PDA

View Full Version : Falenderimi


Pause_Print_Scroll
10-08-06, 20:15
Falenderimi

Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit
(Hytbja e parė)
Falenderimi i takon Allahut. Atė e falėnderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush e udhėzon. Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut, i Cili ėshtė Njė dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar! Kini frikė Allahun me njė frikė tė denjė dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran, 102)
"O besimtarė! Kini frikė Allahun dhe thonii fjalė tė drejta. Ai (Allahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet tuaja ,e kush respekton Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, ka shpėtuar me njė shpėtim tė madh."(El-Ahzab, 70:71)
Thėnia mė e vėrtetė ėshtė thėnia e Allahut, kurse udhėzimi mė i mirė ėshtė udhėzimi i Muhamedit (salallahu alejhi ue selem). Veprat mė tė kėqia janė ato tė shpikurat, ēdo shpikje ėshtė bidat dhe ēdo bidat ėshtė lajthitje, e ēdo lajthitje tė ēon nė zjarr...
Vėllezėr besimtarė!
Tė falenderoj, faleminderit, ia di pėr faleminderit, kėto shprehje, fjalė tė bukura, pėrdoren pėr tė shprehur mirėnjohje.
Ē’ėshtė falenderimi? Si tė falendėrojmė? Kė tė falenderojmė?
Tė mirat e Allahut (subhanehu ue teala) janė tė shumta sa qė nuk mund tė numrohen dhe tė pėrcaktohen. Allahu i Lartėsuar ka thėnė:
"Po edhe nėse pėrpiqeni t’i numėroni dhuntitė (tė mirat) e Allahut, nuk do tė mund tė arrini t’i pėrcaktoni ato. Me siguri Allahu shumė fal dhe shumė mėshiron." (Nahėl, 18)
Jemi tė obliguar ta falenderojmė Allahun pėr kėto dhunti. Falenderimi mund tė bėhet nė disa mėnyra:

Falenderimi me zemėr
Falenderimi me gjuhė
Falenderimi me vepėrFalenderim me zemėr do tė thotė bindje e fuqishme se Allahu ėshtė Zot, Krijues, Sundues, Furnizues, i Pastėr, Mbikėqyrės, Mbizotėrues dhe kėshtu bėn konfirmim tė brendshėm pėr tė mirat e pakufishme. Mirėnjohja qė duhet tė bėhet me anė tė gjuhės ėshtė shprehje dhe paraqitje e asaj qė ėshtė nė brendėsi. Falenderimi me vepėr arrihet duke i pėrdorur dhuntitė e Allahut nė formėn mė tė mirė. Kėto janė llojet qė kėrkohen tė manifestohen te njeriu, por ajo esenciale ėshtė veprimi ku shton bindjen nė zemėr.
Falenderimi ka njė pozitė tė rėndėsishmė nė fe, ku nėpėrmjet ajeteve dhe haditheve tė Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) mund ta kuptojmė edhe mė mirė. Allahu i Madhėruar ka thėnė:
“Allahu ju nxorri nga barqet e nėnave tuaja (si foshnje) qė nuk dinit asgjė. Ju pajisi me (shqisa pėr) tė dėgjuar, me tė parė dhe me zemėr, ashtu qė tė jeni falėnderues.” (Nahėl, 78)
Njeriu i paisur me shqisat e tė dėgjuarit, me tė parė dhe me zemėr, kėto janė dhunti tė dhuruara qė tė dėgjohet e vėrteta, tė studiohet dhe nė fund tė shprehet falenderimi.
S’ka dyshim se falenderimi ėshtė i lidhur ngusht me imanin-besimin, gjithashtu ai do tė jetė mirėnjohės ose pėrbuzės. Allahu i Lartėsuar ka thėnė:
“E falenderuat dhe i besuat. Allahu ėshtė mirėnjohės i dijshėm.” (Nisa, 147)
“Ne e udhėzuam atė nė rrugė tė drejtė, e ai do tė jetė: mirėnjohės ose pėrbuzės.” (Insan, 3)
Allahu i Lartėsuar njeriun e porositi qė ai tė jetė mirėnjohės ndaj Krijuesit si dhe ndaj prindėrve.
“Ne njeriun e kemi urdhėruar pėr (sjellje tė mira ndaj) prindėrit tė vet, sepse nėna e vet atė e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositėm) Tė jeshė mirėnjohės ndaj Meje dhe ndaj dy prindėrve tė tu, pse vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj.” (Llukman, 14)
Allahu i Lartėsuar na nderoi me tė mira tė shumta, njeriu ėshtė mėse i nevojėshėm qė t’i ruaj duke shprehur falenderim dhe mirėnjohje. Kur tė manifestohet harresa nė njė popull dhe pėrbuzė tė mirat e dhuruara, Allahu sjell dėnimin dhe mbeten tė dėshtuar dhe tė pikėlluar.
“Meqė lanė pas dore atė me tė cilin u kėshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapėm dyert e ēdo gjėje (begatie) derisa kur u gėzuan pėr atė qė ju kishte dhėnė, i kapėm befas, e ata mbetėn tė zhgėnjyer.” (Enam, 44)
Muslimanė tė nderuar!
Tradita e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) na motivon pėr mirėnjohje dhe falenderim.
Nga Aishja (radiallahu anha) transmetohet: “Muhamedi (alejhi selam) ngrihej natėn pėr namaz aq gjatė, saqė kėmbėt i patėn ėnjtur nga dhembja, atėherė unė i thashė: ‘Pėrse po vepron kėshtu, o i Dėrguari i Allahut, kur t’i ka falur ty Allahu mėkatet e mėparshme dhe tė pastajmet?’ Ai tha: ‘A nuk duhet tė jem rob falenderues?’”. (Transmeton Muslimi)
Sipas njė transmetimi tjetėr tė Aishes thuhet: “ I Dėrguari i Allahut, shpeshherė, thoshte nė ruku dhe nė sexhdet e tij: “Subhanek Allahumme rabbena ue bihamdike, Allahummagfir li” Falenderimi tė qoftė Ty, Krijuesi ynė dhe qofsh i falenderuar, o Allahu im, mė fal. ..” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Transmetohet nga Enesi (radiallahu anhu) se i dėrguari i Allahut (alejhi selam) ka thėnė: “Allahu ėshtė i kėnaqur me robin i cili kur ha diēka e falenderon Allahun, e poashtu edhe kur tė pijė diēka e falenderon Allahun.” (Transmeton Muslimi)
O rob i Allahut!

Pause_Print_Scroll
10-08-06, 20:16
Mendo dhe falendėro!
Fjalėt e Allahut (subhanehu ue teala) dhe mėsimet e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) na tėrheqin vėmendjen nė pėrkujtimin e tė mirave tė Allahut (subhanehu ue teala) qė ato na rrethojnė.

Pėrkujto mirėsitė e Allahut (subhanehu ue teala) qė ato po tė vijnė nga tė gjitha anėt. Shėndeti nė trup, ushqimi, veshmbathja, ajri, uji e gjithė dunjaja nė shėrbim, por pėrsėri nuk e di. Dy sy pėr tė parė, gjuha, buzėt, duart, kėmbėt... Mendon qė ėshtė leht tė ecėsh me kėmb, pyete ata qė nuk i ka. Ke nevojė pėr mbėshtetje apo pėr tė mbajtur me dorė, pyete ate qė nuk e ka dorėn. Gjumin nuk e peshon dhe nuk ia din rėndėsinė, pyete atė qė nuk mund tė flejė, pėr shkak tė dhimbjeve apo sėmundjes. Ushqimin e merr dhe e fut nė stomak, mendoje kėtė dhe falendero. Mendo pėr sytė dhe nuk je i verbėr. Mendo pėr lėkurėn qė e ke nė trup dhe sėmundje tė lėkėrės nuk ke. Mendo nė mendjen qė e ke, a pajton tė mbetesh i ēmendur!
A e ndėrron tė shikuarit me njė kodėr ari?! A e shet tė dėgjuarit pėr njė kilogram ari?! A e shet gjuhėn, dorėn dhe tė mbetesh pa tė, pėr njė pallat tė mirė?!
O njeri, mendo pėr tė gjitha kėto!
Mendo pėr veten tėnde, pėr familjen, pėr shtėpinė, pėr punėn, pėr shėndetin, pėr shokėt dhe dynjanė!
Kur tė zgjohesh mos e prit mbrėmjen, mendo se do tė jetosh vetėm sot, andaj pėrpiqu dhe puno pėr ditėn qė e ke, mos mendo pėr ditėn e djeshme as pėr tė nesėrmen.
Ditėn e sotme ndaje nė orė dhe puno, minutat llogariti vite, sekondat muaj, mbille hajrin, tė mirėm, kėrko falje nga Allahu (subhanehu ue teala)! Pėrkujtoje Allahun dhe pėrgatitu pėr botėn e ardhshme! Jeto i gėzuar dhe i qetė, kėnaqu me rrizkun me atė qė ta ka ndarė Allahu (subhanehu ue teala).
“..Merr atė qė tė dhash dhe bėhu mirėnjohės!.” (Araf, 144)
Falenderojeni Zotin tuaj! Falenderimi i takon Allahut, Zotit tė botėrave.
(Hytbja e dytė)
Falenderimi i takon vetėm Allahut. Atė e falenderojmė dhe vetėm prej Tij ndihmė dhe falje kėrkojmė. Paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen, shokėt e tij dhe mbi ata qė e pasojnė sunetin e tij.
“Ėshtė e vėrtetė se Allahu dhe melaiket e Tij me madhėrim e mėshirojnė Pejgamberin. O ju qė keni besuar, madhėrojeni pra atė (duke rėnė salavatė) dhe pėrshėndeteni me selam.” (Ahzab, 56)
-Allahu im! Tė falenderoj pėr falje, mėshirė, udhėzim, shėndet dhe furnizim!
-Allahu im! Tė falėnderoj pėr mbrojtjen qė ma ofrove nga presionet e sprovave, nga thellėsitė e fatkeqėsisė!
-Allahu im! Tė falendėroj pėr udhėzimin tim nė dritėn e imanit!
-Allahu im! Tė falenderoj pėr pėrkryerjen e fesė sime, mbrojtjen e jetės sime!
-Allahu im! Sundues i Arshit tė madh, mė ndihmo nė falenderim!

Pėrgatiti: Ulvi Fejzullahu

03.04.2006
f u n d