PDA

View Full Version : Ndryshime te Tarifave Doganore.


Era1
05-06-07, 22:36
LIGJ

Nr.9715, datė 16.4.2007



PĖR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NĖ LIGJIN NR.9461, DATĖ 21.12.2005 “PĖR NOMENKLATURĖN E MALLRAVE DHE TARIFĖN DOGANORE”




Nė mbėshtetje tė neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,



KUVENDI

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ



VENDOSI:




Nė ligjin nr.9461, datė 21.12.2005 “Pėr nomenklaturėn e mallrave dhe tarifėn doganore”, bėhen kėto shtesa e ndryshime:



Neni 1




Nė titull, pas fjalės “tarifėn” shtohet fjala “e integruar”.



Neni 2




Nė nenin 1 bėhen ndryshimet dhe shtesat e mėposhtme:

a) Nė pikėn 1 fjalėt “Kėshilli i Ministrave miraton njė nomenklaturė mallrash” zėvendėsohen me fjalėt “Kėshilli i Ministrave miraton publikimin zyrtar tė nomenklaturės”.

b) Nė paragrafin e parė tė pikės 3 fjalėt “tė nxjerrė vendimin pėrkatės pėr pėrditėsimin e” zėvendėsohen me fjalėt “tė miratojė botimin e pėrditėsimit tė”.

c) Nė paragrafin e dytė tė pikės 3 fjalėt “Vendimi i Kėshillit tė Ministrave” zėvendėsohen me fjalėt “Botimi i miratuar nga Kėshilli i Ministrave”.



Neni 3




Nė nenin 2 fjalėt “Kėshilli i Ministrave miraton” zėvendėsohen me fjalėt “Kėshilli i Ministrave publikon”.



Neni 4




Nė pikėn 1 tė nenit 5 fjalėt “pėr tė cilin bėn fjalė neni 28 i Kodit Doganor” zėvendėsohen me fjalėt “sipas pėrcaktimit tė dhėnė nė nenin 28 tė Kodit Doganor”.



Neni 5




Nė nenin 7 bėhen ndryshimet dhe shtesat e mėposhtme:

a) Nė fjalinė e parė tė paragrafit tė parė, fjala “miratohet” zėvendėsohet me fjalėt “publikohet njė herė nė vit”.

b) Nė fjalinė e tretė tė paragrafit tė parė fjalėt “pėrditėsohet” dhe “ēdo vit” shfuqizohen.

c) Nė paragrafin e dytė, fjalėt “dhe Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave, ndėrmerr, ndėr tė tjera, dhe kėto hapa:” zėvendėsohen me fjalėt “bashkėrendon punėn pėr:”.

ē) Pas paragrafit tė dytė shtohet njė paragraf me kėtė pėrmbajtje:

“Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave shėrben si sekretari teknike e Komitetit tė Nomenklaturės sė Mallrave.”.



Neni 6




Neni 8 ndryshohet si mė poshtė:

“Neni 8

Komiteti i Nomenklaturės sė Mallrave kryesohet nga Ministri i Financave dhe ka nė pėrbėrje:

- Ministrin e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės;

- Ministrin e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit;

- Drejtorin e Pėrgjithshėm tė INSTAT-it;

- Kryetarin e Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė.

Kėshilli i Ministrave miraton rregulloren e funksionimit tė kėtij komiteti.”.



Neni 7




Nė nenin 10 bėhen ndryshimet e mėposhtme:

a) Nė shkronjėn “a” tė pikės 1 fjala “zbatimin” zėvendėsohet me fjalėn “hartimin”.

b) Paragrafi i parė i pikės 2 ndryshohet si mė poshtė:

“Hartimi i nomenklaturės bėhet nė pėrputhje me:”.



Neni 8




Paragrafi i dytė i nenit 11 shfuqizohet.



Neni 9




Nė nenin 12 bėhen shtesat dhe ndryshimet e mėposhtme:

a) Nė paragrafin e parė, pas fjalėve “Kėshilli i Ministrave” shtohen fjalėt “brenda janarit”.

b) Paragrafi i dytė dhe i tretė shfuqizohen.

c) Pas paragrafit tė parė shtohen dy paragrafė me kėtė pėrmbajtje:

“Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave zhvillon procedurat pėr riprodhimin e versionit tė plotė tė Nomenklaturės sė Mallrave, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.

Fondet pėr riprodhimin dhe procedurat e pėrcaktuara nė paragrafin e dytė tė kėtij neni mbulohen nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave.”.



Neni 10




Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.



Shpallur me dekretin nr.5290, datė 8.5.2007 tė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu