PDA

View Full Version : Beteja e Sukės sė Mkushit


Psikologu
17-12-08, 22:43
Beteja e Sukės sė Mkushit
Pak kush nė Malėsi tė Madhe, e aq mė pak nė Shqipėri (pėrveē kelmendasve) mund tė kujtohet pėr betejėn e zhvilluar nė Sukė tė Mkushit mė 25 prill 1911. Kjo betejė e zhvilluar nė trojet e Kelmendit nė valėn e kryengritjes antiotomane tė Malėsisė sė Madhe etnike e mė gjerė, ėshtė mė e rėndėsishmja pas atyre luftimeve qė ēuan nė ngritjen e flamurit kombėtar tė Gjergj Kastriotit pas 433 viteve robėri aziatike. E themi mė e rėndėsishmja pasi tėrbimi i Sulltanit kishte arritur kulmin, pas sukseseve tė mahnitshme tė kryengritėsve tė cilėt jo vetėm kishin zgjuar opinionin mbarėkombėtar, por mbi tė gjithė kishin ngritur nė kėmbė Europėn plakė, e cila dremiste deri atėherė duke menduar se Shqipėrinė (kėtė pjesė sė saj) e kishte humbur pėrjetėsisht... Tėrbimi i Perandorisė Otomane kishte risjellė nė skenėn ushtarake kriminelė si Turgut Pasha e Et’hem Pasha, tė cilėt ishin betuar qė jo vetėm tė shuanin kryengritjen e Malėsorėve e mė gjerė, por edhe tė shkretonin kėto troje qė do tė harronin deri nė amshim Kryengritjen e Flamurit e tė trimave tė Dedė Gjon Lulit. Plani i Stambollit ishte qė tė fuste nė mes dy zjarreve forcat kryengritėse dhe vetė Malėsinė e Madhe, duke sulmuar kėtė trevė nė dy drejtime: sė pari, me taborret e Et’hem Pashės qė ndodheshin me qendėr nė Gjakovė, tė cilat do tė vinin nga Gucia dhe tė godisnin nė Kelmend; sė dyti, forcat e tjera qė ndodheshin nė Shkodėr tė mėsynin Malėsinė nga Pėrroi i Thatė, Kastrati, Hoti e me rradhė deir sa kėto dy pjesė tė taborreve tė bashkoheshin nė Tuz, pėr tė shpallur shpartallimin e kryengritėsve dhe krejt Malėsisė heroike, qė ndėr shekuj kishte qenė treva qė nuk i kishte lėnė njė natė tė flinin tė qetė Sulltanin dhe drejtuesit e tjerė tė Perandorisė Otomane. Sidoqoftė, plani i Perandorisė ishte vėnė nė zbatim pėr tė nisur luftėn, por jo pėr tė mposhtur Malėsorėt, tė cilėt afėr Virit tė Kastratit kishin ndaluar turrin e hordhive turkoshake qė vini nga Shkodra, tė cilat prisnin fitoren e taborreve (8 batalioneve) tė Et’hem Pashės qė vinte nga Gucia dhe kishte filluar luftėn me trimat kelmendas. Beteja mė e rėndėsishme e fitores sė luftėtarėve kreshnikė tė Kelmendit zhvillohet pikėrisht mė datėn 25 prill 1911, nė Sukė tė Mkushit, ku rreth 1.000 luftėtarė tė lirisė luftuan si luanė malesh kundėr 8 batalioneve tė Et’hem Pashės, duke i shkaktuar armikujt otoman plot 150 tė vrarė e tė plagosur, por mbi tė gjithė duke e detyruar kėtė ushtri pushtuese tė ikė nė panik nga kishte ardhur dhe njėkohėsisht tė prishė pėrfundimisht planin e Sulltanit pėr tė shkatėrruar kryengritjen dhe harruar ngritjen e flamurit kombėtar tė 6 prillit nė majėn e Bratilės, Deēiq. Nėse pushtuesi otoman vėrtet do tė kishte realizuar synimin e tij, jehona e kryengritjes dhe suksesi i saj jo vetėm qė do tė ishin tė rrezikuara, por edhe jehona kombėtare e ndėrkombėtare do tė ishte zbehur aq shumė sa do tė rrezikoheshin edhe shpresat e pavarėsisė sė ėndėrruar prej shekujsh nga malėsorėt nė veēanti e shqiptarėt nė pėrgjithėsi, ose shqip duke u shuar kryengritja antiotomane dhe jehona e saj, do tė shuhej vatra e zjarrit kombėtar qė tashmė ngrohte pa pushim zemrat e shqiptarisė tė ndodhura nė mes acarit dhe akullnajave qė kultivonte pushtuesi aziatik. Pėr fat tė Malėsorėve dhe shqiptarėve, kjo nuk ndodhi, por fati i kryengritjes erdhi si rezultat i trimėrisė dhe heroizmit qė treguan kelmendasit dhe Malėsorėt e tjerė nė betejat luftarake nė tė gjitha trojet e Malėsisė sė Madhe etnike e mė gjerė, ku mbi tė gjitha ēelėsi i kėsaj fitoreje ėshtė pa as mė tė voglin dyshim beteja e 25 prillit 1911 nė Suk tė Mkushit. Natyrisht nė kėtė betejė mbrojtėse ranė dėshmorė 8 trima legjendarė dhe u plagosėn disa tė tjerė, ku kjo luftė nė disa momente u zhvillua edhe trup me trup. Dėshmorėt qė na servir historia e shkruar dhe ajo gojore ka pėrcjellė me lavdi dėshmorėt Pjetėr Mark Rudi, Mark Prek Marku, Nik Marash Ujk Hoti, e mbi tė gjithė qėndrojnė dy vėllezėrit dėshmorė nga Selca, Gjekė e Zef Prek Mark Leka. Vlen tė theksohet se edhe sot trashėgohet se si e priti nėna e dy vėllezėrve dėshmorė, Mitare Lucja lajmin e rėnies nė fushėn e betejės tė dy djemve tė saj. Ajo kur i treguan, pasi heshti njė ēast, nga thellėsia e shpirtit tė njė nėne qė fėmijėt i kishte rritur me kėngėt e trimėrisė qė nė djep pėr atdheun, tha: “Tash kam pse gėzohem pėr djemtė qė kam pasur, mbasi nuk u ėshtė dhimbtė jeta pėr mbrojtjen e trojeve tė tyre qė na kanė lėnė amanet tė parėt, qė pushojnė nė kėto troje tė lara me gjak ndėr mote”. Beteja nė mes Malėsorėve dhe taborreve otomane nė Suk tė Mkushit kishte zgjatur mbi 6 orė dhe kishte qenė njė luftė e tmerrshme, pasi ishin deshur trimat me trima, ku Kelmendasit kishin dalė kryetrima, e kjo me siguri edhe me ndihmėn e vetė Zotit. Nga kjo betejė u pėrfituan edhe 150 pushkė tė kohės, 8 ēadra dhe njė sasi municioni, ky kryengritėsit do t’i pėrdornin nė betejat e mėvonshme, kundėr hordhive turkoshake. U dalluan nė kėtė betejė kryetrimi Luc Mark Gjeloshi, qė njihet edhe si prijėsi i kėsaj beteje dhe pastaj vijnė: Marash Ujka, Mac Luca, Tom Preka, Marash Marku, Luc Shqutaj, Vat Gjeli, Luc Loshku, Ujk Leka, Zef Preci etj., etj., qė nuk po ua pėrmend emrin, por qė historia i ka shėnuar me germa tė arta nė gjerdanin e saj tė pavdekshėm tė atdheut. Ėshtė interesant se nė kėtė betejė morėn pjesė edhe gratė burrnesha qė pėrsėritėn historinė e Norės famėmadhe tė Kelmendit, e njėra nga kėto ishte trimėresha Gjelinė Gjokja qė thuhet se mblodhi 52 armė...
Pėr kėtė betejė famėmadhe nė ato vite dhe mė vonė shkruan jo vetėm shtypi vendas i kohėve, si “Hylli i Dritės”, “Leka” etj., por qė nė atė kohė shkruan edhe gazeta tė njohura angleze si “The Times” dhe ato italiane si “Corriere d’Italia” etj. Shkruan intelektualė dhe patriotė si Risto Siliqi, i cili tek libri i tij “Pasqyra e ditėve tė pėrgjakshme”, qė e boton nė Trieste (1912) i ka kushtuar nė pjesė tė shėnimeve tė tij kėsaj beteje famėmadhe. Gjithashtu Poeti Kombėtar, At Gjergj Fishta, nė kryeveprėn e tij “Lahuta e Malcisė”, i kushton plot zjarr shpirtėror disa vargje betejės nė Sukėn e Mkushit. Ėshtė interesant tė thuhet se humbjen e kėsaj beteje e njofton edhe vetė gjenerali turk, ku ndėr tė tjera i shkruante Stambollit: “...Me turp tė madh detyrohem t’ju informoj se urdhėri juaj nuk u zbatua. Kelmendi dhe Malėsia e Madhe nuk na u nėnshtruan, jo se nuk deshėm ne, por me gjithė pėrpjekjet e sakrificat shumė tė mėdha tonat, e humbėm luftėn. Kėtu, madhėri, mė shumė lufton vendi se Kelmendi, arnautėt tė vrasin aty ku nuk e pret... Vetėm nė betejėn te Suka e Mkushit kemi luftuar 6 orė trup me trup dhe pikėrisht kėtu pėsuam humbjen mė tė madhe. Pėrveē atyre qė u vranė nė front, 95 ushtarė e oficerė u zunė robėr dhe shumica e tyre u hodhėn nė pėrrua nga njė shkėmb, lartėsia e tė cilit ėshtė 1500 metėr. Por, mbi tė gjitha ata ranė me emrin tuaj nė gojė, madhėri. Nė kėtė luftė edhe moti ishte nė disfavorin tonė dhe Zotin e kishin ata prej vetes...”.
Gjithsesi, pas kėtij informacioni tė vetė gjeneralit turk, ēdo fjalė do tė ishte e tepėrt, pėr betejėn famėmadhe tė Sukės sė Mkushit tė 25 prillit 1911, ku Malėsorėt dhe kelmendasit u zbardhėn faqen kėtyre trojeve, shqiptarisė e mbi tė gjitha brezave pasardhės, njė pjesė e tė cilėve jemi ne Malėsorėt kudo qė ndodhemi. Natyrisht ne na mbetet detyrė qė kėtė betejė, por edhe tė tjera qė mbajtėn gjallė kėto treva ndėr shekuj, duke dėshmuar pėrjetėsisht qenien tonė europerėndimore, t’i kujtojmė e pėrjetėsojmė nė pafundėsi, se kėshtu nderojmė ata burra e burrnesha qė u sakrifikuan vetė pėr tė mbijetuar Malėsia e Shqipėria, por nderohemi edhe ne tė cilėt duhet tė dėshmojmė se jemi trashėgimtarė tė denjė tė bijve tė shqipes.
Mundėsimi i pėrkujtimit dhe memorializimit tė betejės sė Sukės sė Mkushit, nga bijtė e Kelmendit qė jetojnė nė dhena tė huaja (SHBA), tregon qartė se ata, ndonėse jetojnė nė njė vend tė zhvilluar e begatė, jo vetėm nuk kanė harruar trojet e tė parėt e tyre, por edhe se janė trashėgimtarė tė denjė tė heronjve e kreshnikėve tanė qė i lanė nder e lavdi ndėr shekuj kėsaj pjese tė bekuar tė Europės...
Nder e lavdi dėshmorėve dhe heronjve tė betejės famėmadhe tė 25 prillit 1911.

Ndue Bacaj