtė ėshtė shpallja e Krijuesit:

“O ju njerėz, vėrtet Ne ju krijuam prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete…( El-Huxhurat:13).

Ėshtė e qartė se identiteti fillestar ademit i dhėnė nė fill tė krijimit tė njerėzimit, ėshtė shumėzuar nė identitete tė shumta etnike, gjuhėsore e racore, me qėllim qė ato ta pasurojnė njohjen e njeriut, ta bėjnė mė tė begatshme jetėn njerėzore, e kurrsesi nė farė funksioni tė konfliktualitetit a tė unifikimeve e asimilimeve tė dhunshme.
Ndėrsa identitetet e dhėna prej Krijuesit, te popujt e ndryshėm kanė arritur ose arrijnė tė theksohen e tė funksionalizohen mė shumė a mė pak, nė faza tė ndryshme tė proceseve historike, sociale e kulturore. Shkalla e theksimit e tė funksionalizimit tė kėtyre identiteteve, duke qenė e ndryshme dhe e ndryshueshme nga rasti nė rast, e rrjedhimisht duke iu nėnshtruar njė procesi tė pandėrprerė tė lėvizjeve e tė transformimeve, nuk e konteston nė asnjė moment faktin e mėsipėrmė se janė tė dhėna, tė koduara nė vetė njerėzimin.





Nje Muxhahaqen si puna e ketij Krasniqit, nuk as te drejte te merret me Shqiptaret. Gjak perzim eshte ky bir qeni...

Le te merret me ate cka i shpall "kriujuesi" e Pejgameret e tij, e mos te merret me Identitetin Kombetar Shqiptar.

Arb
06-08-06, 16:36
Asnjė shqiptar i sotėm nuk krenohet se ka tradite ilirie

Ku doli ne kete perfundim ky gjak gabeli?

Eshte nis nga vetja dhe zagaret e tjere arape qe kane kane ndrru komb, e gjak....?

Pause_Print_Scroll
06-08-06, 17:31
Ndoshta per ty eshte gabel, mirepo ky eshte ai qe e ka themelue LDK-n, dhe e ka ba kryetar Rugoven...

dhe ky eshte ai qe me se shumti prej te gjithe kishte guxim qe ne regjimin serb, te kundershtonte politiken serbe ndaj shqiptareve...

Lexo librat e profesorit nese deshiron ta njohesh me mire, sepse njerezit e medhej te librave njihen me ane te librave te tyre, e jo neper muhabete ne forume...

Drinni
07-08-06, 20:04
Vizitor tė nderuar tė forumit Dardania!
Ka njė kohė qe lexojė me vullnet tė madhė pėr shumēka qe shkruhet nė kėtė faqe, dhe nė Internet, nė pėrgjithėsi.
Ajo ēka mua mė brengos jan shkrimet fetare nė ē'do rubrik, tė postuara nga mė ndryshmet e deri tė Kultura Kombėtare!
Si kurrė mė parė si tash nuk nėpėrkėmbet qėshtja e jonė e tė qenurit Shqiptarė. Ē'do ditė lindin "pseudo-emrat" ku i japin tė drejten vetes tė shqelmojn kulturen tonė Kombėtare, duke e lidhur atė nė tė shumtėn e rastėve me pushtuesit shumėshekullor, ku nuk lanė gjė tjetėr pėrveq gėrmadhave tė restauruara mir dhe vezorėve qe shumohen si kėpurdhat pas shiut.
Duke ditur qe gjuha si mjet komunikimi ėshtė arma mė e rrezikshme e kohės moderne, armiqėsit e pėrbetuara shqiptare, u ka ardhur momenti pėrmes disa individėve tė krijojn njė huti marramendėse tė njė lloi tė papar ndoshta nė historin mbarė shqiptare.
Ndoshta jo edhe rastėsisht e gjitha kjo qė vie me njė shpejtėsi marramendėse, kudo qe lexon ballafaqohesh mė tė tilla nėpėrkėmbje ku lexuesi i zakont ndoshta nuk e ka fuqin ti analizoi, e gjersa kuadrave kompetente u mungon vullneti apo mė mirė pėr tė thėn merren me thashethemet e ditės.
Jo vetėm nė kėtė faqe dhe faqe tė tilla shipėtare, por kėtė e hasen edhe nė web faqet nė gjuhė tė huaja si wikipedia e deri te lobiizmi kundėr shipėtar, gjė qe pėr lexuesin e huaj ėshtė fare lehtė tė ndėrmjetsosh edhe tė dhėna tė tilla, siq pash sot nė wikipedia nė gjuhen gjermane. Tė dhėna marramendėse lidhur me prejardhjen shqipėtare ,gjuhen e tyre dhe numrin e tė qenurit Shqiptar pa kudo qofshin.
Mua nuk do tė mė brengoste asgjė personalisht, poqėse do tė shkruhej nė rubrikat e dedikuara religjionėve, pa qofshin ato edhe pjes tė kopjuara nga librat e shenjėt, mirpo tė marrėsh nėpėrkėmb kulturen e njė populli, ku dihet se populli ynė ka njė lashtėsi mė tė vjetėr se religjionet, kjo mė brengos nė mas tė madhe!
Duhet shtuar edhe kėtė se njė popull qe nuk ka tė kaluar, nuk ka as tė ardhme! mirpo e kaluara e njė populli i takon Historis dhe Muzeumėve, ndėrsa e ardhmja i takon sė tashmės dhe ideve pėr tė mira tė sė ardhmes!!!

LABI
08-08-06, 21:18
Vizitor tė nderuar tė forumit Dardania!
Ka njė kohė qe lexojė me vullnet tė madhė pėr shumēka qe shkruhet nė kėtė faqe, dhe nė Internet, nė pėrgjithėsi.
Ajo ēka mua mė brengos jan shkrimet fetare nė ē'do rubrik, tė postuara nga mė ndryshmet e deri tė Kultura Kombėtare!
Si kurrė mė parė si tash nuk nėpėrkėmbet qėshtja e jonė e tė qenurit Shqiptarė. Ē'do ditė lindin "pseudo-emrat" ku i japin tė drejten vetes tė shqelmojn kulturen tonė Kombėtare, duke e lidhur atė nė tė shumtėn e rastėve me pushtuesit shumėshekullor, ku nuk lanė gjė tjetėr pėrveq gėrmadhave tė restauruara mir dhe vezorėve qe shumohen si kėpurdhat pas shiut.
Duke ditur qe gjuha si mjet komunikimi ėshtė arma mė e rrezikshme e kohės moderne, armiqėsit e pėrbetuara shqiptare, u ka ardhur momenti pėrmes disa individėve tė krijojn njė huti marramendėse tė njė lloi tė papar ndoshta nė historin mbarė shqiptare.
Ndoshta jo edhe rastėsisht e gjitha kjo qė vie me njė shpejtėsi marramendėse, kudo qe lexon ballafaqohesh mė tė tilla nėpėrkėmbje ku lexuesi i zakont ndoshta nuk e ka fuqin ti analizoi, e gjersa kuadrave kompetente u mungon vullneti apo mė mirė pėr tė thėn merren me thashethemet e ditės.
Jo vetėm nė kėtė faqe dhe faqe tė tilla shipėtare, por kėtė e hasen edhe nė web faqet nė gjuhė tė huaja si wikipedia e deri te lobiizmi kundėr shipėtar, gjė qe pėr lexuesin e huaj ėshtė fare lehtė tė ndėrmjetsosh edhe tė dhėna tė tilla, siq pash sot nė wikipedia nė gjuhen gjermane. Tė dhėna marramendėse lidhur me prejardhjen shqipėtare ,gjuhen e tyre dhe numrin e tė qenurit Shqiptar pa kudo qofshin.
Mua nuk do tė mė brengoste asgjė personalisht, poqėse do tė shkruhej nė rubrikat e dedikuara religjionėve, pa qofshin ato edhe pjes tė kopjuara nga librat e shenjėt, mirpo tė marrėsh nėpėrkėmb kulturen e njė populli, ku dihet se populli ynė ka njė lashtėsi mė tė vjetėr se religjionet, kjo mė brengos nė mas tė madhe!
Duhet shtuar edhe kėtė se njė popull qe nuk ka tė kaluar, nuk ka as tė ardhme! mirpo e kaluara e njė populli i takon Historis dhe Muzeumėve, ndėrsa e ardhmja i takon sė tashmės dhe ideve pėr tė mira tė sė ardhmes!!!

Edhe religjioni eshte njera prej casjeve, apo trajtimeve te mundshme , qe mund t'jap kontribut (plotesoi mozaikun e asaj cka ngerthen ne vete Identiteti Kulturor )... Mirepo ne kontektstin e krijimit te identitetit Shqiptar - si identiet kulturor , religjioni eshte vetem nje kulaq (lyrth) i vockel ne perberjen e ketij mozaiku ...
Ndersa sa i perket casjeve shkencore , ajo eshte diq tjeter , cdo paradigm shkencore , bene trajtim te kesaj problematike , nga casja e karakterit te vete natyres se shkences .
Mund te ket trajtim , historik , sociologjik, juridik , politik .... varesisht nga casja shkencore