PDA

View Full Version : Biografia e filozofeve!


Linka_pz
26-08-07, 12:26
ABELAR, Pjer


ABELAR, Pjer (ABÉLARD, Pierre), filozof france z (1079-1142). Nė Paris dhe Kompjenj dėgjoi ligjeratat e realistit Gijom dė Shampo dhe tė nominalistit Roscelini. Herėt hapi shkollėn e vet dhe nė ligjėratat brilante tė tij grumbulloheshin nxėnėsit nga tė gjitha viset e Evropės. Duke luftuar nė mėnyrė tė pasionuar kundėr irracionalizmit dhe misticizmit (kundėrshtari mė i ashpėr i tij ishte Bernari i Klervosė), pėrkrah tezėn se feja duhet tė bazohet para sė gjithash nė kuptimin racional, se dituria ėshtė para religjionit, arsyeja para autoritetit. Nė debatin e njohur rreth universalieve mori qėndrim ndėrmjetės, duke i konsideruar tė njėanshme si tezat e realizmit ashtu edhe tė nominalizmit. Diēka universale, e pėrgjithshme nuk ekziston si reale nė vetvete (realizmi), mirėpo nuk ėshtė as fjalė boshe; ajo ekziston si koncept (konceptues - dhe pėr kėtė arsye pikėpamja e tij quhet konceptualizėm) para gjėrave tė veēanta nė intelektin hyjnor, pastaj nė kėto gjere si grumbull i cilėsive tė tyre tė qenėsishme dhe pas gjėrave si koncept nė arsyen njerėzore. Natyra e sė pėrgjithshmes, pra, nuk qėndron nė fjalė (voces) por nė kuptimin, nė domethėnien e tyre, nė thėnien (sermo - kėshtu qė pikėpamja e Abelarit herėherė quhet edhe sermonizėm).
Nė planin etik A., para sė gjithash, u pėrpoq tė caktonte ēka e formon esencėn e sė mirės, pėrkatėsisht sė keqes. Nė kėtė gjė konsideron se epėrsitė ose tė metat trupore nuk duhet tė jenė relevante nga aspekti etik, mirėpo edhe shpirti ka disa kualitete tė caktuara tė cilat, meqė ekzistojnė qė nga lindja, gjithashtu nuk janė tė qenėsishme pėr moralin. As vetė dėshira pėr tė palejueshmen nuk ėshtė mėkatare, por vetėm pėlqim qė ajo tė realizohet. Kriteret vendimtare pėr tė mirėn, pėrkatėsisht tė keqen janė qėllimi, pėlqimi dhe vetėdija.


Nė veprėn Sic et non A. i vė ballė pėr ballė doktrinat e ndryshme tė autoriteteve kishtare dhe tregon guximshėm kundėrthėniet e tyre reciproke.


Abelari theksoi edhe kėrkesėn pėr drejtėsinė sociale dhe u kėrcėnohet njerėzve tė fuqishėm shoqėrorė me dėnime dhe mundime ferri. Kėrkoi gjithashtu reformėn e shoqėrisė, foli pėr shfrytėzimin dhe padrejtėsitė, pėr nevojėn e mbrojtjes sė tė varferve. «Nė interpretimin e ndėrgjegjes si mbėshtetje mė tė qenėsishme tė njeriut A. mbrojti tė drejtėn e individualitetit tė njeriut dhe me kėtė theksoi kėrkesėn se megjjthatė tė menduarit lirisht vendos mbi thelbin dhe kuptimin e jetės» (B.Boshnjak). Koncili nė Soason vendosi mė 1121 tė digjet vepra e tij Teo-logjia e krishterė, kurse Koncili nė Sans nė vitin 1141 dėnoi tėrė doktrinėn e tij. Abelari pėr shkak tė dashurisė ndaj Eloizės (ėshtė e njohur korrespondeca e tyre) ėshtė tredhur dhe ėshtė detyruar tė tėrhiqet nė manastirin e St.Denis.


Veprat kryesore: De unitate et trinitate divina; Theologia Christiania (1353, shpesh e ripunuar, botuar edhe me titullin Theologia, por mė vonė u pėrdor titulli Hyrje nė teologji - introductio - nuk ekziston te Abelari); Sic et non; Scito te ipsum, pėrkatėsisht Etika; Historia calamitatum; Dialogus inter Judaem; Philosophutn et christianum; Epistolae. Te gjitha vep-rat i botoi V. Kuzeni nė Paris (1849-1859).

Linka_pz
26-08-07, 12:28
(ABANJANO, Nikola

(ABBAGNANO, Nicola), filozof ital. (1901-). Njė nga pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm tė ekzistencializmit nė Itali. U doktorua nė vitin 1922 me tezėn Burimet irracionale tė tė menduarit. Prof. i filozofisė dhe i pedagogjisė nė Napoli, kurse nga viti 1939 ėshtė shef i katedrės sė historisė sė filozofisė nė Torino. Ekzistencializmi i tij shpesh u kon-frontua nė mėnyrė polemike me disa teza tė Hajdegerit dhe Jaspersit. Numri mė i madh i veprave tė tij u kushtohen problemeve tė religjionit, tė artit dhe tė lirisė, ēėshtjeve gnoseologjike- teorike dhe studimeve nė fushėn e his-torisė sė filozofisė.
Pėrkundra «orientimit nihilist» tė Hajdegerit dhe Jaspersit, A. kėrkon zgjidhje «pozitive» tė problemit tė ekzistencės. Me kėtė rast ai tregqi perspektivėn e re tė ekzistencializmit: «Njeriu nė ēdo rast kėrkon tė kėnaqurit, pėrmbushjen, stabilitetin, tė cilat i mungojnė. Kėrkon qenien. Nėse e kėrkon qenien atė nuk e posedon, ai nuk ėshtė qenie. Tė bėhesh i vetėdijshėm pėr kėtė tė fundme, tė studiosh deri nė fund natyrėn e saj, ėshtė detyrė fundamentale e ekzistencializmit. Por tė bėhesh i vetėdijshėm pėr kėtė tė fundme ose ta studiosh, nuk do tė thotė ta bėsh vetėm objekt tė spekulimit, por tė marrėsh ndaj saj qėndrim dhe tė vendosėsh mbi pasojėn. Kėtu tregohet qartė perspektiva e re e ekzistencializmit. Ai kėrkon nga njeriu preokupim nė tė fundmen vetjake».


Njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė A. ėshtė Struktura e ekzistencės, nė tė cilėn flet mbi njeriun nė relacion ndaj qenies. Pėr tė njeriu nė esencė ėshtė strukturė, formė nė tė cilėn «si-tuata finale» e pėrpjekjes kah qenia realizon unitetin esencial personal me «situatėn fillestare». «Situata finale» ėshtė themel dhe justifikim si «mundėsi e mundėsisė», kurse ky raport njėkohėsisht njė aspekt probletnatik i ekzistencės. Njeriu me dashjen ekzistenciale mund tė pranojė situatėn e vet dhe, duke u angazhuar, nė tė njėjtėn kohė realizohet nė transcendentimin e vazhdueshėm tė vetvetes ndaj qenies. A. konsideron se gabimi i pėr-bashkėt i tė gjitha varianteve tė filozofėve evropianė tė perėndimit tė ekzistencės (p.sh. Hajdegerit, Jaspersit, Sartrit, Kamysė e tjerė) ėshtė shmangia e plotė e problematikės se vlerave dhe tė normatives. Ai konsideron se nė konceptin e «mundėsisė transcendentale» ka gjetur zgjidhjen adekuate pėr normativėn dhe se me kėtė ka evituar relativizmin vlerėsor.


Nė veprėn Arti, gjuha, shoqėria, Abanjano tregoi sesi, nė realitet, kontrollohet arti nga rrethi i tij shoqėror dhe si tradita, institucionet dhe interesat klasore ndikojnė nė aktivitetin e artit, por njėkohėsisht tregoi edhe se si artisti e kontrollon shoqėrinė. Arti ėshtė gjuha: ai ėshtė aktivitet semantik i lirė, i pavarur nga aplikimet e pėrgjithshme. «Kthimi natyrės», si e kupton A., artin e lidh me realizimin autentik tė ekzistencės njerėzore. Njeriu, qė me ndjesinė e vet ka njė relacion ndaj objektit nė botė vihet me anėn e artit nė njė marrėdhėnie tė drejtpėrdrejtė dhe tė pastėr me ndjesinė qė kushtėzon objektet. Me orientimin e tij tė tėrėsishėm nė problemet ekzistenciale tė njeriut, A. hoqi dorė nga qėndrimi kontemplativ pasiv ndaj artit «nė zotėrimin e tė cilit njeriu mund tė kėnaqet lirisht» qė ėshtė karakteristikė pėr shumicėn e estetikave tradicionale. Pavarėsisht nga mėnyra herė-herė jo e zakonshme e tė shprehurit dhe tė theksuarit tė tepėrt tė momentit tė vetndėrdijes emocionale lidhur me «kthimin natyrės», dhe bile edhe pavarėsisht nga identifikimi i paarsyeshėm i angazhimit reaksionar dhe revolucionar, A. me futjen e tij tė thellė nė sferat primare tė artit si dhe me tezėn se arti, kundruall ēdo lloji tė relacionit lėndor (nė tė cilin ekzistenca shkapėrderdhet nė dobishmėri) ėshtė unitet i drejtpėrdrejtė i objektit dhe i personalitetit, tregoi qartė mbicaktimin mendor tė koncepteve tė shumta estetike bashkėkohore.


Veprat kryesore: Principi i metafizikės (1936); Struktura e ekzistencės (1936); Hyrje nė ekzistencializėm (1942); Filozofia, religjioni dhe shkenca (1947); Historia e filozofisė (3 vėll. 1946-50); Arti, gjuha, shoqėria (1951); Mundėsia dhe liria (1956) - Problemet e sociologjisė (1959); Fjalor i Filozofisė (1960); Njeriu, projekt i shekullit 21. (1980).

rilinda
26-08-07, 12:39
http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=16563

Linka_pz
26-08-07, 12:43
Pershendetje Rilinda , te falenderj per mundin e bere !
Luse moderatoret qe t`ja bashkangjesin shkrimet e mija dhe ta mbyllin temen !
Respekte per ty mikja , vendasja Linka_Pz