PDA

View Full Version : Per meshkujt !


PRADA_
29-06-08, 21:27
Mashkulli, tani mė seksi se kurr

Kėtė sezon nė garderobėn e meshkujve nuk mungon asgjė, nga veshjet sportive, veshjet klasike tė errėta, ato shik apo trendi. Njė imazh elegant dhe seksi. Madje, meshkulli kėtė verė vjen mė seksi se kurrė.

Meshkujt tani po i japin mė shumė rėndėsi dhe po tregojnė mė kujdes ndaj detajeve. Tani nuk i zgjedhin veshjet e tyre rastėsisht, nuk lėnė asnjė pas dorė. Madje, po shndėrrohen nė maniakė, duke ia kaluar edhe femrave. Kėtė sezon nė garderobėn e meshkujve nuk mungon asgjė, nga veshjet sportive, veshjet klasike tė errėta, ato shik apo trendi. Njė imazh elegant dhe seksi.

Donatella Versace sjell njė mashkull rrezatues, me njė sensualitet latin, qė nuk ka frikė tė hutojė apo joshė.

Ajo qė ėshtė tendencė kėtė verė, janė veshjet, qė nė pamje tė parė duket sikur janė lėnė pas dorė, por kjo ėshtė thjeshtė njė mashtrim i vogėl. Tė gjitha detajet janė mbikėqyrur me shumė kujdes, pėr t“i bėrė meshkujt provokues, joshės, seksi. Veshje qė nxjerrin nė pah mė shumė fizikun dhe sensualitetin, megjithėse gjithēka vėrtitet rreth xhinsit.

Motoja e kėsaj vere pėr stilitėt ėshtė njė mashkull mė seksi se kurrė.

Dhe kjo vėrehet nė sfilatat milaneze dhe londineze. Me njė palė xhinse, me kėmisha pambuku apo lino, qė nuk ėshtė mbėrthyer plotėsisht, duke zbuluar kraharorin, e shoqėruar me aksesorėt e domosdoshėm si syze, kapele, bixhuteri, ēanta shpine apo portofolė mesi.

Gjithēka ėshtė ideuar dhe krijuar me kujdes. Veshje tė qėndisura, me motive tė stampuara, me kuadrate, nė shumė ngjyra. Mbizotėruese janė ngjyrat tradicionale, bardh e zi.

Rocco Barocco, qė nė propozimet e tij mbron me shumė pasion markėn ‘Made in Italy’, sjell veshje tė stampuara me imazhe tė lashtėsisė, xhinse me hieroglife romake apo Koloseum tė vegjėl, tė kombinuara me T-shirt, me shprehje si "I am very italian boy". Shumė herė xhinset janė me vita tė gjėra, tė shoqėruara me bluza tė ngushta e jakė V dhe me xhaketa kamosh.

Ndėrsa nga Parisi vjen njė mashkull tjetėr. I veshur me xhaketa tė shkurtra, kėmisha pambuku tė pambėrthyera, me mėngė tė pėrveshura, xhinse tė ngushta dhe linja pas trupi.

Njė mashkull aristokrat, tėrheqės, por edhe ekstravagant, vjen nga sfilatat londineze. Stilistja e njohur britanike, Vivienne Westwood, sjell tendeca provokuese. Meshkujt me funde apo pantallona tė shkurtra me lule, apo shumėngjyrėshe. Gjithēka pėr tė nxjerrė nė pah edhe mė shumė trupin e tyre, pėr t“i shndėrruar nė njė objekt adhurimi dhe dėshire.

Elegancė nė stilin pop

Mashkulli nuk harron asnjėherė tė jetė elegant, nė sjellje, stil dhe veshje. Shumė herė i ērregullt, por elegant. Kėtė verė moda e meshkujve po i kushton vėmendjen stilit dhe cilėsisė. Kujdes tė madh detajeve dhe aksesorėve. Sfilatat e Pradas, Ferrč, Marras, Extč apo Frankie Morello, qė ende po vazhdojnė nė Milano, Firence, Paris dhe Londėr, propozojnė veshje elegante nė stilin pop. Aksesorė si yje, zemra, gurė tė vegjėl, tė gjithė tendenca e re qė Prada sjell nga lindja e largėt dhe Azia. Pėr Pradėn, baza e kėsaj vere duhet tė jenė veshje tė lehta dhe tė freskėta. Bluza me simbole, pantallona me shtrat tė ulur dhe me penca, xhaketa pak tė shkurtra, kėmisha dhe T-shirt pa mėngė, etj.

Ndėrkohė qė burri i Xhianfrako Ferres vishte me tė bardha dhe kamuflazh. Njė burrė qė nuk trembet tė vishet me ngjyra tė theksuara dhe shokuese. Trendi i rafinuar dhe i pėrshtatur, megjithėse ėshtė mbizotėruese eleganca. Linja tė pastra dhe tė sofistikuara. Ngjyrat qė e pėrbėjnė kėtė stil janė ngjyra e gjelbėrt ulliri, ngjyra e lehtė kafe, e kaltra marinare dhe ngjyra kafe, nė kombinim me ngjyrėn e kuqe. Ndėrsa, Parisi dhe Londra me dy emrat legjendarė tė modės, Jean-Paul Gaultier dhe Vivience Westwood, kishin preferuar ngjyrat e kuqe apo e bardhė. Qepjet e ndėrlikuara qė ajo zgjedh nė krijimet e saj tė kombinuara me copėza stilesh tė vjetra dhe ngjyra tė ndezura, qė gjen aty kėtu nė veshjet e stiluara prej saj, tregojnė qartė pėr kreativitetin, origjinalitetin dhe risitė qė ajo ėshtė e aftė tė sjellė nė botėn e modės, edhe pse tashmė pėr tė bėhen plot 35 vjet nė kėtė biznes. Ndėrsa, Gaultier solli imazhe krejt tė ndryshme nė koleksionin e kėtij sezoni, qė karakterizohen prej veshjeve tė bollshme, ngjyrave tė lehta pranverore, qė pėr tė theksuar stilin e tij ishin tė kombinuara me aksesorė tė tillė si kapele me strehė. Gjithashtu nė koleksionin e Gaultier u shpalosėn me njė stil tepėr tė rafinuar edhe krjime tė tjera tė cilat ishin nė kontrast me ato tė parat.