PDA

View Full Version : Kongresi i Berlinit dhe cėshtja Ballkanike


Psikologu
23-10-07, 05:24
KONGRESI I BERLINIT DHE ĒĖSHTJA BALLKANIKE
nga Halil Alidema
Historiografia e kohės sė re u kushton kujdes tė veēantė ngjarjeve historike tė lidhura me Krizėn Lindore, si pasojė e sė cilės u mblodh Kongresi i Berlinit (13 qershor — 13 korrik 1878). Ky tubim diplomatik ishte imponuar nga forcat imperialiste evropiane, pėr hartimin e hartės sė re tė Gadishullit Ballkanik dhe tė disa shteteve tė tjera evropiane nė interes tė apetiteve tė tyre imperialiste.

Ēėshtja ballkanike si problem i pazgjidhur brenda Krizės Lindore ishte manifestuar edhe nė Paqen e Shėn Stefanit, por mė tepėr peshoi nė seancat e Kongresit tė Berlinit. Barrėn e kėtyre kombinimeve tė shteteve imperialiste, e mbajtėn mbi krahėt e tyre njė pjesė e popujve tė Ballkanit.

Nė lėmshin e madh tė kėtij problemi, qė ėshtė preokupim mė tepėr pėr ta parashtruar se sa pėr ta zgjidhur, ngase problemet ballkanike tė cilat i parashtroi dhe vendimet qė mori Kongresi ishin ngushtė tė lidhura me ekzistencėn e popujve tė Ballkanit, njė herėsh dhe me reagimet e lėvizjes kombėtare shqiptare, vendimet e marra lidhur me Ballkanin si dhe caktimi i vijave tė reja kufitare prekėn thellė interesat e tyre kombėtare e sidomos ato tė popullit shqiptar.1

Ēėshtja shqiptare madje vetėm sa po shtohej. Otto Von Bizmarku, nė seancat plenare tė Kongresit tė Berlinit, deklaroi me njė indiferencė se pėr tė parėn herė po dėgjonte se ekzistuaka njė popull i quajtur shqiptar diku nė jug tė Gadishullit Ballkanik.2 Bile sikur u trondit kur dėgjoi pėr zėrin, rezistencėn dhe luftėn e tij pėr ta kėrkuar dhe siguruar tė drejtėn e ligjshme pėr tė qenė komb mė vete dhe i barabartė me kombet tjera tė Ballkanit.3

Psikologu
23-10-07, 05:25
Interesat vitale tė popullit shqiptar para botės i mbronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit e formuar para se tė fillonte Kongresi i Berlinit. Pjekuria politike dhe angazhimi maksimal i ideologėve tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, drejtues tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit u pa dhe doli nė shesh nė kėrkesat e tyre pėr autonominė e Shqipėrisė, tė paraqitura Portės sė Lartė dhe Fuqive tė Mėdha. Ata kėrkuan me plot urtėsi e dituri qė tė trajtohej edhe tė zgjidhej ēėshtja e popullit shqiptar. Megjithate, Porta dhe imperialistėt evropianė nuk pėrfillėn tė drejtėn e kėtij populli me tė gjitha tiparet si komb: traditat, doket, zakonet, kulturėn dhe tė drejtėn historike mė tė moēme nė Ballkan pėr ekzistencė shtetėrore.

Diplomacia evropiane, e cila nė kėt kohė e kishte nė dorė dhe po e vendoste fatin e kombeve nė Ballkan, pas Kongresit tė Berlinit u aktivizua dhe mė tepėr ngase u panė qartė gabimet fatale qė kishte bėrė me traktatin e atij Kongresi. Marksi duke bėrė njė vėshtrim mbi qėllimet dhe vendimet e Kongresit tė Berlinit theksonte se: „Diplomatėt e perėndimit gjithnjė e mė tepėr pėrpiqeshin pėr tė ruajtur statusquonė nė Ballkan dhe paprekshmėrinė e Perandorisė Osmane pėr interesat e veta".4

Pas shumė diskutimeve tė cilat zgjatėn plot njė muaj, diplomatėt e Fuqive tė Mėdha, mė 13 korrik 1878, kumtuan zyrtarisht se Kongresi i Berlinit kishte marrė fund. Tani filloi qėrimi i hesapeve sa nė fushėbeteja, aq edhe pranė tryezave tė rrumbullakėta, duke u pėrpjekur secila tė sigurojė sa mė shumė territore nė dobi tė vet. Kongresi mori njė varg vendimesh me pasoja tė mėdha pėr jetėn dhe fatin e tė gjithė popujve tė Ballkanit. Ēėshtja ballkanike nė kuadrin e Krizės Lindore u trajtua nė mėnyrė tė njėanshme, duke favorizuar Serbinė, Malin e Zi, Bullgarinė dhe Greqinė, tė cilave ua njohu tė „drejtėn" e zgjerimit territorial nė dėm tė popullit shqiptar, maqedon etj.

Psikologu
23-10-07, 05:26
Nė kėtė situatė tė ndėrlikuar, shqiptarėt kishin njė qėndrim pozitiv sa i pėrket luftės sė pėrbashkėt me popujt e Ballkanit. Ata mbajtėn qėndrim korrekt lidhur me themelimin e federatės ballanike, duke mos qenė, nė parim, kundėr saj. Qarqet patriotike shqiptare pajtoheshin me kėtė ide vetėm nėse edhe popullit shqiptar do t'i sigurohej njė status i barabartė me popujt e tjerė tė Ballkanit.5

Kongresi i Berlinit dhe vendimet e tij u dhanė krahė pretendimeve imperialiste tė disa shteteve evropiane dhe tė rretheve qeveritare tė shteteve ballkanike, tė cilat synimet territoriale ekspansioniste i kishin tė drejtuar posaēėrisht nga Bosna e Hercegovina, Shqipėria dhe Maqedonia. Ky Kongres me njohjen e tė drejtės Austro-Hungarisė pėr zgjerim nė Bosnje e Hercegovinė e pengoi rritjen e Serbisė dhe tė Malit tė Zi nė atė drejtim. Kėshtu pėrpjekja boshnjako-hercegovase prė t'u ēliruar nė kryengritjen e vitit 1875, mbeti i parealizuar.

Popullsia e Bosnes dhe Hercegovinės, nė kėtė kohė, u bė viktimė e kombinimeve rreth ndarjes sė sferave tė interesit dhe rivalitetit midis Rusisė cariste dhe Austro-Hungarisė. Austro-Hu-ngaria pėr tė penguar ēlirimin dhe bashkimin e sllavėve tė jugut, nėn ndikimin e borgjezisė gjermane, pėrpiqej tė ruante integritetin e Perandorisė Osmane, respektivisht tė pėrfitonte territore nga ajo. Prandaj, Vjena orvatej tė pengonte ēlirimin e sllavėve tė jugut dhe tė rumunėve.

Pėrkundėr Austro-Hungarisė, Rusia cariste e konsideronte veten si mbikėqyrėse tė lėvizjeve kombėtare tė sllavėve tė jugut. Si e tillė, ajo qysh nga fitorja mbi Perandorinė Osmane dhe nė saje tė vendimeve tė Paqes sė Shėn Stefanit, pėrpiqej qė politika e saj tė zinte vend dominant nė truallin e Ballkanit. Me shtrirjen e protektoratit austro-hungarez mbi Bosnje e Hercegovinė, iu mundėsua zyrtarisht Monarkisė sė habzburgėve qė ta shtrijė imperializmin e saj nė Ballkan, e pėrmes tij edhe tė imperializmit gjerman qė mbėshtetej nė parullėn „Drang nach Osten".6

Psikologu
23-10-07, 05:27
Kėshtu, ēėshtja e popujve nė Bosnje e Hercegovinė, Shqipėri e Maqedoni, nė momente, dukej sikur kishte humbur nė kėtė lėmsh tė komplikuar tė interesave tė gėrshetuara tė diplomacisė evropiane dhe lakmive tė rretheve borgjeze, qeveritare, tė shteteve tė Ballkanit.6a

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qė e drejtonte dhe e udhėheqte Lėvizjen Kombėtare Shqiptare, reagoi nė mėnyrė kategorike kundėr vendimeve tė Kongresit tė Berlinit. U pėrpoq ta ruante integritetin e tokave shqiptare edhe me forcėn e armėve, por dhe nė fushėn diplomatike, duke mbajtur korespondencė me tė gjitha rrethet demokratike evropiane dhe me pėrfaqėsuesit e Kongresit. Kėshtu, ajo i detyroi kabinetet et Fuqive tė Mėdha qė tė korrigjonin deri-diku vendimet e tyre e tė mendojnė edhe ato pėr ēėshtjen e popullit shqiptar dhe shtetin e tij. Madje, nė korrik tė vitit 1880 ambasadori anglez nė Stamboll Gosheni deklaronte se „Lėvizja Shqiptare nuk mund tė merret thjeshtė si njė manovėr e turqėve pėr tė mashtruar Evropėn". Ky diplomat anlgez, vetėm pak vjet mė vonė, gjithashtu do tė theksojė se: "?c?.Kombi shqiptar nuk mund tė lihet mbanė nė kombinimet politike te diplomacisė sė ardhshme"

Lėvizja Shqiptare nuk gėzonte kurrfarė pėrkrahjeje nga jashtė. Problemi shqiptar prekej nė seancat e Kongresit vetėm sipas rasteve dhe momenteve. Shėrbente vetėm si mjet „pėr ruajtjen„ e status-quosė ndėrmjet Perandorisė Osmane dhe Fuqive te Medha. Qėllmi kryesor ishte qė tokat shqiptare tė shėrbenin per kompensime territoriale nė dobi tė shteteve fqinje ndėrluftuese me Turqinė, kurse populli shqiptar luftonte jo pėr tė okupuar dhe aneksuar territore tė huaja, por pėr tė mbrojtur tėrėsinė e territoreve tė veta. Vendimet e Kongresit tė Berlinit i vėnė nė treg si monedhė kėmbimi territoret e banuara me shqiptarė.

Ndėr anekset e protokolit nr. 7 tė Kongresit tė Berlinit mė i rėndėsishmi ėshtė aneksi i dytė ku nė mėnyrė tė saktė tregon pėrcaktimin e vijave kufitare ndėrmjet Malit tė Zi dhe Perandorisė Osmane, respektivisht territoreve shqiptare. Diskutimet e pėrfaqėsuesit tė Perandorisė Osmane nė Kongres ishin pėrpjekje pėr pėrcaktimin e vijave kufitare nė mes tė shteteve ballkanike dhe Turqisė, e jo pėr ruajtjen e territoreve tė shqiptarėve. Kjo ishte pėrpjekje pėr mbetjen edhe mė tutje tė Perandorisė Osmane nė Ballkan. Pėr kėtė hedh dritė edhe kėrkesa e pėrfaqėsuesit tė Portės nė protokolin nr. 10 tė 1 korrikut tė vitit 1878: „Shteti i tij i kushton rėndėsi tė madhe ēėshtjes kufitare me shtetet ballkanike dhe cek dėshirėn qė kufijtė ballkanikė mos tė zgjerohen nė dėm tė Perandorisė Osmane".

Psikologu
23-10-07, 05:27
Aneksi nr. 1 i kėtij protokoli pėrcakton vijėn kufitare tė Malit tė Zi. Kufiri do tė kalojė „Nė vargun e gjatė tė maleve shqiptare, do tė ndiqen vijat midis fiseve Kuēi-Drekalli nė njė anė (...) dhe fiset e Kelmendit dlie Grudės nė anėn tjetėr deri te fusha e Podgoricės, prej kah do tė kthehet nga Pllanica duke ia lėnė fiset malėsore tė Kelmendit, Hotit dhe Grudės Shqipėrisė. Pastaj duke kaluar liqenin e Shkodrės, kufiri do tė kalojė pranė ujdhesės Gorica Topolla, ku do tė kalojnė malin dhe do tė mbėrrijė deri nė det te vendi Kruēi, duke i lėnė rrethin e Ulqinit Shqipėrisė(...)"8

Siē shihet nga materialet, pas Kongresit tė Berlinit aty kah fundi i vitit 1878 dhe nė fillim tė vitit 1879 vendimet e tij nuk realizoheshin lehtė, ngase Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte formuar ushtrinė e vet vullnetare pėr mbrojtjen e territoreve tė banuara me shqiptarė. Qė nga kjo kohė Lėvizja Shqiptare ishte vėnė haptas pėrballė planeve antishqiptare, si tė Fuqive tė Mėdha, vendimeve tė tyre, ashtu edhe kundėr synimeve tė borgjezive tė shteteve ballkanike e Perandorisė Osmane. Pėr kėtė vendosmėri shqiptare, konsulli austriak i Vlorės shkruante: „Qeveria turke gjendet tani para popullsisė sė revoltuar dhe tė gaēme pėr t'u hedhur nė kryengritje dhe nuk ka fuqi qė t'ia nėnshtrojė popullin autoritetit tė saj".9

Lidhja Shqiptare e Prizrenit i kishte kuptuar drejt tė gjitha malverzimet qė bėheshin lidhur me shkėputjen e tokave tė banuara me shqiptarė dhe aneksimin e tyre shteteve fqinjė. Prandaj edhe ndėrmori masa tė gjera popullore qė me luftė t'i mbroj viset e banuara me shqiptarė.

Se Lėvizja Kombėtare Shqiptare ishte e vendosur qė t'i mbronte me forcė, me armė nė dorė viset e banuara me shqiptarė, shihet edhe nga njė letėr e Princ Nikollės drejtuar Vezirit tė Madh nė Stamboll nė fillim tė korrikut 1878:

(...) „Besoj madhėri se nė tė ardhmen do tė na mundėsohet njė lidhje me ndjenja tė pastėra midis Portės sė Lartė dhe principatės sė Malit tė Zi, pasi traktati i Berlinit na e ka mundėsuar kėtė. Unė prej tash do tė garantoj pėrpjekjet e mia paqesore dhe tė sinqerta ndaj Portės (...)

Vendimet e marra nė Kongresin e Berlinit duhet tė zbatohen nė mėnyrė tė saktė, pa kurrfarė lėshimi. Kjo, duhet tė bėhet nė tė mirė tė popullit tim, dhe besoj se Ekselenca e juaj duhet tė mendojė si unė (...) Ėshtė e rėndėsishme qė koha mos tė kalojė ditėn e caktuar tė traktatit tė Berlinit, me qėllim qė tė mos lejohet qė situata tė keqėsohet dhe njėherėsh tė mos shpėrthejė ndonjė protestė nga rezistuesit tė cilėt mendojnė se do tė lihen pas dore. Nga ana tjetėr, Plava, Gucia, Kollashini, Tuzi, si dhe Podgorica janė ngritur ashpėr dhe protestojnė. Koha nuk ėshtė qė tė presim mė tepėr, ngase prej dite nė ditė situata po ashpėrsohet dhe acarohet mė shumė.

Ekselenca Juaj, do tė mė kuptojė, pėrndryshe mė duhet tė marrė masa tė tjera ushtarake pėr tė ndėrruar gjendjen. Besoj se me ndihmėn e juaj do tė evitojmė ēdo kundėrshtim tė shqiptarėve protestues (...).10

Psikologu
23-10-07, 05:28
shtrėnguar nga Rusia dhe kabinetet evropiane, Porta e Lartė, pa marrė parasysh protestet e shumta tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ia filloi bisedimeve me Malin e Zi pėr dorėzimin e territoreve tė banuara me shqiptarė Malit tė Zi.

Kėshtu mė 21 janar tė vitit 1879 nė Vir Pazar u takuan pėrfaqėsuesit e Perandorisė Osmane dhe tė Malit tė Zi, pėr tė pėrpiluar marrėveshjen e plotė nė lidhje me kufirin nga ana midis viseve tė Shkodrės dhe tė Malit tė Zi.11

Marrėveshja parashihte ditėn dhe orėn e caktuar tė tėrheqjes tė ushtrisė turke nga territoret tė cilat do tė kalonin nė duart e ushtrisė malazeze. Princi i Malit tė Zi me kohė ishte angazhuar pėr zgjerimin sa mė tė madh nė tokat shqiptare. Nė qershor tė vitit 1878 i kishte shkruar Kongresit tė Berlinit edhe kėtė: „Sipas fjalės sė fundit tė grofit Andrashi mė zvogėlohet vendi i okupuar nė Hercegovinė. Por, mė tepėr mė brengos ajo qė mė mbetet nė anėn e Shqipėrisė, njė pjesė tė cilėn me ēdo kusht duhet ta marr, sidomos Buna, e cila ėshtė artere e jetės pėr popullin e Ma-lit tė Zi si dhe Ulqini, i cili ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr ne".12

Princ Nikolla pėr ta pasur mė tė sigurtė prenė i shkruante kancelarit tė Rusisė cariste, Gorēakovit njė letėr (fundi i muajit korrik 1878) me tė cilėn e informonte se prej Portės sė Lartė ka kėrkuar qė t'ia dorėzojė Malit tė Zi tėrė ato vende pėr tė cilat kishte vendosur Kongresi i Berlinit. Mirėpo, shprehte dyshimin nė realizimin e vendimeve, ngase Porta e Lartė, duke e parė rezisten-cėn e forcave tė armatosura tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, zva-rritej t'i zbatonte ato. Midis tė tjerave ai i shkruante:

„Pėr kėto zgjerime kaq tė vogla qė Qeveria e Madhėrisė Suaj na i ka siguruar, do tė duhej tani tė mos hasnim nė rezistencė dhe vėshtirėsi tė reja. Veziri i Madh nė pėrgjegjen e tij konventon dispozicione tė shkėlqyeshme tė Portės sė Lartė pėr tė tashmen dhe tė ardhshmen. Por ai kėrkon falje pėr gjendjen e shkaktuar dhe trazirat qė po ndodhin nėpėr vendet e lėshuara, respektivisht po kėrkon prej nesh pėr ta shtyrė dorėzimin e kėtyre vendeve, derisa myshyri Mehmet Ali pasha tė marrė urdhėrin pėr tė ardhur dhe pėr ta ndalur rezistencėn qė janė duke e bėrė forcat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare".13

Nga kėto tė dhėna del e qartė se rezistenca e masave shqiptare pėr ruajtjen e viseve tė banuara me shqiptarė ishte shumė e madhe dhe masive. Madje, as Mali i Zi, as Porta e Lartė, nė kėtė kohė nuk kishin forca t'i kundėrviheshin Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Bile princ Nikolla frikėsohej nga ngjarjet qė mund tė zhvilloheshin nė territoret e banuara me shqiptarė si rezultat i ndryshimeve tė kufirit. Prandaj i shkruante pėrsėri Gorēakovit:

„(...) Kam frikė se do tė lindin komplikime serioze tė cilat do tė ishin shumė tė kobshme pėr shtetin tim tė vogėl qė tash ėshtė njohtuar se do tė zgjerohet dhe nuk do tė jetojė mė vetėm nė kėta shkėmbinj tė egėr, ky popull qė tėrė jetėn ka vuajtur urie. Shpresoj se do tė mundem t'i drejtohem aleatit tim tė madh mirėbėrėsit tim me qėllim qė mbrojtja e tij e fuqishme tė intervenojė nė kohėn e duhur... qė Mali i Zi tė marrė pa luftė tė paktėn atė qė ia ka akorduar Kongresi i Berlinit me vendimet e tij".14

Psikologu
23-10-07, 05:29
Kongresi i Berlinit lidhur me caktimin e kufijve tė rinj midis Malit tė Zi dhe Perandorisė Osmane, respektivisht vendeve tė banuara me shqiptarė, formoi njė komision tė veēantė ndėrkombėtar. Edhe kjo tregon se Fuqitė e Mėdha i dinin kėrkesat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, prandaj pėrpiluan me aq seriozitet plane dhe programe pėr zbatimin e traktatit tė Berlinit. Princ Nikolla, i sigurt se qėllimet e tij do tė gjejnė pėrkrahjen nga komisioni ndėrkombėtar pėr pėrcaktimin e kufijve ngase nė komision bėnte pjesė edhe pėrfaqėsuesi i Rusisė cariste, e hartoi vetė vijėn kufitare sipas dėshirės, e cila do tė pėrfshinte Gucinė e Plavėn. Kėtė pėrmes tė pėrfaqėsuesit tė Rusisė cariste, ia dorėzoi komisionit ndėrkombėtar. Vija kufitare sipas princ Nikollės do tė ish'te: „(...) Nga Planica dhe do tė shkonte nė vijė tė drejtė nėpėr majen e Gjergj Isufit dhe Berovės pėr tė arritur nė majėn e parė tė Ilina Gllavės. Prej kėtu kufiri do tė vazhdonte vijėn e caktuar deri nė maje tė Velika Zhihovės. Pastaj duke vazhduar vijėn e kufirit tė propozuar nga komesarėt malazezė deri nė maje tė Tornov Kamenit, drejtpėrdrejt nė majėn Sileva Gllavės, prej nga do tė arrinte nė vijė tė drejtė nė majėn e Baliosta Gllavės, pėr t'u drejtuar pastaj kah maja e Goleshit. Prej Goleshit kufiri duke vazhduar sė pari vijėn e propozuar lėshohet nė pikėn e fundit pėrballė majės mė tė lartė tė Jeqmishtės dhe do tė arrinte prej kėsaj nė vijė tė drejtė, duke formuar njė tangjente me drejti-min e propozuar, Mokra, Velika, pikė kjo e prerjes sė tė dy vijave tė dakorduara nga delegatėt e tė dy shteteve. Mė nė fund, prej kėtu traseja do tė zbresė nė burim tė lumit Shekullar, rrjedhėn e tė cilit do ta pėrcillte vija kufitare deri te derdhja e tij nė lumin
Lim".15

Pėr realizimin e kėsaj kėrkese territoriale, princi i Malit tė Zi, bashkė me diplomatėt e tij, nuk kėrkonte ndihmė vetėm nga Rusia cariste, por edhe nga Anglia, Franca dhe Italia. Protestet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit qė u drejtoheshin diplomatėve tė Fuqive tė Mėdha nuk merreshin parasysh nė kėtė kohė. Me ēėshtjen shqiptare, ndonėse sipėrfaqėsisht, u kacafyt vetėm Vjena.

Pėrfaqėsuesi i Austro-Hungarisė, Shvegel iu pėrgjegj kancelarit gjerman Otto Von Bizmarkut nė njė rast duke i kundėrshtuar vendimet e Kongresit tė Berlinit, e duke e marrė nė mbrojtje popullin shqiptar. U propozoi delegatėve tė pranishėm nė Kongres se „nuk bėn tė mohohet njė komb i cili me shekuj ishte autokton". Ai i ftonte ata qė, nėse dėshironin tė njiheshin me popullin shqiptar, ta lexonin librin e Ami Bouėse „La Turquie d'Europe", Paris, 1840,i cili, ndėr tė tjerat, shkruan:

„Shqipėria ka njė ardhmėri si shtetet e tjera ballkanike dhe etnografisht ėshtė krejt homogjene, sado qė ka fe tė ndryshme, ajo ėshtė plotėsisht e zoja tė qeverisė vetveten". Megjithate asnjė nga delegatėt nuk i pėrfilli fjalėt e tij. Kongresi ia njohu vetėm Mirditės njė lloj autonomie fisnore, tė cilėn mė vonė Turqia nuk e pėrfilli.18

Jovan Ristiqi, ministri i punėve tė jashtme i Serbisė sė atėhershme, duke udhėtuar nėpėr Gjermani qė tė ndiqte sė afėrmi punėn e Kongresit tė Berlinit, u ndal nė Vjenė. Qėndrimi i tij nė kryeqytetin e Austro-Hungarisė kishte qėllime tė caktuara diplomatike. Ai u takua me kontin Andrashi dhe i dorėzoi pėr Qeverinė e Vjenės njė kėrkesė tė Qeverisė Serbe. Nė kėtė takim, siē theksohej edhe nė kėrkesėn e tij, Jovan Ristiqi kėrkoi nga Andrashi, dhe shpresonte shumė madje, se Qeveria e tij do tė pėrkrahte zgjerimin e shtetit serb nė jug. Ka tė dhėna tė cilat e pohojnė mendimin, se Andrashi kishte pranuar dhe e kishte pėrkrahur kėtė kėrkesė tė shtetit serb, dhe se kishte lejuar nė emėr tė Qeverisė sė Vjenės zgjerimin e Serbisė nė drejtim tė Novi Pazarit dhe Mitrovicės.

Kuptohet edhe Serbia i bėnte tė mundur Austro-Hungarisė qė tė realizonte disa pretendime tė saj qė i kishte shtruar mė parė nė lidhje me drejtimin e vijės hekurudhore Beograd—Nish kah Piroti dhe Vranja.17

Psikologu
23-10-07, 05:30
Nė seancėn e dytė tė Kongresit tė Berlinit, e cila u mbajt mė 17 qershor 1878, pėrfaqėsuesi diplomatik i Anglisė kėrkonte me kėmbėngulje qė nė punėn e Kongresit tė merrte pjesė edhe Greqia. Ai kėtė propozim e lidhte duke e cekur rivalitetin qė ekzistonte midis grekėve dhe popujve sllavė, tė cilin me njė akt tė tillė pėrpiqej ta evitonte.18

Zgjerimi i shtetit serb nė drejtim tė jugut, kėrkesė qė e pėrkrahnin disa fuqi tė mėdha nė Kongresin e Berlinit, u kundėrshtua vetėm nga pėrfaqėsuesi diplomatik i Turqisė pėr interesa tė Perandorisė sė tij.19

Duke shfletuar protokollin nr. 8 qė u miratua nga pjesėmarrėsit e Kongresit tė Berlinit, mund tė kuptohet se edhe Qeverisė Greke i ishte lejuar qė tė dėrgonte pėrfaqėsuesit e vet diplomatik nė kėtė tubim.20 Nga kėto tė dhėna mendojmė se mund tė konkludojmė se Qeveria sėrbe dhe ajo e Athinės siguruan tė drejta qė tė dėrgojnė mbikėqyrėsit e tyre diplomatikė nė Kongresin e Berlinit. Sa i takon Greqisė, kongresi ēėshtjen e la tė pazgjidhur dhe vendosi qė kufiri ndėrmjet Perandorisė Osmane dhe Greqisė tė caktohej sipas njė komisioni qė do tė formohej nga tė dy palėt, ku si bazė do tė shėrbente edhe vija kufitare e pėrcaktuar nga lumenjt Selemvrija nė Thesali dhe Kallamas. Sipas kėtij rekomandimi Greqisė do t'i mbeteshin jo vetėm qytetet Janina, Preveza dhe Arta me rrethina, por edhe e tėrė Ēameria.21

Pikėrisht nė saje tė diplomacisė evropiane, Mali i Zi dhe Serbia arritėn tė realizojnė njė varg koncesionesh nė Kongresin e Berlinit. Kėshtu deri sa Mali i Zi duke u mbėshtetur nė Paqen e Shėn Stefanit zgjeroi territorin e vet pėr 210 mila, me Kongresin e Berlinit atij iu zvogėlua territori nė vetėm 80 mila, ku, sipas tė dhėnave, jetonin 50.000 shqiptarė. Nė pėrgjithėsi pas Kongresit tė Berlinit, Mali i Zi disponon, sipas tė dhėnave tė kohės gjithsejt 165 mila territor, me 250.000 banorė.22

Siē dihet, me vendimet e Kongresit tė Berlinit Serbia e fitoi pavarėsinė e plotė shtetėrore dhe njėherėsh u zgjerua nė juglindje me 210 mila dhe 280.000 banorė, me njė popullsi me mjaft shqiptarė. Disa shkenctarė kanė llogaritur se pas Kongresit tė Berlinit Serbia duhet ketė pasur gjithsejt 1.000 mila territor dhe 1.600.000 banorė.23

Nė kohėn e Krizės sė madhe lindore (1875—1878) qarqet imperialiste tė shteteve tė mėdha dhe ato tė shteteve ballanike i thyen parimet e luftės pėr ēlirimin kombėtar tė popujve tė Ball-kanit.24

Popujt e Gadishullit Ballkanik, pėrkundėr pesė shekujve nėn zgjedhen e Perandorisė Osmane, jetuan pothuajse nė kushte historike gati tė barabarta, por zhvillimi i procesit tė emancipimit kombėtar tė tyre nuk u zhvillua dhe nuk pėrfundoi kudo nėn kushte dhe rrethana tė njėjta dhe nė tė njėjtėn kohė. Shqipėria u nda nga Perandoria Osmane mė vonė se Greqia, Serbia, Bull-garia, Rumania dhe Mali i Zi.25

Kėshtu „koncerti evropian" pavarėsisht nga kėrkesat e popujve tė Ballkanit, i mbledhur nė Berlin, hartoi hartėn e re tė Gadishullit Ballkani, sipas interesave tė veta.