PDA

View Full Version : Dua nje ndihme te vogel ..per shkoll.


niemand
12-06-08, 20:32
Dua nje ndihme te vogel dhe nje pllakat per presentim .. per ne Deutsch.. nje teme qe un dua ta marr dua te jete.. per "Abortin" si i heqin femijet e blla blla.. dhe nje video qe e kishte bere .. me duket .. uck-aksh nqs sjam gabim... e kishte ba nje nene qe para lindjes.. e donte ta heqte femijen..

Po qe se e lexon uck-aksh besoj qe do me ndihmoj me fotot e asaj videoe.. ose linkun ku mund ta marr..

Ose nqs e dini nje tem te till ne Internet ose me sugjeroni cfar te bej .. mund ta beni ne gjuhen shqipe e un do ta perkthej ne Gjermanisht se me duhet per te marten per presentim ne testim me goj ne Gjuh Gjermane.

niemand

uck_aksh
12-06-08, 22:29
fotot
ja ku i ke



http://fr.youtube.com/watch?v=C6rKlE9cl-E


mundem te ndimoj nese keto foto don mi paraqit me gjith shkrim ashtu se jan por ne gjuhen gjermane ateher ti mundesh vetem mi perkthy un ti baj gati

uck_aksh
12-06-08, 23:10
ABORTI : MĖSHIRĖ APO VRASJE ?



Dr. S. AKSOY
Abortimi ēdo herė ka qenė temė diskutimi nga ana e mjekėve, filozofėve, avokatėve dhe teologėve prej kėndėvėshtrimeve tė ndryshme. Kėtu do tė pėrmendi vetėm disa prej kėtyre argumenteve dhe do tė mundohem tė vij nė kokludim rreth etikės sė abortit. Nė tė vėrtetė, ne do ta marrim parasysh vetėm etikėn e kėsaj praktike veē mė shumė tė shpėrndarė dhe nė shpėrndarje e sipėr, nė tė gjitha viset e botės.
Aborti ėshtė shkatėrrim i qėllimtė i fetusit nė mitėr, apo ēfarėdo lindje e para kohe me qėllim qė tė shkaktohet vdekje e fetusit. Siē ėshtė evidente nė definicionin e dhėnė, qėllimi ėshtė qė tė pėrfundohet jeta e njė krijese tė gjallė, qė e bėn abortin temė kaq kontraverze. Hipokrati ka shėnuar nė betimin e tij tė famshėm: "Nuk do t’i jap leje gruas qė tė shkaktojė abortin". Historia e abortit shkon aq larg prapa, ndoshta edhe mė tepėr. Si ėshtė e mundur qė aborti, i cili ėshtė nė kundėrshtim me urdhėrat bazik tė praktikės mjekėsore, siē janė "Mos dėmto" apo "Respektoje jetėn
njerėzore", tė jetė aq thellė i rrėnjosur nė historinė e asaj praktike? Ēka kanė bėrė (dhe mė tej bėjnė) punėtorėt shėndetėsorė qė tė pakėsojnė numrin e aborteve qė gjenden nė njė shkallė tė lartė?
Dy lloje parimore tė indikacioneve janė definuar pėr "pėrfundimin e shtatzėnisė". Lloji i
parė, i quajtur "indikacione mjekėsore", nė tė hynė 1) Kur vazhdimi i shtatzėnisė do ta rrezikonte jetėn e gruas shtatzėnė, apo shėndetin fizik dhe psikik tė saj, apo madje edhe tė fėmijės, nė pėrmasa shumė mė tė mėdha sesa po tė ndėrpritej shtatzėnia, 2) Po tė ekzistonte rreziku, po tė lindej foshnja do tė kishte abnormalitete fizike dhe mentale qė do ta ē’aftėsonin seriozisht.
Lloji i dytė i indikacioneve, tė ashtuquajturat "indikacione sociale", janė mė tė ndėrlikuara dhe ndryshojnė mes kulturave dhe epokave kohore. Disa shembuj janė: shtatzėnitė qė rezultojnė prej marrėdhėnieve jashtėmartesore, prej dhunimeve apo incesteve, shtatzėni tė padėshiruara apo paplanifikuara, shtatzėni nė moshė shumė tė re apo shumė tė vjetėr, pritje e foshnjės sė gjinisė sė "gabuar" - informatė kjo e cila nė ditėt e sotme sigurohet nga teknologjia e zhvilluar. Mund tė themi se janė nė rend tė parė "shkaqet sociale" tė kėtij lloji qė shpiejnė prindėrit qė tė kryejnė abortin. Pėrfundimet aktuale tė shtatzėnive janė bėrė gjithashtu pa kujdesin e punėtorėve shėndetėsorė apo nga ndonjė person i pakualifikuar, nė disa raste edhe nga vetė femra shtatzėnė.

uck_aksh
12-06-08, 23:10
Abortimi ēdoherė ka qenė temė diskutimi nga ana e mjekėve, filozofėve, avokatėve dhe
teologėve prej kėndvėshtrimeve tė ndryshme. Kėtu do tė pėrmendi vetėm disa prej kėtyre argumenteve, dhe do tė mundohem tė vij nė konkludim rreth etikės sė abortit. Nė tė vėrtetė, ne do ta marrim parasysh vetėm etikėn e kėsaj praktike veē mė shumė tė shpėmdarė, dhe nė shpėmdarje e sipėr, nė tė gjitha viset e botės. Njė milion e gjysmė abortime kryhen vetėm nė SHBA pėr ēdo vit, njė e treta e lyre nė tinejxhere ndėrmjet moshės 12 dhe 17 vjeēare. Andaj,
ėshtė vėshtirė tė diskutohet mbi pėrgjegjėsinė morale tė diēkahit qė ėshtė e pranishme nė masė aq tė madhe. Anketa e Harris J. e vitit 1991 ka treguar se 81% e tė moshuarve nė Angli janė deklaruar nė favor tė sė drejtės sė femrės pėr tė zgjedhur se a do tė aplikojė abort nė tre muajt e parė tė shtatzėnisė. Mason J.K. shėnon: "Tipar i rėndėsishėm nuk ėshtė aq shumė numri i pėrgjithshėm i aborteve, por eskalimi i qėndrueshėm nė numra nė krahasim me vitet e kaluara. Tė dhėnat tregojnė se kėtu kemi tė bėjmė me rritje tė pranueshmėrisė publike tė abortit si mėnyrė normale e jetės". Dunstan G.R. duke komentuar kėtė fakt thotė: "Aborti tani ėshtė duke u legalizuar dhe praktikuar edhe mė tepėr pėr shkak se ajo ėshtė ēfarė njerėzit duan - indikacion pėr intervenim mjekėsor pėr shkatėrrimin e jetės, e panjohur nė etikėn tonė mė parė."
Njerėzit qė kanė shkruar pėr ēėshtjen e abortit janė koncentruar mė tepėr nė dy ēėshtje: e para, tė "drejtat" e fetusit dhe nėnės, veēanėrisht e drejta e femrės nė trupin e saj; dhe e dyta, ēėshtja e "personalitetit" tė foshnjės sė palindur. Judith Jarvis Thompson ėshtė njėra prej atyre qė i drejtohet ēėshtjes nga perspektiva e tė "drejtave" tė fetusit dhe nėnės. Ajo nuk ka vėshtirėsi ta njohė "personalitetin" e fetusit. Ajo thotė se ēdo person ka tė drejtė tė jetojė, pra edhe fetusi ka tė drejtė tė jetojė. Sidoqoftė, ajo beson se nėna ėshtė ajo qė mban tė drejtėn tė vendos se ēfarė do tė ndodhė nė dhe me trupin e saj.
Njerėzit tė cilėt kanė definuar pikėpamjet rreth kėsaj ēėshtjeje, nė pėrgjithėsi marrin njėrėn nga kėto tri pozita: 1) aborti ėshtė ēdoherė i gabuar dhe nuk duhet lejuar nė asnjė kohė dhe pėr kurrfarė arsye, 2) aborti mund tė aplikohet nė ēdo kohė dhe pėr ēfarėdo arsye, 3) aborti duhet lejuar vetėm deri nė njė stadium tė caktuar tė shtatzėnisė, pas tė cilit nuk mund tė lejohet, me pėrjashtim nėn rrethana tė posaēme.
Njerėzit e grupit tė parė nuk janė shumė nė numėr. Ata veprojnė sipas mėsimeve tė kishės Romake Katolike, e cila thotė: "Nuk mund tė jemi absolutisht tė sigurtė se kur jeta zen vend, apo kur fetusi ėshtė personalitet njerėzor; por ndoshta kjo mund tė jetė saktėsisht nė momentin e fekondimit. Sipas kėsaj, do tė ishte gabim serioz tė shkatėrrohet qeliza vezė e fekonduar kurdoqoftė, pėrshkak se kjo do tė thotė vrasje e krijesės njerėzore". Sipas kėsaj thėnie rigoroze, aborti ėshtė i ndaluar edhe atėherė kur jeta e nėnės ėshtė nė rrezik, apo kur shtatzėnia ėshtė rezultat i ndonjė ngjarjeje tė padėshiruar, si pėr shembull dhunimi apo incesti.
Qėndrimin e dytė e marrin ata tė cilėt avancojnė argumentin "personalitet". Harris J. ėshtė njėri ndėr ata qė thonė: " Personi ėshtė kreaturė e aftė tė vendosė pėr ekzistencėn e vet, dhe asnjė person ose person potencial nuk duhet bėrė pėrjashtim nė kėtė drejtim pėr shkak se vdekja nuk i ka privuar ata prej asgjėje pėr ēka mund tė vendosin. Nėse ata nuk mund tė dėshirojnė tė jetojnė, ata nuk mund ta kenė tė frustruar kėtė dėshirė duke u mbytur."
Pozicioni i tretė i cili mund tė definohet si "i moderuar" thotė se aborti nuk duhet lejuar pas njė stadiumi tė caktuar tė shtatzėnisė dhe vetėm nėse rrethana tė caktuara e justifikojnė atė. Pėr shėmbull, ėshtė shumė nė rregull qė shtatzėnia tė ndėrpritet nėse jeta e nėnės ėshtė nė rrezik. Disa njerėz mendojnė se aborti ėshtė po ashtu moralisht i justifikueshėm kur shtatzėnia ėshtė rezultat i dhunimit apo incestit, dhe kur janė diagnostifikuar abnormalitete tė fetusit nė zhvillim. Madje disa sugjerojnė se pėrfundimi i shtatzėnisė mund tė jetė i lejueshėm edhe nėse nėna potenciale ėshtė tepėr e re.

uck_aksh
12-06-08, 23:11
Njė rrethanė e veēantė qė justifikon abortin, nga kjo pikėpamje, ėshtė diagnostifikimi i abnormaliteteve tė rėnda nė fetusin. Argumenti ėshtė se ėshtė gabim tė sillen nė botė vuajtje tė cilave mund t’u shmangemi dhe ne jemi moralisht tė obliguar tė pėrfundojmė jetėn e fetusėve seriozisht tė hendikepuar. Dikush ka shpjeguar se nuk ėshtė e pranueshme ta pranojmė kėtė arsyetim si "nė llogari tė" fetusit. Nė realitet, shmangia e vuajtjeve ėshtė shmangie nė llogari tė nėnės dhe pėrkujdesėsve tė tjerė potencial. Duhet tė jemi tė qartė rreth asaj se, pėrfundimi nė bazė tė paaftėsisė, a kryhet duke pasur nė konsideratė interesin e supozuar tė foshnjės sė palindur - se do tė ishte "mė mirė" pėr fėmijėn tė mos jetojė fare se sa tė jetojė me gjithė ato hendikepe tė dukshme - apo nė "interes" tė atyre tė cilėt duhet tė kujdesen pėr atė fėmijė, duke pėrfshirė kėtu dhimbjet dhe mundimet e tij. Williams ėshtė i prerė se aborti nė rrethana tė tilla ėshtė nė tė mirė tė prindėrve, jeta e tė cilėve do tė ishte e vėshtirėsuar me pėrkujdesjen e fémijės krejtėsisht tė paaftė.
Pas tėrė debatit, sugjerimeve dhe alternativave, duket se aborti do tė mbetet dilemė siē ka qenė me shekuj. Sidoqoftė, duhet tė kemi parasysh faktin thelbėsor se aborti ėshtė pėrfundim i jetės sė qenies sė gjallė. Duhet ta trajtojmė pėrfundimin e jetės sė fetusit me aq kujdes dhe ndjeshmėri, sikur tė ishim duke i dhėnė fund jetės sė ēdo qėnie tjetėr tė gjallė, dhe nuk duhet ta pėrfundojmė jetėn e asnjė krijese tė gjallė pa nevojė dhe pa ndonjė arsye shumė tė mirė. Rreth ēėshtjes sė "personalitetit" tė fetusit, ne mund tė jemi tė sigurt vetėm nė atė se asnjėherė nuk do tė jemi tė sigurtė rreth asaj, nėse sė paku nuk gjejmė ndonjė indikator qė do tė vendoste ēėshtjen. Rreth asaj se statusi moral i fetusit nuk ėshtė diēka materiale, duhet t'i drejtohemi autoritetit tė diturive metafizike dhe transcendentale, ndėr tė cilat ėshtė edhe religjioni. Siē jam munduar tė dėshmoj edhe gjetkė, jo vetėm qė tė gjithė religjionet por edhe shumė filozofé, prej Aristotelit e kėtej, kanė deklaruar se qeniet njerėzore pėrbėhen nga shpirti dhe trupi. Nga pikėpamja e religjionit, ekzistimi i qenies sė gjallė nė tokė mbaron kur shpirti lėshon trupin. Ne nuk dimė shumė rreth asaj se kur dhe si shpirti largohet, por nė Librin e Zotit, Kur'anin Famėlartė, gjejmė shpallje tė qarta rreth kohės dhe mėnyrės sė paraqitjes sė tij. Po ashtu disa informata tė tilla gjejmė edhe nė Tallmud, si dhe disa shpjegime tė detajizuara nė punimin e Akuinit.

uck_aksh
12-06-08, 23:12
Tė gjitha argumentet shkencore (anatomike dhe fiziologjike) dhe metafizike (religjioze dhe shpirtėrore) na tregojnė se, nėse aty ka kohė ndėrmjet fekondimit dhe lindjes nė tė cilėn fetusi "pranon njerėzoren", "bėhet person", "bėhet moralisht i rėndėsishėm" apo sido qė ta kishim quajtur atė, ajo ėshtė mė e mundshme tė jetė diku nė javėn e tetė. Nė pėrfundim: madje edhe nė fillimin mė tė hershėm tė ekzistencės sė fetusit, ne duhet ta respektojmė atė, por pas kohės tetė javėshe pėrfundimi i jetės sė tij do tė duhej tė definohej si vepėr tejet e papranueshme moralisht.
Mund tė parashtrohet pyetja, nėse fetusi "bėhet person i vėrtetė" pas tetė javėve, atėherė si do ta konsiderojmė embrionin? Donceel J.F. ka thėnė: "Edhe pse embrioni paranjerėzor nuk mund tė kėrkon nga ne respektin absolut tė cilin ne ia kemi borxh njeriut, ai meriton konsideratė shumė tė madhe, pėr shkak se ai ėshtė qenie e gjallė, qė synon njerėzimin e mėtutjeshėm. Prandaj, mendoj se vetėm shkaqe shumė serioze mund tė na lejojnė t'i japim fund ekzistencės sė tij". Siē duket, ėshtė njė gjė tė thuash se atij i mungon dinjiteti pėr t’u bėrė person nė kuptimin e plotė tė "personit", ndėrsa tjetėr ėshtė tė thuash se ai nuk ka asnjė vlerė. Embrioni mundet, nė kėtė drejtim, tė konsiderohet ngjashėm si me kufomėn njerėzore. Nė momentin e caktuar asnjėri prej tyre nuk ėshtė qenie humane. Embrioni do tė bėhet ajo, qė trupi i pajetė dikur ka qenė. Prandaj ua kemi borxh respektin qė tė dyve. Nėse e dėmtojmė dhe nėnēmojmė kufomėn, kjo do tė jetė diēka jomorale dhe e turpshme. Njėjtė, nėse e shkatėrrojmė apo i japim fund jetės sė embrionit, kjo nuk ėshtė sulm mbi qenien individuale njerėzore (humane), por mbi qenien edhe mė tej jonjerėzore dhe jodinjitoze. Sidoqoftė, ndonjėherė ėshtė e nevojshme tė ndėrmarrim veprim tė pamoralshėm dhe jonjerėzor qė tė mbulojmė disa veprime tjera mė jonjerėzore dhe mė tė pamoralshme, siē ėshtė dhunimi.
Mėnyra nė tė cilėn Dunstan G.R. ka shprehur dilemėn e tij pėr abortin i jep drejtimin mė tė mirė moralit tonė pėr tė menduar pėr tė: "Duhet tė kalojmė prej pyetjes, ēfarė dėmi jemi duke i bėrė fetusit duke e shkatėrruar atė, te pyetja, ēfarė dėmi po i shkaktojmė vetvetes, njerėzimit, kur ne veprojmė kėshtu ?".

niemand
12-06-08, 23:39
fotot
ja ku i ke



http://fr.youtube.com/watch?v=C6rKlE9cl-E


mundem te ndimoj nese keto foto don mi paraqit me gjith shkrim ashtu se jan por ne gjuhen gjermane ateher ti mundesh vetem mi perkthy un ti baj gati


Ju falemnderit per keto foto.. me kan ndimuar shum , me tekstin ne gjuhen shqipe , por me gjith qef do doja keto foto tani ti kisha pa te shkruar.. do te thot nqs ke koh ndonje dite .. me kishe ndihmu shum qe ato foto te jen .. pa tekst.. se do ti bej tani ne gjuhen Gjermane.. e kete gja besoj qe do me ndihmoje shum.

Ju falemnderit per ndihmen..

niemand

uck_aksh
13-06-08, 01:09
Ju falemnderit per keto foto.. me kan ndimuar shum , me tekstin ne gjuhen shqipe , por me gjith qef do doja keto foto tani ti kisha pa te shkruar.. do te thot nqs ke koh ndonje dite .. me kishe ndihmu shum qe ato foto te jen .. pa tekst.. se do ti bej tani ne gjuhen Gjermane.. e kete gja besoj qe do me ndihmoje shum.

Ju falemnderit per ndihmen..

niemand


ja edhe fotot pa tekst i ke nga foto 1 deri ne foton 11

niemand
13-06-08, 01:37
Kjo eshte nje ndihme e madhe per mua , se e dija qe vetem ktu do me ndihmoni se sdija ka me ja nis.. si me ja ba me i nxjerr nga youtube.. ju falemnderit shum i nderuar.. uck-aksh.. se me ke ndihmu..

niemand

Kercovari
13-06-08, 15:35
Dua nje ndihme te vogel dhe nje pllakat per presentim .. per ne Deutsch.. nje teme qe un dua ta marr dua te jete.. per "Abortin" si i heqin femijet e blla blla.. dhe nje video qe e kishte bere .. me duket .. uck-aksh nqs sjam gabim... e kishte ba nje nene qe para lindjes.. e donte ta heqte femijen..

Po qe se e lexon uck-aksh besoj qe do me ndihmoj me fotot e asaj videoe.. ose linkun ku mund ta marr..

Ose nqs e dini nje tem te till ne Internet ose me sugjeroni cfar te bej .. mund ta beni ne gjuhen shqipe e un do ta perkthej ne Gjermanisht se me duhet per te marten per presentim ne testim me goj ne Gjuh Gjermane.

niemand


Klik hier ♠ http://www.netdoktor.at/krankheiten/fakta/abortus.htm

Finden Sie alles über Abortus
-Welche Ursachen können zu einem Spontanaborts führen
-Infektionen der Geschlechtsorgane(Chlamydien)
-Chromosomeanomalien.etc.