PDA

View Full Version : Filloi beteja pėr Trepēėn.


Dilaver
06-09-06, 22:57
Tashmė ėshtė krijuar Bordi kėshillėdhėnės i Trepēės i pėrbėrė nga shqiptarėt, serbėt dhe ndėrkombėtarėt. Paditė e kreditorėve, rifillimi i prodhimit dhe privatizimin eventual janė tri pika qė do t'i paraprijnė tė ardhmes sė kombinatit Trepēa.

Avdyl Pajaziti

Mitrovicė, 5 shtatorė - Mbrojtja e Trepēės ndaj padive tė kreditorėve, rifillimii prodhimin nė komponentėt e ndryshme tė ndėrmarrjes pėr tė gjeneruar tė ardhura dhe punėsim, si dhe pėrgatitja e strategjisė pėr privatizimin eventual tė Trepēės janė tri pika qė do t'i paraprijnė tė ardhmes sė kombinatit Trepēa.
Tashmė ėshtė konsoliduar Bordi kėshillėdhėnės i kompleksit metalurgjik Trepēa, detyrė kryesore e tė cilit ėshtė qė tė mbrojė kėtė kompleks nga kėrkesat dhe ankesat e kreditorėve potencialė, si dhe tė shikojė mundėsinė e aktivizimit tė komponentėve tė ndryshėm tė kombinatit.
Sipas kryeministrit Agim Ēeku, ky bord duhet tė jetė pikė referuese pėr tė gjitha palėt e interesuara nė lidhje mė kombinatin Trepēa.
"Ne si qeveri e Kosovės, UNMIK- u dhe AKM-ja jemi pajtuar nė radhė tė parė pėr mėnyrat e mbrojtjes sė Trepēės nga kėrkesat dhe ankesat e kreditorėve. Po ashtu jemi pajtuar pėr tė gjetur mundėsitė e fillimit tė prodhimit nė komponentė tė ndryshme tė saj me qėllim qė tė gjenerojmė vende tė punės dhe tė krijojmė tė ardhura; dhe e treta ta pėrgatitim njė strategji tė qėndrueshme e transparente pėr riorganizimin e Trepēės. Nėse ėshtė e nevojshme edhe privatizimin e saj", tha kryeministri Ēeku, pas takimit tė parė tė Bordit kėshillėdhėnės tė Trepēės.
Bordi i konstituuar ėshtė organ kėshillues pėr tė gjitha ēėshtjet qė lidhen drejtpėrsėdrejti me Trepēėn. Gjithashtu kryeministri Ēeku mirėpriti faktin qė nė kuadėr tė bordit si anėtarė tė barabartė ishin edhe pėrfaqėsuesit e Trepēės nga veriu si dhe nga komuna e Leposaviqit.
Bordi do t'i mbėshtetė kėto parime pėr mbrojtjen e Trepēės karshi padive tė kreditorėve. Gjithashtu nė shėrbim tė kėsaj ėshtė bėrė njė moratorium me dhomėn e veēantė tė Gjykatės Supreme.
Nė kėtė aspekt paditė e kreditorėve do tė verifikohen dhe vlerėsohen. Nė anėn tjetėr, do tė vazhdohet me ristrukturimin e Trepēės, nė kėtė kontekst pėr t'u pėrgatitur pėr privatizimin eventual.
"Jemi tė bindur qė bordi i ri i krijuar do tė jetė vendi mė i mirė pėr tė dhėnė kėshilla dhe pėr tė siguruar njė udhėheqje nė kėto detyra tė rėndėsishme. Bordi ėshtė vendi mė i mirė pėr t'u siguruar se ēėshtjet e rėndėsishme si mbrojtja e punėtorėve dhe e ambientit do tė adresohen ashtu siē duhet nė kėtė proces", thuhet nė njė njoftim tė lėshuar pas takimit tė parė tė Bordit kėshillėdhėnės tė Trepēės.
Ndėrkaq shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, krijimin e Bordit kėshillues tė Trepēės e cilėsoi tė njė rėndėsie tė veēantė, sepse siē tha ai, ky bord do tė jetė njė pikė kontaktuese dhe e konsultimeve pėr tė gjithė aksionarėt dhe pėr tė gjitha ēėshtjet lidhur me mbrojtjen dhe rivitalizimin e Trepēės.
"Unė kam shprehur interesim pėr Trepēėn dhe do tė vazhdoj tė jem i pėrqendruar pėr tė, sepse Trepēa ka rendėsi tė madhe jo vetėm pėr Mitrovicėn, por edhe pėr gjithė Kosovėn", tha kreu i administratės ndėrkombėtare nė vend.
Sa i pėrket rolit tė qeverisė sė Serbisė nė proceset nėpėr tė cilat po kalon kompleksi Trepēa, Ruecker dhe Ēeku theksuan se pala kosovare ėshtė duke diskutuar me Serbinė pėr sqarimin e borxheve tė Trepēės ndaj kreditorėve tė ndryshėm.
Bordi i Trepēės gjatė takimit tė parė nuk ka emėruar administratorin ndėrkombėtar pėr ish gjigandin metalurgjik Trepēa, ndėrkohė qė kreu i UNMIK-ut tha se e kanė diskutuar emėrimin e tij, por ende kanė mbetur edhe disa ēėshtje pėr t'u qartėsuar para se tė merret njė vendim i tillė.
Bordin kėshillėdhėnės tė Trepēės e pėrbėjnė ministri i Energjisė dhe Minierave, Ethem Ēeku, pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut nė Mitrovicė, Gerry Galucci, kryetari i Leposaviqit Velimir Bojovic, Viktor Ulaj nga zyra e kryeministrit, Ahmet Shala nga AKM, Jovan Dimikiq nga menaxhmenti i Trepēės nė veri, drejtori i Trepēės nė pjesėn jugore Nazmi Mikullovci, Dusko Dragoviē, pėrfaqėsues i sindikatės sė veriut, Ismet Behrami pėrfaqėsues i sindikatės sė jugut.