PDA

View Full Version : Struga Antike


Psikologu
19-08-08, 18:33
Struga Antike

Historia e Struges fillon prej neolitikumit. Tek goja e lumit Drini i Zi dhe ne afersi te rrethines se saj jane zbuluar artefakte qe padyshim tregojne se prej neolitikumit e kendej Struga ka qene vendbanim. Sipas asaj qe dime prej epokes heleno-romake, mund te thuhet se Struga ka qene nje vendbanim i rendesishem peshkimi ne afersi te qyteteve Lihnidos (Ohri i sotem) dhe Patra (vendbanim antik mbeturinat e se ciles jane zbuluar te fshati Ladorisht 2km ne perendim prej Struges). Ne shkence si e sigurte eshte pranuar mendimi se ne periudhen greko-romake Struga ka qene teritor ne te cilen eshte zhvilluar nje jete intensive kulturore. Nga kjo periudhe te rendesishme jane nekropolat te fshati Trebenishte, e cila dha material te shkelqyeshem per periudhen arhaike te artit grek dhe ballkanik, si dhe bazilikat e me vonshme romake apo te hershme bizantike ne Ladorisht, Oktisi dhe Dellogozhde. E qarte eshte se deri tek ardhja e Slloveneve ne Struge ka ekzistuar jete intensive e deshmuar me perpunime te bukura te sendeve te gjetura, me varrezat e medha, me shprehjen e paster te artit figurativ, dhe para se gjithash me numrin e madh te atyre personave qe kane ditur ne utilitariken te kerkojne elemente te artit te vertete.
Per historine kulturore te Struges dhe rrethines se saj me rendesi te vecante jane bazilikat e permendura ne Oktisi dhe Ladorisht. Ato jane trekorabike me naos, narteks, baptiserium dhe akcesore. Per baziliken e Ladorishtit dihet se ka pasur atrium. Bazilika te ketij lloji ka pasur neper gjithe Ballkanin, mirepo rralle gjenden bazilika me mozaiqe te dyshemese te cilat paraqesin kompozime te rralla, ashtu sic eshte ajo e Oktisit ne narteksin e te ciles eshte paraqitur nje kompozim i cili paraqet hyrjen ne parajse ose ajo e Ladorishtes ne mozaikun e se ciles ne naosin, mes simboleve te njohura krishtere gjendet edhe njala si nje peshk karakteristik per Strugen dhe rrethinen e saj.
Ne kete teren te pasur ne shekullin e VI kane ardhur Sllovenet. Ne kete periudhe Ohri ka qene i rezuar nga termeti dhe atehere kane qene te rezuara edhe bazilikat ne Ladorisht dhe Oktisi.Pas vendosjes se Slloveneve ne Ballkan, ka filluar riparimi i qyteteve dhe fshatrave te renuara, me cka filluar pjesa e dyte e historise se kultures ne Struge, respektivisht, ajo pjese qe paraqet nje pjese te historise kulturore te popullit maqedonas, si per tere Maqedonine ashtu edhe per Struge dhe rrethinen e saj, te nje rendesie epokale me veprimtarine e Klimentit dhe Naumit. Lokaliteti "Klimentica" ne Strugen e sotme ndoshta eshte vertetim per lidhjen e Klimentit me ato zdrukthe qe me siguri i takojne manastirit te Klimentit ne Oher.
Nga periudha e turqeve Struga ka permendore kulturore me arkitekture profane (laike). Hamami, edhe pse me dimenzione modeste, i permban te gjitha elementet e hamameve ne Maqedoni. Te rendesishme jane edhe shtepite e qytetit te shekullit XIX te cilat me konceptin qe kane plotesihst inkuadrohen ne kuptimet e ndertueseve te shtepive te njohura ne Oher, Krusheve, Shkup, Tetove dhe Veles. Jeta kulturore ne periudhen e turqeve ka lene gjurme edhe ne rrethinen e drejtperdrejte te Struges.
Kishat e shpellave ne Kalishte, Radozhde dhe Vishni me freska nga shekulli XV jane vertetim per vazhdimin e jetes se monakeve e cila mund te ndiqet ne gjithe shekullin e mesem rreth bregut te Liqenit te Ohrit.