PDA

View Full Version : Dashuria ėshtė e ėmbėl vetėm nė zemrėn qė dashuron


Albanian eX|PerT
06-05-07, 01:23
Ishte njeher nje mbret. Kishte ndegjuar per dashurine e dy personave – Lejles dhe Mexhnunit. Kishte degjuar se Mexhnuni e ka braktisur jeten ne qytet dhe se kishte filluar te jetoj ne shkretetire. Mbreti thirri veziret (ministrat) dhe ushtaret dhe ju urdheroi qe tia sjellin Mexhnunin ne pallat. Ushtaret shkuan ne shkretetire, e gjeten Mexhnunin dhe ia sollen para mbretit.

“Perse e braktise jeten shoqerore, e le shtepine tende dhe u vendose ne shkretetire? Si mund te jete qe nuk e ke shijuar embelsine e shoqerise?" E pyeti mbreti.

“Kam lene farefisin dhe shoket sepse me fajesonin per dashurine time ndaj Lejles. Ah, sa kisha pasur deshire qe te vije ajo dite qe ata te shohin bukurine e Lejles dhe te gjithe te dashurohen ne te, dhe te ndjehen keq per te gjitha te keqijat qe mi kane bere per shkak te saj” u pergjigj Mexhnuni.

Vazhdoi dhe vazhdoi te flas per bukurine e Lejles deri ne ate mase sa qe mbreti pati deshire ta shoh Lejlen. Dhe urdheroi ushtareve te vet qe tia sjellin.

Ushtaret shkuan deri te fisi I Lejles, e gjeten dhe ja sollen mbretit ne pallat. Ne befasi te mbretit, Lejla ishte e dobet, me lekure te zeze dhe aspak e bukur.

“Po kjo nuk eshte dicka e posaqme, plotesisht e thjeshte. Sherbetoret e mija jane me te bukura se kjo. Nuk ka shkelqim, as bukuri” tha ne vehte mbreti.

Mexhnuni ia lexoj mendjen e mbretit dhe tha:

“O mbret, duhesh qe bukurine dhe shkelqimin e Lejles ta shohesh me syte e mi. Duhet te kesh syte e Mexhnunit qe fshehetsia e bukurise se Lejles te shpaloset”:smile: