PDA

View Full Version : FC Real Madrid


GjIlAnAsI_cSi
06-01-07, 21:27
FC REAL MADRID

GjIlAnAsI_cSi
06-01-07, 21:27
Nje koincidence e habishme: Te gjithe sponsorat e fanelles se skuadres madrilene deri me sot, kane falimentuar

Madrilenet i sjellin ters sponsorve te tyre. Ky “mallkim” ka nisur qe ne vitin 1982, kur Reali mbajti per here te pare ne fanelle nje marke publicitare, ate te firmes se elektroshtepiakeve, “Zanussi”. Ndersa viktima e fundit e ketij “mallkimi” ka qene “BenQ”, kompania e telefonise celulare ne Tajvan qe bleu ne viin 2005 filialin e celulareve te gjigandes “Siemens”, se bashku me kontraten e lidhur ne ate kohe te sponsorizmit te Realit, prej 100 milion eurosh per pese vjet. Tashme edhe January 6, 2007_Q” ka falimentuar, duke i dhene mundesine presidentit Kalderon qe te vihet ne kerkim te nje “viktime” te re. “Reali i Madridit duket se i sjell ters cdo kompanie qe ka guxuar te vendose emrin e saj mbi fanellen e bardhe”, shkruan revista financiare madrilene “Cinco Dias”. Simotra e saj katalanase, “Periodico de Catalunya”, duke marre shkas nga shkrimi i publikuar ne revisten madrilene shkoi me tej ne “tersin e bardhe”, ose sic preferon ajo ta quaje, “mallkimin madrilen”.

Sponsorimi i pare ne historine e skuadres, ne vitin 1982 i solli Realit 950 000 euro te ardhura, ndersa “Zanussi” t shume veshtiresi ekonomike. Kompania e elektroshtepiake humbi menjehere 30% te tregut te sa ne Katalunje, duke e detyruar te hiqte dore nga sponsorizimi. Me pas, ishte “Parmalat” vendosi emrin e sa ne fanellen e bardhe, duke paguar 1,5 milion euro. “Legjenda e zeze” sapo kishte filluar dhe kompania italiane e zgjeroi marredhenien e sa me Realin edhe tek skuadra e basketbollit. “Marreveshja permbush aspiratat tona sportive dhe ekonomike. Kemi patur disa oferta, por ne fund vendosem te zgjidhnim nje imazh sa me terheqes per sportin, Parmalat”, deklaronte i kenaqur atehere presideni i klubit, Ramon Mendoza. Disa vjet me vone, “Parmalat” deklaroi se nuk ishte ne gjendje te paguante borxhet prej 4 miliard eurosh, duke shpallur falimentimin. Pas “Parmalat” it, ishte nje shperndares automobilesh, “Otaysa” qe “luajti me fatin”. Kjo kompani hapi edhe nje dyqan gjigant ne rrugen me te shtrenjte te Madridit, “Maria de Molina” dhe i pagoi 3,6 milion euro klubit. Kjo kompani deklaroi falimentimin ne jo me shume se nje vit me vone, pasi nuk qe ne gjendje te paguante as taksat ndaj shtetit.

“Teka” s, nje tjeter kompanie te shperndarjes kontrata me Realin i kushtoi gjithashtu shume shtrenjte. Ajo pagoi 7,2 milion euro per te vendosur emrin e saj mbi fanellen e bardhe, por kjo shkaktoi renien e shitjeve te saj ne Spanje, per shkak te “bojkotimit” te sa nga ana e tifozeve te shumte te Barcelones. Gjigandja gjermane “Siemens”, qe prej pak kohesh ishte leshuar ne boten e celulareve vendosi atehere te hidhte nje hap. Mbase, gjermanet e kuptuan ne kohe “legjenden e zeze” dhe ia shiten patenten e tyre te telefonise se levizshme “BenQ”, e specializuar per prodhimin e pjeseve per kompanite e celulareve neper bote dhe e katerta ne tregun e prodhimit te telefonave. Tajvanezet, qe deshironin te pushtonin boten nepermjet imazhit te Bekamit e Ronaldos e perfunduan 2006 en me humbje te paperballueshme, duke mbyllur aventuren e tyre ne boten e celulareve, se bashku me filialet neper bote, perfshi Spanjen. Tashme, Kalderon eshte vene ne kerkim te nje sponsori te ri. “A do ta gjeje?”, pyet me ironi “El Periodico”.

GjIlAnAsI_cSi
06-01-07, 21:29
Kalderon: Shpresa mbetet Ronaldo.

Nėse Ronaldo do t'i pėrkushtohet Realit tė Madridit plotėsisht, atėherė klubi do tė ketė mundėsi t'i japė fund asaj periudhe 4-vjeēare shterpėsie, ka deklaruar presidenti i klubit, Ramon Kalderon. "Ai ėshtė njė lojtar i mrekullueshėm dhe nėse i pėrkushtohet projektit tonė, ne do tė rikthehemi te trofetė, pasi ai mund tė sigurojė 15 deri nė 20 gola, - tha Kalderoni pėr "Marca". - Ai ėshtė tipi i lojtarit qė mund tė bėjė skuadrėn tė fitojė Ligėn e Kampioneve. Ai ka luajtur nė vetėm tri nga 16 ndeshjet e zhvilluara nė fazėn e parė dhe ka shėnuar vetėm njė gol. Kalderoni tha se kishte folur me 30-vjeēarin nė Zyrih dhe kishte besim qė braziliani mund tė rikthehej nė formėn mė tė mirė. "Ai mė tha se ishte shumė entuziast dhe se do tė rikthehej shpejt nė formė tė mirė".

GjIlAnAsI_cSi
06-01-07, 21:31
Reali i Madridit i ka ofruar dy vite tė tjera kontratė mesfushorit Devid Bekham dhe klubi do tė zhvillojė bisedime me pėrfaqėsuesit e lojtarit nė dy javėt nė vazhdim. "Kemi hedhur njė ofertė pėrfundimtare nė tavolinė pėr dy vite tė tjera dhe ėshtė shumė mė e vlefshme se marrėveshja ekzistuese, - tha zėdhėnėsi i Bekhamit tė mėrkurėn. - Do tė ulemi nė tavolinė me Realin nė javėt nė vazhdim pėr tė diskutuar dhe njė gjė ėshtė e sigurt: Devidi nuk do tė largohet nga Reali nė merkaton e muajit janar. Ai ėshtė i vendosur tė luajė njė pjesė tė madhe pėr Realin nė fillim tė sezonit". Kontrata e Bekhamit me Realin e Madridit skadon nė fund tė gushtit. Shumė klube nė Angli, Itali dhe SHBA janė tė interesuara pėr tė fituar shėrbimet e mesfushorit. Mediat spanjolle dhe britanike kanė deklaruar se ėshtė arritur njė marrėveshje e re me Realin e Madridit, pėr shkak tė njė debati mbi tė drejtat e imazhit, ku klubi dėshiron tė pėrfitojė 50% tė tyre. Agjenti i tij ka mohuar se tė drejta janė ato qė do ta mbajnė Devid Bekhamin nė Spanjė. "Ēfarėdolloj vendimi tė merret, ky do tė jetė njė vendim qė do tė ketė lidhje me futbollin, - tha ai. - Vlera e tij duhet njohur. Nuk ėshtė marrė asnjė vendim pėr momentin, por do ta dimė deri nė muajin mars". Bekhami ishte lojtar i formacionit bazė nė tri sezonet e para pas ardhjes sė tij, por hapėsirat u ngushtuan shumė qė pas ardhjes sė Fabio Kapelos. Ai ka zhvilluar vetėm pesė nga 16 ndeshje kampionati tė zhvilluara deri tani dhe nė shtatė prej tyre ėshtė futur si zėvendėsues.

GjIlAnAsI_cSi
06-01-07, 21:41
6 Janar “Me vjen keq qe 2006 a perfundoi, sepse per ne ka qene nje vit i mrekullueshem, por eshte detyra jone qe te vazhdojme ne kete rruge edhe ne 2007 n”

Trajneri i Seviljes, Huande Ramos beri te qarte dje besimin qe ka ne skuadren qe drejton, duke theksuar qe skuadra e tij prej kohesh nuk mund te konsiderohet me si nje surprize, pasi ajo ka treguar qe eshte e afte te luftoje per vendet e para te renditjes. Per kete arsye, Huande nuk beson se sfida e sotme me Saragozen do te kete ndonje vlere, persa i perket vertetimit te forces se te tijeve. “Besoj qe kemi kohe qe kemi perplasur grushtin tone ne tavoline dhe kryesojme kampionatin me merite. Tani, nuk kemi se cfare te tregojme me shume dhe besoj se te gjithe e kane te qarte qe ne do te jemi ne lufte per vendet e para ne renditje. Faktori surprize tashme nuk vlen me per ne”. Ramos ka shpallur listen e futbollisteve te grumbulluar per transferten e “Romareda” s, ne te cilen figuron portieri i skuadres se te rinjve, Havi Varas, qe pritet te diskutoje vendin e titullarit me portierin e dyte Kobeno. Zgjedhja e pare e portes, Palop, edhe pse eshte grumbulluar nuk pritet te luaje, per arsye demtimi. Ndersa per zgjedhje teknike jane lene jashte listes mbrojtesi Osio dhe sulmuesi Kepa, qe pritet te largohet se shpejti nga klubi, pas mberritjes ne “Pizjuan” te usit Kershakov. “Palop ka probleme dhe do ta kete shume te veshtire qe te rikthehet ne kohe, prandaj kemi thirrur nje portier nga skuadra e te rinve. Palop ndien shqetesime ne pjesen e brendshme te gjurit te majte. Do te vendosim per te vetem perpara ndeshjes, por nese do te vazhdoje te kete shqetesime atehere nuk duam te rrezikojme dhe per kete arsye kemi grumbulluar nje portier nga filiali. Perpara ndeshjes do te beme nje prove. Logjikisht, do te me pelqente qe te kisha ne dispozicion te gjithe futbollistet dhe dihet qe roli i nje portieri eshte shume delikat, por keto gjera duhet te dish t’i pranosh ne futboll dhe besimi im tek Kobeno eshte maksimal”.

Andaluzianet do te vizitojne kryeqytetin e Aragones (Saragozen) si kryesues te renditjes, por Ramos thekson qe eshte e rendesishme te shmanget vetkenaqesia. “Ne Primera Division nuk ka favorite dhe do te luajme ndaj nje skaudre shume te forte ne shtepi, qe lufton per t’u kualifikuar ne Europe. Nuk mendoj qe Sevilja niset si favorite dhe besoj qe do te fitoje ajo skuader qe do te pershtatet me mire me lojen. Kjo eshte nje prej atyre ndeshjeve tipike, ku rezultati eshte shume i veshtire te parashikohet perpara nisjes se takimit”. Ne te njejten kohe, trajneri i Seviles u shpreh i kenaqur pergjendjen e mire fizike me te cilen jane kthyer futbollistet e tij nga pushimet e nderrimit te Viteve. “Futbollistet jane stervitur mire gjate ketyre diteve, por te shohim ne do te jemi ne gjendje te riintegrohemi po aq mire sac nisem sezonin e shkuar”. I pyetur per rivalet kryesore te Seviljes ne kampionat, Barcelonen dhe Realin e Madridit qe do t’i zhvillojne ndeshjet e tyre neser, Ramos e di qe Sevila do t’ua rriste shume presionin, ne rast se do te arrinte te fitonte sot ne shtepine e Saragozes. “Eshte e rendesishme te fitojme, pasi kjo do te ishte nje goditje per te gjithe ndjekesit tane, por kampionati eshte shume i gjate dhe mbeten edhe shume ndeshje deri ne fund. Te gjithe skuadrat kane ulje ngritjet e tyre gjate nje sezoni dhe tani jemi ne nje situate te favorshme, por eshte e qarte qe sa me shume pike te fitojme, aq me mire”. Trajneri i fituesve te Kupes UEFA dhe Superkupes se Europes gjate 2006 es foli ne deklaraten e ti edhe per blerjen e fundit te klubit te tij, sulmuesin rus Kerzhakov. “E kemi thene edhe me perpara qe ai vjen nga nje periudhe pushimi, prandaj do te kete nevoje per nje minifaze pergatitore. Eshte stervitur gjate diteve qe te tjeret e kane patur pushim, ne menyre qe te arrije sa me shpejt qe te jete e mundur nivelin e shokeve te tij te skuadres”.

Pas nisjes se shkelqyer qe i ka bere Sevilja sezonit, te gjithe kane ngritur pyetjen se deri ku mund te mberrije kjo skuader. Ramos nuk deshiron t’i jape nje pergjigje kesaj pyetje: “E kemi thene qe ne fillim te sezonit se objektivi yne eshte kualifikimi ne Champions League dhe objektivat nuk mund te ndryshojne papritur pas 16 javesh. E rendesishme eshte qe te perqendrohemi ne cdo ndeshje, per te fituar sa me shume pike qe te jete e mundur. Ne do te jemi ne gjendje te luftojme per titullin kampion, kjo do te varet nga shume faktore, por e kemi thene qe do te mendojme per te vetem nese do te jemi ne pozita te favorshme, 7 8 jave perpara fundit. Ne te vertete me vjen pak keq qe 2006 a perfundoi, sepse pe ne ka qene nje vit i mrekullueshem, por eshte detyra jone qe te vazhdojme ne rrugen e ketij viti edhe ne 2007 n”.

GjIlAnAsI_cSi
06-01-07, 21:41
6 Janar Braziliani nuk ka qene ne nivelin e sezoneve te kaluar te Roma dhe Juventusi, keshtu qe nuk e ka te gjate te Reali

Ferreira Emerson po perjeton te Reali i Madridit momentet me te veshtira te karrieres se tij sportive. I ardhur nga skuadra e Juventusit, se bashku me Fabio Kanavaron dhe trajnerin Fabio Kapelo, mesfushori brazilian ka zhgenjyer te gjithe me paraqitjen e tij ne Madrid. Trajneri italian fliste per mrekullira nga ana elojtarit te ri madrilen dhe deklaroi se do te ishte qendra e mesfushes se skuadres se Realit te Madridit. Emerson dukej sikur i kishte te gjitha ne favorin e tij dhe se shume shpejt do te triumfonte me fanellen e skuadres madrilene. Por me kalimin e kohes gjerat nuk po ecnin ne rrugen e duhur. Tani Emerson eshte penduar qe ka braktisur futbollin italian. Braziliani eshte penduar per largimin e tij nga skuadra e Juventusit dhe eshte i vetedijshem se loja e Realit te Madridit le shume per te deshiruar. Mesfushori brazilian nuk eshte aspak i kenaqur ne kryeqytetin spanjoll. Shume kohe perpara eshte menduar per nje largim drejt Milanit. Ka shume miq ne skuadren milaneze dhe nuk mohon deshiren e tij te madhe per te veshur nje dite fanellen e Milanit. Per Emersonin do te ishte dicka shume e mire te braktiste Realin e Madridit dhe te kthehej ne Itali. Braziliani nuk ka arritur te pershatet me futbollin spanjoll. Emerson eshte nje nga te preferuarit e Fabio Kapelos, i cili e aktivizuar pothuajse ne cdo ndeshje te Realit te Madridit. POr mesfushori brazilian eshte i lodhur me vershellimat e tifozerise se “Santiago Bernabeut”. Emerson eshte i pari qe e pranon se nuk po zhvillon nje loje te mire. Megjithate, ish lojtari i Juventusit nuk ka sheh ndonje largim te tijin tani per tani. Shume gjera duhen ndryshuar, ne menyre qe braziliani te ndihet i lumtur si futbollist i Realit te Madridit. Braziliani ka vendosur si date te fundit, 30 qershorin. Deri atehere shpreson te gjej nje zgjidhje sa me te mire. Emerson e ka kuptuar fare mire, qe te braktisesh Italine per te shkuar tek Reali i Madridit, ishte nje gabim shume i rende. Tani duhet vertetuar nese Milani interesohet per blerjen e brazilianit dhe ne qofte se po, atehere Emerson eshte i gatshem per t’u larguar nga Madridi.

GjIlAnAsI_cSi
06-01-07, 21:42
6 Janar Dashuria e re e Ronaldos eshte pikerisht dentistja e tij dhe kete e ben te ditur e perditshmja “O Globo”. Pas njohjeve te tij dhe historive te dashurise me modelet Daniela Cikareli dhe Raika Oliveira, sulmuesi brazilian ka tashme nje lidhje tjeter medentisten Erika Abreu, sipas te perditshmes braziliane.

Futbollisti brazilian e njohu Erikan gjate vizites se tij ne Rio de Zhaneiro, gjate pushimeve te Krishtlindjeve, ku beri nje vizite mjekesore per te mjekuar dhembet e tij. Ne fillim e ftoi te kalonte naten e Krishtlindjeve ne shtepine e tij ne Rio de Zhaneiro dhe me pas udhetoi me te ne Madrid dhe Paris, ku Ronaldo inaguroi apartamentin e tij ne kryeqytetin francez, ne nje feste te organizuar ne fund te vitit. Per te vazhduar lidhjen e tij me dentisten, Ronaldo i krijoi mundesi asaj qe te vazhdonte mjekimin e dhembeve edhe ne kryeqytetin spanjoll, prandaj Abreu pritet te zhvendoset se shpejti ne Madrid, per te jetuar se bashku me “Fenomenin”.

GjIlAnAsI_cSi
07-01-07, 20:58
Deportivo La Coruna [2 - 0] Real Madrid

10' [1 - 0] J. Capdevila

56' [2 - 0] C. Hidalgo

GjIlAnAsI_cSi
08-01-07, 21:17
8 Janar Kapelo nuk ka se cfare te beje me. Pas humbjes poshteruese 3 0 ne “Bernabeu” perballe Rekreativos, me te cilen madrilenet mbyllen vitin, 2007 a nis me nje tjeter disfate, ate ne fushen e Deportivos, ku pas fitores 2 0 te galicianeve mbreme, Reali numeron tashme 16 vjet pa fituar ne “Riazor”. As Gago, as Marselo nuk ndryshojne asgje ne rrjedhen e lojes, ashtu si Ronaldo, gjithmone e me larg golit. Vendasit kalojne ne avantazh pas dhjete minutash loje, me nje goditje denimi te Arizmendit, qe shenoi pas nje “grope” te hapur ne murin e skuadres “merenge”, nga nje goditje denimi. Ishte prologu i ne spektakli bardheblu, me Arizmendin si nje protagonist te madh. Ishte pikerisht ai qe ne fundin e 45 minuteshit te pare beri qesharake pese mbrojtesa “hyjnore”, te cilet i dribloi, perpara se shtylla t’i thonte jo, me Kasijasin te mundur nderkohe. Edhe pjesa e dyte vazhdon me te njejtin skenar dhe Kristan dyfishon rezultatin ne te 56', i sherbyer nga Arizmendi, qe jep nje asist me topin mbi vijen fundore. Kapelo reagon duke hedhur Ronaldon ne fushe, por braziliani eshte shnderruar tashme ne nje “fenomen” negativ per skuadren. Roni shperdoron edhe rastin e vetem te vertete te Realit gjate 90 minutave dhe Kapelo duhet te kete filluar te pyese veten se cili mund te nxjerre nga deshperimi skuadren e tij.

GjIlAnAsI_cSi
08-01-07, 21:18
8 Janar Reali nuk ka c’te beje me me Ronin dhe Kasanon, por edhe per italianin pergjigja e kuqezinjve ishte negative

Reali i Madridit kerkon te “heqe qafe” Ronaldon duke kerkuar t’ia shese Milanit te Silvio Berluskonit. Sulmuesi brazilian i eshte ofruar skuadres italiane qe ta marre qe ne merkaton e janarit, edhe pse duket si dicka e pabesueshme. Braziliani nuk kerkon te largohet, por as nuk deshiron te vazhdoje ne kete situate te skuadra madrilene. “Martesa” midis Ronaldos dhe Realit te Madridit, duket se eshte drejt fundit. Kete e tregon qarte edhe veprimi i Fabio Kapelos, i cili e ka ulur ne stol sulmuesin brazilian. Sipas te perditshmes “AS”, perpara 15 te ditesh, drejtuesit madrilen, kane kontaktuar me drejtuesit e Milanit dhe konkretisht me zevendespresidentin dhe administartorin e deleguar te klubit italian, Adriano Galianin, per te realizuar nje kalim te Ronaldos ne skuadren kuqezi. Ne kete bisede telefonike, klubi madrilen i ofroi klubit italian mundesine qe te bleje sulmuesin brazilian dhe ne kete marreveshje mund te hyje edhe Antonio Kasano, qe ne periudhen e fundit eshte kthyer ne problemin me te madh te trajnerit italian dhe te Realit te Madridit.

Lajmi i dyte i kesaj ceshtje, eshte se klubi madrilen kerkon te largoje brazilianin, jo ne fund te sezonit, por ne merkaton e dimrit, e cila perfundon ne 31 janar. Reali i Madridit e sheh qarte qe skuadra e Milanit ka probleme te shumta ne fazen sulmuese, qe kur Andrij Shevcenko u largua ne Angli per te skuadra e Celsit. As Xhilardino (6 gola), as Inzagi (1 gol) dhe as Olivera apo Borielo nuk kane arritur ta shpetojne Milanin nga fundi i tabeles se klasifikimit dhe “fantazma e golit” vazhdon te mbijetoje ne skuadren e Karlo Ancelotit. Padyshim qe pergjigja e Milanit ishte e menjehershme: “Milani nuk deshiron te kete sherbimet e Ronaldos dhe as te Kasanos”. Te dy sulmuesit nuk mund te luajne me skuadren e Milanit ne Champions League, sepse jane aktivizuar me pare me Realin e Madridit dhe per arsye se marredheniet midis dy klubeve nuk jane shume te mira, sidomos pas ceshtjes per blerjen e Kakase.

Gjithashtu Reali i Madridit, ne gushtin e kaluar, i ka refuzuar nje oferte skuadres se Milanit, prej 22 milion eurosh per te blere Ronaldon. Tani Reali i Madridit gjendet ne veshtiresi dhe kerkon nje zgjidhje per te larguar nga skuadra te dy sulmuesit.

Ne takimet e fundit qe kane pasur Franko Baldini, Predrag Mijatovic dhe Fabio Kapelo, trajneri italian e ka bere te qarte se nuk beson aspak tek Ronaldo, edhe pse sulmuesi brazilian ka permbushur te gjitha kerkesat e tij ne fillim te sezonit: ka rene nga pesha, ka punuar ne menyre konstante dhe ka qene plotesisht i perqebdruar ne seancat stervitore. Van Nistelroi duket se eshte i besuari i Fabio Kapelos ne vijen e pare te sulmit dhe ne qofte se sulmuesi holandez nuk demtohet, atehere ai do te luaj ne cdo ndeshje deri sa italiani te vazhdoj te jete trajneri i Realit te Madridit.

Blerja e Higuain e ka gezuar pa mase teknikun italian, i cili shprehet se tani nuk ka me nevoje as per Ronaldon dhe as per Kasanon. E perditshmja spanjolle “AS”, ka edhe shume mbledhjee te tjera qe jane zhvilluar midis Bladinit, Mijatovicit dhe Ronaldos.

Predrag Mijatovic, i ka bere te qarte brazilianit qe ne qofte se nuk ndihet i lumtur, atehere dyert i ka te hapura. Por pergjigja e Ronaldos ishte se deshironte te qendronte tek Reali i Madridit per te fituar tituj te tjere me kete skuader dhe se i pelqente sshume projekti i Kapelos. Ronaldo kerkon te qendroj tek Reali i Madridit, por e di fare mire qe klubi i tij kerkon ta shese. Milani eshte e para ne radhe, te tjerat vijne pas. Ndoshta fjala e fundit i mbetet tifozerise se “Santiago Bernabeut”.

GjIlAnAsI_cSi
17-02-07, 10:09
Nje nga shume problemet e Real Madridit ne versionin "Kapelo II" eshte mbrojtja. Skuadra e Don Fabios nuk ka pesuar shume gola (19 ne 22 ndeshje) por per shkak disa pasigurive te ketij reparti ka lene shume pike rruges dhe tani eshte pas ne renditje. Per kete arsye, Franko Baldini dhe mbi te gjithe, Predrag Mijatovic, prej muajsh jane vene ne keriim te lojtareve qe mund te perforcojne skuadren kur te vije qershori. Nuk eshte sekret qe Filip Mekses, qendermbrojtesi i Romes, eshte zgjedhja e pare e Kapelos, por kohet e fundit ka fituar "terren" edhe Aleksis i Getafes, i cili pelqehet shume nga drejtuesit madrilene. Sipas te perditeshmes spanjolle "AS", presidenti Kalderon i ka bere gati tete milione euro per te blere nje prej dy mbrojtesve, por kjo nuk do te dhote aspak largim i Fabio Kanavaros. Gjithmone sipas "AS", kampioni i botes do te vazhdoje aventuren e tij te Reali edhe per nje tjeter vit, vetem nese kapiteni i Italise nuk do te beje pjese ne bisedimet per Kakane.

GjIlAnAsI_cSi
17-02-07, 10:10
Duket sikur eshte bere zakon tashme qe ata te cilet largohen nga futbolli italian te marrin nje nofke aspak te kendshme. Dy muaj me pare, ne Londer nje gje e tille i ndodhi Andrij Shevcenkos, i cili u akuzua nga disa shoke se shkonte dhe i tregonte cdo gje qe ndodhte ne dhomen e zhveshjes presidentit te Celsit, mikut Abramovic; tani dyshime te medha erresojne buzeqeshjen e Fabio Kanavaros. Disa lojtare dhe kolege te tij te Real Madridi duket se e quajne ne fakt "spiuni", sepse sipas tyre syte dhe veshet e tij jane "radare" per Fabio Kapelo. Gjithcka ndodh mes nje grupi lojtaresh qe duket se tashme e ka humbur besimin dhe vleresimin ndaj atij qe komandon, Don Fabios. Dhe te jesh mik i tiranit nuk ndihmon ne keto raste.E sigurt eshte se "Topi i Arte" nuk po kalon castet me te mira qe kur ka mberritur ne Madrid dhe shpeshhere eshte akuzuar nga shtypi spanjoll se nuk eshte me lojtari qe shkelqente me fanellen e Juves dhe te Italise. Para disa ditesh, vete Kanavaro pranoi: "Keto gjashte muaj ishin te veshtire dhe pastaj, pas Boterorit kam udhetuar shume, kam marre shume cmime: dhe nje futbollist duhet te jete mire jo vetem fizikisht, por edhe psikologjikisht. Kam hasur veshtires, eshte e vertete, po jo sepse futbolli spanjoll eshte ndryshe, besoj qe edhe po te kisha qendruar ne Itali do te kishte qene e njejta gje". Por per nje rikthim, as qe behet fjale: "Per momentin jam mire ketu, pastaj eshte klubi qe vendos, ne fund te sezonit do te shohim". Kanavaro ka mbrojtur edhe adashin e tij, teknikun Kapelo: "Me presionin qe eshte mbi te, nje njeri normal do te ndihej keq, por ai eshte i ndryshem, i pelqen te qendroje ne nje ambient te nxehte. Nje 60-vjecar e di qe ne futboll, sidoqofte, gjithcka varet nga rezultatet, po fitoi eshte me i mire, po humbi, jo".

Nje histori te ngjashme me te po e kalon edhe Emersoni, nje tjeter prej te besuarve te Kapelos. Por ndryshimi eshte thelbesor. Edhe pse nga "Bernabeu" eshte kritikuar shume here, braziliani ka besimin e shokeve, sidomos te bashkekombasve dhe, nje detaj aspak dytesor, nuk cilesohet si spiun. Emersoni u ka bere te ditur te gjitheve qe marredhenia me Kapelon mbaron sapo mbyllet dera e dhomes se zhveshjes.

GjIlAnAsI_cSi
20-02-07, 10:29
Fabio Kapelo ka dhėnė dorėheqjen si trajner i Realit tė Madridit. Lajmi bombė ėshtė dhėnė dje nga siti cope.es, sipas tė cilit tekniku do tė luajė sot nė mbrėmje kundėr Bajernit tė Mynihut pėr tė tetat e finales sė Champions, ndeshjen e tij tė fundit si teknik i Realit. Vendimi duket i prerė, aq sa siti zbulon edhe emrin e zėvendėsuesit, qė do tė jetė ish madrileni Mishel. Lajmi ka dalė nė qarkullim vetėm nė orėn 17.20 tė ditės sė djeshme, duke zėnė menjėherė faqet e para tė tė gjitha mediave spanjolle. Vendimi i Fabio Kapelos gjithsesi duket i pakthyeshėm dhe kundėr skuadrės mė tė madhe gjermane, ai do tė luajė ndeshjen e tij tė fundit si trajner i Realit tė Madridit. Njė lėvizje qė nė fakt duket se ka shpėtuar edhe vetė krerėt e klubit merenges, pasi ai kishte njė klauzolė prej 16 milionė eurosh nė rast se pushohej nga puna.
Real-Bajern
Reali i Madridit dhe Bajerni i Mynihut do tė jetė kryesfida e ndeshjes sė sotme nė tė tetat e finales sė Champions League. Dy skuadrat ndeshen pėr herė tė 16-tė midis tyre nė stadiumin "Santiago Bernabeu", duke u bėrė shpesh pėrballjet qė shėrbenin si reklamė pėr futbollin. E paharrueshme mbetet ndeshja e sezonit 1999-2000 nė kėtė impiant, kur gjermanėt me njė sulm tė tmerrshėm arritėn tė fitonin nė shifrat 4-2 ndaj Realit qė atėherė drejtohej nga Visente Del Boske. Por, madrilenėt e morėn hakun shpejt. Tifozėt e tyre ishin tė lėnduar nga humbja nė ndeshjet nė grupe dhe donin hakmarrje, ashtu si lojtarėt nė fushėn e lojės. Nė gjysmė finale, spanjollėt fitojnė 2-0 nė "Bernabeu", ndėrsa humbja 2-1 nė "Olimpiastadion" ēon ata nė finale kundėr Valencias. Nikolas Anelka dhe njė autogol i Jeremis, mbyllėn njė natė tė zezė pėr bavarezėt e Otmar Hitcfeld. Bajerni shkoi nė finale dhe arriti tė fitonte trofeun e tetė nė histori, falė njė triumfi 3-0 kundėr Valencias. Nisi ajo qė njihet nė historinė e futbollit me emrin "Era e Los Galaktikos". Nė sezonin 2000-2001, dy skuadrat pėrballen sėrish nė gjysmėfinale, por Hitcfeld dhe djemtė e tij, e kanė mėsuar leksionin. Ata fitojnė 1-0 nė "Bernabeu", falė njė goli tė Xhovani Elber dhe shohin drejt finales. Nė ndeshjen e kthimit, braziliani shėnon sėrish dhe Figo barazon. Ndėrsa ėshtė Jeremis ai qė shėnon golin e kualifikimit pėr nė finalen e "San Siros", aty ku Bajern gjen sėrish Valencian, tė cilėn e mposht falė penalltive. Njė vit mė vonė, dy prej skuadrave mė tė mėdha tė Evropės do tė pėrballen sėrish, kėsaj radhe nė ēerekfinale. Nė Gjermani, Bajern fiton 2-1, ndėrsa nė Madrid Helgera e Guti i japin kualifikimin Realit. Madrilenėt kualifikohen edhe nė sezonin 2003-2004, falė njė fitore 2-1 nė total tė dy ndeshjeve.

instruktori
22-02-07, 18:23
EKIPI I MBRETIT ESHTE VERTET EKIP E MADHE POR mOS TA HARROJM EDHE BARCELONEN DHE DISA EKIPE TE TJERA.

GjIlAnAsI_cSi
22-02-07, 20:15
Atletico Madrid - Real Madrid

Diten e shtune, ora 22:00, do te luhet superderby kryeqytetas spanjoll, ne mes Atleticos dhe Realit. Ne kete ndeshje Reali futet pas nje rezultati pozitiv ne mesjave kunder gjermaneve. Ne favor te Realit shkon edhe ajo se Reali kete viti eshte ekipi me i sukseshem ne terren mysafir.

MemphiSx
22-02-07, 22:43
Reali e fitoi derbin ndaj Bayernit,por rezultati nuk eshte i favorshem per Madrilenet.
Por jam i bindur se edhe ne lojen kthyese Reali do t'dij te bej mrekullira,dhe do ta ruaj ket rezulta,qe te vazhdoj me tutje drejt titullit.

GjIlAnAsI_cSi
23-02-07, 23:10
Trajneri i Realit tė Madridit, Fabio Kapelo, u shpreh shumė i kėnaqur pas ndeshjes me Bajernin e Mynihut, veēanėrisht pėr fitoren e arritur nga skuadra e tij. Italiani theksoi se kjo ishte njė fitore shumė e rėndėsishme, edhe pse kualifikimi mbetet ende i hapur pėr tė dyja skuadrat.



- A mbaroi vuajtja?

- E rėndėsishme ėshtė qė arritėm tė fitonim. Kemi shėnuar tre gola dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Bajerni u pėrmirėsua shumė nė pjesėn e dytė. Golin e dytė mund ta kishim shmangur, por mė e rėndėsishme ėshtė qė fituam.

- Kujt i detyrohet ky ndryshim i lojės sė skuadrės?

- Champions League ėshtė njė kompeticion shumė i rėndėsishėm dhe tė gjithė jemi shumė tė pėrqėndruar. Tifozeria na ndohmoi shumė dhe nė Champions kemi shumė nevojė pėr mbėshtjen e tyre.

- Pse ėshtė folur shumė orėt e fundit pėr largimin tuaj?

- Qė kur mė kanė emėruar nė kėtė detyrė ka pasur gjithmonė dyshime tė tilla. Unė vazhdoj tė punoj me shumė pėrkushtim dhe seriozitet. Shumė personave nuk i pėlqen puna qė bėj.

- Ēfarė ndryshoi pas pushimit tė ndeshjes?

- Bajerni bėri tri ndryshime. Ne gabuam shumė nė pasimin e fundit. Njė skuadėr, kur ėshtė duke fituar 3-1, ndjen pak frikėn se mos ky rezultat pėrmbyset.

- Pėr ēfarė e keni fjalėn?

- Kjo nuk shpjegohet, ėshtė si krahu i tenistit. Nė qoftė se ke luajtur futboll, atėherė mund ta kuptosh fare lehtė. Nuk kemi shėnuar shumė gola nė "Santiago Bernabeu" dhe nė qoftė se e ke kėtė mundėsi, atėherė ke frikė, frikė psikologjike.

- Kėtė zgjedhje e ka bėrė Kapelo, Mijatoviē apo presidenti Kalderon?

- Me presidentin nuk kam biseduar, ndėrsa Mijatoviē dhe Baldini kurrė nuk ndėrhynė nė kėto punė. Askush nuk ka bėrė njė zgjedhje timen.

GjIlAnAsI_cSi
25-02-07, 00:36
Loja qe menduan te gjith se do fitohet nga Real me nje rezultat te madh ishte vetem nje enderr e simpatizusve te ketij klubi.. pasi ne ndeshjen e sotme.. real tregoi se ende ka nevoj per ndryshim.. Qe nga Capello e deri tek Drejtoret qe po fundosin klubin.. dhe fati per real eshte qe te jet ne listen e #3 te tabeles..

Sot luajti 1-1 me Atletico Madrid..


Atletico Madrid [1 - 1] Real Madrid

11' [1 - 0] F. Torres


62' [1 - 1] G. Higuain

GjIlAnAsI_cSi
27-02-07, 14:51
Sipas njė artikulli tė publikuar nga “El Mundo”, mbreti Huan Karlos ka shprehur pakėnaqėsinė e tij kundrejt trajnerit tė Realit tė Madridit, Fabio Kapelos. Pas vėrshėllimave tė “Santiago Bernabeut”, vjen njė tjetėr kontestim nė adresė tė Fabio Kapelos, por kėtė herė shamia e bardhė ngrihet nga vetė mbreti Huan Karlos. Sipas shtypit spanjoll, mbreti i Spanjės i ka shprehur pakėnaqėsitė e tij drejtuesit madrilen, Visente Boluda, pėr punėn e bėrė nga Fabio Kapelo dhe i ka kėrkuar atij qė trajneri italian tė largohet sa mė shpejtė nga Reali i Madridit. Boluda, njė milioner i njohur nga Valencia, i ėshtė pėrgjigjur mbretit se tani pėr tani ėshtė shumė e vėshtirė qė vullneti i tij tė realizohet, duke i thėnė se trajneri italian do tė qendrojė nė vendin e tij, tė paktėn pėr momentin. Biseda ndėrmjet mbretit dhe Baludės, u bė tė martėn e kaluar gjatė njė ceremonie zyrtare. Ky ėshtė njė tjetėr fakt qė tregon tregon qartė se sa pak i dashur dhe i mirėpritur ėshtė Fabio Kapelo nė Spanjė. Pas tifozėve dhe lojtarėve madrilen, tashmė nė listėn e “armiqve” tė Kapelos shtohet edhe vetė mbreti i Spanjės, Huan Karlosi.

GjIlAnAsI_cSi
27-02-07, 14:57
Predrag Mijatoviē, drejtori sportiv i Realit tė Madridit analizoi derbin madrilenin, tė sė shtunės, i mbyllur nė barazimin 1?1. “Nė kėtė ndeshje skuadra nuk ishte superiore, por nė futboll jo gjithmonė fiton mė i miri. Ishte njė pikė shumė e rėndėsishme. Tani vijnė ndeshjet e rėndėsishme dhe kemi ende mundėsi pėr tė fituar diēka. Thonė qė gjyqtari gaboi, por edhe ne e kemi pėsuar nė ndeshjet e kaluara. Vuajtėm shumė nė kėtė ndeshje, por pėrsėri jam i kėnaqur me barazimin dhe me skuadrėn”, tha drejtori sportiv i madrilenėve pėr mediat spanjolle. Pėr sa i pėrket tė ardhmes sė Fabio Kapelos dhe marrėdhėnieve jo tė mira tė tij me brazilianin Emerson, Mijatoviē tha: “Kapelo po bėn njė punė tė mirė dhe ka besimin e tė gjithė lojtarėve. Nuk mund ta hedhim poshtė sepse ai ėshtė njė trajner me shumė eksperiencė dhe ka arritur tė fitojė shumė tituj me skuadra tė ndryshme. Ka nevojė pėr kohė dhe tė gjithė duhet tė kenė durim. Njė lojtar nuk mund ta ndėshkosh pėr shkak tė disa imazheve dhe unė nuk e di se ēfarė pakti kishin bėrė ata tė dy. Kapelo mė tha se nuk ka ndodhur asgjė e rėndė dhe unė i besoj”. Pėr sa i pėrket vendit dhe postit tė tij, i cili ėshtė pėrfolur shumė kohėt e fundit, malazezi tha: “Derisa presidenti ka besim tek unė, atėherė jam shumė i qetė. Tė gjithė kemi nevojė pėr pak kohė dhe durim”, pėrfundoi Predrag Mijatoviē.

GjIlAnAsI_cSi
27-02-07, 14:59
Fabio Kapelo shpėtoi me barazimin e arritur nė “Vicente Calderon” nga njė tjetėr “match point”, falė gjyqtarit tė ndeshjes dhe lojės sė Antonio Kasanos, njė na tė “mallkuarit” e skuadrės sė tij. Sulmuesi italian, i falur nga tekniku madrilen, ėshtė rikthyer 132 ditė pas aktivizimit tė tij tė fundit dhe ishte deēiziv nė golin e barazimit, kundėr Atletikos, tė shėnuar nga Higuain. Pėrpara kėsaj ndeshje, njė tjetėr lojtar i padėshiruar nga Kapelo, Devid Bekam, i dha fitoren skuadrės madrilene 2?1 nė “Anoeta”, pėrballė Sociedadit. Ndėrsa Ivan Helgera, njė tjetėr i padėshiruar nga trajneri italian, ėshtė kthyer nė njė nga pikat mė tė forta tė mbrojtjes madrilene. Pak nga pak Kapelo po lėshon terren kundrejt lojtarėve qė mė parė i cilėsonte si tė padobishėm pėr skuadrėn e tij. I pari ishte Helgera, i cili nė fazėn pėrgatitore mendohej qė do tė largohej nga Reali i Madridit dhe ardhja e Kanavaros i vėshtirėsoi edhe mė shumė gjėrat pėr tė. Por, gjendja jo e mirė e mbrojtėsit italian, bėri qė Kapelo tė veprojė kundėr dėshirės sė tij dhe tė rikthej pėrsėri Ivan Helgeran, duke i besuar atij postin e titullarit. Presionet e pjesės tjetėr tė skuadrės nė adresė sė Kapelos pėr tė falur Bekamin dhe Kasanon, ishin shumė vendimtare. Pasi mesfushori anglez firmosi kontratėn e tij me Los Anxheles Galaksi, trajneri italian tha se Bekam nuk do tė luaj mė pėr Realin e Madridit. Ndėshkimi zgjati 34 ditė, derisa Bekam u rikthye nė ndeshjen kundėr Sociedadit dhe ku ndihmoi skuadrėn madrilene nė fitoren 2?1 duke shėnuar golin e barazimit dhe duke i shpėtuar pankinėn Fabio Kapelos. Nė tė njėjtėn formėn ka pėrfunduar edhe incidenti i krijuar me Antonio Kasanon. Talenti italian u aktivizua tė shtunėn nė derbin madrilen pas presioneve tė bėra nga pjesa tjetėr e skuadrės. I futur nė pjesėn e dytė, Kasano dha njė asis pėr argjentinasin Higuain i cili shėnoi duke i dhėnė barazim Realit tė Madridit nė “Vicente Calderon”. Ishte njė derbi nė tė cilėn Kapelo, ashtu siē parashikohej, nuk ndėshkoi tė besuarin e tij Emersonin, i cili nuk pranoi tė luante nė minutat e fundit kundėr Bajernit tė Mynihut. Mesfushori brazilian luajti si titullar kundėr Atletikos, njėsoj si Rejesi, i cili pėrpara disa ditėsh kritikoi skemat mbrojtėse tė trajnerit italian.

GjIlAnAsI_cSi
02-03-07, 14:23
Edhe Van Nistelroi larg Realit?


1 Mars Paqendrueshmeria qe perjetohet ne "Santiago Bernabeu" dhe sidomos rezultatet negative qe po arrin te marre skuadra e drejtuar nga Fabio Kapelo, po rrisin cdo dite e me shume merzitjen e lojtareve madrilene. Brazilianit Ronaldo iu desh kohe qe te pranonte oferten e Milanit dhe vendosi qe te largohej nga tekniku italian. Te njejten gje beri edhe anglezi Devid Bekam i cili duke filluar nga sezoni i ardhshem do te luaje per skuadren e Los Anxheles Galaksi ne kampionatin amerikan. Ndersa Emerson dhe Robinjo kane bere gati valixhet per t'u larguar ne fund te sezonit dhe per t'i dhene fund keshtu te gjitha shqetesimeve qe kane haur ne Madrid. Ndoshta nje tjeter lojtar qe mund te largohet ne fund te sezonit eshte holandezi Rud van Nistelroi, i cili gjithashtu eshte i lodhur me Realin e Madridit. Ne Angli shprehen se sulmuesi madrilen eshte i gatshem te largohet sepse ka nevoje te ndryshoj ambjent. Holandezi e kupton qe gjerat nuk po ecin ashtu sic ai shpresonte, kjo edhe pse rendimenti i tij te skuadra madrilene nuk ka qene ai qe prisnin te gjithe. Sipas Van Nistelroit rendimenti i tij jo i mire vjen si pasoje e sistemit te lojes te perdorur nga Fabio Kapelo. Van Nistelroi ndihet i zhgenjyer dhe i mashtruar sepse i jane bere shume premtime nga drejtori sportiv i madrileneve, Predrag Mijatovic, dhe sipas holandezit asnjera nga keto premtime nuk eshte mbajtur. Askush nuk mund te diskutoj golat e shenuar nga Van Nistelroi sepse edhe ai vete e ndien veten te rendesishem dhe deciziv per Realin e Madridit. Holandezi ka arritur te shenoj tete gola ne kampionat per skuadren madrilene, por sipas tij sistemi i lojes i perdoruar nga trajneri italian nuk e ndihmon aspak ate qe te jap me te miren e tij. Reali i Madridit nuk po zhvillon lojra sulmuese dhe per kete Van Nistelroi po merr shume pak topa dhe pasime ne fazen sulmuese. Per te gjitha keto arsye, Van Nistelroi po e shqyrton me shume seriozitet mundesine per t'u larguar ne fund te ketij sezoni. Qellimi i tij i pare eshte qe te rikthehet ne Angli. Eshte i vetedijshem qe i ka dyert e mbyllura te Mancester Junaited, por ai kerkon nje skuader te nivelit te pare e cila t'i garantoj atij kushtet ekonomike dhe sportive. Ne qofte se nuk i gjen keto kushte ne Premier League, atehere Van Nistelroi do te ishte i gatshem te pranonte nje oferte nga kampionati holandez, nga nje skuader e suksesshme si PSV e cila drejtohet nga Ronald Kuman. Sulmuesi holandez, sipas informacioneve te marra nga shtypi spanjoll, ndihet i pakenaqur ne Madrid dhe per kete prioriteti i tij eshte qe te largohet. Sulmuesi madrilen shprehet se te gjitha incidentet midis lojtareve dhe trajnerit apo midis trajnerit dhe tifozerise nuk po e ndihmojne aspak ate dhe Realin e Madridit per te arritur objektivat e sezonit. Ne fund te sezonit Reali i Madridit do te perballet me nje problem shume te madh. Sulmuesi 30 vjecar, u ble nga Mancester Junaited per vleren e 15 milione eurove dhe ne fund te sezonit mund te shitet me nje shifer shume me te ulet. Ne qofte se ndodh kjo, atehere humbjet ekonomike te klubit madrilen do te ishin shume te medha, duke perfshire ketu edhe largimin e Ronaldos, tashme te Milani dhe te Bekamit, i cili ka nenshkruar nje kontrate me skuadren amerikane.

GjIlAnAsI_cSi
02-03-07, 14:25
1 Mars : Visente del Boske, ish-trajneri i Realit te Madridit, deklaroi se skuadra madruilene eshte ne duar te sigurta, duke iu referuar trajnerit italian Fabio Kapelo. Gjithashtu Del Boske shtoi se Reali i Madridit ka mundesi qe te fitoj nje titull kete sezon. Visente del Boske dha nje intervsite per te perditshmen spanjolle "AS", dhe foli per situaten e skuadres madrilene. "Fabio Kapelo ka sistemin e lojes me te mire per Realin e Madridit. Ne qofte se deshton, atehere fajtore jane lojtaret", deklaroi Del Boske, duke mbrojtur trajneri italiani nga kritikat. Per sa i perket ndeshjes se kthimit per 1/8 e Champions League kunder Bajernit, trajneri spanjoll tha: "Do te jete nje ndeshje shume e forte dhe e veshtire, por Reali i Madridit duhet te tregoj aftesite dhe forcen e saj ne kopmeticionet europiane. Edhe Bajerni nuk po kalon nje moment te mire, por perseri mbetet nje skuader shume e forte ne shtepine e saj dhe qe mund t'i shkaktoj shume deme Realit te Madridit. Ne ndeshjen kunder Bajernit zhvilloi nje loje shume te mire dhe te pelqyeshme. Ne pjesen e pare shenuan tre gola dhe kishin mundesi te shenonin edhe me shume. Me pas ne pjesen e dyte u terhoqen pak prapa per te ruajtur rezultatin dhe perdoren lojen e kundersulmit. Goli i shenuar nga Van Bomel ne minutat e fundit, ishte nje goditje e rende per Realin e Madridit".Ish-trajneri madrilen u shpreh se skuadra e Fabio Kapelos do te arrij te fitoje nje titull kete sezon: "Pavaresisht situates jo te mire qe ndodhet dhe pavaresisht rezultatetve negative qe ka arritur, une mendoj se Reali i Madridit eshte perseri ne lufte per tituj qe jane ne loje. Eshte gjashte pike larg vendit te pare ne kampionat dhe ka mundesi qe te eci edhe me shume ne Champions League. Mendoj se kjo skuader ka mundesi dhe shanse per te ecur me shume dhe per te fituar nje titull kete sezon". Mbi vazhdimesine e projektit te nisur nga Ramon Kalderon, Del Boske komentoi: "Jane blere lojtare te se ardhmes si Gago dhe Higuain. Shpresoj gjithashtu qe te ndihmojne lojtaret e rinj dhe t'i aktivizojne sa me shume. Nuk eshte se i kane shperfillur lojtaret e rinj por kane lene qe te largohen nje brez lojtaresh shume te talentuar te cilet mund te ishin shume te nevojshem dhe te rendesishem per skuadren e pare".

GjIlAnAsI_cSi
02-03-07, 14:27
1 Mars Arrigo Saki, ish-drejtori teknik i Realit te Madridit, foli per disa probleme qe ka pasur skuadra madrilene kur italiani ka qene drejtues ne kete klub. Saki mendon se jo te gjithe lojtaret jane trajtuar njelloj. "Ronaldo kishte pak disipline dhe pasion ne Madrid. Ka nje talent te madh, por kjo nuk mjafton ne futbollin e sotem. Pa sjelljen dhe disiplinen e duhur eshte shume e veshtire qe te ecesh perpara. I kerkova presidentit qe te vendoste rregulla te hekurta dhe me tha qe do ta bente nje gje te tille, por jo per Zidanin, Bekamin dhe Ronaldon", tha ish trajneri i kombetares italiane. Arrigo Saki gjithashtu foli edhe per brazilianin Adriano: "Zoti i ka dhene shume gjera te mira, por ai nuk do qe te perfitoj ne menyre korrekte. Kur luante per Parmen ishte me pak i pasur dhe i famshem, dhe per kete ishte me e lehte ta drejtoje". Ne fund italiani foli per futbollin ne vend e tij: "Futbolli italian ka bere nje hap prapa. Nuk e di se cfare do te bejne drejtuesit per ta ndertuar perseri. Kemi humbur respektin dhe mirenjohjen e vendeve te tjera", perfundoi Arrigo Saki.

GjIlAnAsI_cSi
02-03-07, 14:39
Kristiano Ronaldo tashme ka marre nje vendim te qarte, persa i perket te ardhmes se tij. Te pakten kjo eshte ajo qe thuhet ne shtypin spanjoll, konkretisht ne gazeten “AS”, sipas te ciles, agjenti i portugezit, Horge Mendez i ka transmetuar Realit te Madridit deshiren e 22?vjecarit, per te kaluar ne “Santiago Bernabeu”. Sipas “AS”, Kristiano ka vendosur te zgjedhe Realin, perpara Barcelones dhe Interit. Marredhenia e ftohte me trajneri Ser Aleks Ferguson dhe paga e ulet per nje futbollist te ketij kalibri (Ronldo fiton 3,9 milion euro, 2,8 milion me pak se Runi dhe Rio Ferdinand) jane disa prej arsyeve qe e kane shtyre Kristianon te marre kete vendim, edhe pse nje motiv po kaq i forte eshte deshira per te triumfuar ne kampionatin spanjoll, ku per vite me radhe ka luajtur idhulli i tij, Luis Figo. Futbollisti, te cilit i jane dashur disa takime radhazi me Mendesin, per te marre nje vendim per te ardhmen, e di qe do ta kete shume te veshtire te marre “bekimin” e Mancesterit, por nderkohe, Reali i Madridit po pergatit nje oferte astronomike. Predrag Mijatovic dhe Franko Baldini e kane kuptuar si duhet mesazhin e pergaqesuesit te mesfusjorit dhe do te leshojne nje ofensive totale per te. Ramon Kalderon eshte i gatshem te beje cmendurira, duke patur parasysh qe Kristiano ka aftesine t’i riktheje shume shpejt Realit parate e shpenzuara, nepermjet imazhit te tij komercial. Per kete arsye, Kalderon po pergatit rreth 50 milion euro, per te bindur Mancesterin. Ne klubi anglez do te pranoje kete oferte, atehere Kristiano mund te shnderrohet ne blerjen e trete me te shtrenjte ne historine e Realit te Madridit, pas Zidanit (75 milion) dhe Luis Figos (60 milion euro). Deshira e Realit per te blere Kristiano Ronaldon nuk eshte e re dhe ajo eshte e njohur qe prej epokes se presidentit Florentino Perez.

GjIlAnAsI_cSi
07-03-07, 13:53
Nje ndeshje e madhe mund te themi do te luhet sot , nje ndeshje e veshtir sikur per Real po ashtu edhe per Bajern.. Bajerni pret fitoret dhe te vazhdoj nje round me lart , kurse real pret mbrojtjen te pakten ta ruaj at rezultat qe kishte ne madrid.. praa sonte ne 20.45 drejtpdrejt nga Allianz Arena do te ludhet ndeshja e madhe Bayern Munich ? - ? Real Madrid ku mund ta shiheni edhe ne Gjerman " SAT1 TV.."


Mittwoch, 07.03., 20.45 Uhr
Champions League
FC Bayern - Real Madrid

GjIlAnAsI_cSi
07-03-07, 14:16
7 Mars Mbrojtesi italian i Real Madridit, Fabio Kanavaro, kembengul qe mund ta lere pas shpine te gjithe formen e dobet qe ka treguar muajt e fundit dhe mund te ndihmoje skuadren e tij te kualifikohet per cerekfinalet e Champions League ne sfiden e sotme ndaj Bajernit te Mynihut. Fituesi i Topit te Arte dhe "FIFA World Player" te vitit 2006 nuk ka qene aspak ne forme te mire qe prej kalimit ne Madrid qe nga Juventusi veren e kaluar, pasi ka luajtur - dhe fituar - Kupen e Botes me Italine. "Nuk jam ne nivelin tim me te mire. Nuk kam marre kurre aq shume kartona te verdhe ne nje sezon. Eshte nej pervoje e cuditeshme per mua. Por qe prej Kupes se Botes ishte e veshtire per mua", tha Kanavaro per mediat spanjolle. "Kam menduar shume per kete situate. Kam pare edhe lojtaret e tjere qe kane arritur ne finalen e Boterorit, si Tierri Henri pershembull, dhe duke pare qe edhe ata nuk kane qene ne forme shume te mire, shpresoj te jete ky shpjegimi", shtoi italiani. "Kur nuk je ne formen me te mire, e vetmja gje qe duhet te besh eshte te punosh me teper dhe kam ndermend te bej pikerisht kete".Kanavaro tha se skuadra e tij do te kerkonte me ngulm shenimin e nje apo me shume golave ne Mynih, pasi fitorja 3-2 e arritur ne Madrid nuk ka siguruar asgje per Realin. "E dime qe duhet te shenojme, perndryshe jemi te vdekur. Me golin e dyte qe pesuam ne Madrid gjerat jane bere me te veshtira, por nuk duhet te lelojme qe kjo te ndikoje per keq te ne. Madje, duhet te na jape force per te dhene maksimumin". Por kapiteni i Realit, Raul Gonzalez, mendon se skuadra e tij do ta kete te veshtire per te perballuar atmosferen ne "Allianz Arena". "Do te jete hera e pare qe luajme ne kete stadium. Tifozet do te jene shume me prane dhe do te jete ndryshe nga heret e tjera qe kemi luajtur ne Mynih", tha spanjolli.

GjIlAnAsI_cSi
07-03-07, 14:17
Sot, e merkure 7 mars 2007, ora 20:45, ne "Allianz Arena" te Mynihut
Bajern: Kahn; Sanjol, Lusio/Demikelis, Van Bujten, Lahm; Salihamixhic/Gerlitc, Hergrivs, Van Bommel, Shvainshtaiger; Makai, Podolski.

Real Madrid: Kasijas; Ramos, Helgera, Kanavaro, Roberto Karlos; Diarra, Emerson, Gago, Guti; Raul, Van Nistelroi.

Gjyqtar: Lubos Mishel (Sllovaki)

Rezultati i ndeshjes se pare: 2-3

GjIlAnAsI_cSi
07-03-07, 14:20
Roberto Karlos: T'i veme nen presion!

7 Mars Mbrojtesi i Realit, Roberto Karlos, siguroi qe skuadra e tij duhet te zbrese ne fushe kunder Bajernit per te ushtruar sa me shume presion, ne menyre qe te mos i lere asnje hapsire skuadres gjermane. "Duhet ta veme Bajernin ne veshtiresi, sepse vetem keshtu mund te beje gabime. Nese qendrojme shume prane Kasijasit do te kemi probleme, sic na ndodhi ne pjesen e dyte te ndeshjes ne "Bernabeu" dhe nuk duhet te lelojme qe kjo te perseritet", tha braziliani. "Nese do te mund te perserisim lojen qe zhvilluam ne pjesen e pare te ndeshjes se vajtjes jam i sigurt qe do te marrim nje rezultat mjaft te mire". Veterani i krahut te majte pranon se do te jete nje ndeshje e bukur dhe me emocione, e cila do te vendoset nga detajet dhe ai eshte i mendimit se Reali e ka per detyre qe te kualifikohet. "Kur behet fjale per Champions League, njerezit mendojne gjithmone se Reali mund te arrije ne finale. Edhe Bajerni eshte skuader rendesishme, por detyrimin per te kaluar e kemi ne". Braziliani mendon se rezultati 3?2 i takimit te pare mund te jete i mire, sepse ben qe te zbresesh ne fushe me i perqendruar, me bindjen se nuk mund te besh gabim. "Po te kishim fituar 3?1, mund te zbrisnim ne fushe te shperqendruar, duke besuar se e kishim siguruar kualifikimin, por me 3-2 nuk ndodh keshtu. Nese bejme nje pune te mire ne mbrojtje dhe nese ruajme zoterimin e topit, mund te marrim nje rezultat te mire ne Mynih. Sa per veprimet e Hasan Salihamixhicit dhe Van Bomelit ne ndeshjen e pare, Roberto komentoi: "Kur dikush ndjen dashuri per nje klub, mund te beje edhe veprime te tilla. Salihamixhic kishte kohe qe nuk luante dhe tani ndihet mjaft mire qe po i jepet mundesia. Ngjan me nje 20-vjecar, prandaj sillet keshtu, por duhet ta kuptojme. Van Bomel, ngaqe ka luajtur te Barcelona, ka ndjenjen e rivalitetit. E di qe ka gabuar dhe UEFA i ka dhene mundesine qe te rregulloje gjera. Le te luaje, te beje nje ndeshje te mire dhe fitofte me i miri".

Paradox_13
07-03-07, 20:55
Goli ma i shpejt ne historin e liges se championeve,vetem pas 9 sekondave shenojn lojtaret e Bajernit ne ballafaqim me ata te Realit.

GjIlAnAsI_cSi
08-03-07, 15:08
Bajerni “gropos” shpresat e Realit

Bajern Mynih-Real Madrid 2-1

Shenues: Makai 1', Lusio 66'/Van Nistelroi 83'(p)

(Bajerni i Mynihut kualifikohet me rezultat te pergjithshem 4?4, fale golave ne fushen kundershtare)

E merkure, 7 mars 2007, ora 20:45, ne stadiumin “Allianz Arena”, te Mynihut

Bajern M.: Kahn, Lusio, Van Bujten, Lahm, Sanjol (Gerlitz 85'), Hergrivs, Salihamidzic, Shvainstaiger, Van Bomel, Makai (Pizaro 68'), Podolski (Demikelis 87') Tr. Hitcfeld

Real M.: Kasijas, M.Torres, Ramos, Helgera, R.Karlos, Emerson (Guti 32'), Gago (Robinjo 75'), Higuain (Kasano 46'), Diarra, Raul, Van Nistelroi Tr. Nakamura

Gjyqtar: Lubos Mishels (Sllovaki)

Karton i Kuq: Van Bomel 83'/Diarra 83'

“Allianz Arena” i jep fund shpresave te Realit te Madridit per te shmangur “funeralin”, duke u kapur pas “komerdares” europiane. Bajernit i duhet te mbaje frymen deri ne sekonden e fundit, por ne fund arrin te fitoje 2?1 dhe kualifikohet per ne cerekfinale, fale golave ne fushen kundershtare. Rreshtimi ultradifensiv i Kapelos “shperbehet” qe ne sekonden e dhjete, kur Makait perfitoi nga pakujdesia e mbrojtjes madrilene, per te shenuar golin me te shpejte ne historine e Champions League. Roberto Karlos humb topin, Salihamdzic pason dhe Makai shenon. Sa hap e mbyll syte, Bajerni eshte ne avantazh dhe i mjafton ky rezultat per te kaluar me tej. Me e keqja eshte qe Kapelo, i cili kishte parashikuar te godiste bavarezet ne kundersulm, u zu ne befasi nga ky gol i menjehershem dhe nuk kishte nje plan te dyte per t’i kunderpergjigjur gjermaneve. Me nje skeme supermbrojtese, Reali duhet te perpiqej te reagonte, per te permbysur humbjen qe i eliminonte. E megjithate, treshja Gago?Emerson?Diarra vazhdoi te qendronte ne fushe edhe 30 minuta te tjera, deri kur ne te 32' Guti zevendesoi Emersonin, duke i dhene skuadres doza me sulmuese. Per kronike, Bajerni i lejoi vetes luksin e shperdorimit te disa rasteve te pafalshme, me Podolskin, Makain dhe Salihamidzicin, te vetem perballe portierit Kasijas. Hitcfeld nuk do te kishte imagjinuar kurre nje skenar kaq te rehatshem dhe Reali nxorri krenarine e tij vetem ne dhjete minutat e fundit te pjeses se pare. Me koke, Van Nistelroi krijon rastin me te mire te 45 minutave te para dhe do te kishte shenuar, ne qofte se nuk do te kishte qene per nje Kahn te shkelqyer, qe grushoti topin ne goditje kendi.Pjesa e dyte nis me Kasijasin qe shpeton porten nga Van Bomeli, i vetem perballe tij. Bajerni vazhdon te shperdoroje, ndersa Reali fillon te tregohet me kerkues, pas zevendesimit te Higuain me Gagon. Por, ne kete moment vjen goli i dyte per bavarezet. Lusio, ashtu si ne ndeshjen e “Bernabeu”?t shenoi nje gol me koke nga nje goditje kendi. Skuadres se Kapelos i duhen tani dy gola dhe italiani pergjigjet duke hedhur ne fushe Robinjon. Eshte pikerisht braziliani, qe ne nje perplasje me Van Bujten rrezohet ne zone dhe sllovaku Mishels akordon penallti. Por, perpara se Van Nistelroi te ekzekutoje, Diarra dhe Van Bomel, te ndeshkuar te dy me te verdhe gjate ndeshjes perjashtohen nga loja, per nje konlikt mes tyre. Van Nistelroi tranformon ne gol 11?metershin, por kjo mjafton vetem per t’i dhene shprese Realit. Ne minutat e mbetura, Ramos shenon golin e dyte, qe anullohet per nje prekje me dore dhe vershellima perfundimtare e Mishels shnderron “Allianz Arena”?n ne “varrin” e Realit e mbase edhe te Kapelos.

Mijatovic: Kapelo qendron, deri te shtunen!

Drejtori sportiv i Realit te Madridit, konfirmoi menjehere pas perfundimit te ndeshjes se “Allianz Arena”?s, nga terreni i stadiumit bavarez, qe Kapelo do te vazhdoje te jete trajneri i klubit madrilen, te pakten edhe per klasiken e kesaj te shtune, kunder Barcelones ne “Camp Nou”. Predrag Mijatovic deklaroi ne “Canal +”, ne perfundim te ndeshjes se Mynihut: “Per momentin, Kapelo vazhdon te jete trajneri yne dhe do te drejtoje skuadren ne ndeshjen me Barcelonen. Ky eliminim perben per ne nje grusht shume te rende, mbi te gjitha pasi besonim qe do te mbronim fitoren e ndeshjes se pare. Vetem pas ndeshjes se te shtunes do te bejme analizen dhe do te marrim nje vendim. Mendoj qe e gjithe ndeshja u percaktua nga goli qe dhuruam qe ne sekonden e dhjete dhe ne Champions League nuk mund t’i lejosh vetes te besh dhurata te tilla”.

GjIlAnAsI_cSi
08-03-07, 15:26
Drejtori sportiv i Realit te Madridit, konfirmoi menjehere pas perfundimit te ndeshjes se “Allianz Arena”, nga terreni i stadiumit bavarez, qe Kapelo do te vazhdoje te jete trajneri i klubit madrilen, te pakten edhe per klasiken e kesaj te shtune, kunder Barcelones ne “Camp Nou”. Predrag Mijatovic deklaroi ne “Canal +”, ne perfundim te ndeshjes se Mynihut: “Per momentin, Kapelo vazhdon te jete trajneri yne dhe do te drejtoje skuadren ne ndeshjen me Barcelonen. Ky eliminim perben per ne nje grusht shume te rende, mbi te gjitha pasi besonim qe do te mbronim fitoren e ndeshjes se pare. Vetem pas ndeshjes se te shtunes do te bejme analizen dhe do te marrim nje vendim. Mendoj qe e gjithe ndeshja u percaktua nga goli qe dhuruam qe ne sekonden e dhjete dhe ne Champions League nuk mund t’i lejosh vetes te besh dhurata te tilla”.




Tė lumt.. hiqe kete Italion m... se na fundosi.. kete vit

GjIlAnAsI_cSi
09-03-07, 17:18
Presidenti i Realit te Madridit, nje dite pas eliminimit nga Champions League pranon zhgenjimin e madh, ndersa le te hapur situaten e Kapelos, per te cilin thote se duhet te jete ai qe do te vendose nese eshte i afte ta nxjerre klubin nga balta.



- Kam pare fytyren ne me te merzitur qe kur ju kam njohur.

- Ishte nje fatkeqesi qe u eleminuam. Kemi humbur nje rast te mire per te triumfuar. Nuk ishte Bajerni me i mire me te cilen u perballem. Ishte fatkeqesi, por tani duhet te mendojme per te ardhmen. E dinim qe nuk do te ishte e lehte.

- Per cfare te ardhme po mendoni.

- Une mendoj se marrja e vendimeve nuk eshte me e rendesishmja. Duhet ta perballojme kete situate me shume qetesi dhe te mendojme per disa ndryshme per vitin qe vjen. Duhet me cdo kusht.

- Reali i Madridit do te bej publik nje ndryshim tjeter. Hoze Anhel Sancez do te jete drejtor i pergjithshem absolut.

- Po, do te kete dy drejtore te pergjithshem, njeri do te jete ai dhe tjetri Migel Anhel Arrojo, por kjo gje ishte e parashikuar perpara disa muajve.

- Po Mijatovic, varet nga Hoze Anhel Sancez?

- Eshte drejtori i futbollit. Mijatovic ka autonomine ne te gjithe pjesen qe i perket atij.

- Ne qofte se duhet te behet nje blerje, duhet te keshillohet me Hoze Anhel Sancez, qe do te jete pergjegjesi numer nje ne kete fushe?

- Ajo qe duhet te bej eshte qe te marr vendime te rendesishme per skuadren dhe me pas te gjithe duhet te analizojne anen ekonomike dhe te qartesojne gjithcka ka ndodhur deri tani. Ne keto momente duhet ta perballojme kete situate me qetesi dhe te mendojme per ndryshimet qe kemi nevoje te bejme vitin e ardhshem.

- Tifozet pyesin nese do te largohet Kapelo. Por, ne qofte se e largoni atehere duhet te paguani detyrimet e kontrates.

- Problemi nuk eshte ekonomik. Eshte nje ceshtje qe duhet vleresohet me shume pergjegjesi dhe trajneri duhet te thote nese eshte i afte te ece perpara.

- A jeni ne gjendje qe t'i paguani Kapelos dy sezonet qe kane mbetur?

- Mund t'i paguajme, por Fabio nuk e ka shprehur kete problem. Kurre nuk eshte folur per ceshtje parash apo rrogash. Ai do te ishte i gatshem per gjithcka. Une nuk do ta shihja kete teme vetem nga ana ekonomike, por nga ajo profesionale.

- Kush mund te jete trajneri ia ardhshem?

- Te marresh nje trajner tani ne muaj mars nuk eshte zgjidhja e duhur. Te kerkosh nje zgjidhje tjeter per tre muaj, nuk eshte e sakte. Eshte dicka tjeter nese klubi do te vezhgoje per nje trajner, i cili do te drejtoj skuadren ne dy vitet e ardhshme. Kjo do te ishte dicka e mire, por mua nuk me pelqen.

- Trajneret me te mire jane ne drejtimin e skuadrave te ndryshme. Atehere, cili eshte trajneri i cili do te drejtoje skuadren deri ne fund te sezonit?

- Une mendoj se problemi nuk eshte vetem te trajneri. Edhe lojtaret kane dicka per te thene.

- Lojtaret kane dhene gjithcka ne fushen e lojes dhe ndoshta problemi eshte se nuk kane cfare te japin me.

- Ndoshta. Ishim nje skuader me 25 lojtare dhe nuk mund te krijohet nje skuader e re ne kaq pak muaj qe kane mbetur. Duhet te ecim perpara dhe te marrim vendime. Duhet te degjojme mendimin e te gjitheve: trajnerit, lojtareve dhe drejtuesve.

- Ju keni marre nje trajner te ri dhe nje drejtor sportiv te ri. Tani flisni se skuadra nuk eshte ne forme te mire. Keni marre lojtare 30-vjecare ne skuader per kete sezon. A do t'i blinit ju tani Kanavaron, Emersonin dhe Van Nistelroin?

- Une kam besuar te trajneri, i cili per mua ishte personi i duhur per te drejtuar skuadren. Me pas bleme qendermbrojtesin me te mire ne bote, nje nga sulmuesit me te mire ne bote dhe kemi marre lojtare te se ardhmes si Gago, Higuain apo Marselo.

- A jeni penduar per te gjithe keto blerje?

- Kurre nuk pendohem per vendimet qe kam marre. Edhe pse rezultati nuk ka qene i mire, perseri une kam besim te keta lojtare.

- Marredhenia juaj me lojtaret eshte e mire?

- Eshte nje moment i veshtire per te cilen skuadra kerkon mbeshtetjen e te gjitheve. Une kam qene me ta ne Valdebebas dhe te gjithe po kalojne nje moment te veshtire pas eleminimit.

- Ju kane kritikuar per kete bisede publike ne fushe e stervitjes.

- Une deshiroja te takoja lojtaret e mi. Per mua ishte njesoj sikur kjo bisede te behej ne nje konference per shtyp. Per mua nuk kishte rendesi vendi, por e rendesishme ishte mbeshtetja ime per ata. Tani skuadra duhet te shoh perpara sepse te shtunen luajme ne Barcelone.

- Nuk ju shkon ndermend qe te mos shkoni ne "Camp Nou"?

- Te mos shkoj ne Barcelone! Ne 105 vjet histori te ketij klubi, ka ndodhur gjithcka. Jeta jo gjithmone eshte ashtu sic deshirojme. Klubi ka kaluar momente shume te veshtira si ky dhe tifozet e dine qe do t'ia dalim mbane.

- A ju ka prezantuar Mijatovic ndonjehere doreheqjen?

- Ai gjithmone ka thene se nuk kerkon ta lere pergjysem punen e tij dhe gjithmone me ka ofruar ndihmen e tij. Ketu nuk ka asnje egoizem nga asnje person dhe te gjithe kerkojne me te miren per skuadren. Gjithcka do te ndryshoje sepse Reali i Madridit ka emra, histori dhe prestigj.

Studenti1
29-03-07, 08:59
Panathinaikos superkid Ninis in Real Madrid sights

Panathinaikos teenager Sotirios Ninis is attracting interest from Real Madrid.

The 16 year-old superkid is already a first-choice for Victor Munoz's Panathinaikos after scoring twice in ten games for the Greek giants.




Ninis is Albanian-born, but has turned down a call-up to their national U19 team (http://www.realmadrid.dk/slideshow/?slideshowid=13). The young forward wants to play for Greece and will soon be granted a national passport.

Real are keeping tabs on the youngster, who is also being watched by Roma sports chief Daniele Prade.

GjIlAnAsI_cSi
09-06-07, 18:56
ZARAGOZA vs. REAL MADRID

Sonte ne ora 21:00, ndeshja vendimtare e ketij sezoni futbollistik. Nese Reali i Madridit fiton sonte, 99.9% shpallet kampion ne Primer Division javen e fundit.

Formacionet:
Zaragoza: César; Zapater, Sergio Garcķa, Gabriel Milito, Chus Herrero/Aranzabal; D'Alessandro, Piqué, Celades, Aimar; Ewerthon, Diego Milito.
Real Madrid: Iker Casillas; Miguel Torres, Cannavaro, Sergio Ramos, Roberto Carlos; Beckham, Emerson, Diarra, Robinho; Raśl, Van Nistelrooy.


http://www.realmadrid.com/addon/img/7b0437288xbeckhamp.jpg

GjIlAnAsI_cSi
09-06-07, 19:04
Kapelo ruhet: Jo euforike!

9 Qershor Trajneri i Realit te Madridit, Fabio Kapelo, e ka te qarte se skuadra e tij do te luaj sot nje finale tjeter, por siguroi se brenda skuadres madrilene nuk ka shenja euforie, por vetem deshire dhe perqendrim per te fituar ndeshjen dhe me pas titullin kampion.

“Nuk jemi euforike, sepse nuk kemi asgje ne dore, por duhet te jemi te perqendruar dhe me deshire per te luajtur. Jam i lumtur, sepse Saragoza ka gjithashtu nevoje te fitoje dhe nuk do te luaje e qete. Do te jete nje ndeshje e veshtire per te dyja skuadrat. Te pergatisesh nje ndeshje kaq te rendesishme sa kjo eshte shume e veshtire”, tha tekniku italian, i cili u shpreh i kenaqur me punen e bere nga lojtaret e tij: “Jane rikthyer me shume deshire per te fituar. Kemi punuar mire dhe kam shume besim se do te zhvillojme nje ndeshje te mire”. Per Realin e Madridit, fitorja kunder Saragozes eshte e detyruar, por Kapelo nuk kerkon t’i shtoje me shume presion lojtareve te tij, te cilet jane plotesisht te pergatitur per ndeshjen ne “La Romareda”. “Ndonjehere, duke qene nen presion mund te arrish nje rezultat qe nuk e deshiron dhe keshtu qe lojtaret e mi duhet te rrine me te qete. Ata e dine, gjithmone flasin per keto tema dhe per kete me kane pelqyer shume gjerat qe kam pare ne stervitjen e fundit”, tha Kapelo. I pyetur nese vemendja e tij do te jete ne ndeshjen e “Camp Nou” ku katalanasit do te luajne derbin me Espanjolin, italiani tha: “Ne do te shohin ndeshjen tone, sepse eshte ajo qe na intereson me shume. Per ne eshte si nje finale dhe nuk do te mendojme per ndeshjet e tjera”.

“Bekam do te jete ne fushe”

Mesfushori anglez i Realit te Madridit, Devid Bekam, nuk mori pjese ne seancen e fundit stervitore te madrileneve, e zhvilluar me dyer te mbyllura, por do te jete pjese e formacionit titullar qe do te zbrese sot ne “La Romareda” per te luajtur kunder Saragozes. Bekam zhvilloi nje stervitje te vecante per rikuperim, vecmas skuadres, per shkak te demtimit qe vuan ne kemben e majte. Vete mesfushori anglez ka konfimruar pas perundimit te stervitjes se deshiron te rrezikoje dhe te luaj kunder Saragozes. Disa minuta me pas te njejten gje e konfirmon ne konferencen per shtyp edhe Fabio Kapelo. “Dje nuk eshte stervitur me grupin. E ka shqetesuar pask kavilja e kembes se majte, por Devid tha se ndihet mire. Do te jete i gatshem per ndeshjen kunder Saragozes”, tha italiani. Trajneri i Realit pergezoi Bekamin per sjelljen e tij dhe analizoi rikthimin e tij ne kombetareb angleze. “E pashe te luaj dhe vura re se ate qe po ben me Ralin e Madridit e beri me kombetaren e Anglise. Eshte nje lojtar i rendesishem per ne”. Devid Bekam u demtua ne ndeshjen midis Estonise dhe Anglise, e vlefshme per eleminatoret e Euro 2008, por pavaresisht kesaj, mesfushori anglez do te udhetoj per ne Saragoza dhe do te jete pjese e formacionit titullar qe Kapelo do te zbrese ne fushen e lojes. Pasi ka ndjekur per dy dite me radhe keshillat e mjekeve dhe fizioterapistit, duket se Bekam do te jete i gatshem ne ndeshjen me te rendesishme te sezonit per Realin.



Raul kerkon te mbyllet gojet e liga
Kapiteni i Realit te Madridit, Raul Gonzalez, e ka te qarte se ndeshja kunder Saragozes vlen sa nje seozn i tere dhe ka shume besim te skuadra e tij dhe te fitimi i titullit kampion. “Per t’i mbyllur gojen te tjereve duhet te fitojme kampionatin. Jam i bindur qe nese fitojme, do kete shume persona qe do te heshtin. Ajo qe me pare dukej e zeze tani mund te jete e bardhe”, tha spanjolli. Megjithate, Raul mendon se skuadra e tij nuk do te jete kampione sot, edhe pse gjendet ne nje situate pak me komode se Barcelona. “Per te qene kampione duhet te fitojme te dyja ndeshjet e mbetura sepse mendoj se si Barcelona ashtu edhe Sevilja do t’i fitojne. Skuadra tani ka forcen e duhur, krenarine dhe unitetin per te triumfuar. Nuk e kemi kuptuar me pare se me kete skuader mund te benim dicka te rendesishme”. Kapiteni madrilen foli per veten e tij dhe u shpreh shume i kenaqur per rendimentin qe ka dhene deri tani. “Niveli im kishte rene sepse une nuk luaja ne pozicionin tim. Ne kete pjese te fundit te kampionatit jam duke luajtur perpara dhe jam shume i kenaqur. Kur kam luajtur ne pozicione te tjera, jam perpjekur per te bere me te miren time, por gjerat nuk kane funksionuar dhe une vete nuk jam ndjere mire. Kane qene jave, muaj dhe vite shume te veshtira”. Per sa i perket te ardhmes se tij, Raul beson se do te permbush tre vitet e kontrates qe i kane mbetur me skuadren madrilene. “Nuk di se cfare te them. Kam edhe tre vjet kontrate me Realin dhe dua t’i respektoj deri ne fund. Terheqja nga futbolli? Kembet me funksionojne mire dhe nuk do te dorezohem deri sa te me mbarojne fuqite”. I pyetur mbi te ardhmen e Fabio Kapelos dhe te klubit, spanjolli tha: “Kapelo eshte nje personat me te rendesishem te skuadres dhe qe e solli Realin deri ketu. Ne fillim te sezonit nuk ishim ne forme te mire, por fale punes se tij skuadra ka ndryshuar dhe eshte permiresuar shume. Nuk besoj te revolucionet. Besoj se baza e skuadres per sezonin e ardhshem do te jet grupi i ketij viti”. Kapiteni i Realit foli fjale te mira edhe per Roberto Karlosin, i cili ne fund te sezonit do te largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe skuadra e tij e re do te jete Fenerbahce. “Roberto Karlos ka qene nje nga lojtaret e huaj me te mire ne te gjithe historine e Realit dhe te gjithe duhet ta percjellin me shume respekt. Ka qene shume i rendesishem per Realin dhe te gjithe jemi shume krenare per te. Ka dhene shume per kete skuader dhe e falenderojme, edhe pse do te na pelqente qe te qendronte me ne”.



Emerson: Ronaldinjo te paguaje si te gjithe
Braziliani Emerson u shpreh kunder Ronaldinjos duke thene se ylli i Barcelones nuk duhet te luaje sot kunder Espanjolit, pas kartonit te kuq te marre ne ndeshjen kunder Getafes. “Mendoj se per ate qe ka bere nuk duhet te luaje. Duhet te paguaje per sjelljen qe ka bere, duhet te paguaje si gjithe lojtaret e tjere”, tha braziliani. Emerson foli gjithashtu per premiot ne kampionatin spanjoll duke e lidhur ate me ndeshjen kunder Deportivos ne “Bernabeu”. “Pas ndeshjes me Deportivon menduan se keto premio ekzistojne. Ata vrapuan shume, luajten sikur te ishte finalja e Champions League. Une jam kunder premiove. Ne kemi nje kontrate per te luajtur dhe nuk kemi nevoje per nje tjeter per te luajtur me mire. Per kete arsye nuk jam dakord. Mesfushori brazilian, shume i kritikuar nga tifozeria madrilene, u shpreh ne favor te qendrimit te Kapelos ne pankinen e Realit. “Kapelo ka vuajtur shume. Nje trajner i Realit e di qe ka shume pergjegjesi, por e verteta eshte se ka vuajtur shume”, tha Emerson, i cili konfirmoi se e meriton me shume titullin kampion se tekniku italian. Ne fund vleresoi largimin e Roberto Karlosit nga Reali i Madridit. “Eshte nje fatkeqesi qe nje lojtar se ai te largohet nga Reali. Mendoj se duhet te qendroj. Si Roberto Karlosi nuk ka njeri ne bote”.

GjIlAnAsI_cSi
10-06-07, 16:41
Shok pėr Barēėn, Reali fillon festėn
-
Reali i Madridit nje jave para perfundimit te kampionatit eshte shume afer titulli ne kampionatin spanjoll qysh prej viti 2003. ''Mbreterit'' luajten baraz sonte si mysafir kunder Zaragozes mirepo ajo qe i gezoi me shume ishte barazimi shokues qe askush nuk e ka pritur i kampionit aktual te premieres - Barcelones. Deri disa minuta para perfundimit te lojes festonin tifozet e Zaragozes dhe Barcelones mirepo Tamudo dhe Nistelrooy ishin ata qe nuk lejuan vazhdimin e festes. Mirepo menyra se si ka ''ecur'' kampionati spanjoll kohen e fundit s'do mend se mund te priten ēudira edhe ne xhiron e fundit.

Messi - autori i dy golave te Barcelones sonte vazhdon te befasoje me golat e tije spektakolar. Ai sonte perseri u krahasua me Maradonen i mbiqujatur Messidona pasi dha gol me dore ne menyre te njejte si Maradona. Ndiqni videot me poshte...

Barcelona - Espanyol 2-2

Atletico - Celta 2-3

Betis - Osasuna 0-5

Real S. - Racing 0-0

Levante - Valencia 4-2

Villarreal - Athletic 3-1

Mallorca - Sevilla 0-0

Real Z. - Real M. 2-2



Tabela

1 Real M. 37 22 7 8 63 39 73

2 Barcelona 37 21 10 6 73 32 73

3 Sevilla 37 21 8 8 64 34 71

4 Valencia 37 20 5 12 54 39 65

5 Real Z. 37 16 11 10 54 42 59

GjIlAnAsI_cSi
11-06-07, 15:54
Kalderon: Zoti eshte madrilen!


Ramon Kalderon, presidenti i Realit te Madridit, nuk mund ta fshihte gezimin e tij per barazimin 2?2 perballe Saragozes, rezultat qe le titullin ne duart e madrileneve, gjithmone nese arrijne te fitojne ndeshjen e fundit kunder Majorkes. “Na mbetet per te fituar edhe nje ndeshje perballe Majorkes, edhe pse do te jete dicka e bukur, sepse do te luajme perballe tifozave tane. Ishte i mrekullueshem reagimi i tyre dhe per kete dua t’i pergezoj per mbeshtetjen qe na dhane, edhe kur ishim ne disavantazh. Mund te them se nuk ka perfuduar ende sepse kemi edhe nje ndeshje per te luajtur, por do te kemi mbeshtetjen e publikut te “Santiago Bernabeut”. E pashe qe me Saragozen e kishim shume te veshtire, por ne asnje moment nuk mendova se do te humbisnim. Kisha shume besim te lojtaret dhe ne aftesite e tyre per te reaguar. Kjo skuader i ka dhene shume gezim miliona spektatoreve. Tifozet na kane mbeshtetur dhe na kane ndihmuar edhe ne “La Romareda”. Luanim ne nje fushe te veshtire dhe e kishim per detyre qe te fitonim. Mund te them se Saragoza e meriton te luaje ne Europe”. Presidenti i Realit deklaroi se ndeshja e fundit do te jete nje feste fantastike. “Gjithcka varet nga ne. Do te luftojme per fitore dhe me pas do te festojme me te gjithe tifozet tane. Ka mbetur vetem nje ndeshje, ajo kunder Majorkes, e cila do te jete si nje feste per ne perpara tifozeve tane. Ne nje moment mendova se kampionati na kishte ikur nga duart, por Zoti eshte me ne”.

GjIlAnAsI_cSi
11-06-07, 15:57
Nga drama ne feste. Keshtu mund te pershkruhet “kronologjia” e atyre 18 sekondave, ne te cilen nje gol i Van Nistelroit dhe barazimi i Tamudos ne “Camp Nou” i rikthyen Realit vendin e pare dhe Kapelos buzeqeshjen.

? Kapelo, si e keni perjetuar kete ndeshje?

? Mendoj se ishte nje jave e vecante sepse te treja skuadrat e para kane barazuar. Ne jemi shume te kenaqur. Kemi patur mundesi per te barazuar dhe ia arritem. Kasijas ka bere pritje te medha dhe Saragoza ka luajtur shume mire.

? Si iu duk skuadra juaj?

? Luanim kunder nje skuadre shume te veshtire. Ne pjesen e pare kemi luajtur pa rregull, ndersa ne pjesen e dyte luajtem me mire, me qetesi dhe me shpirt gare.

? A keni qene te varur nga ndeshja e Barcelones?

? Nuk i degjojarezultatet e tjera sepse isha i perqendruar te ndeshja. Jam i lumtur qe nga momenti qe mora vesh rezultatet e tjera.

? Van Nistelroi shenoi perseri.

? Eshte nje lojtar qe eshte shume i lidhur me golin, ashtu si dhe Rauli. Van Nistelroi shenon gjithmone sa here i afrohet portes.

? Mendoni se ka perfuduar gjithcka?

? Kampionati nuk ka perfunduar ende. Kemi akoma edhe nje ndeshje kunder Majorkes te cilen duhet ta fitojme me cdo kusht. Ky sezon ka qene i pabesueshem, por duhet edhe nje fitore per ta bere te mrekullueshem.

? A ishte barazimi nje cmim i dhuruar?

? Une pashe nje Sezar ne forme te shkelqyer dhe kjo eshte shume e rendesishme. Kurre nuk kam mendur se e kishim titullin te sigurte dhe as tani nuk e mendoj nje gje te tille.

? Po skuadra?

? Te gjithe jane shume te lumtur dhe gati per te fituar edhe ndeshjen e fundit.

GjIlAnAsI_cSi
13-06-07, 20:18
Raul Gonzalez, me pjkurine e viteve te shumta ne futboll mbi supe, e di mire se titulli i Primera Division, nuk eshte ende i fituar per madrilenet. Ne nje veprimtari piblicitare te ADIDAS?it, ku ishte i pranishem edhe Ksavi Hernandez, pasi “ngushelloi” lojtarin e Barcelones, kerkoi kujdes nga te tijet.



? Ju keni marre pjese ne shume beteja, por nga kjo finale sezoni dritheruese, edhe ju duhet te ndiheni i befasuar?

? Besoj qe keshtu do te jete edhe java e fundit. Nuk do te jete aspak e lehte per ne dhe eshte mire qe njerezit te pergatiten per kete. Sigurisht qe gjerat kane shkuar ashtu si donim ne, sepse ne javen e fundit titulli varet vetem nga cfare do te bejme ne, por Majorka do te na veshtiresoje pune. Te mos harrojme se ne te gjitha ndeshjet e fundit ne “Bernabeu” kemi fituar bukur, por duke vuajtur shume. Keshtu ndodhi ndaj Valencias, Seviljes, Espanjolit dhe Deportivos. Nuk eshte mire te besojme se ia hodhem tani, pa zbritur ne fushe.

? Dukeni shume i matur.

? Kuptohet. Une do te doja qe te fitonim 3?0 dhe te ishte nje mbremje e madhe ne “Bernabeu”. Por do te jene 90 minuta te gjata dhe qe do te luhen shume fort. Per me teper, Majorka eshte nje skuader e forte dhe kete vit ka qene e vetmja skuader qe ka mundur te fitoje ndaj Seviljes ne “Sanchez Pizjuan”. Ju kujtoj gjithashtu se Barca e ka mundur vetem ne “Camp Nou” dhe me nje autogol ne minuten e fundit.

? Dhe nese do te kujtonim fitoren e mrekulleshme dhe me goleada te Majorkes ne “Bernabeu”...

? Kesaj skuadre i ecen mjaft ne stadiumin tone, prandaj duhet te tregohemi te kujdesshem dhe te marrim masa. E kemi kampionatin ne duart tona, por e dime qe Majorka mund te na nderlikoje shume pune. Nuk mund te gabojme sepse tifozet kane vuajtur shume kete vit dhe tani enderrojne te fitojne titullin. Do te ishte shume keq sikur te linim te na ikte nga duart nje mundesi e tille kaq e mire. Te gjitha rrethanat jane ne favorin tone, por askush te mos harroje se eshte nje ndeshje futbolli.

? Dhe Majorka nuk ka me ne radhet e saj mikun tuaj Eto’o...

? Nuk ka rendesi kush eshtene fushe, sepse te gjithe jane profesioniste dhe e dine se ketu eshte ne loje prestigji i tyre. Po te isha ne vend te nje lojtari te Majorkes, do te zbrisja ne fushe per te fituar, vetem per faktin e rrethanave dhe per rendesine e takimit. Askush nuk zbret ne fushe per te humbur. Vete mundesia per t’i hequr titullin Realit ne “Bernabeu” eshte nje shtyse. Por shtysa jone eshte me e madhe. Mund te fitojme titullin pas kater vjetesh dhe perballe publikut tone, cfare mund te kerkojme me teper?

? Mund te na e rikujtoni cemndurine ne fundin e takimit ne “La Romareda”. Ju e perjetuat ne stol, por ishit dukshem i tensionuar.

? Shikoni, askujt nuk i pelqen te zevendesohet, por keshtu vendosi trajneri dhe qe kur u ula ne stol mendoja vetem per skuadren. Duhet te fitonim per te mbajtur kreun. Ketu jemi per te ndihmuar skuadren, jo per te menduar per veten. Ne stol ishin edhe Sisinjo, Marselo dhe Gago, po aq te rendesishem sa ata qe ishin ne fushe. Mund t’ju them vetem se nga jashte vuan me shume. E kuptoj mjaft mire tensionin qe kane tifozet tane.

? Si e pritet golin e dyte te Tamudos ne “Camp Nou”?

? Sapo kishte shenuar Van Nistelroi dhe pas disa sekondash degjova qe tifozet tane po bertisnin me me shume force. Ne krah kisha nje gazetare dhe e pyeta se cfare kishte ndodhur. Ajo me tha se kishte barazuar Espanjolil. Une bertita me te madhe dhe te gjithe u perqafuam. Ishin caste te vecanta, nga ata qe nuk harrohen. Ishim te vdekur dhe per nje minute u kthyem ne krye. Fantastike! Por u merzitem kur Diarra nuk e shenoi dot golin e fitores, sepse nuk e dinim nese Barca kishte kohe per te shenuar serish. Ishte e pabesueshme, por kur qesh ne fund ia vlen te perjetosh aq vuajtje.

? E pate veten kampion nga ai cast?

? Jo. Ishim te lumtur qe mbajtem kreun edhe pas kesaj jave, ndoshta me te veshtires, por s’duhet te mendojme se ia hodhem, sepse mund te trishtohemi me pas. Duhet te bejme cmos tani per te mposhtur Majorken.

? I keni telefonuar adashit tuaj Raul Tamudo per ta pergezuar? Gjysmen e titullit e keni prej tij.

? Jo, sepse Tamudo beri detyren e tij. Espanjoli luftoi per ate barazim, por edhe ne Madrid luajti majft mire dhe per pak sa nuk na mundi. Prandaj te dielen shpresoj qe te behet nje ndeshje e forte me Majorken, po te mendojme ndryshe do ta pesojme. As duhet ta permendim festen deri pa mbaruar ndeshja.

? Kampionati do te zgjidhet ne javen e fundit, dicka e rralle ne 13 vitet tuaja si profesionist.

? Ka mundesi, por ajo qe u pa te shtunen ishte futbolli i paster. Gezim dhe trishtim per 20 sekonda. Por eshte e vertete qe tani jemi me te bashkuar ne fushe dhe i perballojme me mire situatat e veshtira dhe ato te gezueshme. Jam i sigurt se keshtu do te jete edhe te dielen. Te gjithe ne Madrid e meritojne kete titull dhe do te japim shpirtin qe te mos i zhgenjejme. Kemi kater vjet qe nuk e fitojme titullin dhe duhet t’i japim fund kesaj serie negative dhe shqertesuese.

? Ju keni shenuar nje here nje gol me dore ne Champions League dhe e kane permendur njemije here. Po te mos kishte barazuar Van Nistelroi, tani do te flisnim per nje kampionat te vendosur nga dora e Mesit.

? Gjyqtari nuk e pa dhe keshtu qe e dha golin e rregullt. Gjithmone kam besuar te ndershmeria e gjyqtareve dhe nuk mendoj se aiveproi me dashakeqesi. Gjithmone mund te mendosh se vendimet e gjyqtareve te demtojne, por gjithmone kam besuar se gjate nje sezoni, dhuratat dhe demet jane te barabarta.

? Nese fitoni, do te ishte titulli i peste per ju.

? Po. Te parin e kam fituar me Valdanon, ne vitin 1995. U ndieva mjaft mire, sepse ishte titulli i pare dhe sepse isha vetem 17 vjec. Me pas fitova me Kapelon dhe dy te tjere me Del Bosken. Nese fitojme kete vit do te ishte titulli i dyte me Fabion, dhe kjo tregon nivelin e trajnerit. Por mos kembengulni me kete teme, sepse dua te pres deri pas ndeshjes me Majorken.

? Po nese fitoni?

? Do te hapim nje cikel titujsh, spektakli dhe argetimi. Ka ardhur momenti qe tifozeria jone te mos vuaje me dhe te kthehet te festoje ne “Bernabeu”.

? A duhet te vazhdoje Kapelo nese e fiton titullin?

? Une di vetem qe ka edhe dy vjet kontrate. Por lveresimin e ben klubi, me drejtorin sportiv dhe presidentin, kur te perfundoje sezoni.

? Gjate sezonit eshte hemandesuar shume.

? Ne lojtaret duam vetem qe pushimet te vijne pas fundit te lumtur. Te tjerat jane pergjegjesi i drejtuesve.

? A do te jete ky titulli per te cilin do te festoni me shume ne karrieren tuaj?

? Sigurisht qe nder me te festuarit. Te gjithe do te jemi shume te lumtur.

? Mendoni se do te pajtoheni me ne fund me tifozerine pas kaq vitesh pa tituj dhe aq me teper qe takimi do te zhvillohet ne “Bernabeu”?

? Nuk jemi ndare kurre nga tifozeria, qe te pajtohemi tani. Sigurisht qe gjerat nuk kane shkuar fjolle, sepse kater vjet pa tituj jane shume per nje skuader si Real Madridi. Tani duam te fitojme dhe ta ndajme kete fitore me njerezit tane, te fluturojme nga gezimi dhe te marten te shkojme ne Izrael per te ndihmuar ne zgjidhjen e konfliktit aq te madh qe eshte atje dhe qe merr perdite shume jete. Dhe me pas, pushime me koken lart. Po te fitojme te dielen, sigurisht qe keshtu do jete...

? Te dielen ne “Bernabeu” do te jete edhe Rafael Nadal, i cili ju ngjan gjithnje e me shume per nga sjellja qe ka, jo vetem se eshte tifoz madrilen.

? Eshte e vertete qe jemi te ngjashem sepse te dy nuk dorezohemi deri ne fund, por avantazhi i vetem qe ka ai eshte se luan i vetm ne fushe dhe vendos ai se cfare duhet bere. Por shpirti luftarak i tij eshte i njejte me te Realit.

panta_rhei
18-06-07, 03:51
Oleeee!!!
Tė gjithė tifozėve tė ekipit mbretėror ua uroj titullin kampion!!!:smile:

GjIlAnAsI_cSi
18-06-07, 23:51
Finale pas finale.. me ne fund Klubi mbreteror RealMadrid arriti te sjell titullin e 30.. ne historin e klubit.. ne Madrid.. kete gje e beri mbreme.. gjat finales te madhe.. ku u luajt ne mes Real MadriD - Mallorca.. te cilen Madrilienet e fituan me rezultat 3-1..

Ne epersi ishin te paret musafiret.. qe nga minuta e 16.. por luanet e realit as gje nuk i trembi.. qe nga minuta e par ata sulmuan ( Me topa e jo me plumba ) dhe ne fund korren fitore me rezultat 3-1.. dhe shpallet Kampion per 30 her ne Spanje..


Urime gjith tifozave te Madritit.. kete fitore te madhe..

http://www.marca.com/futbol/2007/campeon/imgs/raul_copa.jpg

GjIlAnAsI_cSi
19-06-07, 00:02
REAL - MADRID CAMPEONES LIGA 2006 / 2007

GjIlAnAsI_cSi
30-06-07, 18:14
Reali: Kapelo, duhet te ikesh!

Mijatovic, drejtori sportiv i Realit te Madridit beri te ditur se Bordi Drejtues i Realit vendosi unanimisht per shkarkimin e Fabio Kapelos nga detyra e trajnerit, por theksoi se ende nuk eshte perzgjedhur emri i trajnerit te do te drejtoje skuadren sezonin e ardhshem. “Kapelo eshte nje trajner i madh dhe e falenderojme per kontributin dhe perkushtimin e tij ndaj klubit. Ka nje merite te madhe ne titullin kampion qe fituam, por kuptuam se ai nuk eshte zgjedhja me e mire per ne, duke patur parasysh ambicjet tona te se ardhmes. Kapelo punoi mire, fitoi titullin pas tre vitesh, por per vete historine e klubit tone jemi te detyruar per dicka me shume”, deklaroi Mijatovic, ne nje konference per shtyp.

Disa kandidate

Malaziasi nuk deshi te fliste per emrin e zevendesuesit, por konfirmoi se Shusteri eshte nje prej emrave qe perfshihen ne listen e kandidateve. “Kemi disa emra kandidatesh mbi tavoline, por nuk kemi ndermend te flasim tani, per respekt te Kapelos. Shusteri ka disa cilesi qe ne na pelqejne, por per respekt te tij dhe te kontrates qe ai ka me klubin e Getafes nuk mund te flasim per te deri sa te zgjidhen keto probleme”. Predragu theksoi se klubi madrilen nuk e ka me ngut perzgjedhjen e nje trajner te ri. “Kemi kohe per te kerkuar njeriun e pershtatshem dhe e njohim profilin e trajnerit qe deshirojme. Kur te marrim vendimin tone do te flasim me trajnerin dhe ne qofte se ai do te kete probleme, atehere do te flase me klubin”.

Nuk dorehiqet

Gjate konferences per shtyp, Mijatovici konfirmoi vazhdimin e tij ne detyren e drejtorit sportiv, duke prishur parashikimet e shtypit, qe mendonte se ne rast largimi te Kapelos edhe malaziasi do te bente valixhget gati. “E ardhmja ime eshte Reali i Madridit. Keto dite eshte spekuluar shume per mua, eshte thene qe mund te jepja doreheqjen, por kjo nuk eshte e vertete. Jam drejtori sportiv dhe do te vazhdoj te jem. Vendosa te besoja tek Fabio Kapelo dhe nuk jam penduar per kete. Nuk ka arsye perse te vendos te largohem nga detyra ime. Planifikimi sportiv i nje klubi nuk duhet te varet prej trajnerit. Trajneri duhet te keshilloje dhe te beje kerkesat e tij, por drejtimi sportiv i nje klubi nuk mund te lihet teresisht ne dore te trajnerit. Nuk jemi aspak te shqetesuar per faktin se disa skuadra kane nisur te konfirmojne blerjet e para. Ne kemi nje plan merkatoje shume te detajuar dhe te percaktuar mire”.

Kronologjia e nje sezoni me dy “fytyra”

Etapa e dyte e Fabio Kapelos tek Reali i Madridit eshte percaktuar nga dhjete momente kryesore. Nisja e keqe e kampionatit, lufta e brendshme e grupit dhe titulli kampion jane disa prej momenteve kyce.

1. Etapa e dyte. Nis epoka e dyte e italianit ne krye te Realit. Presidenti i ri, Ramon Kalderon premton titullin dhe per te arritur kete perzgjedh “garancine” me te mire per kampionatin, Kapelon. Italiani mberrin me blerjet e Emersonit, Kanavaros dhe Diarrase.

2. 50 ditet e Fabios. Kapelo e nis sezonin duke kerkuar 50 dite per te gjetur “versionin” me te mire te skuadres se tij. Humbjet e fillimit te kampionatit, sidomos ato ne “Bernabeu” bejne qe publiku te dyshoje tek projekti i tij. Fabio heq nga skuadra Helgeren, qe e dergon te stervitet me te rinjte, per ta rikthyer me pas titullar ne fund te sezonit.

3. Deshtimi me Rekrativon. Ndeshja me Rekreativon duhet te ishte pika e ktheses. Te sapongjiturit ne Primera vizitonin “Bernabeu”?n ne takimin e fundit perpara Krishlindjeve dhe me nje loje te qarte dhe efikase arrijne t’i shkaktojne madrileneve humbjen me te rende te sezonit (3?0).

4. Ronaldo “braktis” barken. Nje prej lojtareve me marredhenien me te keqe me trajnerin eshte Ronaldo. Italiani beson me shume tek Van Nistelroi dhe le vazhdimisht brazilianin ne stolin e rezervave. Kapelo vendos te pranoje oferten e Milanit, te cilen e refuzoi ne fillim te sezonit dhe blen tre lojtare, Gagon, Higuainin dhe Marselon, mes te cileve asnjeri nuk zoteron karakteristikat e Ronit.

5. Vecon nga skuadra Bekamin dhe Kasanon. Deklaron se nuk do te rinovoje me anglezin dhe ky firmos per Los Anxhelos Galaksine. Ne kete moment Kapelo vendos ta perjashtoje edhe nga skuadra e pare. Bekam arrin te binde italianin per perkushtimin e tij me formen e paraqitur ne stervitje dhe shnderrohet ne udheheqesi e Realit ne fushe drejt titullit, ne muajt e fundit te sezonit.

6. Sfide tifozerise. Nje prej momenteve me te tensionuara te sezonit qe 14 janari, kunder Saragozes ne shtepi. Reali fiton minimalisht, por tensioni i akumuluar ben qe Kapelo t’i dedikoje nje gjest aspak te bukur me nje gisht tifozeve. Gjesti kapet nga televizionet dhe Fabio kerkon falje disa dite me vone.

7. “Oksigjen” ndaj Barces. Pavaresisht nje sezoni deri ne kete pike te deshtuar, madrilenet arrijne te dominojne ne dy ndeshjet perballe rivaleve te perjetshem te Barcelones. Ne ndeshjen e vajtjes, “te bardhet” fituan 2?0, duke treguar ne “Bernabeu” versionin e tyre me te mire te fazes se pare. Ne “Camp Nou”, Mesi arrin te barazoje ne 3?3 vetem ne fundn e takimit. Reali kalon tre here i pari ne avantazh dhe Mesi shenon tre gola vendimtare per skuadren e tij.

8. Klubi eliminohet nga Champions. Kur dukej se gjithcka po niste te permiresohej per Kapelon, mberrin nje “dush me uje te ftohte” nga Europa. Bajerni, edhe pse ne nje moment jo te mire, arrin te shenoje dy gola ne “Bernabeu” (3?2) dhe me pas fiton 2?1 ne Gjermani. Bavarezet kalojne ne cerekfinale te Champions fale avantazhit te golit ne fushen kundershtare.

9. Apel per heroizem. Me vetem kampionatin per te luajtur, Kapelo i ben thirrje lojtareve per te treguar krenarine e tyre ne fushe. Mberrijne ndeshjet me Seviljen, Espanjolin, Rekreativon, Deportivon dhe Saragozen, ne te cilen kunmdershtaret shenojne te paret, por madrilenet permbysin rezultatin ne cdo rast dhe arrijne te fitojne. Barca nis te humbe terren dhe dy barazime, ndaj Betis dhe Espanjolit lejojne Realin te ngjitet ne krye ne javen e parafundit.

10. Titulli kampion. Mberrin java e fundit, ku Reali kishte te sigurt titullin ne rast se shpallej kampion. Ashtu sic u be zakon gjate sezonit, kundershtaret e Majorkes realizojne te paret dhe ruajne avantazhin deri ne mesin e pjeses se dyte. Dy gola nga zevendesuesi Rejes dhe nje nga Emersoni, ne 20 minutat e fundit te ndeshjes lejojne Realin te fitoje titullin e 30?te te historise dhe te parin pas kater vitesh.

gjurma
22-11-07, 09:46
ooo gjilanas_csi kom mendu qe ska ma t kallt se une per realin...po sa rnon njeri mson...hala madritista

Ma-Origano
15-12-07, 22:32
reali te harroje 'kaka' ashtu ka thene i nderuari lojtari shum i mire i milanit!

CrAzY-BoY
25-12-07, 18:00
Real Madrid mposht Barcelonen ne " Nou Camp " me rezultat 1-0 si mendoni per ket e meritoj Reali te fitonte apo jo ?

ExCeLL-
11-03-08, 19:38
Me Fal Gjilanas Por, ekipin qe e Urrej mas Shumti eshte Real Madridi

PriinCi_3nt
02-04-08, 17:11
Me Fal Gjilanas Por, ekipin qe e Urrej mas Shumti eshte Real Madridi

Nuk ndikohn Urrejtja jote Zotri Fare... Ka mjaft adhurus Reali..

vigjilent
11-04-08, 20:44
ekipi qe e du me zemer dhe qe me ben me tifozu per to osht real madridi lenti nga gjilani

niemand
12-04-08, 10:22
Roben: Shpresoj t’i lė pas dėmtimet!

Mesfushori i Realit tė Madridit, Arjen Roben, deklaroi se fitorja pėrballė Seviljes njė javė mė parė ka kthyer qetėsinė nė kampin madrilen. Holandezi, i cili kėtė sezon nuk ka mundur tė shpreh vlerat e tij mė tė mira pėr shkak tė dėmtimeve qė ka patur, ka deklaruar se ndihet optimist pėr pjesėn e mbetur tė sezonit. “Tani skuadra ėshtė me shumė besim, kemi njė avantazh prej gjashtė pikėsh me Vilarealin dhe duhet ta ruajmė kėtė diferencė, edhe pse e dimė qė nuk do tė jetė e lehtė. Kemi edhe tetė ndeshje pėr tė luajtur dhe duhet tė japim maksimumin tonė. E dimė qė do tė etė e vėshtirė, por nuk mund tė lėshojmė nė kėtė pjesė tė sezonit. E rėndėsishme ėshtė tė marrim tė gjitha pikėt e mundshme, sepse vetėm kėshtu do tė mund tė jemi tė qetė nė rrugėn tonė drejt titullit kampion”, tha Roben, i cili komentoi edhe formėn e tij sportive: “Kėtė sezon kam patur shumė probleme me dėmtimet, por shpresoj t’i lė pas ato. Uroj qė tė mos dėmtohem pėrsėri kėtė sezon dhe shpresoj tė jap mė tė mirėn time pėr skuadrėn nė kėtė fund kampionati”, tha mesfushori i Realit, i cili shpreson te rezultati pozitiv nė takimin e sotėm pėrballė Majorkės: “Do tė jetė njė ndeshje shumė e vėshtirė, por kemi besim tek aftėsitė tona. E dimė qė Majorka ėshtė njė skuadėr e fortė nė fushėn e saj, por ne nuk mund tė trembemi nga askush. Do tė luftojmė pėr tė marrė tri pikėt dhe shpresojmė t’ia dalim mbanė”.

niemand
12-04-08, 10:23
Sedorf: Te Reali, unė isha njė “galaktik”!


“Fėmijėria ime ka qenė shumė e bukur dhe kjo falė prindėrve tė mi”



Nė njė intervistė tė dhėnė pėr revistėn spanjolle “Don Balon”, mesfushori i Milanit, Klarens Sedorf, ka kujtuar tė kaluarėn e tij, duke komentuar aventurėn qė ka kaluar te Reali i Madridit. Eshtė fituesi i katėr Champions League, njė me Ajaksin, njė me Realin e Madridit dhe dy me Milanin. Ka fituar shumė tituj nė karrierėn e tij, por momentalisht po jep maksimumin pėr skuadrėn e Milanit. Eshtė njė ndėr mesfushorėt mė tė mirė nė botė dhe gjithēka ka fituar e tregon shumė qartė. Kur pėrmendet emrin i Klarens Sedorf, tė gjithėve u vjen ndėrmend sinonimi i fitimtarit. Origjina e tij ėshtė nga Surinami, por luan me kombėtaren holandeze. Me klubet ku ka luajtur ka fituar gjithēka, ndėrsa me Holandėn nuk ka qenė po aq i suksesshėm.



? Kur ka filluar udhėtimi juaj drejt famės nė botėn e futbollit?

? Kur isha fėmij luaja nė rrugė me shokėt. Mė pas, nė Amsterdam,

luajta nė shkollėn e futbollit kur isha 16 vjeē. Kam patur njė fėmijėri shumė tė mirė dhe tashmė e kam kuptuar se sa shumė janė mundur prindėrit e mi pėr mua, qė unė tė kem njė tė ardhme tė shkėlqyer.

? Si erdhėt nga Surinami?

? Shumė nga tė afėrmit e mi u larguan nga Surinami pėr nė Holandė, nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė. Babai im ishte i pari qė mbėrriti nė Holandė pėr tė gjetur njė vend pėr tė jetuar. Eshtė larguar pėrpara se unė tė lindja dhe nuk munda ta shihja qė kur u bėra dy vjeē e gjysėm. Ndonjėherė, kjo ėshtė njė ndėr arsyet se pse unė kam vlerėsuar gjėrat e vogla nė jetė.

? Tashmė e keni arritur famėn?

? Kur bėhesh njė person i njohur, atėherė merr fund jeta normale.

Ēdo hap qė ndėrmerr, ēdo vendim qė duhet tė marrėsh, varet vetėm nga ti. Megjithatė, mendoj se e kam pėrjetuar shumė mirė kalimin tim nga njė njeri i thjesht nė njė person tė famshėm.

? Ju shkuat nė Itali (Sampdoria), por pas njė viti vendosėt tė largoheshit pėr te Reali i Madridit. A keni kujtime tė kėqija nga aventura juaj te Sampdoria?

? Jo, ėshtė krejt e kundėrta. M’u desh tė mėsohesha pėr tė jetuar larg shtėpisė time. Mėsova njė kulturė tjetėr, njė mėnyrė tjetėr tė tė luajturit futboll dhe njė stil jete shumė tė ndryshme. Ishte njė panoramė e re pėr mua. Eksperienca mė ndihmoi tė pėrmirėsohesha si njeri dhe si futbollist. Kam kujtime shumė tė mira nga Sven?Goran Erikson (teknik i Sampdorias nė vitet 1992 dhe 1997).

? Duke shkuar pak mė prapa, aventura juaj te Reali i Madridit ishte pikėrisht para epokės sė “Galaktikėve”.

? Kapelo e drejtoi skuadrėn pėr njė sezon dhe mė pas erdhėn

Jup Hainkes dhe Visente Del Boske. Fituam gjithēka. Reali zhvilloi njė sezon shum?_?_bėt pėrpara se vinte Kapelo dhe nė vitin e parė nuk luajtėm nė kompeticione europiane. Erdha te Reali nė njė moment kur skuadra ishte “e etur” pėr tė fituar. Kishte futbollistė dhe talente tė mėdhenj. Kėshtu qė pata njė fillim shumė tė mirė.

Fituam Kupėn e Europės pas 32 vjetėsh. Kishim shumė yje nė skuadėr dhe kemi zhvilluar njė sezon fantastik. Mendoj se kemi hedhur bazat pėrpara se tė vinte komercializmi ose tė themi mė mirė, epoka e “galaktikėve”. Edhe ne ishim tė tillė atėherė, por zhurma nėpėr media nuk ishte kaq e madhe.

? Predrag Mijatoviē ka qenė shoku juaj i skuadrės, ndėrsa tani shtė drejtor teknik i Realit. A jeni habitur nga kjo detyrė e tij?

? Nuk e kisha menduar se mund tė ndodhte njė gjė e tillė. Mijatoviē ka qenė gjithmonė shumė komprometues dhe kishte njė personalitet tė madh. Eshtė miku im dhe uroj qė tė jetė drejtor teknik i Realit pėr shumė vite.

? Eshtė e vėrtetė qė te Reali kishte shumė presion pėr tė fituar dhe luajtur mirė?

? Kjo ndodh nė shumicėn e klubeve tė mėdha, por ky fakt tė shton dėshirėn pėr tė luajtur nė kėto klube. I kam dhėnė shumė Realit, por edhe Reali mė ka dhėnė shumė mua. Ka qenė njė periudhė shumė e rėndėsishme nė karrierėn dhe jetėn time.

? Ju kurrė nuk keni luajtur pėr vite tė tėra nė njė klub. Pse?

? Ronald de Bur mė ka thėnė qėndrimi pėr tre vjet nė njė klub, tė bėn tė largohesh nga futbolli aktual. Jam dakord me tė, edhe pse unė kam gjashtė vjet qė po luaj te Milani.

? Nė fund, dua t’ju bėj njė pyetje jashtė karrierės tuaj. Ēfarė mendoni pėr racizmin nė futboll?

? Unė kurrė nuk i kam kushtuar shumė vėmendje racizmit nė futboll, sepse nuk mendoj se ka probleme me racizmin, por janė vetėm probleme me edukimin e njerėzve. Sa mė shumė tė flitet pėr ta, aq mė keq ėshtė. Duhet t’i kushtojmė mė shumė vėmendje gjėrave pozitive dhe jo atyre negative.



Dua ta mbyll karrierėn te Milani

“Kam gjashtė vjet qė luaj te Milani, ku kam fituar gjithēka. Kam njė kontratė deri nė vitin 2011 me kėtė klub dhe dėshira ime ėshtė qė ta mbyll karrierėn nė Milano, edhe pse kurrė nuk mund tė thuash kurrė. Ndihem shumė i lumtur te ky klub dhe dua tė jap mė tė mirėn time deri sa tė luaj. Milani ėshtė njė klub i madh dhe qė gjithmonė mė ka vlerėsuar. Eksperienca ime mė ka ndihmuar qė tė jem i suksesshėm te kjo skuadėr edhe pse tė them tė drejtėn ka qenė shumė e vėshtirė pėr mua tė triumfoj midis lojtarėve tė mėdhenj”.





Holanda ka shanse pėr Europian

“E dimė qė jemi nė njė grup shumė tė vėshtirė, ku na duhet tė pėrballemi me skuadra tė mėdha si Franca apo Italia. Gjithashtu ėshtė edhe Rumania, e cila u rendit pėrpara nesh nė fazėn e ndeshjeve kualifikuese. Jam i bindur se Holanda do tė bėjė shumė nė Europian dhe ka shumė shanse pėr ta fituar atė. Ne nuk kemi asgjė pėr tė humbur, kėshtu qė do tė mundohemi tė bėjmė detyrėn tonė. Holanda ka shumė lojtarė tė rinj, me pak eksperiencė, megjithatė janė shumė tė talentuar”.





Jam sqaruar me Van Bastenin!

“Jam rikthyer nė kombėtare pas njė kohe tė gjatė. Humba Botėrorin, por nuk tė shoh tė kaluarėn. Kam dqaruar ēdo konflikt me teknikun van Basten dhe tani dua tė bėj mė tė mirėn time gjithashtu ėndėrroj tė marrė pjesė nė Lojrat Olimpike. E dimė qė tekniku ynė do tė largohet pas Europianit, por kjo nuk do tė ndikojė te lojtarėt. Ata janė mėsuar me ardhjet dhe largimet e trajnerėve, por gjithashtu e dimė se Europiani ėshtė shansi ynė i fundit dhe tė gjithė do ta pėrballojmė kėtė kompeticion me shumė motivim. Do tė jetė e vėshtirė, megjithatė shpresojmė tė bėjmė maksimumin tonė”.

PriinCi_3nt
20-05-08, 15:36
Urime te gjith Tifozve te realit Kampionin jemi me te mirettt urimee urimeee

Peja-Boy
12-09-09, 17:46
Braziliani dhe portugezi, nė njė intervistė tė pėrbashkėt, rrėfejnė synimet e tyre me Realin. Simbolet e merkatos sė madhe tė Real Madridit, Kakį dhe Kristiano Ronaldo, janė lojtarėt qė duhet tė rikthejnė forcėn dhe zellin nė skuadėr, pasi jo mė kot janė blerė pėr mbi 150 milionė euro. Dy lojtarėt qė kanė marrė dy titujt e fundit tė “Topit tė Artė” kanė shprehur mendimet e tyre nė lidhje me shpresat dhe pritshmėritė pas veshjes sė fanellės sė famshme tė Realit si dhe pėr sfidat qė i presin.

- Sa e vėshtirė ishte tė linit klubet tuaja tė mėdha pėr tė ardhur te Real Madridi?

Kakį: Pėr mendimin tim, jeta profesionale pėrbėhet nga cikle dhe cikli im te Milani kishte arritur fundin. Ishte njė cikėl i shkėlqyer, fitova gjithēka qė mund tė fitohej, por erdhi momenti kur ajo histori duhej mbyllur. Mbaroi ashtu si desha unė. Mund tė shkoj sėrish nė Milano dhe tė takoj kolegėt e mi pasi u largova nė mėnyrė miqėsore. Ardhja ime te Real Madridi ka qenė shumė e mirė dhe shpresoj qė kėtu tė mė ndodhė ajo qė mė ndodhi edhe te Milani. Dua ta shkruaj emrin tim nė historinė e kėtij klubi.

Ronaldo: Edhe pėr mua vlejnė ato qė tha Rikardo. Jam krenar pėr atė cikėl qė pėrjetova te Manēester Junajtid. Por ciklet mbyllen dhe ne duam pėrvoja tė reja dhe sfida tė reja. Unė jam i gatshėm pėr to. Sukseset e mia te Junajtid janė pjesė e sė shkuarės dhe tani duhet tė mendoj pėr tė ardhmen te Real Madridi, ku shpresoj tė fitoj po aq ose mė shumė. Jam shumė i lumtur, teksa marrėdhėniet e mia me Junajtid janė ende shumė tė mira.

- Si u ndjetė kur veshėt pėr herė tė parė fanellėn e Real Madridit dhe dolėt para tifozėve nė “Santiago Bernabéu”?

Kakį: Ishte njė pėrvojė fantastike. Nė Itali prezantimi i lojtarėve ėshtė ndryshe, kėshtu qė ishte gjė e re pėr mua tė kisha njė stadium tė mbushur plot dhe mė la mbresa tė veēanta. Ishte shumė emocionale. U ndjeva i nderuar qė isha pjesė e njė klubi qė njihet nė mbarė botėn pėr historinė, arritjet dhe traditėn e vet.

Ronaldo: U ndjeva shumė i lumtur. Siē e kam thėnė mė parė, ishte ėndrra e fėmijėrisė sime tė luaja pėr Real Madridin dhe mė nė fund e realizova. Prezantimi para njė stadiumi tė mbushur plot do tė mbetet njė burim kėnaqėsie dhe krenarie, diēka qė nuk do ta harroj kurrė. Janė momente qė nuk mund t’i harrosh.

- A do tė jetė e vėshtirė tė arrini rezultatet qė priten prej jush kėtė sezon?

Kakį: Te Real Madridi gjithmonė ekziston pėrgjegjėsia pėr tė fituar dhe pėr tė qenė mė tė mirėt si nė Spanjė edhe nė Evropė. Lojtarėt e rinj qė kanė ardhur te ky klub, bashkė me ata qė ishin mė parė kėtu kanė detyrėn qė tė fitojnė. Por pėrvoja na thotė se nė futboll nuk mjafton talenti pėr tė arritur suksesin, duhet edhe loja nė skuadėr, ajo madje ėshtė themeli i suksesit.

Ronaldo: Eshtė normale tė pritet shumė prej kėsaj skuadre sidomos kur sheh se ēfarė lojtarėsh janė blerė. Sigurisht, Madridi pėrherė synon tė fitojė trofe dhe ne si lojtarė kėrkojmė sfida tė reja. Me skuadrėn dhe lojtarėt qė kemi, duhet tė jemi optimistė se mund tė fitojmė, por gjėrat duhen marrė shtruar. Duhet tė ndėrtojmė njė skuadėr, njė grup, e mė pas tė mendojmė pėr trofetė.

- Kjo skuadėr ėshtė krahasuar me atė tė epokės sė Galaktikėve. Ēfarė mendoni pėr kėtė?

Ronaldo: Nuk mė pėlqen ta pėrdor atė fjalė. Ne thjesht kemi njė grup me lojtarė tė shkėlqyer dhe sė bashku duam tė formojmė njė skuadėr qė fiton trofe. Galaktikėt i takojnė sė shkuarės, ishte njė tjetėr kohė, njė epokė qė e respektoj shumė pėr atė qė pėrfaqėsonte dhe pėr lojtarėt e asaj skuadre, tė cilėt kanė bėrė historinė e kėtij klubi. Por ne jemi grup i ri me lojtarė tė rinj, mentalitet i ri dhe sigurisht qė edhe ne duam tė fitojmė.

Kakį: Jam dakord me Kristianon. Koha e Galaktikėve - tė gjithė lojtarė fantastikė - ishte njė periudhė e mrekullueshme, por ne jemi brez tjetėr, formacion me tė tjerė lojtarė. Nė fund, shpresoj tė jem nė gjendje tė them se edhe kjo skuadėr ishte fitimtare. Pėr momentin, ne jemi lojtarė tė suksesshėm qė vijmė te njė klub dhe e nisim nga zeroja.

- A ėshtė ēmimi juaj i shtrenjtė nė merkato njė faktor qė ua shton mė shumė presionin?

Kakį: Jo, nuk mendoj. Sigurisht qė pėrgjegjėsia ėshtė e madhe, por nuk ėshtė faktor negativ, ėshtė burim motivimi, ėshtė stimul. Jemi kėtu pėr tė qenė pjesė e njė projekti fitimtar. E shoh kėtė si motivim tė madh.

Ronaldo: Pritet shumė prej nesh, por ėshtė normale kur shikon shumėn e parave qė u shpenzua pėr ne. Ne jemi mėsuar me presionin, kam luajtur pėr shumė vite te Manēester Junajtid, gjithnjė nėn presionin e fitores. Edhe kėtu do tė jetė e njėjta gjė. Ne duhet tė jemi tė qetė dhe tė punojmė shumė pėr tė formuar njė skuadėr. Mė pas mund tė mendojmė pėr fitoret dhe nderet qė mund t’i sjellim kėtij klubi.

Valdano: Kristiano ėshtė nervoz!

Drejtori sportiv i Real Madridit, Horge Valdano, beson se Kristiano Ronaldo ėshtė ‘paksa nervoz’ dhe mezi pret qė tė tregojė se vlen aq para sa ėshtė blerė (94 milionė euro). Ronaldo nuk e ka nisur mirė karrierėn e tij si lojtar i Realit qė prej transferimit mė tė shtrenjtė nė botė kėtė verė. “Mė pėlqeu Kristiano nė ndeshjen e parė tė kampionatit”, ka thėnė Valdano. “Ai shėnoi edhe pse ishte larg pikės sė penalltisė, madje bėri edhe disa aksione tė mira. Ndoshta ėshtė pak nervoz sepse ėshtė profesionist shumė i mirė dhe gjithmonė pėrpiqet tė japė maksimumin, por duhet tė presim edhe pak qė tė adaptohet. Ai ka nevojė pėr disa ndeshje dhe mė pas do tė shohim se sa i aftė ėshtė. Atij po i ndodh siē i ndodhi Zidanit kur erdhi te ne.”

Peja-Boy
12-09-09, 17:49
nnVq1E0St98

Peja-Boy
21-11-10, 20:04
Kujdes Real Madrid ...:rolleyes:




http://tetsuo79.files.wordpress.com/2010/04/lionel-messi-bacelona-1-zaragoza-0-1086.jpg

Lapsi
22-11-10, 21:53
Kujdes Real Madrid ...:rolleyes:




http://tetsuo79.files.wordpress.com/2010/04/lionel-messi-bacelona-1-zaragoza-0-1086.jpg

kam qejf te shenoje kunder Realit... eshte shume i mire

Peja-Boy
26-11-10, 22:04
kam qejf te shenoje kunder Realit... eshte shume i mire

ma te Disiplinum e ma te mire akoma skam pa Lojtar si kete !!

Skyfter
29-11-10, 11:37
El Clasico, mega duel mes Barcelones dhe Realit, rrafsh 763milion euro i rend e borgje deri ne fyt te dy ekipet me te forta dhe me aktraktive te planetit ...


Shpresoj qe Özili (Maradönner Turk-Gjerman... lol) te shenoj dhe Reali te fitoj!


Hola Madrid :biggrin:

Skyfter
29-11-10, 21:13
Live ............ 1 : 0 Xavi ......

http://www.laola1.tv/de/at/fussball/esp-liga-bbva/fc-barcelona-real-madrid/video/30--37611.html



:rolleyes:

Lapsi
30-11-10, 09:36
El Clasico, mega duel mes Barcelones dhe Realit, rrafsh 763milion euro i rend e borgje deri ne fyt te dy ekipet me te forta dhe me aktraktive te planetit ...


Shpresoj qe Özili (Maradönner Turk-Gjerman... lol) te shenoj dhe Reali te fitoj!


Hola Madrid :biggrin:
fatkeqesisht nuk ishte mega duel, kishim vetem nje ekip qe ishte mega, kurse tjetri i poshteruar pa loje ne fushe

Skyfter
30-11-10, 11:18
fatkeqesisht nuk ishte mega duel, kishim vetem nje ekip qe ishte mega, kurse tjetri i poshteruar pa loje ne fushe

reali u fut ne loj me moton: Me mir te kesh se te dish ......lol


K.O brutal ............. qe te vazhdonte vetem edhe pes minuta loja paten me fillu Amok lojtaret e Realit!

Peja-Boy
30-11-10, 18:31
FC REAL MADRID


Mourinjo: Kur tė bėjnė 5 gola nuk mund tė qash

Tekniku i Realit tė Madridit u tregua sportiv pas goleadės sė pėsuar nga ekipi i tij nė Camp Nou ku ėshtė mundur nga Barcelona 5-0. Portugezi tha qė “ Nuk kishte asnjė shenjė poshtėrimi. Ėshtė disfata ime mė e madhe nė karriėrė por ėshtė nga ato disfata qė kapėrdihet lehtė sepse ėshtė njė disfatė nė njė ndeshje qė nuk ke asnjė mundėsi pėr ta fituar. Ka raste tė tjera kur ngelesh i hidhėruar sepse fitoren ta mohojnė shtyllat, aksionet e pashfrytėzuara ose arbitrat. Nė raste tė tjera me Chelsean dhe me Interin humbjet kanė qėnė hidhėruese dhe tė vėshtira pėr tu kapėrdirė. Jam i trishtuar”, ka mbyllur fjalimin Mourinho.

Peja-Boy
01-12-10, 17:52
UEFA, njė turn skualifikimi pė Mourinhon


UEFA, pėr rastin e pėrjashtimeve nga loja me karton tė kuq tė futbollistėve tė Realit tė Madridit Xabi Alonso dhe Sergio Ramos, nė Amsterdam kundėr Ajaxit, ka vendosur tėskualifikojė pėr njė turn Mourinhon plus njė turn skualifikimi virtual i cili do tė vihet nė zbatim nėse Mourinho bėn gjeste tė tjera dhune pėr tre vitet e ardhshme. Pėr mė tepėr edhe njė sanksion prej 40 000 euro. Gjoba edhe pėr Xabi Alonson dhe Ramos nga 20.000 euro, Cassillas 10.000 euro kurse Dudek 5.000 euro. Gjobė edhe pėr klubin e Realit tė Madridit me shumėn 120.000 euro.

Gjumashja
04-05-11, 11:52
ee kta gjynahat... kerka s'jone