PDA

View Full Version : Pėrcaktimi i gjinisė nė shancet dhe mundėsitė e punėsimit


LABI
17-01-08, 14:46
Pėrcaktimi i gjinisė nė shancet dhe mundėsitė e punėsimit



Nė tė gjitha shoqėritė njėri ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm pėr pėrcaktimin e shanceve jetėsore tė njerėzve ka qenė gjinia e tyre . Nuk ka asnjė shoqėri ku burrat tė mos kenė mė shumė pasuri , status dhe ndikim se gratė nė disa aspekte tė jetės sociale . Nė gati secilin rast femrat shėnohen si inferiore ndaj mashkujve nė qasjen e tyre nė pasuri , fuqi autonomi dhe nė fushat tjera tė vlefshme , nė asnjė rast tė njohur nuk janė superiorė .

Njėri ndėr autorėt qė ka dhėnė opinione lidhur me qėshtjen gjinore ėshtė edhe Randall Collins , i cili thotė : "Statusi mė i ulėt i pėrgjithshėm i femrave rezulton prej dėshirės sė madhe tė qenieve njerėzore pėr plotėsimin seksual dhe prej faktit qė mashkujt nė masėn mė tė madhe janė mė tė mdhenjė dhe mė tė fuqishėm."

Megjithėatė ekzistojnė ndryshime dhe dallime ndėrmjet shoqėrive , varėsisht prej vendit ku jetojnė , formave tė jetės qė ata aplikojnė , determinimi i kulturave , traditave etj . psh: nė shoqėrinė strikte islamike , femrat mbahen tė mbuluara , pėrderisa nė shoqėritė fisnore tė thjeshta gjahtare , femrat mund tė gėzojnė barazi relative .
Njė numėr i teoricientėve feminist nuk janė pajtuar me argumentin e Collins-it qė fuqia mashkullore ėshtė nė rrėnjė tė statusit mė tė ulėt tė femrės ; si Janet Saltzman Chafez dhe Ral Lesser Blumberg pohojnė qė ėshtė roli biologjik i femrės si fėmijbartėse qė ėshtė kyq... Efekti i saj mund tė minimizohet mirėpo jo edhe tė eliminohet . Tė gjitha shoqėritė e kanė gjetė si mė efektive qė ata qė janė shtatėzėnė dhe qė janė duke rritur fėmijė tė bėjnė edhe kujdesin . Nė asnjė shoqėri nuk ndodhė qė femrat "si kategori tė specializohen vetėm nė njė sector tė prodhimit apo publik".

Po ashtu teoria e Chafez-it nxjerrė nė pah dhe definon shkallėn e pabarazisė ndėrmjet gjinive nė kuptim tė qasjes nė resurset e rralla dhe tė vlefshme dhe pohon qė njė numėr i madhė i variablave ndikojnė nė kėto barazi .
Ndėr to janė edhe pėrqindja mesatare e ciklit jetėsorė tė femrave tė dedikuara pėr lindje , distanca ndėrmjet punės dhe shtėpisė , pėrkrahja ideologjike ., religjioze , pėr pabarazi gjinore dhe shkalla e kėrcėnimit .
Chafetz pohon " sa mė e madhe tė jetė fertiliteti mesatar qė rangohet nė njė shoqėri dhe sa mė e madhe qė tė jetė distanca ndėrmjet vendit tė punės dhe shtėipisė , aq mė pak tė inkuadruara do tė jenė femrat nė aktivitete prodhuese".

Faktorė si kėta qė ndikojnė jo vetėm nė numrin e emrave tė inkuadruara nė aktivitete prodhuese por edhe nė mėnyrat se si janė tė inkuadruara dhe kjo ėshtė qenėsore "sepse sa mė e madhe tė jetė inkuadrimi i femrave nė rolet mė tė rėndėsishme ( qė ēmohet mė shumė ) prodhuese nė shoqėritė e tyre mė e vogėl do tė jetė shkalla e stratifikimit gjinorė do tė ketė tendencė tė jetė dhe e kundėrta".
Mund tė argumentohet se gratė kanė prirje tė kufizohen brenda njė sfere <<private>> bota shtėpiake e familjes , fėmijėve dhe ekonomisė shtėpiake .Nga ana tjetėr burrat bėjnė njė jetė mė <<publike>> dhe ata vendosin pėr ndarjen e pasurisė dhe pushtetit. Bota e tyre ėshtė ajo e punės sė paguar , industrisė dhe politikės .

Pikėpamja qė pabarazitė klasore pėrcaktojnė nė masė tė madhe stratifikimin gjinore shpesh ishte njė supozim i padeklaruar deri kohėt e fundit , por tani kjo ēėshtje ėshtė bėrė object debati . John Goldthorpe ka mbrojtur atė qė ai e quan <<pozitė tradicionale>> nė analizėn klasore qė puna e paguar e grave ėshtė relativisht e parėndėsishme nė analizėn klasore – qė puna e paguar e grave mund tė konsiderohen se janė tė njejtėn klasė me burrat e tre . Gold Thorpe thekson se kjo pikėpamje nuk bazohet nė ideologjinė e seksizmit . Pėrkundrazi , ajo njeh pozitėn e varur nė tė cilėn e gjejnė vetėm shumica e grave nė fuqinė punėtore .
Gratė kanė punė me orar tė reduktuar mė shpesh se burrat , madje edhe ndėrprerje pėr shkak tė tėrheqjeve tė zgjatura pėr lindjen dhe rritjen e fėmijėve . Meqenėse shumcia e grave janė nė pozitė varėsie ekonomike nga bashkėshortėt , rrjedh qė pozita klasore e tyre mė shpesh pėrcaktohet nga situata klasore e bashkėshortėve .

Argumenti i Gold Thorpes mund tė kritikohet nė disa drejtime .

Sė pari , nė pjesėn dėrmuese tė ekonomive shtėpiake tė ardhurat e gruas janė thelbėsore pėr ruajtjen e pozitės ekonomike dhe tė mėnyrės sė jetesės sė familjes .

Sė dyti puna e gruas mund tė ndikojė fuqimisht nė atė tė burrit dhe jo thjesht nė mėnyrė tė ndėrsjelltė . Megjithėse gratė rralė fitojnė mė shumė se bashkėshortėt e tyre , situata e punėsimit tė gruas mund tė jetė pėrsėri faktor <<kryesor>> qė ndikon nė klasėn e bashkėshortit .Kėshtu mund tė ndodhte , pėr shembull , nė rast se bashkėshorti kryen punė fizike tė pakualifikuar , ose gjysmė tė kualifikuar ndėrsa bashkėshortja ėshtė , tė themi menaxhere e njė lokali . Puna e gruas mund tė pėrcaktojė standartin pėr pozitėn e familjes nė tėrėsi .
Sė treti , ekzistojnė
shumė familje <<ndėrklasore>> ku puna e burrit ėshtė e njė kategorie klasore mė tė lartė se ajo e gruas , ose ( mė rrallė ) ndėrsjelltė . Meqenėse pėr familje tė tilla janė kryer pak studime , ne nuk mund tė kemi besim se ėshtė gjithmonė e pėrshtatshme qė punėn e burrit ta marrm si ndikimin vendimtar .Mund tė ketė disa qėllime pėr tė cilat ėshtė mė reale pėr t’i trajtuar burrat dhe gratė , madje Brenda tė njejtės familjeje , si tė ishin nė pozita tė ndryshme klasore .

Sė katėrti , raporti i familjeve ku gratė sigurojnė tė vetme tė ardhurat e familjes po rritet . Nė rast se gruaja nuk ka ndonjė tė ardhur nga ndonjė burim i bashkėshortit , gjė qė e vendos atė nė tė njejtin nivel ekonomik me atė tė ish-bashkėshortit , ajo ėshtė me pėrkufizim ndikimi pėrcaktues i pozitės klasore tė saj .
Sot nė punė jo-fizike punbojnė shumė mė tepėr njerėz se mė parė ; por nėse ata janė bėrė pėr shkak tė kėsaj njė "klasė e mesme" kjo ėshtė njė ēėshtje mjaft e debatuar nė sociologji . Kėtu ngėrthehen dy prboleme :
Sė pari , shumė nga punėt jofizike rutinė kryhen nga gratė .Pėr rrjedhojė ka ndodhur ai process qė po quhet nė mėnyrė paksa tė papėlqyeshme feminizim i punės rutinė jofizike . Siē e pamė edhe mė lart , qėshtja e klasės dhe pėrkatėsisė gjinore ėshtė e ndėrlikuar .

Sė dyti , kushtet e punės pėr shumė njerėz nė kėto vende pune kanė rėnė ose janė dekualifikuar – kualifikimi qė kėto vende pune kėrkonin dikur nga punėtorėt ėshtė vjetruar pasi janė future makineri , tė cilat kryejnė disa nga funksionet e punėtorėve . Kjo vlen , pėr shembull , pėr punėt nė zyrė dhe tė sekretarisė ; kualifikimi pėr llogaritje , shkrim dhe shprehi tė tjera organizative janė zėvendusar pjesėrisht me futjen e makinave tė shkrimit , tė llogaritjes , fotokopijusve dhe kohėt e fundit tė kompjuterėve ..Nė fakt, feminizimi dhe dekualifikimi janė tė lidhura nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė .
Pėr shembull , sa mė shumė rritet numri i njerėzve qė punojnė nė zyra dhe bėjnė punė tė pėrafėrta , aq mė e lartė ėshtė pėrqindja e grave nė kėto vende pune – dhe aq mė tė zakonshme bėhen kėto punė . Gratė e kalojnė numrin e burrave edhe nė punė tė niveleve tė ulėta nė sektorin e tregtisė , industrisė , tė shitjes me pakicė dhe argėtimit , tė cilat po zgjerohen . Punė si ato tė shitėsit ose tė kontrollit janė feminizuar nė masė .

Tani gratė qė janė tė sukseshme ekonimikisht duket tė pėrshtaten nė njė botė sė cilės ato e ndjejnė se nuk i pėrkasin plotėsisht. Pėrvoja e grave qė punojnė nė aparatin ekzekutiv ėshtė krahasuar me atė tė dikujt qė shkon nė njė vend tė huaj pėr tė qėndruar gjatė .

Njė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė karrierėn e grave ėshtė koncepti mashkullor se pėr femrat qė punojnė puna ėshtė dytėsore nė raport me lindjen e fėmijėve . Njė studim britanik ka analizuar pikėpamjet e menaxherėve , duke intervistuar kandidate femra pėr punė qė i pėrkasin stafit teknik tė shėrbimeve mjekėsore . Studiuesit zbuluan se intervistuesit i pyesnin gjithnjė gratė nėse ato kishin ndėrmend tė lindnin fėmijė . Ata pothuajse nuk e ndiqnin kurrė kėtė praktikė me kandidatėt meshkuj . Kur u pyetėn pėrse nuk e bėnin kėtė , dy momente binin nė sy nė pėrgjigjet e tyre :

a) gratė me fėmijė mund tė kėrkonin kohė shtesė pushimi gjatė pushimeve shkollore ose kur njė fėmijė sėmurej dhe b) pėrgjegjėsia pėr kujdesin e fėmijėve shihet mė shumė si njė problem i nėnės se i prindėrve .

LABI
17-01-08, 14:47
"Disa menaxherė i shihnin pyetjet si tregues tė qėndrimit tė <<kujdesit>> ndaj grave tė punėsuara , por shumica i shihnin pyetjet tė tilla si pjesė e detyrės sė tyre pėr tė kuptuar nėse njė kandidate femėr mund tė bėhej kolege e besueshme . Kėshtu , njė menaxher vėrente : E kuptoj qė ėshtė pak a shumė njė pyetje personale , por mendoj se duhet marrė nė konsideratė . Ėshtė dicka qė s’mund ti ndodhė njė burri , qė nė njėfarė kuptimi ėshtė e padrejtė , nuk ėshtė mundėsi e barabartė , sepse burri nuk mund ta shohė kurrė si tė tillė vetveten tė lidhur me familjen . Migjithatė , nėse burrat biologjikisht nuk mund <<tė kenfė familje>> nė kuptimin e rritjes sė fėmijėve, faktikisht ata mund tė merren me fėmijėt dhe tė pėrgjigjen pėr ta . Nė studim njė mundėsi e tillė nuk merrej parasysh nga asnjėri prej menaxherėve .

Qėndrime tė njėjta u mbajtėn pėr ngritjen nė pėrgjegjėsi tė grave : ato shiheshin si tė prirura pėr ta ndėrprerė karrierėn pėr hir tė kujdesit pėr fėmijėt , pavarėsisht sesa e lartė mund tė ishte pozita qė mund tė kishin arritur
Si duhen interpretuar kėto konstatime ? A pengohen mundėsitė e grave pėr punė kryesisht nga pargjykimet e meshkujve . Disa nga menagjeret e kompanive , bizneseve kanė shprehur mendimin se gratė me fėmijė nuk duhet tė kėrkojnė punė por duhet tė merren me fėmijėt nė shtėpi . Megjitatė , shumica e kan pranuar parimin se gratė duhet tė kenė tė njėjtat mundėsi pėr karrierė si dhe burrat . Nė qėndrimet e tyre ekzistonte njė prirje qė kishte tė bėnte mė shumė me pėrgjegjėsitė prindrore shtėpiake se me vetė vendin e punės.
Pėr aq kohė sa shumica e popullsisė e merr si njė fakt tė pranuar nga tė gjithė se- detyra e prindit nuk mund tė jetė e barabartė pėr burrin dhe pėr gruan , atėherė problemet qė ndeshin gratė e punėsuara do tė vazhdojnė tė ekzistojnė . Dotė mbetet njė << fakt i jetės >> siē e tha njė nga menaxherėt , se gratė janė shumė tė pafavorizuara nė krahasim me burrat e tyre pėr karrierė"

(Literature e sjellure nga vepra : "Sociologjia" Anthony Giddens, f.179).