PDA

View Full Version : Pjetėr Bogdani


Guri i madh
20-01-08, 01:23
Pjetėr Bogdani

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

• Find out more about navigating Wikipedia and finding information (http://en.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Basic_navigation) •


Shko te: navigacion (http://sq.wikipedia.org/wiki/Pjet%C3%ABr_Bogdani#column-one), kėrko (http://sq.wikipedia.org/wiki/Pjet%C3%ABr_Bogdani#searchInput)
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/0/06/Pjeter_Bogdani.jpg/200px-Pjeter_Bogdani.jpg (http://sq.wikipedia.org/wiki/Figura:Pjeter_Bogdani.jpg) [/URL]
Pjetėr Bogdani


http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/d/da/Ceta_e_profeteve.jpg/200px-Ceta_e_profeteve.jpg (http://sq.wikipedia.org/wiki/Figura:Pjeter_Bogdani.jpg)
Ballina e librit Ēeta e profetėve, botim i Rilindjes, Prishtinė, 1989


Pjetėr Bogdani (rreth [URL="http://sq.wikipedia.org/wiki/1625"]1625 (http://sq.wikipedia.org/wiki/Figura:Ceta_e_profeteve.jpg) nė Has (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Has&action=edit) - 1689 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1689) nė Prishtinė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Prishtin%C3%AB)) - prift (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Prift&action=edit), ipeshkėv (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Ipeshkvi_i_Shkodr%C3%ABs&action=edit), kryeipeshkėv (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Kryeipeshkvi_i_Shkupit&action=edit), teolog (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Teolog&action=edit) dhe filozof (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Filozof&action=edit) shqiptar (http://sq.wikipedia.org/wiki/Shqiptar) nga Hasi (Krahinė e lashtė), qė shtrihet nė Shqipėri (http://sq.wikipedia.org/wiki/Shqip%C3%ABria_%28kthjellim%29) dhe Kosovė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Kosova).
Lindi nė Gur tė Hasit afėr Prizrenit (http://sq.wikipedia.org/wiki/Prizreni). Mėsimet e para i bėri nė Ciprovac, Bullagri (http://sq.wikipedia.org/wiki/Bullgaria). Nė vitin 1674 ishte nxėnės i kolegjit ilirik tė Loretos, po kėtė vit bėn njė kėrkesė pėr studimin e medicinės dhe pėr lėshuarjen e Kolegjit. Mė 1651 ushtron detyrėn e meshtarit nė Pult e nė fshatrat e Prizrenit, nė anėt e vendlindjes[1] (http://sq.wikipedia.org/wiki/Pjet%C3%ABr_Bogdani#_note-0). Nė vitin 1656 thirret nė Romė pėr tė vazhduar studimet e larta nė Kolegjin e Propagandės. Aty i mėson gjuhėt e Lindjes. Mė 1658 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1658) kreu studimet e larta tė teologjisė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Teologjia) e filozofisė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Filozofia) nė Romė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Rom%C3%AB) dhe mori titullin doktor (http://sq.wikipedia.org/wiki/Doktor). Menjėherė emėrtohet ipeshkv i Shkodrės dhe administrator i Tivarit. 1663–1664: Njihet dhe i bėn shėrbime Kardinal Barbarigos, i cili nė atė kohė gjendej nė Romė. Mė 1675 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1675) e shkruan librin Ēeta e profetėve dhe ia paraqet Propagandės pėr botim. Rekomandimi i Propagandės ishte tė pėrkthejė librin. Fillon pėrkthimin e librit. Nė vitin 1677 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1677) emėrtohet arqipeshkv i Shkupit nė vend tė tė ungjit, Ndre Bogdanit. Lufta turko–austriake fillon mė 1683 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1683). Nė dhjetor tė atij viti vdes Ndre Bogdani. Bogdani arratiset nė male me ē'rast e humb librin e Gramatikės latinisht–shqip tė punuar nga Ndreu. Strehohet nė Ciprovac dhe nė Dubrovnik. Nė pjesėn e parė tė vitit 1685 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1685) shkon nė Venedik e nė Padovė. E merr me vete librin e pėrgatitur pėr botim. Libri Cuneus Prophetarum botohet nė fund tė fund tė vitit nė Padovė te Barbarigo. Shkruan Relacionin e njohur nga Shkupi: Dello stato spirituale e temporale del regno di Albania e Servia. 1687–1688: Merret aktivisht me organizimin e rezistencės antiturke dhe u bėn vizita tė gjitha vendeve tė arqipeshkvisė sė vet. Nė vitin 1689 depėrton ushtria austriake. Nė nėntor kjo ushtri arrin nė Prishtinė. Bogdani tė niset me ushtrinė pėr Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarė dhe bashkė me ta arrin atje. Atje sėmuhet nga murtaja. Kthehet nė Prishtinė pėr shėrim te mjekėt gjermanė, po mė kot. Vdes nė fillim tė dhjetorit 1689 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1689) nė Prishtinė ku edhe varroset. Siē njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjėherė pas thyerjes sė ushtrisė austriake ato ditė, tatarėt dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.

Guri i madh
20-01-08, 01:24
Vepra e ipeshkvit Pjetėr Bogdani "Ēeta e profetėve (http://sq.wikipedia.org/wiki/%C3%87eta_e_profet%C3%ABve)" (Cuneus prophetarum) u botua mė 1685 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1685) nė Padovė (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Padova&action=edit), u rishtyp mė 1691 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1691) dhe 1702 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1702) nė Venedik (http://sq.wikipedia.org/wiki/Venediku) me titull tė ndryshėm. Libri “Cuneus Prophetarum”, apo sipas pėrkthimit tė Justin Rrotės (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Justin_Rrota&action=edit) “Ēeta e profetėve”, ėshtė njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė trashėgimisė sonė tė vjetėr letrare. Fakti qė ėshtė e para vepėr origjinale nė gjuhėn shqipe, nė krahasim me veprat e autorėve paraardhės qė ishin kryesisht pėrkthime, e bėn tepėr tė rėndėsishėm kėtė libėr. Karakteri origjinal i veprės duhet marrė nė mėnyrė relative pėr karakterin fetar qė kishte, por duhet thėnė qė nuk ėshtė mbėshtetur nė ndonjė autor tė caktuar nė formė pėrkthimi. Tematika e larmishme i shton rėndėsinė veprės. Aty gjejmė qė nga tematika fetare, historiografike, tė shkencave tė natyrės, por edhe letėrsi artistike, poezi. Kjo larmishmėri temash ēon edhe nė larmishmėri stilesh, qė ėshtė njė tregues i shkallės sė lartė tė pėrpunimit tė gjuhės pėr atė kohė. Dhe padyshim ky ėshtė njė gur i rėndėsishėm nė themelin e gjuhės sė sotshme shqipe.
Autori ka gjetur mundėsi tė shtjerė elemente tė jetės shqiptare tė kohės e tė historisė sė popullit tonė, si ėshtė rasti i qėndresės burrėrore tė kelmendasve kundėr ekspeditės turke mė 1639 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1639). Mendimet e njohuritė e Pjetėr Bogdanit shpalosen mė shkoqur nė parathėnien e librit dhe nė relacionet e shumta, qė hartoi pas vizitave nė viset e ipeshkvive (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Ipeshkvia&action=edit) qė drejtoi. Shkroi me dashuri tė madhe pėr gjuhėn shqipe, pėr Shqipėrinė e pėr popullin shqiptar, shprehu dhembje pėr gjendjen e mjeruar e padijen nė tė cilat i kishte hedhur robėria bashkatdhetarėt e tij dhe urrejtje tė thellė pėr pushtuesin osman. Pjetėr Bogdani kėrkonte qė t'i jepeshin popullit libra nė gjuhėn amtare, punoi pėr mėkėmbjen e zhvillimin e kulturės kombėtare dhe ēlirimin e vendit.
Vepra ka nė krye njė seri kushtimesh e poezish (http://sq.wikipedia.org/wiki/Poezi) shqip (http://sq.wikipedia.org/wiki/Shqip), latinisht (http://sq.wikipedia.org/wiki/Latinisht), italisht (http://sq.wikipedia.org/wiki/Italisht), sllavisht (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Sllavisht&action=edit), shkruar pėr nder tė Pjetėr Bogdani nga miq e tė njohur tė tij. Dy vjershat shqipe tė L. Bogdanit e tė L. Sumės dhe ato tė vetė autorit tė shpėrndara nė kapituj tė ndryshėm tė librit, me teknikėn poetike pėrgjithėsisht tė sigurt janė tregues tė lėvrimit tė mbarė tė vjershėrimit shqip nė kėtė kohė.
Pjetėr Bogdani krijoi me vetėdije tė plotė pėr ta pasuruar e pėrpunuar gjuhėn shqipe, gjurmoi dhe vuri nė qarkullim fjalė e shprehje tė vjetra tė lėna nė harresė, krijoi edhe fjalė tė reja, duke bėrė pėrpjekjet e para pėr krijimin e termave nė ndonjė degė tė shkencės. Ligjėrimi i tij dallohet mjaft herė edhe pėr zhdėrvjelltėsi e ndėrtime sintaksore tė njė arkitektonie tė sigurt. Me veprat e Pjetėr Bogdani letėrsia dhe gjuha letrare shqipe shėnuan hapa tė rėndėsishėm pėrpara.
Pėr veprėn e Pjetėr Bogdanit kanė shkruar studiues e shkritarė tė njohur shqiptarė e tė huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Ēabej (http://sq.wikipedia.org/wiki/Eqrem_%C3%87abej), Faik Konica (http://sq.wikipedia.org/wiki/Faik_Konica), Filip Fishta, Alberto Straticņ, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputi (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Injac_Zamputi&action=edit), Idriz Ajeti (http://sq.wikipedia.org/wiki/Idriz_Ajeti), Ibrahim Rugova (http://sq.wikipedia.org/wiki/Ibrahim_Rugova), Sabri Hamiti (http://sq.wikipedia.org/wiki/Sabri_Hamiti) etj.

Nė vitin 1982 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1982), studiuesi e kritiku i njohur Ibrahim Rugova (http://sq.wikipedia.org/wiki/Ibrahim_Rugova) botoi te Rililindja e Prishtinės librin Vepra e Bogdanit 1675–1685, qė konsiderohet njė nga studimet mė tė mira tė veprės sė Pjetėr Bogdanit.

Nė vitin 2006 (http://sq.wikipedia.org/wiki/2006), studiuesja Anila Omari (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Anila_Omari&action=edit), Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Instituti_i_Gjuh%C3%ABsis%C3%AB_dh e_Let%C3%ABrsis%C3%AB&action=edit) nė Akademinė e Shkencave (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Akademia_e_Shkencave_dhe_Arteve_t% C3%AB_Shqip%C3%ABris%C3%AB&action=edit), botoi njė studim tė plotė tė "Ēeta e profetėve" tė Pjetėr Bogdanit. Nė 950 faqe, studiuesja Omari ka sjellė tė parin studim filologjik tė veprės sė Bogdanit, duke tentuar edhe njė publik pak mė tė gjerė se ai me pėrgatitje shkencore. Sipas Omarit, "Ēeta e Profetėve" pėrfshin riprodhim anastatik tė tekstit origjinal dhe nė faqen pėrbri, njė transkriptim (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Transkripti&action=edit) fonetik shoqėruar me aparatin kritik, ku sqarohen fjalė tė rralla apo shndėrrime morfologjike tė gjuhės sė Bogdanit. Seit Mancaku (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Seit_Mancaku&action=edit), shef i departamentit tė Historisė sė Gjuhės, ėshtė shprehur se "ky botim pėrbėn tė parin studim filologjik pėr veprėn e Bogdanit, duke u vėnė nė pėrdorim tė njė publiku mė tė gjerė. Njė nga punėt mė tė vėshtira qė ka bėrė Omari, ėshtė transkriptimi i tekstit".
Pėr sa i pėrket alfabetit, nė pėrgjithėsi Bogdani ka pėrdorur alfabetin latin, por meqė shqipja ka disa tinguj qė nuk gjenden nė kėtė alfabet, Bogdani ka pėrdorur disa shenja tė veēanta. Kėto shenja i kanė pėrdorur edhe autorė tė tjerė paraardhės tė tij. P.sh pėr grafikėn e Y-sė e ka marrė nga njė shenjė e glagolitishtes (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Glagolitishtja&action=edit), njė shkrimi tė vjetėr sllav - boshnjak, ndėrsa fonema tė tjera tė shqipes Bogdani i mori nga greqishtja.
[/URL]
[[URL="http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Pjet%C3%ABr_Bogdani&action=edit&section=1"]redaktoni (http://www.dardania.de/vb/upload/)] Tituj tė veprave

Psikologu
28-12-09, 19:19
Njė kryevepėr e panjohur e Pjeter Bogdanit

Nga Dr. Moikom ZEQO



http://www.zemrashqiptare.net/images/articles/2009_12/11999/u1_PjeterBogdani2.jpg
Demush R. Avdimetaj: Pjetėr Bogdani
Figura e papėrsėritshme dhe e jashtėzakonshme e Pjetėr Bogdanit pėr bėn njė nga stacionet mė tė mėdha dritė dhėnėse tė kulturės shqiptare nė tė gjithė shekujt. Pjetėr Bogdani nuk ėshtė vetėm njė kryemjeshtėr mrekullibėrės i gjuhės shqipe, por me sa duket ai ėshtė dhe ka mbetur teologu mė i madh i krishterė nė gjuhėn shqipe qė reflekton njė humanizėm tė pashoq nė letrat evropiane si dhe njė nga poetėt mė tė pėrndritur tė poezisė sė stilit barok nė Shqipėri dhe nė Evropė nė shekullin XVII.
Kam vite qė e studioj Pjetėr Bogdanin, librin e tij epokal “Ēeta e profetėve”, kam vite qė shfletoj relacionet e tij tė botuara nė vėllime tė mėdha tė nxjerra nga arklivat e Vatikanit dhe tė Kongregacionit tė Shenjtė. Janė mijėra e mijėra faqe qė pėrbėjnė eposin bogdanian. Aty ka tė dhėna pėr historinė, kozmologjinė, teologjinė, poezinė stilistikėn, teorinė e metaforave dhe tė interpretimeve tekstologjike, gjeografinė dhe antropologjinė.
Rėndėsia e Pjetėr Bogdanit si poet ėshtė pa njė tė dytė nė letrat shqipe. Ai ėshtė krijuesi i ciklit unikal tė quajtur “Cikli i Sibilave” qė pėrmban profecitė e vajzave pagane tė njohura si parathėnėse tė ardhjes dhe triumfit tė Mesisė, d.m.th. Krishtit. Vetėm me “Ciklin e Sibilave”, Pjetėr Bogdani ka hyrė pėrfundimisht nė panteonin e poezisė shqipe. Ky cikėl i mrekullueshėm ėshtė ndėrtuar mbi strukturėn e alegorisė dhe poezisė transcedentale. Ky cikėl ėshtė njė unitet mė vete dhe nė llojin e vet pėr nga moderniteti dhe plotfuqishmėria e tė shprehurit mund tė hyjė tek ciklet mė tė mėdha poetike tė krejt poezisė evropiane baroke tė shekullit XVII. Shekuj mė vonė vetėm Fan Noli krijoi njė cikėl gjithashtu unik me motive engjėllore tė Testamentit tė Ri. Por nė letrat dhe relacionet e Bogdanit ka tė dhėna tė paēmuara pėr poetėt mė tė mėdhenj tė Antikitetit sidomos pėr Homerin dhe Virgjilin pa harruar kėtu ndikimin e plleshėm tė vetė Dantes nė strukturat konceptuale tė shkrimit tė Bogdanit. Bogdani ėhstė njė poet poliglot. Ai shkruan mrekullisht nė disa gjuhė tė mėdha si p.sh nė latinisht, nė hebraisht, nė arabisht, nė italisht si dhe nė gjuhėn shqipe.
Dua tė kumtoj njė kryevepėr poetike qė ndodhet nė njė nga letrat e tij qė mban datėn 28 mars 1680, dėrguar nga Shkupi. Kjo letėr ėshtė botuar nė librin “Pjetėr Bogdani – letra dhe dokumente”, Shkodėr 1997, pėrgatitur dhe botuar nga Odette Marquet. Letra nė fjalė mban numrin rendor 230 dhe ėshtė shoqėruar pėrveē origjinalit nė italisht dhe latinisht edhe nga njė shėnim nė shqip ku thuhet se “Pjetėr Bogdani me njė sinqeritet tė madh dhe tė rrallė tregon se e kanė sulmuar me shpifje tė shėmtuara dhe tė padrejta disa klerikė dhe sidomos ipeshkvi Bubiq, pėr tė formuar njė opinion tė keq pėr Bogdanin nė Vatikan. Ai flet pėr vuajtjet e tij, pėr njė udhėtim qė ka bėrė nė Shkodėr duke pėrshkuar Kuqin, Hotin, Kastratin, Shkrelin, Rrjollin, duke “derdhur gjak e djersė”. Tri herė u burgos, u rrah dhe ėshtė kėrcėnuar me vdekje jo vetėm nga osmanėt por dhe nga ipeshkvi Bubiq. Ai shėnon nė letrėn e tij dhe njė poemė tė shkruar prej tij nė latinisht kur ka qenė nė Riole, afėr Romės dhe ushtronte pėrshpirtjet e shenjta nė vitin 1675. E njėjta letėr origjinale e Bogdanit ėshtė botuar e fotokopjuar edhe nė librin e Luigi Marlekaj me titull “Pietro Bogdani e l’Albania del suo tempo”. Ėshtė fjala pėr njė krijim tė fuqishėm tė shkruar nga Bogdani nė latinisht prej 28 vargjesh qė mund tė konsiderohet me plot gojėn njė ēudi poetike e vėrtetė. Kjo kryevepėr e poezisė konceptuale e Bogdanit ėshtė 10 vjet mė pėrpara se sa ai tė botonte kryelibrin e tij “Ēeta e profetėve” nė bilingue, nė shqip dhe italisht. Duke lexuar tekstin e letrės sė Bogdanit mėsohet se ai ka disa shqetėsime nga njerėz tė afėrt tė tij qė madje shpifin dhe spiunojnė tek eprorėt e Vatikanit. Bogdani shprehet se do tė qėndrojė fort nė parimet e tij morale dhe nuk do tė pėrkulet as nga cmira dhe as nga opinionet negative. Ai thotė se i frymėzuar nė meditimet e tij gjatė qėndrimit nė qytetin Riolo ka shkruar poezinė nė latinisht tė quajtur “Mundus eversus”, d.m.th. “Bota ndryshe”, ose e kundėrt. Poezia ėshtė nė njė latinishte humanistike mesjetare dhe paraqet vėshtirėsi nė pėrkthim. Po jap pėr herė tė parė pėr lexuesin shqiptar tė pėrkthyer nė shqip kėtė poemė nė latinisht tė Bogdanit.

MUNDUS EVERSUS – BOTA NDRYSHE

Po kėshtu mund tė quhet bota e kthyer mbrapsht
E gjitha bota e rruzullit (- e kundėrta),
Qingji ėshtė qingj, por barinjtė mund tė jenė
Ata qė s’duan qė ta ruajnė, (- e kundėrta),
Ujku lakmitar i rrėmben, i shqyen, (- e kundėrta),
I sėmuri kėrkon tė fuqizohet tek i shėndoshi,
I marri e quan tė ēmendurin tė ditur, (- e kundėrta),
Njeriu shihet veē si kundėrshtar i pabesė,
I mohohet falja dhe mėshira e denjė,
Kur kryen hakmarrje pa kuptim gjoja ka tė drejtė?
Ai pra qė mpiks aftėsitė e njerėzve,
Ēdo lloj krimi kryen dhe u quajtka i mirė?
Nuk e kaloka jetėn pa lavdi? (- e kundėrta).
Ai qė shet gruan, bijtė dhe bijat e tij,
Burri qė e ndan gruan e vet tė ndershme
Dhe pėr ēdo lloj shpagimi mizor krenohet,
Ai qė gjoja e ndrydh seksin si asket me kast,
Lirinė dhe skllavin i bėn hallka tė djajve,
Dhe kėtė e shpall si paqe… dhe si virgjėreshat turke
Qė humbin dyfish nė harem dhe trupin dhe shpirtin
I gėzohet madhėshtisė, siē gėzon i pasuri fodull
Qė duke kapėrcyer varfėrinė e sheh tė pėlqyer
Tė qenurin nė dukje i varfėr, dhe e kėrkon kėtė
Si mėndjemadhi gjoja pėrkorjen dhe pėrulėsinė.
Po kėshtu gjoja futet nė ēetėn e tė fortėve,
Ai qė pėr tė ngacmuar forcat
E njė populli tė dobėt dhe pa shpresė
I jep fitimtarit njė palmė pleshtash.
Kjo ėshtė bota e kthyer mbrapsht, (- e kundėrta).

Poezia e mėsipėrme ėshtė e ngritur mbi simetrinė dhe njėkohėsisht asimetrinė e ironisė dhe tė kundėrvėnieve. Kjo poezi nė shqip dhe latinisht meriton tė pėrfshihet nė ēdo lloj antologjie serioze me kėrkesa tė larta estetike. Mund tė thuhet qė njė poezi tė tillė nuk e ka deri mė sot asnjė krijues shqiptar. Kjo poezi ėshtė njė klithmė humaniste, kundėr dhunės dhe hipokrizisė. Bota ndryshe. Kjo poezi ėshtė njė substancė mesianike pėr tė gjithė ne shqiptarėt. Kjo poezi tė kujton pėr nga forca Xhon Miltonin anglez tė “Parajsės sė humbur”, por dhe diēka nga stili stigmatizues dhe rebel i Shekspirit. Qė nga skaji i para katėr shekujve Pjetėr Bogdani e ka lėnė tė pashlyeshme dėshminė e tij testamentale.


Janar 2008

Marrė nga ZSH