PDA

View Full Version : LG nė kėrkim tė celularit konkurrent pėr iPhone


iliros
11-10-07, 20:29
http://img234.imageshack.us/img234/66/f1004050116621mfa1.gif
Qėkur Apple ka paraqitur iPhone-in e tij, prodhuesit tjerė tė celularėve janė duke provuar me tė gjitha forcat qė tė paraqesin pajisjet e tyre tė cilat do tė mund t’i konkurronin suksesshėm celularit mė tė adhuruar nė botė. I fundit nė listėn e tyre ėshtė LG nga Koreja Jugore.

--------------------------------------------------------------------------------------
Operatori i telekomunikacionit amerikan dhe prodhuesi jugkorean i celularėve ka paralajmėruar daljen e pajisjes sė emėruar LG Voyager. Me karakteristikat dhe mundėsitė e tij kjo pajisje do tė mund tė paraqitjes si konkurrent i drejtpėrdrejtė i iPhone-it nga Apple.

Voyager pėrmban ekran tė jashtėm tė ndjeshėm nė prekje dhe qasje tė brendshme nė tė cilėn gjendet tastiera e plotė QWERTY. Detajet e plota teknike tė pajisjes ende janė tė mbuluar me njė vello fshehtėsie, por ajo qė dihet ėshtė se Voyager pėrmban kamerė dy megapikselėshe, mbėshtetje pėr kartelėn e memories microSD, mundėsi pėr ripėrpunimin e tė gjitha dosjeve audio e video, Bluetooth, ekran tė ndjeshėm nė prekje dhe mundėsi tė avancuara pėr qasje nė pėrmbajtjet e internetit.

Sipas tė gjitha paralajmėrimeve, LG Voyager nė treg do tė mund tė paraqitej qysh nė muajin tjetėr (nėntor 2007) me ēmim prej rreth 250 dollarėsh amerikan.