PDA

View Full Version : Beteja e Fushė-Kosovės, 15 qershor 1389


Psikologu
31-08-08, 00:48
Beteja e Fushė-Kosovės, 15 qershor 1389

Nga Mark Bregu

Nė betejėn e Fushė-Kosovės, ose siē ėshtė quajtur “Beteja e Kombeve”, nė bazė tė dokumentave historikė tė argumentuara, thuhet se kjo betejė ishte vendimtare qė ia ndryshoi kahun historisė sė njerėzimit. Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave tė disponuara rezulton se nga dymbėdhjetė princa tė koalicionit tė krishterė, gjashtė prej tyre ishin arbėr (shqiptarė). Kėta princa janė: Gjon Kastrioti, Theodhori II Muzaka, Mėhill Nikollė Kopiliqi, Dhimitėr Jonima, Lekė Dukagjini dhe Gjergji II - Strazimir Balsha.
Nuk ėshtė aspak e rastėsishme pjesėmarrja e gjerė e princave arbėr nė betejėn e Fushė-Kosovės, pėrkrah koalicionit ballkanik, sepse ka tė bėjė me shtrirjen e gjerė nė gjysmėn e Ballkanit tė sotėm, ku jetonin pasardhėsit e fiseve ilire. Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se nė atė kohė pjesa mė e madhe e kėtyre arbėrve ishin tė besimit katolik, ndėrsa pjesa mė e vogėl e besimit ortodoks. Arbėrit e kishin njė veēori tė veēantė, qė nuk e kishin popujt e tjerė; si shqiptarėt katolikė dhe ata ortodoksė (nė Mesjetė), ishin nė vartėsi tė Vatikanit, kishės sė Romės dhe e njihnin Papėn e Romės pėr epror tė tyre. Beteja e Fushė-Kosovės e 15 qershorit 1389 ka provokuar dhe vazhdon tė provokojė historiografinė dhe publicistikėn e Europės Juglindore dhe tė asaj europiane pėrgjithėsisht, dhe veēanėrisht historiografinė shqiptare, sepse pjesa mė e madhe ishin shqiptarė tė krishterė nė kėtė koalicion. Dhe pikėrisht nė kėtė betejė zė fill dhe pėrpjekja e pseudohistorianėve serb mbi gjoja “tė drejtėn historike” mbi Kosovėn.
“Vlen tė theksojmė se janė dhe njė pjesė pseudohistorianėsh shqiptarė qė me injorancėn dhe antishqiptarizmin e tyre u japin “predha” topēinjve serbė pėr tė qėlluar mbi nacionalizmin tonė, dhe janė pikėrisht kėta “shqipfolės” tė cilėt kėrkojnė tė valėvisin flamurin e “nacionalizmit”... (M.B.). Por dokumenta autentikė dėshmojnė se beteja e Fushė-Kosovės ėshtė zhvilluar nė mes tė koalicionit krishtero-ballkanik dhe atij osmano-aziatik, d.m.th. luftė nė mes dy kulturave diametralisht tė kundėrta.
Beteja e Fushė-Kosovės e vitit 1389 ėshtė kryesisht e lidhur me fillimin e depėrtimeve tė osmanllinjve nė trojet iliro-albane dhe ky depėrtim fillon pas fitores sė Moricės mė 1371, ku pėr osmanllinjtė u hapėn jo vetėm dyert e Europės Juglindore (Ballkanit), por edhe tė tėrė Europės. Priftėrinjtė e Romės, duke parė rrezikun qė u kėrcėnohej, bėnė ēmos pėr t’i pajtuar sundimtarėt e krishterė dhe pėr t’i bashkuar nė luftė nė njė rezistencė tė pėrbashkėt. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė zmbrapsej rreziku i madh qė i kėrcėnohej krishtėrimit dhe perėndimit.

Psikologu
31-08-08, 00:49
Pėr ndriēimin e rolit dhe tė rėndėsisė sė princave arbėr nė kėtė betejė, pėrveē historianėve tė tjerė, njė rol shumė tė rėndėsishėm luajtėn dhe po luajnė edhe historianėt perėndimorė, ku mund tė veēojmė historianin anglez nga fillimi i shekullit XVII, Riēard Knolles, i cili, i liruar nga frazeologjia e njė humanisti, nė mėnyrė decidive ka thėnė: “Krahas tė tjerėve, nė koalicionin e krisherė ballkanik pati edhe princa nga Shqipėria”. Ndėrsa historiani frėng, nga fillimi i shek.XIX, Le Marje (1821), thotė se nė koalicionin e tė krishterėve pati edhe njėsi hungareze, rumune, dalmatine, tribale dhe njėsi tė panėnshtruara tė arbėrve, kurse Muratin I e vrau njė shqiptar i plagosur. Ndėrsa historiani tjetėr frėng, Alen Dyselje nga Parisi, me njė shkrim ekskluziv, me njė pikėpyetje qė i vė nė krye tė titullit “A e kanė pushtuar shqiptarėt Kosovėn?”, ku bėn fjalė edhe rreth betejės sė Fushė-Kosovės, thotė: “Popullsia shqiptare jo vetėm qė nuk erdhi atje e sjellė nga armiku (osman), ajo, qė nga Liqeni i Shkodrės e deri nė Kosovė u bashkua dhe rezistoi me popullsitė e tjera tė krishtera”, duke vazhduar mė tutje se “nė kohėn e ndeshjes vendimtare mė 1389, autorėt grekė pėrmendnin krahas serbėve dhe bullgarėve, edhe shqiparėt e veriut, ata tė Himarės, tė Epirit dhe tė zonės bregdetare”. Po ky autor arrin nė pėrfundimin se disfata e vitit 1389, duke e disorganizuar plotėsisht shtetin serb, u la fushė tė lirė veprimi prijėsve vendas mė tė fuqishėm, midis tė cilėve dhe prijėsve shqiptarė tė veriut dhe tė verilindjes. Mė i shquari ishte Gjon Kastrioti, baba i Gjergj Kastriotit, i cili, duke u nisur nga krahina malore e Matit, arriti qė nė fund tė shek.XIV dhe nė fillim tė shek.XV tė krijonte njė principatė tė gjerė, e cila shtrihej nga derdhja e Ishmit deri nė Prizren, nė qendėr tė Kosovės. Si pasojė, ai i dha Raguzės njė privilegj tregtar qė prej bregut tė detit e deri nė tokat e tij nė Prizren.
Edhe historiani gjerman Jozef Fon Hamer i kushtoi kujdes tė merituar pjesėmarrjes sė arbėrve nė betejėn e Fushė-Kosovės, ku, sipas tij, strategu mė i aftė ushtarak i krishterė ishte arbėri Gjon Kastrioti, i cili kishte propozuar qė osmanėt tė sulmoheshin ditėn dhe jo natėn. Pėrveē kėsaj ėshtė interesant tė theksohet se Jozef Fon Hamer flet edhe pėr famėn e betejės sė Fushė-Kosovės. Ai qėllimisht ka pėrkujtuar se revolucioni frėng i vitit 1789 ka shpėrthyer nė 400-vjetorin e betejės sė Fushė-Kosovės. Ai ka theksuar se kjo betejė hyn nė radhėn e ngjarjeve tė famshme nė pikat kyēe tė historisė sė njerėzimit. Ndėrsa La Martin vė nė spikatje se ushtria e tė krishterėve ishte pozicionuar nė shkrepat e maleve tė Shqipėrisė.

Psikologu
31-08-08, 00:51
Pėrveē Gjon Kastriotit dhe prijėsve tė tjerė, kemi tė dhėna interesante edhe pėr pjesėmarrjen e Theodhorit II Muzakės dhe rėnien hoerike tė tij nė fushė-betejė, nga kronika e nipit tė tij Andrea Muzakės, i cili ofron kėto tė dhėna: “Njė vit pasi turqit filluan depėrtimin nė tokat e Arbėrit, u formua koalicioni i krishterė ballkanik, qė u ndesh nė betejėn famėkeqe tė Fushė-Kosovės”. Andrea Muzaka nė veprėn “Historia e Genealogia del Muzakja” (Historia e Gjenealogjia e Muzakajve), thotė: “Duke kaluar nėpėr tė gjitha ato dhera, sulltani pushtoi disa vende, midis tė cilave edhe qytetin e Adrianopojės. Pas tij erdhi Sulltan Murati I, e me furi tė madhe e mori fushatėn kundėr Bullgarisė e Serbisė. Atėherė u bashkuan Lazari, despot i Serbisė dhe Marko, Mbreti i Bullgarisė dhe Teodor Muzaka II, i shtėpisė sonė e tė tjerė zotėrinj tė Shqipėrisė dhe u thyen tė krishterėt dhe vdiq Theodori i cili kishte me vete shumė ēeta shqiptarėsh, ku u zu rob i sipėrthėni Lazar, tė cilin pastaj e ekzekutuan. Pas kėsaj filluan nė Arbėri luftėra tė pandėrprera me turqit, ndėr tė cilėt mbetėn dhe shumė zotėrinj e bujarė arbėr. Njėri ndėr heronjtė kryesor tė kėsaj beteje ėshtė Mėhill Nikollė Kopiliqi, i lindur nė fshatin Kopiliq tė Drenicės, udhėheqėsi i kėsaj krahine heorike tė Kosovės. Momenti mė i rėndėsishėm dhe akti mė heroik i drenicasit Mėhill Nikollė Kopiliqi ėshtė vrasja e Sulltan Muratit, nga dora e shqiptarit tė krishterė, i cili mė pas vritet nga osmanėt. Dhe momenti mė dramatik ėshtė aty ku She-Ul-Islami e kėshillon Sulltanin: “Mos ia jep dorėn/veē jepja kambėn/ndėr kėmbėt tuaja ai pėr me mbetė”. Kėtu ėshtė fjala kur Mėhilli shkon nė shatorren e Sulltan Muratit. Ai, pėr ta poshtėruar, nė vend tė dorės i jep kėmbėn, por dora e fuqishme e Kopiliqit e godet pėr vdekje me hanxhar. Nė tė vėrtetė, ky gjest i sulltanit arsyetohet edhe nga disa historianė osmanė, ndėr tė cilėt vlen tė pėrmendet Sadudimi, si dhe Neshriu, krahas me rritjen e madhėsisė sė fuqisė turke, nė lidhje me tė edhe nė ēėshtjen e paafrueshmėrisė mistike tė personalitetit tė halifesė, nuk lejohej mundėsia qė as nė kohėn e kaluar t’i bėhet e mundur, jo muslimanit t’ia puthte dorėn Padishahut, porse i caktonte vetėm kėmbėt dhe zingjirėt e qenit. Gjithnjė duke u bazuar nė argumente tė forta shkencore, vijmė nė pėrfundim se kontributi i princave shqiptarė tė krishterė jo vetėm qė ishte i madh, por ai ishte edhe vendimtar. Kėshtu qė e vėrteta historike qėndron nė atė se Beteja e Fushė-Kosovės (1389) ishte zhvilluar nė Fushė-Kosovė mė 15 qershor tė atij viti, nė mes tė forcave tė aleancės sė koalicionit tė krishterė ballkanik dhe atij osmano-aziatik. Nė kėtė betejė ngadhnjyen ushtritė osmano-aziatike dhe u hapėn portat dhe tė gjithė korridoret qė tė sulmohet dhe pjesa tjetėr e Europės, por dhe Konstantinopoli, pra kjo ishte ngjarja qė mė vonė solli rėnien e Bizantit dhe ngritjen e Perandorisė Osmane, pėrhapjen me dhunė tė islamizmit nė Europėn Juglindore (Ballkan), sidomos ky islamizim u pėrhap me dhunė mė sė shumti te shqiptarėt, megjithė qėndresėn heroike tė tyre pėr tė mbrojtur kombin dhe fenė.

Psikologu
31-08-08, 00:52
Falja e muslimanėve shqiptarė nė “tempullin” e Sulltan Muratit ėshtė fyerja mė e madhe e dėshmorėve tė rėnė nė kėtė betejė dhe pėrbaltja e rezistencės antiosmane.

“Nuk e quaj tė tepėrt tė them se Mėhill Nikoll Kopiliqi dhe Adem Jashari janė dy luanė tė Drenicės, dhe dy heronj tė mbarė kombit, qė lidhin me njė fill tė artė dy periudha decizive tė historisė”. (M.B.)
Ref. “Dėshmi Kohėrash”, Ndue Oroshi, Shtėpia Botuese “Lumbardhi”. Nė 2000-vjetorin e Krishtėrimit - Prizren 2003.

Dardani_K1
31-08-08, 21:16
kete punen e ketij Kopiliqit e kame ndegjuar edhe une nga dy gjysherit e mi qe thoshin se ka qen shqipetar por serbet per interesat e veta e kane ba si hero serb prandaj po pajtohem plotesisht me Psikologun se kure e kane diten kete pune gjysherit e mi pa dy dite shkoll Psikologu me siguri e ka lexue dikund kete pune dhe po e shkeruan qe disa tipave ketu te jau hap syt.

hawk
11-10-08, 11:52
I vetmi fakt historik ishte pjesmarrja e Teodor Muzakes. Te tjerat me shume se perralla jane fantazi peverse per te krahasuar popullin tone me nje unitet te bashkuar qe luftoi kunder pushtuesit osman,gjoja pe hire te fese ne nje kohe qe prijesit ftuan osmanet per te luftuar njeri-tjetrin,kerkuan ndihem e pushtuesve te tjere per pronat e tyre...!!
Shtrohet pyetja: perse nuk luftuan keta prijes kunder pushtuesit serb te tokave shqipetare? Nese i japim pergjigje sipas elektricistit(profesioni i autorit eshte ky) Mark Bregu, do te duhej te lidhnim shqipetaret me serbet nga feja e perbashket. Keta dy popuj u vellazeruan per te luftuar te pafete osman-pretendon Bregu. Ku jane ngjyrat kombetare ketu ?
Shqiptaret qe bashkohen me pushtuesit serb te Kosoves, Shqiperise se Veriut-Shkodres se Balshiceve,Shqiperise Lindore te Mrnjavcevicve, me shume se nacionalizmit i sherben teorise enveriste te vellazerimit me sllavet. Marku per hire te fese se na bashkon me serbet.
Bravo Marko Bregovic.

Gjergj Elez Alia
28-06-12, 15:31
Aleanca Ballkanike kunder pushtuesve tė asaj kohe rezultoj si betej e humbur, por dikush edhe perkunder kėtyre faktėve nuk ndaloj kurrė sė shtrembėruari historin, duke e quajtur Zemren e Shqiptaris si djep i serbis, jerusalem e ku ta dijė une ēfar u pjell ajo mendje e shkret papovave tė errėsires.

Edhe kėtė vitė u lejua qė dikush tė vijė e tė qirret nė tokėn tonė tė bekuar,e tė larė me gjakė nėpėr shekuj.
Duke thirrur si: Kosova njėfar jerusalemi serb, kosova kėshtu e kosova ashtu.....
Edhe kėtė vitė nuk patėm njė Mėhill kopiliq tė ua tregoj lakmiqarve tė huaj se e kujt ėshtė kjo tokė e shenjtė, pėr Shqiptarin ZEMRA e tijė, organ vigjilent i sė funsionuari pėr tė gjithė Kombin.!

UniCorN
12-07-12, 15:17
Gjergj Elez Alia, po cfare beteje e Kosoves a cfare bakrraqi, perdite po dalin studiuesit e po therrasin per mosekzistencen e kesaj beteje. Rrenat e shkjeve te ndertueme mbi mite te rreme e te faslifikueme ne 1000 menyra.

Me pase ekzistue Beteja e Kosoves kishin gjete historianet ndonje deshmi te saj materiale arkeologjike. Gjithe ajo Beteje u ba e askund nej deshmi per te nuk e gjen. Lene pashe agen mse une qe kam luftu kunder turkut aq mka luftu shkau kunder tij, se me ni ven me turkun ka hanger e pi e flejt nat kohe, krejt e kane pase leshin e perziem e sac ka mujt turku ka beep shkina edhe qe besa shkjet turkinja.