PDA

View Full Version : Mite,art e shkencė


Naki
04-09-08, 18:35
Mite, art e shkencė

(http://www.ks24.org/modules.php?name=News&new_topic=23) Shkruan "Astrit Lulushi

Mitet janė krijimtari dhe art. Ato pėrbėhen nga pėrralla, legjenda e folklor. Sot qarkullojnė shume hipoteza se si arti gjithmonė i ka paraprirė shkencės dhe shembuj sillen krijues, shkrimtarė, piktorė, skulptorė si da Vinci, Mikelanxhelo, Verne, H. G. Wells, e tė tjerė.

Eshtė thėnė se pyetjes se si e fillonte punėn pėr njė skulpturė tė re, Mikelanxhelo iu pėrgjigj se sė pari e imagjinonte statujėn brenda gurit tė mermertė qė do tė gdhendte dhe pastaj i vinte detyrė vetės qė t’a pastronte atė nga pjesėt qė mbulonin pamjen e imagjinuar. Duke zevendėsuar pjesėt e tepėrta (+)me hapėsira boshe (-), ai lejonte daljen e skulpturės ne dritė. Mė vonė Njutoni do ta pėrdorte kėtė koncept artistik pėr parashrimin dhe zgjidhjen e problemeve algjebrike nė librin e tij “Universal Arithmetick”. Nuk ka shkencė pa zbukurime, dhe jo art pa fakte, do tė thoshte V. Nabakov. Por artisti a krijuesi trajton jo vetėm pamjen e jashtme te realitetit, por edhe tė brendėshmen qė pėrbehet nga fantazi, mite, endėrra, ndjenja, shpirt. Deri para njė shekulli, shkencėtarėt merreshin vetėm me anėn e jashtme tė lėndės duke studiuar formėn, lėvizjet, pėrbėrjen fizike, forcėn. Nė vitin 1905, Ajnshtajni doli me idenė se drita mund tė jetė objekt fizik I pėrberė nga grimca shume tė vogla tė quajtura fotone. Kjo ide tronditi qarqet shkencore tė kohės dhe shumė shkencėtarė u distancuan prej saj. A nuk ishte provuar pėr qindra vjet me eksperimente se drita ishte thjesht njė valė, ndėrsa tani Ajnshtajni, i ri nė moshė e nė shkencė, thyente cdo ligj shkencor duke thėnė se drita pėrbėhej nga grimca fizike. Mė 1926, Niels Bohr hodhi hapin e guximshėm pėr t’i pajtuar kėto dy rryma duke paraqitur sintezėn se drita nuk ishte as valė e as grimcė, por pėrbėhej nga tė dyja; njohja e kėtyre dy aspekteve kre jt tė ndryshme ishte e nevojėshme pėr pėrcaktimin e dritės; njera pa tjetrėn ishte jo e plotė, thoshte Bohr. Dhe kėshtu lindi fizika quantike. Pėr Ajnshtajnin thuhet se mohonte ekistencėn e Zotit dhe njė letėr e tij mbi kėtė cėshtje u shit kohėt e fundit afro 250 mijė dollarė. Por shpesh pak rėndėsi ka se cfarė thuhet, sepse me me idenė e tij, Ajnshtajn ndihmoi pėr tė provuar se drita ėshtė edhe materie. Por u nisur nga njė arsyetim i ngjashėm i pėrmbysuar, del se bota ėshtė jo vetėm fizike por edhe shpirtėrore. Ajnshtajni ishte hebre dhe Talmudi (libri i shenjtė hebraik) pėrmban edhe njė bisedė midis Zotit dhe Abrahamit; “Po tė mos isha Une, ti nuk do tė ekzistoje” - “Po Zot ėshtė e vėrtetė e tė jam mirėnjohės. Por po tė mos isha unė, Ju nuk do tė njiheshit”. Ky dialog bėhet midis natyrės dhe njeriut, trupit dhe shpirtit, kohės dhe hapėsirės, mitit dhe krijimit, e njeriut ne vetvete midis pjesės sė djathtė e tė majtė tė trurit. Gjithashtu dialogu Zot - Ambraham tregon se njeriut gjithmonė i ėshtė dashur tė besojė e njėkohėsisht tė shohė me dyshim atė qė beson. Pra kjo ndarje dy pjesėshe ka ekzistuar qė nė fillim, prandaj edhe miti duhet pare e shiget si mjet alegorik qė tregon njė histori tė ndėrlikuar e me shumė kuptime. Dionisi e Apolloni ishin vėllezėr, bij tė Zeusit. Sipas mitologjisė, Dionisi ishte Perendi e qejfit, dhimbjes vuajtjes, bukurisė, cmendurisė, terrorit. Apolloni ishte Perėndi e arsyes, shkencės, mjekesisė, ligjit e dijes. Thuhet se ai i fitoi keto veti kur pushtoi orakullin e Delfit qė deri atėherė mbahej nga perėndia Pan, i cili pėr nga karakteri ngjante shumė me Dionisin. Gjithashtu Apolloni vrau edhe gjarpėrin gjigand Python qė ruante kėtė tempull. Python ishte i shenjtė pėr Dionisin. Duke iu referuar legjendės, Herodoti thotė se nė lashtėsi, Tempulli i Delfit u pushtua nga enkelenjtė > “ngjalė”, qė ishin Ilirė < hit. “Illurjanka” > “gjarpėr”, tė cillet mė pas u zhduken ose u shpėrndanė. Duket se Apolloni shėnon tėrheqjen e ilirėve nga zona e Delfit dhe ardhjen e helenėve. Miti thotė se Apolloni e arriti kėtė duke pėrdorur njė armė tė re; harkun dhe shigjetėn, qė mund tė merret si metaforė e fitores sė tė resė mbi tė vjetrėn, popullsisė sė ardhur ndaj asaj autoktone. Gjithashtu ky mit i ngjan edhe tregimit tė Biblės mbi Adamin, Evėn, gjarpėrin dhe mollėn nė kopėshtin e Edenit. Apollo > greq. “mollė”. Megjithėse Dionisi e Apolloni ishin krejtesisht tė kundėrt pėr nga karakteri, ata kishin njė gjė tė pėrbashkėt; tė dy ishin perėndi tė muzikės. Dionisi trashėgoi nga Pan, flautin, pararadhės i instrumenteve tė sotėm frymorė, si trompa, saksofoni, klarineta. Ndėrsa Apolloni i cili ishte mė serioz e pėrmbajtur, morri pėrsipėr lirėn, pararadhėse e harpės, violės e violinės. Sipas mitit, lira e Apollonit kishte gjithmonė 7 tela, njė pėr cdo zanoreve. Thuhet se Platoni, pėrkrahės i muzikės apolloniane e cila krijonte njė atmosferė tė qetė e menduese, ishte kundėr muzikės dionisiane, plot zhurmė e ritėm, dhe shpalli se nė “Republikėn” e tij do tė lejohej vetėm muzika apolloniane. Kėto dy forma tė ndryshme muzike, janė ende tė pranishme; njėra e thelle, serioze e tjetra e lehtė, shfrenuese. Kėshtu, nuk ėshtė as e rastit qė nė tė gjitha orkestrat simfonike, nė reshtin e parė vendosen instrumentet me tela, pasardhese tė lirės sė Apollonit, ndėrsa vegla frymore vendosen pas. Dhe e kundėrta ndodh nė xhaz, njė formė dionesiane e muzikės, ku saksofoni, trompa e klarineta e veglat e tjera frymore dalin nė ballė dhe pas tyre vijnė instrumentat me tela.