PDA

View Full Version : Fjalorth terminologjik-Sociologjik


LABI
15-09-08, 13:37
A
Asocial –i pashoqėrueshėm, qė nuk i pranon , refuzim i vlerat dhe i normat shoqėrore .
Anomi – gjendje krize shoqėrore, paligjshmėri, mungesė e ligjit , kur nė shoqėri pushojnė tė vlejnė normat shoqėrore elementare (zakonore, morale dhe juridike).
Adaptim- pėrshtatje nė kushte tė ndryshme.
Agresiv – i padurueshėm, qėndrim armiqėsor dhe rebelues ndaj rrethit.
Aksion- veprim, aktivitet njerėzor i cili ka kuptim, qėllim dhe kuptim, pėr ndryshim ng sjellja e cila ėshtė shenjė e raportit mė pasiv , ka tė bėjė jo vetėm me njeriun, pore dhe me sendet nga natyra si dhe tė botės shoqėrore.
Agregat – nė sociologji nėnkupton – nj tubim tė rastėsishėm i shumė njerėzve nė njė vend, pa ndonjė interaksion ndėrmjet veti (ngjashėm me masėn) .
Akulturim – process kulturor qė zhvillohet mes dy kulturave tė cilat gjenden nė kontakt tė pėrhershėm.
Alienim – tjetersim, ndarje e njeriut nga thelbi i ti njerezor, prishje e raporteve me njerezit e tjere, humbje e personalitetit
Altruist- i aferm , jo vetjak, njerezor, i gatshem per te ndihmuar.
Asketizem- qendrim moral per jeten, kuptim it e cilit eshte ne agjerim, ne mundim te trupit, duke hequr dore nga kenaqesite. Si nocion i kundert me asketizmin njihet hedonizmi.
Antagonizem- papajtueshmeri e skajshme, kunderthenje e papajtueshme . Ne marksizem – mardhenie , raport kryesor i klasave.
Asociacion- shoqate, forme e bashkimi te lire .
Ateist- individ qe nuk beson ne zotin dhe ne ekzistencen e tij.
Avangarde- - pararoje, ne art stil i ri , thyerje e klasikes.
Abstrakcion- aftesi e krijimit te nocioneve, perftyrimeve imagjinative, clirim nga vecorite shqisore, konrete, hetimi i thelbsores.
Autentik- burimore, e vertete, origjinale, e drejte.
Autokraci- pushtet dictatorial, sipas vullnetit te nje individi apo grupi ( e kundert me demokracione).
Autoritet – prestigj , ndikim , epersi- qe ka te beje me personalitet te pranuar dhe te cmuar , ose institucion shoqeror te cmuar lart ..Ne sociologji autoriteti eshte vecori e pushtetit te cilit i besohet dhe i cili ka legjitimitet . (psh: papa ne qarqe katolike kishtare, ndonje shkenctare ne shkence te caktuare – Anshtajni ne fizike) etj .
Autoritar – imponim i dhunshem i autoritetit, pushteti autoritar eshte dictatorial, kerkon nenshtrim te pakusht ndaj autoritetit te imponuar nga jasht.

B
Biodiversiteti- ruajtja dhe mbrojtja e shumellojshmerise bioekologjike.
Baza e shoqerise- baza sfere kryesore e shoqerise , per marksistet kjo ishte baza ekonomike, sfera e prodhimit material, per ndryshim nga mbi struktura.
Burokracia- pushtet i nepunesve , shtrese shoqerore e nepunesve ne udheheqjen shoqerore dhe institucionet dhe organizatat e tjera shoqerore

C
Ceremoni- grumbull i zakoneve dhe i dokeve, te cilat duhet respektuar ne raste solemne.
Civilizim- culture e zhvilluar , grumbull i gjithmbarshem i krijimtarise materiale dhe shpirterore.