PDA

View Full Version : Elbasani – qyteti I Mehmet Pushtuesit


Psikologu
17-12-08, 23:05
ILIRJAN GJIKA HISTORIAN {Botuar tek gazeta Fjala}

Elbasani, i shtrirė nė fushėn me tė njėjtin emėr nė “zemėr” tė Shqipėrisė qyteti ka njė lartėsi prej 120 m mbi nivelin e detit, pėrgjatė rrjedhės sė mesme tė lumit Shkumbin.
Si vendbanim pėrmendet pėr herė tė parė nė shekullin e II-tė me emrin SCAMPIS, si stacion I rrugės antike Egnatia, e cila lidhė Perėndimin me lindjen. Nė kėtė emėr (HISCAMPIS) ai do tė pėrmendet edhe nė itineraret romake tė udhėtimit pėrgjatė shekujve III dhe IV. Ndėrsa nė vitin 476 Historiani Bizantin Malkusi e cilėson si qendrėn mė tė rėndėsishme midis Durrėsit dhe Ohrit, nė pėrmes tė cilit kalonte rruga Egnatia. Po ky historian na pėrmend se kėtė vit qyteti u pushtua nga Teodoriku, prijėsi I Ostrogotėve.
Nė vitin 519 do tė pėrmendet si qytet qendėr Peshkopale, I cili bėnte pjesė nė provincėn e Epirit tė Ri.
Ndėrkohė qė jetėn qytetare ky qytet do ta rifillojė nė vitin 1466. Pas rrethimit tė dytė tė Krujės Sulltani turk Mehmeti i II-tė qyteti do tė rindėrtohet nė formėn e njė kėshtjelle me emrin ILBASAN (vend qė sundon). Gjatė viteve tė pushtimit turk (1479-1912) Elbasani u kthye nė njė qendėr Sanxhaku me njė ekonomi tregtare-zejtare qė kishte ndikim nė tė gjithė Shqipėrinė e Mesme.
Ndėrsa nė periudhen e Rilindjes Kombėtare Elbasani dha njė kontribut tė madh duke nxjerrė nga gjiri I komunitetit tė tij njė sėrė personalitetesh tė shquara ku mund tė pėrmendim Kostandin Kristoforidhin. Nė vitin 1904 pasi vizitoi Elbasanin udhėtarja Angleze Mis Edith Durham shkruante nė kujtimet e saj se “Patriotizmi nė kėtė krahinė ėshtė I zjarrtė dhe qėndron mbi tė gjitha doktrinat fetare”…Nė Elbasan prekesh nga pėrpjekjet pėr dije dhe kulturė.
Nė librin e tij Dheshkronja ose sic e quante Sami Frashėri Gjeografia, botuar nė vitin 1888 ky personalitet I Rilindjes tonė Kombėtare shkruan se: “Elbasani ėshtė njė qytet I madh mbi Shkumbinė, kėrthiz’ė e Shqipėrisė, nė mest tė Gegėrisė tė Toskėrisė, me tregėri tė madhe e me mjeshtėri pushkash, me 11 000 njerėz, gjithė tregtarė e punėtorė tė mirė”…

Psikologu
17-12-08, 23:06
Mehmet FATIHU

Mehmeti i II-tė lindi nė vitin 1432 nė Adrianopojė, kryeqyteti I atėhershėm I Perandorisė Osmane. Ai ishte I biri I Sulltan Muratit tė II-tė. (P.Thėngjilli. Historia e Perandorisė Osmane. Tirane 1997. fq.23).
I ati vdiq nė vitin1451 nė fron erdhi I biri Mehmeti II –tė. Ai trashėgoi nga I ati njė shtet tė fuqishėm, I cili kishte dalė nga krizat e brendshme dhe synonte tė vendoste hegjemoninė e tij nė Europė. Ndėrkohė qė synimi kryesor I Mehmetit tė II-tė ishe pushtimi I Konstandinopojės, e cila pėrfaqėsonte veēse njė pikė nė mes tė territorit Osman, duke ndarė nė dysh zotėrimet europiane me ato aziatike (G. Ostrogorski, Historia e Perandorisė Bizantine. Tirane 1997. fq.394).
Ndėrkohė pregatitjet pėr pushtimin e Kostandinopojės nisėn qysh nė vitin 1451 kur nė breg tė Bosforit ai ngriti Kėshtjellėn “Rumeli Hisar”. Prej saj kontrollohej Bosfori dhe mund tė bombardohej kryeqyteti Bizantin. Nė prill tė vitit 1453 (Po aty. fq.395) Mehmeti i II-tė grumbulloi njė ushtri tė fuqishme pėrreth mureve tė Kostandinopojės. Rrethimi zgjati 54 ditė ku 7000 mbrojtėsit e qytetit pėrballuan disa faza tė sulmit osman.
Nė maj 1453 ushtria turke arriti tė thyejė qėndresėn duke hyrė nė Kostandinopojė, e cila pėr 3 ditė ju nėnshtrua plackitjeve dhe shkatėrrimeve sistematike. Pas 3 ditėsh Mehmeti i II-tė hyri triumfalisht nė qytet duke e shpallur atė kryeqytetin e ri tė Perandorisė Osmane me emrin ISTAMBUL. Me kėtė akt Mehmeti i II-tė mori epitetin FATIU (pushtuesi) duke I vazhduar mė tej synimet e tij pėr ekspansion tė mėtejshėm.
Perandoria turke pushtoi shpejt zotėrimet Bizantine nė Ballkan si Athinėn (1456), Morenė (1460), Trapezundin nė Azinė e Vogėl (1461), Serbinė (1459), Bosnjėn (1463), etj. Shteti turk nėn drejtimin e tij shtrihej tanimė nga Mesopotamia deri nė Adriatik.
Ndėrkohė vazhdoi politikėn pushtuese tė ndjekur nga I ati Murati i II-tė (1421-1451). Nė vitet 1455-1464 (P.Thėngjilli, Historia e Perandorisė Osmane, Tirane 1997. fq.24), ai organizoi disa fushata nėn drejtimin e Gjeneralėve tė tij si: Isa Bej Evrenozi, Ballaban Pashės, etj.
Personalisht Mehmeti i II-tė drejtoi dy fushata pėr pushtimin e kryeqėndrės sė qėndresės shqiptare Krujės. Tė dyja rrethimet e Krujės nė vitet 1466 dhe 1467 pėrfunduan me dėshtimin e tij. U deshėn 12 vjet tė tjera qė Mehmeti i II-tė tė thyente pėrfundimisht qėndresėn shqiptare me rėnien e Krujės (1478) dhe Shkodrės(1479).
Nė qershor 1478 trupat osmane (Histori e Popullit Shqiptar, Tirane 2002, fq. 470) hynė sipas marrėveshjes nė qytetin e Krujės. Kushti ishte dorėzimi I Kėshtjellės qė tė lėjohej popullsia tė largohej e lirė. Por Sulltan Mehmeti i II-tė nuk e mbajti premtimn. Ushtria turke vrau tė gjithė meshkujt e rritur, ndėrsa gratė dhe fėmijėt I shiti si skllevėr.
Nė vitin1478 Sulltan Mehmeti organizoi sulmet nė Europėn qėndrore nga Austrisė por pa patur ndonjė sukses serioz. (Historia e Perandorisė Osmane, fq.25). Por pėrpjekja mė kėrcėnuese pėr perėndimin ishte ajo qė bėri Mehmeti nė vitin 1480 kur urdhėroi pushtimin e Otrantos. Flota osmane prej 281 anijesh zbarkoi nga Vlora nė Itali 100 000 veta. Ndėrkohė qė mendonte ti jepte njė tjetėr impuls kėsaj fushate duke zbarkuar 200 000 trupa tė tjera turke nė Itali, Mehmeti vdiq nė mėnyrė tė papritur nė vitin 1481, duke I dhėnė mundėsi Mbretėrisė sė Napolit qė ti jepte fundės ofensivės turke.
Kėshtu vdiq Sulltan Mehmeti i II-tė Pushtuesi, krijues I vėrtetė I Perandorisė Osmane (po aty, fq.25) I cili mbante titujt Sovran I Anadollit dhe I Rumelisė dhe Zot i Detit Mesdhe dhe Detit tė Zi.
Ai konsiderohej si Sundimtari myslyman mė me prestigj. Mehmeti e paraqiste veten si I vetmi trashėgimtar I Perandorisė Romake. Pasi kishte pushtuar Kostandinopojėn (po aty. fq.64). Duke bashkuar traditat e lindjes dhe tė perėndimit, qytetėrimin Bizantin, arab dhe turk, ai synoi qė ta bėnte Stambollin qėndrėn e njė Perandorie Botėrore.

Psikologu
17-12-08, 23:07
Themelimi

Nė fillim tė Pranverės sė vitit 1466 nė krye tė njė ushtrie tė pėrbėrė prej 150 000 vetėsh Mehmet Fatihu u nis nga qyteti I Manastirit ku grumbulloi trupat ushtaraku nė drejtim tė Krujės, duke ndjekur trasenė e rrugės Egnatia pėrgjatė luginės sė Shkumbinit. Pasi pėrqėndroi fushimin nė fushėn e Tiranės Sulltani sulmoi Kėshtjellėn e Krujės. Lufta zgjati dy muaj dhe nė pėrfundim tė saj pasi nuk arriti do tė pushtonte Krujėn Mehmeti vendosi tė siguronte sundimin osman nė Shqipėrinė e Mesme. Pėr kėtė qėllim ai ndėrtoi mbi rrėnojat e vjetra tė Skampės Kėshtjellėn tė cilėn e pagėzoi me emrin ILBASAN (vend qė sundon). Kjo kėshtjellė do tė shėrbente si bazė mbėshtetje pėr ushtritė osman. Pėr veprimet e tyre tė mėtejshme nė shqipėri, themelimi I Elbasanit atje ku Shkumbini del nė fushė ishtė njė pikė mbėshtetje qė Kruja tė mbahej nėn njė bllokadė tė fortė (A.Buda. Shėnime Historike 1, Tirane 1986. fq.222) dhe qė Skėnderbeu tė kufizohej nė veprimet e tij nė veri tė Shkumbinit.

Psikologu
17-12-08, 23:07
Fortesa

Kalaja ka formė drejtėkėndėshi me pėrmasa 308 x 348 m (Gj. Karaiskaj. 5000 vjet fortifikime nė Shqipėri, Tirane 1981. fq.206) dhe nė pėrbėrjen e saj kishte 26 kull. Fortesa kishte tre hyrje tė cilat quheshin Porta e Pazarit, Porta e Jenicerėve dhe Porta e Ahmedajt. Pėr tė rritur “cilėsinė” e mbrojtjes muret rrethoheshin nga njė kanal 3 m I thellė I cili mbushej me ujin e pėrroit tė Zaranikės. Ndėrkohė qė muret ishin tė paisura edhe me bedena, ndėrsa kullat kishin edhe frėngji. Si njėra nga kėshtjellat mė tė mėdha tė ndėrtuara nga Osmanėt kalaja e Elbasanit kishte edhe me njė xhami tė vogėl, ku kryente ritet fetare garnizoni I saj. Njihet sot fakti qė pas pėrfundimit tė saj Mehmeti i II-tė (po aty. fq.207) vendosi aty njė garnizon tė pėrbėrė prej 400 jenicerėsh. Nė muret e kalasė sė Elbasanit shihen pjesė tullash dhe materialesh arkitektonike mė tė vjetra, tė cilat dėshmojnė se ato I pėrkisnin qytetit tė rrėnuar antik tė Skampinit. Kjo vėrteton faktin si kėshtjellė nga turqit. Edhe koha e shkurtėr e ndėrtimit (1 muaj) tregon ekzistencėn e rrėnojave, gurėt e tė cilave u pėrdorėn pėr fortesėn e re.

Psikologu
17-12-08, 23:08
Burimet historike

Mbi ndėrtimin e Elbasanit na dėshmojnė edhe njoftimet qė na japin nė veprat e tyre disa nga historianėt e vonė bizantinė si KRITOBULI dhe Dukasi. Nė veprėn e tij “Historia e Sulltan Mehmetit tė II-tė” (Marrė nga Lufta Shqiptaro-Turke nė shek. XV, burime bizantine, Tirane 1967, fq 86-88) Kritobuli na jep kėtė pėrshkrim mbi themelimin e Elbasanit. Pėr kėtė ai mendoi tė bėnte tek Ilirėt njė fortesė dhe tė ndėrtonte atje, nė mes tė vendit, njė kėshtjellė tė fuqishme dhe tė linte Brenda nė tė njė ushtri tė mjaftueshme, e cila tė sulmonte e tė grabiste vazhdimisht vendin dhe tė mos lejonte Ilirėt qė tė dilnin asgjėkundi jashtė qytetit ose tė zbrisnin nga mallet pėr tė punuar…..ose tė bėnin dicka tjetėr por ti mbante gjithmonė tė mbyllur dhe nėn vėrejtje……
Duke pėrshkruar vendin nė kėrkim tė njė pozicioni tė pėrshtatshėm gjeti gjurmėt dhe themelet e njė qyteti tė vjetėr qė gjendej nė njė pikė tė pėrshtatshme tė vendit.
…Dhe sapo erdhi vera filloi me nxitim nė shumė forca dhe shpenzime dhe me dėshirėn e kujdesin e Sulltanit qė gjendej kudo I pranishėm nė punimet, duke shpjeguar cdo gjė dhe duke I nxitur tė gjithė njė pjesė me fjalė, njė pjesė duke I ofruar tė holla. ….Pasi bėri kėto……Sulltani nė vjeshtė u kthye nė Bizant (Stamboll) ishte viti 1466 dhe I gjashtėmbėdhjeti I sundimit tė Sulltanit.
Po pėr ndėrtimin e kėshtjellės sė Elbasanit nė veprėn e tij “Historia turko-bizantine” (po aty.fq.107-108) Mihal Dukasi na jep njė tjetėr dėshmi.
Nė kohėn qė ne qėndronim nė Romė nė muajin korrik tė vitit 1466 udhėheqėsi I tė pabesėve (turqve-I.GJ), erdhi nė shqipėri dhe pasi dėboi sundimtarin e saj Skandorin (Skėnderbeun, robėroi dhe shkatėrroi vendin. Dhe mbasi ndėrtoi njė qytet afėr kryeqytetit tė quajtur Krujė, me qėllim qė tė luftonte kundėr saj u kthye nė Kostandinopojė.
Ndėrkohė qė pėr ndėrtimin e kėsaj fortese dėshmojnė edhe kronistėt turq si: Ibn Kemali, Idriz Bi Hisi, Sollakzadeja, Hoxha Sadedin, etj. (Lufta Shqiptaro-Turke nė shekullin e XV, Burime Osmane. Tirane 1968).

Psikologu
17-12-08, 23:09
Mbishkrimet

Fortesa e Elbasanit si monument historik pėrvec dėshmive, shkrimeve, ngjarjeve qė lidhen nė tė mbart edhe disa mbishkrime interesante dhe qė kanė vlera tė ēmuara duke e bėrė objekt studimesh nga autorė tė huaj dhe shqiptarė nga tė cilėt do tė pėrmendim Franc Babingerin (Studime historike, 1967,1, fq.85-102) dhe Vexhi Buharanė (Studime pėr Epokėn e Skėnderbeut, Tirane 1989. fq.503-526).
Tė murosura dikur nė muret e kėshtjellės pllakat janė shkruar turqisht me shkronja arabe, ndėrkohė sot gjenden tė ruajtura nė Muzeun e Elbasanit. Fortesėn e ka ndėrtuar Mehmet Khani……thuhet nė tė parin, ku jepet saktėsisht edhe koha e ndėrtimit tė saj prej njė muaji (ai u mundua njė muaj), nga 17 qershor deri nė 17 korrik 1466 (V.Buharaja rreth mbishkrimeve tė fortesės sė Elbasanit. Studime pėr epokėn e Skėnderbeut. Tirane 1989. fq.521). Ndėrkohė qė mbishkrimi I dytė na tregon se arkitekti I kėsaj fortese ishte Jusuf bin Abdullahu njė nga arkitektėt turq mė tė shquar tė kohės sė tij (po aty.fq.520).
Nė mbishkrimin e parė qė konsiderohet mė I rėndėsishmi na jepet pėrveē ndėrtuesit tė kėshtjellės, kohėzgjatjes sė punimeve, vitit tė ndėrtimit edhe trajta mė e hershme e Emrit tė saj IJL-BASAN. Kuptimi I kėsaj fjale turke ėshtė nėnshtrues I vendit, vendshtypės d.m.th ai qė sundon vendin. Kėtė emėr I cili nė gojėn e popullit u pėrpunua gjatė kohės nė Elbasan e mori qyteti qė lindi rreth fortesės.

Psikologu
17-12-08, 23:09
Nė vend tė mbylljes

Menjėherė pas ngritjes fortesa e Elbasanit, u shndėrrua nė njė qytet tė mirėfilltė, ashtu sic e pėrmend kronisti turk I shekullit tė XVI Idriz Bitlisi “Kėshtu qė brenda njė kohe tė shkurtėr nėn hijen e drejtėpėrdrejtė tė Sulltanit u ndėrtua kėtu njė qytet I madh”.
Si njė njohės I mirė I artit ushtarak Mehmeti i II-tė e ndėrtoi kėtė bazė ushtarake si pikėmbėshtetje pėr pushtimet e mėtejshme ashtu siē e vėrtetuan mė vonė ngjarjet qė na cuan nė pushtimet e kėshtjellave dhe qyteteve kryetare tė shqipėrisė si: Kruja, Shkodra e Durrėsi, etj. Ishte pikėrisht ky I fundit qė ditėn e 17 gushtit 1501 u pushtua nga trupat turke tė Muhamet Beut, Sanxhakbeut tė Elbasanit.