PDA

View Full Version : Kuvajti, “veza e artė” e bashkisė, 5 milionė euro pėr sheshin “Skėnderbej”


Preshevar
08-02-08, 10:55
Kuvajti : "veza e artė" e bashkisė, 5 milionė euro pėr sheshin "Skėnderbej"




Blerta Mrishaj
Gazeta Standard
07/02/2008



Pas vizitės disaditore tė zhvilluar nė shtetin e Kuvajtit, nė Gjirin Persik, kryebashkiaku Rama ka arritur jo vetėm tė sigurojė fonde pėr restaurimin e sheshit “Skėnderbej”, por edhe ndihmė pėr rehabilitimin e parkut tė liqenit artificial. Menjėherė pas kthimit nga Kuvajti, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, ditėn e djeshme ka shpjeguar detaje tė vizitės qė ai dhe njė delegacion i bashkisė kanė bėrė nė Kuvajt, ku autoritetet mė tė larta shtetėrore kanė premtuar mbėshtetje pėr kryeqytetin shqiptar.



Vizita


Kreu i bashkisė, Rama, ka udhėtuar drejt Kuvajtit nė pėrgjigje tė ftesės sė Kryeministrit tė kėtij vendi. Gjatė qėndrimit nė Kuvajt kryebashkiaku Rama ėshtė takuar pikėrisht me Kryeministrin e vendit, Sheikun Nasser Al Saba, me Emirin e Shtetit tė Kuvajtit, Sheikun Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, me kryetarin e Parlamentit, z. Jassim Al Kharafi, ministrin e Punėve Publike, si dhe me Guvernatorin e Al Ahmadit, rajonit mė tė zhvilluar tė Kuvajtit. Gjatė vizitės sė tij bėhet e ditur se Rama ka nėnshkruar edhe njė marrėveshje bashkėpunimi mes dy bashkive nė fusha tė ndryshme. Ndonėse partner i largėt pėr nga pėrhapja gjeografike, nė Gjirin e Persik, Kuvajti ėshtė i pari shtet qė po ndihmon Bashkinė e Tiranės nė realizimin e projekteve tė iniciuara prej krerėve tė saj. Me anė tė njė ftese tė bėrė nga kreu i Bashkisė sė Tiranės, shteti i Kuvajtit ka dhėnė njė shumė dhuratė prej 5 milionė eurosh pėr rindėrtimin e sheshit “Skėnderbej”. Ndėr tė tjera, Edi Rama ėshtė shprehur edhe mbi ndihmėn e dhėnė: “Informoj bashkėqytetarėt tanė lidhur me vizitėn e frytshme qė delegacioni i Bashkisė sė Tiranės pati nė Kuvajt. U jam thellėsisht mirėnjohės autoriteteve tė shtetit kuvajtian, Emirit tė Kuvajtit, Princit tė Kurorės, Kryeministrit dhe qeverisė sė tij, si dhe Guvernatorit tė Provincės sė Ahmadit, qė me mikpritjen e tyre na shprehėn ndjenjat e njė miqėsie tė posaēme dhe tė njė interesimi krejt tė veēantė pėr Shqipėrinė dhe kryeqytetin e saj”.

Kuvajti

Kryeministri i Kuvajtit i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht ftesės sė kryebashkiakut Rama pėr tė mbėshtetur konkursin ndėrkombėtar pėr sheshin “Skėnderbej” dhe Xhaminė e Et’hem Beut, si dhe ka konfirmuar njė shumė dhuratė prej 5 milionė eurosh pėr realizimin e projektit fitues. Autoritetet kuvajtiane kanė krijuar njė hapėsirė tė gjerė mundėsish pėr tė financuar tė tjera projekte, pėrveēse projektit tė parė, atė tė rindėrtimit tė sheshit “Skėnderbej”, i cili tashmė ėshtė drejt rrugės sė realizimit me shpalljen e konkursit ndėrkombėtar. Kėsaj radhe u mbetet juristėve profesionistė tė studiojnė me kujdes propozimet e reja qė do tė bėhen pėr t’u drejtuar me njė dosje tė plotė projektesh nė bazė tė njė plani afatmesėm. Ndėrkohė Rama ka shpjeguar edhe nė lidhje me planin e tij mė tė ardhshėm nė lidhje me rehabilitimin e parkut tė liqenit artificial. Ai ėshtė shprehur se “kemi rėnė dakord plotėsisht qė projekti mė prioritar, pėr tė cilin ne do tė bėjmė gjithēka duhet qė ta prezantojmė nė kuadrin e njė plani afatshkurtėr, tė jetė rijetėzimi sipas standardeve bashkėkohore mjedisore i parkut tė madh tė liqenit, bazuar nė masterplanin qė disponon aktualisht Bashkia e Tiranės. Ambicia e pėrbashkėt me miqtė kuvajtianė ėshtė qė ky park tė kthehet nė njė model tė marrėdhėnieve tė komunitetit me natyrėn, pasqyrė e vetėdijes sė re mjedisore tė botės ku jetojmė dhe pėrpjekjes sonė pėr ta bėrė kėtė vetėdije instrument tė patjetėrsueshėm tė bashkėjetesės qytetare nė Tirane

Kryebashkiaku pas vizitės zyrtare: Gjetėm partnerė tė rinj e tė fuqishėm qė do tė na mbėshtesin!

Preshevar
08-02-08, 10:57
Tirana.gov.al
06.02.2008






Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama dha sot detaje tė vizitės qė ai dhe njė delegacion i Bashkisė bėnė nė Kuvajt, ku autoritetet mė tė larta shtetėrore kanė premtuar mbėshtetje pėr kryeqytetin shqiptar. Nė pėrgjigje tė ftesės sė kryeministrit tė Kuvajtit, kryebashkiaku Rama ėshtė takuar pikėrisht me kryeministrin e Kuvajtit Sheikun Nasser Al Saba, me Emirin e Shtetit tė Kuvajtit, Sheikun Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah, me kryetarin e Parlamentit Z. Jassim Al Kharafi, Ministrin e Punėve Publike, si dhe me Guvernatorin e Al Ahmadit, rajonit mė tė zhvilluar tė Kuvajtit, me tė cilin Rama ka nėnshkruar njė marrėveshje bashkėpunimi mes dy bashkive nė fusha tė ndryshme. Shteti i Kuvajtit ka dhėnė njė shumė dhuratė prej 5 milionė eurosh pėr rindėrtimin e Sheshit “Skėnderbej”. Nė komunikimin e sotėm me mediat kryebashkiaku Edi Rama u shpreh mes tė tjerash:


“Dėshiroj tė informoj bashkėqytetarėt tanė lidhur me vizitėn e frytshme qė delegacioni i Bashkisė sė Tiranės pati nė Kuvajt, ku na u rezervua pritja e rangut mė tė lartė.


U jam thellėsisht mirėnjohės autoriteteve tė shtetit kuvajtian, Emirit tė Kuvajtit, Princit tė Kurorės, Kryeministrit dhe Qeverisė sė tij, si dhe Guvernatorit tė Provincės sė Ahmadit, qė me mikpritjen e tyre na shprehėn ndjenjat e njė miqėsie tė posaēme dhe tė njė interesimi krejt tė veēantė pėr Shqipėrinė dhe kryeqytetin e saj.


Jam shumė i prekur nga respekti qė ata treguan nė tė gjitha takimet pėr Tiranėn e pėr punėn e bėrė prej nesh nė gjithė kėto vite tė transformimit rrėnjėsor tė kryeqytetit e tė kthimit tė tij nė njė emėr tė njohur nė mbarė botėn.


Nė shenjė tė vullnetit tė mirė pėr ta forcuar miqėsinė mes dy vendeve pėrmes urash tė reja bashkėpunimi, autoritetet kuvajtiane krijuan pėr ne njė hapėsirė tė gjerė mundėsish pėr tė financuar tė tjera projekte, tanimė qė projekti i parė, ai i rindėrtimit tė Sheshit “Skėnderbej”, ka hyrė nė rrugėn e realizimit me shpalljen e konkursit ndėrkombėtar.


Ėshtė radha jonė tė studiojmė me kujdes propozimet e reja qė do tė bėjmė dhe t’u drejtohemi me njė dosje tė plotė projektesh nė bazė tė njė plani afatmesėm, ndėrkohė qė kemi rėnė dakord plotėsisht qė projekti mė prioritar, pėr tė cilin ne do tė bėjmė gjithēka duhet qė ta prezantojmė nė kuadrin e njė plani afatshkurtėr, tė jetė rijetėzimi sipas standardeve bashkėkohore mjedisore i Parkut tė Madh tė Liqenit, bazuar nė masterplanin qė disponon aktualisht Bashkia e Tiranės.


Ambicia e pėrbashkėt me miqtė kuvajtianė ėshtė qė ky park tė kthehet nė njė model tė marrėdhėnieve tė komunitetit me natyrėn, pasqyrė e vetėdijes sė re mjedisore tė botės ku jetojmė dhe pėrpjekjes sonė pėr ta bėrė kėtė vetėdije instrument tė patjetėrsueshėm tė bashkėjetesės qytetare nė Tiranė.


Vizita nė Kuvajt na mėsoi shumė gjėra tė reja e na dha energji tė reja pėr tė vazhduar edhe me mė shumė kurajo rrugėn e nisur drejt transformimit e modernizimit tė kryeqytetit tonė, i cili sot ka gjetur partnerė tė rinj e tė fuqishėm qė do tė na mbėshtesin me tė gjithė forcėn e miqėsisė e tė dijeve tė tyre nė rrugėn e realizimit tė ėndrrave.


Nė emėr tė kryeqytetasve i kam falėnderuar me gjithė zemėr miqtė kuvajtianė dhe i kam siguruar pėr ndjenjat tona mė tė larta tė miqėsisė e tė respektit ndaj tyre”.

BE LK
14-02-08, 18:21
Kuvajti : "veza e artė" e bashkisė, 5 milionė euro pėr sheshin "Skėnderbej"




!
Sa i mire eshte interesi........................!!!!!

SoKoLi-i-Maleve
14-02-08, 22:19
Te mjeret ju,Bashkimi Europjan dhe Amerika kan shkri me dhjeta miliarda euro ne Shqipri dhe ne Kosove dhe skeni shkrue as nji falinderje,kurse kur nji shtet Islamo /arab jep nji pes milionshe qe me ja dhen nji personi ska edhe aq randesi,e jo ma shteti shtetit, menjiher "Veza e Arte" A sju vjen turp nga by.ha e juaj mbase mend e tru skeni.

Preshevar
15-02-08, 17:34
Te mjeret ju,Bashkimi Europjan dhe Amerika kan shkri me dhjeta miliarda euro ne Shqipri dhe ne Kosove dhe skeni shkrue as nji falinderje,kurse kur nji shtet Islamo /arab jep nji pes milionshe qe me ja dhen nji personi ska edhe aq randesi,e jo ma shteti shtetit, menjiher "Veza e Arte" A sju vjen turp nga by.ha e juaj mbase mend e tru skeni.


Flm edhe shteteve si U$A & €-s, :smile:




ps: A u knaqe shti ?