PDA

View Full Version : I zgjedhim 10 forumistat 2007

Dardan Kastrati
29-12-07, 13:32
E hap kete teme me qellim qe ti zgjedhim 10 forumistat me te mire te vitit qe po e lejme pas , qe besoj jane te shume ne kete forum te mire.Por 10 me te mirat do te dallohen me postimet e tyre qe kane bere ne forum .
Kriteret per te zgjedhur me te mirat jane :
1.Qe kane hapur sa me shume tema inetersante
2.Qe kane bere shume postime mbrenda ketij viti
3.Postimet me te lexuara nga anetaret e forumit
4.Te kenee qene transparent dhe te hapur me te gjithe ne bashkebisedim
5.Sjellja te mire dhe komunikuese....

PS.. Nese nga anetaret e forumit mund te beje ne mendje edhe ndonje kriter tjeter munden te shtojne ne temen time apo edhe moderatoret ...

valiii
29-12-07, 14:04
.1.Qe kane hapur sa me shume tema inetersante ..

Mendoj qe ky titull t'i takoj Estella-s .

2.Qe kane bere shume postime mbrenda ketij viti

Nuk e di, me se shumti postime kane kryesishte ata qe shkruajne tek kafja .

3.Postimet me te lexuara nga anetaret e forumit

Postimet me te lexuara ( sipas meje ) burojne nga keta anetare ( renditja sipas aflabetit)

1.arton bala
2.BE LK
3.Dilaver
4.Gentiani
5.hawk
6.jadore
7.LABI
8.Murgesha
9.Psikologu
10.Sunshine

4.Te kenee qene transparent dhe te hapur me te gjithe ne bashkebisedim

Amazona
Elina
Sy_kaltra
Selvija
BE LK
Preshevar
jador
egi
Prishtinasi
Guri i Madh
MemfiSx
LABI
Luana
Ka edhe shume te tjere, po nuk po me kujtohen tani per tani ...

5.Sjellja te mire dhe komunikuese....

Uēk_Aksh ( nuk egziston ne forum ndonje anetar/e qe, i ka sjelljet me te mira se ky )

Zero Cool
29-12-07, 14:29
Une po i propozoj keta 10 anetare:

1. *Kulleri*

2. *lumi*

3. *roni*

4. *S*A*T*A*N*I*S*T*I*

5. *shtime*

6. *sokoli

7. *tung*

8. *gresa*

9. ---niti

10. *-navel-ring

____________________
http://img.photobucket.com/albums/v155/zerocoolnl/ZeroCoolpb.gif

BE LK
29-12-07, 14:47
UNE MENDOJ KETO 10

1. Valiii.
2. Linka_Pz
3. Dilaver
4. Preshevar
5. hawk
6. jadore
7. LABI
8. Murgesha
9. Psikologu
10. Rilinda

Keto mendoj une por kam dhe shume te tjere qe realisht kane postuar mjaft bukur ne FD

une mendoj se nuk ka rendesi numri i posteve dhe i temave por cilesia e tyre.!!

BE LK

Cia-Ferizaj
29-12-07, 15:57
asnjo hiqqqqqq

hahahaha

Dardan Kastrati
29-12-07, 16:05
asnjo hiqqqqqq

hahahaha
Jemi transparent dhe e respektojme mendimet e te gjitheve .Te flm

Linka_pz
02-01-08, 15:09
Per mendimin time jan keta (qe kan qene edhe me aktiv )

Jadore (shkrime te mrekullueshme qe i kam lakmi )
Luan_i
Arkza
Egi
Rilinda
Labi (shkrimet me te mira dhe shkrime qe mesohet nga to )
BE LK
Xuki
Elina
Selvija ,,,ka edhe te tjere por keta jane 10 -te paret !

Dardan Kastrati
02-01-08, 15:13
Ne forumin e dardanise ka shume qe meritojne te jene ne 10 e pare dhe per respekt per te gjithe antaret e forumit ,por une kam zgjedhur disa nga ata qe per mendimin tim ia vlen te jene ne kete 10 te pare per vitin 2007 ..Ne kete 10 se kam perfshi asnje nga moderatoret ,pasi qe jane ne nje sondazh tjeter ,tek moderatoret ....
10 ime jane keta forumista ......

1.Uck_aksh
2.Linka_pz
3.Zero_cool
4.E_martumja
5.gazi-de
6.Arkza
7.BE_LK
8.Sy_kaltra
9.Rafet_Llapjani
10.Selvija

Thene realisht ka edhe shume te tjere qe meritojne te jene ne kete 10 .Nje respekt per te gjithe antaret e tjere te forumit ......

Cia-Ferizaj
02-01-08, 18:02
sdi se jam ardh vone une......... smuj me dhan vleresime hala spi njoh

Domira
03-01-08, 12:54
Une nuk jam adhuruese e sondazheve kur behet fjale per shoke virtual...por mbasi vec e keni hapur kete teme, voten time shkon per nje person qe me ka bere te djehem mire me te gjitha postimes e saj ne Forum e ajo eshte ELINA:smile:

Arb
03-01-08, 16:25

OOO Elinen e kemi sugareshen e forumit bre!

Preshevar
03-01-08, 22:02
10 Antaret gjat vitit '07, qe m'kan len pershtypje te mir ne biseda shoqrore jan :

.Shqiptarja,

.Lyra2,

.Egi,

.Rilinda,

.Arkza,

.Elina,

.ssara,

.Miss D. '07

.Vjeshta

.L-Nora

.Prishtinasja_

...etj. etj. qe kan ardhur ka fundi i vitit :biggrin:

Amina
03-01-08, 22:51
Per mua 10 forumistat 2007 jan( pa marr parasysh ne qfare kategorie)
Linka Pz
LABI
Egi
Arkza
Rilinda
Sy-Kaltra
gazi-de
BE_LK
Vjeshta
Elina(Prishtinasja hehehe)upps e teprova, po keto dyja jan ne nje pozite heheheh

Ka edhe shume shume te tjere.

egi
03-01-08, 23:34
Hm..mu per veti nuk me doket qe mundem me qen nder 10 forumistave te vitit 2007, por ju falimenderoj te gjithve per propozim..

Nejse..per mu forumistata e vitit 2007 jan ata qe me kan lan mese shumti pershtypje ..(negative a pozitive, nuk eshte me rendesi hehe, pak hajgare se te gjith vetem pozitive kan qen :biggrin: ..)

Elina
Rilinda
Preshevar
Labi
Linka_pz
gazi-de
Amina
Prishtinasja
Xuki
Arkza
Banu Ne Jet I Sinqert

luckyman
03-01-08, 23:40
Se pari te pergezoj per temen motrushe!

10 antar po jme duken pak,............a bone pak ma shume ?!!!

trgomni,mos harroni

BE LK
04-01-08, 11:21
10 Antaret gjat vitit '07, qe m'kan len pershtypje te mir ne biseda shoqrore jan :

.Shqiptarja,

.Lyra2,

.Egi,

.Rilinda,

.Arkza,

.Elina,

.ssara,

.Miss D. '07

.Vjeshta

.L-Nora

.Prishtinasja_

...etj. etj. qe kan ardhur ka fundi i vitit :biggrin:
Ky i destinuar me i bere qejfin gocave..........http://www.dardania.de/vb/upload/images/smilies/biggrin.gif

legenda
04-01-08, 12:31
.....fillimishte parashtroj pyetjen,,,

ne cilat ARGUMENTE duhet te mbeshtetet nje liste e tille,
sa jane te fuqishme ato argumente,dhe sa arrihen te zbatohen ne virtualitet,hmmm...eshte ceshtje shume relavante,apo jo,...

pastaj del problemi
-nofken,apo
-anetarin
(...ahaha,kisha me i cek dis nofka,por kam frige jane produkt i vetem nje anetari)...

keshtu qe personalishte ANASHKALOJ perpilimin e listave te tilla,...

....nje ceshtje qe dua te cek,eshte se sipas mendimit tim ne DARDANIA,,,eksistojne KOALICIONE ( KLANE ),te cilat theksohen (...ose vine me shume ne shprehje) me perpilimin e listave te tilla ,,,

formimi i KOALICIONEVE padyshim qe nuk eshte gje e mire,dhe joproduktive,,,pasi qe ne debate nuk arrihet LUBRIFIKIMI I MENDIMIT,,,rrjedhimishte konkludohet se antaret e Koalicionit,e mbrojne mendimin e njeri -tjetrit,,,
andaj DEBATET marrin ngjyra te zbehta-artificiale,,,qe ilustrohen me elozhe,servilizem... ne nje ane,e ne anen e kundert me injorance,,,dmth MENDIMI gjate ferkimeve ( si rezultat ne pikepamje te ndryshme ) nuk lubrifikohet,qe ne finalizim te nxjerr SHKELQIMIN E TIJ ( gje qe eshte qelllimi i zhvillimit te debatit ),mirpo MENDIMI thjeshte has ne NEGLIZHENCE,,,ndryshket...

Legenda

(si gjithnje - e pavarur....)

Preshevar
04-01-08, 12:37
Ky i destinuar me i bere qejfin gocave..........http://www.dardania.de/vb/upload/images/smilies/biggrin.gif

Prit de, se s'pata koh me be listen e dyt: E din ti qe si perzij djemt me vajza une :biggrin: lol

.gazi-de

.instruktori

.Be-Lk

.Valii

.Guri-i-Madh

.Xuki

.Hasan'Mehmeti

.Gentiani

.^katunari^

.Uēk-Aksh

.Romeo

etj... etj...

BE LK
04-01-08, 14:13

S'Pranohet Lista e dyte. http://www.dardania.de/vb/upload/images/smilies/biggrin.gif

Nuk eshte puna me u bo qejfin. POr realisht cfar mendon. hhahahhaahahhaahahhahah

GJithsesi mua me pelqen sinqeriteti yt. hahhhahahahahahha

pleshti
05-01-08, 02:11
Cka u ba mor kjo pune keshtu?
Ka po shkoj ne forumet shqiptare tema e njejte.
Te zgjedhim anetarin me te mire te vitit 2007.
Me kritere apo pa kritere mendoj se ne asnje forum nuk jan te sinqerte ne keto raste.
Po votohen jo me te miret, por thuaj ti per mua e une pastaj them per ty. Si duket na duhet neve shqiptareve kohe te lirohemi nga njoftesia, familjariteti. Per fund ju ftoj, ata qe me propozojn mua, ja u dhash besen shqipe se do ti propozoj edhe une. Vetem me duhet me pare te jap nje liste per ata qe me te vertet mendoj e meritojn nje titull te tille. Ani se nuk pres prej tyre te me propzojne pikerisht mua.

pleshti
05-01-08, 02:43
Ndoshta nuk arrij ti gjej pikerisht 10 anetar por po jap mendimet e mia per disa prej tyre
1. Gentiani.
Me ka berr pershtypje te veqante me nxitimin per te mos fshehur fare uljet dhe ngritjet tensionuse ne shkrimet e tija. Arrogant deri ne maksimum, njohes i mir i disa gjerave ku edhe jep shkrime te mrekullueshme, per gjerat qe nuk i di mundohet ngulmon e qalon per te rene ne sy tek te tjeret por nga qe nuk di me teper e humb fillin e diskutimit dhe fillon nga sharjet qe doren ne zemer ka nje reportuar te mir, ku edhe bje poshte shum poshte sa qe nuk ti kursen asnje nga robte e shtepise. Me ket me jep nje pasqyre te nje njeriu te paformuar mir, ku shifet qarte se ne jeten e tij nuk i eshte nenshtruar asnje edukimi te rrept familjar.
2. Pokeri.
Ky gjeni virtual e meriton te shpallet jo ne mesin e dhjet me te mireve por ne mesin e dy te pareve, menjeher pas Gentianit. Njesoj si Gentiani edhe ky ka njohuri te shumta, nuk ngurron ti shpreh, por e keqja e tij eshte se don qe te ket perkrahje te parezerv nga te gjithe. I duhet pak rrahje shpatullash per tju gezuar gjenijalitetit te vet.
3. 4peace.
Eshte interesante me ket njeri. Me duket shum i zgjut, veq edhe ky si duket e ka marr vetveten ne sy shum te mire pasiqe shkrimet e tija i shoqeron nje arrogance e pashoqe. Sharja e tij qe me shum me bie ne sy qen, qent, me le pershtypje se eshte fund e krye i ren nen ndikimin e Qosiqit, sa qe nganjeher gjat leximit te shkrimeve te tija kam pershtypje se edhe ky forumistet e dardanise i konsideron si nje kope qensh.
4. Psikologu.
Me perpelitjet e tija mes kombetares dhe fetares aq shum e ka ne qejf vetveten sa qe shum her nuk arrin te dalloj se kur duhet shkru per kombetarizem e kur per fetarizem.
5. ARB
Njeri i pa frenueshem kur eshte ne pytje politika dhe feja. Mbron me kembengulje mendimin e vet, duket se ka nje antipati te madhe per "fetaret" e forumit, simpatizuesit e PDK-se me cka shpesh ja humb vetvetes te mirat qe jo rrall gjenden ne shkrimet e tija.
6. Legenda
Me pelqen menyra se si diskuton kjo vashe. Eshte kategorike e e vendosur ne pohimet e veta. gjithashtu menyra e postimeve te saja si kur i ka te vetat si kur i kopjon imponon lexuesin.
7. Guri i madh
Firma e tij te demaskojm vehabizmin me jep nje pasqyre reale se ky njeri eshte nje antimuslim i perbetuar. Megjithate me pelqen menyra qe ai perdor ne te shkruar. Si duket ka veshtiresi te shkruaj gjuhen shqipe ama mendimet i ka te kjarta
Keta jan ata qe me se shumti me imponojn me ja u lexu shkrimet.
Lus moderatorin qe te fshi shkrimin me lart e te ler ket te tanishmin flm ne mirekuptim.
Pleshti dora vet.

BE LK
05-01-08, 10:33
.....fillimishte parashtroj pyetjen,,,

ne cilat ARGUMENTE duhet te mbeshtetet nje liste e tille,
sa jane te fuqishme ato argumente,dhe sa arrihen te zbatohen ne virtualitet,hmmm...eshte ceshtje shume relavante,apo jo,...

pastaj del problemi
-nofken,apo
-anetarin
(...ahaha,kisha me i cek dis nofka,por kam frige jane produkt i vetem nje anetari)...

keshtu qe personalishte ANASHKALOJ perpilimin e listave te tilla,...

....nje ceshtje qe dua te cek,eshte se sipas mendimit tim ne DARDANIA,,,eksistojne KOALICIONE ( KLANE ),te cilat theksohen (...ose vine me shume ne shprehje) me perpilimin e listave te tilla ,,,

formimi i KOALICIONEVE padyshim qe nuk eshte gje e mire,dhe joproduktive,,,pasi qe ne debate nuk arrihet LUBRIFIKIMI I MENDIMIT,,,rrjedhimishte konkludohet se antaret e Koalicionit,e mbrojne mendimin e njeri -tjetrit,,,
andaj DEBATET marrin ngjyra te zbehta-artificiale,,,qe ilustrohen me elozhe,servilizem... ne nje ane,e ne anen e kundert me injorance,,,dmth MENDIMI gjate ferkimeve ( si rezultat ne pikepamje te ndryshme ) nuk lubrifikohet,qe ne finalizim te nxjerr SHKELQIMIN E TIJ ( gje qe eshte qelllimi i zhvillimit te debatit ),mirpo MENDIMI thjeshte has ne NEGLIZHENCE,,,ndryshket...

Legenda

(si gjithnje - e pavarur....)

Legendė......

Fillimisht bere nje pyetje. DHe kesaj pyetje po i pergjigjem une...!!

Ai person qe ka hap kete teme ka rendit kriteret e perzgjedhjes se emrave, sipas mendimit te tij, i qelluar apo jo eshte lemi tjeter.

Ne kur flasim apo shkruajme me sakte, mundohemi te themi mendimin tone ne virtualitet dhe kjo reflekton ne shumicen e rasteve problemet e realitetit. Virtuliteti eshte pjelle e realitetit dhe se arsyet e mos perfilljes se realitetit ne kete drejtim me duken pak cinike!!

Nofka eshte emer dhe ska shume lidhje me mendimin e njerit apo tjetrit, por pa harruar se reflekton dicka ne zanafillat e saj.

Anetari duhet te personifikohet me nje nofke se mua me duket pak si pa kuptim nofken apo anetarin, "kur flitet ne virtualitet". Peseqind fytyra ne pese pasqyra nuk mund te shihen por ne te kundert behet dicka!!!

Heshtja eshte urtesi e urtesia eshte menquri. Anashkalimi eshte arrogance por ne hirarki eshte urtesi!!!

Grupacionet hasen ne cdo vend e kuvend se i bashkon mendimi e bendjet e ndryshme, problem i hasur qe ne krijimin e njerezimit dhe ska per tu sheruar kurre.

Por klanet me paramendim mua sme pelqejn ashtu siq nuk ju pelqejne askujt qe pretendon te shprehe dicka nga llogjika e tij e pavarur...!!

Klanet ne mendim, realitet i hidhur. Konceptet ne virtualitet jane pak a shume skalistike.

Sa per servilizem, se kuptoj arsyen pse zhvillohet ne virtualitet, se di pse por kurre se kam kuptuar!!??

Nese dy njerez bien dakord per dicka kjo nuk don me thene se humbi vlera e debatit, nete kundert debati sapo ka filluar.!!

Mendimet ndryshken bashke me kohen, por divergjenca sjell ide ne vlere!!!

Me respekt BE LK

Dardan Kastrati
05-01-08, 12:40
Ne fillim dua te ju pershendes te gjitheve dhe te ju falenderoj per mendimet e juaj rreth temes qe kam hapur.Mbeshtes komentin nese mund ta quaje e BE LK , saj perkete asaj se ka klane ketu qe ti zgjedhim 10 anetaret me te miret te forumit , ju them me sinqeritetin me te plote se asnje se njof personalisht ne forum,pos qe i njof ne forum me shkrimet e tyre qe i bejne.

Rreth kriterve qe kam shkruar,kam lene hapsire qe edhe anetaret e tjere mund ti japin mendimet e tyre rreth kriterit te zgjedhjes se 10 me te mireve ne forumin e dardanise .

E drejte e se cilit eshte rreth perpilimit te nje liste prej 10 anetareve apo edhe anashkalimin e asaj liste ,edhe pse ne listen timi qe kam perpiluar s'jane perfshi fare moderatoret qe jane ne forum..

Rreth formimit te koalicioneve ,po shpreh mendimin tim :se ne kete forum skemi asgje te bejme me qeverisjen e nje shtet shume partiak ,por thjeshte e kam hap kete qe te jete nje 10-she sikur ne te gjitha fushat e tjera ..

Edhe nje here dua ti falenderoj te gjithe ata qe marrin pjese ne kete debat .mvaresisht per mendimet qe japin ne kete teme...

Respekt per te gjithe .. me te mira.....

BE LK
05-01-08, 12:53

I dashur Dardan,

Ne kete forum dhe ne kete teme te hapur nga ju, disa per arsye te ndryshme dhe qe mua personalisht nuk me interesojne mundohen ti japin kah tjeter bisedes.

Po mar shembull veten time persa i perket Listet. Kam vendos ne kete liste keto persona

UNE MENDOJ KETO 10

1. Valiii.
2. Linka_Pz
3. Dilaver
4. Preshevar
5. hawk
6. jadore
7. LABI
8. Murgesha
9. Psikologu
10. Rilinda

Keto emra mua shume nuk pelqejne mendimet e tyre. por pelqehen dhe jane mete lexuarit. keshtu qe une smund te vendos nje njeri qe ska shume lidhje me kete aspekt.

Nuk kam dasht te ndaj moderatoret nga te tjeret per arsye se shume prej tyre jane bashkebisedues te zellshem dhe smund ti anashkaloj.

Ata qe pretendojne per KLANE, u ben hije vetja.:wink:

gjithe te mirat

BE LK

Dardan Kastrati
05-01-08, 13:10

I nderuar BE LK ..
Te falenderoj shume per mendimin e juaj dhe listen qe ke perpiluar e mbeshtes e respektoje dhe nje respekt per te gjithe ata qe jane perfshi ne ate liste .

Arsyeja pse nuk i jane ne listen time moderatoret eshte se : Eshte nje teme ku zgjedhen moderatoret me te mire ne kete forum .Kam nje respekt per te gjithe moderatoret qe e bejne punen e tyre ne kete forum,asesi nuk dashur te anashkaloj ne listen time ,vetem kjo ka qene arsyeja .

Ne ate sondazh qe te zgjedhet moderatori me i mire i forumit kam votuar edhe une ....qe te gjithe moderatoret jane dhe do te jene te respektuar nga ana ime ,,,

Shendet kalo sa me bukur ....

4peace
05-01-08, 19:52
***

Pėr mos me shpenzuar shumė shkronja, lidhje me kėtė temė i bashkangjitem (gati) plotėsisht mendimit tė „rilindja“-s. Po e them „(gati) plotėsisht“ vetėm pėr nga mėnyra e shprehjes sė njė mendimi. (Dihet dhe duhet edhe tė jet ashtu qė sejcili tė shprehet ashtu siē di – origjinal). Kurse pėr nga mendimi jam i njėjtė me atė qė e ka thėnė „rilindja“.
Pėr mua nuk luan kurrfarė roli n’cilin vend tė listės jam, qoftė ajo listė e zezė apo e bardhė. Sepse nuk mė intereson fort… (sikur „kėnga“ e mėposhtme)

A ju intereson se cfare mendojne te tjeret per ju ?!
http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=23768 (http://www.dardania.de/vb/upload/showthread.php?t=23768)

Pra, pyetjes : „A ju intereson se cfare mendojne te tjeret per ju ?!“
Do t’i isha pėrgjigjur me „Jo. Aspak“.

Pse? Sepse nė forum nuk ndjej konkurrencė. Madje nga as njėra anė. D.m.th. se as nuk e shoh ndokėnd pėr konkurrent timin, nė njėrė anė, dhe as nuk dua t’i bėj konkurrencė dikujt. Dhe, meqė ėshtė kėshtu, nuk mė interesojnė (top) listat e tilla.

Sipas kėndvėshtrimit tim ka mjaft anėtarė (sė bashku me moderatorė) tė shkėlqyer por edhe aq tė ndryshėm nė stil, nė shprehje e mendime sa qė ėshtė e pamundur tė bėsh krahasime dhe mirė qė ėshtė kėshtu. Gjė qė do ta kishte vėshtirėsuar pa masė vendosjen e kriterieve pėrmjet tė cilave do tė mund tė bėhej pėrzgjedhja sa mė e drejtė e mė tė mirit. Fundja, sipas mendimit tim, ēdonjėri ėshtė mė i miri nė mėnyrėn e vet. Pėr mua personalisht mė tė mirėt do t’i kisha veēuar vetėm pėrnga origjinaliteti (parimi”be what you are”) i tyre, pa marrė parasysh sa e si dijnė e duan tė shprehen. Nė fund tė listės i kisha vendosur ata qė mendojnė me tru tė huaj – imitojnė. Kurse tė kėtillė, pėr fat tė keq, ka shumė.

Sa mė pėrket mua personalisht, rezultati ėshtė diku rreth 20-30:1. Kjo don tė thotė qė nė forum 20 deri 30 hise lexoj, kurse njė hise tė vetme e pėrdori pėr tė shkruajtur. Kurse, kohėve tė fundit shkruaj vetėm nė forme intervenimi, kur, siē thuhet, “nuk mė durohet dot tė pėrmbahem”. Kurse rastet e tilla janė kryesisht kur dikush e ka thėnė/cituar njė gjė qė shkon nė drejtim krejt tė gabuar nga ajo qė ka dashur ta thojė/shprehė. Unė jam mė se i vetėdijshėm se intervenimet e tilla tingėllojnė ashpėr, vrazhdtė. Pa emocione. Dikujt ato i duken si kėshillė e mirė (shumė rrallė) e dikujt si sharje, shprehje arrogante/mendjemadhėsie/groteskle/sarkastike (shumicės). Mirėpo, ata qė mė njohin (jan shumė pak) e dijnė se jam i butė, tolerant e krejt ndryshe nga ajo qė iu kam lėnė pėrshtypjen shumicės.

Ajo ēka ėshtė mė kryesore dhe qė mė brengosė mė sė shumti ėshtė energjia tejet negative e cila mbretėron nėpėr forumet shqiptare, ku nuk bėn pėrjashtim as dardania.de. Jam munduar ta luftoj kėtė gjė por, meqė zėri im dhe i atyre pak tė tjerėve tė ngarkuar me energji (mė) pozitive ėshtė shumė i vogėl, ashtuqė edhe ndjehem i detyruar t’i pėrmbahem parimit “budallės lėshoja udhėn”.

Gjithsejcili nga ne, duke filluar prej atij mė negativit (tė errėtit) e deri te ai mė pozitivi, si krijesa tė Zotit posedon njėfarė shkalle drite (‘nur’-i), diēka qė pėrmban nė vetvehte hyjnoren e qė ėshtė dhe virtyt. Gjithsejcili nga ne posedom me “djallėzore” (jovirtyte) dhe me hyjnore (virtyte). Jovirtyti (ana negative e njė njeriu), nėse punohet nė atė drejtim, mund tė shndėrrohet nė virtyt. Pėr kėtė duhet tė jet nė dijeni ēdonjėri, ashtuqė tė mos mendojė dikush se s’mund ta pėrballojė tė keqen, s’mund ta mposhtė “djallėzoren”. Lypset vetėm vullnet e (pak mė shumė vet-) disciplinė.

Gjitha tė mirat!

***

BE LK
05-01-08, 22:23

Pak i irrituar e dukesh se te kane thene mendje madh. hhaahhahhahhahh

gjithe te mirat.

BE LK

DEA
05-01-08, 22:29
Murgesha
Halla e madhe
Legenda
Jadore
Prishtinasja
Vjeshta
Paradoxi vet:biggrin:
Turisti
Lazdrani
Z.Naki(u):smile:

Ka edhe plot e perplot te tjere

turisti
06-01-08, 11:27
Murgesha
Halla e madhe
Legenda
Jadore
Prishtinasja
Vjeshta
Paradoxi vet:biggrin:
Turisti
Lazdrani
Z.Naki(u):smile:

Ka edhe plot e perplot te tjere

Flm shume e nderuar. :smile:

gazi-de
06-01-08, 12:26
Murgesha.......
Rilinda.........
Sy_kaltra....
Selvija......
Elina.......

Valiii......
Psikologu...
Paradox...
Preshevari...
Agolli....

une i propozove ca edhe pse ka edhe shume te tjer,por me mire eshte te behen ty lista 10 femra 10 mashkuj,..
me respeket per te gjithe gazi-de..............................

4peace
06-01-08, 13:33
*

update

Pėr mos me shpenzuar shumė shkronja, lidhje me kėtė temė i bashkangjitem (gati) plotėsisht mendimit tė „rilindja“-s. Po e them „(gati) plotėsisht“ vetėm pėr nga mėnyra e shprehjes sė njė mendimi. (Dihet dhe duhet edhe tė jet ashtu qė sejcili tė shprehet ashtu siē di – origjinal). Kurse pėr nga mendimi jam i njėjtė me atė qė e ka thėnė „rilindja“.

Mė falni pėr gabimin. Kam menduar pėr "legenda", kurse e kam shėnuar "rilindja". Ndaj dhe kėrkoj falje nga tė dyja kėto nofka, megjithėse tė dyjat kanė tė njėjtin rrespekt nga ana ime.

U plakėm e hajt!

*

pranveruesi
26-01-08, 09:51
.....fillimishte parashtroj pyetjen,,,

ne cilat ARGUMENTE duhet te mbeshtetet nje liste e tille,
sa jane te fuqishme ato argumente,dhe sa arrihen te zbatohen ne virtualitet,hmmm...eshte ceshtje shume relavante,apo jo,...

pastaj del problemi
-nofken,apo
-anetarin
(...ahaha,kisha me i cek dis nofka,por kam frige jane produkt i vetem nje anetari)...

keshtu qe personalishte ANASHKALOJ perpilimin e listave te tilla,...

....nje ceshtje qe dua te cek,eshte se sipas mendimit tim ne DARDANIA,,,eksistojne KOALICIONE ( KLANE ),te cilat theksohen (...ose vine me shume ne shprehje) me perpilimin e listave te tilla ,,,

formimi i KOALICIONEVE padyshim qe nuk eshte gje e mire,dhe joproduktive,,,pasi qe ne debate nuk arrihet LUBRIFIKIMI I MENDIMIT,,,rrjedhimishte konkludohet se antaret e Koalicionit,e mbrojne mendimin e njeri -tjetrit,,,
andaj DEBATET marrin ngjyra te zbehta-artificiale,,,qe ilustrohen me elozhe,servilizem... ne nje ane,e ne anen e kundert me injorance,,,dmth MENDIMI gjate ferkimeve ( si rezultat ne pikepamje te ndryshme ) nuk lubrifikohet,qe ne finalizim te nxjerr SHKELQIMIN E TIJ ( gje qe eshte qelllimi i zhvillimit te debatit ),mirpo MENDIMI thjeshte has ne NEGLIZHENCE,,,ndryshket...

Legenda

(si gjithnje - e pavarur....)

..qikjo qika paska dhene nje mendim shume te forte te bazuar ne nje kendveshtrim shume real e pergezoj per zgjuarsin dhe vendosmerin e te shkruarit ne menyren e formen direkte e konkrete...

...ti zgjedhesh 10 me te miret eshte e veshtire se ka mjafte te mire kendej dhe as qe do te doja te perpiloja nje liste pasi qe Forumin, vete stafi ia humbe vleren qe dueht ta kishte duke qene shume i nje anshem dhe besoj se shume nga stafistat kane me shume se dy nika, prandaj te futesh ne nje perzgjedhje te tille eshte si te futesh ne amazon pa thike...

...ama prap se prape ne kete forume cmoje shume Forumistet e thjeshte qe ruajne me fanatizem mevetesin e tyre dhe principet e te shtjelluarit te temave sic me beri pershtypje edhe vete ky shkrimi i kesaj Legendeje...

...me te mira paqe dhe selame..

tungiii

Gjumashja
26-01-08, 11:47
ndoshta ne 2008 jam dikun sepse 2007.. veq shkoj....:biggrin: ...

legenda
26-01-08, 17:18
Pleshti

6. Legenda
Me pelqen menyra se si diskuton kjo vashe. Eshte kategorike e e vendosur ne pohimet e veta. gjithashtu menyra e postimeve te saja si kur i ka te vetat si kur i kopjon imponon lexuesin.

....ore plesht
ore pickueees,ngapak
edhe ngacmueees,,,ahaha....

fillimisht shpreh falenderimin nga an ime qe me keni rradhit ne nje liste ku jane emra "prominent" te forumit...flm,per privilegj.
gjithashtu dua te cek se edhe JU -jeni nje nofke shume interesante,mirpo lajmeroheni rralle,kisha pas deshire qe te lajmeroheni me shpesh,....
e keni cek se kpjoj,po Pleshti mirpo ndoshta ndodh kjo ne nderdije,e jo me qellim te caktuar,ndodh qe dic gjate leximit me eshte ngulitur ne koke,dhe pastaj e ndrikuar nga subkoshienca e kam thene te njejten,ndodh...mirpo ne anen tjter ndoshta e ke verejt se edhe Legenda po kopjohet mjafte,e jo vetem ne kete forum,por edhe ne tjere,...( e humba pak modestine,ahahaa...),,,ka edhe copy_paste nga une,qe mua me kane lene pershtypje,dhe me qellim qe te ushqeje temat i kam sjell origjinal ne forum,por gjithnje duke cek faqet e netit ku jane marr....etj....

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

Legendė......

Fillimisht bere nje pyetje. DHe kesaj pyetje po i pergjigjem une...!!
Ai person qe ka hap kete teme ka rendit kriteret e perzgjedhjes se emrave, sipas mendimit te tij, i qelluar apo jo eshte lemi tjeter.

.....e sakte,,,gjithashtu ka lene hapsire qe keto kritere te theksohen dhe te plotesohen edhe nga te tjeret,,,e une mendoj se asaj liste i mungojne mjafte kritere te mirfillta...

Ne kur flasim apo shkruajme me sakte, mundohemi te themi mendimin tone ne virtualitet dhe kjo reflekton ne shumicen e rasteve problemet e realitetit. Virtuliteti eshte pjelle e realitetit dhe se arsyet e mos perfilljes se realitetit ne kete drejtim me duken pak cinike!!
Nofka eshte emer dhe ska shume lidhje me mendimin e njerit apo tjetrit, por pa harruar se reflekton dicka ne zanafillat e saj.
Anetari duhet te personifikohet me nje nofke se mua me duket pak si pa kuptim nofken apo anetarin, "kur flitet ne virtualitet". Peseqind fytyra ne pese pasqyra nuk mund te shihen por ne te kundert behet dicka!!!

.....kjo eshte pika DELIKATE,,,si mundet te debatohet nje mendim,apo nje ceshtje,kur apriori supozojme,se i njejti antar shkruan me 5 nofka ne te njejten teme,dhe po ashtu sic e cek edhe vet zanafillat jane te njejta,pra vetem se e ndrrojne trajten,nga kjo konkludojme se nuk kemi pluralitet te mendimeve,mirpo nje mendim ne disa variante-apo nuanca....

Heshtja eshte urtesi e urtesia eshte menquri. Anashkalimi eshte arrogance por ne hirarki eshte urtesi!!!

....ne rastin tim,besoj se ke menduar se eshte URTESI,ahaha....

Grupacionet hasen ne cdo vend e kuvend se i bashkon mendimi e bendjet e ndryshme, problem i hasur qe ne krijimin e njerezimit dhe ska per tu sheruar kurre.
Por klanet me paramendim mua sme pelqejn ashtu siq nuk ju pelqejne askujt qe pretendon te shprehe dicka nga llogjika e tij e pavarur...!!
Klanet ne mendim, realitet i hidhur. Konceptet ne virtualitet jane pak a shume skalistike.

....ne kur shfletojme keto faqe ne tema te ndryshme deshirojme qe te mesojme dicka,e klanet e demtojne mendimin real,pasi qe ne apsorbojme mendime qe mbeshtesin njeri tjetrin per qellime klanore,e jo ne fakt realitetin....

Sa per servilizem, se kuptoj arsyen pse zhvillohet ne virtualitet, se di pse por kurre se kam kuptuar!!??

....servilizem ka cdo kund,eshte mjafte veti negative,po forumi eshte nje mjedis i hapur,dhe ka shtresa te ndryshme....
...per kete eshte edhe nje teme e hapur nga une te Hapsire filozofike....

Nese dy njerez bien dakord per dicka kjo nuk don me thene se humbi vlera e debatit, nete kundert debati sapo ka filluar.!!

....asesi,kjo eshte tani nje PIKE TJETER,....

Mendimet ndryshken bashke me kohen, por divergjenca sjell ide ne vlere!!!

....jo te gjitha mendime ndryshken,,,mendimet me vlere perballojne cdo stuhi ...
shpresojme....

Me respekt BE LK

gjithashtu respekt te ndersjellet
-------------------------------------------------------------------------------------------------------

4peace (http://www.dardania.de/vb/upload/member.php?u=13679)

Pėr mos me shpenzuar shumė shkronja, lidhje me kėtė temė i bashkangjitem (gati) plotėsisht mendimit tė „Legendes". Po e them „(gati) plotėsisht" vetėm pėr nga mėnyra e shprehjes sė njė mendimi. (Dihet dhe duhet edhe tė jet ashtu qė sejcili tė shprehet ashtu siē di – origjinal). Kurse pėr nga mendimi jam i njėjtė me atė qė e ka thėnė „Legenda".

te falenderoj per mbeshtetje te mendimit,,,gjithashtu edhe JU jeni nga nofkat e pakta qe zgjojne interesim te UNE.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------

Pranveruesi

..qikjo qika paska dhene nje mendim shume te forte te bazuar ne nje kendveshtrim shume real e pergezoj per zgjuarsin dhe vendosmerin e te shkruarit ne menyren e formen direkte e konkrete...
...ti zgjedhesh 10 me te miret eshte e veshtire se ka mjafte te mire kendej dhe as qe do te doja te perpiloja nje liste pasi qe Forumin, vete stafi ia humbe vleren qe dueht ta kishte duke qene shume i nje anshem dhe besoj se shume nga stafistat kane me shume se dy nika, prandaj te futesh ne nje perzgjedhje te tille eshte si te futesh ne amazon pa thike...
..ama prap se prape ne kete forume cmoje shume Forumistet e thjeshte qe ruajne me fanatizem mevetesin e tyre dhe principet e te shtjelluarit te temave sic me beri pershtypje edhe vete ky shkrimi i kesaj Legendeje...
.me te mira paqe dhe selame..

......Pranveruesi,,,te falenderoj pa mase,
mendoj se duhet te jemi direkt dhe sa me teper konkret kur deshirojme te derdhim mendimet tona,qe lexuesi te aspiroj ne menyre te sinqerte dhe kjarte mendimin,...pra gjithcka per LEXUESIN.