PDA

View Full Version : Martirėt Dėshmi e Krishterimit tė Hershėm


Zana_ch
18-11-06, 09:01
Martirėt Dėshmi e Krishterimit tė Hershėm


1-Shėn Asti, i cili ka qėnė episkop i komunitetit tė krishterė tė Durrėsit u martirizua nė kohėn e pėrndjekjes sė tretė nga Perandori Trajan (98-117). Shėn Asti u kap nga guvernatori i Durrėsit Agrikol duke e lidhur lakuriq tek njė pemė i lyer me mjaltė, ku dha shpirt i pickuar nga grencat nė vitin 98 pas Krishtit.(9)

2-Shėn Elefter Ēudibėrėsi. Ishte episkop i komunitetit tė krishterė tė Vlorės dhe i gjithė Ilirisė. U dorėzua prift nė moshėn 20-vjeēare prej episkopit tė Romės, i cili e dėrgoi nė Vlorė pėr tė predikuar Ungjillin. U martirizua nė kohėn e pėrndjekjeve tė perandorit Ardian. Episkopi Elefter u thirr nė Romė nga vetė perandori dhe u kėshillua qė tė braktisė krishterimin. Ai nuk pranoi dhe iu nėnshtrua torturave deri sa mė nė fund i prenė kryet me shpatė nė stadiumin e Romės nė vitin 120 pas Krishtit. Po nė tė njėjtėn kohė u vra me shpatė edhe nėna e tij Anthia nė ēastin kur po puthte me mall lipsanin e djalit tė saj. Lipsanėt e tyre i morėn tė krishterėt dhe i sollėn nė Vlorė.(10)

3-Shėn Therini ėshtė martirizuar nė Butrint gjatė pėrndjekjes sė shtatė ndaj tė krishterėve nga perandori romak Decius (249-251). Mbas torturave tė shumta Shėn Therinin e hodhėn nė hipodrom nė mesin e egėrsirave, por pėr ēudinė e spektatorėve ato nuk e prekėn. Mė nė fund Shėn Therinit sė bashku me dėshmorin Donat iu prenė kokat me shpatė nė Butrint nė vitin 250 pas Krishtit.(11)

4-Dėshmori Danaks ka qėnė Anagnost i kishės sė Vlorės dhe Ilirisė. Nuk dihet me saktėsi koha e martirizimit tė tij, por simbas Sinaksarit tė Nikodhim Agjioritit, Danaksi ishte ngarkuar me ruajtjen e objekteve tė shenjta tė kishės sė Vlorės. Mė vonė u diktua dhe e detyruan qė t’u bėnte fli idhujve. Pasi nuk pranoi i prenė kokėn me shpatė e kėshtu mori nga Perėndia aureolėn e martirit.(12)

5-Dėshmori Trifon i Sheqishtės pėrmendet nėpėr sinaksarėt e kishės se ėshtė kapur dhe varur mbi njė shelg nė vitin 313 pas Krishtit. Lipsani i Shenjtit ruhej deri nė vitin 1967 nė njė manastir qė mbante emrin e tij.(13)

Kėta ishin disa nga martirėt qė dhanė jetėn gjatė pėrndjekjeve ndaj tė krishterėve nė Shqipėri. Ata kanė qenė tė shumtė, por pėr shkak tė zhdukjes sė dokumentave nga sulmet e ndryshme barbare, emrat e tyre nuk njihen. Mund tė themi se martirėt janė dėshmia mė e vyer e elementit tė krishterė nė trevat shqiptare sepse gjatė dhjetė pėrndjekjeve tė pėrgjakshme tė tre shekujve tė parė tė krishterimit, Kisha jonė nuk u zhduk, por pėrkundrazi u forcua mė tepėr dhe kjo i dedikohet qėndresės e besimit tė tė krishterėve.

Nė tokėn e Ilirisė predikuan Ungjillin kėta shenjtorė, disa prej tė cilėve u martirizuan nė trojet tona.

1-Apostull Pavli.

2-Apostull Qesari.

3-Shėn Asti.

4-Shėn Elefteri.

5-Shėn Donati dhe Therini (+250 nė Butrint).

6-Shėn Danaksi (shek.III).

7-Shėn Isavri, Vasili, Inoēenti, Filiksi, Ermia, Peregrini (nga Apollonia shek. III-tė).

8-Shėn Trifoni (+313) nga Sheqishtja.

9-Shėn Donati, episkopi i Evrias (+387).

10-Shėn Joan Vladimiri (+1015).

11- Shėn Joan Kukuzeli (shek. XII-tė).

12- Oshėnar Nifoni nga Lukova (+1411).

13- Oshėnar Nikita shqiptari (+1809).

14- Dėshmori Kristo Kopshtari (+1748).

15- Shėn Nikodhimi i Beratit (+1722).

16- Shėn Kozmai (+1779).(14)


Ja vlen tė pėrmendim se edhe Shėn Jeronimi, i cili pėrktheu Dhjatėn e Vjetėr nga Hebraishtja, kishte lindur nė Stridon, qytet nė kufirin verior tė Dalmacisė nga njė familje e krishtere nė vitin 347. Pėrkthimi i tij do tė bėhej mė vonė versioni zyrtar i Kishės Latine, e ashtuquajtura VULGATA. Teksti biblik i pėrkthyer prej tij ishte shumė i pėrafėrt me origjinalin dhe do t’i kushtonte atij 15 vjet punė kolosale.(15)

Nga praktikat e sinodeve ekumenike dhe mė konkretisht nė Sinodin e III-tė Ekumenik nė vitin 431 pėrmenden episkopėt e Durrėsit Efkarios dhe Feliks, si dhe episkopėt e qyteteve tė Apolonisė dhe Velidhės. Ndėrsa nė praktikat e Sinodit tė IV-tė Ekumenik tė vitit 451 gjejmė emrat : Efsevi episkopi i Apolonisė dhe Epirit tė Ri, Peregrini i Finiqit, Klaudio i Ajazmės, etj.(16)

Si konkluzion i pėrndjekjeve ndaj tė krishterėve mund tė themi se krishterimi nuk ishte religjion i mirėpritur nė Perandorinė Romake. Kur bėhet fjalė pėr trevat e Ilirikumit, ai u pėrndoq nė mėnyrė tė pamėshirėshme nga perandorėt romakė, disa prej sė cilėve ishin tė gjakut ilir.

pirro
25-11-06, 20:09
Zana ch.

Krishterimi eshte perhapur shum me shpejt ne vendet tjera per rreth perandoris romake se sa bash ne peeandorin e atehershme,me shpejt eshte perhapur ne trojet ilire se sa ne perandorin romake.Me sa di une veq pas vitit 350 pas krishtit ka filluar te perhaper krishterimi tek romaket.

Pershendetje.