PDA

View Full Version : qka simbolizon zemra


uck_aksh
12-10-06, 23:47
http://www.smsalbania.com/images/topics/zemera.jpg (http://www.smsalbania.com/modules.php?name=News&new_topic=10)...por nga format e lakuara tė njė femre Kur vizatojmė njė zemėr, simboli mė i pastėr i dashurisė, kėtė nuk e bėjmė sepse ndjenja jonė vjen drejt e nga zemra. Forma e saj, nė fakt, nuk ka tė bėjė fare me organin njerėzor, por pikėrisht me vithet e njė femre. Pėrpjekjen pėr tė hedhur dritė mbi ikonografinė e pasur qė lidhet me ndjenjėn mė fisnike e ka bėrė Galdino Pranzarone, psikolog amerikan i Universitetit tė Roanoke-s nė Salem, nė Virxhinia, i cili nė njė libėr tejet interesant, "Extraordinary Origins of Everyday Things" – “Zanafilla tė jashtėzakonshme tė gjėrave tė pėrditshme”, shpjegon zanafillėn e simboleve mė tė njohura tė dashurisė, qė nga zemrat e vockla pra, e deri te trėndafilat dhe kupidėt. Ikona numėr njė e dashurisė pra, nuk qenka gjė tjetėr veēse glorifikimi i bukurisė sė tė pasmeve tė njė trupi femėror. Sipas Pranzarone-s, bukuria e vitheve femėrore ka frymėzuar paraardhėsit tanė ta pėrdorin kėtė pjesė tė trupit si njė simbol, qė me kohėn u bė ikonė e dashurisė.

"Mund tė themi se dy gjysmat e figurės u ngjajnė krahėve tė zemrės tė bėra bashkė, por organi i njeriut nuk do tė jetė kurrė i njėjtė me atė qė vizatohet rėndom. “Zemra”, shpjegon studiuesi, “nuk e ka njė kurriz nė pjesėn e sipėrme dhe njė hollim nga lart-poshtė. Gjithsesi, vithet e femrės e kanė kėtė profil". Gjatė hulumtimit tė tij, profesor Prazarone ka analizuar nė mėnyrė skrupuloze shumė burime letrare dhe mitologjike, duke gjetur provėn qė mbėshtet tezėn e tij. Nė fakt, psikologu kujton se qysh nga lashtėsia, grekėt e lashtė i kanė thurur lavde bukurisė sė trupit femėror, duke nxjerrė nė pah sidomos tė pasmet e saj. Pėr shembull, Afėrdita ėshtė quajtur perėndesha e bukurisė qė frymėzon ēdo qenie njerėzore, kryesisht nga forma e tė pasmeve tė saj. Dhe pėr nder tė saj ėshtė ndėrtuar madje dhe njė tempull me emrin "Aphrodite Kallipygos", qė do tė thotė "perėndesha me tė pasme tė bukura". Mjeshtri i kinemasė erotike italiane, Tinto Brass, tek e fundit, prej vitesh mbron bindjen se vithet janė pjesa mė domethėnėse dhe shprehėse e njė qenieje njerėzore. "Vithet e mia janė tė lumtura e thonė diēka, nuk gėnjejnė, janė pjesa mė e sinqertė e njė njeriu, shprehin mė shumė se njė fytyrė: pėr kėtė arsye, kujdesem pėr to dhe i tregoj. Janė pjesa mė shprehėse e njė qenieje njerėzore". Mesazh i dėrguar qysh nga vitet e largėta 1700, kur mes dantellash, fjongosh e mėndafshesh, "faux-coul", vithet false tė kurtizaneve tė oborreve mbretėrore, tundeshin nė mėnyrė ndjellėse nėpėr korridoret e pallateve mbretėrore dhe ishin pjesa trupore mė e pėlqyer. Mesazh i pėrcjellė pėrgjatė shekujve deri nė ditėt tona, nė njė vazhdimėsi sjelljesh e risjelljesh tė modės, qė herė e vėnė nė dukje e herė e fshehin. Pastaj, reklamat dhe bota e marketingut e kanė zhvendsour vėmendjen nė zonėn e pasme. Janė pikėrisht vithet e begata, alla "braziliane", ato qė bėjnė dallimin, audiencėn dhe paratė. Mjaft tė dish t’i pėrdorėsh mirė.

uck_aksh
12-10-06, 23:52
qfar duan grat:
Njė mashkull tė kujdesshėm, tė ėmbėl dhe tė pasur Doni ta kėnaqni gruan tuaj? Dėgjojeni, mbusheni me pėrkėdheli dhe ēojini nė shtėpi tė paktėn dy tė tretat e rrogės. Kujdes, dashuri dhe para. Ja pėrmbledhja me tre fjalė kyēe e recetės qė njė martesė t’ia dalė mbanė. Kėtė e mbėshtesin dy sociologė tė Universitetit tė Virxhinias, tė cilėt kanė rrėmuar nė fund tė shpirtit femėror duke premtuar t’ia dilnin nė atė ku edhe vetė Frojdi dėshtoi, tė kuptonte se "ēarė duan gratė". Kjo ėshtė njė dilemė e vjetėr thuajse sa bota: ēfarė nevojitet pėr ta bėrė njė bashkėshorte tė lumtur? Pėr hulumtimin e ri tė sociologėve Bradford Wilcox dhe Steven Nock, i sapobotuar nė revistėn "Social Forces", zonjat priren mė sė shumti drejt njė mashkulli paksa "New Age". Nga njėra anė, e aftė tė krijojė marrėdhėnie emocionale me rolin e gruas, por nga ana tjetėr akoma mė shumėtradicionale.

Dhe mbi tė gjitha prurėse dhe furnizuese e pjesės mė tė madhe tė tė ardhurave tė ēiftit. Njė shqelm pra feminilitetit, atij prototipi tė viteve ‘70, ’80 dhe ’90 tė "partnershipit mes tė barabartėve", identikė deri nė detaje, tė gatshėm pėr tė ndarė 50% detyrimet dhe tė drejtat nė shtėpi dhe jashtė saj: gratė e sotme, sipas hulumtimit, i cili ka marrė nė shqyrtim mbarėvajtjen e 5.000 ēifteve nga pikėpamja e bashkėshorteve, as qė duan t’ia dinė nė i lanė enėt apo a gatuan burri. Ose mė mirė: nėse e bėjnė njė gjė tė tillė, ėshtė kėndshėm dhe pranohet, por nuk ėshtė e domosdoshme. Kryesore pėr shėndetin e martesės ėshtė prania emocionale e partnerit. Nė vend tė dytė, nė rend sipas rėndėsisė sė recetės pėr njė lidhje tė artė, studimi nxjerr mirėqenien ekonomike tė burrit: nėse tė ardhurat e burrit mbulojnė dy tė tretat e nevojave familjare, zonjat janė mė tė qeta. Dhe mė tej: bashkėshortet mė tė kėnaqura rezultojnė ato qė punojnė nė shtėpi, qė ndajnė me partnerin impenjimin qė martesa tė funksionojė sa mė mirė, si dhe kur kanė tė njėjtin besim fetar. Pėrsa i pėrket seksit, po pati, mė mirė, pėrndryshe mund tė bėhet dhe pa tė, ose ta kėrkojnė tjetėrkund. "Nocioni se ēfarė e bėn tė lumtur njė martesė ka ndryshuar vazhdimisht gjatė njėqind viteve tė fundit", ka vėzhguar Wilcox, "njė shekull mė parė, pėr gratė e rėndėsishme ishte qė burri tė ishte njė punėtor i fuqishėm; pastaj erdhi nevoja e njė qėndrimi tė barabartė brenda ēiftit; sot kėrkesa kryesore pėr mashkullin duket se ėshtė me karakter tė dukshėm emocional". Kėtė studim nuk e quan aspak tė rėndėsishėm Stephanie Coonts, autore e librit "Martesa, historia e saj nga pėrulja tek intimiteti". Sipas saj, e gjitha kjo thjesht tregon se gratė janė mė tė lumtura kur bėjnė atė qė duan individualisht, si tė punojnė nė shtėpi, por edhe jashtė saj. Por, pėr Steven Nock, profesor sociologjie dhe bashkautori i studimit, ka njė tė dhėnė tė re dhe tė paqenė mė parė: "Bashkėshortet duan tė trajtohen nė mėnyrė tė barabartė, gjė qė nuk do tė thotė aspak ‘njėlloj’".