PDA

View Full Version : Muhammed Ikbal , Prej Poezise Ne Filozofi


ZARATUSTRA
19-08-06, 13:59
Akademik Enes Kariq[1] (http://mail.yahoo.com/config/login?/ym/Compose?box=Inbox&Mid=2759_18252185_255600_2972_8640_0_49644_28723_1 08469242&inc=&Search=&YY=24372&order=down&sort=date&pos=0&view=a&head=b#_ftn1)

Jeta, vepra dhe idetė e Muhammed Ikballit

Muhammed Ikballi ėshtė i lindur nė vitin 1877 nė Sial­kot, qytetin e tanishėm pakistanez pėrbri kufirit me In­dinė. U shkollua nė qytetin e lindjes, kurse arsimimin e tij universitar e arriti nė Lahorė, ku e studioi filozofinė para islamistit britanik T. W. Arnoldit.
Sipas shėnimeve dhe veprave biografike mbi Mu­ham­med Ikballin, ai nė vitin 1905 niset pėr nė Evropė ku nė studimet postdiplomike studion filozofinė para Mac Taggartit. Nė Munih doktoroi me tezėn The De­ve­lop­ment of Metaphysisc in Persia (Zhvillimi i me­ta­fi­zi­kės nė Persi), kurse pas kėsaj qėndron nė Londėr ku njė kohė tė shkurtėr studion shkencat juridike dhe punon nė fushėn e tė drejtės dhe tė avokaturės. Ikballi, nė vitin 1908 kthehet nė Lahorė ku merret me ligjėrata dhe dhė­nie mėsim nė kolegjin shtetėror, por kohė pas kohe me­rret edhe me punė juridike.
Nė vitin 1922 ėshtė dekoruar me kalorės (d.m.th. mori titullin Sir) pėr shkak tė kontributit tė tij, poezisė. (Faz­lur Rahman nė njė tekst tė tij mbi Ikballin pohon se 60 % tė poezisė sė tij Ikballi e ka shkruar nė gjuhėn per­sish­te, kurse 40 % nė gjuhėn urde). Nė vitin 1922 ai ėshtė zgjedhur nė Kuvendin Legjislativ tė Penxg (http://www.dardania.de/vb/upload/)[NI1] (http://mail.yahoo.com/config/login?/ym/Compose?box=Inbox&Mid=2759_18252185_255600_2972_8640_0_49644_28723_1 08469242&inc=&Search=&YY=24372&order=down&sort=date&pos=0&view=a&head=b#_msocom_1) abit, kur nė vitin 1930 mbajti bisedėn historike, presidenciale, nė seancėn vjetore tė Ligės Muslimane nė qytetin Alla­ha­­bad, ku, sipas Fazlur Rahmanit, ka theksuar “se zonat me shumicė muslimane tė Indisė verio-perėndimore du­het pa tjetėr ta fitojnė autonominė nė mėnyrė qė mus­li­ma­­nėt tė mund tė qeverisin sipas normave islame, qė ėshtė ideja e cila mė vonė ka marrė formėn e Pakistanit.
Gjatė viteve tė vonshme tė jetės sė tij Ikballi u sė­mu­rė dhe nuk paraqitej nė publik pas muajit prill tė vitit 1936. Vdiq mė 21. prill 1938, kurse varrin e ka nė xha­mi­nė mbretėrore nė Lahorė.
Sot Muhammed Ikballi para sė gjithash mėsohet si poet islam, filozof islam, mendimtar i bashkėkohėsisė mus­­limane dhe pėrkrahės i “mendimit dhe kėndimit tė ēli­­rimit” mysliman.

ZARATUSTRA
19-08-06, 14:00
Nė mendimin e Ikballit hetohen fazat e zhvillimit in­­telektual. “Ka qenė”, siē pohon Fazlur Rahmani, “ide­a­list platonik, nacionalist indus dhe romantik i tė ka­lu­arės qė i kėndonte poezi dhe hymne Himalajeve, per­cep­­timit brenda-shoqėror dhe dashurisė universale. Nė Ev­­ropė Ikballi ka zbuluar islamin nė kuptimin e plotė tė fja­lės, sepse ka qenė i shokuar me pėrvojėn e tij tė stan­dar­­deve tė dyfishta evropiane, tė cilėt kombinojnė mo­ra­­litetin liberal dhe demokratik nė shtėpi me eks­po­a­ti­min kolonial jashtė vendit dhe me ekspoalitimin ka­pi­ta­list tė klasės punėtore madje edhe nė shtėpi.”
Ikballin e kishte goditur deri nė palcė dobėsimi i vle­rave njerėzore nė “kohėn e makinės” dhe “shka­tė­rri­mi i institucionit tė familjes”. Por, Ikballi nuk ka shikuar nė bashkėkohėsinė e tij njėanshėm. Edhe Lindja ka ngja­simet e veta qė errėsojnė fytyrėn e saj. Njėherė do tė thotė Ikballi se Perėndimi nga pak i ngjason verės me pamje tė bukur, por pa aromė dhe shije tė bukur, deri sa Lindja i ngjason verės qė ka aromė dhe shije, por ka pamje tė shėmtuar. Duke shikuar, si thotė Fazlur Rahmani, se si “shoqėritė muslimane lindore dhe veēant muslimane janė nė ngecje dhe letargji tė thellė”, nė kėtė pikė Muhammed Ikballi pėr veten zbulon islamin e vėrtetė tė Kur’anit dhe tė Muhammedit a.s., islamin qė ėshtė dinamik e jo statik. Nė dinamizmin e islamit Ikballi ka zbuluar impulsin kreativ qė ka orientuar lėndėn e parė tė historisė nė rrjedhėn pozitive morale.
Muhammed Ikballi nė mendimin e tij filozofik paj­to­het me filozofinė dinamike e cila “ėshtė shprehur nė ter­mat bergsoniane tė filozofisė vitalistike apo filozofisė sė jetės. Ikballi miraton termat siē janė khudi (vetėsia (sop­stvo – boshnj.), unėsia (jastvo - boshnj.), pastaj ‘ishk (dashuria, da­shu­ria absorbuese apo elan vital). Ka mendime se Mu­ham­med Ikballi ka marrė motive nga filozofia vi­ta­lis­tike pe­rėn­dimore me synim qė bashkėko-hėsit e vet mus­liman t’i zgjojė nė dinamizmin e llojit tė vet sho­qė­ror, nė is­la­min dinamik, nė, siē do ta thonė shumė kėtė pas Ik­ba­llit, islamin e gjallė.
Siē pohon Fazlur Rahmani, “ndonėse Ikballi nė vi­tet e hershme tė zhvillimit tė tij intelektual, pas zbulimit tė tij tė islamit, nuk ka qenė optimist kundrejt zgjimit tė bash­­kėsisė muslimane nė tėrėsi”, ai megjithatė nga in­stru­­mentariumi i pasur konceptual islam ka miratuar kon­­ceptin e ixhtihadit, tė cilit ia dha rolin e mjetit tė zgji­­mit tė Bashkėsisė.

ZARATUSTRA
19-08-06, 14:02
Ixhtihadi, jo vetėm sipas Ikballit, ėshtė term juridik mus­­liman qė pėrcakton mendimin e pavarur juridik, tė pa­­varur jo nga Kur’ani dhe nga Sunneti i Pejgamberit, por nga format e klisheizuara tė mendimeve tė tė au­to­ri­te­­teve juridike muslimane gjatė historisė sė islamit. Ter­min ixhtihad Ikballi shumė shpesh e pėrdorė qė ta pėr­shkru­ajė pėrdorimin “mendimin e ri kreativ, krijues nė su­­aza tė islamit”.
Edhe nė poezinė e Ikballit, sikur edhe nė, siē pohon Faz­­­lur Rahman, “veprėn e tij kryesore prozaike” “Pėr­tė­rit­ja e mendimit fetar nė Islam” (The Re­con­stru­cti­on of re­li­gio­us Thought in Islam, veēan nė kap­tinėn e pes­tė) Ikballi ka tentuar t’i “motivojė mus­li­ma­nėt nė kri­ji­min e ar­dh­mė­ri­sė sė re nėpėrmjet ixhtihadit , qė teks­tu­alisht do tė thotė “pėr­pjekje e vetes, vetėpėrpjekje, vet­an­gazhim, ve­tė­mun­dim.” Nė kėtė kuptim Ikballin e ka tėr­hequr mendimi, si­do­mos aktiviteti pėrtėritės dhe re­for­mator i Xhemaludin El-Afganiut dhe Muhammed Ab­duhusė.
Sė kėndejmi vepra Pėrtėritja e mendimit fetar nė Is­lam mund tė lexohet edhe si pėrgjigje e Ikballit nė ak­ti­vi­­tetet shoqėrore dhe politike e El-Afganiut dhe Ab­du­hu­­sė, dhe si tekst i kontinuitetit tė veprimit tė tyre, por edhe si eho e kahmotshme tė njė klasiku tė madh mus­li­man, El-Gazaliut dhe vepra e tij Ihjau ulum’id-dini (Rin­gjall­ja e diturive fetare).
Nė gjurmėt dhe rrugėt e poezisė islame Ikballi ėshtė kul­­tivues i Xhelaluddin Rrumiut, nė filozofinė islame Ik­­balli trashėgon Suhraverdin, Ibn Sinain, Ibn Mis­ke­vej­hin ... nė filozofinė e kulturės islame vazhdon mendimin e Ibn Haldunit, nė teologjinė islame (ilm’ul-kelam) Ik­ba­lli trashėgon mendimet e El-Esh‘ariun (http://www.dardania.de/vb/upload/)[NI2] (http://mail.yahoo.com/config/login?/ym/Compose?box=Inbox&Mid=2759_18252185_255600_2972_8640_0_49644_28723_1 08469242&inc=&Search=&YY=24372&order=down&sort=date&pos=0&view=a&head=b#_msocom_2) , nė sufizėm, Ik­ba­­lli ėshtė nxėnės dinjitoz i El-Gazaliut dhe Ibn El-Are­bi­­ut, kurse nė “nė mendimin e ēlirimit musliman” Ik­ba­lli, siē kemi parė tashmė, ėshtė nė rend tė parė student (dhe bashkėkohės i ri) i Xhemaluddin El-Afganiut dhe Mu­­hammed Abduhusė.
Veprat e Muhammed Ikballit janė tė shumta dhe kry­ejnė ndikim tė madh nė mendimin e tanishėm mys­li­man sidomos nė botėn e nėnqiellit kulturor persian dhe in­do-pakistaneze. Kur janė nė pyetje Perėndimi dhe he­mis­­fera perėndimore kulturore, Muhammed Ikballi ėshtė mendimtari mė lartė i ranguar i bashkėkohėsisė is­la­me. Henry Corbin nė paraqitjen e Muhammed Ikballit ka shikuar kaptinė krejt tė re nė mendimin filozofik is­lam, faqe qė hapin horizonte tė reja.
Aktualitetit tė shumėfishtė tė Muhammed Ikballit nuk i kontribuojnė aq ikballistėt, as ikballizmi (nė fakt, ik­ballistė dhe ikballizėm thuajse edhe nuk ka), por para sė gjithash veprat e shumta tė Ikballit me porosi tė fu­qish­me.
Dy poema tė mėdha tė Muhammed Ikballit, e para me titullin Shikwah (Vajtimi) dhe e dyta Jawab (Pėr­gji­gjja), sidomos me pėrkushtim dhe me kujdes janė tė dė­gju­­eshme pėrgjatė zonės kulturore persiane dhe indo-pa­­kistaneze tė botės muslimane. Nė “Vajtim” Mu­ha­m­med Ikballi ankohet pėr gjendjen e botės muslimane. Nė “Pėrgjigje” (d.m.th. nė pėrgjigjen e Zotit “tė pėsh­pė­ri­tur” poetit Ikballit) janė shtruar shkaqet pėrse mu­sli­ma­­nėt kanė arritur nė gjendje aq thellė tė pėrbuzur.
Pėrveē kėtyre poemave, po aq tė njohura janė edhe vep­­rat Asrar-i Khudi (Fshehtėsitė e Vetes, kjo vepėr ėshtė botuar nė vitin 1916), pastaj Rumuz-i bikhudi (Fsheh­tėsitė e Vetėsisė), dhe Payam-i mashriq (Porosia e Lindjes). Nė “Porosinė e Lindjes” Muhammed Ikballi ėshtė nėn ndikimin e Gėtes (Goethe), i cili “ka qenė ci­ceroni i tij perėndimor pikėrisht sikur ėshtė edhe Mev­lana Xhelaluddin Rumi mėsues lindor”. (F. Rahman).
Megjithatė, sipas shumė mendimeve, vepra mė e madhe e Ikballit nė persishte ėshtė Javid-namah (Libri i Xha­­vidit), tė cilėn nė vitin 1932 ia shkroi/ pėrkushtoi dja­lit tė vet Xhavidit. Xhavidname-ja flet pėr njė “udhė­tim shpir­tėror pėrgjatė sferave qiellore” tė Ikballit, nė pėr­­cjellje tė Rrumiut, nė tė cilin Ikballi, si thotė Fazlur Rah­­man, dis­ku­ton mbi problemet fetare, politike dhe sho­­qėrore me poe­tėt dhe mendimtarėt muslimanė dhe jo­­muslimanė.”
Nė opusin e tij tė madh poetik nė gjuhėn urdu fu­qi­shėm dallohet poema Bal-i Jibril (Bali Xhibril, Krahu i Xhi­brilit). Shkencės evropiane dhe pėrgjithėsisht pe­rėn­di­more kėtė vepėr tė Ikballit mė sė miri ia ka prezantuar An­nemarie Schimmel, gjermane, e cila, po ashtu, me de­ka­da punon palodhshėm edhe nė prezantimin e veprave tė Xhelaluddin Rrumiut lexuesve perėndimor. An­ne­ma­rie Schimmel me rastin e poemės Krahu i Xhibrilit ka shkru­ar studim madhėshtor nė gjuhėn angleze mbi idetė fe­tare tė Sir Muhammed Ikballit (Gabriel’s Wing: A stu­dy into the Religious Ideas of Sir Muhammad Iqbal, Lei­den, 1963). Kur jemi te veprat e Ikballit dhe tė An­ne­marie Schimmelit ėshtė e nevojshme, kalimthi, tė pėr­men­dim se kjo profesoreshė e studimeve islame ka pėr­kthy­er nė gjermanisht edhe veprėn e Ikballit Payam-i ma­shriq me titull Botschaft des Ostens (Wiesbaden, 1963). Tė pėrmendim edhe pėrkthimin e saj nė gjer­ma­nisht tė Xhavidnames me titull Javid-namah, Das Buch der Ewigkeit, Munih, 1967), dhe veprėn Muhammed Iq­bal, Persicher Pslater (Cologne, 1968).
Pėrveē Annemarie Schimmelit, veprat, mendimin dhe poezinė e Muhammed Ikballit lexuesit perėndimor me shumė sukses ia kanė prezantuar Johann Christoph Bur­geli, Alessandro Bausani dhe Seyd Abdul Vahidi.

ZARATUSTRA
19-08-06, 14:03
Nė poezinė e tij Muhammed Ikballi pėrdor shumė mo­tive islame (tė themi se zarb-i kalim ėshtė shkopi i Mu­sait, pastaj bang-i dara ēka ėshtė zėri i kambanės sė de­vesė i cili besimtarėt i shpie drejt karvanės sė Pej­gam­be­rit qė niset nė drejtim tė Mekes, sikur edhe xhamia e Kor­­dobės, etj.). Sipas Fazlur Rahmanit, pėrdorimi i Ik­ba­llit i simboleve islame nuk duhet shpjeguar si ro­man­ti­zėm, edhe mė pak si vajtim pėr lavdinė e kaluar his­to­ri­ke tė islamit, por si thirrje tė poetit pėr islamin di­na­mik.
Poezia e Ikballit ėshtė pėrkthyer nė anglisht, gjer­ma­nisht, holandisht, arabisht, rusisht, ēekisht, italisht, spa­njisht ...
Pikėpamjet shumėtrajtėshe tė mendimit dhe tė kėn­di­­mit tė Ikballit kanė pėrjetuar elaborim shumė tė pasur. Kėsh­tu nė veprėn e Muhammed Munawwarit Iqbal and Qu­r’anic Wisdom, Delhi, 1987, gjejmė titujt e tipit “Ik­balli dhe ideja e takdirit / fatit”, “Ikballi dhe sendėrtimi i unėsisė, Ikballi mbi konceptin kur’anor tė historisė”, etj., brenda tė cilave Ikballi lexohet nė pajtim me drej­ti­met moderne filozofike. Sidomos nė kėtė aspekt ėshtė ka­rakteristike vepra e Mazheruddin Siddikit, Concept of Mus­lim Culture in Iqbal, Islamabad, 1970, nė tė cilin gjej­mė kaptinat me titujt “Ikballi mbi racionalizmin mus­liman”, “Ikballi mbi problemin e ixhtihadit”, “Ik­ba­lli mbi problemin e demokracisė”, etj. ...
“Nė Pakistan Ikballin e duan shumė, pėr tė thonė i vet­mi i dyti pas Kur’anit! Aq e ngrenė lartė!... Nė Iran Ik­ballin e duan shumė, ėshtė gjithnjė e mė i dashur. ... Ara­bėt nuk e njohin shumė Ikballin. Janė tė rrallė ata qė in­teresohen pėr tė, sikur Shejh Ahmed Zeki Jamani. Nė ara­­bisht janė pėrkthyer vetėm disa vepra tė tij. Duhet tė shtoj se veprat e Ikballit janė tė ndaluara nė Arabinė Sau­dite. Nė Turqi Ikballi ėshtė shumė i dashur prej kur ėshtė pėrkthyer Xhavidnameja e tij. Nė Indonezi dhe nė Indi Ikballi, natyrisht, ėshtė po ashtu shumė i po­pu­lla­ri­zu­ar dhe i njohur.”
Sarajevė, 1999.

[1] (http://mail.yahoo.com/config/login?/ym/Compose?box=Inbox&Mid=2759_18252185_255600_2972_8640_0_49644_28723_1 08469242&inc=&Search=&YY=24372&order=down&sort=date&pos=0&view=a&head=b#_ftnref1) Akademik, prof. dr. Enes Kariq (i lindur mė 1958 nė Bosnje) ėshtė profesor nė Fakultetin e Shkencave Islame nė Sarajevė, autor i dhjetėra veprave dhe qindra studimeve nė disa gjuhė dhe pėrkthyes nga arabishtja dhe anglishtja i dhjetėra veprave kapitale. Teksti ėshtė pėrkthyer nga: M. Ikball, Obnova vjerske misli u islamu. bot. II, fq. 9-16, me disa shkurtime tė parėndėsishme

ZARATUSTRA
19-08-06, 14:06
Hilmo Neimarlija (http://www.dardania.de/vb/upload/)


Ikballi si vetėdijėsues dhe krijues
i ringjalljes islame nė shek. XX



Gjysmė shekulli[1] (http://mail.yahoo.com/config/login?/ym/Compose?box=Inbox&Mid=2759_18252185_255600_2972_8640_0_49644_28723_1 08469242&inc=&Search=&YY=67038&order=down&sort=date&pos=0&view=a#_ftn1) na ndanė nga ato ditė kur poeti dhe filozofi Muhammed Ikballi ekspozoi koncepcionin e tij tė pėrtėritjes sė filozofisė fetare tė islamit si kėrkesė pėr rin­gjalljen e sėrishme tė burimit tė harruar tė ve­tė­di­jė­simit ma­dhėshtor dhe tė zgjimit kreativ tė tėrė jetės nė is­lam.
Nė ligjėrata, tė pėrgatitura me kėrkesė tė Shoqatės mus­­limane nė Madras dhe tė mbajtura nė tre qytete tė In­­disė sė atėhershme, mendimtari mė kryengritės i bash­kė­­kohėsisė islame, i cili me pėrpjekjen e ekzistencės sė vet ‘tė acaruar metafizike’ paraprakisht ka provuar ak­si­den­­tin kozmik dhe shansin e njeriut edhe nė Lindje edhe nė Perėndim, ka kėrkuar ‘organizim’ tė ri tė takimit tė madh tė popullatės muslimane me thirrjen autentike is­lame midis dilemės sė kohės sė re. Shkaqet pėr kėtė ta­kim tė shpresės mė tė madhe, ai i ka gjetur ven­dos­sh­mė­risht tė imponuara nė situatėn shpirtėrore-historike tė bo­tės muslimane, e cila nė ēdo aspekt qe pjekur pėr pas­trim bazor, dhe nevojės qė njohuritė e shumta tė reja nė ho­rizontin e zgjeruar tė mendimit dhe pėrvojes nje­rė­zo­re tė lidhen dhe tė pėrshkohen me idenė e unitetit mjaft tė fuqishėm pėr tė gjitha mundėsitė e qarta dhe tė pa­arri­tuara tė njeriut.
Atė qė shumė intelektualė islamė, nė procesin e gjatė tė zhdehjeve individuale kundruall realitetit me she­­­kuj tė sėmurė tė botės muslimane, e kanė shpallur si ‘for­­mulė tė shpėtimit’ tė muslimanėve nga gjendja ‘me tė ci­lėn as Zoti, as njeriu nuk mund tė jenė tė kėnaqur’, e ky ėshtė kthimi principeve fundamentale tė islamit. Ik­ba­lli nė fjalimet e veta kėtė e formulon si detyrė me rėn­dėsi tė pėrgjithshme. Kthimi principeve islame nuk do tė thotė thjeshtė kthimi i muy (http://www.dardania.de/vb/upload/)[NI1] (http://mail.yahoo.com/config/login?/ym/Compose?box=Inbox&Mid=2759_18252185_255600_2972_8640_0_49644_28723_1 08469242&inc=&Search=&YY=67038&order=down&sort=date&pos=0&view=a#_msocom_1) slimanėve vetėvetes dhe pėr­tėritja e diskutimit tė tyre me botėn nė hapėsirėn e his­torisė tė cilėn e karakterizojnė strukturat dhe krijimet nga periudha e klasikės islame. Ky ėshtė kthim fillimit tė ri tė zgjimit dhe raportit tė zgjuar tė muslimanėve kun­dru­all Zotit dhe universumit, arsimim krijues i rendit mė tė lartė nė lidhshmėrinė e njeriut me Zotin dhe me tė­rė­sinė e pandarė tė botės. Sepse, islami ėshtė mesazh pėr nje­rėzinė, kurse nė kohėn e fushės sė konstituuar pla­ne­ta­re tė konfirmimit tė pėrbashkėsisė sė njeriut me nje­rė­zit tjerė, pa tė cilėn njeriu do tė ishte sė tepėrmi i varfėr pėr synimin mė tė lartė tė jetės, shpėtim lokal edhe ash­tu nuk ka. Kthimi i muslimanėve Islamit, sė kėndejmi, im­ponohet nė hapėsirėn e tėrė botės si rast dhe mun­dė­si e plotėvlefshme tė tij.

ZARATUSTRA
19-08-06, 14:07
E pasi bota nė fytyrėn bashkėkohore, pėr shkak tė kon­tributit dhe karakteristikave tė veta tė drejtpėrdrejta me veprat e tė tjerėve shumė mė tepėr se tė mus­li­ma­nė­ve, ėshtė zonė e provokimeve dhe parapėrcaktimeve tė rėn­da, kthimi islamit supozon para sė gjithash aksident tė ballafaqimit tė madh tė frymės sė kulturės islame dhe fry­mės sė epokės moderne. Sepse, zgjimi islam i mus­li­ma­nėve nuk domethėnė pėrshtatja dhe penetrimi i tyre nė rrjedhat e bashkėkohėsisė qė nė fakt nga trolli i Ev­ro­pės moderne imponohet si tėrėsi botėrore-historike tė je­tės sė njerėzisė. Me ēarjen e vet fundamentale ndėr­mjet sistemeve tė mėdha intelektuale tė cilat i ka ndėr­tu­ar, kurse nė tė cilat Ikballi gjen vazhdimin krijues tė disa fa­zave mė tė rėndėsishme nė zhvillimin autonom tė kulturės islame, dhe fatit fatkeq jetėsor tė personalitetit i cili vetė sė koti kėrkohet nė sistemin shoqėror qė ēdo gjė e anulon dhe e shpie nė funksionin e eksploatimit tė tė varfėrve nga ana e tė pasurve. Evropa pėr Ikballin ėshtė pengesa mė e madhe nė rrugėn e prosperitetit moral tė njeriut. Pėr kėtė arsye pėr pėrtėritjen e filozofisė fetare tė islamit, nė ēka Ikballi sheh ndėrtimin e konceptimit tė domethėnies sė mirėfilltė tė mesazhit islam pėr njerėzinė, ėshtė i domosdoshėm veprimi i tė hulumtuarit mė tė thellė ideor tė tė gjitha burimeve tė vetėdijes dhe situatės jetėsore tė njeriut tė shekullit njėzet. Kėshtu vetėm kjo do ta arrijė pėrmbushjen e vet si vetėvetėdija gjithėpėrfshirėse islame e muslimanėve nė kompetencėn e tyre qė, si bartės tė Shpalljes sė fundit, tė zhvillojnė pėr njerėzinė bashkėkohore interpretimin shpirtėror aq tė nevojshėm tė gjithėsisė, horizontin e lirisė shpirtėrore tė personalitetit dhe principet e pi­kė­arritjes universale tė cilėt do tė mund ta orientojnė evo­lu­cionin e botės njerėzore nė bazėn shpirtėrore. E kėto nė tė vėrtetė janė refuzimet e Ikballit qė njeriu tė nėn­ē­mo­het, pas tė gjitha tė folurave tė tė kaluarės dhe para ēdo tė foluri tė ardhmėrisė, nė copėzėn e materies sė kot nė rastin absurd tė gjithėsisė dhe besimi i tij nė mun­dėsinė e fesė si synim pėr jetė mė tė gjėrė dhe for­mės mė tė lartė tė pjesėmarrjes sė njeriut nė aspiratat mė tė thella tė gjithėsisė: asaj pjesėmarrjeje nė tė cilėn njeriu e formėson fatin e vet dhe fatin e gjithėsisė dhe nė tė ci­lin, sipas fjalės kur’anore, sigurisht e pėrcjell ndihma e Zo­tit. Sepse, ligjėratat e veta mbi kthimin e mus­li­ma­nė­ve islamit, ky poet i zanafillės sė harruar dhe mendimtar i ndėrtimit historik tė ardhmėrisė, i ka filluar dhe i ka mba­ruar me hymn njeriut i cili me mendim, ndjenja dhe vep­rim ngrihet deri te e Vėrteta Pėrfundimtare.

ZARATUSTRA
19-08-06, 14:08
Nga pėrmbajtja e ligjėratave tė Ikballit ka lindur vep­­ra “Ripėrtėritja e mendimit fetar nė islam”, vepra e cila, me gjithė ‘ēiltėrinė e vet utopike’, nė sheshin e bo­tės reale si pak kush tjetėr autentikisht do ta shprehė dhe kon­ceptualisht do ta pėrcaktojė lėvizshmėrinė gran­di­oze dhe gjurmimin e botės muslimane pėr vetė kon­cep­timin dhe identifikimin islam nė kohėn e shekullit tė njė­zet.
Sarajevė, 1979.

[1] (http://mail.yahoo.com/config/login?/ym/Compose?box=Inbox&Mid=2759_18252185_255600_2972_8640_0_49644_28723_1 08469242&inc=&Search=&YY=67038&order=down&sort=date&pos=0&view=a#_ftnref1) Dr. Hilmo Neimarlija, boshnjak, profesor shumėvjeēar i filozofisė nė Fakultetin e Shkencave Islame nė Sarajevė. Teksti ėshtė pėrkthyer nga: M. Ikball, Obnova vjerske misli u islamu. bot. II, fq. 5-7. Titulli i pėrkthyesit.