PDA

View Full Version : Tangoja e fundit nė Teheran


Bjeshka1
22-10-07, 10:17
Vladimir Putin ėshtė njeri i ditur. Gjatė njė takimi me kancelaren e Gjermanisė, Angela Merkel, nė Wiesbaden javėn e kaluar, ai vuri nė dukje se ky ishte qyteti ku Dostojevski kishte luajtur nė ruletė dhe kishte humbur. Por nė Teheran, njė ditė mė pas, ai nuk deshi tė vinte nė dukje njohuritė e tij lidhur me letėrsinė e shekullit tė 19-tė, ndaj nuk e pėrmendi poetin dhe diplomatin rus, Aleksandėr Gribojedov, qė u vra nė Teheran kur ambasada ruse u shkatėrrua nga turma e nevrikosur. Frika e Rusisė pėr Teheranin, qė i ka rrėnjėt shumė thellė, gjeti jehonė nė lajmet e publikuara nga shėrbimet e tij tė sigurisė nė prag tė vizitės sė Putinit, sipas tė cilave, fanatikėt islamikė po komplotonin vrasjen e Presidentit rus. Kjo i shtoi edhe mė shumė nuancė pjesėmarrjes sė Putinit nė njė samit tė vendeve qė lagen nga deti Kaspik. Lideri i fundit rus qė vizitoi Teheranin ishte Stalini, nė vitin 1943, pėr njė samit me Ēėrēillin dhe Ruzveltin. Pėrballė kėsaj, Putin u takua me Mahmud Ahmedinexhad; ai madje e ftoi Presidentin iranian nė Moskė. Duke folur pėr njė agjenci ruse lajmesh, Ahmadinexhad kėmbėnguli se Rusia dhe Irani ishin aleatė tė natyrshėm. Pėr sa i pėrket Putinit, ai theksoi se “Rusia ėshtė i vetmi vend qė ka ndihmuar Teheranin nė zbatimin e programit bėrthamor paqėsor”. Dhe nė njė deklaratė qė bie ndesh me qėndrimet e Perėndimit, ai tha se “nuk duhet menduar aspak ndėrhyrja me anė tė forcės nė kėtė rajon dhe se asnjė vend nė detin Kaspik nuk duhet tė lejojė qė territori i tij tė pėrdoret nga njė vend i tretė, si njė bazė ushtarake ndaj njė vendi tjetėr. Kjo dashamirėsi e pamasė mund tė duket si njė tjetėr shembull i politikės sė jashtme antiperėndim tė Moskės, meqenėse erdhi menjėherė pas njė mbledhjeje tė sikletshme me Kondoleza Rajs dhe Robert Gates, sekretarja e shtetit dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes. Putin u vonua mė shumė se gjysmė ore nė takimin me ta dhe mė pas kritikoi sistemin e mbrojtjes sė planifikuar nga SHBA-ja nė Poloni dhe Republikėn Ēeke. Ai pėrsėriti gjithashtu kėrcėnimet e Rusisė pėr t’u tėrhequr nga pakti i armėve tė ndaluara, pra pėr eliminimin e raketave me rreze tė mesme veprimi, nėse kurba e tyre arrin nė njė vend tjetėr.
Natyrisht, politika e jashtme e Rusisė nuk ka qenė njė ndihmė pėr Amerikėn. Por nė fakt, nuk duhej tė kishte kėtė qėllim. Rusia vetėm tani sė fundmi ka nėnshkruar dy rezoluta tė Kombeve tė Bashkuara me sanksione kundėr Iranit, dhe ka refuzuar tė nėnshkruajė edhe njė tė tretė. Putin pretendon se nuk ka prova se Irani po ndėrmerr hapa pėr prodhimin e armėve bėrthamore, dhe ka theksuar se sanksionet nuk do t’i sjellin tė mira askujt. Edhe mė pak e kėndshme pėr Perėndimin ishte shitja e raketave tokė-ajėr tė Rusisė nė Iran. Sa kohė tė jetė Putini aty, Rusia do tė ketė interesat e veta qė ndryshojnė nga ato tė Amerikės. Por, Rusia ėshtė e shqetėsuar nga ideja se Irani mund tė bėhet superfuqi bėrthamore: Irani ėshtė mė pranė Moskės se Uashingtonit, dhe njė fuqi bėrthamore nė jug ėshtė gjėja e fundit qė Rusia do tė donte. Putin nuk mund tė marrė lehtė as kėrcėnimin e Iranin pėr tė fshirė nga faqja e dheut Izraelin. Ai deklaroi nė njė kongres tė hebrenjve europianė nė Moskė, se Rusia dhe Izraeli ishin dy vendet mė tė rrezikuara nga njė Iran bėrthamor. Kėtė javė, kryeministri izraelit, Ehud Olmert u nis pėr nė Moskė pėr tė diskutuar me Putinin nė lidhje me idetė pėr tė kufizuar ambicien bėrthamore tė Iranit, si dhe procesin e paqes me Palestinėn. Por megjithatė, Rusia nuk ka pėr qėllim tė armiqėsojė Iranin. Ky vend u mbajt larg konfliktit ushtarak tė Rusisė nė Ēeēeni, dhe nuk ka ndėrhyrė as nė Kaukaz dhe as nė Azinė Qendrore. Rusia do qė ta mbajė nė qetėsi kėtė vend dhe tė mbrojė interesat e saj komerciale nė Teheran. Mbi kėtė bazė edhe njė sulm hipotetik i amerikanėve ndaj Iranit do tė ishte i tmerrshėm. Kjo s’do tė thotė se Rusia do tė renditej krah Iranit nė ndonjė konflikt ushtarak. “Njė pilot amerikan i qėlluar nga njė raketė e bėrė nė Rusi, nuk do tė ishte nė interesin e Moskės”, - komenton Dimitri Trenin, zėvendėsdrejtori i Qendrės “Carnegie” nė Moskė. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse, pavarėsisht nga miqėsia nė dukje, Putin u soll nė mėnyrė shumė tė kujdesshme nė Teheran. Ai shpjegoi se vizita ishte planifikuar pesė vjet mė parė, nė kuadėr tė njė samiti pesėvendesh dhe jo si njė vizitė bilaterale. Ai nuk shprehu mbėshtetjen ruse pėr Iranin nė rast tė njė sulmi ushtarak, dhe refuzoi tė jepte njė datė pėr dėrgesėn e materialit bėrthamor pėr reaktorin Bushehr, tė cilin Irani e ka ndėrtuar me ndihmėn e Rusisė. “I kam dhėnė premtime vetėm nėnės time kur isha i vogėl”, - tha Putin, duke iu pėrgjigjur njė pyetjeje tė njė gazetari iranian. Vizita e tij nė Teheran ėshtė shembull i njė lloj politike tė jashtme, tė pavarur qė Kremlini po pėrkrah kėto ditė. Kur Putin i telefonoi Bushit menjėherė pas sulmeve tė 11 shtatorit, ai e bėri kėtė pėr tė treguar se interesat ruse ishin tė njėjta me ato amerikane. Kjo aleancė nuk ėshtė mė e vlefshme. Rusia mund tė mos jetė me Iranin, por as me Amerikėn dhe Europėn. Ajo vazhdon tė kundėrshtojė sistemin amerikan tė mbrojtjes nė Poloni dhe Republikėn Ēeke, jo sepse ato kėrcėnojnė kapacitetin bėrthamor tė Rusisė, por sepse ato nuk pėrputhen me pikėpamjet e Kremlinit. “Ajo ēfarė kėrkon Rusia ėshtė respekti. Ajo nuk do tė jetė njė partner mė i vogėl, do tė jetė e barabartė”, - thotė Trenin. Kjo bėn qė Rusia tė jetė mė pak e gatshme se mė parė, pėr tė bėrė lėshime ndaj presioneve tė Perėndimit. Rusia ėshtė pa dyshim, e vendosur tė mbrojė interesat e saj. Ajo ēfarė mbetet e paqartė ėshtė nėse ajo do ta bėjė kėtė duke distancuar veten nga Perėndimi. Njė politikė energjitike, agresive po ndjehet nė Europė, pasi qytetarėt e saj po kėrkojnė mėnyra pėr tė mbrojtur veten nga “Gazprom”, gjigandi shtetėror rus i gazit. Megjithatė, politika e jashtme e pavarur e Putinit mbart edhe rreziqet e saj. Nė kėtė pikė, ai mund vetėm tė shpresojė se do tė jetė mė me fat se ē’ishte novelisti i famshėm rus i shekullit tė 19-tė nė Gjermani.

GAZETA SHQIPTARE