PDA

View Full Version : Pėrshtypjet e njė kinezi gjatė ritakimit tė tij me Shqipėrin


yllbardh
26-08-07, 14:55
Artikulli ėshtė huazuar nga China radio international online dhe bėnė fjalė pėr pėrshtypjet e albanologut kinez me ritakimin e tij pas 16 viteve me Shqipėrin.

"16 vjet me dimra tė ftohtė dhe me vera tė nxehtė, me 16 vjet mall, floėt me janė thinjur. Pas njė udhėtimi tė gjatė duke kaluar mijėra male e qindra lumenj, duke ēarė rete e dendura, unė erdha pėrsėri nė vendin e Shqiponjave, nė Shqipėri! Zemra mė rrihet deri nė grykė, fytyrėn ma mbushen lotėt. Tė gjita fjalėt e mblidhura prej 16 vjetėsh u koncentruan nė njė urim: Tungjatjeta Tiranė!"

Nė kėtė prozė poetike Xhen En Bo vazhdon: "i fshiva lotėt nėn gjyslykė dhe e hodha shikimin drejt qendra-mijėra godinave rrėzė malit tė Dajtit.
Para syve mė shfaqet njė pamje e re madhėshtore.
Ja sheshi i gjerė Skenderbej duket mė madhėshtor. Kali luftarak sikur galopon drejt objektivave tė reja dhe shpata e kėtij heroi legjendar shqiptar sikur lėshon rrėzė mė tė shkėlqyera."
Zotriu Xhen En Bo vazhdoi: "E hodha shikimin drejt jugut tė sheshit Skenderbej, nė tė dy anėt e bulevardit dėshmorėt e Kombit" selvite e larta duken mė madhėshtore. Godina kryesore e Universitetit shtetėror tė Tiranės, duket si mė parė e qetė, sepse pranė saj ėshtė ngritur godina e konfrencave si kristal, qė mund tė krahasohet me ndėrtesat e klasit tė parė nė botė. Kjo tregon plotėsisht nivelin tekniko-shkencor dhe talentin artistik tė ndėrtuesve shqiptarė. O, Tiranė e lashtė dhe krejt e re! Qysh nga konferenca e Lushnjės nė vitin 1920, ti je caktuar si kryeqytet dhe gjatė 70 vjetėve ke kaluar njė rrugė luftarake jo tė zakonshme, dhe, vetėm gjatė 10 vjetėve tė fundit pamja jote ka pėsuar ndryshime kolosale. Besoj se pas 10 vjetėve tė tjerė, ti do tė jesh akoma mė e bukur..."
"O, Tiranė, qyteti i heronjve, bijtė dhe bijat e tua besnike i ēojnė vazhdimisht pėrpara traditat e tua tė lavdishme." Mė nė fund, zotriu Xhen En Bo recitoi nė gjuhėn shqipe: "O Tiranė, zemra ime dhe dashuria ime! Lulet e kuqe e tė freskėta nė zemrėn time nuk thahen kurrė, sepse mė ke ushqyer, mė ke edukuar dhe mė ke bėrė njė qytetar shqiptar sypatėmbur dhe besnik. Nė ēėshtjen dhe jetėn time, Tiranė ti je gjithnjė e madhe dhe e rėndėsishme ashtu siē ėshtė Pekin. Tirana e vjetėr antike, Tirana e re, Tirana e papėrshkruar po i drejtohet modernizimit. I uroj Tiranės nė tė ardhmen tė lulėzohet dhe tė bėhet njė qytet mė i bukur dhe mė i begtshėm!"