PDA

View Full Version : Republika e Kosovės flen mbi qindramiliarda dollar


Pupi
11-03-08, 18:18
Nėntoka e Kosovės vlen para. Po tė nxirreshin nė sipėrfaqe dhe tė pėrpunoheshin mineralet, atėherė del se vendi ka rezerva tė mėdha, tė cilat arrijnė vlera astronomike kur shndėrrohen nė para. Pasuritė mė tė mėdha tė vėrtetuara janė nė thėngjill dhe nikel. Kosova ka 14.7 miliardė ton thėngjill, tė cilat kur shndėrrohen nė para, kalojnė vlerėn e 120 miliardė eurove. Tė eksploruara janė vetėm 2 pėr qind e rezervave, nė kohėn kur po pėrgatiten investime qė shkojnė deri nė 4 miliardė euro pėr kapacitetet energjetike. Ndėrkohė, nikeli, tė cilin tashmė po e shfrytėzon Alferoni, kap vlerėn aktuale nė treg prej 6.2 miliardė eurosh. Bashkė me mineralet e tjera pėrcjellėse, tri minierat e nikelit vlejnė mbi 7 miliardė euro. Kosova ka mbi 2.2 milionė ton rezerva tė plumbit, vlera e tė cilave ėshtė mbi 6 miliardė euro. Minierat e Trepēės vlerėsohet tė kenė edhe afro 2 milionė ton rezerva tė zinkut, tė cilat kushtojnė rreth 5 miliardė euro. Kėto miniera kanė edhe rreth 2 milionė kilogramė argjend, vlera e tė cilave shkon nė mbi 1 miliard euro. Kjo nuk ėshtė e tėra. Gjatė shfrytėzimit tė plumb - zinkut - argjendit nė Pėrroin e Ngjyrosur (Artana - Novo Brdo), ishin zbuluar rreth 3 milionė ton hollojzit tė shkallės sė lartė Al2SiO5 (OH)4. Sipas Komisionit tė Pavarur pėr Miniera dhe Minerale, ky ėshtė vetėm njė nga vendburimet e njohura tė shfrytėzueshme tė kėsaj argjile me vlerė shumė tė madhe (140-450 dollarė toni). Katėr vendburimet e tjera janė nė Zelandėn e Re, Turqi, Kinė dhe Utah (SHBA). Prodhimi botėror i sotėm ėshtė vlerėsuar nė 150.000 tonė/vit. Pasuritė nėntokėsore tė Kosovės janė tė shpėrndara nėpėr tėrė territorin. Vlera e mineraleve tė vėrtetuara shkon nė mbi 150 miliardė euro. Por ende nuk janė bėrė hulumtime tė tėrė territorit, kur ka indikacione tė qarta se edhe shumė pasuri ekzistojnė. Pas vrojtimeve tė fundit tė bėra nga ajri prej JAC it, ėshtė vėrejtur se ka edhe ar, krom, nikel, bakėr e minerale tė tjera. Kosova mund tė ketė edhe naftė. "Nga informacionet e deritashme qė posedojmė, punėt hulumtuese qė janė bėrė nė Kosovė nė lidhje me naftėn, nuk kanė pėrjashtuar, por as nuk kanė vėrtetuar prezencėn e hidrokarbureve", - tha Naser Peci, zėvendėsdrejtor i KPMM-sė. Nisur nga kėto indikacione, del se vlera e pėrgjithshme e nėntokės kosovare shkon nė mė tepėr se 200 miliardė euro. Ato mund ta bėjnė ekonominė e Kosovės shumė tė fuqishme, por nė tė shumtėn e rasteve resurset mbesin tė pashfrytėzuara. Nuk duket gjithēka e errėt. "Ka interesime nga kompani tė ndryshme pėr shfrytėzimin e resurseve minerale nė Kosovė," - tha Peci. Investimi nė kėto resurse nėnkupton edhe punėsimin e sė paku 100 mijė punėtorėve. Ndėrkohė, kur Kosova vuan nga deficiti i thellė tregtar, riaktivizimi i minierave ekzistuese dhe hapja e atyre tė reja, do ta kthente komplet kėtė bilanc. Kosova shumė lehtė mund tė bėhet njė fuqi eksportuese. Edhe ashtu pėr shkak tė kėrkesės pėr metale qė ėshtė dukshėm mė e lartė sesa oferta, ēmimet botėrore tė metaleve kanė fluturuar. Si shembull mund tė merret nikeli, i cili para 3 vitesh kushtonte 7.000 dollarė toni, ndėrsa tashmė ka arritur nė 32.000 dollarė. Ėshtė trefishuar gjatė kėsaj edhe vlera e plumbit nė 3.200 dollarė toni. Kosova ėshtė e pasur me tė dyja kėto metale.
Shkruan:Gazeta shqiptare

dardan100
11-03-08, 18:43
*Nėntoka e Kosovės vlen para.

*Kosova ka 14.7 miliardė ton thėngjill,

*Kosova ka mbi 2.2 milionė ton rezerva tė plumbit,

*Minierat e Trepēės vlerėsohet tė kenė edhe afro 2 milionė ton rezerva tė zinkut,Kėto miniera kanė edhe rreth 2 milionė kilogramė argjend,

*Kosova mund tė ketė edhe naftė. "Ka interesime nga kompani tė ndryshme pėr shfrytėzimin e resurseve minerale nė Kosovė,"
Shkruan:Gazeta shqiptare

Pa dyshim se pasurite nentokesore te Kosoves jane te konsiderueshme , mirpo ne gjithmone duhet te mendojme se ne nje te ardhme keto resurse do te hargjohen, nuk jane te perhershme, ne nuk e kemi territorrin e Kanadase apo te Kines, jemi nje Kosove e vogel. Mirpo sa per te lansuar ekonomine dhe per te dale nga kriza e rende, mund te provohet edhe kjo rruge, edhe pse nxjerrja e ketyre metaleve nga nentoka ka kosto te medha, vetem rehabilitimi i Trepēes konsiderohet dikund rreth 2 miliard dollar, qe te jete funksional.

Gjithashtu mendoj se Kosova ka hapesire edhe per zhvillim te turizmit, qe gjithashtu do te perfitonte ne zbutjen e papunesise, duke shfrytezuar trashegimit e medha kulturore (qyteti-muze Prizreni, Ulpiana dhe sitet arkeologjike si Vlashnja). Turizmin dimeror ne stacionet e skijimit si ne Brezovice dhe bjeshket e Rugoves gjithashtu edhe per turizem veror dhe ekskursione ne malet e Sharrit dhe Luboten,... me pak fjal na mungon veq deti, mirpo ne mungese te tij kemi liqe.

Perveq minierave, besoj se zhvillimi i ndermarrjeve te mesme dhe te vogla do te ishte menyra me e mire dhe e qendrueshme e zhvillimit tone ekonomik dhe ēelesi kryesor i zbutjes se papunesise(pra te "ēelen fabrikat"), me ē'rast sidomos bashkatdhetarve tane nga diaspora do t'iu mundesoj investimi ne Kosove.

Agroni22
05-07-08, 00:23
na duhen vepra e jo veq fjal se me fjal na jena para AMERIKE por???????

panta_rhei
06-07-08, 21:33
na duhen vepra e jo veq fjal se me fjal na jena para AMERIKE por???????

Po titulli po t tregon vet. Republika e Kosoves flen... le t flen se "...gjumi, thosh nena ime, i rrit femijet..." thojke Ismail Qemali te "Nentori i Zi" :biggrin: .

Perndryshe "Puntori jet gjall' n'guri t'that'". (Kputet tuj punu dit e nat, edhe kur t shkon n kasolle, flen mbi lecka te keqija.)
Ne qe jemi gjumasha, edhe dembela, po flejme mbi qindra miliarda dollar. M'u cudit' a!!!? Pse me punu?!

Per mos me u cudit' prej titullit, qe:
Republika e Kosoves eshte ne gjume dhe po enderron qindramiliarda dollar
(ishalla nuk zgjohen shume shpejt, se e shohin vetveten e realitetin e rrezik me bo vetmbytje kolektive... pra "flm gjumit qe jemi gjalle", edhe "flm gjumit, se na moti i kishim harxhu qato qindramiliarda dollar neper kafiqa, neper casino... e neper shtepi publike (po mendoj neper ministri)"):frown:

Alkimisti_ch
02-09-08, 15:51
Normal qe ne kuader te inavzionit ekonomik ne evropen lindore dhe Juglindore edhe Kosova do te perfitoj diēka por per te qen realist une nuk pres ndonje mrekulli nga investimet e huaja.Ka shume arsye qe flasin per kete te cilat nuk do ti ceki tani ne detale. Mjafton vetem nje fakt ketu qe Kosova eshte treg i vogel 2 milionsh dhe me munges te theksuar te infrastruktures dhe te zbatueshmerise se ligjit. Prandaj investitoret e medhenje zakonisht shkojne ne vendet fqinje ku ka me pak probleme dhe ku tregu eshte me i gjer.
Mirepo Kosova duke qen se eshte e vogel dhe ka pasuri nentoksore dhe nje diaspore te fuqishme ateher mendoj se duhet te fokusohemi ne krijimin e partneriteteve qofte me kompani te huaja apo edhe mes vete per te bashkuar kapitalin mendor e material dhe ne bashkepunim me organizmat profesional do te mund te beheshin investime serioze qe do ta zhvillonin ekonomine e vendit deri ne ate mas sa qe per disa gjera te ishte eksportuesi kryesore jo vetem ne evropen Juglindore por edhe me gjer.

Per kete lypset nje qasje serioze e te gjitha strukturave e ne veqanti e atyre qeveritare te cilat do te duhej te orientonin investimet ne ate drejtim qe te jene te qendrushme dhe afatgjata e jo kurrsesi ne stilin e pompava te benzines thua se ketu bruon nafte, apo ne stilin e bazenteve thua se ne jemi lindur ne uje....?

Une vazhdoje te jem optimiste ani pse pak si me rezerva.

LABI
02-09-08, 17:32
Pike e vogel n'oqean . Kapacitetet energjetike boterore s'varen nga thengjillii , mos boni hajgare ! Thengjill kemi mjaftueshem sa per veten edhe ata se kalon 3-4 shekuj nese prodhohet energji ne kapacitetet e perfolura 3000 MgW.

Ne per (tregun) boten jemi nje pike uje ne oqean. Mund te jemi terheqes ne rrafshin e gjeo-politikes dhe aleancave nder rajonale e kontinentale per imponusit dhe mbarevajtesit e rendit- global ...

Por, jo dhe si rrafsh gjeo-ekonomik... (perafersisht) 2 miljon banor ka Kosova. Dy miljon treg . 10.877 km katror... Me pas qene cdo cm-katror e mbulune me metale te cmuara kisha thane , thengjill he dreqi e marrte , ku s'na ra hise bregdeti po qymyri :rolleyes: :biggrin:

Dreni2
07-10-09, 22:43
Kosova nuk ashte ne gjendje me siguru buken e vet e le ma ma shum .. Importojm Millin , Mishin , Qumshtin , pemet , perimet etj etj .

Kure te i prodhojm vet keto qe i ceka nalt .. qe 100 000 vende te punes pa Ari , Qymyr e metale te tjera qe kosova po flen mi to.

panta_rhei
07-10-09, 23:30
Kosova nuk ashte ne gjendje me siguru buken e vet e le ma ma shum .. Importojm Millin , Mishin , Qumshtin , pemet , perimet etj etj .

Kure te i prodhojm vet keto qe i ceka nalt .. qe 100 000 vende te punes pa Ari , Qymyr e metale te tjera qe kosova po flen mi to.

Nė rrethet e ekspertėve tė ekonomisė botėrore ekziston njė term (fenomen) qė ata e quajnė "MALLKIMI I RESURSEVE".

Sipas analizave tė ekspertėve tė ekonomisė nė lidhje me shkaqet varfėrisė qė mbizotėron nė disa shtete tė botės, janė nxjerrur disa shkaqe:

Pra, shteti ėshtė shumė i varfėr pėr shkak se:

-ka pasur njė luftė tė brendshme shumėvjeēare,
-ka pasur luftė me fqinjėt qė ka zgjatur shumė vjet,
-ka fqinjė me disponim armiqėsor,
-KA PASURI TĖ MĖDHA NĖNTOKĖSORE (natyrore).

Shtetet e afrikės, ku shumica e popullsisė vuajnė nga uria, zija e bukės, nga mungesa e ujit, thjeshtė ku jetohet e vdiset si kafshėt, janė shtetet mė tė pasura nė botė me diamant, ar, argjend e minerale tjera shumė tė vlefshme.

Japonia, shteti mė i pasur i botės, ėshtė shteti mė i varfėr i botės sa i pėrket resurseve nėntoksore.

teutaA
07-10-09, 23:33
po bre ani thojshin veq per qita u ardh amerika ne ks