PDA

View Full Version : Anekdota


LABI
01-02-08, 22:59
Sharjet

Poeti dhe humoristi i i njohur Mark Tuen e kishte pasur zakon te shante , madje shpesh dhe keq...
Gruaja e tij (nje puritaniste)- duke dashtur t'ja largonte kete vese - i propozoi qe mbas cdo sharje ta fuste ne xhep nga nje guralec... Gje qe Tueni pranoi !

Nje dite kthehet Tueni ne shtepi , me xhepat perplot guraleca ..

Pjesa tjeter mberrine me kamion - i tha gruas se befasuar Tueni

:rolleyes: !!

Elina
21-04-08, 10:46
(Arllat, Drenice)


Ish kan shkue njani asker n'vakt t'mretit.E len ni djale t'vogel tu shpija.Mas motmoti vjen n'sylah.Prap shkon n'askeri e rrin rrum nja dhete vjet.Kur vjen dikur n'spi,i gjet tre djem,,,po e vete te shoqen:
- Grue i kujna a qeky ?
- Djali yt qe e ki pas lane.
- Po qai i dyti?
- N'sylah kur je kane,kesh mete me yzer e m'pat le masi shkove ti.
- Po qai ma i vogli qatje???
- Cka po te ban ai tu hanger pershesh?! Mos ta ka zane udhen? Leje rahat !!!:biggrin:

Elina
21-04-08, 11:03
Syni t'rren, more njeri


(Shashkovc,Janjeve)


Njani e kish pas pa jaranin kur duel prej qileri bashk me gruen e tina dhe i tha grues:
- Oj grue kush ke qai njeri?
- Cili njeri more burre? ja kthej gruja
- Caj qe duel me tye prej qileri.
- Jo,more njeri tu ka doke e t'kan ba syte,se une s'jam kane vet e dyta,po fillikati vetem.(dojke me e rrejte burrin e vet)
- Po une me sy t'mi e pash moj grue.
- E syni t'rren more burri jem.Hajde dalim e vesim.Mos koft qysh po them une qe kryte.

- Puna e mare mjeshter!-- i thane njanit qe ish kah marojke zid.
- Mar pac ja kthej ai.
- Pse ja ke qite penin zidit?
- Pa pen s'ban se syni t'rren!- ja kthej ai.
- A pe sheh morre burri jem?A t'kam thane qe syni t'rren?
Edhe mjeshtri ta bani ispate.:biggrin:

°Avan_Turist°
16-05-08, 15:54
Tre mėnyrat mė tė shpejta tė komunikimit.
1 Telefoni
2 Televizori
3 Tregoji gruas
Nėse ju duhet qė informacioni tė pėrhapet akoma mė shpejt i thuaj te mos i tregojė askujt!

sakra
09-06-08, 23:38
Njė pite tė keqe pėr mysafirin e mirė!

Njė natė dimri Ramadan Shabani shkon mysafir te Xhemajl Abria.
Te dy pleqnar tė njohur qė i kishte Kosova.
Tė gėzuar pėr takimin, te dy pleqtė nė kullė harrohen nė bisedė.
Dikur, nėna e Xhemajlit, qė e dinte se nė kullė ėshtė njė mysafir i mirė, shkon dhe troket nė derė.
Del Xhemajli nė der tė kullės:
- Hė nėnė, ē’e mirė tė solli kėtu?
- Mė thanė se tė ka ardhė njė mysafirė i mirė bre loke?!
- Po, bre nėnė, pasha zotin, mysafirė mė tė mirė kjo kullė nuk pret!
- Ani lokes, ēka po ta do zemra tė tė gatuaj nana pėr darkė? I kemi, shyqyr zotit tana tė mirat e, pėr mysafirin e mirė - diēka ma tė mirė!
- Gatuaja nėnė njė pite tė keqe!
- Qysh loke, pite tė keqe pėr mysafirin e mirė?
- Oj nėnė, ruaje bulmetin pėr llaskuēė qė vijė pėr bark, ata ta marrin pėr gojė konakun, se ky ka ardhur pėr llaf e muhabet - tybe e treqind tybe as mendja nuk i shkon se ēka i qet nė sofėr!...

sakra
15-06-08, 01:49
AI S’ASHT MSUE ME DHANĖ
Njė zemėrngushtė (tahmaēar) kishte pas ra nė ujė e donte me u mbytė, se nuk kishte pas ditur not. Qėllon njėri atypari e i thotė:
- Ama dorėn, bre burrė!
Njė tjetėr, qė e kishte pas njohur kėtė zemėrngushtin, ia kthen kėtij:
- Ai nuk asht msue me dhanė, por veē me marrė e thuj: “Ha dorėn!” e jo ama dorėn, n’dash me e pshtue pa u mytė.

sakra
21-06-08, 23:40
QĖ KA ME HĖNGĖR DREQI E KOM DITUN, POR...
Njė nuse e re, diku nė dukagjin, kish pas qėllua me njė vjehėrr shumė tė keqe. Vjehrra ishte shumė shpirtzezė, sa nuk ja linte nuses askund vendin. Por, nusja kish pas qėllua e familjes fisnike, dhe e duronte gjithė atė trysni.
Njė ditė nusja shkon nė gjini.
Pas nja dy ditėsh po vjen i shoqi e po i thotė:
- Qohu moj grue se duhet me u kthye n’shpi!
- Hajr na koftė, ēka paska ba vaki?
- Ashtė djege shpia. Mrena ka qellu nėna e asht djeg bash me tė!
Nusja pe luan kokėn e po thotė:
- Qė ka me hėngėr dreqi njė ditė e kam ditun, por qė ka me hėngėr t’pjekun, s’ma ka marr mendja!

sakra
30-06-08, 20:19
Ata i dinė gjėrat ma mirė se na!

Nė njė mbledhim odash elektronike (forum, si po e quajnė) , diku nė perėndim, ishin mbledh anėtar e anėtare nga tė gjitha anėt e shqiptarisė e po bisedonin, diskutonin e debatonin pėr kontributin e partive tė tyre nė Epopenė e Lavdishme tė UĒK-sė. Disa prej tyre... po diskutonin, pak ma me „zjarrė“, duke u munduar qė me „mjeshtri“ t’i lartėsojnė pak edhe liderėt e vet, tė cilėt pėr luftėn vetėm kishin dėgjuar, bile edhe nė Beograd!
Dy pjesėtarė tė UĒK-sė qė po i dėgjonin (lexonin) kėto “diskutime”, po e pyesin njėri-tjetrin:
- Ku ishin vėlla kėta lider kur ishte luftė, kur Kosova digjej flakė, pra kur luftonte UĒK-ja?
- Disa prej kėtyre ishin edhe kundėr luftės sė UĒK-sė atė kohė, bile ushtarėt e lirisė i quajtėn “grupe terroriste...”! Disa bėnin qejf nė Prishtinė... nė Bon... e besa edhe nė Tiranė.
- E si po kanė vėlla fytyrė e po krekosen pėr ta edhe sot e kėsaj dite, 9 vite pas luftės! Bile po fyejnė pa fije turpi ata qė sakrifikuan edhe mė sublimen!
- Besa edhe kanė tė drejtė - po i thotė ky tjetri.
- Gjatė gjithė luftės, ne kemi qenė nė front, ballė pėr ballė me shkaun, e nuk kemi pas kohė me i pa gjėrat si duhen, e kėta “burrat” qė po flasin, i dinė gjėrat ma mirė se na, sepse, gjithė situatėn e kanė pėrcjell pėrmes ekraneve televizive, dhe atė ulur nė kolltuqe prej lėkure.

sakra
06-07-08, 00:56
Sa pėr njė llaf

Njė Drenicas, burrė i mirė e i urtė se tė duash, por qė e kishte gjetur e zeza dhe kishte mbetur vejan, pra i kishte vdekur e shoqja. Ai nė fakt nuk ishte edhe aq nė moshė, kaloi njė kohė bukur e gjatė, dhe ai nuk po martohej. Pas disa kohe, nė konak i shkojnė tre shokė dhe nė bisedė e sipėr njėri prej tyre po e pyet: Pse mor burrė nuk u martove deri tash, ēka je duke pritur? Ti nuk je edhe aq i vjetėr...
Po e shoh edhe unė mor burra se nuk bėnė pa u martua, - po u thotė ai shokėve. Me ua thėnė tė vėrtetėn, jo edhe aq sa pėr ato “punėt tjera”, por me pas dikė more burra e me ndėrrua ndonjė llaf goje, se kam mbetur fillikat i vetėm tėrė ditėn e ditės e nuk po kam me kė ta bėj njė llaf goje...
- Njėri nga ata shokėt qė ishte mė shakaxhiu, po i thotė Drenicasit: Nėse na e jap besėn qė nuk hyn ma “thellė”, sa pėr najė llaf goje, na po t’i sjellim gratė tona me radhė!...

sakra
13-07-08, 01:31
O kush ėshtė trim!

Nė kohėrat e mė hershme s’kishte as radio, as televizor, as gazeta e gjėra tė tjera tė informimit siē janė sot, sidomos nėpėr fshatra. Kėshtu qė, netėt e dimrit shumica e fshatarėve i kalonin me kėngė trimėrie, me lojė kapuēash e mė tregime tė ndryshme pėr kreshnikėt si ato pėr Mujon e Halilin.
Njė pasdarke ta rroken kėngėn dy kėngėtare nė njė odė tė anės sė Karadakut, dhe kur erdhėn tė njė moment e ngritėn zėrin, duke thirrur disa herė: - Ooo kush ėshtė trim, ooo kush ėshtė trim, ooo kush ėshtė trim… kundėr Serbisė, Oooo krye me qua?...
I zoti i shtėpisė u lodh dikur e po u thotė: - o qe besa kėtu nė katundin tonė nuk mbahet mend qė ka pasur ndonjėherė asi trimash qė kanė qua krye kundėr Serbisė, po lėne atė kėngė se iu iku zėri e mbaruat, he burra!

sakra
25-07-08, 22:55
Tė huaj!

Dy bashkatdhetarė tanė qė po punoni nė Gjermani, me rastin e festave tė fundvitit kishin ardhur nė Kosovė, pėr tė festuar sė bashku me familjet e tyre.
U mblodhėn tė afėrm e farefis e po bisedojnė pėr gjėrat e jetės sė pėrditshme kėtu nė Kosovė por tė pranishmit bėnin pyetje tė shumta edhe pėr jetėn e gurbetqarėve atje nė Gjermani.
Njėri nga tė pranishmit, po i pyet ata:
- Pashė besėn ju tė “jashtmit” si po ju duket kėtu tek ne?
- Qe besa mirė- u pėrgjigj njėri nga ata, mirėpo njė gjė nuk po kuptoi dot:
- Nė cilin vend ne jemi tė “brendshmit”?- nė Gjermani, atje ku ne punojmė, na thonė Auslanderi, qė do tė thotė tė “Jashtėm”, pra tė huaj. Edhe kėtu nė Kosovė keni filluar e po na thoni: ju tė “jashtmit”, pra tė huaj! Nuk po e marrim vesh vėlla se ku jemi ne tanėt!?

sakra
19-08-08, 11:41
MIRĖ SE TĖ PRURI ZOTI!


Njė Gjakovar, rastėsisht nė tregun e perimeve, takon njė fshatar tė cilin nuk e kishte edhe fort nė qejf. Ishte gati mbrėmje, dhe fshatari nuk po i ndahej. Kur shkuan afėr shtėpisė, Gjakovari po i thotė: Natėn e mirė se unė eca, - u fut brenda dhe ia dha krahun derės. Fshatari po i thotė qe besa edhe unė mbas teje, po hape derėn. Ai shtyje derėn nga brenda, ky shtyj nga jashtė deri sa u lodhen! Dikur Gjakovari e hapi derėn, dhe po i thotė:
- O mirė se tė pruri zoti he burrė!
- Jo qe besa, erdha vet me pikė tė zorit, se sa pėr zotin ti ishe duke mė lėnė nė sokak...

Rozafa
20-08-08, 21:45
Prej nga je?


Gjate ofenzives serbe te shtatorit te vitit 98,ne malet e Qyqavices u strehuan shume familje nga Drenica.Aty degjuam kete dialog.
-Nga ishe moj shoqe?
-Nuk di as une.Kam qen e martuar ne Polac.Dy jave isha ne Galice,nje muaj ne Dubofc,dy ne Kolle,e qe disa dite jam ne bjeshke..E tash a po e di ti se nga jam?

sakra
24-08-08, 17:29
QISAJ I THONĖ LANG E JO KAFE

Shkojnė Llausha te bajraktarėt Hotit. Hotjanėt, pėr t’i provuar se ēfarė burrash janė, ju qesin kafe me krip. Kur ua qojnė kafet me krip, ata pleqtė qė ishin ulur tek oxhaku, ja filluan e po i pinė kafet me krip dhe nuk po bėnin zė.
Njė djalė i ri qė ishte ulur nė fund tė ēergės, kur e moria kafen pėr ta pirė dhe kur e pa qė ishte me krip, tha:
-O mik, shko bima ni copė bukė ta ngjyjė se na qisajna i thomė lang e jo kafe.
Kur i dėgjoi miku kėto fjalė qė i foli djali i ri, u qua, e mori djalin dhe e uli nė krye tė oxhakut dhe i tha plakut qė ishte ulur aty:
-Shtyju ma posht se sa ky vend pėr ty!

Elina
04-09-08, 21:00
Shamia e grues

Ni dite Nastradini nuk e kish t'shoqen n'shpi. U duhke vete me ba hyzmet.
Muer e p'e kalle zjarmin.Po i fryn e po i fryn e zjermi s'po kallet kurqysh.
U nal e po kujtohet. E pa shamine e grues vjerre n'baski.E muer e po e pahit zjarmin me shami.
Zjarmi u kall.Nastradini i bertiti:
-He moj shami e shami e shkrete! Ju p'e kallni dynjane kah po ju shohin njerezit n'krena t'garve e t'cikave e jo s'po e kallni zjermin tem!

Elina
04-09-08, 21:06
Grate s'kan gra si burrat

E kishin pas vete njanin:
- Pse grate rrnojne ma shum se burrat?
Ky i kish pas thane:
- Pse grate s'kan gra si burrat.

Elina
04-09-08, 21:21
Nasradini mbrenda Xhybes


Nihere Nastradini u perla me gruen e vet,e ajo i dha zor edhe e qiti pi katit t'dyte e n'toke.
Kur ra ne toke kersiti shume.E njev edhe kojshia. T'nesrit e veti:
- Shka ke Nasradin qi kersiti n'oborr tan?
- Kurxha-ja kthej Nasradini-plaka ma qiti xhyben n'oborr.
- Mire,po shume ka krise.Xhybja nuk kerset ashtu.
- Po eshe une kesh mrena Xhybes- ja kthej Nasradini.:biggrin:

sakra
07-09-08, 00:58
QE DY DITĖ S’PO JA DAJNĖ PIJES!

Ishte njė zotėri i pasur qė kishte vetėm njė djalė. Djali i kishte pasur disa “jarani” tė cilėt i vijnė nė konak. E shtron pėr tė pirė me ta nė kopsht gjithė ditėn. Nė mbrėmje prapė nė dhomė, e tė nesėrmen prapė nė kopsht.
Kur ishin duke pirė kėta, rrogėtari i dėrgoi lopėt pėr ujė dhe ju dha ujė lopėve. Del zotėria dhe takohet me rrogėtarin qė ishte duke i kthyer lopėt dhe po e pyet:
-Ku i pate?
-U dhash ujė - tha rrogėtari.
-Kthej apet e jepju ujė!
-Paj s’pinė ma.
Zotėria prapė i thotė:
-Ktheji!
Djali qė ishte duke pirė me shokė, po i thotė babės:
-A je n’men o babė? Kėto qetash kanė pi e s’pinė ma!
Atėherė babai iu kthye i po i thotė djalit:
-Kto, tuj kanė lopė, masi kanė pi ni herė, s’pinė ma, e ju, a s’po ju vjen marre qi s’po ja dani qe dy ditė pijes?

sakra
29-09-08, 23:00
PO T’RRUEJ EDHE UNĖ TY

Shaban Baja kishte hyrė tek berberi pėr tu rruar. Pe sheh berberin qė ishte bėrė mė parruar se myshteriu. Kur u rrua, hoqi me e nxjerr qesen e me ja la paratė, po nuk i kishte qėlluar asnjė metalik. I thotė berberit:
-Qe besa, more mjeshtėr, se s’paskna n’xhep asnjė metalik me ta dhanė.
-Ani ēka me ba tash? -e pyeti berberi.
-S’di -i tha Shabani -ēka me ba tjetėr, veē ungju se po t’rruaj edhe unė ty!

sakra
29-09-08, 23:02
TĖ RROFT JANUZI!

Januzi ishte berber por nuk kishte pas ditur tė rruaj hiq. Njėri se kishte ditur dhe kishte shkuar pėr tu rruar tek ai.
Januziu e mori briskun, doli nė oborr e ja nisi pėr ta rruar. Sa herė i mėshonte me brisk, syri i kėtij qitke lot. Nganjėherė Jonuzi i thoshte:
-Ktheju pej drite (n’midis t’oborrit).
Ky i shkreti, qė kishte shkuar pėr tu rruar, duroi sa duroi, e nė fund kur u rrua, tha:
-Aman jarabi, pse thonė hallku pėr shkado sen: “T’rroftė dreqi!” tu kanė me thanė: “T’rroftė Januzi!”.

sakra
26-10-08, 00:32
A E KE BRISKUN TĖ ĒELIKT?

Njėri shkoi tek berberi pėr tu rruar. Berberi e kishte pas briskun e keq e kėtij tė shkretit i digjte lėkura. Dikur nuk u durua e po e pyet berberin:
-A mos asht qaj brisk prej qeliku a?
-Ku po e di ti? -ja priti berberi.
-Po e di se po ja shoh xhixhat para syve t’mi.

sakra
26-10-08, 00:33
MOS PO E RRUAJ EDHE AT QEN?

Ishte njėri duke u rruar. Berberi e kishte pasur briskun e pa mprehur e kėtij i digjte lėkura sa s’bėhej ma. Duke u rruar, ky njeri e dėgjon njė qen duke piskatur nė rrugė. Atėherė foli:
-Athua, more ēka ka qaj qen qi po pisket? A mos po e rrujnė edha ata a?

LABI
09-11-08, 15:46
QEVERISJA

Me nje rast njeri prej mysafireve ne nje gala darke e pyeti komediografin e njohur francez Molierin ; si eshte e mundur qe ne disa vende te botes princat te marrin pushtetin ne duart e veta qe ne moshen trembdhjet vjecare , ndersa martesa u lejohet vetem mbasi t'i mbushin tetembdhjete vjet ?!

Molieri pa menduar gjate ia ktheu :

Sepse shume me lehte eshte te qeverisesh nje shtet sesa nej grua !

LABI
21-02-09, 01:29
DIPLOMACIA

E pyetin me nje rast ministrin e puneve te jashtme te Napoleonit TALEJRANIN , i cili ishte i njohur per nga dhelperite , perse ne sherbimet diplomatike s'ka edhe femra te cilat jane te njohura per dheperi ?
Diplomati i vjeter buzeqeshi e tha :

Ka dallime te medha . Per diplomatin fjala "PO" do te thote njesoj sikurse "ndoshta" , e "ndoshta njesoj sikurse "jo" , por kur diplomati thot "jo", atehere ai s'eshte kurrfare diplomati .
Femrave nderkaq, fjala "JO", do te thote njesoj sikurse "ndoshta" , e "ndoshta" do te thote "po" , e kur nje zonje te thote "po", ajo s'eshte kurrfare zonje .