PDA

View Full Version : Bamir Topi , Presidenti i Shqiperise!


Era1
20-07-07, 21:11
Kuvendi i Shqiperise zgjedh Bamir Topin President te vendit.


Kandidati i maxhorances Bamir Topi, ka arritur kuorumin e nevojshem te votave dhe eshte zgjedhur Presidenti i ri i vendit me nje mandat 5-vjecar. Sipas rezultatit zyrtar 90 flete votimi ishin te vlefshme. kandidati Bamir Topi ka marre 85 vota. Kandidati Neritan Ceka ka marre 5 vota

Ora 21:10 Fjala e Presidentit te posazgjedhur ne Parlament
Ne mesazhin e pare perpara Deputeteve si President I ri I vendit, Bamir Topi shprehu mirenjohjen, entuzizmin dhe falenderimin per nderimin qe iu be nga parlamenti qe I dha atij votat e nevojshme per postin e Presidentit. “Dalja sot ketu ka nje emocion te vecante, une dal ketu jo me atribute personale, por fale votebesimit qe ju me dhate sot. Me kete rast deshiroj te pershendes perzemersisht, te gjithe koleget parlamentare, te cilet me shume se kurre, ne nje situate historike per Shqiperine arriten te sinkronizonin vullnetin e tyre per te zgjedhur presidentin e ri. Vleresoj kontributin e zotit Ceka qe i dha shprese procesit, e futi ate ne nje proces kushtetues”, u shpreh Topi. Me tej ai ka thene para parlamentareve se mesazhin e pare te urimit e ka marre nga Presidenti I Kosoves fatmir Sejdiu gje qe per Topin ishte nje emocoin i pamase, duke e konsideruar si nje sinjal se ne te gjithe presim pavareisine e Kosoves ne interes te paqes ne Rajon. “Deshiroj ne menyre te veccante te falenderoj pa mase doktor Berishen qe ka qene nje mbeshtetje e fuqimshme ne kete proces per te kontribuar per ekuilibrin e plote”, u shpreh Topi.

Ora 21:05 Sekretariati per Proceduren e votimit shpall zyrtarisht rezultatin: 90 flete votimi te vlefshme. Bamir Topi 85 vota. Kandidati Neritan Ceka 5 vota

Ora 21:00 Bamir Topi zgjidhet President i ri i vendit

Ora 20 56 Sapo ka perfunduar votimi dhe Komisioni i numerimit te votave

Ora 20:38 Brace: Topi produkt pazaresh politike
Shume i ashper ne fjalen e tij ka qene deputeti socialist Erion Brace lidhur me pranine e deputeteve socialiste ne sallen e Parlamentit per te marre pjese ne votimin e Presidentit, duke thyer keshtu vendimin e PS-se per ta braktisur kete votim. Ne nje lidhje telefonike me studion e lajmeve te News24, Brace tha se ky nuk eshte produkt politikanesh por produkt tregtaresh. “Loja eshte e qarte keta deputete te blere qe u bene pjese e politikes se maxhorances, vijne ne Kuvend per te votuar Bamir Topin. Pra Topi eshte nje kandidat qe po del nga nje pazar i ndyre dhe ky eshte qameti. Jam i bindur qe keta njerez nuk kane vullnet te vijne ne parlament dhe te votojne. Ky nuk eshte produkt politikanesh. Ky eshte produkt tregtaresh eshte produkt i asaj politike qe nuk duhet ta shporrim”, u prononcua Brace

Ora 20:10 Nis votimi i katert
Ka nisur procedura e votimit ne kete raund te katert per Presidentin. Nderkaq, ka shkuar ne 7 numri I deputeteve te opozites qe kane thyer vendimin e opozites dhe u jane bashkuar deputeteve te tjere, per pjesemarrje ne votimin e Presidentit. Gjashte prej ketyre deputeteve jane pasues te Fatos Nanos, qe tashme ka dale nga gara. Deputetet e pranishem jane: Taulant Dedja, Durim Hushi, Bukurosh Stafa, Hamit Kosta, Paulin Stėrkaj, Durim Lamaj (qe ka deklaruar hapur voten e tij per Bamir Topin) dhe Besnik Dervishi ky I fundit eshte I pranishem si kryetar I Komisionit te numerimit te votave, ne vend te Pirro Lutaj

Ora 19:48 Hapet seanca per raundin e katert te votimit
Ka nisur Seanca per votimin e katert per Presidentin. Ne salle jane te pranishem edhe 3 deputete te Partise Socialiste

Ora 19:40 Pritet te nise Seanca e poscme per votimin e Presidentit
Ndonese ka kaluar mese gjysme ore nga koha kur duhej te niste seanca e posacme ne Kuvendin e Shqiperise per votimin e katert per Presidentin e ri te vendit, ende Parlamenti nuk eshte mbledhur, nderkohe qe ne salle vazhdojne te hyjne deputetet, nder te cilet eshte edhe I pari deputet I PS-se, pikerisht Taulant Dedja. I pyetur nga gazetarja ne terren e News24, Klara Dervishi, Dedja, I pari socialist qe thyen vendimin e PS-se per te mos marre pjese ne votim pa terheqjen e Topit, e ka argumentuar pranine e tij ne Kuvend si nje respekt ndaj Kushtetutes pas thirrjes qe kandidati per President Neritan Ceka u ka bere deputeteve. “Partia Socialiste nuk ka te ngritur ne kembe asnje strukture ndermarrese dhe une iu pergjigja thirrjes se zotit Ceka per te marre pjese ne raundin e sotem te votimit, pra te zbatoj kushtetuten”, tha Dedja per News24.

Ndersa kreu I PBDNJ-se Vangjel Dule, ka shprehur shqetesimin se nese seanca e sotme nuk zgjedh presidentin, atehere zhvillimet politike do te hynin ne nje amulli dhe me teper sesa ne zgjedhjen e nje Presidenti, do ta afronin vendin ne zgjedhjet e parakohshme. Me kete rast, Dule I ka bere thirrje cdo politikani qe me ndergjegjje dhe moral te jete I pranishem ne sallen e kuvendit dhe te hedhe voten per kreun e ardhshem te shtetit, ne menyre qe te shmangen zgjedhjet e parakohshme. Dule ka vleresuar edhe pranine e zotit Dedja ne raundin e sotem

Ora 19:43 Sot votimi i katert per Presidentin
Deputetet e kuvendit do te votojne kete pasdite per here te katert per presidentin e ri te vendit duke zgjedhur mes Bamir Topit dhe Neritan Cekes. 4 dite perpara skadimit te afatit kushtetues per kete proces po diskutohen skenare te mundshem per zgjidhjen e krizes.
Kryeministri Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se i ka siguruar deputetet se sot ne mbremje Bamir Topi do te zgjidhet president. Burime prane grupit bejne te ditur se sipas kryeministrit, e djathta ka 82 vota te plota, nderkohe qe votat e mbetura per te arritur korumin e fitores do te arrihen nepermjet disa deputeteve te majte. Ndonese nuk eshte konfirmuar zyrtarisht, e djathta eshte mese e sigurt se mesnata e sotme do ta gjeje president Bamir Topin.
Ndoshta jo rastesisht, nderkohe nje skenar I tille eshte paralajmeruar nga deputeti I PDK-se, Nikolle Lesi. Por kandidati Nertian Ceka dhe deputeti tjeter I PAD-se, Pirro Lutaj refuzojne kategorikisht shitjen e votes se tyre ne kembim te nje posti ne qeveri nderkohe qe paralajmeron skenarin e se djathtes per te blere vota brenda opozites. "PAD eshte futur ne procesin per zgjedhjen e Presidentit, qe kandidatura e Neritan Cekes te perfundoje ne karrigen e Presidentit te Republikes. Angazhimi i z. Ceka ne kete proces eshte vetem per pozicionin e Presidentit te Republikes, dhe ēdo hamendesim tjeter se votat e PAD do te kompensohen me funksione te tjera ne qeveri dhe jashte qeverie, jane absurditete, qe nuk qarkullojne brenda PAD". Pak ore perpara seances, opozita nuk leviz nga qendrimi per te mos marre pjese ne votim, LSI siguron se kjo nuk do te ndodhe nese nuk do te terhiqet Bamir Topi.

Nga BalkanWeb

Arb
20-07-07, 21:20
Heeuuu po mire koka bo bre! Nje stabilititet politik ne Shqperi i duhet shume Kosoves.

Dilaver
20-07-07, 22:50
Bamir Topi

“Ndjehem shume i respektuar dhe i emocionuar.
Pertej interesave te momentit jane interesat e popullit shqiptar”.


Fillimisht i uroj Presidentit te posazgjedhur pune te mbare, popullit shqiptar ne pergjithesi i uroj zgjedhjen e presidentit dhe daljen nga kriza presidenciale, me deshir qe puna e tij te fokusohet ne nivelin e perfaqsimit te interesave kombetare e jo ne ato partiake...

XheBraiLi
20-07-07, 22:58
paska fitu shqiperia.....nje njeri te miree ne udheheqjeee

GjIlAnAsI_cSi
20-07-07, 23:18
Njeherit shyqyr zotit qe arriten me zgjedh presidentin.. tani i urojm pun te mbar Bamir Topi dhe shpresoj qe kjo do jete ne te mire te Shqiperis.. dhe shqiptarve..

Me ne fund njė Demokrat :P

lyra2
21-07-07, 10:03
SHBA: T’i jepet fund krizės presidenciale!

(20.07.2007)

Njė ditė para votimit parlamentar, zyrtarja e lartė e Departamentit tė Shtetit tė SHBA, Rozmari di Karlo, ka bėrė thirrje pėr t’u dhėnė fund lojėrave politike e pėr tė zgjedhur Presidentin e ri tė vendit. Ftesa pėr nė NATO varet nga votimi parlamentar dhe pala qė bojkoton procesin, do tė konsiderohet si fajtore pėr bllokimin e reformave dhe izolimin e vendit

Politika tė zgjidhė sa mė parė Presidentin konsensual nė mėnyrė qė t’i jepet fund kėsaj krize, e cila pengon aspiratat e Shqipėrisė pėr tė hyrė nė NATO dhe Bashkimin Evropian. Apeli ka ardhur dje, nga njė zyrtare e lartė e Departamentit Amerikan tė Shtetit, zėvendėsndihmės sekretarja amerikane e shtetit, Rozmari Di Karlo. Sipas saj, Shqipėria ka bėrė shumė pėrparim, pasi ka lėnė pas njė diktaturė tė egėr dhe ka ecur pėrpara me njė sėrė reformash politike, ekonomike dhe tė mbrojtjes dhe Shtetet e Bashkuara kanė kėnaqėsinė tė shikojnė pėrparimin e bėrė dhe tė jenė partnerė me Shqipėrinė. “Megjithatė, ne tė gjithė e dimė se duhet bėrė mė shumė. Zgjedhjet janė me shumė rėndėsi pėr njė shoqėri demokratike dhe me siguri mėnyra se si vendi i bėn zgjedhjet ėshtė e rėndėsishme pėr aspiratat e Shqipėrisė pėr tė hyrė nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Ne do tė donim sė tepėrmi tė shikonim qė kjo ngecje tė marrė fund shpejt, qė tė gjitha palėt tė arrijnė nė konsensus, nė mėnyrė qė tė zgjidhet presidenti i ri i Shqipėrisė. Ėshtė shumė e qartė se populli i Shqipėrisė do qė udhėheqėsit e vendit, politikanėt tė pėrqendrohen nė ēėshtjet qė janė mė tė rėndėsishme pėr tė, ekonomia, shteti ligjor, njė e ardhme mė e mirė pėr tė gjithė qytetarėt e shumė ēėshtje tė tjera. Prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme, si pėr qeverinė, ashtu edhe pėr opozitėn dhe pėr tė gjithė partitė e spektrit politik shqiptar qė tė bashkohen dhe tė pėrmbushin pėrgjegjėsitė pėr avancimin e demokracisė nė Shqipėri dhe t’u pėrgjigjen aspiratave tė popullit qė i ka zgjedhur”, deklaroi Di Karlo, duke shtuar se Uashingtoni ėshtė shumė i kėnaqur me bashkėpunimin qė ka patur me udhėheqėsit shqiptarė dhe pritjen qė iu bė Presidentit Bush nė Shqipėri, gjė qė tregon marrėdhėniet e shkėlqyera qė ekzistojnė mes tė dyja vendeve dhe vlerave tė pėrbashkėta, ndėrsa shprehu optimizmin pėr pasurimin e mėtejshėm tė kėtyre marrėdhėnieve. “Mendoj se Shqipėria ėshtė njė partnere shumė e mirė, por mbart potencialin pėr tė qenė njė partnere edhe mė e mirė. Ne kemi bashkėpunuar nė luftėn kundėr terrorizmit, ne kemi punuar sė bashku pėr ndėrtimin e shoqėrive, si nė Afganistan, ne kemi vlera tė pėrbashkėta, ne e dimė se Shqipėria ėshtė e preokupuar shumė pėr rajonin dhe luan njė rol shumė tė dobishėm nė Evropėn juglindore dhe nė Ballkan. Nė mėnyrė tė veēantė, ajo ka luajtur njė rol tepėr konstruktiv nė ēėshtjen e statusit tė Kosovės. Tė gjitha kėto tregojnė se Shqipėria ėshtė njė partnere shumė e mirė, por pėr momentin ne duam qė tė gjitha palėt e spektrit politik shqiptar tė kapėrcejnė ngecjen pėr zgjedhjen e Presidentit”, theksoi zonja Di Karlo. E pyetur nė lidhje me ēėshtjen e gjobitjes sė kompanisė Top Media pėr evazion fiskal, zyrtarja e lartė e Shtėpisė sė Bardhė tha se media, organizatat joqeveritare, dhe tė gjithė elementėt e tjerė tė shoqėrisė duhet tė punojnė sė bashku nė interes tė pėrparimit tė vendit. Sipas saj, ēdokush ka rolin e vet nė demokraci, dhe pa diskutim kėtu pėrfshihet edhe shtypi i lirė. “Ne dėshirojmė sė tepėrmi qė Shqipėria tė jetė partnere e plotė me ne nė NATO. Ne mbėshtesim aspiratat e popullit shqiptar pėr integrimin nė Aleancė dhe nė Bashkimin Evropian, megjithėse kjo ėshtė jashtė kompetencave tona. Por ne shqetėsohemi kur shikojmė probleme tė tilla, probleme siē ėshtė rasti i zgjedhjes sė Presidentit tani, rasti i zgjedhjeve tė mėparshme. Pjekuria politike ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr t’u treguar tė gjitha vendeve anėtare tė NATO-s se Shqipėria ėshtė e pėrgatitur pėr tė qenė anėtare plotėsisht e angazhuar e kėsaj aleance”, tha ajo.

Tomori
24-07-07, 12:09
Urime Urime urime z.President Topi.
Me zgjedhjen e Bamir Topit president kam bindjen e thell se Shqiperia dot avancohet ne gjdo lemi si ne fushen politike dhe ekonomike, Bamiri mbi te gjidha eshte nje Shqiptar shum i mire..!

Arb
18-01-08, 15:44
Presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi shpallet "Qytetar Nderi" i kryeqytetit tė Kosovės

Prishtinė, 18 janar Kuvendi Komunal i Prishtinės nė mbledhjen e tij tė rregullt, tė kryesuar nga kryetari Isa Mustafa, sot njėzėri ka marrė vendimin qė Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi tė shpallet "Qytetar Nderi" i kryeqytetit tė Kosovės dhe njėkohėsisht e dekoroi atė me Medaljen e Artė - Hyjnesha nė Fron. Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi do ta vizitojė Kosovėn nga data 25 27 janar tė kėtij viti, dhe me atė rast do tė ketė njė takim edhe me kryetarin e Prishtinės, Dr. Isa Mustafėn. Po ashtu asamblistėt e Kuvendit Komunal tė Prishtinės, nė mbledhjen e dytė kanė miratuar edhe propozim vendimin e kryetarit Mustafa pėr shpalljen e konkursit pėr pozitėn e shefit tė Departamentit tė Administratės dhe tė Personelit, si dhe propozim vendimin pėr caktimin e komisionit intervistues pėr pozitėn e shefit tė Departamentit tė Administratės dhe tė Personelit. Kėshilltarėt e pajtuan edhe me formimin e Komisionit intervistues pėr pozitėn e shefit tė kėtij departamenti, nė pėrbėrje tė tė cilit janė: Sami Hamiti nga LDK ja, Fisnik Dobra nga AKR ja dhe Hamide Latifi nga shoqėria civile. Ndėrkaq, kryetari Mustafa i informoi kėshilltarėt komunalė me emrat e ushtruesve tė detyrės se drejtorėve tė drejtorive komunale, tė paraparė sipas nenin 29, pika 29.1 e Rregullores nr. 2007/30. Ushtrues detyre i drejtorit tė Drejtoratit tė Shėndetėsisė dhe tė Mirėqenies Sociale, kryetari Mustafa ka emėruar Ndue Kalajn, u.d. tė drejtorit tė Drejtoratit tė Arsimit dhe tė Kulturės ėshtė emėruar Rrustem Buzhala, pėr u.d. tė Drejtorit tė Drejtoratit tė Financave, Ekonomisė dhe Zhvillimit ėshtė emėruar Agim Dibrani, pėr u.d. tė drejtorit tė Drejtoratit tė Planifikimit Urban, Kadastrit dhe Mbrojtjes se Mjedisit, kryetari Mustafa ka emėruar Behxhet Musliun, pėr u.d. tė drejtorit tė Drejtoratit pėr Mbrojtje Civile dhe Emergjencė ėshtė emėruar Avdi Paēarada, pėr u.d. tė drejtorit tė Drejtoratit pėr Shėrbime Publike dhe Transport ėshtė emėruar Ridvan Shahini, ndėrsa u.d . i drejtorit tė Drejtoratit tė Inspeksionit ėshtė emėruar Ahmet Frangu. Gjithashtu Asambleja Komunale e Prishtinės nė takimin e sotėm ka caktuar edhe grupin punues pėr ndryshimin e Statutit tė Komunės, tė dt. 16.3.2001. Kryetari Mustafa para kėshilltarėve tė Asamblesė Komunale ka prezantuar edhe pėrbėrjen e kabinetit tė tij. Anėtarėt e kabinetit tė kryetarit Mustafa janė: Arben Gashi, magjistėr i zhvillimit lokal; Abdullah Hoti, ekonomist; Florina Jerliu, arkitekte, si dhe Asdren Osaj, ekonomist dhe gazetar.

BE LK
19-01-08, 13:41
Presidenti Bamir topi do vizitoj Prishtinen me 27-27 janar (ashtu siq e ceku arb me siper)

E veqanta e kesaj vizite do jete, qe presidenti topi do kete nje numer shume te madh shoqeruesish, do jeni mbi 100 shoqerues qe do shkojne me topin ne prishtine. Kjo tregon rendesine e vizites dhe Interesin e Presidentit topi per jne kosove te pavarur dhe me nje shtet te ri shqipetar brenda dy javeve nga vizita e tij....!

Ai do takohet me personalitetet me te rendesishme ne kosove, si Presidentin e kosoves F, Sejdiu. kryeministrin H. Thaqi, kryetarin e UNMIK J. Ryket etj....

MemphiSx
19-01-08, 14:09
Presidenti i Shqiperis,Bamir Topi,do te shpallet qytetar Nderi i Prishtines,nga Kuvendi Komunal i Prishtines!

BE LK
19-01-08, 14:14
Presidenti i Shqiperis,Bamir Topi,do te shpallet qytetar Nderi i Prishtines,nga Kuvendi Komunal i Prishtines!
Presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi shpallet "Qytetar Nderi" i kryeqytetit tė Kosovės
Prishtinė, 18 janar Kuvendi Komunal i Prishtinės nė mbledhjen e tij tė rregullt, tė kryesuar nga kryetari Isa Mustafa, sot njėzėri ka marrė vendimin qė Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi tė shpallet "Qytetar Nderi" i kryeqytetit tė Kosovės dhe njėkohėsisht e dekoroi atė me Medaljen e Artė - Hyjnesha nė Fron. Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi do ta vizitojė Kosovėn nga data 25 27 janar tė kėtij viti, dhe me atė rast do tė ketė njė takim edhe me kryetarin e Prishtinės, Dr. Isa Mustafėn. Po ashtu asamblistėt e Kuvendit Komunal tė Prishtinės, nė mbledhjen e dytė kanė miratuar edhe propozim vendimin e kryetarit Mustafa pėr shpalljen e konkursit pėr pozitėn e shefit tė Departamentit tė Administratės dhe tė Personelit, si dhe propozim vendimin pėr caktimin e komisionit intervistues pėr pozitėn e shefit tė Departamentit tė Administratės dhe tė Personelit. Kėshilltarėt e pajtuan edhe me formimin e Komisionit intervistues pėr pozitėn e shefit tė kėtij departamenti, nė pėrbėrje tė tė cilit janė: Sami Hamiti nga LDK ja, Fisnik Dobra nga AKR ja dhe Hamide Latifi nga shoqėria civile. Ndėrkaq, kryetari Mustafa i informoi kėshilltarėt komunalė me emrat e ushtruesve tė detyrės se drejtorėve tė drejtorive komunale, tė paraparė sipas nenin 29, pika 29.1 e Rregullores nr. 2007/30. Ushtrues detyre i drejtorit tė Drejtoratit tė Shėndetėsisė dhe tė Mirėqenies Sociale, kryetari Mustafa ka emėruar Ndue Kalajn, u.d. tė drejtorit tė Drejtoratit tė Arsimit dhe tė Kulturės ėshtė emėruar Rrustem Buzhala, pėr u.d. tė Drejtorit tė Drejtoratit tė Financave, Ekonomisė dhe Zhvillimit ėshtė emėruar Agim Dibrani, pėr u.d. tė drejtorit tė Drejtoratit tė Planifikimit Urban, Kadastrit dhe Mbrojtjes se Mjedisit, kryetari Mustafa ka emėruar Behxhet Musliun, pėr u.d. tė drejtorit tė Drejtoratit pėr Mbrojtje Civile dhe Emergjencė ėshtė emėruar Avdi Paēarada, pėr u.d. tė drejtorit tė Drejtoratit pėr Shėrbime Publike dhe Transport ėshtė emėruar Ridvan Shahini, ndėrsa u.d . i drejtorit tė Drejtoratit tė Inspeksionit ėshtė emėruar Ahmet Frangu. Gjithashtu Asambleja Komunale e Prishtinės nė takimin e sotėm ka caktuar edhe grupin punues pėr ndryshimin e Statutit tė Komunės, tė dt. 16.3.2001. Kryetari Mustafa para kėshilltarėve tė Asamblesė Komunale ka prezantuar edhe pėrbėrjen e kabinetit tė tij. Anėtarėt e kabinetit tė kryetarit Mustafa janė: Arben Gashi, magjistėr i zhvillimit lokal; Abdullah Hoti, ekonomist; Florina Jerliu, arkitekte, si dhe Asdren Osaj, ekonomist dhe gazetar.

..............................................

Pupi
27-01-08, 09:47
Zoti President, Ju i na bėni nderė tė madhe prezencės suaj nė Kosovė.
Ky ėshtė Obligim i ēdo Presidenti, njėkohėsisht edhe Kulturė Kombėtare!
Ashtu siē ishte dhe paralajmruar presidenti i shqipėris Bamir Topi po qėndron nė Kosovė, Karakteristik ėshtė qė kėsaj radhe qėndron, e duke i lėnė kohė tė gjithės, e mu ashtu si i takon njė presidenti.

Zoti President, Kosova ka ca vite qė zgjedhė edhe Presidentin e vetė, por tė jeni nė dijeni qė presidenti i Shqiprisė gjithmonė ishte edhe presidenti i Kosovės.
Ishte , ėshtė, dhe do tė jetė President i tė gjithė Shqiptarėve!
rtv21.tvNė ditėn e dytė tė vizitės sė tij nė Prishtinė presidenti i Shqipėrisė Bamir Topi ka bėrė homazhe te varri i presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova.\26.01.08\

http://www.dardania.de/vb/upload/img/images/content/news/Varri%20i%20Rugoves.jpg Presidenti Topi sė bashku me delegacionin 100 anėtarėsh nga Shqipėria u nisėn drejt Prekazit ku u pritėn nga qindra banorė tė kėsaj ane. Presidenti Bamir Topi ka nderuar tė rėnėt nė Prekaz duke bėrė homazhe para varrit tė komandantit Adem Jashari dhe tė rėnėve tė tjerė. Ky ishte njė rast i mire i presidentit qė tė njoftohet me pėr sė afėrmi pėr tėrė atė cfar ndodhi para 10 vjetėve nė Prekaz por edhe tė takohet me pasardhėsit e familjes Jashari.
Topi ka vlerėsuar lartė sakrificėn e komandantit Adem Jashari si dhe familjes sė tij pėr ēlirimin e Kosovės: “Momenti i parė ėshtė i veprės se paarritshme dhe tė pa krahasueshme qė Adem Jashari dhe familja e tij kanė dhėnė pėr kėtė Kosove e cila ėshtė ne pragun e pavarėsisė dhe e dyta qe lidhet me forcėn e familjes Jashari e cila si duket ėshtė pjese e trashėgimisė gjenetike tė kėsaj familje por ėshtė edhe pjese e asaj qe pėrfaqėson populli liridashės i Kosovės ėshtė qė din ta kthejnė dhimbjen ne forcė dine te ripėrtėrihen din edhe te japin mesazhe paqeje pėr njė Kosovė e re qe po rilind”, ka thėnė Bamir Topi, president i Shqipėrisė.
Murat Jashari vizitėn e Topit nė Kosovė e ka vlerėsuar si tė rėndėsishme pėr unitetin e shqiptarėve.
Topi nė fund tė vizitės sė tij nė Prekaz tha se tani edhe familja Jashari dhe e tėrė Kosova do tė pėrjetojnė ēastet e lumtura tė pavarėsisė sė Kosovės e cila ishte edhe ėndėrr e komandantit Adem Jashari dhe shumė luftėtarė tė tjerė tė cilėt u flijuan pėr lirinė e kėtij vendi.\26.01.08\

Arb
28-01-08, 22:14
Presidenti Bamir TOPI perkujton (ne fjalin e tij ne Parlamentin e Kosoves) ikonen e Shqiptareve - Presidentin Rugova

"Te gjithe ne kthejme me mirenjohje dhe respekt mendimin tone drejt ikones se rezistences, te mbijeteses, te vuajtjes, por edhe te shpreses se popullit te Kosoves. Urtesia, mirenjohja njerezore, shpirti i tij i paqes, durimi, por edhe besimi tek e drejta e udheheqesit, Ibrahim Rugova, mbeten parime dhe vizione projektuese per te ardhmen e vendit tuaj.