PDA

View Full Version : Horizonti I Shikimit


egi
14-09-07, 12:53
Pėr Anastasien Soare, njė dizenjatore e vetullave mjaft e famshme qė jeton nė Beverly Hills, bukuria ka njė domėthenje tė barazėpeshimi.

Anastasia Soare


http://www.ranchandcoast.com/august2006/images/Anastasia.jpg


Gjithashtu edhe forma e vetullave sikur forma e buzėve, hundės dhe forma e fytyrės, ka shum tė bėj me pamjen e njė personit. Formimi i qimeve mbi syve nė tė vertet ėshtė njė punė e zorshme, mjafton vetėm njė ndryshim i vogėl qė tė bėn ose mė tė bukur ose mė tė keq.

Teper ose pak

Qimet tė panevojshme pėrsipėr vijen e lakuar tė syve nė shumicen e rasteve hjeken me pincet. (Me siguri nuk ėshtė nevoj me then qe ia vlen me dhėn pak ose shum pare pėr tė).
Por tani shfaqet pytja se qfarė madhėsie dhe cila formė I pėrshtatet mė sė shumti fytyres suaj.
Pėr fillim mund tė bėni njė test tė thjesht. Vė njė laps nė rrėnjė tė hundės dhe nė kėnd tė mbrendshem tė syrit. Nė vend ku lapsi e kėput vetullen duhet me qen fillimi i saj. Pastaj bėni tė njejten gjė, vetėm vėni lapsin nė kėndin e jashtėm tė syrit – ai e tregon vendin ku vetulla duhet te mbaron.



http://www4.slikomat.com/07/0914/280913vgq.gif (http://www.Slikomat.com/slika/1683074.htm)







Sidoqoftė vetulat duhet mi tėrheq para se tė lyhem. Por qfarė duhet tė bėjm nė qoft se vetullat jan tepėr tė shkurta? Nė kėtė rast duhet optikisht mi zgjat , por me kujdes dhe jo me tepruar.
Nė modelimin e vetullave na ndihmojn dhe disa rregulla tjera:


- Fytyra kėndore ėshtė mė sė mirti mi pas vetullat me njė vi tė bukur tė lakuar dhe tė jan kogja tė gjera.
- Fytyra e rrumbullaktė preferohet ti ka vetullat tė ngritura nė mes
- Fytyra trekėndshe gjithashtu si fytyra e rrumbullakėt
- Fytyra e gjat mė sė mirti ėshtė mi pas vetullat e drejta

“ Te modelimi i vetullave duhet me pas kujdes nė “prerjen e arit” , qė ja jep fytyres barazėpeshen ideale. Dhe prej kesja pikėpamje qdo femer mundet me qen e bukur, “ thot Anastasia Soare, e cila merret me modelimin e yjeve mė tė famshėm nė kėtė botė. Pėr kėtė pun ka vendosur ne momentin kur ajo e ka pare qė askush nuk i perkushton shum koh modelimit tė vetullave.
Njė kėshillė e saj thot qe njė biondine mos ti mban vetullat plotėsisht tė zeza, por sėpaku tė kafta.

egi
18-09-07, 15:40
Disa instrukcjone pėr makiazhen e syve:

- Qfarė stili tė ngjyrosjes tė syve e zgjedim sipas formės tė tyre.
- Qepallėt mos i zgjeroni.
- Nė pjesėn e mbrendshme te syrin grumbulloni nuancėn te qelt tė senkės, i cili tė hump dal nga dal ka ana e vetullave.
- Pranė qerpikve ngjyra duhet me qen mė e mbyllt, sepse kjo e thekson syrin.
- Gjithashtu ngjyren mė tė mbyllt mundemi me vendos nė anen e jashtme tė syrit, kjo e "bėn" syrin mė tė madh.
- Pėr pamjen mė naturale vendosni maskaren vetėm nė qerpikt e sipermė.


Ngjyra e syve:

Ngjyra kafe: Janė mė tė shpeshta. Tė gjithat femnat me sytė e kaft duhet mi pėrdor ngjyrat e ftohta: verdhė ose tė kaltėr.

Ngjyra e kaltėrt e syve: Kėtu preferohen ngjyrat mė tė "ngrohta", kuqė, rozė, ngjyrė vjollce etj...

Ngjyra e gjelbėrt e syve:Ketu nuk ėshtė me rėndėsi cila ngjyt pėrdoret, sepse tė gjithat shkojn me kėta sy.


Disa kėshilla pėr maskara:

- "Jeta" e njė maskare zgjat prej 6 - 7 muaj nga momenti qė pėrdoret pėr tė paren herė.

- Kurrė mos e pėrdorni brushen e vjeter pėr tush tė ri.

- Para pėrdorimit tė maskares fshije me ndonjė shami prej letre, kėshtu qerpikėt nuk kapėn sebashku.

- Qerpikėt duken me tė gjata dhe mė tė shumta nėse vendosim edhe pak puder (ne pluhur) para pėrdorimin e maskarės.

rilinda
14-11-07, 13:43
Llojet mė tė mira tė makijazhit pėr sivjet

Pamė, veēuam dhe po ju paraqesim llojet mė tė fundit dhe mė tė mirat e makijazhit botėror. Por natyrisht, i kemi shoqėruar ato me kėshilla praktike, tė zgjuara. Njėkohėsisht kemi zgjedhur ngjyrat mė tė ngrohta, midis tė cilave ju jepet rasti tė veēoni paraqitjen qė ju kombinon mė shumė. Provojeni dhe do tė mbeteni tė kėnaqura.

http://www.telegrafi.com/fo/lifestyle/f.0930182305777_m.jpg





Specialistėt e makijazhit vazhdojnė tė kėmbėngulin edhe pėr kėtė sezon tė ri se pavarėsisht nga llojet qė janė nė modė, gjithėsecila duhet tė kėrkojė ato qė i pėrshtaten mė mirė me ngjyrėn e lėkurės, karakteristikat e fytyrės dhe qėllimin e daljes. Nė asnjė mėnyrė nuk duhet qė llojet e ndryshme tė makijazhit tė pėrdoren njėlloj si tregohen. Mė e saktė ėshtė tė vini mbi to pak nga eksperienca vetjake e pėrditshme.

VIJĖZIMI I SYVE, I DOMOSDOSHĖM
Ndikimi i modės sė viteve '50 dhe '60-te nė makijazh ėshtė i padiskutueshėm. Vija tepėr seksi nė ngjyrė tė zezė nė cepin e jashtėm tė qerpikėve do tė jetė dominuese edhe sivjet. Profesionistėt e kėsaj fushe do tė veēohen nga njėri -tjetri vetėm pėr shkak tė trashėsisė apo hollėsisė sė vijės si dhe kombinimit tė tyre me tone tė ndryshėm nė qepallė.

Pėr ēfarė keni nevojė: Vijėzues klasik nė ngjyrė tė errėt me penel, lapsa-stilolaps tė bashkuar me penel ose edhe njė laps i prerė mirė nėse nuk keni shumė eksperiencė.

Kėshilla
• Nėse nuk keni realizuar kurrė vijė tė tillė, fillimisht bėni disa prova pėr tė gjetur mėnyrėn mė tė mirė dhe tė lehtė pėr tė hequr vizėn. Pėr tė patur mė shumė ekuilibėr mbėshteteni bėrrylin diku nė njė vend tė qėndrueshėm.
• Pėrdorni njė pasqyrė qė zmadhon. Nė fund do tė bindeni se sa e nevojshme ėshtė qė ta realizoni me saktėsi kėtė vijėzim.
• Korrigjoni defekte tė vogla me njė pecetė paksa tė lagur. Mas harroni tė vendosni vijėzuesin para toneve. Kėshtu, nuk do tė jetė e nevojshme tė filloni nga e para.


VĖSHTRIM SHUMĖNGJYRĖSH

Ngjyra bėhet protagonist nė makijazhin e syve. Ndėrsa lap¬sat e shumėllojtė si dhe tonet u japin atyre gjallėri dhe "emėr" nė vėshtrim. Ngjyrat-ēelės tė kėtij sezoni janė: e verdha, roza, portokalli, bojėqielli dhe e gjelbėrta.

Pėr ēfarė keni nevojė: Tone dhe lapsa me ngjyra tė ndritshme qė pėrēojnė idenė e metalit.

Kėshilla
• Luani me njė, dy por edhe tre ngjyra tė ndryshme, sidomos gjatė shėtitjeve tė mbrėmjes. Ndėrsa qerpikėt i mbushni me shumė rimel.
• Guxoni tė pėrdorni vijėzues sysh me njė ton tė vetėm nė qepalla. Nė pėrfundim, do tė dukeni tepėr tėrheqėse por edhe shumė shik.
• Nė pėrgjithėsi, ngjyrat qė vendosni nė qepalla duhet tė kombinojnė me veshjen tuaj.


BUZĖ TĖ MBUSHURA DHE SEKSI

Roze, qershi, portokall dhe pjeshkė- nuk janė fruta por janė buzėt e kėsaj vere. Kėto ngjyra i tregojnė buzėt tuaja mė natyrale dhe lloji i tė kuqit i pėrdorur (mat, pa shkėlqim) i paraqet ato mė tė mbushura e si rrjedhim mė provokuese.

Pėr ēfarė keni nevojė: tė kuq mat si dhe krem pėr buzėt nė ngjyrė tė errėt.

Kėshilla
• Shmangiuni realizimit tė vijės sė buzėve me laps, pasi nuk do tė pėrfitoni paraqitjen qė kėrkoni tė realizoni.
• Vetėm nėse keni buzė shumė tė holla, mund tė pėrdorni laps pėr vijėzim, por gjithnjė nė ngjyrėn e buzėve tuaja dhe jo tė tė kuqit qė mendoni tė pėrdorni.
• Pėr tė patur rezultat mė harmonik nė fytyrė, mos harroni tė zgjidhni njė ton faqesh i cili duhet tė ketė ngjyrė tė njėjtė me tė kuqin.

SYTĖ E TYMOSUR TĖ SEZONIT

Vėshtrim i thellė, strategjik me tone tė errėta nė ngjyra tė ftohta. Nė pėrgjithėsi, sytė e tymosur realizohen duke pėrdorur tone nė ngjyrė blu, tė gjelbėrt dhe lejla. Tė gjitha kėto i japin vėshtrimit tensionin qė kėrkoni.

Pėr ēfarė keni nevojė: Tone nė ngjyrė tė errėt dhe lapsa tė butė nė ngjyrat qė pėrmenden mė lart.

Kėshilla
• Preferoni tone nė formė kremi tė cilat pėrhapen mė lehtė dhe krijojnė njėtrajtshmėri nė qepalla.
• Mos harroni tė realizoni vijėzim tė syve me anėn e njė lapsi tė butė dhe nė vazhdim i "fshini" lehtė vijėzimet me gisht.
• Mund tė kombinoni dy tone tė tė njėjtės familje ngjyrash pėr te patur rezul¬tat mė tė mirė.

PAMJE NATYRALE
Njė pjesė e specialistėve tė makijazhit propozojnė pėr kėtė sezon tė ri lėkurė tė tejdukshme dhe shkėlqyese me karakteristikė kryesore paraqitjen e njė gjendjeje tė mirė tė saj. Nė kėtė "mision" marrin pjesė produkte kozmetike nė formė tė lėngshme, ngjyra natyrale, shumė pranė asaj tė lėkurės, pudra nė ngjyra tė tejdukshme nė formė pluhuri dhe tė kuq qė theksojnė buzėt.

Pėr ēfarė keni nevojė: make-up nė formė kremi pėr mbulimin e fytyrės, ton faqesh nė formė tė lėngshme, pudėr si dhe njė tė kuq buzėsh nė ngjyrėn natyrale te tyre.

Kėshilla
• Pėrhapni make-up-in nė tė gjithė fytyrėn, duke pėrdorur njė sfungjer. Pėrpiquni tė krijoni njė shtresė sa mė tė hollė e cila tė jetė pėrhapur nė mėnyrė tė njėtrajtshme.
• Vendosni pak ton faqesh nė vendet ku do tė merrnit ngjyrė nėse do tė dilnit disa orė nė diell.
• Pėrfundoni kėtė proces duke kaluar njė shtresė pudre nė formė pluhuri nė tė gjithė sipėrfaqen e fytyrės.
• Lyeni buzėt me tė kuqin nė ngjyrėn e tyre natyrale dhe bashkoni buzėt me qėllim qė ato tė lyhen mė mirė.




Valbona DUGA

rilinda
18-11-07, 22:26
http://www.revistajeta.com/foto/tetor07/vetullat.jpg

Dy lapsa pėr t’i rregulluar, njė xhel pėr t’i krehur, njė furēė pėr t’i bėrė tė dendura dhe tė plota: ėshtė gjithēka qė tė duhet pėr tė krijuar dy harqe perfekte mbi sy dhe pėr t’i dhuruar vėshtrimit personalitet dhe pak mister
Lamtumirė vetullave tė holla. Nėse dėshiron tė jesh nė modė, objektivi pėr stinėn e re ėshtė t’i bėsh tė duken tė rritura nė mėnyrė qė tė vizatojnė nė hark natyral. Grimi i vjeshtės frymėzohet nga look-u i diveve tė viteve ’60, e para ndėr tė gjitha, Audrey Hepburn. Edhe shumė yje tė Hollivudit qė nga Nicole Kidman tek Penélope Cruz e kanė pėrqafuar fort tendencėn e re. Kanė filluar tė shfaqen me vetulla tė dendura, jo shumė tė harkuara, natyrale nė pamje, edhe pse nė fakt janė shumė tė kuruara. Sepse vetullat tė japin karakter dhe shprehin personalitet. Le tė shohim teknikat pėr tė pasur dy harqe tė dendur dhe perfektė.

Bėj matjet
Vetullat e plota nuk do tė thotė vetulla tė egra. Prandaj, mos shpreso tė braktisėsh njėherė e mirė pincetėn: duhet ta pėrdorėsh gjithsesi. Por vetėm pėr tė formuar harkun natyral, jo pėr ta ndryshuar rrėnjėsisht. Para se tė fillosh tė rrallosh vetullat, ėshtė e rėndėsishme tė pėrkufizosh dimensionet, qė duhet tė jenė nė harmoni me tė gjitha tiparet e fytyrės. Pėr tė krijuar pesėn parėsore tė harkut, imagjino njė linjė qė, duke filluar nga flegra e hundės, ngjitet drejt rrėnjės sė hundės. Pėr tė saktėsuar gjatėsinė, linja nga e njėjta pikė nisjes duhet tė shkojė drejt tėmthave, duke prekur bishtin e syrit. Njė mėnyrė e thjeshtė pėr tė bėrė kėtė matje ėshtė tė marrėsh dy lapsa dhe t’i pėrdorėsh si vizore: mbahen tė bashkuar pranė vrimės sė hundės dhe hapen nė qoshe, nė mėnyrė qė tė kalojnė nė pikat e treguara. Pėr tė pėrcaktuar pikėn mė tė lartė tė harkut, shiko drejt dhe imagjino njė vizė, qė gjithmonė nga vrima e hundės, ngjitet derisa takon qerpikun duke pėrshkuar mes pėr mes beben e syrit.

Provo formėn
Lėvizja e parė pasi tė kesh bėrė matjet, ėshtė tė maskosh me njė laps tė bardhė ose bezhė, qimet e ērregullta qė duhet tė hiqen. Nė kėtė mėnyrė arrin tė krijosh njė ide pėr rezultatin final. Mund tė bėhen edhe korrigjimet e nevojshme. Harku nuk duhet tė jetė shumė i sforcuar ose i ekzagjeruar, ndryshe humbet ekuilibri i fytyrės. Pėr t’i dhėnė njė pamje tė rregullt vetullave pa i holluar, duhet tė eliminohen tė gjitha qimet qė duken pak tė izoluara, si nėn hark si sipėr tij, nė zonėn drejt tėmthave. Zona e fillimit, pranė hundės, nė fakt duhet lėnė natyrale: hiqen vetėm qimet e rritura pėrgjysmė.

Pėrdor pincetėn
Mėnyra mė e mirė pėr tė hequr vetullat ėshtė pėrdorimi i pincetės. Mė mirė ta shmang pėrdorimin e strishave, sepse rrezikon tė dėmtosh formėn e harkut. Dhe mos provo tė heqėsh vetullat para se tė bėsh trukun, sepse lėkura skuqet. Mė mirė lėre pėr nė darkė, para se tė shkosh nė shtrat. Kėshtu lėkura ka kohė pėr t’u rikuperuar. Kur heq vetullat, tendose mirė lėkurėn me gishta dhe hiqe qimen me njė veprim, gjithmonė nė drejtim tė rritjes. Sepse qimet tentojnė tė rriten nė drejtimin nė tė cilin janė shkulur. Dhe nė fund dezinfekto mirė pincetėn me alkool.

Shto volumin
Nėse vetullat nuk janė tė dendura nė mėnyrė natyrale, mund tė rregullohen me truk. Pėrdoret njė laps specifik me dy tonalitete mė tė ēelura, duke iu pėrshtatur ngjyrės sė vetullave, dhe nė zonėn ku janė mė tė rralla bėhen vijėzime me laps nė drejtim tė qimeve. Mė pas shumohen me njė furēė. Pėr ta parė mė tė plotė zonėn pranė hundės, pėrdoret njė hijezues pa shkėlqim, qė jep njė efekt plotėsie mė natyral sesa lapsi. Pėr ta shpėrndarė, mund tė pėrdoret njė penel nė mėnyrė tė tėrthortė. Kalo njė vel tė hollė pluhuri edhe nė zonėn ku ke vizatuar, kėshtu truku i lapsit zgjat mė shumė dhe u jep vetullave njė pamje tė sfumuar dhe jo tė vizatuar. Dhe nė fund pėrdor njė xhel specifik, qė ruan rregullsinė e vetullės dhe fikson ngjyrėn.

Korrigjo defektet
Vetullat e dendura nuk janė vetėm nė modė. Ato tė ndihmojnė edhe pėr tė zvogėluar disa defekte tė vogla. Falė dendėsisė tė tyre, shkurtojnė njė ballė shumė tė lartė dhe nxjerrin mė nė pah sytė mė formė tė futur. Pėr ta bėrė mė proporcionale njė fytyrė tė gjatė, duhet t’i krehėsh nė mėnyrė qė kulmi i harkut tė spostohet drejt tėmthave dhe duhet tė zgjatet paksa bishti. Nėse fytyra ėshtė e shkurtėr dhe jo me formė tė rregullt, krihet pjesa qendrore drejt lartėsisė pėr tė theksuar harkun dhe shkurtohen ekstremitetet. Nė tė gjitha rastet, pėr tė kompletuar korrigjimin, vendos njė sasi tė bollshme rimeli si nė qerpikėt e sipėrm si nė ata tė poshtmit.



Revista Jeta