PDA

View Full Version : Si mbėrritėn armėt e Gjergj Kastriotit nė Muzeun e Vjenės


Psikologu
20-12-08, 11:01
Si mbėrritėn armėt e Gjergj Kastriotit nė Muzeun e Vjenės
http://www.cdodite.com/fotografite/artikujt_foto410x/Si_mberriten_armet_e_Gjergj_Kastriotit_ne_Muzeun_e _Vjenes.jpgSi erdhėn nė vjenė sendet me vlerė tė heroit Skėnderbe dhe si ranė ato mė parė nė dorė tė arqidukės sė Tirolit, Ferdinand? Pėr herėn e parė janė pėrmendur kėto sende nė vitin 1578.

Nė atė kohė, Marius Sforca, duka i Urbinos, mė 15 tetor tė kėtij viti i shkroi njė letėr arqidukės, Ferdinand, qė ai do t i dėrgonte aty armėt e Skėnder- Beut dhe tė vėllait tė tij. Ky ėshtė njė vėrtetim, qė kallėzon se ndėrmjet arqidukės dhe kėtij duke janė kėmbyer shumė letra. Mė 15 maj 1579 i shkruan arqiduka i Tirolit, Ferdinandi, dukės sė Urbinos, Marius Sforcės, duke e falėnderar ndėrkohė pėr armėt e SkėnderBeut dhe pėr tė tjerat tė cilat atij do t i binin nė dorė. Njė rast tjetėr, ėshtė pėrmendur pėr sė dyti nė njė letėr tė dukės von Arescot mė 1588 (25 korrik) e cila letėr flet mbi armėt e tjera tė Skėnderbeut.

Inventari
Nė inventarin e vitit 1585, kėto objekte nuk qenė shėnuar akoma, por nė inventarin e vitit 1593, nė fletėn 69 shkruhet: “Dy shpata dhe pėrkrenarja e Georgen Scanderbegg”. Prej kėtyre, shkresės dhe inventarit, mundesh lehtė tė konstatosh se pėrkrenarja dhe dy shpatat e Skėnderbeut kanė rėnė nė dorė tė arqidukės Ferdinand ndėrmjet vitit 1588 dhe 1593 me anėn e dukės Marius Sforca tė Urbinos dhe tė dukės Arescot.
Ekzaktėsisht, janė pėrmendur e shėnuar pėrkrenarja Nr.71 (127) dhe dy shpatat Nr.92 (145) e 345 (550) nė inventarin e vitit 1596 faqe 321.

Aty shėnohet kėshtu:

"George Skanderbeg: nji pėrkrenare e punuar me metal tė bardhė me rrafshe tė arta sipėr, njė krye dhije me dy brirė dhe dy shpata; njėra me njė dorezė prej lėkure e cila nga pesha e rėndė e prej shenjave tė gjakut qė duken akoma, vėrehet si mė e madhėrishme, tjera me dorezė kadife, shėnuar emnin e Skėnderbeut." Nė inventarin e pikturave tė sekretarit privat, Schrenckh, titulluar:"Armamentarium heroicum" tė vitit 1601, shohim nė tablonė XVI, Skėnder- Beun me pėrkrenaren Nr.71 (127) dhe me shpatėn Nr.345 (550) kėshtu:
Nė njė kornizė me ornamente tė shumta rri nė kėmbė Skėnder Beu, veshur me njė pallto tė gjatė me astar lėkure dhe nė gjoks, mbėrthyer me shirita duke kthyer kryet e mjekrėn e gjatė nga krahu i majtė, duket nė profil. Nė krahun e djathtė, ai mban lart shpatėn e zhveshur Nr.345 (550) dhe poshtė nė tokė, afėr kėmbės sė majtė qėndron pėrkrenarja Nr.71(127). Objektet qė janė pikturuar nė fotografi i ngjajnė krejt atyre nė origjinal, nė muzeumin e artit historik tė Vjenės. Shihet qartė qė kėto dy objekte kanė qenė njohur qė nė vitin 1601 si gjėrat e Skėnder Beut. Ja njė pėrshkrim i imtė mbi dy shpatat e mbi pėrkrenaren:

Nė sallėn XXV Nr.71/127 gjendet pėrkrenarja e Skėnderbeut me njė krah tė ulur, e cila duket tė jetė prerė sipas saladės italiane. Kjo mund tė thoshte se Skėnderbeu, fytyrėn e tij tė pambuluar donte t ia tregonte armikut. Saladet e Italisė (pjesa mbrojtėse e pėrkrenares) ngrihej dhe nė rast nevoje, mbulonte fytyrėn, veē syve. Nė njė tė ēarė nė majė tė pėrkrenares ėshtė vėnė njė stoli, e cila pėrfytyron nji krye- dhije, por ėshtė fiksuar mirė. Kjo pėrbėhet prej dy pjesėve; prej njė pjese bakri dhe pjesa tjetėr, sipėr me njė copė metali, buzėt e sė cilės janė zbukuruar me ar. Syve tė dhisė i mungojnė gurėt, akoma i duket vendi bosh, i cili jep tė kuptosh, se brenda kanė qenė vendosur gurėt. Nė mesin e pėrkrenares, ėshtė vėnė njė rreth prej bakri me njė gjatėsi prej 65, e nė kėtė rreth janė shkruar kėto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Ky shkrim shumė i vėshtirė pėr t u kuptuar ēfarė thotė, deri tani e kanė deshifruar si: “Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat” (Jezui i Nazaretit tė beton ty Skėnderbej, princ i Matit, Mbret i Shqipėrisė, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit). Poshtė buzės sė pėrkrenares janė vėnė copa mesingu tė mėdha e kėto janė lidhur me njė rrip lėkure me bojė hiri. Pesha e pėrkrenares ėshtė 3000 gr.

“Kjo pėrkrenare ėshtė njė, unike, e veēantė, qė gjendet nė muzeumin e Vjenės dhe i pėrket artit tė punim- metalit nė stilin gottik tė vonshėm. Pėrpara tė gjithėve, kjo pėrkrenare nė pikėpamjen estetike ėshtė njė vepėr e mrekullueshme dhe i ka hije vetėm njė burri tė fuqishėm tė fortė, e me vullnet tė hekurt. Sadoqė kjo pėrkrenare kallėzon elemente orientale, prapė besohet se ėshtė punuar prej njė artisti venecian”, shkruan studiuesi Leo Alexandėr Freundlich.

Nė mesin e pėrkrenares, ėshtė vėnė njė rreth prej bakri me njė gjatėsi prej 65, e nė kėtė rreth janė shkruar kėto shkronja: I.N.P.E.RA.TO.RE.BT. Ky shkrim shumė i vėshtirė pėr t u kuptuar ēfarė thotė, deri tani e kanė deshifruar si: “Jesus Nazarenus Principi Emathiae Regi Albaniae Terrori Osmanoru Regi Eperi Benedicat” (Jezui i Nazaretit tė beton ty Skėnderbej, princ i Matit, Mbret i Shqipėrisė, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit)



BOX
Pėrkrenarja, njė e dytė si origjinali, punuar enkas pėr Shqipėrinė
Dr. Gros: “Eshtė imitimi mė i mirė i realizuar ndonjėherė. Shqipėria duhet tė krenohet”

Drejtori i muzeut, dr. Grosi thotė: “Pas dhėnies sė vendimit mbi kopjimin e pėrkrenares, qe mundim i madh tė gjeje njė artist i cili tė kopjonte pėrkrenaren nė njė mėnyrė qė t i ngjante krejt e pa dallim, natyrisht, nėn drejtimin dhe syrvejimin tonė tė pandėrprerė. Puna mė e vėshtirė ishte se unė nuk mund ta nxirrja kėtė pėrkrenare jashtė mureve tė muzeumit artistik-historik e t ia lija nė dispozicion mjeshtrit. Pėr punimin e kopjes u zgjodh zoti profesor Gustav Gurxhnet: “Unė e dija dhe kam pasur besim, qė nė gjithė Austrinė, nuk gjendet njė tjetėr si Gustav Gurchneri, i cili e di mirė tė punojė hekurin si njė mjeshtėr i pazėvendsueshėm. Unė kėtė artist e njoh personalisht si njeri dhe si njė mjeshtėr tė rrallė, i cili do ta punojė kopjen, sikur me qenė origjinali e kėshtu puna vajti si s ka mė mirė. Unė gjatė disa javės, qėndrova nė kontakt tė ngushtė me artistin Gurxhner. Ēdo ditė bashkoheshim unė me mjeshtrin nė muzeum dhe nė atelierin e tij dhe bisedoja pėr ēdo pjesė tė vogėl e tė imėt dhe nganjėherė, pėr ēdo vizė, e nė fund me tė vėrtetė u bė njė kopje prej kualiteti fare tė mirė, qė as unė dhe as z. profesor Gurxhner nuk mund ta dallonim lehtė origjinalin nga kopja. Shqipėria me tė vėrtetė duhet tė jetė kryelartė qė poseidon njė kėsi kopjeje dhe e them lirisht, qė deri mė sot asnjė kopje kaq e ngjashme nuk ėshtė bėrė prej njė mjeshtri nga armėt historike qė gjenden sot nė muzeum, pasi gjatė kohės qė unė jam kėtu, ka pasur shumė kopje”.
Deklaratat e zotit dr.Gross mbi historinė e relikeve tė Skėnderbeut janė shumė interesante. Ato dėshmojnė se rojtari i gjėrave me vlerė tė lartė e di fare mirė vlerėn e objekteve historike. Gjithė kjo formė e ornament dėfton se ėshtė bėrė nė gjysmėn e shekullit XV.