PDA

View Full Version : Kodi i Da Vinēit dhe gėnjeshtrat e Dan Brownit


Savior
03-11-06, 16:23
E vėrteta pėr Kodin e Da Vinēit

Nga Paul Garner

Kodi i Da Vinēit ka qenė jashtėzakonisht i suksesshėm. Qė nga dita e botimit nė prill 2003 ka shitur 40 milion kopje nė 40 gjuhė dhe ka qenė pėr tridhjetė e pesė javė nė listėn e librave mė tė shitur tė Nju Jork Tajmz-it. Sė shpejti del si njė film sensacional nga Columbia Pictures. Nga fundi i 2004-ės i kishte fituar autorit tė tij, Den Braun, 140 milion paund. Ėshtė libri mė i pėrfolur i kohėve tė fundit.



Pėr se bėn fjalė?
Pėr ata qė nuk e kanė lexuar, ja njė pėrmbledhje e subjektit. Libri fillon me njė vrasje nė Galerinė e Luvrit nė Paris qė i ēon personazhet kryesorė- profesorin e Harvardit Robert Langdon dhe kriptologen frėnge Sofi Nevė- nė njė vrapim tė dėshpėruar nė gjithė Francėn dhe Anglinė, duke zgjidhur enigmė pas enigme. Ritmi i ngjarjeve ėshtė i shpejtė dhe subjekti tėrheqės – ku pjesėt mė intriguese janė zbulesat e njohurive tė fshehta dhe konspiracioneve qė do tė jenė fokusi ynė nė kėtė artikull.
Tregimi merr shkas nga kėrkimi i lashtė pėr Kupėn e Shenjtė – jo kupa e Darkės sė Fundit – por, nė universin alternativ tė Den Braunit, Kupa e Shenjtė ėshtė "linja mbretėrore" e pėrbėrė nga pasardhėsit e Jezu Krishtit dhe Maria Magdalenės qė na thuhet, ishin tė martuar dhe kishin njė fėmijė.
Deklarata pėr saktėsi historike
Megjithėse Kodi i Da Vinēit ėshtė trillim, ai pretendon se mbėshtetet mbi fakte historike.
'Fakt: Tė gjitha pėrshkrimet e veprave tė artit, arkitekturės, dokumenteve dhe ritualeve tė fshehta nė kėtė roman janė tė sakta.'
DEN BRAUN, Kodi i Da Vinēit, fq.15 (shėnim i pėrkthyesit: citimet janė pėrkthime tė drejtpėrdrejta nga origjinali, dhe numri i faqeve ėshtė ai i origjinalit)
Braun i vendos shumė prej kėtyre deklaratave nė gojėn e njė personazhi, Sėr Lei Tibing, qė pėrshkruhet si historian me emėr. Megjithatė, siē do ta shohim, njė historian qė do tė bėnte deklaratat qė i atribuohen kėtij personazhi do tė mbetej nė klasė! Ajo qė dua tė demonstroj kėtu ėshtė qė Kodi i Da Vinēit pėrmban pak fakte, dhe ato pak fakte qė pėrmban kėrkojnė shqyrtime serioze.
Pse i shqetėson tė krishterėt ky libėr?
Tė krishterėt janė tė shqetėsuar nė lidhje me kėtė libėr sepse ai sulmon shumė nga gjėrat qė ata kanė besuar sinqerisht mbi fakte tė besueshme, nė tė gjitha kohėrat:
Besueshmėria e Biblės Personi i Jezu Krishtit.
Le tė shqyrtojmė tani disa pretendime specifike tė ngritura nga Den Braun nė librin e tij. Do tė paraqesim secilin pretendim me njė citim nga Kodi i Da Vinēit dhe pastaj do t'i bėjmė njė “provė realiteti” pėr tė parė si u qėndron fakteve.



PRETENDIM 1: Teksti i Biblės nuk ėshtė i besueshėm
‘Bibla ėshtė produkt i njeriut, i dashur. Jo i Perėndisė. Bibla nuk ra nga qielli....ajo ka evoluar pėrmes pėrkthimeve, shtesave dhe rishikimeve tė panumėrta. Historia nuk ka patur kurrė njė version pėrfundimtar tė kėtij libri.’ (fq.312)
PROVĖ REALITETI:
Teksti i Biblės nuk ėshtė i besueshėm – E RREME
Sė pari duhet thėnė se studiuesit e Biblės dhe tė krishterėt nuk besojnė se Bibla thjesht 'ra nga qielli'. Besimi i tė krishterėve ėshtė qė Shpirti i Shenjtė i drejtoi shkruesit njerėzorė tė Biblės nė mėnyrė tė tillė qė ajo qė ata shkruan ishte vetė Fjala e Perėndisė dhe pa gabime, megjithėse secili shkrues i frymėzuar pėrdori stilin dhe mėnyrėn e vet individuale. Kėtė pretendon Bibla pėr veten. Pėr shembull, 2 Pjetrit 1:21 na thotė qė 'njerėzit e shenjtė tė Perėndisė kanė folur tė shtyrė nga Fryma e Shenjtė.’
Pjesa qė mbetet e deklaratės sė Den Braunit ėshtė shumė e paqartė. Pa ngritur probleme specifike, ėshtė e vėshtirė tė pėrgjigjesh nė kėtė pikė pėr 'pėrkthime, shtesa, dhe rishikime'. Megjithatė, ja disa komente tė pėrgjithshme. Sė pari, duhet tė themi qė ēėshtjet e pėrkthimit nuk shkaktojnė mė shumė vėshtirėsi pėr Biblėn sesa pėr ēdo dokument tjetėr. Patjetėr, ka gjithmonė ēėshtje tė debatueshme kur pėrkthen njė dokument por kjo nuk na pengon tė japim njė pėrkthim tė mirė tė asaj qė ėshtė shkruar.
Sė dyti, shtesat dhe rishikimet kanė tė njėjtin ndikim si nė ēdo dokument tjetėr. Studiuesit mbledhin dhe krahasojnė kopje tė veprės nė fjalė, gjejnė moshėn e tyre tė pėrafėrt, dhe me anė tė kėsaj procedure vendosin cila do tė kishte qenė pėrmbajtja e dokumentit origjinal. Teksti i Dhiatės sė Re mbėshtetet nga mbi 24,000 kopje ose pjesė dorėshkrimesh, disa tė shekujve tė dytė dhe tė tretė. Nė kontrast me kėtė, veprat e historianit romak Tacitit, qė ka shkruar rreth vitit 100 Pas Kr. vėrtetohen nga dorėshkrime qė numėrohen me gishta dhe datojnė nga shekulli i 11-tė mė i hershmi! Mbi kėtė bazė ėshtė e vėshtirė t'i japėsh tė drejtė pretendimit se nuk kemi njė ide "pėrfundimtare" tė asaj qė thuhej nė Bibėl nė shkrimin origjinal, nėse nuk jemi tė gatshėm tė hedhim poshtė tė gjitha dorėshkrimet e vjetra bashkė me tė.


PRETENDIM 2: Shumė ungjij autentikė u mėnjanuan nga Perandori Konstandin
‘Mė shumė se tetėdhjetė ungjij u morėn nė konsideratė pėr Dhiatėn e Re, por vetėm pak u zgjodhėn pėr t'u pėrfshirė aty – Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni midis tyre.’ (fq.313)
PROVĖ REALITETI:
Shumė ungjij autentikė u mėnjanuan nga Perandori Konstandin – E RREME
Braun po iu referohet kėtu shkrimeve tė tė ashtuquajturve 'Gnostikė'. Cilėt ishin Gnostikėt? Fjala 'Gnostikė' vjen nga fjala greke gnosis qė do tė thotė 'njohuri'. Lėvizja e lashtė gnostike ėshtė e vėshtirė tė pėrkufizohet, por, kryesisht gnostikėt ishin tė interesuar nė kėrkimin e njohurive tė fshehta shpirtėrore me anė tė tė cilave ata mendonin se mund tė kishin hyrje tė drejtpėrdrejtė tek Perėndia. Dhe midis shkrimeve tė tyre Braun pretendon se ka zbuluar 80 ungjij alternativė, 80 histori alternative tė jetės sė Jezuit.
Por ky ėshtė njė tjetėr gabim nga ana e Braunit. Nuk ishin 80 ungjij, por 52 rrotuj – vetėm pesė prej tė cilėve pretendonin tė ishin ungjij. Dhe, ndryshe nga ajo qė thotė Den Brauni, ungjijtė gnostikė nuk ishin kandidatė asnjėherė pėr t'u pėrfshirė nė Dhiatėn e Re.

Savior
03-11-06, 16:29
PRETENDIM 3: Ungjijtė gnostikė ishin dokumentet origjinale tė krishtera
‘Pėr fatin e mirė tė historianėve,’ tha Tibing, ‘disa nga ungjijtė qė Konstandini u pėrpoq t'i zhdukte arritėn tė mbijetonin…Rrotujt nxjerrin nė pah mospėrputhje dhe falsifikime tė mėdha historike, qė konfirmon qartė se Bibla qė kemi sot u hartua dhe u redaktua nga njerėz qė kishin njė axhendė politike – tė reklamonin hyjninė e njeriut Jezu dhe tė pėrdornin ndikimin e Tij pėr tė forcuar bazėn e pushtetit tė tyre.’ (fq.317)
PROVĖ REALITETI:
Ungjijtė gnostikė ishin dokumentet origjinale tė krishtera – E RREME
Ungjijtė gnostikė janė falsifikime: Ata i pėrkasin njė date tė vonė. Librat e Dhiatės sė Re datohen edhe prej studiuesve mė liberalė rreth 50-100 Pas Kr. Megjithatė, ungjijtė mė tė hershėm gnostikė nuk ishin shkruar deri nė 100-200 Pas Kr., dhe disa datojnė nga shekujt e tretė dhe tė katėrt. Mėsimet e krishtėrimit ishin pėrfunduar nė kohėn qė u shkruan dokumentet gnostike. Autorėsia e tyre ėshtė e rreme. Pėr shembull, askush nuk e pranon qė Thomai e shkroi 'Librin e Thomait' apo se Filipi shkroi 'Ungjillin e Filipit'. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė kuptuar pse nuk u pėrfshinė nė Dhiatėn e Re. Ēdo libėr me autorėsi tė rreme hidhej poshtė automatikisht. Ata janė plot me thėnie ezoterike (tė fshehta) dhe legjenda. Ide tė ēuditshme, mistike vihen nė gojėn e Jezuit. Aty ku ka ndonjė diamant tė rrallė urtėsie pa pėrjashtim ėshtė kopjuar nga Dhiata e Re!
Prandaj, mbi ēėshtjen e besueshmėrisė sė Biblės pretendimet e Kodit tė Da Vinēit thjesht nuk qėndrojnė. Dhiata e Re ka mbėshtetje tė shkėlqyer tekstuale dhe historike, nė kontrast tė plotė me ungjijtė “alternativė” falsė mbi tė cilėt Den Braun bazon njė pjesė tė madhe tė librit tė tij.
Tani dua t'i kthehem asaj qė Kodi i Da Vinēit thotė nė lidhje me personin e Jezu Krishtit. Disa nga deklaratat mė tė guximshme dhe krejt tė pasakta nė Kodi i Da Vinēit lidhen me kėtė temė.



PRETENDIM 4: Jezui ishte thjesht njeri (teologė islam janė tė mashtruar nga kjo)
‘E dashur,’ tha Tibing, ‘deri nė atė moment nė histori, Jezui shikohej nga ndjekėsit e Tij si njė profet i vdekshėm…njė njeri i madh e i fuqishėm, por sidoqoftė njeri. I vdekshėm.’ (fq.315)
PROVĖ REALITETI (1):
Tė krishterėt e hershėm besonin se Jezui ishte thjesht njė njeri i vdekshėm – E RREME
Tani kur Den Braun flet pėr “atė moment nė histori”, ai i referohet njė kėshilli tė kishės, Kėshillit tė Nikesė. Do tė flasim pėr tė pas pak, por pėr tani mbani mend datėn kur u mblodh Kėshilli – 325 Pas Kr. – sepse Den Braun pretendon se deri nė atė kohė Jezui konsiderohej nga ndjekėsit e Tij si njė njeri i vdekshėm dhe asgjė mė shumė. Tė shohim faktet.
Sė pari, kemi shkrimet e vetė apostujve, tė atyre qė e njohėn Jezuin personalisht gjatė jetės sė Tij dhe qė ishin dėshmitarė okularė tė Krishtit tė ringjallur. Edhe studiuesit mė liberalė e pranojnė qė shkrimet e apostujve i pėrkasin njė date tė hershme, ndoshta midis viteve 40-80 Pas Kr. – patjetėr shumė kohė mė parė se Kėshilli i Nikesė nė 325 Pas Kr. Ēfarė thonė ato?
Gjoni 1:1-3, 14: “Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė dhe Fjala ishte Perėndi. Ai ishte nė fillim me Perėndinė. Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė Tij dhe pa atė nuk u bė asgjė nga ato qė u bėnė.…Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne.” Jezui ėshtė i bashkėbarabartė dhe i bashkėpėrjetshėm me Perėndinė dhe Krijues i tė gjitha gjėrave.
Gjoni 8:56-58: Jezui duke u folur farisenjve: “’Abrahami, ati juaj, ngazėllohej nė shpresėn qė tė shihte ditėn time; e pa dhe u gėzua”. Judenjtė, pra, i thanė: “Ti ende nuk je pesėdhjetė vjeē dhe e paske parė Abrahamin?” Jezui u tha atyre: “Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė unė po ju them: para se tė kishte lindur Abrahami, unė jam!’” Jezui thotė se ka ekzistuar para Abrahamit (qė jetoi rreth 2,000 vjet pėrpara lindjes sė Krishtit) dhe pėrdor pėr veten emrin e Perėndisė nė Dhiatėn e Vjetėr (shih. Eksodi 3:14 – “Perėndia i tha Moisiut, UNĖ JAM AI QĖ JAM. Kėtė do t'u thuash bijve tė Izraelit: UNĖ JAM- i mė dėrgoi.’’”).
Gjoni 20:27-28: “Pastaj i tha Thomait: “Vėre gishtin kėtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorėn dhe vėre nė brinjėn time; dhe mos ji mosbesues, por besues!” Atėherė Thomai u pėrgjigj dhe i tha: “Zoti im dhe Perėndia im!” Thomai e rrėfen se Jezui ėshtė Zoti dhe Perėndia i tij.
Kolosianėve 2:9: “Sepse tek ai [Krishti] banon trupėrisht tėrė plotėsia e Hyjnisė”.
Hebrenjve 1:3: “Ai [Biri] duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė Tij [Atit] dhe vula e qenies sė Tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij...
Pėr mė tepėr, Dhiata e Re i jep Jezu Krishtit tituj qė i pėrkasin vetėm Perėndisė – p.sh. “i pari dhe i fundit” (Zbulesa 1:17), “Mbreti i Mbretėrve dhe Zoti i zotėrve” (1 Timoteut 6:15); dhe ai merr nderimin qė i takon vetėm Perėndisė – p.sh. lutjen (Gjoni 14:14) dhe adhurimin (Mateu 28:17).
Ėshtė e qartė qė apostujt e konsideronin Jezuin shumė mė tepėr se thjesht njė njeri – ata e shikonin atė si Perėndia i mishėruar – dhe shumė kohė pėrpara Kėshillit tė Nikesė.
PROVĖ REALITETI (2):
Tė krishterėt e hershėm besonin se Jezusi ishte thjesht njė njeri i vdekshėm – E RREME
Sė dyti, ka dėshmi tė shumta nga Etėrit e Kishės, qė ishin drejtues tė krishterė qė kanė shkruar qė nga rreth 100 Pas Kr. dhe deri nė shekullin e katėrt: Ignati i Antiokisė (rreth35-107 Pas Kr.) - i referohet Jezuit si “Perėndia nė mish” dhe “Krishti Perėndia”. Justin Martiri (rreth100-165 Pas Kr.) – duke mbrojtur besimin e krishterė ndaj njė kritiku hebre, shkroi: “Sepse po ta kishit kuptuar ēfarė ėshtė shkruar nga profetėt nuk do tė kishit mohuar se Ai [dmth Jezui] ishte Perėndia”. Klementi i Aleksandrisė (rreth150-215 Pas Kr.) – shkroi se “Ai [dmth Jezui] vetėm ėshtė edhe Perėndi, edhe njeri..” Tertuliani (rreth160-225 Pas Kr.) – “Perėndia vetėm ėshtė pa mėkat. I vetmi njeri qė ėshtė pa mėkat ėshtė Krishti; sepse Krishti ėshtė edhe Perėndi”. Origeni (rreth185-254 Pas Kr.) - tha se “megjithėse [Biri] ishte Perėndi, ai mori mish; dhe duke u bėrė njeri, ai mbeti ēfarė ishte: Perėndi”. Ėshtė e qartė se edhe ata qė erdhėn pas apostujve e konsideronin Jezuin si mė tepėr sesa thjesht njeri. Me fjalė tė tjera, Den Braun thjesht e ka gabim kur thotė se Jezui konsiderohej si i vdekshėm nga ndjekėsit e tij deri nė vitin 325 Pas Kr. E lidhur me kėtė pretendim ėshtė ideja se Kėshilli i Nikesė e sajoi konceptin e hyjnisė sė Jezuit si rezultat i njė votimi:

Savior
03-11-06, 16:32
PRETENDIM 5: Njė kėshill kishe e shpiku idenė se Jezui ishte Perėndi
‘Shpallja e Jezuit si “Biri i Perėndisė” u kundėrshtua zyrtarisht dhe u votua nga Kėshilli i Nikesė.’ ‘Prit. Ti po thua qė hyjnia e Jezuit ishte rezultat i njė votimi?’ ‘Dhe me shumė pak vota mė tepėr,’ shtoi Tibing. (fq.315)
PROVĖ REALITETI:
Kėshilli i Nikesė (325 Pas Kr.) e shpiku hyjninė e Krishtit – E RREME
Braun bėn disa deklarata tė gabuara nė lidhje me Kėshillin e Nikesė, dhe kjo ėshtė njė prej tyre. Shkurt historia e Kėshillit tė Nikesė: Kėshilli i Nikesė lindi nga njė dėshirė pėr t'i dhėnė fund pėrēarjes dhe polemikave tė shkaktuara nga njė njeri i quajtur Ario. Ario (lind. rreth 260-80 Pas Kr.; vdek. 336 Pas Kr.) ishte njė predikues nga Aleksandria. Rreth 319 Pas Kr. ai filloi tė mėsonte se Jezui nuk ishte plotėsisht hyjnor, por ishte njė perėndi mė i vogėl se Perėndia Atė. Ky besim u dėnua nga njė kėshill lokal kishe nė 320 Pas Kr., ku 98 nga 100 udhėheqėsit e kishės tė pranishėm votuan kundėr pikėpamjeve sė Arios. Por mėsimet e Arios u pėrhapėn shpejt, pjesėrisht pėr shkak tė pėrdorimit tė tij tė zgjuar tė kėngėve tėrheqėse qė shpallnin bindjet e tij. Ato sollėn kaq shumė pėrēarje dhe rrėmujė saqė Konstandini vendosi tė mblidhte njė grup tė madh udhėheqėsish tė kishės pėr t'iu dhėnė fund polemikave. Nė 20 maj 325 Pas Kr., 318 peshkopė u mblodhėn nė njė kėshill nė Nike. Konstandini veproi si njė lloj kryetari, duke ndihmuar qė takimi tė shkonte me qetėsi dhe efektivitet. Nė Kodi i Da Vinēit, Sėr Lei Tibing, thotė qė nė Kėshillin e Nikesė Jezui u shpall si “Biri i Perėndisė”. Nė tė vėrtetė ky kėshill vetėm sa konfirmoi edhe njė herė nė mėnyrė tė qartė e pėrfundimtare atė qė kishte qenė gjithmonė besimi i kishės qė nga kohėt e hershme – dmth qė Jezui ishte i bashkėbarabartė dhe i bashkėpėrjetshėm me Perėndinė Atė. Sa pėr "shumė pak vota mė tepėr”, edhe ky ėshtė njė tjetėr sajim i imagjinatės sė Den Braunit. Vetėm dy peshkopė, nga 318 delegatėt votuan nė favor tė Arios. Den Braun bėn edhe njė numėr deklaratash sensacionale nė lidhje me marrėdhėnien midis Jezuit dhe njėrės prej ndjekėseve tė Tij, Maria Magdalenės:

PRETENDIM 6: Jezusi deshi qė kisha tė mbėshtetej mbi Maria Magdalenėn
‘Sipas kėtyre ungjijve tė pandryshuar, nuk ishte Pjetri ai tė cilit Krishti i dha udhėzime pėr ngritjen e kishės sė krishterė. Ishte Maria Magdalena.’ Sofia e vėshtoi. ‘Po thua qė Kisha e Krishterė do tė drejtohej nga njė grua?’ ‘Ky ishte plani. Jezui ishte feministi i parė. Ai kishte si qėllim qė e ardhmja e kishės sė Tij tė ishte nė duart e Maria Magdalenės.’ (fq.334)
PROVĖ REALITETI:
Jezui deshi qė kisha tė mbėshtetej mbi Maria Magdalenėn – E RREME
Pėrsėri, njė shqyrtim i fakteve tregon se ky pretendim ėshtė i pathemeltė. Braun pėrpiqet ta rishkruajė historinė e kishės sė hershme duke u bazuar mbi tekste gnostike si Ungjilli i Thomait, Ungjilli i Filipit dhe disa tė tjerė. Portretizimi i Maria Magdalenės qė gjejmė nė kėto dokumente tė rreme reflekton besimin gnostik se qeniet shpirtėrore ekzistojnė nė ēifte mashkull-femėr – prandaj zgjedhja e njė gruaje si homologia shpirtėrore e Jezuit ishte e pashmangshme.
Megjithatė, Den Braun shkon edhe mė tej. Jo vetėm qė kisha duhej tė ishte mbėshtetur mbi Maria Magdalenėn, por Maria ishte nė tė vėrtetė gruaja e Jezuit!
PRETENDIM 7: Jezui ishte i martuar me Maria Magdalenėn
Sėr Lei Tibing ishte ende duke folur. ‘Nuk do t'ju mėrzis me referencat e pafundme tė lidhjes sė Jezuit dhe Magdalenės. Kjo ėshtė shqyrtuar ad nauseam (deri nė tė pėrziera) nga historianėt e sotėm.’ (fq.333)
PROVĖ REALITETI:
Jezu ishte i martuar me Maria Magdalenėn – E RREME
Pėrshtypja qė lihet kėtu ėshtė se ka njė sasi tė madhe provash qė e mbėshtesin kėtė pretendim nė shkrimet gnostike. Nė fakt, nė dokumentet gnostike nuk ka asnjė deklaratė tė vetme qė Jezui dhe Maria ishin tė martuar. Megjithatė, Den Braun dhe historianė tė tjerė kanė kėrkuar nė shkrimet gnostike pėr ndonjė gjė - sado tė vogėl - qė mund tė sugjerojė pėr njė lidhje martesore. Dhe ata kanė gjetur dy pasazhe. Teksti i parė tė cilit i referohet Kodi i Da Vinēit ėshtė njė pjesė nga Ungjilli i Filipit. I dyti ėshtė njė pasazh nga Ungjilli i Maria Magdalenės. Le tė shikojmė secilin sipas rradhės.

PRETENDIM 8: Ungjilli i Filipit thotė se Jezui ishte i martuar
Sofia lexoi pasazhin: Dhe shoqėruesja e Shpėtimtarit ėshtė Maria Magdalena. Krishti e deshi atė mė shumė se tė gjithė dishepujt dhe e puthte shpesh nė buzė. Dishepujt e tjerė ofendoheshin nga kjo dhe shprehnin mosaprovim. Ata i thoshin, 'Pse e do atė mė shumė se ne tė gjithė?’ Fjalėt e ēuditėn Sofinė, dhe megjithatė ato nuk nxirrnin ndonjė pėrfundim. ‘Nuk thotė asgjė pėr martesė.’ ‘Au contraire.’ buzėqeshi Tibing, duke i treguar rreshtin e parė. ‘Siē mund tė tė tregonte ēdo studiues i aramaishtes, fjala 'shoqėruese' nė atė kohė do tė thoshte fjalė pėr fjalė bashkėshorte.’ (fq.331)
PROVĖ REALITETI:
Ungjilli i Filipit thotė se Jezu ishte i martuar – E RREME
Ajo qė Braun nuk iu thotė lexuesve tė tij nė kėtė ekstrakt ėshtė se teksti i kėtij tė ashtuquajturit ‘ungjill’ ėshtė i dėmtuar dhe i paplotė – qė do tė thotė se askush nuk mund tė jetė i sigurt 100% pėr atė qė thotė ai. Ja teksti i vėrtetė me gjithė mungesat:
Teksti i vėrtetė‘…dhe shoqėruesja e [hapėsirė e vogėl nė tekst] Maria Magdalena [hapėsirė e vogėl] e deshi atė mė shumė se gjithė dishepujt, dhe e puthte shpesh nė [hapėsirė]…’
PROVĖ REALITETI:
Ungjilli i Filipit thotė se Jezui ishte i martuar – E RREME
Pa dyshim qė mund t'i mbushėsh si tė duash hapėsirat! Shoqėruesja e kujt? Kush e deshi dhe ku e puthte? Pjesa kryesore e tekstit qė do tė na i thoshte kėto mungon. Kjo ėshtė pika e parė.
Pika e dytė ėshtė qė Ungjilli i Filipit nuk ėshtė njė dokument i shekullit tė parė, kėshtu qė duhet tė pyesim sa i besueshėm ėshtė ai. Studiuesit besojnė se Ungjilli i Filipit u shkrua nė Siri nė shekullin e tretė, rreth 200 vjet pas Jezuit. Nuk ka se si tė jetė shkruar nga dishepulli Filip po qe se ai nuk do tė ishte tė paktėn 310 vjeē!
Sė fundi, nė kundėrshtim me thėnien e Braunit, nuk ka prova se fjala “shoqėruese” do tė thoshte “bashkėshorte” kėtu; nė fakt pėr kėtė pėrdorej njė fjalė tjetėr. Dhe referenca e Braun pėr studiuesit e aramaishtes ėshtė njė tjetėr gabim – sepse Ungjilli i Filipit ėshtė nė gjuhėn koptike, jo nė aramaisht.
Ky ėshtė burimi i parė i Den Braunit pėr pretendimin se Jezui dhe Maria ishin tė martuar – jo shumė mbresėlėnės. I dyti ėshtė Ungjilli i Maria Magdalenės.

Savior
03-11-06, 16:36
PRETENDIM 9: Ungjilli i Maria Magdalenės thotė se Jezu ishte i martuar
Sofia nuk e kishte ditur se ekzistonte njė ungjill nė fjalėt e Magdalenės. Ajo lexoi tekstin: Dhe Pjetri tha, Mos vallė vėrtet Shpėtimtari foli me njė grua pa dijeninė tonė? A mos vallė duhet qė tė gjithė tė dėgjojmė atė? Mos e preferoi atė mbi ne?’ Dhe Levi iu pėrgjigj, ‘Pjetėr, ti gjithnjė ke qenė gjaknxehtė. Tani e shoh se po flet me kėtė grua si me njė armik. Nėse Shpėtimtari e bėri atė tė denjė, kush je ti pėr ta hedhur poshtė? Padyshim Shpėtimtari e njeh atė shumė mirė. Prandaj e deshi mė shumė se ne.’ (fq.333)
PROVĖ REALITETI:
Ungjilli i Maria Magdalenės thotė se Jezu ishte i martuar – E RREME
Ungjilli i Maria Magdalenės ėshtė njė tjetėr tekst gnostik qė nuk del mė mirė nė provim sesa tė tjerėt. Ai nuk e pasqyron me saktėsi shoqėrinė ēifute tė shekullit tė parė, qė nuk ėshtė ēudi sepse studiuesit besojnė se ai nuk ishte shkruar deri nė 180-200 Pas Kr. mė e hershmja. Me fjalė tė tjera, ky dokument gnostik nuk mund tė jetė shkruar nga Maria Magdalena ose dikush tjetėr qė e njihte atė – ndryshe nga Dhiata e Re qė u shkrua nga dėshmitarė okularė tė ngjarjeve qė pėrshkruan.
Por edhe sikur tė supozonim qė ky ‘ungjill’ ėshtė origjinal – qė nė tė vėrtetė nuk ėshtė – do tė vini re se nė kėtė pasazh s'thuhet asgjė qė Jezui dhe Maria Magdalena ishin tė martuar. Dhe kėto dy pasazhe janė provat mė tė mira qė Den Braun na jep. S'ka asgjė tjetėr. Me fjalė tė tjera, pavarėsisht nga pretendimet e guximshme nė Kodi i Da Vinēit, nuk ka asnjė fije prove qė Jezui ka patur ndonjėherė ndonjė marrėdhėnie romantike me Maria Magdalenėn – ose me ndonjė grua tjetėr.
Megjithatė, asnjė nga kėto s'ka rėndėsi pėr Den Braunin, sepse ai beson se kisha ka qenė pėrfshirė nė njė konspiracion masiv pėr ta fshehur tė vėrtetėn pėr Maria Magdalenėn qė nga kohėt e vjetra:

PRETENDIM 10: Kisha e fshehu tė vėrtetėn pėr Maria Magdalenėn
‘Kisha, pėr tė mbrojtur veten kundėr pushtetit tė Magdalenės, propagandoi imazhin e saj si prostitutė dhe i varrosi faktet e martesės sė Krishtit me tė, duke i dalė pėrpara ēdo pretendimi tė mundshėm se Krishti kishte trashėgimtarė tė mishtė dhe ishte njė profet i vdekshėm.’ (fq.340)
PROVĖ REALITETI:
Kisha e fshehu tė vėrtetėn pėr Maria Magdalenėn – E RREME
Patjetėr, nėse kisha kishte ndėrmend ta fshinte Maria Magdalenėn nga Dhiata e Re, nuk bėri njė punė tė mirė. Bibla na tregon mė shumė pėr Maria Magdalenėn sesa pėr shumicėn e dymbėdhjetė apostujve. Na thuhet qė Jezui e ēliroi Marinė nga shpirtrat e kėqij, qė ajo ishte njė nga ata qė e ndoqėn dhe e mbėshtetėn gjatė shėrbesės sė Tij publike, qė ajo ishte e pranishme nė kryqėzim (ndėrkohė qė shumė nga ndjekėsit burra tė Jezuit e braktisėn), qė ajo ndoqi grupin qė e varrosi trupin e Jezuit dhe shkoi ta vajoste trupin e Jezuit me aroma tė dielėn nė mėngjes. Pėr mė tepėr, Maria pati privilegjin tė ishte e para qė e pa Jezuin tė gjallė dhe e para qė u shpalli ringjalljen e Tij dishepujve.
Nė fakt, gjatė gjithė librit, Den Braun duket se presupozon se kisha e hershme ishte kundėr, jo vetėm Maria Magdalenės, por grave nė pėrgjithėsi – por nuk ėshtė ashtu. Nė fakt, Dhiata e Re pėrmend nė mėnyrė pozitive njė numėr grash tė shquara. Ndėrkohė qė kisha e hershme nuk ishte nje institucion egalitar (qė u linte vend sa burrave, aq edhe grave, shėn. i pėrk.), do tė ishte gabim ta portretizoje atė si kundėr grave.
Por Den Braun nuk ka mbaruar me pretendimin se Jezui ishte i martuar. Ai gjithashtu thotė se Jezui duhet tė ketė qenė i martuar pėr tė qenė pjesė e shoqėrisė ēifute tė shekullit tė parė:

Pershendetje nga une Saviori. Une nuk e kam shkruar kete shkrim por vetem e mora nga kjo adrese me poshte.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Diskutim:The_Da_Vinci_Code

Murgesha
05-11-06, 13:18
Savior kjo tema e juaj ka tė bėjė me letėrsi andaj nuk e shof tė nevojshme qė tė figurojė tek nėnforumi Feja e shqiptarit.

Murgesha!